Žabljak
Pretežno vedro
19.9 °C
Pljevlja
Pretežno vedro
21.8 °C
Herceg Novi
Vedro
28.8 °C
Nikšić
Pretežno vedro
21.6 °C
Cetinje
Vedro
24.5 °C
Bar
Vedro
32.2 °C
Podgorica
Vedro
28.9 °C
Ulcinj
Vedro
31.4 °C
Kolašin
Malo oblačno
11.5 °C

Lajmet

04. 04. 2018.   >>  17:17 0

Lajmet 04.04.2018

04.04.2018

Për Pepiqet nga 30 ditë paraburgim

Banorëve të Rozhajës Ilham dhe Hilmo Pepiq , të dyshuar për hedhjen e bombës para shtëpisë së gazetarit Sead Sadikoviq në Bjello Pole u është caktuar paraburgimi deri në 30 ditë. Avokati i të dyshuarve ka theksuar se njëri prej tyre ka pranuar fajësinë për veprën për të cilën është i dyshuar dhe sipas fjalëve të avokatit, ai është penduar për këtë akt. Prokurori Denis Zvrko ka theksuar se gjykatësi hetues i Gjyqit themelor në Bjello Pole ua ka caktuar të dyshuarve Pepiq paraburgimin prej 72 orëve për shkak të veprës penale të mbajtjes së armëve pa leje dhe të materialit eksplodues. Avokati i Pepiqëve  ,Hamedin Shutkoviq ,ka theksuar se në rastin konkret nuk ekziston asnjë shkak ligjorë për caktimin e paraburgimit dhe për këtë arsye do të paraqesin ankesë

Të sigurohet mbrojtje adekuatë e gazetarëve

Organet kompetente duhet t sigurojnë mbrojte adekuate të gazetarëve dhe në këtë mënyrë të dërgohet mesazh i qartë se çdo formë e presionit ose e sulmit kundër medias nuk do të tolerohet , ka theksuar avokati i popullit Shuqko Bakoviq. Ai ka dënuar ashpër vendosjen e mjetit eksplodues para shtëpisë së gazetarit Sead Sadikoviq dhe formën e tillë të shprehjes së mos kënaqësisë  kundrejt punës së gazetarit .Nga institucioni i avokatit të popullit përkujtojmë se gazetarët e pavarur , të cilët veprojnë në mjedisin e sigurt dhe në kushte të rregullta pune janë të domosdoshëm për çdo shoqëri demokratike.

Me politikë të butë ndëshkimore është kontribuar në rritjen e kriminalitetit

Prokuroria , gjykata dhe policia përmes politikave të buta ndëshkimore kanë kontribuar në rritjen e shkallës së kriminalitetit në Mal të Zi ,kanë theksuar OJQ gjatë tubimit para Ministrisë së punëve të brendshme. Një grup prej rreth 10 OJQ rreth koalicionit Platforma e hapur ka organizuar sot tubim nga i cili kanë kërkuar aksion më efikas të shtetit me rastin e rrezikimit të situatës së sigurisë. Drejtori ekzekutiv i OJQ 4 Life ,Sasha Mioviq, ka theksuar se sot janë tubuar para ndërtesës së Ministrisë së punëve të brendshme me qëllim që të shprehin pa kënaqësinë me situatën aktuale në sektorin e sigurisë. Ai ka shtuar se në disa raste janë arrestuar individë për bartjen e armëve janë dënuar me kusht ose me dënim me burg prej disa muajsh. Ai konsideron se partitë politike dhe OJQ duhen të paraqesin amendamente me qëllim që të rriten ndëshkimet për vrasje , vrasje në tentativë , vendosjen e bombave e të ngjashme. Drejtorja ekzektuvie e Qendrës për të drejtat e gruas ,Maja Raiçeviq, ka vlerësuar se situata e sigurisë në shtet është në nivelin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Principi i regatës është i vetmi princip i drejtë i vlerësimit

Principi i regatës është principi i vetëm i drejtë i vlerësimit të progresit të çdo shteti drejtë BE , është vlerësuar gjatë bisedimeve të shefit të diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq me kryetaren e Kuvendit popullore të Bullgarisë Cveta Karjançeva. Darmanoviq, i cili qëndron për vizitë zyrtare dy dishte në Bullgari, ka biseduar sot me kryetarën e parlamentit Karjançeva. Siç është njoftuar nga Ministria e punëve evropiane ,Darmanoviq ,ka theksuar se është i kënaqur me bashkëpunimin ndër parlamentare duke theksuar në veçanti rendësin e aktiviteteve dhe veprimtarinë e grupeve të miqësisë parlamentare të Malit të Zi dhe Bullgarisë. Siç theksohet ,Darmanoviq ka thënë se pret se parlamentarët bullgar do ta përkrahin Malin e ZI edhe në fazën e fundit të asocimit të Malit të ZI me BE, ashtu siç ka vepruar edhe në fazën përfundimtare të procesit integrues euro atlantikë.

Kuvendi i BE të diskutojë për Knezheviqin

Klubi i deputetëve të FD dhe kryesia e Frontit demokratikë u kanë dërguar letër anëtarëve të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës , KE, me të cilën i bëhet ftesë këtij insitucioni që menjëherë të fusë në rend të ditës çështjen e gjendjes të drejtave dhe të lirive të njeriut , të demokracisë dhe të sundimit të ligjit në Mal të ZI. Letrën ua kanë dërguar anëtarëve të Asamblesë parlamentare të Këshillit të  Evropës me rastin e , siç theksojnë , faktit se anëtari i kësaj Asambleje nga Mali i Zi ,Millan Knezheviq gjendet në vuajtjen e dënimit me burg prej 4 muajsh. Ata theksojnë se Millan Knezheviq është dënuar për shkak të “shtyrjes së policit” , i cili në kuadër të forcave policore dhe të policisë komunale në orët e para të mëngjesit në tetor të vitit 2015 , siç theksojmë , “në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën ka shpërndarë protestat disa ditësh qytetare të FD”.

Akreditohen mbi 1 mijë vëzhgues

Qendra për moritoring dhe hulumtim ( CEMI) ka akredituar sot në Komisionin zgjedhor të shtetit mbi 1 mijë vëzhgues afatshkurtër të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale të 15. prillit. Drejtori i repartit juridik të CEMI-it Bojan Bozhoviq, ka theksuar se vëzhguesit do të shpërndahen nëpër vendvotimet në tërë Mal të Zi. “Ne përmes vëzhguesve tonë me kohë do të marrim të gjitha informatat nga vendvotimet ku ata do të gjenden. Ata do të na njoftojnë me të gjitha parregullsitë eventuale” ka theksuar Bozhoviq. Ai ka theksuar se CEMI gjatë ditës zgjedhore do të ketë konferenca të rregullta për gazetarët dhe do ta njoftojë opinionin për pjesëmarrjen , parregullsitë , trendin e votimit dhe projektimin e rezultateve.

Sot është dita e studentëve

Studentët e Malit të Zi festojnë sot Ditën e studentit e cila shënohet në shenjë kujtimi në studentin e drejtësisë  Zarko Marinoviq i cili ishte vrarë në vitin 1936 në Beograd gjatë grevës së muajit prill . Rektori i Universitetit të Malit të Zi prof. Danillo Nikoliq ka uruar Ditën e studentit ,duke theksuar se kjo datë paraqet simbolin e aktivizmit studentor përmes përkujtimit në Zharko Marinoviq nga Cetina, i cili duke mbrojtur shokun e vetë e humbi jetën në demonstratat studentore antifashiste në vitin 1936 në Beograd . Nikoliq ka theksuar se menaxhmenti i Universitetit të Malit të ZI , personeli edukativ dhe administrativ dëshirojnë ti përkujtojnë studentët se aty janë për shkak të tyre që tu ndihmojnë që në kuadër të programeve të ofruara dhe përmbajtjet studimore ti avancojnë njohuritë e veta teorike dhe praktike , të nxisin idetë e tyre kreative dhe ti inspirojnë ata për sfida konstante intelektuale.

THAÇI: KOSOVA KA PLOTËSUAR KRITERET PËR LIBERALIZIM TË VIZAVE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se janë bërë hapa konkretë në forcimin e sundimit të ligjit dhe se është bërë progres në luftën kundër korrupsionit, por ka ende për të bërë në këtë drejtim. Ai gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar kundër korrupsionit e pranoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është e lehtë, por ka ende punë për të bërë.“Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova ka marrë një sërë veprimesh për sundimin e ligjit. Kosova ka miratuar legjislacion për këtë fushë. Kosova ka pasur sfida në zbatimin e legjislacionit. Ky proces që ka për qëllim forcimin e mekanizmave për luftën kundër korrupsionit do të ketë mbështetjen time dhe të zyrës sime”, tha ai. Presidenti Thaçi tha se në mënyrë graduale është rritur numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe është rritur buxheti për institucionet e sundimit të ligjit.

Baily: Maqedonia me gjasa reale për anëtarësim në NATO

Mundësitë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO janë shumë më reale sesa në të kaluarën. Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, në një tribunë kushtuar 4 prillit, ditës së Aleancës Veri-Atlantike. Sipas Bailyt, niveli jo i kënaqshëm i sundimit të së drejtës e bënë shtetin të parezistueshëm ndaj korrupsionit, por edhe në paraqitjen e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa rikujtoi nevojën urgjente për zbatimin e reformave sistemore, por edhe të zbatimin e tyre në praktikë.

Gjykata në Tiranë merr vendim për protestuesit në Kalimash

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për mbajtje në burg të 11 nga 23 personat e arrestuar, pjesëmarrës në protestat në Rrugën e Kombit, ku u është vënë zjarri sporteleve të pagesës së tarifës prej 5 eurosh për makina. Për të arrestuarit e tjerë është vendosur detyrim paraqitjeje dhe arrest-shtëpiak. Policia e Shqipërisë ka marrë masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës të së mërkurës, duke bllokuar tërësisht rrugët, derisa dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të opozitës janë mbledhur përballë Gjykatës, në anën tjetër të lumit Lana, duke kërkuar lirimin e të burgosurve. Gjykimi u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave dhe brenda në sallë ishin vetëm familjarët e të arrestuarve dhe disa deputetë të partive opozitare. Opozita e bashkuar shqiptare ka kaluar në mosbindje civile, duke thirrur protesta për të enjten. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët dhe të mos e paguajnë taksën rrugore prej 5 eurosh. Ata kundërshtuan arrestimet dhe gjykimin e protestuesve.

Liderët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit bisedojnë për Sirinë

Presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë do të takohen sot në Ankara, për të diskutuar për të ardhmen e Sirisë dhe mënyrat se si të rrisin ndikimin e shteteve të tyre në Siri.Presidenti turk, Recep Tyyip Erdogan do të mirëpres homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë iranian, Hasan Rohani.Ky është samiti i dytë tripalësh në gjashtë muajt e fundit.Të trija shtetet janë të përfshira thellësisht në luftën në Siri. Rusia dhe Irani mbështetë presidentin Bashar al-Assad, ndërkaq Turqia mbështetë grupet rebele. Rusia, Turqia dhe Irani kanë sponsorizuar një sërë negociatash të paqes për konfliktin në Siri, që mbahen në Astana të Kazakistanit. Lufta në Siri ka nisur më 2011. Që atëherë, vlerësohet se janë vrarë mbi 340 mijë persona, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur.

Rasti Skripal: Britani nuk e pranon përfshirjen e Rusisë në hetime

Mbretëria e Bashkuar e ka përshkruar si "të çoroditur" propozimin rus për një hetim të përbashkët të helmimit të një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij, muajin e kaluar në Sallsbëri të Anglisë.

Komentet vijnë nga ekipi britanik që ndoqi një takim emergjent të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, në lidhje me këtë çështje.

Rusia, e cila ka thirrur takimin në Hagë, dëshiron që Britania t’i ndajë provat. Britania thotë se Rusia, pothuajse me siguri, duhet fajësuar për sulmin kundër Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia, por Moska e mohon përfshirjen. Qeveria britanike thotë se agjenti nervor Noviçok, prodhim rus, është përdorur në sulmin e 4 marsit.

Incidenti ka shkaktuar krizë diplomatike – shtetet perëndimore dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës dhjetëra diplomatë.

Zjarr edhe në një qendër tregtare të Rusisë

Mbi 100 njerëz janë evakuuar nga një qendër tregtare në Moskë, pas shpërthimit të zjarrit në një zonë magazinimi në një kat të sipërm, raportojnë mediat ruse. Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar personelin mjekësor, tha se një person ka humbur jetën nga zjarri në qendrën tregtare "Persei Dlya Detei".Zjarrfikësit janë vënë në kërkim të njerëzve brenda objektit që ndodhet në lindje të Moskës, por nuk është e qartë nëse ka mbetur dikush brenda. Muajin e kaluar, zjarri në një qendër tregtare në qytetin Kemerovo të Siberisë ka lënë të vdekur 64 njerëz, në mesin e tyre 41 fëmijë, dhe ka rritur shqetësimet për sigurinë në ndërtesa të tilla.

Identifikohet sulmuesja në selinë e YouTube

Një grua ka plagosur tre persona në zyret qendrore të kompanisë YouTube në Kaliforni dhe më pas ka vrarë vetën, ka thënë policia amerikane.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se një burrë dhe dy gra janë në gjendje kritike, pas të shtënave në San Bruno, në afërsi të San Franciskos më 3 prill.

Policia e ka identifikuar sulmuesen e dyshuar si 39-vjeçarja Nasim Aghmad nga San Diego dhe ka thënë se janë duke hetuar për motivet e sulmit.

Disa media kanë raportuar se sulmuesja e dyshuar është me prejardhje iraniane.

Kabul: Nga shpërthimi i një bombe janë plagosur ushtarë afganë

Tre persona janë plagosur pas shpërthimit të një bombe në kryeqytetin afgan, kanë njoftuar zyrtarët. Zëdhënësi i policisë në Kabul, Hashmat Stanekzai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se dy ushtarë janë në mesin e të plagosurve. Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së Ministrisë së Brendshme. Stanekzai ka thënë se një bombë përgjatë rrugës ka shpërthyer. Por, disa media kanë raportuar, duke cituar zyrtarë të sigurisë të kenë thënë se shpërthimi ka ndodhur pasi një bombë magnetike është vendosur në një veturë të forcave të sigurisë afgane. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Nesër mot i ndryshueshëm

   Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Vende vende janë të mundshme edhe reshje lokale e të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , në veri vende vende deri e fortë jugore . Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 9 deri në 20 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se