Žabljak
Pretežno oblačno
-0.8 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
6.1 °C
Herceg Novi
Vedro
15.2 °C
Nikšić
Pretežno vedro
9.4 °C
Cetinje
Vedro
9.0 °C
Bar
Vedro
15.7 °C
Podgorica
Vedro
15.0 °C
Ulcinj
Vedro
14.8 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
3.9 °C

Lajmet

02. 02. 2018.   >>  17:28 0

Lajmet 02.02.2018

02.02.2018

Plani i BE  është pranimi  i gjashtë shteteve Ballkanike

Plani i BE është që të pranojë në anëtarësi 6 shtete të Ballkanit, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi , Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën, shkruan “Fajnenshell Tajms”. Sipas shkrimeve të kësaj gazete shkak kryesor i hapit të tillë të Brukselit është se Ballkani shërben si “terreni” kryesor përmes të cilit  mijëra emigrantë hyjnë në territorin e BE. Megjithatë kjo nuk është e gjitha. Gazeta thekson se strategët në BE kanë frika se Rusi po e zgjeron zonën e vetë të ndikimit në rajonin të cilin e ka tradicionalisht aleatë. Vërehet, siç thekson gazeta, se Moska ka filluar në formë cinike të komentojë premtimet të cilat BE  ua ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me anëtarësimin duke e imponuar veten si “alternativ”. Plani i ri i Brukselit  do ti prezantohet Komisionit evropian me 6 shkurt kur  BE do të duhej, sipas paralajmërimeve të mëparshme, të prezantojë planin e vetë për Ballkanin Perëndimor. Pritet që plani i ri të miratohet, shkruan gazeta “Fajnenshell Tajms”.

Të vlerësohen rezultatet individuale  të secilit shtet

Mali i Zi pret se në rrugën drejtë BE do të vlerësohen individualisht rezultatet e secilit shtet kandidat, si zgjidhje stimuluese për arritjen e standardeve të nevojshme për anëtarësim në BE, ka theksuar kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq. Siç është kumtuar nga Kuvendi ai ka biseduar sot me ambasadoren e Britanisë së Madhe në Mal të Zi, Alison Kemp. Theksohet se Brajoviq dhe Kemp kanë biseduar për progresin e Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane për sundimin e ligjit, për politikat mediatike dhe politikat tjera në vendin tonë. Siç kanë theksuar, është konstatuar dëshirë e përbashkët për progresin e Malit të Zi në të gjitha fushat, përfshirë këtu forcimin e lirisë  të përgjegjësisë dhe profesionalitetit të mediave.

Anëtarësimi në BE, rruga më e mirë drejtë reformave esenciale

Mali i Zi ka perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE dhe anëtarësimi në këtë bashkësi është rruga më e mirë drejtë reformave esenciale të shoqërisë, është vlerësuar në takimin e Ministrit të punëve evropiane të Malit të Zi Aleksandar Andrija Pejoviq dhe homologes së tij nga Irlanda, Helen Mekenti. Pejoviq ka biseduar sot me mysafiren për bashkëpunimin bilateral, për përvojat e Irlandës në shfrytëzimin e fondeve strukturore për bashkëpunim në fushën e sundimit të ligjit dhe nga marrëdhëniet bilaterale.

Mali i Zi i gatshëm  për hapjen e kapitullit 27

Mali i Zi ia ka dorëzuar Komisionit evropian në javën e kaluar projektin final të pozicionit negocues për kapitullin 27, dhe është i gatshëm për hapjen e tij dhe të vazhdojë të zgjidh problemet nga  fusha e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Kjo është kumtuar në në tribunën e sotme publike ,“Mali i Zi dhe BE, kapitulli 27, mjedisi dhe ndryshimet klimatike”. Sekretari shtetëror në ministrinë e turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Sasha Radulloviq ka theksuar se kapitulli 27 është kapitulli më kërkues, sepse trashëgimia juridike kërkon mbi 200  akte juridike nga dhjetë fusha.  Ai ka përkujtuar se analiza e deritashme ekonomike dhe financiare ka treguar se për harmonizimin dhe zbatimin e standardeve në kuadër të kapitullit 27 Malit të Zi i nevojiten rreth 1.4 miliardë euro deri në vitin 2035.

Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi në misionet në Afganistan dhe në Kosovë

Këshilli për mbrojtje dhe siguri i ka vërtetuar sot propozim vendimet për dërgimin deri në 40 pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi në misionin ndërkombëtare në Afganistan dhe dy oficer  në misionin e KFOR-it në Kosovë. Në mbledhjen e Këshillit është miratuar raporti për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në stërvitjet ndërkombëtare gjatë vitit 2017 përmes afirmimit  të vlerave dhe rëndësisë të kësaj pjesëmarrjeje. Është konstatuar se në trajnimet ushtarake ndërkombëtare është avancuar aftësia dhe është rritur besimi ndërmjet anëtarëve të NATO-s, vendeve partnere dhe shteteve të rajonit. Është shqyrtuar propozimi dhe është miratuar vendimi për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në manovrat ndërkombëtare gjatë vitit 2018  përmes vlerësimit të rëndësisë së tyre për zhvillim të mëtejmë të aftësive dhe përvojave ushtarake.

Ndajnë ide të njëjta me marinarët dhe rebelët

“Mali i Zi, me shënimin e një shekulli nga rebelimi i marinarëve në Bokën e Kotorrit tregon se edhe sot kultivon ide të lirisë dhe ruajtjen e paqes si dhe principin e dinjitetit njerëzor”, ka theksuar Ministri i punëve evropiane Aleksandar Andria Pejoviq. Pejoviq i cili është edhe kryetar i Këshillit koordinues për shënimin e këtij jubileut, ka theksuar se me pjesëmarrjen e vetë aktive në shumë ngjarje të rëndësishme të historisë evropiane, Mali i Zi ka miratuar dhe ka kultivuar vlerat fundamentale evropiane. 

UMZ fiton gjashtë intereg IPA projekte

Universiteti i Malit të Zi (UMZ)  ka fituar gjashtë projekte në kuadër të ftesës së parë të intereg  IPA programe të bashkëpunimit ndërkufitarë  Itali- Shqipëri- Mali i Zi  në vlerë prej 30 milion euro. Nga Universiteti i Malit të Zi është kumtuar se janë paraqitur  146  fletëparaqitje të projekteve  nga këto tri shtete. “Qëllimi i programit është lehtësimi i shkëmbimit të përvojave dhe njohurive ndërmjet shfrytëzueseve në këto tri vende, zhvillimi dhe aplikimi i pilot aksioneve, shkëmbimin e prodhimeve dhe të shërbimeve si dhe përkrahja e investimeve në fushat më interesante”, thuhet në kumtesë. 

Ndihet e mungesa e patriotizmit ekonomik

Në Mal të Zi janë të njohura prodhimet vendore, mirëpo ndihet mungesa e patriotizmit ekonomik, gjegjësisht qytetarët nuk i shohin lidhjet ndërmjet blerjes së tyre dhe përmirësimin e ekonomisë, ka treguar hulumtimi mbi qëndrimet e konsumatorëve nga kjo fushë. Përfaqësuesi i agjencisë IPSOS e cila e ka realizuar hulumtimin për nevojat e Odës ekonomike, Vllado Raiçeviq, ka theksuar se për qytetarët prodhimet vendore janë cilësore dhe më të shijshme, kushtimisht edhe më të shëndetshme dhe se ato konsumatorët i njohin mirë. 

Pastrimi i derdhjes së djathtë, 800 mijë euro

Mënjanimi i materialit të tepërt në derdhjen e djathë të lumit Buna do të kryhet deri në fund të këtij viti dhe punimet tanimë kanë filluar dhe kapin vlerën e 800 mijë euro. Drejtori i drejtorisë për ujëra, Damir Gutiq, ka theksuar për gazetën e podgoricës, “Pobjeda”, se beson se kjo shumë e të hollave do të jetë e mjaftueshme që të mënjanohet shumica, ndoshta edhe i gjithë materiali i tepërt i cili gjendet në degën e djathtë të lumit Buna, derdhja e të cilit në muajin gusht të vitit të kaluar ka qenë e mbyllur. Shkaqet e mbylljes rrjedhin nga ndikimet natyrore dhe antropogjene. 

Në maj pritet hapja  e hotelit Belvi

Hoteli “Belvi” i Ulqinit, i cili do të rikonstruohet në kuadër të fazës së parë të projektit “Holidey Village” dhe të sillet në nivelin e 4 yjeve, do të hapet deri në muajin maj, kurse konsorciumi  “Karisma Hotells&Resorts” ka për qëllim  që investimet e veta ti kalojë edhe në Adë. Nga kjo Kompani kanë theksuar se janë të interesuar për Adë, por kanë shtuar se për zhvillimin e tyre në Mal të Zi dhe në destinacionet tjera strategjike  nevojitet definimi i planit zhvillimor afatgjatë i firmës dhe i partnerëve të tyre strategjik “TUI” grupit.

Mediat elektronike të respektojnë heshtjen parazgjedhore

Agjencia për mediat elektronike i ka përkujtuar të gjitha mediat elektronike  të cilat emetojnë programe në Mal të Zi se heshtja parazgjedhore  në prag të zgjedhjeve lokale në Beranë e dhe në Ulqin fillon sonte në mesnatë. Gjatë heshtjes parazgjedhore nuk lejohet emetimi i klipeve politiko propagandistike. Nuk lejohet shpallja e rezultateve të sondazheve të opinionit publik, të hulumtimeve tjera dhe të analizave lidhur me orientimin e zgjedhësve kur është fjala për vlerësimin e rezultateve zgjedhore, thuhet në kumtesë. 

Nëse nuk miratohet demarkacioni, përgjegjësia bie mbi ne

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Agjencinë prestigjioze të lajmeve “AFP” ka folur për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, perspektiven evropiane, për dialogun me Serbinë dhe gjykatën speciale. Ai ka thënë se në këtë dhjetëvjetor janë shënua shumë suksese, por ka pas edhe sfida. Duke folur për perspektiven euroatlantike të Kosovës, ai ka theksuar se populli i Kosovës ka vetëm një vizion – anëtarësimin në BE dhe NATO. Thaçi ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për ndërlidhjen që ky proces ka me miratimin e demarkacionit me Malin e Zi. “Në duhet të bëmë pjesën tonë. Nëse nuk e bëjnë, atëherë do të jetë faji ynë”, ka thënë Thaçi, duke bërë thirrje për miratimin e Demarkacionit. Ai po ashtu është shprehur besimplotë se strategjia e re e BE-së do të jetë optimistë dhe konkrete për Ballkanin. Presidenti kosovar ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i marrëveshjes finale dhe historike ndërmjet dy shteteve, duke shtuar se dialogu ka ndikuar pozitivisht edhe në veri të Kosovës. Sipas tij, në veri tashmë janë policët, doganierët e Kosovës, ka liri të lëvizjes, edhe sistemi i drejtësisë është duke funksionuar.

Plani i Haradinajt për demarkacionin

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që t’ia prezantojë homologut të tij malazez, Dushko Markoviq, një plan për kalimin e Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri”, sipas të cilave gjatë vizitës së Markoviqit në Kosovë javën e ardhshme, më 6 shkurt, këtij do t’i prezantohet varianti i një plani, sipas të cilit kjo marrëveshje do të mundë të rinegociohet sërish. “Pala kosovare është optimiste se ky plan do të përkrahet edhe nga pala malazeze, i cili parasheh mundësinë e rinegocimit të Marrëveshjes për Kufirin në mënyrë që të plotësohet kriteri i BE-së për liberalizim të vizave, si dhe me dëshmi konkrete kufiri të vendoset aty pretendon pala kosovare”, ka pohuar ky burim. Në këtë mënyrë, siç mëson gazeta, më vonë do të mundë të diskutoheshin sërish të gjitha pikat të cilat janë të kontestueshme nga ana e Kosovës.  Derisa deputetët e AAK-së janë shprehur të vendosur se nuk do ta votojnë versionin aktual të Demarkacionit, ata të “Nismës” mbeten optimistë se do të gjendet një zgjidhje mes dy qeverive. Ndërkaq nga Kryesia e Kuvendit kanë njoftuar se kjo marrëveshje nuk do të hyjë në rend dite derisa të përfundojë vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë. BE ka ripërsëritur se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar se bashku me luftimin e krimit dhe korrupsionit janë dy kritere të mbetura për të përfituar liberalizimin e vizave.

Gjykata e Posaçme nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se "Gjykata e Posaçme as nuk mund të shfuqizohet dhe as nuk do të shfuqizohet" dhe se ky është qëndrim i shtetit të Kosovës. Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë në Prishtinë në prag të kremtimeve me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti Thaçi përmendi faktin se ai ishte nxitësi kryesor për miratimin e ngritjes së gjykatës në vitin 2015 dhe se qëndrimet e tij ndaj gjykatës janë të pandryshueshme. Ai hodhi poshtë çdo mundësi që të ketë ndikuar tek nisma e një grupi deputetësh për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme e cila u hodh në fund të muajit dhjetor duke nxitur reagime të ashpra të diplomatëve perëndimorë që paralajmëruan për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin miratimi i mundshëm i saj por edhe për pasojat e drejtpërdrejta për udhëheqësit politikë që e mbështesin atë. Nismëtarët e saj thonë se Gjykata e Posaçme është diskriminuese meqë do të trajtojë vetëm pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Diplomatët pohojnë se ajo nuk duhet të preket dhe se do të trajtojë krimet individuale dhe nuk është e drejtuar as kundër Ushtrisë Çlirimtare e as kundër shqiptarëve. 

NATO e gatshme për të ruajtur qëndrueshmërinë në gjithë Kosovën

Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali James Foggo, tha në Mitrovicë se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë të gatshme për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe paqen e sigurinë në gjithë territorin e Kosovës. Ai tha se kishte planifikuar më herët vizitën në këtë qytet të ndarë në dy komuna, veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare, por e kishte shtyrë vizitën për shkak të situatë së krijuar pas vrasjes së politikanit lokal serb Oliver Ivanoviq me 16 janar. Këto komente ai i bëri mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, ku u shoqërua nga komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, si dhe kryetarët e komunave të Mitrovicës, asaj jugore dhe veriore. Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, tha se shpreson që ura të hapet sa më parë që është e mundur. Vrasja e Ivanoviqit ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi ndërsa ngriti shqetësime për rritjen e tensioneve ndër etnike në vend. 

Beteja kundër radikalizmit duhet të bëhet në shkolla

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, duhet të luftohen në shkolla. Sipas tij, nuk duhet lejuar që fëmijët kosovarë të bëhen vrasës e vetëvrasës nga predikimi nëpër rrjetet sociale. “Çka po përdorin ata për t’i bërë vrasës dhe vetëvrasës fëmijët? Është interneti, rrjetet sociale. Nuk guxojmë të lejojmë këtë. Do t’i gjejmë të gjitha ato rrugë, ato mundësi, instrumente dhe mjete të nevojshme që kjo mos t’i ndodhë Kosovës. Institucionet e arsimit, shkollat janë vendet ku duhet të zhvillohet beteja. Kushdo që mendon se ideologjitë fetare, ideologjitë e islamit ia kanë shpëtuar fëmijën, e kanë shumë gabim”, ka thënë Haradinaj. Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka thënë se Kosova tash ndodhet në pozitë më të mirë në lidhje me vetëdijesimin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit. Këto komente kryeministri Haradinaj dhe ministri Bytyqi i dhanë në konferencën e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”. 

Mosarritja e kompromisit mes popujve tanë, gabim historik

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “Kronen Cajtung”, deklaroi se nëse serbët e shqiptarët nuk arrijnë të zgjidhin çështjen e Kosovës, për ç’gjë duhet kompromis, ky do të jetë edhe një gabim më tepër historik të dy popujve më të mëdhenj në Ballkan. Vuçiq në një vizitë të kryer në Austri, ku u takua edhe me kryeministrin austriak, Sebastjan Kurc, përmendi edhe çështjen e Kosovës, njoftojnë mediet serbe. “Tani jemi në një situatë që duhet zbatuar detyrat tona dhe një nga problemet kryesore, natyrisht, është çështja e Kosovës, prandaj kemi nisur dialogun, për ç’gjë duhet gjetur kompromisin, që shqiptarët e serbët duhet ofrojnë zgjidhje e nëse kjo nuk arrihet, atëherë do të bëjmë gabimin e radhës në histori të të dy popujve më të mëdhenj në Ballkan”, transmeton RTK. Ndër të tjera, Vuçiq theksoi se në bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës, është arritur që në pesë vitet e fundit të mos ketë asnjë konflikt me motiv etnik.

Liderët janë optimistë për arritjen e koalicionit

Liderët e partive kryesore politike në Gjermani thonë se janë optimistë për finalizimin e marrëveshjes për formimin e “koalicionit të madh”. Përfaqësuesit e partisë Unioni Demokratik Kristian (CDU) i kancelares, Angela Merkel, pastaj të partisë Unioni Social Krisitan (SCU) dhe Social Demokratët e krahut të majtë (SPD), planifikojnë të takohet ndaras gjatë ditës së sotme, për tu përgatitur për rundin final gjatë fundjavës. Partitë e kanë caktuar afatin deri më 4 shkurt për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës, derisa Angela Merkel mbetet kancelare. Andreas Scheuer nga SCU tha se është optimist përkundër pengesave që ende duhet të kapërcehen.

 

Abbas flet në Këshillin e Sigurimit për Jerusalemin

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të flas në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të vendimit të administratës amerikane për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit. Ambasadori i Kuvajtit në OKB, Mansour al-Otaibi, që është kryesues i Këshillit të Sigurimit për këtë muaj, tha mbrëmë në një konferencë për gazetarë, se qeveria e tij e ka ftuar Abbas për të folur në takimin mujor për Lindjen e Mesme më 20 shkurt. Otaibi tha se fjalimi i Abbasit do të jetë “i rëndësishëm dhe i dobishëm” për shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Palestinezët e shohin pjesën lindore të Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm. Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e ka shpallur kryeqytet, por ky vendim asnjëherë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Gatishmëri për aksion kundër Sirisë nëse përdoret gazi kimik

Shtetet e Bashkuara janë “ekstremisht të shqetësuara” nga raportet se forcat e Sirisë aktualisht kanë përdorë gazin klor si armatim në sulmet në pjesën lindore të Sirisë, ka thënë mbrëmë vonë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert. Njëherësh, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara thanë se administrata e presidentit, Donald Trump, është e gatshme që përsëri të ndërmerr aksion ushtarak kundër forcave qeveritare të Sirisë, nëse është e nevojshme për zmbrapsjen e përdorimit të armatimit kimik. Ky zyrtar, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se regjimi i Sirisë mund të zhvilloj metoda të reja për hedhjen e armatimit kimik. Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron shpejt për ta shtuar presionin ndaj Assadit, armatimi kimik i Sirisë mund të përhapet jashtë Sirisë dhe me gjasë edhe në Shtetet e Bashkuara, ka thënë njëri prej zyrtarëve.

Autorizohet publikimi i memorandumit republikan për FBI-në

Raportet thonë se Shtëpia e Bardhë planifikon autorizimin e publikimit të memorandumit kundërthënës lidhur me agjencinë FBI dhe hetimin që po vazhdon, për kontaktet ndërmjet zyrtarëve rusë dhe ndihmësve të presidentit, Donald Trump. Ky memorandum ishte shkruar nga anëtarët republikanë të Komitetit të inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që është njëri prej tri paneleve, të cilët e hetojnë përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë të bashkëpunëtorëve të Trumpit me rusët. Raportohet se në këtë dokument është vënë në pikëpyetje mënyra se si agjencia FBI e ka zhvilluar hetimin penal të ndihmësve të Trumpit, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

Në Cetinë të reshura më të mëdha

“Në Mal të Zi të reshura më të dendura të shiut ka pasur në Cetinë, rreth 100 litra në metër katror dhe po kaq priten edhe gjatë 24 orëve të ardhshme”, ka theksuar meteorologu Dushan Paviqeviq. Ai ka theksuar se sot dhe nesër do të ketë reshje të dendura të shiut, rrebeshe  dhe bubullimë. Poashtu, siç ka theksuar Paviqeviq për agjencinë MINA, pritet edhe erë e fortë jugore. Ai ka shtuar se ekziston rreziku edhe nga përmbytjet në rrjedhat e lumenjve më të vegjël të cilët reagojnë shpejt në reshjet e shiut.

Edhe nesër mot i vranët dhe me shi

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët dhe me reshje të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar, Herceg Novi e Ulqin 14 gradë, Budvë 13, Podgoricë 12, Plevle e Rozhaj 11, Cetinë 10, Bjello Pole e Beranë 9, Nikshiq 8, Kollashin 6 dhe në Plavë e Zhablak 5 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët, me reshje të shiut e bubullimë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, vende vende shumë e fortë perëndimor dhe veriore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 15, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 17 gradë celsius.

02.02.2018

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se