Žabljak
Umjereno oblačno
18.6 °C
Pljevlja
Umjereno oblačno
23.8 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
29.2 °C
Nikšić
Umjereno oblačno
25.4 °C
Cetinje
Vedro
26.4 °C
Bar
Vedro
26.8 °C
Podgorica
Malo oblačno
31.0 °C
Ulcinj
Vedro
27.6 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
24.0 °C

Lajmet

09. 02. 2018.   >>  17:34 0

Lajmet 09.02.2018

09.02.2018

Johanes Hahn, në vizitë zyrtare në Mal të Zi

Komisari evropianë për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Johanes Han, qëndron sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Han, në Mal të Zi, vjen pasi që Komisioni Evropianë, ka promovuar strategjinë “Perspektiva e besueshme e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”, e cila përmban udhëzimet e përgjithshme për proces më të shpejt të integrimit të gjitha shteteve të rajonit  dhe data më konkrete  për vlerësimin e sukseseve . Han, është paraparë  që për këtë të flasë në Parlament,  në mbledhjen e përbashkët të këshillave për integrimet evropiane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtare.

Në këtë mbledhje janë të ftuar përfaqësuesit e klubit të deputetëve , ministrat për punë të jashtme dhe punët evropiane në qeverinë e Malit të Zi dhe përfaqësuesit e organizatave relevante joqeveritare. 

Puna e koordinuar ka dhënë rezultate të mira 

Puna e koordinuar  e shërbimeve të inspeksionit  vitin e kaluar ka dhënë rezultate të shkëlqyera andaj edhe këtë vit duhet vazhduar aktivitetet e deritashme, duke pas para sysh anën buxhetore të shpenzimeve, është vlerësuar në mbledhjen e sotme të kreut të qeverisë,Dushko Markoviq,dhe përfaqësuesve të organeve të inspeksionit .

Përfaqësuesit e këtyre drejtorive kanë prezantuar në mbledhjen e sotme të dhënë për aktivitetet  e realizuara.

Siç është vlerësuar, rezultatet e para të komisionit, respektivisht punës së tij në luftën kundër ekonomisë informale, janë inkurajues  sidomos kur është fjala për kontrollin e mallit të akcizave. Siç është konkluduar, shërbimet kompetente  duhet të vazhdojnë aktivitetet  me temp të njëjtë si dhe të ndërmarrin hapa shtesë në përmirësimin e parakushteve normative  për luftën më efikase kundër  ekonomisë informale, është kumtuar nga qeveria.

Eurointegrimet, çelës i stabilitetit rajonal 

Integrimet  euroatlantike janë çelës i stabilitetit rajonal dhe i paqes afatgjate të shteteve në Ballkanin Perëndimor, ka vlerësuar ministri i mbrojtjes nacionale të Turqisë, Nuret Cankil, gjatë bisedimeve me ministrin e mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Nga ministria e mbrojtjes, është kumtuar se Boshkoviq, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Turqi,  është falënderuar në mbështetjen të cilën Turqia ia ka ofruar Malit të Zi në realizimin e synimeve Euro -atlantike.

Cankil, ka theksuar se Mali i Zi mund të llogarisë në përkrahjen e Turqisë në të gjitha fushat duke e përgëzuar për sukseset në plotësimin e qëllimeve të politikës së jashtme.

Ai ka thënë se Turqia, do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Malit të Zi dhe se ky takim është rast i mirë për definimin e modaliteteve për  bashkëpunimin e mëtejmë më intensiv në fushën e mbrojtjes.

Boshkoviq, siç theksohet është i bindur se bashkëpunimi mbrojtës ndërmjet dy vendeve , në rolin e aleatëve në NATO  do të avancohet edhe më tepër. Ai ka shtuar se Mali i Zi e përkrah Turqinë në luftën kundër terrorizmit dhe si anëtarë i NATO Aleancës  do të kontribuojë në sistemin kolektiv të sigurisë.

Sot, vazhdoi procesi gjyqësor  ndaj të akuzuarve për tentim terrorizmit 

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit,  Mirko Velimiroviq,  sot ka vazhduar procesi gjyqësorë në rastin e përpjekjes së terrorizmit në ditën e zgjedhjeve parlamentare, në vitin 2016.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes, Velimiroviq, ka theksuar se prokurori special Milivoje Katniq, ia ka dhënë çelësat e shtëpisë, të cilët është dashtë t’ia dorëzojë të akuzuarit, Bratisllav Dikiq.

Dëshmitari ka theksuar se detyra e tij ka qenë që vetëm të blejë armë dhe ti sjell ato në Mal të Zi. Ai, ka theksuar se prokurori special nuk i ka dhënë të holla për blerjen e armëve. Ai ka sqaruar se thellësia e liqenit në vendin ku i ka hedhur armët është prej 80 deri në 100 metra.

Velimiroviq, ka theksuar se dëshmia e dhënë në gjyqin në Novi Pazar, me 16 janar të vitit 2017, në të cilin ka theksuar se ka qenë i keqpërdorur nga ana e prokurorit special të shtetit, Milivoje Katniq, e ka dhënë sepse ka pas frikë për sigurinë personale. Në fillimin e seancës së sotme prokuroria speciale e shtetit ia ka dorëzuar gjyqit një  zarf me të holla të cilat i ka dorëzuar, Sasha Singjeliq, dhe të cilat janë marr nga prokuroria për kriminalitetin e organizuar të Serbisë.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë të mërkurën me 14 shkurt. 

Bllazhiq, ka grumbulluar 1000 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës 

Gjorgje Bllazhiq, i cili e ka paralajmëruar kandidaturën presidenciale, ka kumtuar sot se brenda 4 ditëve i ka grumbulluar 1 mijë nënshkrime mbështetëse të qytetarëve. Ai ka kumtuar sot se zgjidhjen  e krizës politike dhe institucionale e cila po zgjat tash një vit e gjysmë e sheh në konsensusin e plotë , në pajtim dhe në formimin e qeverisë së pajtimit nacional. Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim do ta fillojë fushatën në 23 komuna të Malit të Zi. Për këtë arsye, siç ka theksuar, si kandidat presidencial , para së gjithash si qytetarë dhe pedagog  është i shqetësuar me situatën në vend dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja andaj propozon opsionin e pajtimit shoqërorë dhe të konsensusit përmes krijimit të qeverisë së unitetit nacional.

Bllazhiq, ka theksuar se si president i Malit të Zi , qëllim primar i tij do të jetë që të kthejë sovranitetin  Kushtetutës të grabitur nga partitë , atyre të cilëve  u takon, pra qytetarëve të Malit të Zi.

M.Shqepanoviq; Gjyqi nuk mund të vendos për vendimet në  Kuvend 

Deputetja e PDS Marta Shqepanoviq  ka vlerësuar se gjyqi themelor në Podgoricë nuk mund të vendos për vendimet e Kuvendit të Malit të Zi. Ajo, duke reaguar në vendimin e Gjyqit themelor në Podgoricë, sipas të cilit urdhërohet  që Goran Gjuroviq të kthehet në vendin e anëtarit të Këshillit të RTMZ në afatin prej 8 ditësh , ajo ka kumtuar se gjyqi brenda natës është bërë kompetent për shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit të Malit të Zi dhe caktimin e masave të përkohshme duke i sugjeruar Kuvendit se si të veprojë më tej.

Sipas logjikës së tillë, Kuvendi i Malit të Zi është barazuar me procedurat në lëndët për shkarkimin e organeve në ndërmarrjet publike dhe në subjektet tjera juridike , dhe statusi i tij është barazuar  me ndërmarrjet publike kurse shkarkimin e anëtarit të Këshillit të RTMZ, është trajtuar si kontest pune , ka kumtuar Shqepanoviq.

Afro 6 milion euro për financimin e partive politike 

Për  financimin e partive politike gjatë këtij viti nga buxheti do të ndahen 5.98 milion euro. Nga agjencia për pengimin e korrupsionit është kumtuar se në ministrisë së financave, 23 komuna dhe 2 komuna në kuadër të kryeqytetit, në pajtim me ligjin për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore, kanë qenë të detyruar që deri në fund të janarit të sjellin vendimin  për shumën e mjeteve buxhetore për financimin e punës së rregullt të subjekteve politike.

Pas verifikimit në internet faqet , agjencia ka konstatuar se vendimin brenda afatit të paraparë e kanë sjellë dhe publikuar ministria e financave, 14 komuna dhe 2 komuna në kuadër të kryeqytetit.

E.Hoxhaj; BE të bëjë më shumë që edhe pesë vendet tjera ta njohin realitetin e ri në Evropë  

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Parlamentit Evropian në lidhje me 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat që e shoqëruan shtetndërtimin e vendit.

Hoxhaj,  tha se është e paimagjinueshme që në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ende janë pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Agjenda kundër njohjes ndërkombëtare e Kosovës, është agjendë e Rusisë, dhe është absurde që në vitin 2018, shtetet e BE-së të mos të kenë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket Kosovës.

Kjo mungesë e unitetit brenda BE-së, është reflektuar edhe në pozitën e Kosovës në strategjinë e re të BE-së, për zgjerim në Ballkan. Hoxhaj tha se BE-ja duhet të bëjë më shumë që pesë vendet e mbetura jo-njohëse ta njohin Kosovën dhe ta pranojnë realitetin e ri në Evropë. 

Financial Times”; Shqipëra mund të parakalojë Serbinë në rrugën drejtë BE-së 

Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, shkruan gazeta e njohur britanike ”Financial Times”.

Në një editorial kushtuar zgjerimit të BE-së, kjo gazetë nënvizon faktin se ”unioni nuk duhet të zmbrapset  pasi, në të kundërt, Rusia dhe Turqia do të mbushin këtë boshllëk”.

“Pas një pauze të gjatë, BE ka dëshirë të flasë sërish për zgjerimin e kufijve të saj. Vitin e kaluar, presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker premtoi t’u ofrojë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme për anëtarësimin në BE”, shkruan gazeta.

“Mbetet në interesin e të gjithëve për të dhënë parashikime realiste për shtetet e Ballkanit, ndërkohë që janë të shumtë ata që dyshojnë në sinqeritetin e BE-së, pas viteve të tëra pritjeje përballë dyerve të mbyllura”, shton ajo.

K.Erjavec; Lubjana do të kërkoj ndihmën e gjyqit të BE-së, lidhur me çështjen e kufirit 

Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, tha se është befasuar nga pozita e kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, i cili shpalli se kontesti për kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë është një “çështje dypalëshe”.

“Ky është problem i Bashkimit Evropian dhe i sundimit të ligjit”, tha Erjavec në një intervistë televizive. Sllovenia dhe Kroacia i’u drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar për kufirin e tyre në Gjirinë e Piranit në Detin Adriatik.

Vendimi i Gjykatës ishte në favor të Sllovenisë, mirëpo Kroacia refuzoi ta pranojë vendimin. Ministri slloven nënvizoi se me këtë refuzim Kroacia i shkel rregullat e BE-së dhe në se kjo nuk ndryshohet, Lubjana do ta hedhë në gjyq Kroacinë në Gjykatën e BE-së në Luksemburg.

Senati amerikan miraton marrëveshjen për buxhetin 

Senati amerikan ka votuar për  rihapjen e qeverisë dhe miratimin e marrëveshjes për buxhetin prej 400 miliardë dollarësh, pasi  liderët kongresionalë janë përpjekur për të minimizuar efektet e mbylljes së qeverisë.

Marrëveshja ka kaluar me 71 vota në favor të saj dhe tani duhet të kalojë te Dhoma e Përfaqësuesve.

Më 19 janar, qeveria amerikane ishte mbyllur për tri ditë pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes për financim.

Qeveria është hapur më 23 janar, pak kohë pas votimit nga dy dhomat e Kongresit.

Tramp dhe Modi, diskutojnë temat rajonale 

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin indian, Narendra Modi, për të diskutuar tema rajonale, duke përfshirë luftën në Afganistan dhe gjendjen e vështirë të refugjatëve Rohingya në Burma.

Të dy liderët kanë përsëritur përkushtimin e tyre për sigurinë e Afganistanit, është thënë në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Uashingtoni ka njoftuar kohën e fundit se është duke pezulluar ndihmën për Pakistanin, pas supozimeve se Islamabadi ka ofruar streha të sigurta për militantët që po veprojnë në Afganistan.

Pakistan i hedh poshtë akuzat.

Në të njëjtën kohë, administrata amerikane ka nisur përpjekjet për të rritur marrëdhëniet ushtarake dhe ekonomike me Indinë, duke synuar balancimin e politikës së jashtme të Kinës në Azi.

Iraku kërkon 100 miliardë dollar për rindërtimin e vendit 

Iraku kërkon rreth 100 miliardë dollarë investime të jashtme në transport, energji dhe bujqësi, në kuadër të planit për të rindërtuar pjesë të shtetit dhe për ringjalljen e ekonomisë pas luftës tri-vjeçare me grupin militant, Shteti Islamik.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Komisioni Kombëtar për Investime ka publikuar një listë të 157 projekteve, për të cilat do të kërkojë investime në Konferencën Ndërkombëtare për Rindërtimin e Irakut.

Kjo konferencë do të mbahet në Kuvajt nga 12 deri më 14 shkurt.

Në disa projekte parashihet rindërtimi i pjesëve të shkatërruara siç është aeroporti i Mosulit, derisa të tjerat janë të fokusuara në fuqizimin e ekonomisë, ka thënë këshilltari për ekonomi i kryeministrit irakian, Haider al-Abadi.

Tetë kandidatë do të garojnë  në zgjedhjet presidenciale në Rusi 

Tetë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit në Rusi, në të cilat parashikohet fitorja e presidentit aktual, Vladimir Putin.

Lista e kandidatëve është finalizuar kur Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar zyrtarisht kandidimin e Ksenia Sobchak dhe Maksim Suraikin në ditën e fundit të procesit të regjistrimit.

Në një takim të transmetuar drejtpërdrejt në Moskë, shefja e komisionit, Ella Pamfilova, ka thënë se tetë kandidatë do të garojnë për zyrën më të lartë të shtetit.

Popullariteti i Putinit, kontrolli i tij në nivelet e pushtetit dhe ajo çfarë e cilësojnë kritiket si vite të tëra të shtypjes së kundërshtarëve, i sigurojnë edhe një tjetër fitore.

Aktivistët opozitarë kanë thënë se në zgjedhjet e kaluara, Kremlini ka përdorur një mori taktikash, gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve për të manipuluar votimin, në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara.

Sot filluan lojërat olimpike dimërore, të XXIII me radhë 

Lojërat olimpike dimërore,  të XXIII me radhë, u hapën sot në një ceremoni madhështore  në stadiumin olimpik  Pjongçang, kurse dëshira e organizatorit është që ato të mbahen si lojëra të paqes dhe harmonisë.

Flamurin e Malit të Zi, në ceremoninë e hapjes e ka bartë, Jelena Vujiçiq, e cila do të garojë në sllallom dhe velesllallom, kurse së bashku me të, Malin e Zi, në Koren jugore do ta përfaqësojnë edhe, Eldar Salihoviq në skijimin nordik, dhe Maria Bullatoviq, në skijimin alpik.

Lojërat olimpike dimërore në, Pjongçang, do të kenë numër rekord të pjesëmarrësve me mbi 2900 sportistë të paraqitur të cilët do të përfaqësojnë 92 shtete të botës.

 Në këto lojëra do të jenë prezentë katër  këshilla olimpik nacional më tepër se në vitin 2014, në Soçi, dhe 10 më tepër se në Vankuver në vitin 2010.

Për herë të parë në ceremoninë solemne morën pjesë përfaqësuesit e 6 këshillave olimpik nacional; të Ekuadorit , Eritresë , Kosovës, Malajzisë , Nigerisë dhe Singaporit. Reprezentacionin më të madh në historinë e lojërave olimpike dimërore, do ta kenë SHBA. Të theksojmë se këshillin olimpik në Pjonçang, e prezantojnë 242 sportistë.

Nesër, mot kryesisht i vranët 

Sot në Mal të Zi ka mbajt mot me vranësira të ndryshueshme, me intervale me diell dhe kryesisht i thatë.

Temperaturat: Ulqin 15, H . Novi e tivarë 14, Podgoricë 13, Nikshiq e Plevle 9, Cetinë e Kollashin 7 dhe në Zhablak 2 g.

Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e vona të pasditës , kryesisht në veri të vendit, me reshje lokale.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë , lindore dhe veri lindore.

Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se