Žabljak
Oblačno
-3.6 °C
Pljevlja
Oblačno
-0.1 °C
Herceg Novi
Oblačno
8.0 °C
Nikšić
Oblačno
1.6 °C
Cetinje
Oblačno
1.3 °C
Bar
Oblačno
10.4 °C
Podgorica
Oblačno
5.7 °C
Ulcinj
Oblačno
5.7 °C
Kolašin
Oblačno
-0.6 °C

Lajmet

07. 02. 2018.   >>  17:50 0

Lajmet 07.02.2018

07.02.2018

V.Velimiroviq;  Singjeliq,  më ka thënë se para Parlamentit janë njerëzit nga opozita

Sot, në Gjyqin e lartë të  Podgoricës, vazhdoi procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për tentim terrorizmi ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në vitin 2016. 

Dëshmitari, Velko  Velimiroviq,  ka kumtuar në procesin e sotëm gjyqësor për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve se dëshmitari bashkëpunues, Sasha Singjeliq, i ka thënë se njëri ndër organizatorët e protestës para parlamentit janë disa njerëz  nga opozita , gjegjësisht, Fronti Demokratik.

Velimiroviq, ka përsëritur se ishte i obliguar për blerjen e armëve të cilat sipas urdhrit të prokurorit kryesor special , siç ka theksuar i ka hedhë në liqe.

Në fillim të seancës së sotme, i akuzuari Millan Knezheviq, ka kërkuar që dëshmitarit bashkëpunëtor, Sasha Singjeliq, ti hiqet statusi  për shkak të deklaratave të tij në një emision televiziv.

Gjykatësja, Suzana Mugosha, ka theksuar se gjyqi lidhur me statusin e dëshmitarit do të deklarohet gjatë seancës kryesore gjyqësore.

Në fund, gjykatësja Mugosha, e ka ndërperë  seancën e sotme sepse gjatë dëgjimit të bisedave telefonike disa mbrojtjes dhe të akuzuar , siç ka theksuar Mugosha, janë sjellë në mënyrë të paligjshme.

 

Anëtarësimi në NATO, i rëndësishëm për stabilizimin e rrjedhave në rajon

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ka rëndësi të madhe  për stabilizimin e mëtejmë të rrethanave të sigurisë  në Ballkanin Perëndimor është kumtuar gjatë takimit të zyrtarëve amerikanë me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Në ditën e parë të vizitës në SHBA , ku merr pjesë në mëngjesin e 66 nacional të lutjeve, Brajoviq, siç është kumtuar nga Kabineti i tij, është takuar me senatorin, Ron Xhonson , kongresmenët; Majkell Terner , Eliot Engell , Dag Llamborm si dhe me anëtaren e Kongresit, Shili Pingre.  Në delegacionin e Kuvendit të Malit të Zi, bën pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit Branimir Gvozdenoviq , kryesues i grupit të miqësisë me kongresin e SHBA.

Siç është kumtuar, Brajoviq, i ka njoftuar bashkëbiseduesit me ngjarjet aktuale politike në Mal të Zi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor,  duke shprehur falënderime për ndihmat të cilat Kongresi amerikanë ia ofron në vazhdimësi Malit të Zi, në realizimin e qëllimit kyç të politikës së jashtme, anëtarësimin në NATO.

 

Zhvillimi i aeroporteve kusht për zhvillimin e  ekonomisë

Zhvillimi i aeroporteve të Malit të Zi, është parakusht për zhvillimin e ekonomisë , industrisë dhe turizmit në Mal të Zi, është  vlerësimi i përbashkët i kryeministrit Dushko Markoviq, dhe kryetarit të “TAV Airoports” , Sani Senerall .

Për ndryshe, kompania turke TAV Airports,  është e interesuar për investime në aeroportet e Malit të Zi. Gjatë takimit, siç është kumtuar në veçanti është theksuar rëndësia e valorizimit të aeroporteve për rritjen e mëtejme të ekonomisë turistike e cila është degë udhëheqëse ekonomike në Mal të Zi.

Kryeministri Markoviq, ka theksuar orientimin e qartë të qeverisë  drejtë  krijimit të parakushteve për valorizimin më të shpejtë dhe zhvillimin e aeroporteve në Podgoricë dhe në Tivat, por edhe për rivitalizimin e aeroportit në Beranë,  duke theksuar se kjo punë do të gjendet në krye të prioriteteve qeveritare .

TAV , siç theksohet është kompani e njohur ndërkombëtare e specializuar për biznesin e aeroporteve. Kjo kompani është investuese dhe operator në aeroportet e mëdha dhe frekuentuese në disa kontinente me një përvojë të gjatë në modelet e partneritetit publiko privat dhe të koncesioneve.

 

Svillanoviq, përgëzon Malin e Zi dhe Serbinë

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunimin rajonal, Goran Svillanoviq, i ka përgëzuar Malin e Zi dhe Serbinë, për suazën konkrete kohore të theksuar në strategjinë e BE  për Ballkanin perëndimor e që , siç ka theksuar,  është rezultat i punës dhe i përpjekjeve të bëra në proceset reformiste dhe në bisedimet për anëtarësim në BE.

Në strategjinë e sapo publikuar të BE, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore edhe njëherë janë apostrofuar si elemente kryesore të  përparimit të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, me ç rast, Këshilli për bashkëpunimin rajonal, apostrofohet në mesin e atyre të cilët i kanë dhënë nxitje të re dialogut reciprok thuhet në kumtesë.

 

Mans; Brukseli ka theksuar mungesën e vullnetit politik në luftën kundër korrupsionit

Strategjia më e re e BE për zgjerim në Ballkanin Perëndimor ka vërtetuar se në Bruksel janë të vetëdijshëm për mungesën kronike të vullnetit politikë të pushtetit në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, konsideron rrjeti për  afirmimin e sektorit joqeveritarë.

Nga kjo OJQ kanë theksuar se në veçanti përshëndesin insistimin e BE ndaj rezultateve konkrete të cilat nënkuptojnë zbatimin e hetimeve efikase gjë që do të rezultojë me akt vendime të plotë fuqishme gjyqësore për korrupsion të cilat do të zbatohen në tërësi.

Në  Bruksel, po ashtu, presin që institucionet e sistemit të jenë të pa kompromis, në luftën kundër korrupsionit, kanë theksuar në MANS.

 

Kovaçeviq, kërkon vërtetimin nga prokuroria

Drejtorja e Qendrës klinike të Malit të Zi, Zorica Kovaçeviq, i ka dërguar një shkresë prokurorisë së lartë të shtetit me lutje që të vërtetojë përgjegjësinë e informatave të drejtores ekzekutive të qendrës për të drejtat e gruas, Maja Riçeviq, se foshnja 15-muajsh,  e cila ka ndërruar jetë para dy ditësh, është kontrolluar gjatë muajit janar në këtë institucion shëndetësor.

Qendra klinike është në dispozicionin e institucioneve kompetente shtetërore, për vërtetimin e të gjitha fakteve relevante, ka theksuar Kovaçeviq,  transmeton  RTMZ.

Ajo ka shtuar se nëse vërtetohen lëshime në punën e të punësuarve, ata do të sanksionohen në pajtim me ligjin.

Sot paradite, Ministria e shëndetësisë, e ka ftuar Qendrën klinike që urgjentisht të deklarohet për shkrimet mediatike se kjo foshnjë në muajin janar është kontrolluar në institucion më të mall shëndetësor në vend.

 

Marrëdhënie të mira përmes projekteve të përbashkëta

Emiratet e Bashkuara arabe janë partner i besueshëm i Malit të Zi kurse marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve janë të mira përmes projekteve të shumta të përbashkëta dhe investimeve të qëndrueshme , sidomos në sferën e ekonomisë dhe të turizmit , është theksuar në takimin e sotëm të Ministrit për punë të brendshme, Mevludin Nuhoxhiq, me ambasadorin e Emirateve të bashkuara, Hareb All Romaiti.

Takimi, ishte rast që bashkëbiseduesit të vlerësojnë bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet dy vendeve në planin e sigurisë me ç rast dyanshëm është konstatuar se ekziston hapësirë për avancimin e marrëdhënieve përmes inicimit të projekteve të reja , shkëmbimin e përvojave  dhe realizimin e seminareve, sidomos në fushën e mbrojtjes civile dhe punës së policive , është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme.

 

H.Thaçi; Kosova, urgjentisht duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, strategjinë e re të Komisionit Evropian për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian e vlerëson si një përpjekje të BE-së për të rritur përkushtimin dhe nxitur reformat e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE.

Sipas Thaçit, hartimi i këtij dokumenti strategjik, e trajton Kosovën si pjesë integrale të planeve për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Thaçi thotë se për arsye të njohura politike, fatkeqësisht, ky dokument nuk ka arritur të paraqes një perspektivë të anëtarësimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Në veçanti, kjo strategji ka dështuar  të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE, shkruan presidenti Thaçi,  në Facebook.

Komisioni Evropian publikoi dje strategjinë e re për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Këtë strategji e vlerësoj si një përpjekje të BE-së për të rritur përkushtimin dhe nxitur reformat e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE. Prandaj, e mirëpres hartimin e këtij dokumenti strategjik, i cili e trajton Kosovën si pjesë integrale të planeve për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Ne duhet ta shfrytëzojmë potencialin e plotë të kësaj strategjie për të avancuar pozicionin tonë në rrugën drejt anëtarësimit, për zbatimin e reformave të nevojshme evropiane dhe për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja. Kosova urgjentisht duhet të tejkalojë gjendjen e izolimit, duke ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, e cila sjell edhe heqjen e vizave për qytetarët tanë nga BE-ja.

 

 Ndikimi i disa vendeve në  reduktimin e statusit të zgjerimit  

Komisioni Evropian në strategjinë e saj që u publikua dje, është vërejtur se për dallim nga 5 vendet tjera për cilët ishte dhënë një datë përafrimi për integrim, në rastin e Kosovës nuk kishte precizuar asnjë kohë duke lënë shumë boshllëqe sa i përket konfirmimit të perspektivës në BE

Sipas “EU observer”, kur bëhet fjalë për Kosovën versioni përfundimtar i Strategjisë së Komisionit Evropian për Perspektiven e Besueshme të Ballkanit Perëndimor pësoi ndryshime në masë të theksuar  në dëm të Kosovës pasi Spanja e përkrahur nga Greqia, ndikoi që të reduktohet statusi i zgjerimit, transmeton Indeksonline..

Komisioni Evropian ka reduktuar statusin e zgjerimit për Kosovën pas një ankese nga Spanja e goditur nga separatistët. Politika e re e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, publikuar të martën (6 shkurt), pastroi sistematikisht të gjithë gjuhën nga projektet e mëparshme që e kishin vënë Kosovën në një nivel të barabartë me vende si Serbia dhe Mali i Zi në aspektin e perspektivës së tyre të BE.

Teksti i së martës flet për një “dritare historike të mundësive” për “vendet e Ballkanit Perëndimor”, ndërsa projektet e mëparshme kishin folur për një mundësi për “të (gjithë) gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor”. Draft dokumenti theksonte se bisedimet për hyrjen në BE me Kosovën, si dhe Bosnjën dhe të tjerët duhet të “përparojnë dukshëm” deri në vitin 2025.

 

E. Rama;  Qeveria përshëndet Strategjinë e re të KE për vendete  rajonit 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Qeveria e tij përshëndet Strategjinë e re të Komisionit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shpresën për një hapje të shpejtë të bisedimeve të pranimit të vendit në Bashkimin Evropian.

"Hapja e negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është më afër se kurrë," tha Rama pas botimit të Strategjisë së re të BE.

Komisioni Evropian pohoi gatishmërinë e tij për të hapur negociatat me Shqipërinë për pranimin e saj në BE, në Strategjinë e re të publikuar të martën në Strasburg.

“Nga gjashtë që kemi, dy nga partnerët e Ballkanit Perëndimor - Mali i Zi dhe Shqipëria - janë 100 për qind të njëjta me pozicionet tona të përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë”, tha Mogherini.

Edhe përfaqësuesja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin tha se “Shqipëria ka në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur para drejt hapjes së negociatave”, duke shtuar se “sa më shumë reforma aq më shpejt do të arrini objektivin”.

 

J.Hahn, në Beograd, një ditë pas publikimit të strategjisë

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, sot viziton Serbinë.

Ai do të takohet me presidentin, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq, njoftojnë mediet serbe.

Bëhet e ditur se Hahn do të bisedojë lidhur me ndihmën që do t’i afrohet Serbisë për sektorin e buxhetit të shteti për integrimin e kufinjve, si dhe për ndihmë për krizën e refugjatëve (MADAD2), transmeton RTK.

Ndryshe, komisioneri Hahn viziton Serbinë një ditë pas publikimit të “Sttrategjisë për Ballkanin Perëndimor”.

 

BE, do të ndihmoj vendete  e rajonit mbi 1 miliard euro në vitin 2018

Shtetet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 do të marrin mbi një miliardë euro nga Bashkimi Evropian për përgatitjen për anëtarësim, theksohet në Deklaratën e Eurokomisionit me rastin e pranimit të Strategjisë për zgjerim të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Nga viti 2007 deri në vitin 2017 BE-ja ka investuar mbi 8,9 miliardë euro në shtetet e këtij rajoni përmes ndihmës parainkuadruese. Në vitin 2018 priten edhe 1.08 miliardë euro, citohet në dokument. Strategjia e re e BE-së lidhur me shtetet ballkanike u prezantua dje në Strasburg.

 

Rriten sulmet ndaj qendrave rebele në Siri

Sulmet ndaj qendrave të fundit rebele në Siri janë "rritur në mënyrë dramatike", thotë OKB-ja dhe kërkon ndërprerjen e shpejtë të luftës për të mundësuar transportet e ndihmave.

Gjatë një valë të re sulmesh ajrore nga forcat e armatosura ruse dhe siriane ka pasur gjithnjë e më shumë viktima, veçanërisht në mesin e popullatës civile.

Aktivistët dhe një grup vëzhgues njoftuan se të paktën 70 vetë u vranë në bombardimet e vazhdueshme të fshatrave në enklavën rebele të Ghutit lindor pranë Damaskut.

Organizata humanitare "Helmetat e bardha" u shpreh për një "ditë të përgjakshme për civilët". Që një ditë më parë qe njoftuar për më shumë se 30 të vdekur.

 

Arrihet marrëveshja për formimin e koalicionit qeverisës në Gjermani

Socialdemokratët e qendrës së majtë të Gjermanisë (SPD) kanë arritur marrëveshje për koalicion me konservatorët e kancelares Angela Merkel (CDU / CSU), sipas mediave gjermane.

Ndarja  e ministrive raportohet të jetë një nga pengesat e fundit në drejtim të formimit të një koalicioni.

Marrëveshja  po arrihet më shumë se pas katër muajsh grindjeje që nga zgjedhjet  në shtator.

Negociatorët kanë qenë në bisedime të pandërprera  që nga mëngjesi i së martës, transmeton KosovaPress.

Në mesin e pengesave për të mos arritur marrëveshje  deri tani kanë qenë të drejtat e punëtorëve dhe kujdesit shëndetësor.

Emigracioni, Evropa dhe tatimi gjithashtu kanë qenë pika grindjesh.

 

Flamuri malazez në Pjongçan, në Lojërat Olimpike Dimërore

Flamuri i Malit të Zi sot zyrtarisht është ngritur në lagjen olimpike në Pjongçang . Lojërat olimpike dimërore , të cilat do të tubojnë rreth 3 mijë sportistë nga 92 shtete do të mbahen prej me 9 deri në 25 shkurt .

Ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit , në pranin e delegacionit sportiv malazezë e ka përcjell edhe një program i rastit në ekzekutimin e artistëve vendas. Në Lojërat Olimpike Dimërore, në Pjongçang, Malin e Zi, do ta përfaqësojnë Eldar Salihoviq  dhe Jelena Vuiçiq  si dhe Maria Bullatoviq . Salihoviq dhe Vuiçiq do të garojnë në sllallom dhe velesllallom , kurse Bullatoviq në vrapim në 10 km.

 

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe me reshje të shiut në jug dhe të borës në viset veriore.

Temperaturat: H. Novi 13 gradë, Tivar e Ulqin 12, Podgoricë 10, Plevle 8, Cetinë 7, Nikshiq 6, Kollashin 5 dhe në Zhablak 2 g.

Për nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot i vranët , në viset jugore dhe qendrore me reshje të shiut, kurse në veri dhe viset e larta  me borë dhe skllotë.

Në orët e vona të pasdites dhe gjatë natës pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim gradual.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare  nga drejtimet perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 02 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 13 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se