Žabljak
Pretežno oblačno
15.4 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
20.6 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
25.6 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
19.2 °C
Cetinje
Oblačno
18.6 °C
Bar
Pretežno oblačno
26.5 °C
Podgorica
Umjereno oblačno
24.0 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
19.5 °C
Kolašin
Oblačno
14.5 °C

Lajmet

03. 04. 2018.   >>  17:38 0

Lajmet 03.04.2018

03.04.2018

Arrestohen dy persona për shkak të vrasjes së Shakoviq dhe Jovanoviq

Nuk ka kriminel dhe as mafi e cila mund ta mundin shtetin, deklaroi Ministri për punë të brendshme, Mevlludin Nuhoxhiq. Ministri tha se janë zbuluar autorët e vrasjes së dyfishtë në Podgoricë dhe sulmit me bombë në Bijello Pole, duke shtuar se zgjidhja e veprave më të vështira kriminale nuk është aq e lehtë. Përndryshe, Policia i ka arrestuar dy individ për shkak të vrasjes së Millosh Shakoviq dhe Radiovoje Jovanoviq të shtunën e kaluar në qendër të Podgoricës. Policia ka shndritur vrasjen e dyfishtë, ka deklaruar për Antena M një burim nga kreu i policisë duke shtuar se informatat e tjera do të publikohen në konferencën për shtyp. Sipas njoftimeve, të arrestuar janë Predrag dhe Janko Vukadinoviq të cilët janë të identifikuar në bazë të mostrave biologjike dhe siç njoftohet ata do të merren në pyetje në prokurorinë shtetërore speciale ndërkohë që policia kërkon edhe një person,me iniciale J.M i dyshuar për vrasje.  Shakoviq dhe Jovanoviq janë vrarë të shtunën e kaluar në Sheshin e Pavarësisë rreth orës 12, kur kundër tyre ka shtënë një burrë i maskuar. Më pas ata ndërruan jetë në Qendrën klinike të Malit të Zi nga plagët e marra.

Arrestohen Hilmo dhe Ilham Pepiq

Ilham dhe Hilmo Pepiq nga Rozhaja janë arrestuar për shkak të dyshimit se të dielën, diçka pas orës 23, kanë hedhur bombë në qendër të Bjello Poles, para shtëpisë së gazetarit të Televizionit “Vijesti”, Sead Sadikoviq. Policia dyshon se shënjestër e sulmit ka qenë gazetari Sadikoviq, por tani për tani nuk mund të flasin për motivet sepse hetimet janë në vazhdim. Prokurori themelor në Bejllo Pole, Denis Zvrko, ka deklaruar se janë marr të gjitha gjurmët nga vendi i ngjarjes të nevojshëm për ekspertizë dhe do të dërgohen në hulumtimet gjegjëse. Eksplodimi ka ndodhur diçka pas orës 23, kurse Sadikoviq në atë moment nuk ishte në shtëpinë e tij. Brenda ishte vetëm bashkëshortja e cila e ka njoftuar atë për ngjarjen në oborrin e tyre.

Policia të kthej besimin e qytetarëve

Këshilli për kontrollin qytetar të policisë i ka bërë ftesë të organizatës së policisë që maksimalisht të shfrytëzojë kapacitetet dhe autorizimet e veta dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjin për të marr të gjitha masat që ta kthejë ndenjen e paqes dhe sigurisë tek qytetarët, kurse autorët e veprave penale ti dorëzojë para drejtësisë. Këshilli, siç është kumtuar, sot përveç shqyrtimit të rregullt të lëndëve të cilat janë në përpunim e sipër detajisht në kuadër të kompetencave të veta ka shqyrtuar situatën e sigurisë të qytetarëve dhe veprimin e organeve policore lidhur me këtë çështje. Theksohet se Këshilli me intensitet do të  përcjell veprimin e organeve policore edhe në të ardhmen. Ndërsa një grup të OJQ-ve, të bashkuar rreth koalicionit,“Platforma e hapur”, do të organizojnë nesër tubim protestues, që, siç u kumtua nga Aleanca Qytetare, do të kërkojnë aksion më efikas të shtetit për shkak të situatës së rrezikuar të sigurisë.

Solidaritet me NATO-n dhe UE

Me dëbimin e diplomatit rus, Mali i Zi ka treguar solidaritet ndaj aleatëve të NATO-s dhe UE, deklaroi ministri për punë të jashtme i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq. Ai gjatë qëndrimit sot në Bullgari përkujtoi se Mali i Zi për shkak të rastit,“Skipal”, dëboi diplomatin rus dhe i ka tërheq pëlqimin për veprimtarin e konsullit të nderit të federatës ruse, derisa Moska është përgjigjur me të njëjtën masë. Darmanoviq thotë se Mali i Zi me këtë rast është vendosur të përcjellë politikën e UE. Ai tha se Mali i Zi në tetor të vitit 2016 ishte viktimë e sulmit të Rusisë, në rastin e tentim terrorizmit, duke shtuar se atëherë Aleatët i ofruan përkrahje që të dinë se çfarë po ndodhë dhe ti tregojnë botës se çka ka ndodhë. Përndryshe, Moska do të dëbojë një diplomat malazez, u kumtua nga Ministria për punë të jashtme. Ambasadori i Malit të Zi në Rusi, Ramiz Bashiq është ftuar në Ministrinë ruse për punë të jashtme, ku i është kumtuar ky vendim.

Ndryshohet shpesh struktura e ekipit për bisedime

Integrimet evropiane para së gjithash janë pjesë e punëve të brendshme, andaj formimi i zyrës të bashkëbiseduesit kryesor pranë kabinetit të kryeministrit ka kuptimin e vetë, konsideron Aleanca qytetare. Siç transmeton gazeta Pobjeda”, Ministria e punëve evropiane, e cila tash më tepër se një muaj është pa ministër, do të leqet. Gazeta shkruan se në pajtim me organizimin e ri i cili është planifikuar, zyra e bashkëbiseduesit kryesor duhet të jetë pranë kabinetit të kryeministrit. Drejtori programor i Aleancës qytetare, Boris Raoniq, ka theksuar se Mali i Zi në procesin e integrimeve evropiane e ka ndryshuar tepër shpesh strukturën e ekipit për bisedime. Raoniq ka shtuar se theks i veçantë tani duhet ti kushtohet kapitujve 23 dhe 24, gjë që, siç konsideron ai, në momentin e tensioneve politike dhe të procesit zgjedhor nuk është e lehtë të kryhet, ka konkluduar Raoniq.

Harmonia shumë nacionale është pasuri e Malit të Zi

Mali i Zi është i pasur për shkak të harmonisë së vetë shumë fetare dhe shumë nacionale dhe si i tillë sigurisht është shembull në Evropë, ka deklaruar kandidatja për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviq. Në shembullin e këtij uniteti dëshirojë të theksojë se qytetarët e Plevlës kanë vendosur se është koha për ndryshime, ka theksuar Vuksanoviq  gjatë vizitës në këtë qytet verior. Ajo ka shtuar se Plevla duhet të jetë simbol i shtetit shumë kulturor për shkak të trashëgimisë së pasur kulturo historike dhe sakrale.

Vota për Vuksanoviq shkon për Bojaniqin

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), Millo Gjikanoviq, ka rekomanduar mbrëmë se votuesit e Partisë Social Demokratike (PSD) duhet të mendojnë mirë nëse duhet përkrahur Draginja Vuksanoviq e cila, siç ka vlerësuar, nuk mund të kalojë në rrethin e dytë. Kështu, ka theksuar Gjukanoviq, në fakt ata e përkrahin përfaqësuesin e “politikës së shkatërrimit dhe mohimit të shtetit të Malit të Zi“ Mlladen Bojaniq. Lideri i PDS në konventën parazgjedhore në Rozhaj ka theksuar se opozita gjithmonë ka qenë opstrukcion në arritjen e qëllimeve shtetërore me përjashtim të Partisë Social Demokratike. Gjukanoviq ka theksuar se fakti që Partia Boshnjake (PB) dhe Social Demokratët (SD) e përkrahin kandidaturën e tij për president, dëshmon se Mali i Zi edhe përkundër të gjitha sprovave të vështira shtetërore ka mbijetuar e mbështetur mbi këtë aleancë politike.

Gjukanoviq do të jetë i mundur

Millo Gjukanoviq dhe partia e tij gradualisht janë duke e humbur orientimin politik, kurse ai do të jetë i mundur në zgjedhjet presidenciale me 15 prill, është i bindur kandidati presidencial i pjesës më të madhe të opozitës, Mlladen Bojaniq. Ai në intervistën për Portalin e RTMZ, nuk është përgjigjur drejtpërdrejtë në pyetjen nëse beson në mundësinë se do të shënoj rezultat më të mirë nga kandidati i përbashkët opozitarë në zgjedhjet e fundit presidenciale Miodrag Lekiq. Ai konsideron se kjo është e pakrahasueshme dhe se gjatë këtyre viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar dukshëm. Ai pohon se Gjukanoviq do të pësoj disfatë dhe më pas, siç ka theksuar, do të fillojë profesionalizimi i plotë dhe çlirimi i institucioneve malazeze, përfshirë këtu edhe servisin publik.

60 për qind të institucioneve e shkelin ligjin

Ministria për punë e çështje sociale dhe Komunat vazhdojnë të shkelin ligjin dhe nuk i publikojnë të dhënat për asistencat sociale, duke rrezikuar kështu transparencën e procesit zgjedhorë, ka tërhequr vërejtjen zëvendës drejtorja e Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT), Bilana Papoviq. Ajo ka theksuar se monitorimi i kësaj Qendre ka treguar se obligimet gjysme mujore të publikimit të asistencave sociale, përveç Ministrisë për punë dhe çështje sociale, nuk i kanë plotësuar edhe shumë Komun atjera, në mesin e të cilave janë edhe komunat e Podgoricës, Gucisë, Petnjicës, Rozhajës dhe Ulqinit.

Prej sot çmime të reja të benzinës

Prej sot në Mal të Zi të gjitha derivatet me përjashtim të eurodizelit, janë më të shtrenjta 4 cent, i është kumtuar agjencisë Mina Business nga Ministria e ekonomisë. Çmimet e  eurosuper 95 dhe 98 janë më të larta 4 cent dhe tani një litër kushton 1.31, gjegjësisht 1.45 euro. Të theksojmë se ndryshimi i fundit i çmimeve të derivateve të naftës është bërë me 20 shkurt me ç rast, të gjitha derivatet, me përjashtim te eurodizelit ishin liruar 4 cent. Këto çmimet do të jenë të vlefshme gjatë dy javëve të ardhshme.

Prej sot lejohen vizitat në Qendrën klinike

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi duke filluar prej sot janë të lejuara vizitat prej orës 14 deri në ora 15. Në kumtesën e Qendrës Klinike kumtohet se vendimi është sjell në pajtim me përmirësimin e situatës epidemiologjike në Mal të Zi. Në Klinikën për sëmundjet infektuese dhe në Repartin e maternitetit vizitat nuk janë të lejuara, kurse në Repartin e përkujdesjes intensive vizitat janë të përkufizuara dhe me kritere të veçanta, thuhet në kumtesë.

Asociacioni vetëm brenda institucioneve të sistemit

Marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe nuk po gjen zbatim, pasi sipas Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me Kushtetutën. E me këtë nuk po pajtohet Lista Serbe e cila ka vënë edhe ultimatum që Asociacioni të formohet deri më 19 prill, duke thënë se në të kundërtën serbët njëanshëm do ta formojnë atë më 20 prill. Një ditë më parë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se i mbështet serbët e Kosovës për themelimin e njëanshëm të Asociacionit, pasi sipas saj Prishtina nuk po i përmbush marrëveshjet e Brukselit. Por Qeveria e Kosovës konsideron se Asociacioni mund të krijohet vetëm brenda institucioneve të Republikës. Kështu ka thënë shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi. Ndërkohë, pas paralajmërimit të Listës Serbe, presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë diskutuar për formimin e një grupi punues i cili do të merret me draftimin e statutit të Asociacionit.

Deportimi i shtetasve turq - ishte një lloj vjedhje e njerëzve nga Kosova

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk i kupton reagimet e presidentit turk ndaj tij, ndërsa theksoi se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës. Në këtë intervistë, kryeministri Haradinaj tha se nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të ketë urdhëruar operacionin e arrestimeve dhe deportimit që sipas tij ishte një lloj vjedhjeje e njerëzve nga Kosova. “Kosova ka një kujdes në marrëdhëniet me të gjitha shtetet tjera edhe me Turqinë. Jemi mirënjohës për njohje, për përkrahje në planin ndërkombëtarë në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, tani kemi aplikuar për Interpol në këtë vit dhe kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos ndërhyjmë në punë të brendshme të ndonjë shteti tjetër edhe të Turqisë”, tha Haradinaj për Zërin e Amerikës. Marrëdhëniet e cilësuar si të mira ndërmjet të dyja vendeve u acaruan ditëve të fundit për shkak të kritikave të ashpra të presidentit turk ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj i cili shkarkoi dy zyrtarë të lartë të sigurisë për shkak të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Partneriteti ekonomik Kosovë - Turqi, i luhatur nga politika

Turqia është një prej shteteve me praninë më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Bashkëpunimi besohet se do të vazhdojë në ritmin e njëjtë, edhe pas zhvillimeve që pasuan dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi. Ky aksion i përbashkët i agjencive të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova është lavdëruar nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan, por jo edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për çka më pas Erdogan e ka kritikuar ashpër kryeministrin kosovar. Mbi 372 milionë euro llogariten investimet e Turqisë në Kosovë që nga viti 2008. Kurse, vetëm në vitin 2017, investimet e shtetit turk në Kosovë, sipas shifrave zyrtare, kanë qenë mbi 28 milionë euro, të dhëna këto që Turqinë e radhisin si shtetin e katërt më vlerën e investimeve, pas Gjermanisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe. Edhe sa u përket shkëmbimeve tregtare, Turqia pozicionohet mirë në tregun e Kosovës. Sipas të dhënave, edhe pse jo shumë të freskëta të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2016, mbi 6,500 qytetarë të Turqisë e kanë vizituar Kosovën.

Opozita kalon në mosbindje civile

Opozita e Bashkuar e Shqipërisë ka mbajtur mbrëmë një mbledhje ku ka marrë vendim unanim se mosbindja civile është e vetmja formë proteste kundër Qeverisë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dy krerët e partive opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, u kanë bërë thirrje qytetarëve të bllokojnë rrugët dhe të mos paguajnë taksën prej 5 eurosh në Rrugën e Kombit. “Kemi dalë me një vendim unanim, në krahë të qytetarëve, të njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që po goditen, vidhen dhe përçmohen nga një bandë kriminale në pushtet”, ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Opozita ka paralajmëruar protesta derisa taksa rrugore të hiqet, por po ashtu ka thënë se nuk ka tërheqje deri në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Putin arrin në Ankara

Presidenti rus, Vladimir Putin ka arritur në Ankara dhe pritet të takohet me holomogun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të udhëtimit të tij të parë jashtë vendit prej kur ka fituar një tjetër mandat si president rus. Kremlini ka thënë se Putin dhe Erdogan do të jenë pjesë e një ceremonie për fillimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, përmes një videokonference. Centrali është duke u ndërtuar në bashkëpunim me Rusinë. Ata po ashtu pritet të diskutojnë tregtinë mes dy vendeve dhe bashkëpunimin ekonomik, detajet për planin e Turqisë për blerjen e sistemit bërthmor nga Rusia si dhe situatën në Siri. Më 4 prill, liderit rus dhe atij turk do t’i bashkohet presidenti iranian, Hassan Rohani për bisedime tripalëshe lidhur me konfliktin sirian shtatëvjeçar, në të cilin të trija shtetet janë të përfshira thellë.

Greva në Francë sfidon udhëheqësinë e Macronit

Qarkullimi hekurudhor në Francë është ndërprerë në kuadër të grevës kundër reformave të laburistëve të presidentit francez, Emmanuel Macron. Fillimi i grevës është cilësuar si “E martja e zezë”, mirëpo aksioni do të vazhdojë për tre muaj, përkatësisht dy ditë në javë. Stafi i kompanisë shtetërore hekurudhore, është duke udhëhequr grevën, ndonëse kësaj nisme i janë bashkuar edhe punëtorët e sektorit të energjisë dhe mirëmbajtjes. Kjo pakënaqësi përbën sfidën më të madhe të Macronit prej kur presidenti ka fituar pozitën në majin e vitit të kaluar. Macron dëshiron të transformojë Operatorin kombëtar të trenave (SNCF ), në kompani profitabile, pasi e njëjta shton 3 miliardë dollarë borxhe në vit, duke rritur shumën në 47 miliardë dollarë deri më tash. Unoni ka thënë se borxhet janë shkaktuar nga investimet e tepërta në trenat dhe akuzon Macronin për hapje të rrugës së privatizimit. Punëtorët e kompanisë frikësohen se mund të humbin punën, rritjen vjetore të pagave dhe të drejtën për pensionim të hershëm.

Prokurorët gjermanë kërkojnë ekstradimin e ish-liderit katalanas

Prokurorët gjermanë i kërkuan një gjykate të lejojë ekstradimin në Spanjë të ish-udhëheqësit separatist katalanas, Carles Puigdemont. Prokurorët në qytetin Shlesvih thanë se e kanë paraqitur kërkesën te gjykata rajonale, pas “shqyrtimit intensiv” të urdhërarrestit evropian, të lëshuar nga Spanja. Puigdemont është ndaluar në Gjermani qysh më 25 mars. Spanja e akuzon atë për rebelim dhe organizim të një referendumi të paautorizuar. Gjykata në Shlesvih pritet të vendosë pas disa ditësh për ekstradimin ose jo të Puigdemontit. Avokatët e tij i kanë bërë thirrje Qeverisë gjermane që të ndërhyjë në këtë rast, duke u thirrur në “dimensionin politik”.

Lavrov mirëpret zotimin e Trumpit se do të tërhiqet nga Siria

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se e mirëpret zotimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të tërhequr trupat amerikane nga Siria "shumë shpejt", tani që grupi militant Shtetit Islamik është mundur. "Deklarata e Trumpit, javën e kaluar, tregon se ai mbetet i përkushtuar ndaj premtimeve të mëparshme, se SHBA do të largohet nga Siria pas fitores ndaj Shtetit Islamik", tha Lavrov. Rusia dhe presidenti sirian, Bashar al-Assad, për muaj të tërë i kanë bërë thirrje SHBA-së që t'i tërheqë rreth 2,000 trupat e saj nga Siria, duke thënë se prania e tyre atje është shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Assad shpesh ka thënë se ai nuk i ka ftuar trupat amerikane që t'i bashkohen luftës në vendin e tij, ashtu siç ka bërë me forcat ruse në vitin 2015. Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Mbi 370,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Presidenti i Egjiptit fiton 97 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi ka fituar mandatin e dytë presidencial. Ai ka fituar 97 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura javën e kaluar, ka njoftuar Komisioni i Zgjedhjeve. Dalja në zgjedhje ka qenë 41.05 për qind. Sisi nuk është përballur me kundërkandidat të fuqishëm në zgjedhjet që u mbajtën nga 26 deri më 28 mars. Kundërkandidati i tij në këto zgjedhje ishte Moussa Mustafa Moussa, një politikan pak i njohur dhe i cili ka mbështetur presidentin egjiptian, transmeton AP. Moussa ka fituar më pak se 3 për qind të votave ose 1.76 milionë vota. Gjatë një adresimi televiziv, Sisi ka falënderuar votuesit dhe ka premtuar se do të punojë për popullin egjiptian, duke thënë se “ata që më kanë shpërblyer me besimin e dhënë dhe më kanë dhënë votën, nuk kanë shumë dallim prej atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”.

Netanyahu anulon marrëveshjen me OKB-në për zhvendosjen e migrantëve afrikanë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë sot se ka anuluar marrëveshjen me agjencinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara për të zhvendosur mijëra migrantë afrikanë, raporton Reuters. Disa orë pas njoftimit të së hënës për arritjen e marrëveshjes, e cila do t’iu garantonte mijëra migrantëve të tjerë të drejtën për të qëndruar në Izrael, Netanyahu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai është duke pezulluar zbatimin e së njëjtës deri në rishikimin e radhës. Netanyahu më pas ka njoftuar për vendimin e tij edhe gjatë një takimi me përfaqësuesit e banorëve në jug të Tel Avivit, një zonë e varfër që ka tërhequr komunitetin më të madh të migrantëve, ndonëse shumë banorë duan që afrikanët të largohen nga ajo zonë. Fati i rreth 37,000 afrikanëve në Izrael përbën dilemë morale për shtetin që hebrenjtë e konsiderojnë shtëpi. Bazuar në marrëveshje me agjencinë e refugjatëve të OKB-së që Netanyahu e ka miratuar të hënën, rreth 16,250 migratë afrikanë, shumica prej tyre nga Eritrea dhe Sudani do të duhej të shpërnguleshin në kombet Perëndimore.

Edhe nesër mot pa ndryshime

Sot në Mal të Zi po mban mot kryesisht i kthjellët, vende vende me vranësira të pakta lokale. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Bijello Pole e Beranë 21 gradë, Podgoricë e Rozhajë 20, Ulqin, Budvë e Plevle 19, Tivar e Herceg Novi 18, Kollashin e Plavë 17, Cetinë e Nikshiq 16 dhe në Zhablak 13 gradë. 

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot me vranësira të pakta dhe intervale të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -1 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 12 deri në 22 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se