Žabljak
Pretežno oblačno
15.4 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
20.6 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
25.6 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
19.2 °C
Cetinje
Oblačno
18.6 °C
Bar
Pretežno oblačno
26.5 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
24.0 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
19.5 °C
Kolašin
Oblačno
14.5 °C

Lajmet

16. 04. 2018.   >>  17:18 0

Lajmet 16.04.2018

16.04.2018

Gjukanoviq fiton 53.9 për qind të votave

Kandidati i PDS Millo Gjukanoviq ka fituar 53.9 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale , bazuar në rezultatet preliminare të CEMI-t nga 93.2 për qind të fletëvotimeve të numëruara. Sipas këtyre të dhënave , kandidati i pjesës më të madhe të opozitës Mlladen Bojaniq ka fituar 33.4 për qind, kurse kandidatja e Partisë social demokratike Draginja Vuksanoviq 8.1 për qind. Marko Millaçiq, ka fituar përkrahjen e 2.8 për qind të votuesve, Hasbia Kallaç 0.8 për qind, kurse Vasilije Miliçkoviq dhe Dobrillo Dedeiq kanë fituar nga 0.5 , gjegjësisht 0.4 për qind të votave. Sipas të dhënave të OJQ ,në zgjedhjet presidenciale kanë votuar 64 për qind të trupit zgjedhor në Mal të Zi.

Rezultati zgjedhor vërtetim i vazhdimit të rrugës pro evropiane

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale janë vërtetim të vendosmërisë të Malit të Zi që të vazhdojë rrugën evropiane , i cili do ta çojë atë drejtë anëtarësimit në BE , ka theksuar kandidati i PDS, Millo Gjukanoviq. I kemi plotësuar premtimet dhe kemi realizuar fitore në favor të ardhmes evropiane të  Malit të Zi.” Kemi fituar 54 për qind të votave gjë që është vërtetim i orientimit të Malit të Zi që të vazhdojë rrugën evropiane”, ka theksuar Millo Gjukanoviq. Ai ka shtuar se është i bindur se nuk do ti zhgënjejë besimet zgjedhore të qytetarëve dhe se gjatë 5 viteve të ardhshme do të arrihen rezultatet e planifikuara. “Vlerësoj lartë entuziazmin, lojalitetin dhe besimin e qytetarëve të cilët e përkrahin këtë politikë. Ata e kuptojnë se kjo është rruga më e mirë për të ardhmen dhe i falënderoj besimin e dhënë” , ka kumtuar Gjukanoviq. Ai i ka rekomanduar opozitës se rezultati i zgjedhjeve është aq bindës dhe se ky është rast i tyre që ta rishqyrtojnë politikën e vetë dhe të kuptojnë se asgjë nuk mund të ndryshohet përmes mohimit sistematik të vullnetit të qytetarëve.

Nuk do ta përgëzoj Gjukanoviqin për fitore

Kandidati presidencial i pjesës më të madhe të opozitës, Mlladen Bojaniq ,ka kumtuar se nuk do ta përgëzojë kandidatin e PDS ,Millo Gjukanoviq për fitore në zgjedhjet presidenciale dhe ka shtuar se do të vazhdojë të luftojë edhe në të ardhmen . “Nuk do ti urojë fitoren ,sepse nuk kam çfarë ti uroj. Sikur të isha në vendin e tij unë do të turpërohesha e jo të festoj “, ka theksuar Bojaniq në konferencën për gazetarë. Ai ka shtuar se do të vazhdojë të përpiqet edhe më tej duke i ftuar votuesit e opozitës që rezultatin e tij të zgjedhjeve të mos e kuptojnë si disfatë.

Nuk jam e kënaqur sidomos për të ardhmen e Malit të Zi 

Kandidatja e Partisë social demokratike në zgjedhjet presidenciale Draginja Vuksanoviq ka theksuar se është e kënaqur me rezultatin zgjedhor , por nuk mund të jetë e kënaqur për të ardhmen e Malit të Zi. Në zgjedhjet presidenciale sipas rezultateve preliminare , ka fituar kryetari i PDS Millo Gjukanoviq ,kurse Draginja Vuksanoviq ka fituar rreth 10 për qind të votave. Vuksanoviq i ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët ia kanë besuar votën. “Për shkak të ardhmes të Malit të Zi nuk mund të jem e kënaqur, por nëse kemi para sysh rezultatin të cilin e kam arritur , atëherë duhet të jem e kënaqur “,ka theksuar Vuksanoviq në konferencën për gazetarët. Ajo ka shtuar se në këto zgjedhje ka fituar 60 për qind më tepër të votave se sa Partia e cila e ka kandiduar kishte fituar në zgjedhjet e fundit.

Brukseli i pa kënaqur me reformat 

Brukseli nuk është i kënaqur me tempon e reformave në Mal të Zi, ku duhet forcuar liria e shprehjes dhe e mediave dhe duhet përmirësuar bilanci në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, larjes së parave dhe tregtisë në njerëz. Kjo theksohet në projekt raportin për progresin e Malit të Zi, i cili së bashku me raportin për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të publikohet nesër , bënë medie gazeta Vjesti. I tërë sistemi juridik , para së gjithash sistemi gjyqësor , tani duhet të tregojë rezultate më të mira, thuhet në raport , shkruan VJESTI duke u bazuar në burimet i cili e ka njoftuar me mbajtjen e raportit në fjalë.

Me aktivitete të përbashkëta të ndalen kriminelët 

Këshilli për mbrojtje dhe siguri insiston në forcimin e mëtejmë të aktiviteteve të përbashkëta të gjitha organeve shtetërore me qëllim që situata e sigurisë në Mal të Zi të përmirësohet , pas ngjarjeve të paradokohshme shqetësuese në Podgoricë. Kjo theksohet në konkluzionet e Këshillit të dorëzuara parlamentit të Malit të Zi pas shqyrtimit të situatës aktuale të sigurisë në vend. Këshilli ka përshëndetur aksionin efikas dhe të koordinuar të shërbimeve kompetente i cili ka pasuar pas mbledhjes së Këshillit për sigurinë nacionale dhe konkluzioneve dhe rekomandimeve të miratuara. Këshilli në mbledhjen e mbajtur me 12 prill ka konstatuar se Agjencia për sigurinë nacionale në vitin e kaluar ka vepruar në planin e ofrimit të kontributit me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të sigurisë nacionale , rajonale dhe kolektive.

Thaçi: Rusia duke e njohur Kosovën do ta ndihmojë Serbinë, do e lirojë nga një mik i rrejshëm 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se samiti i Sofjes është mundësi e jashtëzakonshme dhe është mundësi unike për Kosovën.

Sipas presidentit Thaçi, kryeministri bullgar Boyko Borissov, ka sjellë një unitet të vendeve të rajonit.“Bullgaria ka qenë model i integrimit të shpejtë ne Bashkimin Evropian”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.“Edhe pas takimit që kam pasur me Hahn (Komisioner evropian për zgjerim Johannes Hahn) dhe Mogherini (Shefe e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini), kam parë që Kosova është duke ecur në hapa të shpejtë përpara dhe drejt integrimit”, tha Thaçi.

Më pas Thaçi ka thënë: “Rikthesoj se Kosova është pjesë e qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve kur vije puna tek sanksionet. Neve nuk na pengon raporti Serbi-Rusi, mirëpo Rusia duke e njohur Kosovës do ta ndihmojë edhe Serbinë, sepse do ta lirojë atë nga një mik i rrejshëm.”Tutje, gjatë konferencës për media pas takimit me kryeministrin bullgar, Thaçi ka thënë se Kosova ka plotësuar 95 kritere të BE-së ku bën pjesë edhe lufta kundër korrupsionit.

Stefanoviq: S’e njohim Kosovën, s’ka sanksione ndaj Rusisë

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ai ka bërë të ditur se Serbia nuk është aspak e shqetësuar ta njoh pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Falë Aleksandër Vuçiqit, shteti nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, sepse ai ka fuqinë politike për të vendosur një gjë të tillë, i vetëdijshëm për gjithçka që është pasojë e diçkaje të tillë neve nuk ka bie ndërmend që  njohim pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë dhe ju lutem mos përdorni diçka të tillë në aspektin e një sulmi ndaj qeverisë”, ka thënë Stefanoviq në parlament.

Në gushtin e vitit 2015 Kuvendi i Kosovës votoi pro themelimit të Gjykatës Speciale 

Ideja për themelimin e kësaj gjykate doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e senatorin zviceran, Dick Martyt. Ky i fundit, pretendonte se pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime lufte.

Edhe pse kjo gjykatë vitin e kaluar u funksionalizua tërësisht, Prokuroria Speciale ende nuk ka nisur publikimin e aktakuzave, shkruan lajmi.net.

Arianit Koci njëri prej avokatëve mbrojtës në Gjykatën Speciale nuk beson që ka më arsye objektive për vonesë.

“Tani, gjykata është themeluar, dhe Prokuroria mund të inicioj raste. Mund të jetë që provat materiale, nuk janë në korrelacion me dëshmitë e dëshmitarëve. Sidoqoftë, nëpër këtë proces duhet të kalojmë, dhe sa më shpejtë që fillon, më shpejtë do të përfundoj”, ka thënë Koci për lajmi.net.

Sipas tij, të gjithë jemi peng i kësaj situate.

DIMITROV NË BEOGRAD 

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov do të merr pjesë në konferencën rajonale me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Fondit Evropian për Ballkanin, që do të mbahet sot dhe nesër në Beograd.

Siç informojnë nga MPJ, ministri Dimitrov do të realizojë edhe takime bilaterale me përfaqësues eminent, pjesëmarrës në Konferencë.   

SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA MUND TË NISIN NEGOCIATAT

Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut lënë në pritje Turqinë, do të thotë Komisioni Europian. Kështu e nis shkrimin e tij EUObserver, i cili citon dhe pjesë ekskluzive të draftit : “Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill. EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë. Kjo vjen 15 vjet pasi është firmosur Marrëveshja e parë e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe dhjetë vjet pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë qenë vende me diktaturë komuniste, iu bashkuan NATO-s. Kjo vjen me një strategji të re të komisionit për të përshpejtuar zgjerimin. Ndërkohë, dy ditë më parë ishin mediat gjermane që bën të ditur se drafti i KE flet për hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shtetet “favorite” si Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver.

Inspektorët britanikë ende nuk kanë qasje në Duma 

Inspektorët e armëve kimike ende nuk kanë siguruar qasje në vendin ku dyshohet se ka ndodhur sulmi me armë kimike në qytetin Duma në Siri, ka thënë delegacioni britanik në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPWC).Sulmi i dyshuar në Duma, jashtë Damaskut sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka lënë të vdekur 43 persona, të cilët “i janë ekspozuar substancave toksike me përqëndrim të lartë” më 7 prill. Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca kanë nisur sulme ajrore në bazat e Qeverisë siriane më 14 prill si përgjigje ndaj sulmit të një jave më parë.Inspektorët e OPWC-së kanë arritur gjatë vikendit në Siri për të zbuluar nëse janë përdorur armët kimike në Duma.Gjatë një takimi urgjent me dyer të mbyllura OPWC, delegacioni britanik ka thënë përmes një deklarate në Twitter se Rusia dhe Siria ende u kanë lejuar qasje në Duma.Rusia, mbështetësi kryesor i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka thënë se vizita e inspektorëve është vonuar si rezulat i sulmeve Perëndimore.

Armeni: Protesta kundër zgjedhjes së Sarkisian në postin e kryeministrit 

Aktivistët opozitarë kanë bllokuar disa rrugë në kryeqytetin armen, Jerevan. Ata po protestojnë kundër idesë që ish-presidenti Serzh Sarkisian të zgjidhet në postin e kryeministrit. Aktivistët po ashtu kanë bllokuar qasjen në një urë dhe kanë bllokuar hyrjen e një stacioni të metrosë në qendër të qytetit për rreth 10 minuta.

Ligjvënësi opozitar, Nikola Pashinian, që po udhëheq këto protesta, më herët ka njoftuar se të gjitha rrugët në qendër të Jeravanit, sistemi i metrosë dhe disa ura do të bllokohen dhe u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve” që të marshojnë drejt Parlamentit.

Vaksinohen 72 fëmijë 

Shërbimi pediatrik i Shtëpisë së shëndetit në Podgoricë gjatë këtij vikendi ka vaksinua jashtëzakonisht prej 72 deri në 90 fëmijë të cilët ishin ftuar për këtë qellim. Siç është kumtuar nga ky institucion shëndetësorë , gjatë kësaj kohe janë bërë 72 kontrollime sistematike për regjistrim në shkollë ,kurse fëmijët janë vaksinuar me vaksina sipas kalendarit të vërtetuar më parë.  Vaksinimet e jashtëzakonshme dhe kontrollimet sistematike të fëmijëve , siç kanë theksuar nga Shtëpia e shëndetit, janë realizuar me qëllim të përmirësimit të përqindjes të vaksinimit dhe me qëllim të dhënies në kohë të vaksinave të parapara.

Turneut Ndërkombëtar  "Fed Kupë  2018” 

Klubi i Tenisit   “Bellevue” së bashku me Federatën e Tenisit të Malit të Zi janë nikoqir të  Turneut Ndërkombëtar  "Fed Kupë  2018" i cili ka filluar sot në  Ulqin.

Mali i Zi   në Grupin A   luan me  përfaqësuesen e Findlandës, Afrikës Jugore dhe Kenisë. Ndërkaq  në Grupin B do të ballafaqohen Irlanda, Malta  dhe Uganda. Fituesit e  grupeve do të luajnë në çerekfinale të plej-ofit për  kualifikim më të lartë.

Për formacionin e Malit të Zi ,  kryetrajneri Ivan Nikoliq, ka  përzgjedhur   tenisten  më të mirë  malazeze Danka Koveniq , Anja Drashkloviq, Divna Ratkoviq dhe Ana Radoviq.

Nesër mot me vranësira dhe reshje të mundshme të shiut     

 Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme, por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare jugore.

        Temperaturat: Podgoricë 24, B. Pole 22, Beranë, Tivar, H. Novi e Kollashin 21, Plevle ,Ulqin e Shavnik 20, Nikshiq  e  Cetinë 18, Plavë, Rozhajë e Plluzhin 17, dhe në Zhablak 15 g.

        Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 23 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se