Žabljak
Pretežno oblačno
7.1 °C
Pljevlja
Pretežno oblačno
8.9 °C
Herceg Novi
Vedro
21.9 °C
Nikšić
Pretežno vedro
15.8 °C
Cetinje
Vedro
17.5 °C
Bar
Vedro
22.3 °C
Podgorica
Pretežno vedro
21.2 °C
Ulcinj
Vedro
22.4 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
11.3 °C

Lajmet

19. 01. 2018.   >>  18:53 0

Lajmet 19.01.2018

19.01.2018

Zgjedhjet e shtata presidenciale

Kryetari i Parlamentit Ivan Brajoviq i ka shpallur sot për me 15 prill zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Zgjedhjet për presidentin e shtetit i shpall kryetari i Parlamentit në pajtim me Kushtetutën e vendit. Afati për zbatimin e veprimtarisë zgjedhore fillon me ditën e shpalljes së zgjedhjeve, kurse propozimet për president i dorëzohen Komisionit Zgjedhor të shtetit deri me 26 mars të këtij viti.  Për shpalljen e zgjedhjeve Brajoviq e ka njoftuar edhe presidentin e shtetit Filip Vujanoviq dhe kështu do të veprojë edhe me institucionet relevante ndërkombëtare. Zgjedhjet presidenciale të caktuara për me 15 prill do të jenë të shtatat me radhë prej futjes së sistemit shumpartiak në Mal të Zi.

Në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për president në vitin 1990 kishte fituar kandidati i Lidhjes së Komunistëve të Malit të Zi, Momir Bullatoviq. Zgjedhjet e dyta presidenciale janë mbajtur në vitin 1992 dhe përsëri fitore shënon Momir Bullatoviq, por kësaj here si kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS). Në zgjedhjet e treta presidenciale në vitin 1997 më së tepërmi vota kishte fituar Millo Gjukanoviq i cili fiton kundër kandidatin në Momit Bullatoviq në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Zgjedhjet e katërta presidenciale në Mal të Zi janë mbajtur pas tri përpjekjeve, kah fundi i vitit 2002 dhe fillimi i vitit 2003. Pas ndryshimeve të ligjit me të cilat hiqet censusi në zgjedhjet e 11 majit të vitit 2003 shënon fitore kandidati i PDS Filip Vujanoviq. Në zgjedhjet presidenciale me 6 prill të vitit 2008, të parat pas rivendosjes së pavarësisë, kanë marr pjesë 4 kandidat, në mesin e të cilëve kishte edhe kandidat jopartiak. Edhe kësaj here fiton Filip Vujanoviq me 51.89 për qind të votave. Në garën zgjedhore kanë marr pjesë edhe Andria Mandiq, Nebojsha Medojeviq dhe Sërgjan Miliq. Vujanoviq ka shënuar fitore edhe në zgjedhjet tjera presidenciale të mbajtura me 7 prill të vitit 2013. Kandidatët potencial për president të Malit të Zi duhet të grumbullojnë së paku 7 mijë e 932 nënshkrime përkrahëse. Në bazë të ligjit për zgjedhjen e presidentit, kandidaturë mund ta propozojë partia politike ose grupi i qytetarëve në bazë të nënshkrimeve të së paku 1.5 për qind të numrit të zgjedhësve të regjistruar. Presidenti i Malit të Zi zgjidhet në votime të përgjithshme, të drejtë për drejta dhe sekrete mandatin 5 vjeçar. Për president të shtetit do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë më tepër se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk e fiton këtë numër të votave, atëherë mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve brenda 14 ditësh. Siç parashihet me ligj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve marrin pjesë 2 kandidatë të cilët në votimin paraprak kanë fituar numër më të madh të votave. President i Malit të Zi në rrethin e dytë do të zgjedhet kandidati i cili do të fitojë  numër më të madh të votave të qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje.

 

Mali i Zi dhe Serbia më afër BE-së

Serbia dhe Mali i Zi me gjasë do të jenë vendet e ardhshme që do të integrohen në Bashkimin Evropian, ndoshta deri në vitin 2025, ka thënë komisionari i BE-së për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. “Me të vërtetë, 2018-ta do të jetë vit ku ne mund ta përdorim momentin, që e kemi krijuar gjatë disa viteve të kaluara, për të lëvizur përpara me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe presidenti i Komisionit Evropian e ka indikuar vitin 2025 si vit të mundshëm për pranim”, tha Hahn gjatë një interviste për agjencinë Reuters, e cila është publikuar sot.

Në këtë kuadër, Johannes Hahn, ka theksuar se “sot vendet më të avancuara janë definitivisht Mali i Zi dhe Serbia” dhe ka shtuar se “i gjithë procesi është i bazuar në merita, që varen nga progresi që po e bëjnë vendet”. Rrjedhimisht, ai konkludoi se “është shumë herët të parashikohet se kush përfundimisht do të jetë shteti i parë i ri në BE”.

 

Debat për ndryshimet e ligjit për administratën shtetërore

Deputetët e Malit të Zi, në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, debatojnë sot për ndryshimet e ligjit për administratën shtetërore me të cilat rregullohet bashkëpunimi i organeve të administratës shtetërore dhe Organizatave JoQeveritare (OJQ). Në rend të ditës gjenden edhe 11 ligje të cilat i ka propozuar Qeveria. Deputetët do të deklarohen për plotësimet dhe ndryshimet e ligjit për sigurimin shëndetësor, mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse, për transportimin e materieve të rrezikshme dhe ligjin për të huaj. Në rend të ditës gjenden edhe ligjet për Fondet vullnetare pensioniste, Sindikatat reprezentues, Fondet investuese, Ligji për kontrollimin e ndihmave shtetërore dhe Ligji për mbrojtjen e konkurrencës. Qeveria ka propozuar edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtjen e rajonit kulturo historik natyrorë të Kotorrit.

 

Të përkushtuar politikës së aleancës

Drejtori i përgjithshëm i drejtorisë për politikën e mbrojtjes Ivica Ivanoviq ka kumtuar se Mali i Zi si anëtarë i ri i Aleancës së NATO-s do ta vërtetojë përkushtimin e vetë të plotë në realizimin e politikave të Aleancës. Siç është kumtuar nga Ministria e mbrojtjes Ivanoviq ka marr pjesë në mbledhjen e drejtorëve politikë të NATO-s e cila është mbajtur në Bruksel dhe të cilën e ka kryesuar Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm Rouz Gotemeler. Në prag të takimit të Ministrave të mbrojtjes, anëtare të NATO-s, drejtorët politikë në takimin i cili do të mbahet me 14 dhe 15 shkurt kanë shqyrtuar çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e sistemit të mbrojtjes kolektive, por është bërë fjalë edhe për situatën aktuale të sigurisë si dhe për aktivitetet e mëtejme në planin e forcimit të konceptit të mbrojtjes.

 

Mali i Zi dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit të suksesshëm tej kufitar

Rezultatet konkrete të projekteve të mëparshme ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e gjithanshëm të rajonit ndërkufitar, vërtetojnë suksesin e konceptit të bashkëpunimit ndërkufitar, ka theksuar Ministri i punëve evropiane Aleksandër Andria Pejoviq. Ai këtë e ka theksuar në koherencën përfundimtare për IPA programin e bashkëpunimit ndërkufitarë të Malit të Zi dhe Kosovës 2011- 2013.

Pejoviq ka përkujtuar se në kuadër ë këtij programi janë realizuar 11 projekte me vlerë prej 3.7 milion euro, të cilët kanë kontribuar dukshëm në realizimin e qëllimeve konkrete programore. Kjo, siç ka theksuar, përfshin edhe zhvillimin ekonomik, rajonin kufitar  mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e shfrytëzimit shtetërorë të resurseve natyrore, me theks të veçantë në bujqësi, pylltari dhe zhvillimin turistik.

 

Të mendohet për ndryshimin e modaliteteve të rritjes ekonomike

Banka Botërore e sheh përparimin e Malit t Zi në shumë fusha të ekonomisë, por duhet të mendohet për ndryshimin e modaliteteve me qëllim të forcimit të kapaciteteve vendore të ekonomisë dhe të përparohet konkurrenca e saj, kanë kumtuar përfaqësuesit e kësaj banke. Shefi i zyrës të Bankës Botërore për Bosnjë Hercegovinën dhe Malin e Zi, Emanuell Salinas, sot gjatë takimit me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiq, ka theksuar se inovimi i modaliteteve të rritjes do të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në përparimin e standardit jetësor. Kontrata për huan ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Bankës Botërore, të cilën e kanë nënshkruar sot përfaqësuesit e këtyre institucioneve, për projektin e reformës së administratës tatimore në vlerë prej 14 milion euro, do të kontribuojë në përparimin e punës të Administratës tatimore dhe në ofrimin më efikas të shërbimeve. Këtë kontratë, siç është kumtuar nga Ministria e financave, e kanë nënshkruar Ministri i financave Darko Radulloviq dhe Drejtori i Bankës Botërore për Malin e Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, Emanuell Salinas.

 

Ashanin dhe Jovetiq kandidatë për anëtarë të Këshillit të RTMZ

Bogdan Ashanin dhe Ivan Jovetiq janë kandidatë për anëtarë të Këshillit të Radio dhe Televizionit të Malit të Zi (RTMZ). Siç është kumtuar nga mbledhja e Këshillit administrativ, Ashaninin për këtë funksion e ka propozuar Universiteti i Malit të Zi, kurse Jovetiqin Universiteti “Donja Gorica”. Ashanin ose Jovetiq do të zëvendësojnë Nikolla Vukçeviqin i cili është shkarkuar për shkak të konfliktit të interesave. Në vazhdim është edhe procedura për zgjedhjen edhe të një anëtari tjetër të Këshillit të RTMZ, sepse Kuvendi kah fundi i vitit të kaluar kishte shkarkuar nga ky funksion Goran Gjuroviqin. Në vend të tij anëtar i ri i Këshillit të RTMZ do të gjedhet me propozimin e sektorit joqeveritar nga fusha e mbrojtjes të drejtave dhe lirive të njeriut.

 

Të hënën fillon gjysmë vjetori i dytë

Në shkollat fillore dhe të mesme të Malit të Zi, gjysmë vjetori i dytë do të fillojë të hënën me 22 janar, ka kumtuar Ministria e arsimit. Siç kanë theksuar, në Shkollën Fillore “Savo Pejanoviq” gjysmë vjetori i dytë do të fillojë me 5 shkurt. Shtyrja e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë në këtë shkollë është bërë për shkak të sanimit të çatisë së shkollës. Nga Ministria megjithatë kanë theksuar se koha e humbur do të kompensohet. Përndryshe, Ministria e arsimit të Malit të Zi ka kumtuar se Qeveria e Hungarisë ka shpallur konkursin për ndarjen e 30 bursave për studentët nga Mali i Zi  shkollim në këtë vend. Programin e bashkëpunimit e kanë nënshkruar Ministri i arsimit Damir Shehoviq dhe  Ministri i punëve të jashtme dhe i tregtisë së Hungarisë, Peter Sijarto.

 

Prokuroria  nuk është e interesuar për përsëritjen e procedurës gjyqësore

Prokuroria nuk është e interesuar që të përsëritet procedura gjyqësore në rastin e fatkeqësisë  hekurudhore në Bioçë, kurse shteti nuk kujdeset për udhëtarët që kanë shpëtuar dhe as për familjet e atyre që kanë pësuar, kanë vlerësuar përfaqësuesit e Organizatës JoQeveritare, “Treni i dhimbjes”. Kryetari i kësaj OJQ-je,  Goran Voinoviq, ka theksuar me rastin e shënimit të 12 vjetorit të fatkeqësisë hekurudhore në Bioçë në të cilën e kanë humbur jetën 49, dhe janë lënduar më tepër se 200 udhëtarë, se procesi gjyqësor në të cilin është dënuar vetëm makinisti, është akt i turpshëm dhe i kurdisur.

 

Mbrojtja kërkon përjashtimin e gjykatëses Vukoviq

Avokati Miroje Jovanoviq ka kërkuar sot gjatë procesit gjyqësor të akuzuarve për përpjekje terrorizmi në ditën e zgjedhjeve përjashtimin e gjykatëses Dragica Vukoviq. Pas kërkesës  së Jovanoviqit në gjykatë është dhënë një pauzë një orësh. Përndryshe procesi i sotëm ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit bashkëpunues Sasha Singjeliq. Me aktakuzën  e prokurorisë speciale janë përfshirë edhe dy nënshtetas rus, Eduar Shishmakov dhe Vlladimir Popov, nënshtetasit serbë Nemanja Ristiq, Predrag Bogiqeveriq dhe Dragan Maksiq. Aktakuza ngarkon edhe tre nënshtetas të Malit të Zi, liderët e Frontit Demokratik (FD), Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq si dhe shoferi zyrtar i FD Mihaillo Çagjenoviq. Ndërkaq procedura kundër përkthyesit të FD-së, Ananie Nikiq zhvillohet si proces i veçuar.

 

Ndërprerja e bisedimeve nga ana e Beogradit, veprim i gabuar

Anulimi i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, nga analistët vlerësohet si veprim i gabuar nga ana e Beogradit. Sipas logjikës së njëjtë edhe pala kosovare mund të kërkoj ndërprerje të dialogut, por kjo nuk i kontribuon asnjërës palë, thonë ata. Delegacioni i Serbisë në Bruksel i ka ndërprerë bisedimet në po të njëjtën ditë që nisën ato, për shkak të vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, mëngjesin e 16 janarit.  Anulimi i takimeve në Bruksel nga ana delegacionit serb për shkak të vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit, vlerësohet si veprim i gabuar i Beogradit. Për analistin Naim Rashiti kjo është një kthesë e keqe, në procesin e dialogut në periudhën kur po përgatitej një fazë ndoshta finale e bisedimeve Kosovë-Serbi. Nenad Maksimoviq drejtor i organizatës joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Graçanicë, thotë se vrasja e Ivanoviqit ishte vrasje e ideve ndryshe dhe alternativave të ndryshme politike. Maksimoviq i tha Radio Kosovës se ndërprerja e dialogut si pasojë e vrasjes së Ivanoviqit është absolutisht e panevojshme sepse kjo vrasje s’ka lidhje me dialogun.  Për politologun Behlul Beqajn - Beogradi zyrtar me këtë veprim në një mënyrë e privatizoi çështjen Ivanoviq, edhe pse ata ishin akterët kryesor kundër politikës së Oliver Ivanoviqit. Në një deklaratë për programin e gjuhës serbe në Radio Kosovë, Beqaj  vlerëson se Beogradi nuk ka arsye të privatizojë atentatin ndaj Ivanoviqit sepse, sipas kësaj logjike edhe pala kosovare mund ta konsideroj vrasjen e tij -arsye për ndërprerje të bisedimeve e që do duhej që dialogu të mos varet nga kjo. Në të kundërtën, Beqaj tha se ky rast do të duhej të ishte arsyeja për vazhdimin e dialogut në mënyrë që të dyja palët të pajtohen dhe të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

 

Gjuha fyese, e dënueshme për këdo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me një deklaratë që ka bërë gjatë ditës nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj. Nënkryetari i OVL-së të UÇK-së, e ka quajtur "palaço", ambasadorin amerikan Greg Delawie, pasi sipas tij, me deklarata e bëra, Delawie po i thyen të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë që ka si diplomat. Kryeministri Ramush Haradinaj në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se "në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo". Ai ka shkruar po ashtu, se deklarimet fyese nuk i bëjnë nder askujt dhe dëmtojnë proceset zhvillimore.

 

Kryesia e kuvendit në “hall” me kërkesën e ligjvënësve për Specialen

Kuvendi i Kosovës ka nisur zyrtarisht punën, por Kryesia nuk ka mundur të mbajë asnjë mbledhje, e rrjedhimisht as ta shqyrtojë kërkesën e 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Monitoruesit e punës së Kuvendit shohin paqartësi sa i përket kësaj çështje, ndërsa veteranët e UÇK-së akuzojnë LDK-në për zvarritje.Fati i kërkesës së 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mbetet i paqartë. Zyrtarë të Kuvendit kanë thënë se ajo e ka humbur relevancën, ngase sipas tyre, ka qenë e afatizuar vetëm për 22 dhjetorin e vitit 2017. Përveç LDK-së që ka shprehur qëndrimin e saj kundër shfuqizimit të Speciales, grupet tjera parlamentare nuk kanë qëndrime të qarta karshi kësaj çështje. Vetë kreu I Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kuvendi nuk ka fuqi ta zhbëjë Gjykatën Speciale.

 

Dyert e NATO-s të hapura për Maqedoninë

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg në Shkup ua ka bërë me dije zyrtarëve të lartë shtetërorë se dyert e aleancës mbeten të hapura për Maqedoninë, por se më parë duhet zgjidhur çështja e emrit. Ai tha se Aleanca do t’i bëjë ftesë Maqedonisë për anëtarësim pasi ajo ta ketë zgjidhur çështjen e emrit të saj me Greqinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duke iu drejtuar deputetëve në parlamentin e Maqedonisë përshëndeti vazhdimin e bisedimeve në mes dy palëve, Greqisë dhe Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhjeje të emrit. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka theksuar përpjekjet që po bën qeveria e tij për kapërcimin e pengesave si në aspektin e integrimeve, po ashtu edhe për zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin e shoqërisë. Stoltenberg edhe me drejtuesit politikë, ka diskutuar mbi çështjet e lartpërmendura. Ai takoi veç e veç kryetarët e VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së, Hristian Mickovski dhe Ali Ahmeti. Shefi i NATO-s më herët mbajti takime edhe me presidentin Gjorgje Ivanov, me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi dhe me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes në qeverinë e Maqedonisë. Stoltenberg me zyrtarët në Maqedoni ka diskutuar edhe mbi zhvillimet në rajon, ndërkohë që ka theksuar se rajoni tashmë është i qëndrueshëm dhe nuk është më “fuçi baruti” dhe se NATO po e vëzhgon situatën këtu dhe po angazhohet që rajoni i Ballkanit të qëndrojë i qetë.

 

Nëntë vetë kanë humbur jetën nga stuhia

Nëntë vetë, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e djeshme në pjesën veriore të Evropës, e cila e ka bllokuar edhe trafikun ajror dhe hekurudhor. Nga stuhia kanë vdekur gjashtë vetë në Gjermani, dy holandezë dhe një person në Belgjikë. Kjo stuhi me emrin, “Friederike”, i ka dëmtuar edhe shkollat dhe objektet e tjera në shtetin lindor gjerman, Thueringia, raporton agjencia AFP. Policia gjermane tha se shpejtësia e erës në disa rajone, kishte arritur edhe në 203 kilometra në orë.

 

Propozim për ashpërsim të marrëveshjes atomike me Iranin

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dje është propozuar një legjislacion me të cilin synohet ashpërsim i kushteve në marrëveshjen atomike me Iranin, përkundër kundërshtimit të ndryshimeve të marrëveshjes nga ana e palës iraniane. Ky propozim-legjislacion është paraqitur nga republikani, Peter Roskam, dhe është mbështetur nga Liz Cheney, po ashtu, republikane, raporton AFP nga Uashingtoni. Ky propozim “e qartëson atë që çdo marrëveshje efektive do të duhej ta përmbante”, tha Cheney. Sipas saj, marrëveshja me Iranin duhet “së paku, ta autorizojë inspektimin çdokund dhe në çdo kohë, përfshirë inspektimet e kapaciteteve ushtarake, pastaj zbulimin e aktiviteteve të kaluara dhe aktuale atomike ushtarake dhe civile, ndalimin e pasurimit në shkallë të armatimit dhe kufizime në zhvillimin e raketave balistike”.

 

Dështimi i marrëveshjes me Iranin do të ishte alarmues

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se nëse marrëveshja atomike e fuqive botërore me Iranin dështon, atëherë kjo do të dërgonte mesazh “alarmues” për komunitetin ndërkombëtar. Këto komente ai i ka bërë mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeeve të Bashkuara lidhur me masat për moszgjerim të armatimit atomik, derisa presidenti amerikan, Donald Trump, është kërcënuar për tërheqje nga marrëveshja atomike me Iranin, e arritur në vitin 2015. Në një referencë të qartë për administratën Trump, Lavrov tha se “ne nuk mundemi që për përfitime të agjendës politike të vendeve të caktuara, të tërhiqemi nga arritja e vërtetë e diplomacisë ndërkombëtare”.

 

Turqia e ka lansuar operacionin kundër luftëtarëve kurdë

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, thotë se Turqia e ka filluar operacionin ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Afrin në Siri. Canikli tha se operacioni ushtarak, të cilin Ankaraja e ka përgatitur, faktikisht ka filluar sot, duke hedhur predha matanë kufirit nga forcat turke brenda në Turqi. Sipas tij, Ankaraja nuk kishte “opsion” tjetër dhe duhet t’i “pastrojë të gjitha elementet terroriste” nga pjesa veriore e Sirisë, në kufi me Turqinë. Ministri Canikli tha se Ankaraja dhe Moska do të “vazhdojnë” të bisedojnë për operacionin ushtarak.

 

Edhe nesër mot i vranët dhe me reshje

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot i vranët, në viset qendrore dhe jugore me reshje të dobëta të shiut, kurse në veri dhe viset e larta vende vende me borë të dobët. Frynë erë mesatare vende vende e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar 12 gradë, Budvë e Beranë 11, Bjello Pole 10, Herceg Novi e Plevle 9, Rozhaj 8, Podgoricë e Ulqin 7, Plavë 6, Zhablak 4, Kollashin 2 dhe në Cetinë 1 gradë.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, në jug dhe bregdet me reshje të përkohshme të shiut, kurse në veri me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare, vende vene e fortë jugore dhe jug perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 14 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se