Žabljak
Umjereno oblačno
18.2 °C
Pljevlja
Vedro
16.9 °C
Herceg Novi
Pretežno vedro
33.5 °C
Nikšić
Malo oblačno
25.8 °C
Cetinje
Malo oblačno
26.7 °C
Bar
Umjereno oblačno
33.9 °C
Podgorica
Malo oblačno
32.8 °C
Ulcinj
Pretežno vedro
34.7 °C
Kolašin
Pretežno vedro
21.8 °C

Lajmet

01. 02. 2018.   >>  16:34 0

Lajmet 01.02.2018

01.02.2018

Ekspertët e Ministrisë së Brendshme, janë duke hetuar shkaqet e eksplodimit

Ekspertët e ministrisë së punëve të brendshme janë duke hetuar shkaqet e eksplodimit në fabrikën “Tara”, në Mojkovc, bënë me dije “Pobjeda”.

Të përkujtojmë se, Maksim Vujiçiq, i cili në mëngjesin e të hënës është lënduar rëndë nga shpërthimi, ka vdekur dje në Akademinë ushtarako medicinale në Beograd. Përveç Vujiçiq , nga eksplodimi është lënduar rëndë edhe, Rodovan Çobeliq, i cili është në komë dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është ndryshuar, transmeton TVMZ.

Fabrika “Tara”, siç është kumtuar të martën nga kjo kompani është mbyllur në afat të pa caktuar dhe sipas njohurive të “Pobjedës”, detyrë e ekspertëve të Ministrisë së brendshme , përveç tjerash, është të vërtetojnë nëse materiet e rrezikshme me të cilat është punuar në fabrikë janë ruajtur, përpunuar dhe përgatitur në mënyrë adekuate. Inspektoret e mbrojtjes në punë, kanë vërtetuar se të gjitha parametrat nga kjo fushë janë respektuar dhe se ato nuk kanë qenë shkak i fatkeqësisë.

Avokatët e mbrojtjes dhe të akuzuarit i paraqitën sot vërejtjet e veta

Procesi gjyqësor për përpjekje terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në vitin 2016 ka vazhduar sot në gjyqin e lartë në Podgoricë. Kolegji i gjykatësve është deklaruar për propozimet e mbrojtjes, shumicën e të cilave prokuroria i ka refuzuar. Ndërkohë, sot avokatët e mbrojtjes dhe të akuzuarit u deklaruan lidhur me dëshmitë e paraqitura nga dëshmitari bashkëpunëtor, Sasha Singjeliq, i cili sot ka përfunduar paraqitjen e tij në gjykatë.

Në procesin e djeshëm kryesor prokurori, Sasha Çagjenoviq, ka kumtuar shkaqet për të cilët prokuroria konsideron se shumicën e propozimeve të mbrojtjes gjyqi duhet ti refuzojë. Megjithatë, disa propozime ia ka lënë në vlerësim gjyqit.

Kryetarja e kolegjit gjyqësor, S. Mugosha, ka theksuar se gjyqi do të kërkojë të dhënat nga Ministria e punëve të brendshme të Malit të Zi, nëse Singjeliq, ka kaluar kufirin shtetëror në vitin 2016 dhe po këtë do ta kërkojë edhe nga Ministria e brendshme e Serbisë. Gjykata ka refuzuar propozimin e avokatëve që të dorëzohet kërkesa për dorëzimin e Sasha Singjeliqit, në Kroaci sepse , siç ka kumtuar kolegji gjyqësor, kjo nuk është në lidhje me rastin konkret.

Gjyqi ka refuzuar propozimin e mbrojtjes për kontrollimet psikiatrike të dëshmitarit sepse, siç ka theksuar Mugosha, kjo nuk parashihet me ligjin për procedurën penale. Ligji këtë e parasheh për të akuzuarin por jo edhe për dëshmitarin.

Ajo ka refuzuar edhe propozimin e avokatëve që të sigurohen proces- verbalet e Singjeliqit, para se të fitojë statusin e dëshmitarit bashkëpunues.

Procesi gjyqësor, vazhdon sërish me 2 shkurt.

S.Darmanovic; Mali i Zi i përkushtuar në ruajtjen e sigurisë globale

Shefi i diplomacisë malazeze, Srgjan Darmanoviq, ka theksuar se është i bindur se me aktivitete të përbashkëta në nivelin rajonal dhe ndërkombëtarë me efikasitet mund të përgjigjet ndaj kërcënimeve trans nacionale dhe sfidave të sigurisë dhe në këtë drejtim Mali i Zi, është i gatshëm të ofrojë kontributin e vetë të plotë.

Darmanoviq, sot në Podgoricë ka folur në konferencën me titull “Forcimi i përkushtimit në kontrollimin e armëve të vogla dhe të lehta në Evropën Jug Lindore.

Ai, ka vlerësuar se përhapja e armatimit të lehtë dhe të kalibrit të vogël në botë gjithnjë mbetet burim i shqetësimeve të mëdha dhe është e domosdoshme që Bashkësia ndërkombëtare të merret me këtë problem në mënyrë të gjithanshme me qëllim që të zvogëlohet ndikimi i tyre shkatërrues dhe afat gjatë.

Të përkujtojmë se Mali i Zi me qëllim të kontrollimit më efikas të përhapjes së këtyre armëve ka zhvilluar suazë efikase ligjore dhe strategjike në pajtim me standardet e BE dhe udhëzimet e OKB dhe në tërësi synon ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare , luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe terrorizmit dhe pengimin e përhapjes të armatimit të armëve të vogla dhe të lehta. Konferencën e ka organizuar qendra për kontrollimin e armëve të vogla dhe të lehta në Evropën Jug lindore nën patronazhin e Këshillit për bashkëpunimit rajonal dhe të Ministrisë për punë të jashtme të Gjermanisë.

Mali i Zi, vazhdon me përkushtim procesin e reformave

Mali i Zi duhet të vazhdojë me zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse në kuadër të procesit negocues dhe në këtë drejtim do të ketë përkrahjen e plotë të Francës. Kjo është vlerësuar gjatë takimit të ministrit për Punët Evropiane, Aleksandar Andrija Pejoviq, me drejtoren për Evropën kontinentale në ministrinë franceze për Evropën dhe punët e jashtme, Florans Manzhen.

Siç është kumtuar nga Ministria për punët Evropiane, Pejoviq, është falënderuar për përkrahjen të cilën Franca në vazhdimësi ia ofron Malit të Zi, në rrugën drejtë BE, duke theksuar rëndësinë e rolit të këtij shteti në integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është konkretizuar përmes procesit të Berlinit.

Ai, e ka njoftuar bashkëbiseduesen për progresin e deritashëm të Malit të Zi duke shtuar se qeveria është e gatshme për vazhdimin në plotësimin e obligimeve që dalin nga bisedimet.

Manzhen, është shprehur e kënaqur me marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve dhe ka përkujtuar se Franca e përkrah politikën e zgjerimit të BE dhe perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimore.

Mali i Zi, i përkushtuar të promovojë politikën e dyerve të hapura

Mali i Zi do të promovojë politikën e dyerve të hapura të NATO-s , ka vlerësuar sekretari shtetëror në Ministrinë e mbrojtjes, Sllobodan Filipoviq.

Ai sot është takuar me drejtoren për Evropën kontinentale në ministrinë për Evropën dhe punë të jashtme të Republikës së Francës, Folrans Manzhen.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar marrëdhëniet tradicionalisht të mira të dy vendeve të cilat aktualisht , sidomos në fushën e mbrojtjes, janë avancuar edhe më tepër përmes aleancës në NATO.

Filipoviq, me këtë rast ka theksuar se Mali i Zi do të promovojë politikën e dyerve të hapura të NATO-s përmes bindjeve se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në këtë aleancë ushtarako politike është suaza më e mirë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Ai e ka informuar bashkëbiseduesen edhe për aktivitetet më të rëndësishme të cilat gjenden para Malit të Zi në pajtim me agjendën e NATO-.

Nesër mbrëma, fillon hesgtja zgjedhore për zgjedhjet lokale në Ulqin dhe Beranë

Heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale në Beranë dhe në Ulqin, të cilat do të mbahet të dielën me 4 shkurt, do të fillojë nesër mbrëma në mesnatë kurse të drejtë vote do të kenë rreth 43.5 mijë votues.

Në zgjedhje në Beranë, do të marrin pjesë tri koalicione, tri parti politike dhe tri grupe qytetarësh.

Në Ulqin do të marrin pjesë 10 lista zgjedhore, dy prej të cilave janë koalicione. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale në këto dy komuna kanë 43 mijë e 550 qytetarë .

Sipas të dhënave të ministrisë për punë të brendshme, të drejtë vote në Beranë kanë 23 mijë e 681 zgjedhës, kurse në Ulqin 19 mijë e 861.

Në Beranë, qytetarët mund të votojnë në 56 vendvotime , kurse në Ulqin në 37.

Të theksojmë se vendvotimet do të janë të hapura prej orës 7 deri në ora 20.

 

ASHA, shpall konkurs për anëtarë inordinar

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Malit të Zi, ka shpallur zgjedhjet për 7 anëtarë të rinj inordinar, të këtij institucioni shkencorë.

Të drejtë për propozimin e kandidatëve për këta anëtarë kanë degët e Akademisë Malazeze të Arteve dhe të Shkencave, së paku tre anëtarë të rregullt të kësaj Akademie , institucionet shkencore dhe të arsimimit të lartë, akademitë e arteve , shoqatat dhe shoqëritë nga fusha e shkencës dhe e artit.

Propozimet duhet ti dorëzohen kryesisë së Akademisë së shkencave dhe të arteve të Malit të Zi deri me 31 mars të këtij viti.

A.Vuçiq; Dokumenti aktual shikim drejtë të ardhmes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ekzistojnë modele të ndryshme mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, por dokumenti aktual është shikim drejt të ardhmes, që do t’i zgjidhë problemet e tanishme.

“Ka modalitete të ndryshme, por unë jam për zgjidhjen e problemeve në mënyrë që t’i ikim konflikteve të ngrira, jam për atë që problemet aktuale të mos ua lëmë barrë fëmijëve tanë. E di që kjo që po them nuk u pëlqehet shumëkujt, por ky është vështrimi drejt së ardhmes dhe qasje të përgjegjshme”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve në Beograd.

Sipas tij, disa vende propozojnë si model të zgjidhjes rastin e dy Gjermanive, ndërkohë që disa vende tjera mendojnë se Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin marrëdhëniet e veta para nënshkrimit të marrëveshjes, transmeton RTK.

Tutje ai vlerësoi se arritja e marrëveshjes pa vonesë do të ishte sukses, në të kundërtën do të jetë humbje kohe për Serbinë.

Dy kongresmen amerikan propozojnë, N. Kandiq, për Çmimin Nobel për paqe, për vitin 2018

Kryesuesi i Komisionit të Helsinkit në SHBA, senatori Roger Wicker, dhe anëtari i Dhomës Përfaqësese të Kongresit të SHBA-ve, Eliot Engel, dje e kanë nominuar Natasha Kandiqin dhe Fondin për të Drejtën Humanitare për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2018.

“Zonja Kandiq e ka themeluar Fondin për të Drejtën Humanitare në Beograd, në vitin 1992, për t’i dokumentuar shkeljet tejet të rënda të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konflikteve lidhur me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë”, kanë shkruar në arsyetimin e tyre të dy ligjvënësit amerikanë.

Mëtutje ata kanë theksuar se “pas 25 vitesh, Fondi për të Drejtën Humanitare vazhdon të luftojë për drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe për ta kundërshtuar nacionalizmin ekstrem dhe raportet e tensionuara etnike, që mbeten në Ballkanin perëndimor”.

Kuvendi i Kosovës debaton masat e nevojshme për shkak të ndotje së madhe të ajrit

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar seancë të jashtëzakonshme lidhur me ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë konsideruar gjendjen aktuale të cilësisë së ajrit si mjaft shqetësuese jo vetëm në Prishtinë, por edhe në regjione të tjera të Kosovës.

Si të domosdoshme nga deputetët është theksuar përmirësimi i politikave mjedisore lidhur me cilësinë e ajrit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadril Veseli ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndikojnë në përmirësimin e ajrit në Prishtinë dhe komunat e tjera.

Ndërkohë, disa qindra qytetarë të Prishtinës, me moton “Duam ajër të pastër”, kanë protestuar dje në sheshin “Skënderbeu” dhe para objektit të Kuvendit të Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të opinionit dhe institucioneve të vendit për nivelin alarmant të cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Ditët e fundit, cilësia e ajrit, sipas matjeve zyrtare, është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Opozita bllokoi foltoren në Kuvendin e Shqipërisë

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend është ndërprerë ende pa nisur mirë punimet. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren pas refuzimit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për t’i lënë fjalën deputetit, Edmond Spaho. Në kohën kur po diskutoheshin ndryshimet në ligjin për arsimin parauniversitar, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike nisi të flasë për ekstradimin e Nazer Seitajt.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, pasi sipas tij, Spaho po i shmangej rendit të ditës. Në këtë moment, deputetët e opozitës lanë ulëset e tyre në sallë dhe iu drejtuan foltores, duke e bllokuar atë. Pas kësaj, Ruçi ndërpreu seancën. Seanca rinisi e tensionuar. Gramoz Ruçi përjashtoi Edmond Spahon dhe kërkoi sërish pushim.Në rend të ditës këtë të enjte janë disa çështje për të cilat mazhoranca dhe opozita kanë ndasi të thella.

Mediat greke për propozimin e ri për emrin

Sipas mediave greke, Maqedonia e Epërme (Republic of Upper Macedonia) është propozimi i ri për emrin.

Mediat thirren në informacione ekskluzive të Ministrisë së jashtme.

Nga ana tjetër, sipas mediave greke që thirren në burime në Shkup, pala maqedonase ka qenë për propozimin Maqedonia e Re (Republic of New Macedonia).

Grekëve u ka pëlqyer edhe propozimi Republika Maqedonia e Vardarit (Republic of Macedonia of Vardar). Propozimi për Republika Maqedonia e Epërme (Upper Macedonia) megjithatë ka qenë i pranueshëm për dyja palët, shkruajnë mediat greke. Ndërkaq, propozimi Republika e Maqedonisë (Shkupi) nuk është në lojë./Gazeta Express/

 

Zyrtarët afgan njoftojnë për dhjetëra të vrarë talibanë në provincën jugore Kandahar

Një zyrtar i sigurisë së Afganistanit thotë se 83 talibanë janë vrarë mbrëmë vonë, gjatë një operacioni të forcave të inteligjencës në provincën jugore, Kandahar.

Sultan Mohammad, shef i opercioneve ushtarake afgane në rajonin Maivand, i tha sot Radios Evropa e Lirë se dhjetëra makina dhe motoçikleta të militantëve, po ashtu, janë shkatërruar në operacion, i cili ishte mbështetur nga sulmet ajrore,transmeton REL.

Gjatë javëve të fundit, kryeqyteti Kabul është goditur nga disa sulme vdekjeprurëse, përfshirë një sulm masiv vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore më 27 janar, nga i cili janë vrarë më se 100 vetë, ndërsa përgjegjësinë e patën marrë militantët talibanë.

 

SHBA, e ka shpallur terrorist liderin e Hamasit

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka shpallur terrorist, Ismail Haniyeh, liderin e grupit islamist palestinez, Hamas, transmeton Reuters.

Në deklaratën e këtij departamenti thuhet se Haniyeh, së bashku me dy grupe të tjera islamike që janë aktive në Egjipt dhe një tjetër në territorin e Autoritetit Palestinez, janë listuar si terroristë globalë.

Aty është cituar Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson duke thënë se emërimet “kanë cak grupet terroriste dhe liderët”, duke përfshirë dy të sponsoruara dhe drejtuara nga Irani, e cila konsiderohet kërcënuese e stabilitetit në Lindjen e Mesme, shkatërruese e procesit të paqes dhe sulmuese e aletatëve tanë, Egjiptit dhe Izraelit”.

 

Kthesë e re në qëndrimin e kryeministres Th. May

Një tjetër pengesë i shtohet kalvarit të negociatave mes Londrës dhe Brukselit. Kryeministrja britanike Theresa May tha se qytetarët europianë që mbërrijnë në Britani gjatë periudhës së tranzicionit “post Brexit”, nuk do të kenë të drejta të njëjta me ata që kanë mbërritur më herët.

Deklarata e kryeministres May vjen nga Pekini, ku kryetarja e qeverisë britanike është angazhuar në një turne diplomatik për të hapur rrugën për raportet me kolosin aziatik, pas daljes nga Bashkimi Europian. Sipas Brukselit, në peridudhën e tranzicionit – që llogaritet nga 29 marsi 2019 deri më 31 dhjetor 2020, – duhet ruajtur “status quo”-ja që përfshin lirinë e lëvizjes dhe të njëjtat të drejta për qytetarët europianë që shkojnë në Britani gjatë kësaj kohe. Një nga pikat e panegociueshme të BE-së janë të drejtat e qytetarëve që nuk duhet të ndryshojnë, pavarësisht “Brexit”-it, e Brukseli priste pikërisht këtë nga Londra. Por duket se kryeministrja May ka ndryshuar njëanshmërisht qëndrimin e saj, duke i hapur rrugën përplasjeve të reja me BE-në. /TCh

Katari, paralajmëron zgjerimin e bazës ushtarake që shfrytëzohet nga SHBA

Katari ka njoftuar se do ta zgjerojë bazën ushtarake, që shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara, duke synuar t’i forcojë lidhjet me SHBA-të, pas kontestit të ashpër diplomatik të Katarit me disa vende të tjera arabe.

Gjatë vizitës së djeshme në Shtetet e Bashkuara, ministri i mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Muhammad al-Attiyah, tha se zgjerimi i bazës ajrore, Al Udeid, do të bëhet ashtu që të jetë më i përshtatshëm për familjet e anëtarëve të ushtarëve amerikanë.

Katari po synon zhvillim të lidhjeve edhe më të afërta të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, derisa vazhdon mospajtimi i thellë diplomatik me një aleancë të vendeve arabe, që udhëhiqet nga Arabia Saudite, e cila, po ashtu, është aleate e fuqishme e Uashingtonit.

Në bazën Al Udeid gjenden afro 10 mijë ushtarë amerikanë. Kjo bazë ka luajtur rol madhor në fushatat ajrore të Shteteve të Bashkuara në Irak, Afganistan dhe Siri.

 

Nesër, mot i vranët dhe me të reshura të shiut

Në pjesën më të madhe të Malit të Zi, sot ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të shiut.

Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri vende vende e fortë, nga drejtimet e jugut.

Temperaturat: Tivar 14 gradë, H. Novi 13, Ulqin e Budvë 12, Plevle, B. Pole , Rozhaj e Beranë 11, Podgoricë 9, Plavë 8, Plluzhinë 7, Shavnik 6, Nikshiq, Cetinë e Zhablak 5, dhe në Kollashin 4 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje më të dendura të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 16 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se