Žabljak
Pretežno oblačno
14.4 °C
Pljevlja
Oblačno
17.9 °C
Herceg Novi
Umjereno oblačno
29.6 °C
Nikšić
Pretežno oblačno
23.1 °C
Cetinje
Malo oblačno
29.0 °C
Bar
Pretežno oblačno
29.4 °C
Podgorica
Pretežno oblačno
24.3 °C
Ulcinj
Pretežno oblačno
29.5 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
17.9 °C

Lajmet

12. 02. 2018.   >>  17:31 0

Lajmet 12.02.2018

12.02.2018

M. Uehara; Mali i Zi i ka përforcuar institucionet demokratike

Mali i Zi i ka forcuar institucionet demokratike, ka krijuar mjedis stabil për investimet e huaja dhe ka vazhduar të jetë port  i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe, për këtë arsye, meriton lëvdata, ka vlerësuar ambasadorja e SHBA, Margaret En Uehara.

Ajo, në ceremoninë solemne të hapjes së shkollës së gjeneratës së 16-të të udhëheqjes demokratike, ka theksuar se, Mali i Zi, ka shans të madhe që të përfitojë nga rruga duke iu afruar Integrimeve  Evropiane.

Kjo, është e vetmja rrugë të cilën e shohin si rrugë të paqes dhe stabilitetit në Ballkan , ka theksuar Uehara. Ajo, ka shtuar se Mali i Zi ka bërë hapa të mëdhenj përpara  prej rivendosjes së pavarësisë dhe është  pozicionuar mirë që të jetë anëtarë i BE në një të afërme të shpejt.

Ambasadori i Bullgarisë,  Mlladen Çervenjakov, ka theksuar se para këtij shteti, i cili kryeson këshillin e BE, gjenden sfida të shumta.

Ambasadori i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, ka theksuar se kompromisi  dhe dialogu janë shumë të rëndësishëm në rastin e sjelljes së vendimeve. Drejtori i shkollës të udhëheqjes demokratike, Brois Raoniq, ka theksuar se qëllimi është që kjo shkollë të kontribuojë në progresin e bisedimeve në kapitujt 23 dhe 24.

 

Norvegjia, vazhdon përkrahjen e parezervë për Malin e Zi

Në vitin e ardhshëm Qeveria e Norvegjisë do ta dyfishojë vëllimin e përkrahjes financiare për Malin e Zi, me theks të veçantë në zhvillimin social dhe ekonomik si dhe ndaj obligimeve  në integrimet evropiane , ka theksuar ambasadori i mbretërisë së Norvegjisë, në Mal të Zi, Arne Sanes Bjornstad,  gjatë  takimit me kryeministrin, Dushko Markoviq. Siç është kumtuar nga qeveria , gjatë takimit është konstatuar se, Mali i Zi dhe Norvegjia, realizojnë bashkëpunim të zhvilluar bilateral i cili paraqet kualitet të ri përmes partneritetit në kuadër të NATO-s.

Markoviq, e ka informuar mysafirin për të arriturat gjatë vitit të kaluar në planin ekonomik si dhe në realizimin e prioriteteve në  Integrimet Evropiane, duke e falënderuar Norvegjinë, për përkrahjen e ofruar sidomos përmes programit bilateral financiar i cili i përcjell prioritetet e shtetit dhe të zhvillimit të tij dhe sidomos për paralajmërimet për të  vazhduar  përkrahjen  gjatë vitit 2018 .

Bjornstad, ka vërtetuar se edhe në vitin e ardhshëm qeveria e Norvegjisë do të vazhdojë ta dyfishojë vëllimin e përkrahjes bilaterale financiare për Malin e Zi, me fokus në zhvillimin socio ekonomik si dhe në obligimet nga integrimet evropiane dhe në realizimin e reformave kyçe me ç’gjë, Norvegjia, vërteton përkrahjen e vazhdueshme për Malin e Zi dhe Ballkanin perëndimor, thuhet në kumtesë.

 

Markoviq, të mërkurën arrin për vizitë zyrtare në  Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Qeverisë , Donjeta Gashi, ka thënë për Gazetën Express, se Markoviq do të vijë në Kosovë të mërkurën.

“Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018. Agjenda e plotë për takimet të cilat do t’i zhvillojë do të bëhet publike me kohën”, ka thënë Gashi.

Vizita e parë e kryeministrit malazez në Kosovë, siç është paraajmëruar më parë nga qeveria, është dashtë të jetë rast i mirë për thellimin e bashkëpunimit në marrëdhëniet  bilaterale mes dy vendeve mike, përmes definimit të aktiviteteve të përbashkëta konkrete dhe projekteve, realizimi i të cilave mund të pritet në periudhën e ardhshme.

 

T.Piculla; Mali i Zi ka avancuar më së tepërmi në procesin e integrimeve

Mali i Zi, ka mjaft arsye të jetë i pakënaqur me suazën kohore të anëtarësimit në BE , sepse zhvillon procesin më të gjatë negociues dhe është lider në rajon, ka vlerësuar deputeti evropianë Tonino Piculla.

Ai, ka përkujtuar se komisari evropianë, Johanes  Hahn, ka theksuar se BE përkrah principin e regatës por, ndërlidhja e Malit të Zi me Serbinë, nuk është korrekte, ka theksuar Piculla, për Pobjedën.

Sipas fjalëve të tij, nuk do të ishte mirë që kjo dozë e pakënaqësisë, ta pengojë Podgoricën në reforma duke pasur para sysh se zhvillon bisedime të mira dhe, ndoshta, përmes suksesit të bisedimeve, do të mundësojë edhe rishikimin e këtij plani.

Ai, duke komentuar strategjinë e miratuar për zgjerim ka theksuar se dokumenti është hartuar në principin  dy nga dy , Mali i Zi e Serbia, Maqedonia e Shqipëria dhe Bosnjë Hrcegovina e Kosova.

Ithtarët, të cilët e dëshirojnë zgjerimin e BE vërtetojnë , se është premtuar tepër sidomos me afatin kohor deri në vitin 2025, sepse konsiderojnë se çdo vend i Ballkanit Perëndimor, është shumë larg anëtarësimit në BE , ka theksuar Piculla.

 

Integrimi në NATO, garant e stabilitetit për rajonin 

Integrimi në NATO, është  garanci e stabilitetit në tërë  Ballkanin perëndimor, ka vlerësuar ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, duke shtuar se Mali i Zi do të vazhdojë ti jap kontribut  në stabilitetin e Kosovës, duke e shfrytëzuar pozitën e vetë pas tryezës me anëtaret tjera të aleancës. 

Boshkoviq, është takuar sot me komandantin e forcave të KFOR-it, në Kosovë, gjeneral majorin Salvatore Koqi,  i cili qëndron për vizitë në Mal të Zi.

Siç është kumtuar nga ministria, Boshkoviq, e ka falënderuar gjeneralin për vizitën duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet kësaj ministrie dhe KFOR-it, është i mirë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

 Boshkoviq, ka theksuar rëndësinë të cilën e ka misioni i NATO-s, për stabilitetin e Kosovës për edhe të rajonit në përgjithësi.

 

Vendimet e gjykatësve mund të shqyrtohen vetëm në gjyqet e shkallës më të lartë

Vendimet të cilat i sjellin gjykatësit, varësisht nga lloji i tyre mund të rishqyrtohen  vetëm në procedurën para këshillave gjegjës ose në gjyqet e shkallës së lartë , ka vlerësuar kryetari i këshillit gjyqësor, Mlladen Vukçeviq.

Ai me rastin e procedurës e cila zhvillohet në gjyqin themelor në Podgoricë dhe me rastin e akuzave të, Goran Gjuroviqit, ka përkujtuar kompetencat e kolegjit gjyqësor të cilat janë paraparë me amendamentin 9 me të cilin është zëvendësuar neni 128 i kushtetutës së Malit të Zi, dhe me nenet 2 dhe 27, të ligjit për kolegjin gjyqësorë  dhe gjykatësit.  Vukçeviq, ka sqaruar se në pajtim me kompetencat, kolegji gjyqësor nuk ka mundësi që ti rishqyrtojë aktvendimet e plotfuqishme të gjyqeve  dhe nuk ka autorizime që të vlerësojë ligjshmërin ose joligjshmërinë e tyre.

 

Knezheviq kërkon marrjen në pyetje nga prokurori kryesor special

Millan Knezheviq, njëri ndër liderët e FD ka kërkuar përjashtimin e prokurores speciale, Stojanka Radoviq, nga lënda e cila është formuar pasi që Knezheviq ka deklaruar se i është ofruar që ti jepen 10 mijë euro që të shfuqizohet akt vendimi për sulmin kundër policit dhe me të cilin Knezheviq është dënuar me 4 muaj burg, njoftohet jo zyrtarisht TVMZ .

Knezheviq, dyshon në neutralitetin e prokurores, Radoviq, dhe siç ka theksuar, dyshon   se ajo mund të jetë subjektive në favor të tij.

Knezheviq, ka propozuar që të dëgjohet nga prokurori special, Milivoje Katniq, transmeton TVMZ.

 

K. G.Kitaroviq; Raortet ndërshtetërore ende nuk mund të quhen miqësore

Presidentja  e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, deklaroi se marrëdhëniet me Serbinë ende nuk mund të quhen miqësore”.

Grabar Kitaroviq, në konferencë me gazetarë me presidentin  e Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se, si përfaqësues të zgjedhur të popullit, kemi obligim të bisedojmë, përcjellin mediat serbe.

Ajo shtoi se vizita e presidentit, Vuçiq në Zagreb, ishte përgatitur me muaj, duke shpresuar se bisedimet të zhvillohen në një klimë tjetër, por pas një “eskalimi të luftës verbale” kohëve të fundit, ka vendosur të ndërpresë ftesën, trasnmeton RTK.

“Për shumë çështje nuk jemi pajtuar, por në disa pika jemi përafruar, diku-diku do të përafrohemi në muaj të ardhshëm”, deklaroi  Grabar Kitaroviq.

Tutje ajo shtoi se “na bashkon përgjegjësia e përbashkët për sigurinë e Evropës Juglindore”.

Më vonë presidenti serb pritet ta takojë edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentarin, Gordan Jandrokoviq.

Vuçiq po ashtu pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë dhe liderë  fetarë.

Marrëdhëniet bilaterale kanë qenë të tensionuara nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë më 1991.

 

J.Hahn; Austria, qëndrim të pandryshuar ndaj Kosovës

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e ka mbështetur ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, i cili ka deklaruar se Austria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

Përmes rrjetit social Twitter, Hahn e ka përcjellë mesazhin e ambasadorit se nuk ka ndryshim të pozicionit austriak ndaj Kosovës.
“S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, ka deklaruar ambasadori austriak Pflander.
Pfandler ka reaguar pasi zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache ,tha sot se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’./Koha Ditore/

 

Opozita e gatshme që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Subjektet politike opozitare kanë filluar t’i tregojnë shenjat e para se duan që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zyrtarët e partive opozitare e kanë kritikuar Qeverinë Haradinaj për paaftësi në punë, duke thënë se e vetmja zgjidhje në këtë moment për Kosovën është mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë pranverë.

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria Haradinaj ka thyer rekordet në degradimin e Kosovës. Sipas tij, kjo Qeveri duhet ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi dhe të japë dorëheqje.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje është treguar e gatshme për mocion mosbesimi ndaj kësaj Qeverie, nëse një gjë e tillë është e nevojshme. “Ne do të kërkojmë mocion atëherë kur të shohim se është e arsyeshme. Mendoj se në këtë drejtim nuk do të ketë ngutje, ka thënë për “Epokën e re” deputeti i kësaj partie, Ali Lajçi.

Më këmbëngulëse në këtë drejtim është treguar kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka thënë për “Epokën e re” se nëse kjo Qeveri nuk e rrëzon veten dhe në mungesë të konsensusit, opozita do të organizojë mocion të mosbesimit ndaj saj.

 

S.Teodorakis; “Maqedonia e epërme, e papërkthyer e pranueshme për palën greke

Pa përkthim në gjuhën greke, emri Maqedonia e Epërme, ashtu siç shqiptohet në gjuhën maqedone, është zgjidhje e pranueshme për Stavros Teodorakis, lideri i partisë greke, Potami.

Nën slloganin "Kohërat kërkojnë guxim dhe përgjegjësi", Teodorakis, para anëtarëve  të organit më të lartë të lëvizjes, fliste për ngjarjet e fundit në Greqi, mes të cilëve edhe çështja e emrit dhe rasti me kompaninë farmaceutike, Novartis.

Lidhur me protestat për "mbrojtje të Maqedonisë", lideri i Potamit, theksoi se nuk kanë kurrfarë pika të përbashkëta me folësit dhe slloganet e tubimeve, me ato të cilët mbrojnë "një Greqi të frikësuar", Greqi që gjithkund sheh komplote".

"Greqia nuk do të dominojë në Ballkan sepse do të vendosë veto. Do të dominojë, nëse dominon, si forcë primare në ekonomi dhe kulturë", tha Stavros Teodorakis, transmeton MIA.

 

Marrëveshje me BE, për të luftuar trafikun e drogës dhe emigracionin e paligjshëm

Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisioneri i Emigracionit, Dimitri Avramopulos.

“Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e prodhuesve të kanabisit. Shqipëria do të përfitojë nga projektet e BE-së gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi ministri Fatmir Xhafaj.

Nga ana e tij, Komisioneri Avramopulos tha se vendi ka bërë progres, por mbetet punë për të bërë sa i takon menaxhimit të emigracionit të parregullt.

 

Vazhdon operacioni i kërkim- shpëtimit në zonën e rrëzimit të aeroplanit  jashtë zonës së Moskës 

Operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën e rrëzimit të aeroplanit jashtë territorit të Moskës mund të marrë një javë, kanë thënë autoritetet ruse.

Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit kanë vdekur 71 personat që kanë qenë në bord.

“Puna në vendin e ngjarjes është duke u kryer gjatë gjithë kohës”, u ka thënë gazetarëve ministri për Situata Emergjente, Vladimir Puchkov.

Ministria ka thënë se vetëm dy trupa janë gjetur deri më tash.

Në këtë operacion janë në detyrë rreth 400 punëtorë.

Puchkov ka thënë se operacioni i kërkimit është vështirësuar, “për shkak të zonës së gjerë, borës së madhe dhe territorit të komplikuar”.

Aeroplani Antonov An-148 është zhdukur nga radari më 11 shkurt pak kohë pasi ishte nisur nga aeroporti Domodedovo në Moskë për në Orsk, kanë thënë zyrtarët.

 

Nga aksidenti i një autobusi në Hong Kong, humbën jetën 19 udhëtarë

Një autobus dykatësh që u rrotullua në  periferi të Hong Kongut të Kinës, ka lënë të vdekur 19 persona.

Autoritet kanë thënë se ngjarja ndodhi për shkak të shpejtësisë dhe mos përshtatjes me kushte të rrugës, duke bërë që 47 vet të marrin lëndime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët spitalor kanë thënë se 19 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, teksa të tjerët duhet të jenë në regjim spitalor.
Mediat e kanë konsideruar këtë si aksidentin më tragjik në Azi, që prej vitit 2003, kur një autobus i përplasur la të vdekur 21 persona.

 

Tramp, kundërshton memorandumin e demokratëve si tejet politik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se memorandumi  sekret i shkruar nga anëtarët demokratë të Kongresit amerikan, për ta kundërshtuar një dokument të republikanëve të publikuar së fundmi , është “tejet politik” dhe duhet të “redaktohet” shumë.

 Trump, pardje e ka bllokuar publikimin e këtij memorandumi, i cili paraqet përgjigje ndaj memorandumit republikan, të cilin presidenti Trump e ka lejuar që të publikohet.

Në këtë memorandum të republikanëve pretendohet se agjencia FBI dhe Departamenti i drejtësisë kishin anuar kundër Trumpit në hetimet federale për Rusinë dhe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

“Demokratëte e kanë dërguar një memorandum të përgjigjes shumë politike dhe të gjatë, për të cilën ata e dinë se për shkak të burimeve dhe metodave, ai duhet të reduktohet rëndë, dhe pastaj ata do ta fajësojnë Shtëpinë e Bardhë për mungesë të transparencës”, ka shkruar mbrëmë ,Trump,  në rrjetin Twitter.

 

M.Pence; SHBA, të gatshme për bisedime me Phenianin 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura për të zhvilluar bisedime me Korenë e Veriut, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence pas pjesëmarrjes së tij në Lojërat Olimpike dimërore në Korenë e Jugut.

Gjatë një interviste për të përditshmen amerikane “The Washington Post”, Pence tha se SHBA-ja do të vazhdonte të vendoste sanksione ndaj regjimit të Koresë së Veriut, por duke shtuar se ajo ishte e gatshme për të zhvilluar edhe bisedime me Phenianin.

Pence tha për “The Washington Post” se sipas qëndrimit të ri të administratës Trump ishte rënë dakord për të zhvilluar bisedime me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In, i cili po shqyrton një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut në fundjavë.

 

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë.

Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Tivar e Budvë 11gradë, Podgoricë e Ulqin 9, H. Novi e Rozhaj 8, Plavë 7, Cetinë , B. Pole , Beranë e Plluzhinë 5, Nikshiq , Plevle , Kollashin e Shavnik 4 dhe në Zhablak 3 g.

Edhe për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje e bubullimë lokale.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej -4 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 11 g. c. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se