Žabljak
Vedro
5.5 °C
Pljevlja
9
5.1 °C
Herceg Novi
Vedro
19.2 °C
Nikšić
Vedro
11.0 °C
Cetinje
Pretežno vedro
8.9 °C
Bar
Vedro
21.1 °C
Podgorica
Vedro
18.5 °C
Ulcinj
Vedro
19.5 °C
Kolašin
Vedro
4.1 °C

Lajmet

01. 06. 2018.   >>  17:56 0

Lajmet 01.06.2018

01.06.2018

Këshilli për mbrojtje dhe siguri ka mbajtur sot dëgjimin kontrollues lidhur me rastin e situatës aktuale të sigurisë në Mal të Zi

Këshilli për mbrojtje dhe siguri ka mbajtur sot dëgjimin kontrollues lidhur me rastin e situatës aktuale të sigurisë në Mal të Zi, me pretekst të posaçëm në plagosjen e gazetares së Vijestit Olivera Llakiq. Antarët e këshillit për mbrojtje dhe siguri sot kanë dëgjuar dëshmitë e udhëheqësit të Ministrisë për punë të brendshme, të drejtorisë së policisë, të agjencisë për sigurinë nacionale, të prokurorit suprem dhe të prokurorit kryesor special me rastin e situatës së sigurisë dhe plagosjen e gazetares, Olivera Llakiq. Në bazë të debatit të sotëm të krejt lëndës këshilli njëzëri ka miratua 4 konkludime. Nën1.Këshilli rrebtësisht ka dënua rastin e plagosjes të Olivera llakiq dhe pret që drejtoria e policisë dhe prokuroria përmes kordinimit të vetë të kryejnë hetuesinë dhe të gjejnë ekzekutorin e këti rasti. Nën 2. Këshilli konsideron se ngjarjet e shumta të hakmarrjeve ndermjet grupeve kriminele me pasoja vdekjeje , e në raste të shumta pësojnë edhe personat e pafajshëm duhet ti kushtohet kujdes i veçantë dhe angazhim të kompetentëve që me vendoshmeri ti kundervihen këtij fenomeni.Nën 3. Këshilli ka bë me dije se duhet angazhim shumë më i madh në shëndrtijen e veprave të mëdha penale dhe se duhet të perkrahet sjedhja e ligjeve të reja në mënyrë që të forcohet dhe të bëhet më efikase lufta kundër çdo dhoj krimi dhe nën 4.Këshilli fton qeverinë që në pajtim me kompetencat e veta kushtetuese të ndërmarrë të gjitha masat për forcimin e sistemit të sigurisë në sferat kadrovike, teknike dhe financiare me ç,gjë edhe do të rritej siguria për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

Qeveria e Malit të Zi ka vërtetuar mbrëmë propozimin e plotësimit të ligjit për Këshillin gjyqësor

Qeveria e Malit të Zi ka vërtetuar mbrëmë propozimin e plotësimit të ligjit për Këshillin gjyqësor dhe për gjykatësit me të cilat është paraparë që kryetari dhe anëtarët e Këshillit gjyqësor të vazhdojnë të ushtrojnë detyrën derisa të shpallet përbërja e re e këtij organi. Ministri i drejtësisë Zoran Pazhin ka theksuar se Këshilli gjyqësor është organi më i lartë i pushtetit gjyqësor i cili është kompetent të sigurojë pavarësinë e gjykatave dhe të gjykatësve. Ai në konferencën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë ka theksuar se bazën për qëndrimet e veta qeveria e ka gjetur në kushtetutë dhe në standardet juridike ndërkombëtare. Pazhin ka theksuar se principi kushtetutës i ndarjes së pushtetit nënkupton kontrollin reciprok gjë që siç konsideron ai nuk do të ishte e mundur nëse një degë e këtij pushteti do të ishte e bllokuar. Duhet pasur para sysh se Kushtetuta e Malit të Zi parasheh situatën kur qeverisë i skadon mandati , bile edhe kur asaj i është votuar mosbesimi , qeveria vazhdon të ushtrojë funksionin deri nëzgjedhjen e qeverisë së re, ka theksuar Pazhin.

Mali i Zi dhe Izraeli kanë realizuar së bashku numër të konsiderueshëm të projekteve

Mali i Zi dhe Izraeli kanë realizuar së bashku numër të konsiderueshëm të projekteve por në periudhën që vjen duhet punuar në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të kulturës të dy vendeve janë pajtuar ministrat e kulturës Alekandar Bogdanoviq dhe ekselenca e sajë Allona Fisher Kam , ambasadore e shtetit të Izraelit në Mal të Zi. Siç theksohet në veçanti është apostrofuar implementimi i programit të bashkëpunimit në fushën e kulturës i nënshkruar në vitin e kaluar ndërmjet ministrisë së kulturës së Malit të Zi dhe Ministrisë së punëve të jashtme të Izraelit për periudhën 2017-2020 në kuadër të cilit pritet realizimi i projekteve nga të gjitha sferat e krijimtarisë kulturo artistike dhe të trashëgimisë kulturore. Bogdanoviq dhe ambasadorja Fisherë kanë biseduar po ashtu edhe për hulumtimet arkeologjike në lokalitetin Dukla.

Liderët evropianë dëshirojnë të jenë të sigurt se në BE i kanë ftuar vetëm ato shtete të cilat janë të gatshme

Liderët evropianë dëshirojnë të jenë të sigurt se në BE i kanë ftuar vetëm ato shtete të cilat janë të gatshme pa rezerva për anëtarësim dhe jo ato të cilat në momentin e caktuar i kanë plotësuar kriteriumet ka vlerësuar profesori në Univesitetin Hauard Radosllav Sikorski. Sikorski , i cili ka ushtruar funksionet e ish ministrit të mbrojtjes në Poloni dhe funksionin e shefit të diplomacisë ka theksuar se Evropa Perëndimore është e lodhur dhe dëshiron të jetë e sigurt për zgjidhet që i bën. Ajo që është e drejtuar kundër Ballkanit Perëndimor është zhvillimi autoritar në disa vende të BE. Sot në BE ndodh që disa vende anëtare nuk i kënaqin më kriteriumet e vendosura , por këto shtete tani është e pa mundur të përjashtohen nga Unioni, ka deklaruar Sikorski për gazetën POBJEDA. Ai konsideron se deklarata e presidentit francezë Emanuell Makron për Ballkanin perëndimor është qëndrim serioz dhe nuk është vetëm qëndrim i tij por mendim i hapur gjithandej në Evropën Perëndimore.

 

Drashkoviq ka paraqitur iniciativën për shkakrimin e drejtores së përgjithshme të shërbimit publikë Andriana Kadija

Anëtari i Këshillit të RTMZ Mimo Drashkoviq ka paraqitur iniciativën për shkakrimin e drejtores së përgjithshme të shërbimit publikë Andriana Kadija është njoftuar nga mbledhja e djeshme e këshillit. Drashkoviq konsideron se me shkeljen e ligjit për shërbimin publikë radio difuziv , rrezikimin e pavarësisë së punës së tij dhe jotransparencës me rastin e nënshkrimit të kontratave OJQ Qendra për arsimimin qytetarë janë krijuar shkaqe të mjaftueshme që të iniciohet procedura për shkarkimin e saj. Nga ambasada e SHBA kanë kumtuar sot se do të vazhdojnë të përcjellin ngjarjet në RTMZ . Të përkujtojmë se dje Kadija në mbledhjen e Këshillit të RTMZ ka theksuar se do të jap dorëheqje nëse i imponohet detyrimi që të informojë Këshillin për çdo kontratë të nënshkruar ose të dorëzojë raportin ditorë për punën e vetë.

Ligji i ri për mediat nuk gëzon përkrahjen e shumicës së mediave të shkruara

Ligji i ri për mediat nuk gëzon përkrahjen e shumicës së mediave të shkruara , ka kumtuar përfaqësuesi i këtyre mediave në grupin punues për hartimin e ligjit Nikolla Makroviq. Sipas fjalëve të tij pa pjesëmarrjen e mediave më të mëdha në shtet nuk mund të hartohet zgjidhje cilësore ligjore. Ai i ka bërë ftesë qeverisë që këtë fakt dhe mos kënaqësinë e Bashkësisë mediatike ta ketë para sysh dhe të bëjë përpjekje shtesë që të dëgjojë përfaqësuesit e mediave më të mëdha të shkruara para se të shqyrtohet ky projekt ligj në njërën nga seancat e qeverisë. Markoviq ka shtuar se si anëtarë i grupit punues e cila duhet të përgatis projekt ligjin, nuk është i kënaqur me mënyrën dhe shpejtësinë e hartimit të këtij dokumenti

 

Brukseli s’ka ende datë për takimin Thaçi - Vuçiq

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka pushuar dhe kontaktet ndërmjet përfaqësuesve të të dyja vendeve kanë vazhduar, por ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruksel, ndërmjet presidentëve të të dyja vendeve, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit. Se ende nuk është caktuar një datë për një takim të tillë, këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ajo ka theksuar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin po e lehtëson zonja Mogherini, është në vazhdim e sipër dhe se dialogu i deritashëm, siç thotë ajo, ka sjellë deri te një normalizim i rëndësishëm i marrëdhënieve. “Në hapin e ardhshëm ne do të punojmë që normalizimi i marrëdhënieve të sillet në nivelin gjithëpërfshirës. Në këtë kontekst, presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë filluar të punojnë në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe në këtë kontekst ata janë takuar disa herë. Por, datën e takimit të ardhshëm, tash për tash, nuk mund ta paralajmërojmë”, ka thënë Kocijançiq.

Liberalizim të vizave, jo azil nëpër Evropë

Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, thonë përfaqësuesit e institucioneve. Sipas tyre, me përmbushjen e kritereve të parapara nga Komisioni Evropian, tani gjithçka mbetet te vendimet fillimisht të Komisionit Evropian, e më pas edhe te vendet veç e veç të Bashkimit Evropian. Ndërkohë që shprehet besimi se pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë dhe standardit të ulët të jetesës në Kosovë, qytetarët nuk do të mund të keqpërdorin liberalizimin për të kërkuar punë nëpër vendet e BE-së, që do të paraqiste shkelje të rregullave. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë dje se në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian nga dhjetori i këtij viti, qytetarët do ta kenë mundësinë të lëvizin lirshëm. “Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë të lëvizim lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvoja, mallra me vendet e BE-së”, deklaroi Veseli. Ai tha, po ashtu, se institucionet e vendit, do t'i respektojnë të gjitha ligjet dhe marrëveshjet, duke u zotuar se nuk do të ketë problem me vendet e BE-se që janë pjesë e zonës Shengen.

 

Shumë aktakuza për korrupsion përfundojnë të pabaza

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përbën tashmë një prej kërkesave më të shpeshta të faktorit ndërkombëtar, drejtuar institucioneve përgjegjëse të Kosovës. Ngritja e aktakuzave ndaj zyrtarëve të ndryshëm, pikërisht nën dyshimet për përfshirje në krim dhe korrupsion, nuk ka munguar. Por, sipas organizatave që monitorojnë punën e organeve të drejtësisë, edhe në këtë çështje ka një element shqetësues, pasi që shumica nga këto aktakuza hidhen poshtë, si të pabaza nga gjykatat. Zhvillime të tilla ngrenë shumë dilema e shqetësime rreth punës, qoftë të Prokurorisë dhe Hetuesisë, e po ashtu edhe rreth punës së gjykatave. Janë disa raste në Kosovë për të cilat janë ngritur aktakuza, por më pas janë hedhur poshtë për mungesë të provave. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ishte akuzuar se e kishte falsifikuar provimin e jurisprudencës, por pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën monitorimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, doli se Lumezi nuk e kishte falsifikuar provimin. Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos të nivelit të lartë, tashmë janë kushti i fundit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave.

 

Hoti: LDK e merr përsipër dialogun pasi ta fitojë mandatin nga qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar platformën e Qeverisë për bisedimet me Serbinë. Kjo parti opozitare ka shprehur gatishmërinë e saj që të përfshihet në dialogun me Serbinë, por vetëm nëse do të ishte në krye të Qeverisë së Kosovës. “Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga dialogu me Serbinë”, tha Hoti, duke rikujtuar se platforma e prezantuar, ia njeh rolin udhëheqës presidentit të shtetit, i cili tash për tash nga LDK po shihet si i papërshtatshëm për t’i prirë procesit final të bisedimeve me Serbinë. “Ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër këto procese, por vetëm pasi ta marrim mandatin nga qytetarët e këtij vendi”, theksoi Hoti, gjatë konferencës së rregullt të Grupit Parlamentar të LDK-së. Sipas Hotit, në platformën e prezantuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë, krijohet përshtypja që fajtore për luftën e fundit ishte Kosova dhe jo Serbia. Sidoqoftë, Hoti ka thënë se vlerësimet dhe pozicionin e LDK-së, kjo parti politike do ta paraqes në Kuvendin e Kosovës kur të hapet debati rreth platformës së prezantuar nga Qeveria për bisedimet me Serbinë, tha Hoti.

Zaev, jemi afër zgjidhjes së mundshme të emrit të Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke u përgjigjur pyetjes së deputetëve për bisedimet për kontestin rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, deklaroi se "Jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi". “Sipas meje, jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi dhe besoj se duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund. Unë orvatem të informoj deri aty ku nuk do të kërcënohej procesi. Besoj se këtë e bën edhe pala greke. Me të vërtetë orvatemi të përfundojmë në momentin e duhur me qëllim që kjo të ndikojë në Këshillin e BE-së, më 28 dhe 29 qershor, ndërsa sigurisht edhe për ftesën e menjëhershme për në NATO”, tha kryeministri Zaev.

BE-ja me tarifa hakmarrëse mbi importet e SHBA-së

Evropa, Kanadaja dhe Meksika po planifikojnë masa hakmarrëse pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit në SHBA. Bashkimi Evropian lëshoi një listë prej dhjetë faqesh të tarifave mbi mallrat amerikane, nisur nga motorët Harley-Davidson deri te prodhimet e ushqimit. BE-ja po ashtu planifikon ta sfidojë vendimin e Trumpit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Trump ka thënë se tarifat do t'i mbrojnë prodhuesit amerikanë të çelikut, që janë vitalë për sigurinë kombëtare. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i telefonoi Trumpit për t'i thënë se tarifat janë "të paligjshme". Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, shfaqi shpresën se një përgjigje vendimtare e BE-së do ta bëjë Trumpin të rishqyrtojë vendimin e tij.

 

Assad ngre mundësinë e luftës me SHBA-në

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, theksoi mundësinë e një konflikti midis ushtrisë së tij dhe forcave amerikane në Siri, nëse ato nuk tërhiqen nga ky vend. Në një intervistë për televizionin RT, Assad tha se është i gatshëm të negociojë me Forcën Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, e cila aktualisht kontrollon rreth një të katërtën e territorit të Sirisë. Por, ai tha se do ta rikthejë territorin edhe me forcë, nëse është e nevojshme. Assad po ashtu tha se amerikanët duhet të largohen dhe se Uashingtoni duhet ta ketë mësuar "leksionin" nga përvoja e tij në Irak."Njerëzit nuk do të pranojnë më të huaj në këtë rajon", tha Assad. Kërcënimi i Assadit se do të përdorë forcën kundër aleatëve ameirkanë në Siri dhe rreth 2,000 trupave amerikane atje, nxiti reagimin e Pentagonit."Çdo palë e interesuar në Siri duhet ta kuptojë se sulmet ndaj forcave të SHBA-së ose partnerëve tanë të koalicionit, janë një politikë e keqe", tha gjenerali Kenneth McKenzie, drejtor i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

Në Itali është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë

Pas disa muajsh të pasigurisë politike, në Itali është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë. Mandatari për kryeministër, Giuseppe Conte, i ka prezantuar presidentit, Sergio Mattarella, listën e tij të ministrave, për herë të dytë brenda një jave, derisa qeveria e re pritet të formohet të premten. Ministrat janë zgjedhur nga partitë populliste, Pesë Yjet dhe Liga e krahut të djathtë. Presidenti Mattarella ka kundërshtuar më herët propozimin e Contes për emërimin e euroskeptikut, Pablo Savona në postin e ministrit të Ekonomisë. Ky hap i presidentit kishte nxitur Conten të heqë dorë nga formimi i qeverisë.Të enjtën më pas, të dy janë pajtuar që Giovanni Tria të jetë në krye të kësaj ministrie dhe Conte të tentojë të formojë sërish qeverinë.

 

Rajoy largohet nga pozita e kryeministrit të Spanjës

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është detyruar të largohet nga zyra, si pasojë e një votëbesimi kundër tij në parlament, transmeton BBC. Lideri socialist, Pedro Sánchez do të bëhet kryeministër i ri i Spanjës. Ai kishte nisur mocionin kundër Rajoy, meqë partia e këtij të fundit ishte përfshirë në një skandal për korrupsion. “Do të hapim një faqe të re të historisë së demokracisë në shtetin tonë”, ka thënë sot Sanchez para procesit të votimit. Rajoy është kryeministri i parë i historisë moderne të Spanjës që mposhtet me një mocion të tillë. Lideri i Partisë Popullore ka mbajtur postin e kryeministrit prej vitit 2011. Në ditën e dytë të debatit, Rajoy ka pranuar largimin derisa u ka thënë deputetëve se “jam i nderuar që largohem nga pozita duke e lënë Spanjën më mirë se që e kam gjetur”.

 

Edhe nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të dobëta e bubullimë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 32, H. Novi, Tivar, B. Pole e Plevle 29, Ulqin e Beranë 28, Rozhaj 27, Budvë e Shavnik 26, Nikshiq e Plavë 25, Kollashin 24, Plluzhinë 22, Cetinë 20 dhe në Zhablak 19 g.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e vota të pasdites pritet vranësi gradual dhe në viset qendrore vende vende me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 10 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 22 deri në 32 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se