Žabljak
Vedro
2.2 °C
Pljevlja
Vedro
2.7 °C
Herceg Novi
Vedro
19.9 °C
Nikšić
Vedro
8.3 °C
Cetinje
Vedro
5.0 °C
Bar
Vedro
14.7 °C
Podgorica
Vedro
14.8 °C
Ulcinj
Vedro
10.7 °C
Kolašin
Vedro
1.2 °C

Lajmet

04. 06. 2018.   >>  17:05 0

Lajmet 04.06.2018

04.06.2018

M.Gjukanoviq, në Bruksel me rastin e njëvjetorit të anëtarësimit në Aleancë  

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka udhëtuar sot në vizitë dyditëshe në Bruksel ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë të NATO dhe BE .

Me të arritur në Bruksel, presidenti Gjukanoviq, ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE për politikë e jashtme dhe sigurinë, Federika Mogherini, e më pas ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolltenberg.

Në prag të përvjetorit të pranimit të Malit të Zi në NATO, nesër ditën e dytë të qëndrimit  në Bruksel, Gjukanoviq, do të ketë takime të ndara me kryetarin e Këshillit Evropianë, Donalld Tusk , me kryetarin e Komisionit Evropianë, Zhan Kllod Junker,  dhe me kryetarin e Parlamentit Evropianë,  Antonio Tajani.

siç është paralajmëruar më parë nga presidenca, vizitën e parë pas inaugurimit, presidenti Gjukanoviq, do ta shfrytëzoj për ti njohur zyrtarët e lartë në Bruksel, me rrjedhat më të reja në Mal të Zi dhe në rajon, duke shkëmbyer mendimet lidhur me perspektivën e proceseve integruese dhe sfidat në rrugëtimin e mëtejmë.

Mali i Zi, nesër shënon përvjetorin e parë të hyrjes në NATO 

Mali i Zi do të shënoj nesër një vjetorin prej anëtarësimit formal si shteti i 29-të anëtar në NATO. Kjo është zyrtarizuar pas dorëzimit  SHBA-ve,  të dokumentit për anëtarësim në aleancë. Dokumentin , instrument i anëtarësimit, e ka dorëzuar në emër të Malit të Zi, ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, në departamentin e shtetit në Uashington. Në ceremoni kanë marr pjesë sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stolltenberg , zevendësi i sekretarit të shtetit amerikanë, Tomas Shenon , kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe zyrtarë të tjerë.

Markoviq atë ditë kishte deklaruar se kjo është ditë e rëndësishme për Malin e Zi.

Ndërkohë, siç është paralajmëruar, kryeministri, Dushko Markoviq, do të organizojë nesër në Cetinë pritje me rastin e një vjetorit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Pritja , siç është publikuar në twiterin e qeverisë, do të organizohet për përfaqësuesit e pushtetit ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, pastaj për korin diplomatik dhe të ftuar të tjerë të lartë nga jeta publike e Malit të Zi.

Në kuadër të pritjes do të organizohet edhe ekspozita e titulluar “ushtari malazezë ndër shekuj”.

Mbledhja ndërparlamentare në Bruksel  

Mbledhja ndërparlamentare në  Parlamentin Evropianë, me delegacionin për marrëdhënie me Asamblenë parlamentare të NATO-s, me temën “Epoka e re e bashkëpunimit ndërmjet BE dhe Aleancës”,  do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.

Në këtë takim do të diskutohet për rolet e NATO dhe të BE, në sistemin e sigurisë me theks të veçantë në  çështjen e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe të formave potenciale për përparimin e tij, është kumtuar nga parlamenti i Malit të Zi.

Gjatë mbledhjes ndërparlamentare,  delegatëve do tu drejtohen ligjërues të lartë nga  NATO dhe BE, me qëllim të prezantimit të informacioneve aktuale nga sistemi i sigurisë,  për mënyrat e forcimit dhe të përparimit të marrëdhënieve në relacionin BE dhe NATO. Në punën e takimit në Bruksel do të marr pjesë anëtari i delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Malit të Zi në Asamblenë parlamentare të NATO-s,  Obrad Stanishiq.

S.Darmanoviq , në  takimin  e nivelit të lartë në Tiranë  

Ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq, merr pjesë sot  në takimin e nivelit të lartë  në kuadër të procesit Akaba, i cili mbahet në Tiranë.

Takimi i sivjetmë i është kushtuar Ballkanit dhe për herë të  parë mbahet jashtë territorit të Jordanisë, është kumtuar nga ky dikaster i qeverisë.

Procesi Akaba, i cili është themeluar me iniciativën e mbretit të Jordanisë, Abdullahu i dytë Bin All Husein , në vitin 2015, është pjesë e përpjekjeve për forcimin e luftës globale  kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, thuhet në kumtesë.

Shirokov dhe Popov, janë marr në pyetje në Moskë 

Procesi gjyqësor për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve parlamentare me 2016, ka vazhduar edhe sot në Gjyqin e lartë në Podgoricë.

Eksperti gjyqësor, Marko Llakiq, ka theksuar se nuk ekziston softver ideal për ekspertimin e telefonave mobil , por në rastin konkret janë shfrytëzuar dy më të mirët. Gjykatësja, Suzana Mugosha, ka theksuar se prokuroria speciale ia ka dorëzuar procesverbalet gjykatës, nga marrja në pyetje e të akuzuarve Shirokov dhe Popov , të realizuar në Moskë. Procesi do të vazhdojë nesër, kur pritet të dëshmojë ish operatori i CIA-as Brajan Skot. Gjykatsja ka lejuar sot që të lexohen disa mesazhe nga telefoni i Singjeliqit , sepse , siç ka sqaruar përkojnë me kohën e kryerjes së veprës.

S.Kekoviq; Qeveria të ulë çmimet e derivateve 

Shteti është   përgjegjës për standardin e qytetarëve dhe do të duhej ta ulë çmimin e karburanteve edhe pse do të duhej të heq dorë nga një pjesë e përfitimit, ka theksuar në një emision të të TVMZ  sekretari i përgjithshëm i Unionit të sindikatave të lira, Srgja Kekoviq, duke shtuar se ekziston rreziku nga trazira sociale në vend.

Politika e akcizave të qeverisë e cila është tejet e rëndësishme për mbushjen e buxhetit duhet të harmonizohet me standardin e qytetarëve, ka thënë  Kekoviq, dhe ka shtuar se  pret reagim pozitiv pas mbledhjes së Këshillit social dhe se çmimi i derivateve do të zbritet përmes politikës së akcizave .

Sekretari i përgjithshëm i lidhjes së sindikatave të Malit të Zi, Dushko Zarubica, ka theksuar se në këtë moment, vetëm Kroacia, i ka  çmimet e njëjta të karburanteve me Malin e Zi, kurse në të gjitha shtetet tjera të ish RSFJ janë më të ulëta .

Rritje prej 20% e numrit të turistëve në parasezonin e sivjetshëm  

Sipas të dhënave zyrtare statistikore  të MONSTA-it , në Mal të Zi në vendosjen kolektive, gjatë 4 muajve të parë të këtij viti kanë,  qëndruar rreth 153 mijë turistë,  ose rreth 20 për qind më tepër, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Se trendët pozitive vazhdojnë edhe në  muajin maj , më së miri flasin të dhënat e organizatave turistike lokale, të cilat shënojnë rritjen e numrit të mysafirëve mbi 40 për qind, krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar, thuhet në kumtesën e organizatës turistike nacioanale.

Sezoni i sivjetmë turistik, shënon rritje edhe kur është fjala për treguesit financiar. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës qendrore të Malit të Zi, gjatë 4 muajve të parë të këtij viti, janë realizuar 307 milion euro ose 18.5 për qind më tepër, krahasuar me 4 mujorin e parë të vitit të kaluar, thuhet në kumtesë.

Kishat dhe manastiret duhet t’i kthehen shtetit 

Manastiret , kishat dhe të mirat tjera kulturore në Mal të Zi,  duhet ti kthehen shtetit për ti menaxhuar dhe vetëm me revidimin e të gjitha regjistrave dhe me sjelljen e ligjit për lirinë e fesë, mund të zgjidhet çështja e pronësisë  mbi trashëgimisë kulturore, ka vlerësuar Këshilli i peticionit qytetarë Amanet.

Kryetarja e Këshillit, Ana Vukoviq, ka theksuar se qëllimi i kësaj organizate është që projekt ligji për lirinë e fesë i cili, siç ka sqaruar ajo, në esencë është hartuar në vitin 2015, dhe të cilin e ka përkrahur Komisioni i Venecias, duhet sa më parë të gjendet në procedurën kuvëndore para se të gjendet në procedurën e qeverisë.

Ajo, ka theksuar se manastiret dhe kishat në Mal të Zi, i kanë ndërtuar malazezët dhe fiset e më vonë, siç ka theksuar,  edhe qytetarët e Malit të Zi.

Ato i takojnë shtetit, respektivisht të gjithëve e jo individëve të cilët përmes trashëgimisë dhe të mirave materiale, rrezikojnë harmoninë ndërnacionale,  ndërshoqërore dhe nëdrfetare në Mal të Zi,  ka theksuar Vukotiq.

R.Haradinaj: Kosova do të pranoj pajtim in me Serbinë në këmbim të njohjes 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se do harrohen krimet e bëra, deklaron Haradinaj për RTK 2. Ai nuk tha nëse këtë vit do të ndodh pajtimi dhe njohja, por tha se ky është viti kur Kosova duhet  të anëtarësohet në Organizatën  Ndërkombëtare të  Policisë Kriminale INTERPOL.

Haradinaj u shpreh i bindur se do të ketë vende që do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. “Këtë vit është koha kur duhet të vendoset kjo punë. Jam thellë i bindur që plotë vende do të kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL se ashtu luftohet krimi trans-nacional që është i rrezikshëm, është kërcënim”, tha ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga shtetet mike të ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në Interpol. Haradinaj ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ku sipas tij, shpejt duhet mbyllet kjo çështje.

LDK, nuk do të përkrah platformën për dialogun me Serbinë 

LDK nuk do të përkrahë në Kuvend platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, që parasheh Presidentin Hashim Thaçi në krye të ekipit negociator.

Përmes një komunikate për media, LDK thotë se dokumenti i propozuar nga ekzekutivi është joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thotë deklarata për media e LDK-së.

Tutje, aty thuhet se “LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Qeveria greke në pritje të hapave të radhës nga kryeministri maqedonas,  Zaev,  

Qeveria greke po pret kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev që të marrë një hap vendimtar për marrëveshjen për emrin, çka do të thotë se topi është në fushën e tyre, deklaroi dje në mbrëmje vonë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, në një intervistë për ”Kontra Channel”.

“Të dielën e kaluar, në Bruksel, ishte një takim i suksesshëm i ministrave të Jashtëm të të dy vendeve, që rezultoi në një marrëveshje në vija të përgjithshme. Në këtë momment ajo ndodhet në duart e dy kryeministrave, por ajo që ne presim është që lidershipi politik i Maqedonisë të marrë hapin vendimtar që ne të kemi mundësi që më në fund të ecim përpara drejt një zgjidhjeje të pranueshme, të kërkuar nga të dyja vendet”, deklaroi Tzanakopoulos.

“Sidoqoftë, Zaev duhet të bëjë aktet e nevojshme politike në vendin e tij dhe kjo është ajo që ne po presim”, theksoi ai.

Britania përkujton njëvjetorin e sulmit terrorist në Urën e Londrës 

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se Britania do të qëndrojë fuqishëm kundër terrorizmit, në përvjetorin e sulmit me veturë dhe thikë në Urën e Londrës.

Tetë persona u vranë dhe së paku 50 janë plagosur kur tre sulmues vrapuan drejtë kalimtarëve në urë dhe sulmuan njerëzit. Ky sulm ndodhi dy javë pas eksplodimit në një koncert në Manchester, që la të vrarë 22 persona.

Shumë qytetarë, politikanë dhe punonjës të emergjencave po marrin pjesë në një meshë të së dielës në një katedrale afër Urës së Londrës. Shteti do të mbajë një minutë heshtje në 4:30 pasdite. Kryeministrja May ka nderuar ata që ndërhynë në parandalim të sulmit duke përfshirë Ignacio Echeverria, spanjolli që sulmoi sulmuesit dhe vdiq në sulm.

Nga fundosja e varkës në bregdetin  e Turqisë, vdiqën së paku tetë refugjatë     

Në bregdetin lindor të Turqisë u fundosën nëntë refugjatë duke përfshirë gjashtë fëmijë, raportojnë autoritetet. Të dielën në mëngjes, varka e tyre u fundos në ishullin Kekova Geyikova në një provincë të Antalias.

Katër nga refugjatët, përfshirë një grua dhe tre burra, u shpëtuan nga një anije peshkimi.

Një person është zhdukur si dhe ende nuk dihet kombësia e refugjatëve.

Bashkimi Evropian ka rritur përpjekjet për të bllokuar migrimin për shkak të miliona njerëzve që arritën në Turqi më 2015.

Pasoja të rënda nga shpërthimi i vullkanit në Guatemalë 

Njëzetepesë persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët e këtij vendi.

Vullkani që gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Guatemala Siti, ka nxjerrë gurë, tym të zi dhe hi.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, ka thënë se llava ka goditur fshatin, El Rodeo, duke shkatërruar shtëpi dhe duke djegur personat që kanë qenë në to.

Si shkak i hirit dhe tymit të zi është mbyllur aeroporti, La Aurora, në kryeqytet.

Presidenti i këtij vendi, Jimmy Morales, ka thënë se ekipet për urgjencë kombëtare janë angazhuar në këtë proces.

“Ne mendojmë se mund të ketë shkatërrime të rënda në të paktën tri zona”, ka thënë ai.

Sipas ekspertëve lokalë, ky shpërthim i vullkanit është më i fuqishmi që nga viti 1974.

Nëse Washingtoni vendos tarifa të reja, Kina nuk do të respektoj marrëveshjet   

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që secila marrëveshje tregtare e arritur mes dy palëve nuk do të jetë e vlefshme, nëse Uashingtoni vendos tarifa dhe masa tjera për të cilat kërcënon tani e një kohë.

Këto deklarata janë bërë të ditura për publikun nga agjencia e lajmeve Xinhua më 3 qershor, pas përfundimit të një rrethi bisedimesh mes dy vendeve në Pekin.

Në deklaratë nuk është përmendur arritja e ndonjë marrëveshje në takimin e Sekretarit amerikan për Tregti, Wilbur Ross dhe zëvendëskryeministrit kinez, Liu He.

Deklaratat u janë referuar bisedimeve të zhvilluara muajin e kaluar në Uashington, në të cilat Pekini është pajtuar për “konsensus” tregtar, ashtu që të rritet dukshëm blerja e produkteve dhe mallrave amerikane në tregun kinez.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përmendur disa herë suficitin tregtar të Kinës me SHBA-në, si dhe ka insistuar në ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet tregtare mes dy fuqive botërore.

Nesër, mot i ndryshueshëm 

Në viset jugore dhe qendrore mban mot relativisht i vranët dhe me intervale me diell, kurse në veri kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare jug perëndimore.

Temperaturat: Podgoricë 30 gradë, Tivarë e Budvë 29, H. Novi e Ulqin 28, Cetinë 26, Nikshiq 24, Shavnik e  Rozhaj 23, Plevle, .B. Pole e Plluzhinë 22, Beranë 21 dhe në Zhablak e Kollashin 14 g.

Për nesër, para dite, parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse pas dite dhe gjatë orëve të mbrëmjes i vranët dhe vende – vende, me reshje të shiut e bubullimë.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 21, kurse më e larta e ditës prej 21 deri në 32 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se