Žabljak
Pretežno oblačno
-0.8 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
6.1 °C
Herceg Novi
Vedro
15.2 °C
Nikšić
Pretežno vedro
9.4 °C
Cetinje
Vedro
9.0 °C
Bar
Vedro
15.7 °C
Podgorica
Vedro
15.0 °C
Ulcinj
Vedro
14.8 °C
Kolašin
Pretežno oblačno
3.9 °C

Lajmet

31. 01. 2018.   >>  19:16 0

Lajmet 31.01.2018

31.01.2018

Në vazhdimin e procesit të sotëm gjyqësor prokuroria është deklaruar kundër pothuajse të gjitha propozimeve të mbrojtjes

Në vazhdimin e procesit të sotëm gjyqësor për përpjekje terrorizimi në ditën e zgjedhjeve, prokuroria është deklaruar kundër pothuajse të gjitha propozimeve të mbrojtjes. Siç transmetojnë mediat e Podgoricës , njëri nga të akuzuarit Bratisllav Dikiq, , ka kërkuar ndërprerjen e paraburgimit. Më parë Dikiq ka theksuar se nuk ka bërë vepra penale për të cilat është i akuzuar por vetëm është moralisht fajtor për shkak se e ka sjell vetën në situatë të tillë. Procesi gjyqësor është ndërpre dhe do të vazhdojë nesër.

 

Procesi gjyqësor ka treguar se pushteti gjyqësor nuk mund të mbrohet nga fyerjet dhe kërcënimet

Procesi gjyqësor me rastin e përpjekjes së terrorizmit ka treguar se pushteti gjyqësor nuk mund të mbrohet nga fyerjet dhe kërcënimet, ka vlerësuar kryetarja e gjyqit suprem Vesna Medenica. Ajo ka theksuar se një grupacion politikë bënë çështë e mundur për zhvlerësimin e drejtësisë në Mal të Zi.

Medenica si shembull të vështirë të luftës të pushtetit gjyqësor kundër fyerjeve dhe kërcënimeve ka theksuar procesin në rastin e përpjekjes së terrorizmit në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016. Sjelljet e pjesëmarrësve të procedurës penale në opinion e njohur si grusht shteti tregon se pushteti gjyqësor dhe gjykatat si institucione pastaj as gjykatësit si  reprezentues të tyre nuk kanë mjete që të mbrohen nga fyerjet dhe kërcënimet, ka theksuar  Medencia për portalin Antema M”.

 

Sukseset e Malit të Zi në rrugën evropiane janë nxitje e rëndësishme për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor

Sukseset e Malit të Zi në rrugën evropiane janë nxitje e rëndësishme për shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor , ka vlerësuar drejtorja për Evropën Kontinentale në Ministrinë për Evropën dhe punët evropiane të Francës Florans Manzhen. Ajo ka biseduar sot në Podgoricë me ministrin e punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq. Siç është kumtuar nga ministria e punëve të jashtme Darmanoviq e ka falënderuar Francën për përkrahje në realizimin e suksesit më të madh të politikës së jashtme prej rivendosjes së pavarësisë , anëtarësimin në NATO dhe në përkrahjen e vazhdueshme në procesin e integrimeve evropiane. Darmanoviq ka theksuar se është me rëndësi themelimi i shoqatës  afariste francezo malazeze , e themeluar në nëntor të vitit të kaluar me qëllim të forcimit dhe zhvillimit të lidhjeve afariste ndërmjet Malit të Zi dhe Francës.

 

Kthimi i politikës së zgjerimit  paraqet kontribut për shtetet e ballkanit perendimor

Kthimi i politikës së zgjerimit në radhën e prioriteteve të presidencës së BE paraqet kontribut të rëndësishëm për intensifikimin e proceseve reformuese në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka vlerësuar ministri i punëve evropiane Aleksandar Andria Pejoviq.

Nga kjo ministri është kumtuar se gjatë vizitës në Sofje është theksuar  se zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor dhe lidhjet ndërmjet shteteve të rajonit do të jetë prioritet i presidencës bullgare me BE dhe se Mali i Zi si udhëheqës i procesit të integrimeve  është shembull i mirë në arritjen e standarteve në rrugën drejtë BE. Pejoviq gjatë bisedimeve me ministren bullgare për kryesi me BE Lilana Pavllova e ka falenderuar Bullgarinë për përkrahjen e vazhdueshme në procesin negocues të Malit të Zi. Pavllova ka theksuar përkushtimin bullgar për zgjerimin e BE në vendet e Ballkanit Perëndimor gjë që është paraparë edhe me programin e prioriteteve për 6 muajt e parë të vitit 2018.

 

Nuhoxhiq - Mali i Zi ndërmerr hapa cilësor reformistë në rrugën drejtë UE

Mali i Zi ndërmerr hapa cilësor reformistë në rrugën drejtë UE , është kumtuar pas takimit të ministrit për punë të brendshme Mevlludin Nuhoxhiq me drejtorën e drejtorisë për Evropën Kontinentale në ministrinë franceze të punëve të jashtme Floranc Manzhen. Nga Ministria është kumtuar se Nuhoxhiq është falenderuar për bashkëpunimin e deritashëm cilësor të cilin ia ka ofruar Franca Malit të Zi gjatë procesit të anëtarsimit në NATO. Nuhoxhiq e ka njoftuar Manzhen me aktivitetet e ministrisë për punë të brendshme në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit , pengimin e emigracionit ilegal, terrorizmit dhe për zgjidhjet e reja normative të cilat dalin nga kapitulli negocues 24 . Manzhen ka theksuar se Franca do ta vazhdojë përkrahjen sidomos në fushën e sundimit të ligjit e që është me rëndësi të madhe për progres të mëtejmë të Malit të Zi në rrugën drejtë BE.

 

Ministri i arsimit Damir Shehoviq  dhe Floran Manzhen kanë nënshkruar sot  marrëveshjen administrative

Ministri i arsimit Damir Shehoviq  dhe drejtorja për Evropën Kontinentale në ministrinë për Evropën dhe punët e jashtme të Francës Floran Manzhen kanë nënshkruar sot marrëveshjen administrative për promovimin dhe përkrahjen e mësimit të gjuhës frënge në Mal të Zi. Nga ministria e arsimit është kumtuar se me marrëveshje janë paraparë aktivitete të shumta me qëllim të promovimit të gjuhës frënge në kuadër të aktiviteteve mësimore , përgatitjen e mësimdhënësve, mobilizim i rritur i nxënësve dhe i studentëve,  dhe bashkëpunimi më i mirë ndër universitarë.

Shehoviq ka theksuar se fjala është për një marrëveshje të rëndësishme dhe përmbajtësore me të cilën Mali i Zi obligohet që të promovojë në formë më intensive gjuhen frënge si njëra ndër gjuhet e punës në BE. Marzhen ka shtuar se me marrëveshje vuloset bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve realizimi i të cilës do të nxisë dhe inkurajojë mësimin e gjuhës frënge.

 

PDS pas zgjedhjeve lokale në Beranë dhe në Ulqin do të kumtojë emrin e kandidatit për president

PDS pas zgjedhjeve lokale në Beranë dhe në Ulqin do të kumtojë emrin e kandidatit për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen me 15 prill , ka kumtuar deptuteti i kësaj partie Andria Nikoliq.

Duke folur për mundësitë që kandidatë presidencial të jetë Millo Gjukanoviq, Nikoliq ka theksuar se Gjukanoviq tash disa vjet me radhë është lider i partisë më të madhe politike në Mal të Zi dhe është për tu pritur që partia , në krye të të cilës gjendet, por edhe opinioni i gjerë , gjithmonë e shohin atë në rolin e kryeministrit ose të presidentit të shtetit. Ai ka shtuar se fjala është për njeriun, i cili duke ushtruar detyrat shtetërore në momentet më kritike në historinë e re të Malit të Zi ka treguar shkallën më të lartë të përgjegjësisë ndaj shtetit dhe qytetarëve. Andaj për Malin e Zi do të ishte luks tepër i madh që në këtë fazë të emancipimit shoqëroro politikë të hiqet dorë nga përvoja dhe njohuritë e një burri të tillë të shtetit i cili i tejkalon suazat malazeze, ka vlerësuar Nikoliq.

 

Partia liberale do të duhej të anulojë marrëveshjen për koalicion në Budva

Partia liberale do të duhej të anulojë marrëveshjen për koalicion në Budva dhe të largohet nga koalicioni pas zgjedhor në nivelin lokal , ka vlerësuar kryesia e kësaj partie. Siç është kumtuar kryesia e partisë liberale këtë qëndrim ia ka rekomanduar Këshillit komunal të Budvës i cili së shpejti do të zgjidhet si dhe Këshillit kryesor të partisë. Është vlerësuar se pas nënshkrimit të marrëveshjes një aleancë e tillë e udhëhequr nga FD dhe demokratët i ka shkaktuar dëme të mëdha politike Partisë liberale dhe se largimi nga koalicioni në Budva është në interesin më të mirë të qytetarëve, thuhet në kumtesë.

 

Parlamenti i Malit të Zi, në seancën e dytë të jashtëzakonshme e caktuar për me 14 shkurt, duhet të emërojë Ivan Jovetiq

Parlamenti i Malit të Zi, në seancën e dytë të jashtëzakonshme e caktuar për me 14 shkurt, duhet të emërojë Ivan Jovetiq për anëtarë të Këshillit të RTMZ. Atë , si kandidat i Universitetit Donja Gorica për këtë funksion e ka propozuar Këshilli administrativ. Jovetiq , do ta zëvendësojë Nikolla Vukçeviqin të cilin parlamenti e ka shkarkuar për shkak të konfliktit të interesave. Për ndryshe në rend të ditës të seancës janë ndryshimet e ligjit  për t ardhurat e të punësuarve në sektorin publikë, në turizëm dhe hoeteljeri , për të rinjtë dhe ndryshimet e ligjit për prokurorinë shtetërore.

 

Bashkëpunimi i Ministrisë të sportit të Malit të Zi dhe Kosovës së shpejti do të konkretizohet me nënshkrimin e marrëveshjes

Bashkëpunimi i Ministrisë të sportit të Malit të Zi dhe të ministrisë për sport , kulturë dhe të rinjtë e Kosovës së shpejti do të konkretizohet me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sportit dhe politikës të rinjve. Kjo është njoftuar nga takimi i drejtorit të përgjithshëm të drejtorisë për sport dhe të rinj Millosh Llalleviq dhe Nenad Koprivica me zëvendësin e ministrit për kulturë të Kosovës Boban Stankoviq. Marrëveshja, siç është vlerësuar do të nxisë bashkëpunimin më intensiv ndërmjet dy ministrive . Të theksojmë se Stankoviq  dhe drejtori i drejtorisë për të rinjët dhe sportin në ministrinë e kulturës Xhevat Bajrami qëndrojnë për vizitë zyrtare në Mal të Zi me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit ndërshtetëror në politikën për të rinjtë .

 

17 emigrantë kanë kërkuar azil në Mal të Zi

17 emigrantë kanë kërkuar azil në Mal të Zi dhe për momentin nuk dihet nëse kanë qenë viktima të tregëtis me njerëz , ka kumtuar drejtoria e policisë.

Emigrantët kanë lundruar dje në portin Zelenika me një anie italiane. Pasi është vërtetuar se fjala është për persona azil kërkues në Mal të Zi, në organizimin e UNHCR këta 17 njerëz , siç theksohet janë vendosur në qendrën për azil. theksohet se duke pasur para sysh se fjala është për azil kërkues në Mal të Zi, për kërkesat e tyre do të vendoset në pajtim me dispozitat pozitive ligjore brenda afatit të paraparë , thuhet në kutmesë.

 

Dorëzohet Kryeministri, e pezullon vendimin për rritjen e pagës

Kryeministri  i Kosovës Ramush Haradinaj është dorëzuar përpara reagimeve të ashpra publike, si dhe interpretimit të Agjencionit Kundër Korrupsionit, pas vendimit që kishte marrë për rritje të pagave, edhe pse vlerëson se vendimi i AKK-së është i ndikuar politikisht, shkruan Gazeta Express. Këtë vendim Haradinaj e ka marrë pasi që 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi të marrë me 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës. Kryeministri ka kërkuar që ky vendim të pezullohet përkohësisht deri sa të merret një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi. Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave. Pa marrë parasysh epilogun e kësaj çështjeje, ne do të përpiqemi që të gjejmë mënyrën për të siguruar përkrahjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët në vend, ka deklarua Haradinaj.

 

Kurti: UÇK është në rrezik nga Gjykata Speciale

Albin Kurti deputet në Kuvendin e Kosovës tha se dhomat e Specializuara nuk patën ardhur në Kuvend për shqyrtim por vetëm për miratim, dhe si të tilla ato rrezikojnë luftën e UÇK-së për Kosovën, raporton "Zeri.info". "Gjykata Speciale konsiston në një histori të re të politike të Kosovës. Vendimet e saj do na ndryshojnë edhe historinë. UÇK-ja dhe ushtria e saj janë në rrezik nga Gjykata Speciale" tha Kurti. Pavarësisht këtyre Kurti tha që në vitin 2015 duart e deputetëve u përdrodhën dhe u nënshkrua Gjykata Speciale. Sipas tij kjo gjykatë vetëm sa e shton abnormalitetin e shtetit të Kosovës.

 

Delawie: Populli i Kosovës është kundër zhbërjes së Speciales

Po vazhdon kundërshtimi nga SHBA për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Qëndrimin e tij e ka përsëritur ambasadori Greg Delawie, duke shkruar se as qytetarët e Kosovës nuk e përkrahin një gjë të tillë. Delawie ka shkruar përmes Twitterit se as populli i Kosovës nuk e përkrah iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale, duke deklaruar se duartroket ata që janë kundër kësaj nisme. “Duartrokas politikanët dhe të tjerët që flasin publikisht, edhe pse është e vështirë për atë se çka është e drejtë për të ardhmen e Kosovës”, shkroi ambasadori i SHBA-së. Nuk është hera e parë që Kosova ka marrë paralajmërime pas iniciativës për shfuqizim që u ndërmorr nga 43 deputetë të Kuvendit. Ndërkombëtarët kanë paralajmëruar shtetin se në rast se ndodh një gjë e tillë do të ketë implikime serioze negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës.

 

Konjufca: Gjykata Speciale është luftë ndaj Kosovës

Glauk Konjufca kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes e ka cilësuar Gjykatën Speciale dhe krijimin e saj si luftë ndaj Kosovës raporton "Zëri.info". "Unë jam i bindur që Gjykata Speciale është luftë ndaj Kosovës", tha Konjufca. Sipas Konjufcës asnjëherë në Kosovë nuk është precizuar saktë se çfarë është Gjykata Speciale, dhe çfarë në të vërtet ka detyrë ajo.

 

Haxhiu flet për iniciativën për shfuqizimin e Speciales

Albulena Haxhiu kryetare e Komisionit për Legjislacion tha se Gjykata Speciale qysh në fillim ishte Gjykatë politike që kishte për qëllim të paraqes luftën e UÇK-së si luftë të shtrembër raporton "Zeri.info".

"Të gjitha argumentetet e VV-së për Gjykatën Speciale nuk u morën parasysh dhe për shkak të presioneve edhe nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët u votua që të krijohen dhomat e specializuara"tha Haxhiu. Ndërsa duke folur për tentencën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale tha se ajo ishte një nisëm jo serioze prandaj edhe VV nuk e përkrahu. Këto komente ajo i bëri në tryezën e organizur nga Vetëvendosje me temën “Dhomat e Specializuara dhe raporti me institucionet e Republikës së Kosovës”.

 

Trump: Kina dhe Rusia, rivalë që duhet të konfrontohen

Presidenti amerikan, Donad Trump, e ka përshkruar Kinën dhe Rusinë si rivalë, të cilët duhet të konfrontohen me “fuqi të pakonkurrencë” dhe i ka bërë thirrje Kongresit për t’i përmirësuar “të metat fundamentale” në marrëveshjen madhore atomike ndërmjet fuqive botërore dhe Iranit. Këto komente ai i ka bërë mbrëmë vonë në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Fjalimi i gjatë afro 80 minuta ishte i përqendruar kryesisht në çështjet e brendshme amerikane, siç janë ndërtimi i infrastrukturës së dëmtuar të vendit, reformimi i politikave të imigrimit, e të tjera. Por, megjithatë ai është përqendruar edhe në sfidat madhore të politikës së jashtme, me të cilat ballafaqohen Shtetet e Bashkuara. Në këtë kuadër, ai u është referuar “regjimeve të papërgjegjshme, grupeve terroriste dhe rivalëve si Kina e Rusia, që i sfidojnë interesat, ekonominë dhe vlerat” amerikane. “Derisa ne e ndërtojmë forcën e Amerikës dhe besimin në shtëpi, ne po ashtu, e ripërtërijmë fuqinë dhe qëndrimin tonë jashtë. Në konfrontim me këto rreziqe të tmerrshme, ne e dimë se butësia është rruga më e sigurt në konflikt dhe fuqia e pakonkurrencë është mënyra më e sigurt për mbrojtjen tonë të madhe dhe të vërtetë”, tha presidenti Trump.

 

Ukrainë: Është vrarë një ushtar i qeverisë në pjesën lindore

Ukraina thotë se jë ushtar i saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në përleshjet në pjesën lindore të këtij vendi. Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar sot se separatistët e mbështetur nga Rusia e kanë shkelur armëpushimin tri herë gjatë 24 orëve të kaluara, me të shtëna nga armët automatike, pastaj duke hedhur granata, e të tjera. Njëherësh, separatistët pretendojnë se forcat qeveritare ukrainase e kanë sulmuar me artileri qytetin Dokushajevsk, i cili është nën kontroll të separatistëve, duke e shkatërruar një ndërtesë pesëkatëshe. Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti i armatosur ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lidnore të Ukrainës, janë vrarë më se 10,300 vetë.

 

Rusi: Policia e ka bastisur shtëpinë e gazetarit për terror

Policia në Moskë e ka bastisur shtëpinë e një gazetari të pavarur, i cili është nën presion të autoriteteve shtetërore, prej vitit të kaluar, për shkak të një artikulli për një person rus i cili ishte bashkuar me militantët islamikë në Siri. Policia i tha gazetarit, Pavel Nikulin, se banesa e tij ishte kontrolluar sot, pasi ai ishte dëshmitar në rastin e ndërlidhur me stërvitje terroriste, ka thënë një avokat i organizatës joqeveritare, Open Russia. Avokati, Roman Klimov, tha se policia i ka konfiskuar pajisjet elektronike të Nikulinit, kopje të revistës, Maloko Plus, editor i së cilës është Nikulin, dhe fanela me logon e kësaj reviste. Më herët, Nikulin ka shkruar në rrjetin Twitter se policia kishte ardhur për bastisje në një rast të ndërlidhur me artikullin e tij në revistën, The New Times. Në qershor të vitit 2017, një gjykatë në Moskë e ka gjobitur këtë revistë për publikimin e artikullit të Nikulinit për një rus të ri nga qyteti Kaluga afër Moskës, i cili ishte konvertuar në fenë islame dhe u ishte bashkuar militantëve islamikë në Siri. Para vendimit të gjykatës, rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor, i kishte tërhequr vëretjen revistës New Times, se artikulli i Nikulinit përmbante elemente të “arsyetimit të terrorizmit”.

 

Edhe neser mot me diell

Sot në mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me diell. Frynë erë e dobët nga drejtimet e jugut. Edhe për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të ndryshueshme në orët e pas ditës me mundësi të të reshurave të dobëta gjatë orëve së mbrëmjes. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare e vende vende deri e fortë nga drejtimi i jugut. Temperatura maksimale e ditës do të sillet deri në 16 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se