Žabljak
Pretežno oblačno
-0.8 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
6.1 °C
Herceg Novi
Vedro
15.2 °C
Nikšić
Pretežno vedro
9.4 °C
Cetinje
Vedro
9.0 °C
Bar
Vedro
15.7 °C
Podgorica
Vedro
15.0 °C
Ulcinj
Vedro
14.8 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
3.9 °C

Lajmet

13. 02. 2018.   >>  18:00 0

Lajmet 13.02.2018

13.02.2018

Policia dëgjon disa funksionar të FD lidhur me donacione

Policia ka marr sot në seancë dëgjimore disa funksionarë të Frontit Demokratik në mesin e të cilëve ishin edhe deputetët në përbërjen aktuale të parlamentit. Deputeti i Frontit Millutin Gjukanoviq ka theksuar se ata janë shoqëruar me polici për shkak të donacioneve të cilat i janë paguar kësaj aleance politike gjatë vitit 2016. Si dëshmitarë në prokurorinë speciale të shtetit është dëgjuar edhe deputeti Jovan Vuçuroviq.

Në prokurori edhe M. Knezheviq

Njëri ndër liderët e Frontit Demokratik Millan Knezheviq është dëgjuar në prokurorinë special të shtetit. Knezheviqin e ka dëgjuar prokurorja Stojanka Radoviq pasi që është vërtetuar se ata nuk janë në lidhje të ngushta familjare të cilat do të ndikonin në objektivitetin e procesit. Kryetari i Partisë popullore demokratike ka theksuar më parë se i janë ofruar 10 mijë euro me qëllim që ti shlyhet akt vendimit për sulmin kundër policëve, me të cilin Knezheviq është dënuar me 4 muaj heqje lirie.

Qytetarët më shumi i besojnë Radio Televizionit të Malit të Zi

Radio Televizioni i Malit të Zi ka besueshmërinë më të lartë të qytetarëve, ka treguar hulumtimi “i fuqisë, televizionit, radios dhe portalit të RTMZ”, për vitin 2017. Hulumtimi është bërë në dhjetor të vitit të kaluar në mostrën prej 1000 qytetarësh nga 21 komunë, të moshës mbi 50 vjeçare, kurse përqindja më e madhe e të hulumtuarve është deri në moshën 49 vjeçare. 32 për qind të hulumtuarve kanë besueshmërinë më të madhe në Radio Televizionin e Malit të Zi. Trendi i rritjes është konstant prej vitit 2011 kurse në raport me vitin 2016 besueshmëria është rritur për 1.3 për qind. Numri më i madh i të hulumtuarve konsideron se RT i MZ është televizioni me traditën më të gjatë dhe stacioni televiziv i cili realizon transmetimet direkte sportive si dhe në masën të mjaftueshme ka të përfaqësuar programin edukativo shkencor, tha projekt menaxheri i agjencisë, “E3 konsalltin”, Aleksandra Popoviq e cila ka realizuar hulumtimin. Vlen të cekim se programi më kualitativ në kuadër të programit të parë të këtij mediumi, shikuesit e veçojnë programin e pakicave, pastaj programin për persona me nevoja të veçanta dhe emisionin për sektor joqeveritar.

Të rritet transparenca në proceset zgjedhore

Qendra për Tranzicionin Demokratik e ka ftuar sot Komisionin shtetërorë të zgjedhjeve dhe Agjencinë për pengimin e korrupsionit që ta rrisin transparencën e procesit zgjedhor dhe me përgjegjësi ti qasen kryerjes të gjitha aktiviteteve të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale. Zëvendësdrejtorja e kësaj Qendre, Bilana Papoviq ka theksuar se Komisioni zgjedhor i shtetit edhe në këtë proces zgjedhor vazhdon praktikën e mospublikimit të gjitha dokumenteve të rëndësishme kështu që me mënyrën e tillë të punës nuk kontribuon në plotësimin e rekomandimeve të cilat OSBE-ODIHR i ka rekomanduar pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016.

 

Parlamenti nesër për anëtarin e ri të Këshillit të RT të MZ

Parlamenti i Malit të Zi, në seancën e dyte të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër duhet të emërojë Ivan Jovetiqin për anëtarë të Këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi. Atë , si kandidat i Universitetit Donja Gorica, në këtë funksion e ka propozuar Këshilli administrativ. Jovetiq, në këtë funksion do ta zëvendësojë Nikolla Vukçeviqin, të cilin Parlamenti e ka shkarkuar për shkak të konfliktit të interesave. Përndryshe në rend të ditës së seancës së nesërme gjenden ndryshimet e ligjit për të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik, në turizëm dhe hoteleri, për ndryshimet e ligjit për të rinjtë dhe për prokurorinë shtetërore.

Ministrat e mbrojtjes nesër për disa tema në Bruksel

Planifikimi bërthamor, struktura komanduese e NATO-s , bashkëpunimi me UE janë temat për të cilat do të debatohet në takimin e nesërm të ministrave të mbrojtjes i cili fillon nesër në Bruksel. Në takim do të marr pjesë edhe ministri malazezë i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Kjo është mbledhja e tretë në nivelin e ministrave të mbrojtjes në të cilën Mali i Zi merr pjesë si anëtarë fuqiplotë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stolltenberg ka theksuar në konferencën për gazetarët se për sigurinë e përbashkët është me rëndësi ndarja e ndershme e ngarkesës. Pas disa viteve të rënies, prej vitit 2014 kemi shënuar rritje tre vjeçare në mesin e aleatëve evropianë dhe të Kanadasë në shpenzimet e mbrojtjes.

Të përshpejtohen aktivitet për lokalitetin e qendrës muzikore

Duhet përshpejtuar të gjitha aktivitetet në mënyrë që qendra muzikore sa më parë të fitojë një lokal reprezentues dhe kushtet adekuate për kryerjen e veprimtarisë së vetë, ka vlerësuar ministri i kulturës Aleksandar Bogdanoviq. Ai me drejtorin e Qendrës muzikore Zharko Mirkoviq ka biseduar për temat aktuale në këtë institucion të kulturës, përfshirë këtu problemet me kapacitetet e lokaleve me të cilat përballet Qendra muzikore prej themelimit të vetë në vitin 2006. Bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështje gjatë disa muajve të ardhshëm, duke pasur para sysh se rikonstruimi i shtëpisë së ushtrisë në të cilën është paraparë të vendoset Qendra muzikore është në fazën përfundimtare, është kumtuar nga Ministria e kulturës.

 

Pjesëmarrja në LO, realizim i ëndrrës

Skiatorja malazeze Jelena Vuiçiq ka deklaruar se me pjesëmarrjen në lojërat olimpike dimërore e ka realizuar ëndrrën e vetë , por dëshiron që në Pjongçang të ofrojë maksimumin dhe të realizojë plasman sa më të mirë. Ajo ka theksuar e ka pasur rastin që të realizojë një trajnim oficial dhe se terreni është mjaftë kërkues por i përgatitur mirë. Nuk mendoj dhe as nuk jam e ngarkuar me rezultatin dhe plasmanin sepse disiplina është e tillë se ku askurrë nuk mund të dihet se çfarë mund të ndodhë , ka theksuar Vuiçiq për agjencinë Mina.

Pahor: Respektoni marrëveshjet – nuk ka mënyrë tjetër

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor i është drejtuar me një fjalim Kuvendit të Kosovës, ku ka inkurajuar deputetët që t’i miratojnë marrëveshjet, përfshirë edhe Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Pahor tha se po viziton Prishtinën, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, për të “thelluar marrëdhëniet”, në mes të Sllovenisë dhe Kosovës. “Për nder të këtij jubileu, pranoni urimet e mija dhe të shtetit që përfaqësoj dhe dhuratat më të mira nga populli ynë për të ardhmen tuaj të suksesshme”. Pahor tha se populli slloven dhe shqiptarët e Kosovës, kanë mbështetur njëri-tjetrin për pavarësinë e shteteve përkatëse. Ai tha se dy shtetet, e kanë për detyrë që të mbrojnë të drejtat e minoriteteve. Pavarësisht problemeve, tha ai, Sllovenia po përmirëson marrëdhëniet me fqinjët e saj, edhe pas 25 vjet të krijimit të shtetit. “Unë e kuptoj kompleksitetin e kësaj detyre të vështirë. Prandaj, unë kam mbështetur përpjekjet e Prishtinës dhe Beogradit, që gradualisht të përmirësojnë çështjet e hapura përmes bisedimeve dypalëshe dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian”, tha Pahor.

Vizita e presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në hapjen e seancës solemne për nder të vizitës së presidentit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Pahor, tha se vizita e presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kanë ndërtuar dy shtetet. “Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurt dhe më e fuqishme në rrugën e saj euro-atlantike. Adresimi i presidentit slloven Borut Pahor në Kuvendin e Kosovës, shpreh më se miri frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, tha Veseli.

 

Trump uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në letrën që ia ka dorëzuar ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, thuhet se "gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të saj dhe të demokracisë multietnike". "Teksa mbetet punë për t’u bërë, ne duartrokasim përparimin tuaj", ka thënë Trump në letrën e urimit. "Derisa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Në këtë mënyrë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve", ka thënë Trump. Ai po ashtu ka theksuar se SHBA e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm, ndërsa Thaçi e ka falënderuar atë "për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën". "Populli ynë është me shumë fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA", ka thënë Thaçi

Rasti Ivanoviq, gjykata liron dy policët serbë

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka liruar dy pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët janë arrestuar në fundjavë, nën dyshimet se kanë manipuluar me prova në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Prokuroria e Kosovës më herët i ka kërkuar gjykatës që të zgjasë në një muaj paraburgimin e dy policëve nga Mitrovica e Veriut. Prokurori kryesor në Mitrovicën e Veriut, Shuqri Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim i gjykatës është i papritur dhe se prokuroria do ta apelojë atë brenda 24 orësh. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, D.M. dhe Zh.J., janë arrestuar për veprën penale "manipulim me prova në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit".

“Është koha të punohet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i tha homologut rus, Vladimir Putin, se “tani është koha për të punuar drejt paqes së qëndrueshme” midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Trump i bëri komentet në një bisedë telefonike me Putinin, ndërsa ky i fundit takoi në Moskë udhëheqësin palestinez, Mahmud Abbas. Putin tha se bisedimet me Abbasin janë përqendruar në gjetjen e një “qasjeje të përbashkët”, për të kapërcyer dallimet midis Izraelit dhe palestinezëve. “Situata është larg asaj që duam të shohim”, tha Putin, duke shtuar se ai “gjithmonë e ka mbështetur popullin palestinez”. Shtëpia e Bardhë tha se Trump, në bisedë me Putinin, ka theksuar edhe rëndësinë e marrjes së hapave të mëtejshëm për të siguruar denuklearizimin e Koresë së Veriut. Trump është ankuar vazhdimisht se Rusia nuk po bën sa duhet për të detyruar Phenjanin që të heqë dorë nga armët bërthamore, përmes sanksioneve të rrepta ekonomike. Në një intervistë për agjencinë Reuters, muajin e kaluar, Trump ka thënë se Rusia po e ndihmon Korenë e Veriut që t’iu shmanget sanksioneve të vëna nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Gjatë bisedimeve në Moskë, Abbas tha se palestinezët nuk mund të pranojnë më vetëm SHBA-në si ndërmjetësuese në negociatat me Izraelin, pasi Trump, më 6 dhjetor, e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka bërë publike planet për të zhvendosur ambasadën amerikane atje. “Marrë parasysh atmosferën e krijuar nga veprimet e Shteteve të Bashkuara, ne refuzojmë çdo bashkëpunim me SHBA-në si ndërmjetësuese”, tha Abbas.

 

Tillerson: Shteti Islamik mbetet kërcënim serioz

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u bëri thirrje vendeve të koalicionit shumëkombësh që lufton grupin ekstremist Shteti Islamik në Irak dhe Siri të angazhohen për mposhtjen e plotë të militantëve. “Fundi i operacioneve të mëdha luftarake nuk do të thotë se kemi arritur mposhtjen e qëndrueshme të Shtetit Islamik”, tha Tillerson para anëtarëve të koalicionit, të mbledhur në Kuvajt. Ai tha se luftëtarët e Shtetit Islamik kanë humbur shumicën e territoreve që kanë kontrolluar në Siri dhe Irak, por shtoi se ky grup “mbetet kërcënim serioz për qëndrueshmërinë në rajon dhe në pjesë të tjera të globit”. Tillerson po ashtu tha se Uashingtoni ka vendosur të ndajë 200 milionë dollarë ndihma për të stabilizuar zonat e çliruara në Siri dhe se SHBA do të vazhdojë të trajnojë forcat lokale në vendin e shkatërruar nga lufta. Mbi 70 vende i janë bashkuar koalicionit të formuar nën udhëheqjen e SHBA-së në vitin 2014, kur Shteti Islamik ka pushtuar territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Sulmuesi i dyshuar i Stokholmit e pranon fajësinë

I dyshuari për sulmin vdekjeprurës me kamion, që ka tronditur Suedinë në prill të vitit 2017, e ka pranuar fajësinë në ditën e parë të gjyqit të tij në një gjykatë në Stokholm. Avokati i Rakhmat Akilov tha se ai ka dashur të shkaktojë "frikë" dhe të nxjerrë Suedinë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik. Akilov, shtetas i Uzbekistanit, akuzohet për përplasjen e kamionit për një turmë njerëzish në një rrugë këmbësorësh në Stokholm, më 7 prill. Në këtë incident janë vrarë pesë njerëz. Prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm me burg për 39-vjeçarin. Akilov do t'i adresohet gjykatës më 20 shkurt. Gjyqi pritet të zgjasë deri në maj, ndërsa vendimi do të merret muajin pasues. Përgjegjësinë për sulmin në Stokholm nuk e ka marrë asnjë grup.

 

Edhe nesër mot i paqëndrueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe me reshje të shiut në jug, kurse në veri dhe viset e larta me borë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Budvë 9, Podgoricë e H. Novi 8, Ulqinë e Beranë 7, B. Pole 6, Plluzhinë , Plavë e Rozhaj 4, Nikshiq e Plevle 3, Cetinë e Kollashin 2 dhe në Zhablak 1 g.

Për nesër në viset jugore dhe qendrore parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe para dite me reshje të dobëta e lokale të shiut. Në viset veriore vende vende me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare vende vende e fortë nga drejtimet e Jugut. Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 7, kurse më e larta e ditës prej -3 deri në 11 g. .

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se