Žabljak
Vedro
13.7 °C
Pljevlja
Vedro
19.8 °C
Herceg Novi
Vedro
19.4 °C
Nikšić
Vedro
19.2 °C
Cetinje
Vedro
20.6 °C
Bar
Vedro
20.7 °C
Podgorica
Vedro
23.6 °C
Ulcinj
Vedro
21.2 °C
Kolašin
Vedro
22.8 °C

Lajmet

05. 04. 2018.   >>  18:10 0

Lajmet 05.04.2018

05.04.2018

Këshilli për punën e ASN me 12 prill

Këshilli për siguri dhe mbrojtje do të shqyrtojë me 12 prill Raportin për punën Agjencisë për Sigurinë Nacionale (ASN), për vitin e kaluar. Siç u kumtua nga Parlamenti, mbledhja do të mbahet në hapësirat për shqyrtimin e materialit të shënuara me shkallën e lartë të fshehtësisë. Mbledhja, siç paralajmërohet do të mbahet në ora 11. Përndryshe, Fronti Demokratik (FD), ka kërkuar më parë seancë të jashtëzakonshme të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, sepse, siç thonë ata, janë bërë shkelje serioze të situatës së sigurisë në Mal të Zi dhe shqetësimeve të justifikueshme të qytetarëve.“Duke pasur parasysh eskalimin e sulmeve terroriste, ne shfrytëzojmë këtë mundësi për të filluar mbajtjen urgjente të një sesioni të hapur të Komisionit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Parlamentit të Malit të Zi”, thuhet në kërkesë të Frontit Demokratik, drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe Kryetarit të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Obrad Stanishiq.  Nga FD vlerësuan se në seancën e Komisionit, informacionet mbi situatën dramatike të sigurisë në Mal të Zi, duhet të jepen nga Ministri i Punëve të Brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Dejan Peruniçiq, si dhe Prokurori i Lartë i Shtetit Ivica Stankoviq, Kryeprokurori Special Millivoje Katniq, kryetarja e Gjykatës Supreme Vesna Medenica dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviq, kumtuan nga ky koalicion.

UE prioritet edhe për shkak të studentëve

“Pas anëtarësimit në NATO dhe forcimit të sigurisë të Malit të Zi dhe pas arritjes së vlerave evropiane, prioritet i politikës së jashtme të Qeverisë është vazhdimi i procesit të suksesshëm të integrimeve evropiane në mënyrë që gjenerata e studentëve aktual brenda disa vjetësh  të mund të gëzojë të gjitha përparësitë e shtetit plotësisht të integruar në UE”, ka theksuar kryeministri Dushko Markoviq gjatë takimit me studentët. Siç është kumtuar nga Qeveria, Markoviq i ka njoftuar studentët me suksesin e rezultateve të pushtetit ekzekutiv në planin ekonomik duke shtuar se zhvillimi ekonomik dhe ngritja e standardit të qytetarëve janë qëllim më i rëndësishëm në vazhdimin e punës së Qeverisë. Në këtë takim ka marr pjesë edhe drejtorja e përgjithshme e drejtorisë për arsimimin e lartë Mubera Kurpejoviq.

Në zgjedhje rreth 4 mijë votues më tepër

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale të cilët do të mbahen me 15 prill do të kenë 532 mijë e 599 qytetarë të Malit të Zi, ose gati 4 mijë zgjedhës më tepër krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 16 tetor të vitit 2016. Më së tepërmi zgjedhës ka në Podgoricë, 135 mijë e 723, ku krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 numri i qytetarëve me të drejtë vote është rritur 2 mijë e 769 votues. Në komunat urbane Gollubovc dhe Tuz, të drejtë vote do të kenë  11 mijë e 974, gjegjësisht 11 mijë e 744 votues. Më së paku zgjedhës ka në Shavnik 1741 ose 10 votues më pakë se në zgjedhjet e vitit 2016. Të theksojmë se në zgjedhjet presidenciale do të marrin pjesë 7 kandidatë: Mlladen Bojaniq, Millo Gjukanoviq, Draginja Vuksanoviq, Vasilije Miliçkoviq, Marko Millaçiq, Dobrillo Dedeiq dhe Hazbia Kallaç.

Do të bëjë ç’është e mundur që ti mbrojë qytetarët nga kriminelët

“Disa pjesëtarë të grupeve kriminele kanë marr guximin që me sjelljet e veta të dhunshme të rrezikojnë jetën e qytetarëve lojal dhe të përgjegjshëm të Malit të Zi. Çdo kush që ka ndërmend të ushtrojë dhunë, duhet ta dijë se e vetmja forcë legjitime është në duart e shtetit”, ka theksuar kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS)  Millo Gjukanoviq. Ai ka theksuar se me 15 prill duhet që me fitore të vërtetohet dominimi i Malit të Zi evropian. Po ashtu ka shtuar se para do kohe janë mbushur 20 vjet nga vendimi më i rëndësishëm në historinë e Malit të Zi kur, siç ka theksuar, në vitin 1997 kemi vendosur të marrim rrugën e panjohur dhe të paqartë të integrimeve të vendit dhe se në këtë rrugë kemi kaluar  sprova të shumta dhe të vështira. Ai ka shtuar se Mali i Zi sot është anëtarë i NATO-s, Aleancës më të fortë në botë dhe në prag të anëtarësimit në UE, duke vlerësuar këtë si e arritur e rëndësishme e PDS. Gjukanoviq ka theksuar se me 15 prill do të vendoset nëse Mali i Zi do të vazhdojë rrugën drejtë UE për të cilën është përcaktuar para plotë 20 vitesh.

Detyra e parë është që Gjukanoviq të zhvendoset në të kaluarën

“Detyra e parë e cila gjendet para nesh është që politikën e Millo Gjukanoviq ta zhvendosin në të kaluarën dhe në mungesë të kësaj nuk mund të ketë progres”, ka theksuar kandidati presidencial Mlladen Bojaniq. Ai ka theksuar se njëri prej qëllimeve të tij është që si president me legjitimitet politikë të jetë në funksionin e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, “sepse çdo qytetarë i cilës do fe, kombi ose orientimi politik do të gjej tek ai mbrojtësin në bazë të kartës nga Strasburgu dhe do të mund takojë atë”, ka theksuar Bojaniq. Për këtë qellim Bojaniq ka paralajmëruar hapjen e zyrës për të gjithë qytetarët e cila do të jetë në dispozicion për të gjitha ankesat të cilat kanë të bëjnë me padrejtësi të cilat ua shkakton sistemi duke shtuar se kjo zyrë do të jetë  Strasburg në Mal ë Zi. Bojaniq, pastaj kumtoi edhe pohimet e Gjukanoviqit  se personifikon politikën evropiane edhe për kundër faktit që, siç tha, është individi kryesor për shkak të cilit ky shtet është i robëruar.

Për bujqësinë 26 milion dollar

Bujqve të Malit të Zi  përmes programit të ri të kreditimin nga fondi Abu Dabi për zhvillim, do të jenë në dispozicion 26 milion dollarë në dy drejtime me qëllim të zgjerimit të numrit të shfrytëzueseve, është kumtuar nga Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ministri Millutin Simoviq dhe kryetari i Këshillit të drejtorëve të Fondit investues zhvillimor, Zoran Vukçeviq, kanë paralajmëruar sot në Bjello Pole fillimin e qasjes në realizimin e mjeteve që kanë mbetur nga programi ADMAS. Simoviq ka prezantuar qasjen e re duke sqaruar se një pjesë e mjeteve në shumë prej 10 milion dollarëve do tu dedikohet shfrytëzueseve të cilët do të kenë mundësinë  të marrin kredi prej 100 mijë deri në një milion dollar, kurse 16 milion dollarë do të ndahen për kredi me vlerë prej 1 deri në 3 milion dollarë për një shfrytëzuese.

Vazhdim i bashkëpunimit me institucionet në Slloveni

Mali i Zi dhe Sllovenia do ta intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë përmes implementimit të shërbimeve të ngjashme shëndetësore dhe të protokoleve medicinale bashkëkohore, është theksuar në takimin në Lubjanë të Ministrave të shëndetësisë, Kenan Hrapoviq dhe Millojka Kollar Celllarc. Në takimin në Ministrinë e shëndetësisë të Sllovenisë janë shkëmbyer përvojat për sfidat me të cilat ballafaqohen dy vende në realizimin e reformave të vazhdueshme të cilat janë të domosdoshme në  çdo sistemin shëndetësor dhe për rezultatet  dhe përfitimet e tyre  për pacientët. Harpoviq dhe Kollar kanë theksuar rëndësinë e përparimit të bashkëpunimit me projektin e telemjekësisë ndërmjet qendrave referente medicinale, para së gjithash të Qendrës klinike të Malit të Zi dhe Institutit onkologjik në Lubjanë, të cilët si supervizorë  tanimë janë të përfshirë në realizimin e programeve të zbulimit të hershëm të karcinomit të gjirit në Mal të Zi.

Rikonstruimi do të përfundojë për një muaj

Në gjysmën e parë të majit do të përfundojë i tërë rikonstruimi i rrugës Cetinë- Budva, është kumtuar pas takimit në Komunën e Budvës. Pasi që komuna i ka dërguar ftesë Qeverisë, Ministrisë gjegjëse dhe Drejtorisë për komunikacion, kryetari i Komunës Dragan Krapoviq, përfaqësuesi i banorëve Aleksandar Franeta dhe drejtori i Drejtorisë Savo Paraça kanë mbajtur sot një takim në të cilin është arritur marrëveshja që punimet në aksin kontestues Braiqi– Budva sa më parë duhet të përfundojnë. Paraça ka theksuar se kjo punë duhet të kryhet sa më parë sepse së shpejti fillon sezoni turistik. Ai ka përkujtuar se para një muaji është shfuqizuar kontrata me me kompaninë e deritashme dhe së shpejti kompania e re, “Crnagoraput” do ti fillojë punimet duke filluar prej nesër.

Kredi për legalizimin e objekteve

Societe Generale Banka Montenegro u ka ofruar qytetarëve me kushte të volitshme, pa hipotekë shumën prej 15 mijë euro kredi për legalizimin e objekteve të ndërtuar pa leje. Zëvendësi i drejtorit kryesor ekzekutiv Radulle Raoniq ka theksuar se kjo Bankë, duke ndjekur ligjin për planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve dhe duke parë nevojën e një pjese të qytetarëve, ka vendosur që tu ofrojë kushte tejet të volitshme për financimin e legalizimit  të objekteve të ndërtuara pa leje.

Nesër dhe të hënën ditë pushimi

Me rastin e festës së ardhshme të Pashkëve ortodokse, për të punësuarit e fesë ortodokse, ditë pushimi do të jetë e premtja dhe e hëna. Nga Ministria për punë dhe çështje sociale kanë sqaruar se në bazë të ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët i konfeksionit ortodoks kanë të drejtë në pushim me pagesë të premten e madhe dhe ditën e dytë të Pashkëve. Organet shtetërore dhe organet e Administratës lokale, Institucionet publike, Ndërmarrjet dhe subjektet tjera të cilat kryejnë veprimtari me interes publik, janë të detyruar që gjatë shënimit të festës të sigurojnë kryerjen e punëve, me ndërprerjen e të cilave mund të kenë pasoja të dëmshme qytetarët dhe shteti, thuhet në kumtesë.

Prishtina kërkon epilogun e dialogut me Beogradin këtë vit

Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, kanë vlerësuar udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës. Por, njëkohësisht është theksuar se nuk ka shumë vullnet te pala serbe për një marrëveshje ndër shtetërore, kurse janë ngritur edhe dyshime tek lehtësuesi i procesit të dialogut, përkatësisht tek Bashkimi Evropian, i cili është kritikuar për zvarritje të skajshme të procesit. Presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova mbetet e vendosur për vazhdimin e dialogut, i cili sipas tij, duhet të përmbyllet me një marrëveshje dhe njohje reciproke. Këto komente, Thaçi i bëri në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit. Kurse kryeministri Ramush Haradinaj tha se BE-ja si lehtësuese e bisedimeve po e udhëheqë këtë proces shumë ngadalë. Ai kërkoi nga Brukseli që të kërkojë ndihmë, duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse nuk ka kapacitet për ta përmbyllur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Në konferencë kanë marrë pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtar, ndër ta edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie i cili  tha se falë dialogut ka ndodhur integrimi i sistemit të drejtësisë në veri të Kosovës siç ka ndodhur edhe integrimi i policisë. Por, ka nënvizuar ai, kohët e fundit vërehet një lloj lodhje nga dialogu. Po ashtu, në debat rreth çështjes së dialogut janë përfshi edhe përfaqësues të subjekteve politike, publicistë dhe njohës të zhvillimeve politike në Kosovë.

Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin

Angelina Eichhorst, drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, si dhe zëvendësdrejtore menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), ishte në një vizitë dy ditore në Prishtinë për të adresuar zhvillimet e fundit dhe hapat urgjentë të ardhshëm. Sipas një njoftimi, së bashku me krerët politikë të Kosovës, si nga partitë qeverisëse, ashtu edhe nga opozita, përfaqësuesit e shoqërisë dhe sigurisë, Eichhorst diskutoi për agjendën e integrimit evropian të Kosovës pas adoptimit të Strategjisë së re të Ballkanit Perëndimor të Komisionit dhe në raportet e ardhshme vjetore, përfshirë edhe Kosovën – që pritet të publikohet më 17 prill. Ajo, siç thuhet më tej, përmendi rëndësinë e votimit të suksesshëm në Kuvend, i cili ratifikoi marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, një hap të gjatë dhe të pritur drejt liberalizimit të vizave. Ajo gjithashtu përshëndeti punën pozitive mbi legjislacionin e fundit të miratuar në Kuvend. Eichhorst theksoi se çdo mosmarrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të adresohet dhe zgjidhet në mënyrë paqësore në dhe përmes dialogut dhe theksoi nevojën urgjente për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura. “Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin/Komunitetin e komunave me shumicë serbe pa ndonjë vonesë të mëtejshme”, citohet të ketë thënë Eichhorst. Në këtë drejtim, Eichhorst ka përshëndetur njoftimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për fillimin e punës së Ekipit Drejtues.

Kosova nuk mund të ndalë rrugëtimin e Serbisë drejt UE-së

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se situata me Kosovën është problem kyç për të cilin duhet të ketë një zgjidhje. Ajo madje ka thënë se rikonstruktimi i qeverisë po bëhet pikërisht për këtë çështje. “Serbia ka për të gjet fuqinë e saj për të krijuar paqen dhe stabilitet në Kosovë, çka vërtetë është e vështirë dhe tejet brengosëse”, ka thënë Bërnabiq në një intervistë për Novimagazin, përcjell Klan Kosova. “Kosova është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin në Serbi por edhe për tërë rajonin. Ndër të tjera ajo ka folur edhe për rrugën e Serbisë drejt BE-së.“Mendoj që Kosova nuk mund ta pengojë rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së. Integrimi evropian është tregim tjetër, zgjidhja për ta njohur Serbia, Kosovën është tjetër tregim. Së pari mendoj se zgjidhja e kësaj çështjejej është interes i Serbisë, jo vetëm i unionit, por që interes përfundimtar për Serbinë është gjetja e një zgjidhje afatgjate”.

Protestat bllokojnë 4 akse rrugore

Në Shqipëri, që prej orës 10.00 të ditës së sotme opozita ka nisur protesta në katër zona të ndryshme të vendit duke bllokuar akset rrugore kombëtare në Vorë, në Bradashesh në dalje të Elbasanit, në Çermë të Lushnjes dhe në Milot ku bashkohet rruga që vjen nga Kosova me atë nga Shkodra, drejt Tiranës. Në Milot, protesta nisi me një përlasje me policinë e cila kërkoi që të mos bllokohej rruga, duke u tërhequr më pas. Protestat e sotme vijnë pas vendimit të marrë pak ditë më parë nga opozita për t’i bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile, ndonëse ajo shprehet se protestat e sotme janë organizuar nga qytetarët dhe ajo vetëm po i mbështet ato. Protestat e sotme u nxitën nga manifestimi i zhvilluar fundjavën e shkuar në Rrugën e Kombit për të kundërshtuar tarifën e pagesës së vendosur për kalimin në aksin që lidh Shqipërinë me Kosovën. Protesta çoi në përplasje të dhunshme me policinë dhe më pas në djegien, nga ana e protestuesve të sporteleve të ngritura për pagesën e tarifës që nis nga 2.5 euro për motorrët deri në 22.5 euro për kamionët. Në përpjekje për ta qetësuar situatën e tendosur në vend, kryeministri Edi Rama, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërise, ka bërë të ditur se pagesa e tarifës nuk do të aplikohet deri sa të gjendet një zgjidhje për banorët e asaj zone. “Nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa pasur zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë”, tha Rama.

"Shqipëria meriton hapjen e pakushtëzuar të negociatave me UE"

“Shqipëria e meriton çeljen e pakushtëzuar të negociatave me BE-në”, deklaroi sot në Tiranë europarlamentari Knut Fleckenstein. Në një konferencë për shtyp, ai tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave duke theksuar se një proteste nuk mund të ndikojë në opinionin e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave. Në fjalën e tij, Fleckenstein bëri të ditur se gjatë vizitës dy ditore ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Sipas tij, Shqipëria është në rrugën e duhur. “Ne mendojmë se Këshilli i Europës duhet të çel në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me Shqipërinë”. Duke folur për protestat, ai kërkoi që palët të ruajnë këtë të drejtë, por duhet zbatuar ligji dhe duhet ruajtur gjakftohtësia. Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i takon çështjes së detit të bëhet pengesë për hapjen e negociatave. “Nuk mendoj se çështja e kufirit detar me Greqinë do të ndikojë në hapjen e negociatave. Shqipëria dhe Greqia kanë zhvilluar tryeza pozitive për të zgjidhur problematikat mes tyre”, tha ai.

Turqia thotë se do të vazhdojë me operacione "të ngjashme si në Kosovë

Qeveria turke u zotua se do të kryejë operacione të reja jashtë vendit për të sjellë në Turqi ndjekësit e klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin e fajëson për përpjekjen për grushtshtet, më 2016. "Shërbimi kombëtar i inteligjencës deri më tash ka kapur 80 anëtarë të FETO-s në 18 vende dhe i ka sjellë ata në Turqi", tha sot zëvendëskryeministri Bekir Bozdag, në Ankara, duke përdorur akronimin për ndjekësit e Gulenit. "Operacione të shërbimit të inteligjencës, të ngjashme me ato në Kosovë, do të vazhojnë", tha Bozdag. Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, e cila është vendosur pas përpjekjes për puç, më 15 korrik, 2016. Mbi 50,000 njerëz janë të ndaluar, në lidhje me grushtshtetin e dështuar, dhe rreth 150,000 të tjerë janë shkarkuar nga puna.

Rusia kërkon mbledhje të Këshillit të sigurimit për çështjen “Skripal”

Rusia kërkoi një takim të Këshillit të Sigurimit në OKB për të diskutuar për çështjen e helmimit të ish-agjentit, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, ndërkohë që tensionet rriten në lidhje me përdorimin e agjentëve kimikë në territor britanik. Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia kërkoi që ky takim të zhvillohet sot në mesditë në Nju Jork. Moska kërkon të ketë akses në materialet hetimore që ka Londra në lidhje me këtë çështje, si dhe kërkon të ketë ekspertët e saj të përfshirë në hetimin e këtij sulmi, për të cilin Britania e Madhe ka akuzuar Rusinë.

Sulmet kibernetike mund të aktivizojnë mekanizmin e mbrojtjes

Mekanizmi i mbrojtjes kolektive të NATO-s mund të aktivizohet për herë të dytë, vetëm në rast se aleanca goditet nga një sulm kibernetik, deklaroi dje sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “NATO u kushton një vëmendje të veçantë sulmeve kibernetike, sepse ne po shohim  gjithnjë e më shumë të ndodhin sulme kibernetike”, deklaroi Stoltenberg për gazetarët në Otava gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. “Në vitin 2014 aleanca ra dakort se nëse do të goditeshin nga një sulm kibernetik mund të nxiste zbatimin e nenit 5 të NATO-s dhe një reagim nga e gjithë aleanca”,  deklaroi Stoltenberg. Neni 5 mbron parimin se sulmi ndaj vetëm një anëtari përbën një sulm ndaj të gjithëve. Ky nen është vënë në zbatim vetëm një herë gjatë gjithë ekzistencës 69-vjeçare të aleancës, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2001.                                                                                                                                                                                              

Në QKI “Malësia” sonte në Tuz, sopranoja Gjylie Pelingu

Sonte me fillim në ora 20, në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në Tuz, do të organizohet koncerti recital i sopranos nga Ulqini Gjylie Pelingu, nën përcjellje të Fatime Buzukut me piano dhe Jozo Jakoviq me fizarmonikë. Siç na njoftoi organizatori, programi përbëhet nga 10 kompozime të ndryshme nga disa vende, prej të cilave nga trevat shqiptare janë, Kënge Arbëreshe – “Vajta kalova“, Avni Mula- “Agimet Shqiptare”, dhe shumë të tjera. Gjylie Pelingu ka lindur në Zvicër, por shkollën fillore dhe te mesme e ka mbaruar ne Ulqin. Ka marre pjese si në konkurse republikane, ku ka fituar çmime të para dhe të treta, ashtu dhe ne konkurse internacionale. Ne vitin 2010 u regjistrua ne Universitetin e Arteve ne Tirane me pedagogen prof. Manjola Nallbani. Ka diplomuar ne vitin 2013 me notën maksimale, ku ka vazhduar dhe studimet master, poashtu ne Tirane me pedagogen Nallbani. Ka pasur bashkëpunime me orkestrën e Operas dhe Baletit te Tiranës, me Filarmoninë e Tiranës, Orkestrën e harqeve, “Aleksander Moisiut” nga Durrësi, Orkestrën e Universitetit te Cetinës, Kuartetit te harqeve dhe me sopranon nga Vjena, Petra Halper Koning, e gjithashtu ka pas bashkëpunime me artist të njohur nga Malit te Zi me mbështetjen e Qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e Kulturës së pakicave- CEKUM. Është njëra nga themelueset e sezonit koncertror, “Vivo” në Ulqin, e poashtu kontributin e saj e jep edhe për Festivalin “Belkanto”, poashtu në këtë qytet. Koncerti recital i sopranos Pelingu, nën përcjellje të Buzukut me piano dhe Jakoviqit me fizarmonikë, siç na thanë, është i lirë për publikun.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi po mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe vende vende me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Bijello Pole e Beranë 20 gradë, Tivar e Ulqin 18, Podgoricë, Herceg Novi, Plavë e Rozhaj 17, Budvë 16, Plevle 14, Cetinë e Plluzhinë 13, Nikshiq e Kollashin 11 dhe në Zhablak 10 gradë.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë, kurse në veri i vranët dhe me reshje të shiut dhe në viset e larta me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 1 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 22 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se