Žabljak
Pretežno oblačno
14.3 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
21.1 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
29.0 °C
Nikšić
Malo oblačno
22.8 °C
Cetinje
Pretežno oblačno
24.0 °C
Bar
Umjereno oblačno
29.1 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
29.3 °C
Ulcinj
Malo oblačno
31.0 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
18.7 °C

Lajmet

31. 05. 2018.   >>  17:01 0

Lajmet 31.05.2018

31.05.2018

Sindikata kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit social

Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e sotme, debaton lidhur me situatën e krijuar pas rritjes më të re të derivateve të naftës e që ka shkaktuar reagime të vazhdueshme të opinionit të gjerë. Ashtu siç është paralajmëruar më parë, ekzekutive shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së masave eventuale në zbutjen e pasojave të mundshme pas çmimeve më të reja të derivateve.

Ndërkohë, Unioni i sindikatave të lira , për shkak të shtrenjtimit më të ri të derivateve në Mal të Zi, ka kërkuar mbajtjen urgjente të mbledhjes së Këshillit social.

Unioni i sindikatave të lira, ia ka dorëzuar kryetarit të këshillit social, Kemal Purishiq, kërkesën për thirrjen e mbledhjes urgjente në të cilën do të analizohej dekreti për mënyrën e formimit të çmimit maksimal të karburanteve dhe në të cilën do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e ministrisë gjegjëse.

Shtrenjtimi më i ri i karburanteve ka shkaktuar rrezikimin e mëtejmë të standardit jetik dhe revolt të madhe të qytetarëve. Derisa rrogat e të punësuarve janë të pezulluara prej viti 2005 , çmimet e artikujve ushqimor , të transportit dhe të mallrave dhe shërbimeve tjera janë rritur në mënyrë drastike gjë që shumicën e qytetarëve e ka sjell në buzë të ekzistencës, thuhet në kërkesën e Unionit të sindikatave të lira.

Kuvendi më 18 qershor shqyrton 18 pika të rendit të ditës

Parlamenti i Malit të Zi me 18 qershor do ta fillojë seancën e 9-të të rregullt në të cilën do të diskutohet për 35 pika të rendit të ditës. Deputetët do të deklarohen për propozimet e ligjit për presidentin e Malit të Zi, planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve, mbrojtjen e personave dhe të pronës, për bashkëpunimin me diasporën, mbrojtjen shëndetësore etj. Në rend të ditës do të gjenden edhe vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Malit të Zi në misionet ndërkombëtare, në Afganistan dhe në Kosovë, si dhe vërtetimi i disa konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Deputetët do të shqyrtojnë raportet vjetore të Këshillit gjyqësor dhe të prokurorisë pastaj raportin e prokurorisë së shtetit, të avokatit të popullit si dhe raportet e disa agjencive. Në rend të ditës do të gjenden edhe zgjedhjet dhe emërimet.

I.Brajoviq: Marrëdhënie të mira ndërshtetërore të Malit të Zi dhe Kinës

Përmes bashkëpunimit të organeve më të larta të legjislaturës së Malit të Zi dhe Kinës, i ofrohet përkrahje e rëndësishme edhe rritjes së vëllimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve në shumë fusha tjera ndërmjet dy shteteve të cilat kultivojnë frymën triumfuese dhe besimin reciprok, kanë konstatuar, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq dhe kryetari i Këshillit gjithë kinez konsultative politikë popullor, Vang Jan.

Me rritjen e shkëmbimit të mallrave prej 40 për qind në vitin e kaluar, është dyfishuar eksporti i prodhimeve malazeze në Kinë dhe, po ashtu, është dyfishuar numri i turistëve kinezë në Mal të Zi, është kumtuar nga Kabineti i kryetarit Brajoviq.

Brajoviq, ka përkujtuar se Kina është duke ndërtuar autostradën në Mal të Zi dhe se ky është projekti më i madh infrastrukturor me rëndësi të madhe për vendin tonë .

Ai, ka përkujtuar se Mali i Zi, është njëri ndër nënshkruesit dhe shfrytëzuesit e parë të iniciativës “Rripi dhe rruga”, si dhe të mekanizmit “1+16”, inicues i të cilës është Kina, kurse qëllimi i këtyre projekteve të kontraktuara investuese është lidhja infrastrukturore energjetike , financiare dhe kulturore e shteteve të Azisë , Afrikës Lindore , Lindjes së Afërt dhe Evropës.

Këshilli për mbrojtje dhe siguri, mban nesër seancë dëgjimore

Këshilli për mbrojtje dhe siguri në mbledhjen e nesërme të mbyllur për opinion do të dëgjojë udhëheqësit e Ministrisë për punë të brendshme, të drejtorisë së policisë, të agjencisë për sigurinë nacionale, të prokurorit suprem dhe të prokurorit kryesor special me rastin e situatës së sigurisë dhe plagosjen e gazetares, Olivera Llakiq.

Anëtarët e Këshillit, do të dëgjojnë ministrin e punëve të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq , ushtruesin e detyrës të drejtorit të drejtorisë së policisë, Vesko Damjanoviq, drejtorin e agjencisë për sigurinë nacionale, Dejan Peruniçiq , kryeprokurorin e shtetit, Ivica Stankoviq, dhe prokurorin kryesor special Milivoje Katniq.

Kryetari i Këshillit, Obrad Stanishiq, ka deklaruar në mbledhjen e fundit me 16 maj, se nga Ministria e brendshme, agjencia për sigurinë nacionale dhe nga prokuroria, do të kërkojë informacionet për situatën aktuale të sigurisë me theks të veçantë në rastin Llakiq.

 

H.G.Matern: Kthimi i opozitës në Kuvend, përparon situatën në vend

Ambasadori i Gjermanisë në Mal të Zi, Hans Ginter Matern, ka vlerësuar se paralajmërimi i kthimit të një pjese të opozitës në parlament kontribuon në përparimin e situatës në vend dhe kjo është me rëndësi edhe nga pikëpamja e BE.

Është me rëndësi të madhe që debati politikë të zhvillohet në parlament, ka theksuar Metern, duke marr pjesë në një emision e RTMZ.

Partitë të cilat e kanë bojkotuar duhet të kthehen në parlament sepse kjo është në interes të tyre , sepse shumë më tepër do të kenë publicitet nëse propozimet e veta alternativë i paraqesin në Kuvend e jo në rrugë, ka theksuar ai.

Matern, ka theksuar se ekzistojnë shumë kritika se BE , për shkak të problemeve të veta, nuk është e pranishme sa duhet në Ballkanin Perëndimor.

Ai, megjithatë, konsideron se këto kritika nuk qëndrojnë sepse , BE me mjete të mëdha financiare i ka ndihmuar vendet e rajonit.

BE duhet të kujdeset që të zgjidhë shumë çështje që të mund të pranojë anëtare të reja, ka theksuar Matern.

Vazhdoi procesi gjyqësor në gjyqin e lartë në Podgoricë

Sot në Gjyqin e lartë në Podgoricë ka vazhduar procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016.

Në fillim të procesit të sotëm gjykatësja, Suzana Mugosha, ka theksuar se kryeprokurori i shtetit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit kryesor special, Milivoje Katniq. Është refuzuar edhe kërkesa e mbrojtjes që të lexohen mesazhet marrë nga telefoni i dëshmitarit bashkëpunues, Sasha Singjeliq, të cilat, siç kanë theksuar do të vërtetonin gjendjen e tij financiare.

Kolegji gjyqësor, këtë e ka arsyetuar me faktin se në këtë mënyrë do të cenohej e drejta në privatësi kurse avokatët kanë vlerësuar se në këtë mënyrë shkelet e drejta në mbrojtje. Prokurori special shtetëror, Milivoje Katniq, ka theksuar se sot mbrojta e ka shkelur etikën dhe ligjin për procedurën penale. Procesi gjyqësor do të vazhdojë me 4 qershor.

Drejtorja, Kadija, braktis mbledhjen e Këshillit drejtues të RTMZ

Drejtorja e përgjithshme e RTMZ, Andriana Kadija, ka theksuar se do të jap dorëheqje në këtë funksion nëse i imponohet që ta informojë Këshillin për çdo kontratë ose të dorëzojë raportet ditore për punën e vetë.

Ajo këtë e ka theksuar pasi që kryetari i Këshillit, Ivan Jovetiq, ka propozuar që të futet pika shtesë e rendit të ditës dhe Këshillit të deklarohet nëse u duhet sipas automatizmit të kenë çdo informatë lidhur me punën e RTMZ. Këtë pikë e ka përkrahur shumica e anëtarëve të Këshillit , por Jovetiq në fund të debatit nuk ka insistuar që kikë të futet në rend të ditës.

Kadija, ka theksuar se kjo do të thotë se ajo në fund të secilës ditë të punës do të duhej të dorëzonte raportin për punën e sajë gjatë ditës. Në ndërkohë Kadia e ka braktisur mbledhjen e Këshillit dhe nuk është kthyer as pa pauzës. Edhe drejtori i RVMZ ,Vlladan Miqunoviq, ka theksuar se qëllimi i kësaj pike të rendit të ditës është thellimi i mosbesimit ndërmjet Këshillit drejtues dhe menaxhmentit të TRMZ.

Përgatitet ligji i ri i cili kufizon përdorimin e duhanit

Ministria e shëndetësisë së Malit të Zi e ka përgatitur ligjin e ri për kufizimin e përdorimit të prodhimeve të duhanit dhe do të insistojë në zbatimin e tij.

Me këtë ligj parashihet dënime prej 30 deri në 6 mijë euro. Për personin publikë parashihen dënime prej 500 deri në 20 mijë euro , për personin përgjegjës në dënimi parashihet prej 50 deri në 2 mijë euro kurse për ndërmarrësit prej 150 deri në 6 mijë euro. Po ashtu dënimi me të holla për mosrespektimin e ligjit prej 30 deri në 1 mijë euro është paraparë edhe për personat fizik të cilët tymosin duhan në hapësirën publike dhe punuese. Dispozitat më të rëndësishme të ligjit kanë të bëjnë me masat për uljen dhe përkufizimin e përdorimit të prodhimeve nga duhani.

 

Çrigiq, propozohet për laureat të çmimit “13 Korriku”

Për çmimin e 13 korrikut, mirënjohje kjo më e lartë nacionale malazeze, është propozuar hartuesi i gramatikës malazeze, Adnan Çirgiq.

Për këtë çmim e kanë propozuar sllavistët eminent nga bota: Akademiku Mark Grimberg, profesori nga Amerika e redaktor i enciklopedisë të njohur të gjuhëve sllovene, emeritusi polak prof. dr. Emil Tokazh dhe pro. dr. Robert Bojnkovski , pstaj prof. dr. Ludmilla Vasileva, si dhe linguisti dhe profesor në Fakultetin e gjuhës dhe letërsisë malazeze, Novica Vujoviq.

Vujoviq ka theksuar se shpreson që votën e këtyre autoriteteve të gjuhëve sllovene do ta respektojë juria për ndarjen e çmimit të 13 Korrikut.

Miratohet vendimi për emërimin e trupave punues të Kuvendit

Në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit u miratua vendimi për emërimin e trupave punues.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Çapuni, thotë se në senacën e radhës do të ndodhin edhe emërime të tjera që kanë të bëjnë me konsolidimin e pushtetit të ri pas zgjedhjeve lokale të katër shkurtit.

Çapuni pohon se pika më e rëndësishme e cila pritet të miratohet në seancën e ardhshme të parlamentit vendor të Ulqinit është buxheti i cili, nga kryetari i mëparshëm, është projektuar në 15 milionë euro.

Gj. Gjonaj, gazetar i RMZ

Ende pa ndonjë datë caktuar për takimin Thaçi- Vuçiq, në Bruksel

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka pushuar dhe kontaktet ndërmjet përfaqësuesve të të dyja vendeve kanë vazhduar, por ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruksel, ndërmjet presidentëve të të dyja vendeve, Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit.

Se ende nuk është caktuar një datë për një takim të tillë, këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ajo ka theksuar se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin po e lehtëson zonja Mogherini, është në vazhdim e sipër dhe se dialogu i deritashëm, siç thotë ajo, ka sjellë deri te një normalizim i rëndësishëm i marrëdhënieve.

K.Veseli: Presim që në fund të vitit të lëvizim lirshëm

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se me mbështetje të plotë të grupeve parlamentare është caktuar seanca plenare.

“Si kryesi jemi të interesuar të çojmë përpara agjendën parlamentare. Patëm unanimitet të grupeve parlamentare, jemi duke punuar për atë çka jemi të thirrur, të realizojmë projekte që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit, ka folur edhe për liberalizimin e vizave. Sipas tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti.

“Presim që në fund të vitit të lëvizim lirshëm. Është një lëvizje e merituar e jona. Do ta përçojmë zërin se duam lëvizje të lirë dhe jo azil. Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e tjera, por duan të lëvizin lirshëm. Jemi vend i lirë, kemi ecur shumë përpara dhe kemi parasysh se liberalizimi do të ndodh. Këtë e kemi të konfirmuar në shumë vizita të larta. Po planifikojmë që me datën 7 qershor të takohemi me kryetarin e kuvendit të Austrisë, pastaj në Francë e jemi duke punuar edhe për takim në Berlin”, ka shtuar kryeparlamentari.

Në Beograd, po mbahet festivali i kulturës së Kosovës “Mirëdita, dobar dan”

Në Qendrën për dekontaminimin kulturor në Beograd, të mërkurën në mbrëmje, ka nisur edicioni i pestë i festivalit të kulturës së Kosovës, “Mirëdita, dobar dan!”. Për sigurinë e pjesëmarrësve dhe mysafirëve të natës së parë të këtij festivali po kujdesen forca të shtuara të Policisë së Serbisë, të cilat i kanë penguar demonstruesit e Partisë Radikale Serbe dhe simpatizuesit e kësaj partie, që të arrijnë te hapësira ku po mbahet manifestimi, në rrugën “Birçanin”, në qendër të kryeqytetit serb. Rreth dy orë para se të niste festivali, në afërsi të Qendrës për dekontaminimin kulturor, është mbajtur protestë e organizuar nga Partia Radikale Serbe, e të dënuarit të Hagës, Vojisllav Sheshelj, për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Në edicionin e vitit të kaluar të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ishin shënuar disa incidente. Atë kohë, udhëtimin e paralajmëruar për të marrë pjesë si mysafire në këtë festival, e kishte anuluar ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për shkak se, siç pati sqaruar, pushteti në Beograd nuk i kishte ofruar siguri

 

LSDM në mbështetje të Zaev për zgjidhjen e çështjes së emrit

Kryesia Qendrore e LSDM-së i ka dhënë përkrahjen e plotë liderit të tyre Zoran Zaev që të vazhdojë bisedimet dhe të sjell vendime në lidhje me çështjen e emrit.

“Kryesia qendrore njëzëri solli vendim me të cilin i jep të drejtën e plotë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, të sjell vendime në lidhje me problemin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues, me qëllim që të sigurohet ardhmëri më e mirë për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ndërkohë kreu i kësaj partie ka theksuar se Maqedonia kurrë nuk ka qenë më afër gjetjes së një zgjidhje të dinjitetshme për emrin, duke ruajtur dhe forcuar identitetin.

Në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është dhënë përkrahje për rikonstruimin e Qeverisë dhe caktimin e kuadrove të saj për ministra dhe zv/ministra.

Mbi 1.2 miliardë fëmijë në mbarë botën të rrezikuar nga dukuri të ndryshme

Më shumë se gjysma e fëmijëve në gjithë botën, përkatësisht mbi 1.2 miliard, kërcënohen nga konflikti, varfëria e përhapur dhe diskriminimi ndaj vajzave, thuhet në një raport të organizatës bamirëse ndërkombëtare Save the Children.

I publikuar në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, raporti analizon se si këta tre faktorë po ua grabisin fëmijëve fëmijërinë.

Raporti po ashtu përfshin renditjen e 175 shteteve, ku fëmijëria është më së shumti dhe më së paku e kërcënuar, si rezultat i shëndetit të dobët, kequshqyerjes, përjashtimit nga shkollimi, punës, martesës, shtatzënisë së hershme dhe dhunës ekstreme.

Pesë vendet e para, ku fëmijët kanë fëmijëri të shëndoshë, janë: Singapori, Sllovenia, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.

Në pesëshen e fundit radhiten vende të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Nigeri është i fundit në listë.

 

Bie prodhimi i cigareve në BE

31 Maji është Dita Botërore pa Duhan. Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen e përdorimit të duhanit dhe në efektet negative të shëndetit, të cilat sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë gati 6 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën.

Në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2016 janë prodhuar mbi 527 miliardë cigare. Kjo shifër është 36 miliardë pako më pak se në vitin 2015 dhe rreth një e treta më pak, apo 300 miliardë më pak cigare krahasuar me prodhimin e regjistruar dhjetë vjet më parë.

Në vitin 2016, prodhimi në Bashkimin Evropian ishte i barabartë me 50 pako cigare për banorë dhe vlera e prodhimit ishte rreth 6.2 miliardë euro. Kështu thuhet në raportin e Eurostat.

Me gati 168 miliardë cigare të prodhuara, Gjermania ishte prodhuesi më i lartë në vitin 2016. Prodhimi i saj i cigareve përbënte 32 për qind të totalit të Bashkimit Evropian.

 

B. al Asad: Amerikanët të largohen nga Siria

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se do të rikthejë kontrollin e zonave që mbahen nga Forca Demokratike Siriane, milici kurde që mbështetet nga SHBA-ja, dhe se forcat amerikane duhet të kenë mësuar nga Iraku dhe të largohen nga Siria.

Në një intervistë për Russia Todaty, Assad po ashtu tha se qeveria "ka nisur të hapë dyert për negociata" me kurdët, që kontrollojnë zona në veri dhe lindje të Sirisë, ku janë të stacionuara edhe forcat amerikane.

"Dialogu është opsioni i parë. Nëse jo, ne do t'i çlirojmë ato zona me forcë. Amerikanët duhet të largohen", tha Assad.

Duke iu përgjigjur përshkrimit që i ka bërë presidenti amerikan, Donald Trump, kur e ka quajtur "kafsha Assad", presidenti sirian tha: "Çfarë thua, ashtu je".

 

Izraeli dhe Rusia me marrëveshje për Sirinë

Izraeli dhe Rusia arritën marrëveshje që forcat lojale të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të kthejnë kontrollin mbi rajonet jugore kufitare të Sirisë.

Televizioni izraelit Kanal 10 lajmëron se delegacione nga Moska dhe Tel Avivi arritën marrëveshje që forcat e regjimit të vendosin kontroll mbi rajonin sirian të kufirit me Izraelin, por në këtë rajon të mos ketë elemente të huaja, përfshirë forcat iraniane dhe Hezbollahun libanez.

Burimi i njëjtë lajmëron se Izraeli mban të drejtën të intervenojë brenda Sirisë në rast të kërcënimit ndaj sigurisë së tij kombëtare.

Me marrëveshjen e arritur pretendohet se edhe regjimi i Assadit ka rënë në ujdi, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar të informacioneve të mediave izraelite.

Ekipi Mlladost , nga Podgorica, fitues i Kupës së Malit të Zi në Fudboll

Mbëmë në Podgoricë u luajt finalja e kupës së Malit të Zi, mes ekipeve Mlladost dhe Igallo. Ndeshja finale përfundoi me fitoren e ekipit Mlladost, nga Podgorica, me rezultatin 2-0 .

Tifozët në stadiumin e qytetit në Podgoricë, patën rastin të shikojnë një lojë të mirë nga të dy ekipet , kurse në prag të ndeshjes redaktori i programit të sportit në Radion e Malit të Zi, Radisav Tvrdishiq, i dorëzoi trofeun golashënuesit më të mirë të sezonit në ligën e parë të fudbollit në Mal të Zi, Igor Ivanoviq, nga ekipi i Sutjeskës i cili me 14 gola, ishte golashënuesi më i mirë.

Nesër, mot kryesisht me diell

Sot në Mal të Zi, mban mot me vranësira të ndryshueshme por i thatë.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat: Podgoricë 31gradë, Tivar 30, Beranë e Plevle 28 , Kollashin, Ulqin, B. Pole e Budvë 27, Nikshiq, H. Novi e Plavë 26, Rozhaj 25, Zhablak e Shavnik 23 dhe në Cetinë e Plluzhinë 21 g. c.

Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme .

Temperatura e mëngjesit prej 9 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 32 g . c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se