Žabljak
Vedro
13.7 °C
Pljevlja
Vedro
19.8 °C
Herceg Novi
Vedro
19.4 °C
Nikšić
Vedro
19.2 °C
Cetinje
Vedro
20.6 °C
Bar
Vedro
20.7 °C
Podgorica
Vedro
23.6 °C
Ulcinj
Vedro
21.2 °C
Kolašin
Vedro
22.8 °C

Lajmet

10. 04. 2018.   >>  17:25 0

Lajmet 10.04.2018

10.04.2018

Vujanoviq në hapjen e panairit të Mostarit

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka marr pjesë sot në ceremoninë e hapjes solemne të panairit të 21 ndërkombëtarë të ekonomisë në Mostar . Në këtë panair janë të pranishëm edhe kryeministrat e Bulgarisë dhe të Kroacisë  Bojko Borisov dhe Andrej Plenkoviq, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ,si dhe mikpritësi anëtarë i presidencës së BH Dragan Çoviq. Panairin,  i cili do të zgjas deri me 14 prill e ka hapur presidenti i Serbisë si vend partner i panairit të sivjetmë . Të ndarë në shtete dhe tregje të imëta , nuk kemi pse të shpresojmë për bashkëpunim me botën nëse nuk krijojmë një treg dukshëm më të madh në të ardhmen, ka theksuar Vuçiq. Anëtari kroat i presidencës të BH Dragan Çoviq me rastin e hapjes të panairit i ka falënderuar partnerët e pranishëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor për kontributin që tubimi i sivjetmë të jetë më i suksesshëm nga tubimet e më parë . Pas hapjes solemne , Vujanoviq me zyrtarët tjerë të rajonit e ka vizituar panairin. 

URA dhe demokratët së bashku në zgjedhjet në Podgoricë 

Mali i Zi demokratik dhe Lëvizja qytetare URA e kanë dorëzuar mbrëmë listën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Podgoricë të cilat do të mbahen me 27 maj. Bartësi i listës së koalicionit me titull “Aleksa Beçiq, Dritan Abazoviq – Podgorica e shekullit 21- demokratët dhe URA”  është këshilltari i demokratëve Vlladimir Çagjenoviq. Demokratët dhe URA do të duhej që në koalicion të marrin pjesë edhe në zgjedhje në Bjello Pole , Tivar , Danillovgrad dhe në Gollubovc me slloganin  “Për shekullin e 21-të “ Liderët Aleksa Beçiq  dhe Dritan Abazoviq kanë nënshkruar kah fundi i marsit memorandumin për bashkëpunim ,duke theksuar se në këtë mënyrë do të promovojnë gjeneratën e re të politikanëve dhe do të formojnë “ekipin e të ardhmes”.

Të publikohen raportet për financim 

Qendra për tranzicionin demokratik u ka bërë apel kandidatëve presidencial që ta respektojnë afatin për dorëzimin e raporteve të përkohshme për financim, kurse Agjencisë për pengimin e korrupsionit që ti publikojë këto raporte brenda afatit ligjor. Të theksojmë se afati për dorëzimin e raporteve skadon sot , kurse për publikimin e tyre nesër. Drejtori i kësaj qendre Dragan Koprivica e ka ftuar agjencinë për pengimin e korrupsionit që menjëherë pas skadimit të afatit për dorëzimin e raporteve të njoftojë publikisht se cilët kandidatë i kanë dorëzuar raportet brenda afatit të paraparë me ligj. Ai ka tërhequr vërejtjen se kandidatët presidencial janë të obliguar që 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve ti dorëzojnë në Agjencinë për pengimin e korrupsionit raportet e përkohshme për shpenzimet e fushatës zgjedhore, kurse Agjencia është e obliguar që ti publikojë brenda 24 orëve. Dënimi për kandidatin presidencial i cili nuk e plotëson këtë obligim sillet prej 10 deri në 20 mijë euro , ka përkujtuar Koprivica. Esenca e kësaj dispozita , sipas fjalëve të tij është që qytetarët para votimit mund të informohen se kush dhe në ç ‘farë mënyre e financon fushatën dhe mund të bëjnë zgjidhjet të informuar edhe në bazë të informatave financiare dhe transparencës së kandidatit.

Kërkesa për akreditim të dorëzohet deri të enjten 

Komisioni zgjedhor i shtetit do të mundësojë akreditimin e përfaqësueseve  të mediave vendore dhe të huaja të cilët do të raportojnë për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi të cilat do të mbahen me 15 prill, kurse afati për dorëzimin e kërkesave vazhdon deri të enjten në ora 17. Akreditimi do të jetë i vlefshëm së bashku me dokumentin personal të identitetit , letërnjoftim ose pasaportë. Mediat të cilat dëshirojnë akreditimin e përfaqësuesve të vetë për të raportuar duhet të dorëzojnë kërkesat për akreditim në Komisionin zgjedhor të shtetit. Kërkesa duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e personit për të cilin kërkohet akreditimi , numri i dokumentit identifikues , detyrën të cilën e kryen, gazetarë , kameraman , fotograf ose teknik , dhe fotografia e personit për të cilin kërkohet akreditimi.

Vërtetohet qëndrimi i personave interesant për sigurinë 

Ministria e punëve të brendshme me intensitet të shtuar vërteton qëndrimin e personave interesantë për sigurinë në territorin e Malit  të Zi. Sipas njohurive të RTMZ , për shkak të sigurisë së brendshme nga Mali i Zi është dëbuar nënshtetasi i BH Igor Boshnjak. Ndaj këtij vendimi avokati i tij Srgjan Leshkoviq ka paraqitur ankesë në të cilën ka theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe me të cilat mund të vërtetohet se Boshnjak paraqet rrezik për shtetin e Malit të Zi .

Instituti fiton aparat të ri për rezonancën magnetike 

Aparati i ri për rezonancën magnetike me vlerë mbi 500 mijë euro, solemnisht është vendosur sot në punë në Institutin për sëmundjen e fëmijëve. Drejtorja e Qendrës Klinike të Malit të Zi ,Zorica Kovaçeviq, ka theksuar se ky është projekt i rëndësishëm për këtë institucion, por edhe për shëndetësinë malazeze në përgjithësi. Ajo ka përkujtuar se 400 mijë euro për blerjen e aparatit i ka siguruar doktori Nikollas Alias me partnerët afaristë nga Emiratet e Bashkuara arabe , kurse pjesën tjetër , Qendra klinike e Malit të Zi. Kovaçeviq ka theksuar se në Institutin për sëmundjet e fëmijëve bëhet kontrolli në rezonancën magentike për të gjithë fëmijët në Mal të Zi ,duke përkujtuar se aparati i deritashëm është mbi 10 vjeç i vjetër , i ngadalshëm dhe jo adekuat. Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq ka theksuar se sot institucioni më i madh shëndetësor në Mal të Zi është më i pasur me aparatin i cili do të jetë në shërbim të pacientëve më të rëndësishëm , pra në shërbim të fëmijëve.

Kocias viziton Ballkanin, të enjten në Ohër takon Dimitrovin

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias nis një turne diplomatik në Serbi, Kosove dhe Maqedoni. Vizitat e tij në Prishtinë dhe Beograd zhvillohet gjatë të martës ndërsa takimi i tij me homologun maqedonas Nikola Dimitrov do të mbahet të enjten në Ohër.

Në Prishtinë, Kocias do të takohet me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj dhe ka shumë mesazhe për te dhëne. Por Athina konfirmon se është ende shpejte për të pasur bisedime për njohjen e pavarësisë se Kosovës.

Kryediplomati grek është shprehur optimist se takimi i tij me Dimitrovin do të jetë një hap i madh për zgjidhjen e çështjes së emrit. Nëse do të ketë zhvillime pozitive në Ohër pritet shumë shpejt një takim mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev.

Ne lidhje me emrin e Maqedonisë, burime diplomatike bëjnë të ditur se Athina mund të bej një hap prapa për ndryshimet kushtetuese të Ish-Republikës Jugosllave te Maqedonisë, ku Kocias po mundohet të gjejë një zgjidhje të mesme.

Zaev: Hyrja në NATO e pamundur pa zgjidhjen e çështjes së emrit

Nuk do të ketë ftesë për anëtarësim në NATO për Maqedoninë pa zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë fqinje, deklaroi dje kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Zaev theksoi se mundësia e bashkimit me NATO-n nën emrin Maqedoni, pavarësisht një marrëveshjeje për emrin me Athinën, është përjashtuar nga sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Shkup, tha Zaev për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA.”Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet gjatë muajve të ardhshëm, atëherë ekzistojnë mundësitë që Shkupit t’i ofrohet një marrëdhënie e lirë partnershipi në NATO-n, e ngjashme me atë të Suedisë, por qëllimi im është një anëtarësim i plotë”, theksoi Zaev.

Kryeministri maqedonas tha se ishte bërë progres për çështjen e emrit gjatë negociatave në Vjenë, më 30 mars dhe se në takimin e 12 prillit priten zhvillime të reja, që mund të çojnë edhe në një takim mes tij dhe homologut grek, Aleksis Cipras.

Kurti thotë se VV e përkrahë mocionin për rrëzimin e Qeverisë 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur pro idesë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, si dhe ka thënë se ata mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të një postimi në facebook, ndërsa ka përmendur disa nga arsyet që sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Nenad Rikallo e Milan Radojçiq, shtimi enorm i posteve qeveritare dhe rritja e pagave vetvetes, diskreditimi i arsimit tonë nga BE-ja dhe rritja e papunësisë, Contour Global dhe ‘Demarkacioni’, e deri te dëbimi tinëz, në shkelje të ligjit e të drejtave të njeriut i 6 shtetasve turq, përgjegjësinë për të cilin nuk po e merr asnjë institucion i Kosovës, janë vetëm disa prej arsyeve pse kjo qeveri e shtrenjtë duhet të largohet”, ka shkruar Kurti. Ai ka thënë se interpelancat për temat e ndryshme dhe Komisionet Hetimore Parlamentare që kemi iniciuar janë dëshmi e opozitarizmit tonë dhe dëmeve të kësaj qeverie që duhet të 

Zgjedhje të jashtëzakonshme është duke kërkuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka propozuar që paritë politike të dakordohen për një datë të zgjedhjeve, në të kundërtën ka thënë se do nisin proceduarat për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Greqi, të shtëna paralajmëruese kundër një helikopteri turk

Ushtarë grekë kryen të shtëna paralajmëruese për të detyruar një helikopter turk të kthehej nga një ishull në detin Egje’, njoftoi sot televizioni shtetëror grek, ERT duke cituar Ministrinë greke të Mbrojtjes.

”Helikopteri turk, që fluturonte ulët mbi ishullin e vogël grek, Ro, kishte detyruar trupat greke të hapnin zjarr me plumba gjurmëlënës”, tha televizioni grek, ERT.

Nuk ka ende konfirmim nga ushtria greke.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje dhjetëravjeçare lidhur me të drejtat detare dhe ishullin e ndarë të Qipros, pavarësisht se të dyja janë anëtare të NATO-s.

Shkurtin e kaluar, roja bregdetare turke goditi një anije të rojës bregdetare greke në juglindje të Egjeut.

Ishulli Ro ka një sipërfaqe prej 2,6 kilometrash katrore dhe është i pabanueshëm, përveç një njësie të vogël ushtarake greke.

LAJMI I FUNDIT: Flota ruse në “këmbë”, paralajmërim për sulm nga SHBA-ja

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një urdhër ndaj Flotës luftarake ruse në Detin e Zi që të jetë në nivelin më të lartë pasi është paralajmëruar një sulm i mundshëm. Mediat raportojnë se ky urdhër ka ardhur pasi është vërejtur se anijet ushtarake të forcave të koalicionit në Siri, të udhëhequr nga SHBA, Britania dhe Franca janë duke shkuar në drejtim të Sirisë.

Sipas disa informacioneve, sulmi mund të vijë në 24 orët e ardhshme. Pretendohet se dërgimi i anijeve luftarake në Siri është një reagim ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetin sirian Dumy, ku të paktën 70 persona janë vrarë, transmeton lajmi.net.

Regjimi sirian i udhëhequr nga Bashar al-Assad i cili mbështetet nga Rusia, akuzohet për këtë sulm.

Në sesionin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së është bërë thirrje për një hetim të pavarur por kjo ka shkaktuar një konfrontim verbal midis ambasadorit të SHBA-së dhe Rusisë në OKB.

Trump premton se do t'i përgjigjet sulmit në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, premtoi “përgjigje të fuqishme” ndaj sulmit me armë kimike në Siri.“Kemi shumë opsione ushtarake”, tha Trump, duke shtuar se vendimi do të merret “së shpejti”.Trump po ashtu tha se SHBA po merr disa “qartësi të mira” për atë se kush është përgjegjës për incidentin e së shtunës në Douma. Burimet spitalore thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmin e dyshuar kimik, por numri i saktë nuk ka mundur të verifikohet. Trump ka diskutuar për incidentin edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të hënën vonë. Në muajin shkurt, Macron ka kërcënuar se do të sulmojë Sirinë, nëse provat dëshmojnë përdorimin e armëve kimike.

Edhe nesër mot me diell

 Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të pakta dhe relativisht i nxehtë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

         Temperaturat: Podgoricë 23, Beranë 22, Budvë e Rozhajë 21, Tivar, Ulqin, e B. Pole 20, Plavë e Plavle 19, H. Novi e Shavnik 18 , Cetinë, Nikshiq e Kollashtin 16 dhe në Zhablak 12 g.

          Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e Jugut. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej prej 14 deri në 25 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se