Žabljak
Umjereno oblačno
14.9 °C
Pljevlja
Vedro
17.9 °C
Herceg Novi
Vedro
27.2 °C
Nikšić
Malo oblačno
17.1 °C
Cetinje
Umjereno oblačno
30.6 °C
Bar
Vedro
28.7 °C
Podgorica
Malo oblačno
27.3 °C
Ulcinj
Vedro
24.5 °C
Kolašin
Umjereno oblačno
17.2 °C

Lajmet

18. 01. 2018.   >>  17:36 0

Lajmet 18.01.2018

18.01.2018

Parlamenti do të shqyrtojë 12 ligje 

Deputetët e Parlamentit të Malit të Zi , në seancën e parë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, do të shqyrtojnë nesër 12 ligje të cilat i ka propozuar Qeveria. Në rend të ditës do të jenë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për administratën shtetërore, për sigurimin shëndetësore, mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse, transportimin e materieve të rrezikshme dhe ligjin për të huajt . Deputetët do të deklarohen për ligjet për sindikatat reprezentuese , për fondet vullnetare pensioniste, fondet investuese , kontrollimin e ndihmave shtetërore dhe mbrojtjen e konkurrenca. Me ndryshimet e ligjit për sigurimin shtetëror është paraparë që kontratat me institucionet shëndetësore nga rrjeti shëndetësorë , themeluesi i të cilave është shteti, nënshkruhen për 5 vjet ,kurse me ofruesit tjerë të shërbimeve në dy vjet. Me ligjin në fuqi parashihet që kontratat për ofrimin e shërbimeve shëndetësore jashtë rrjetit shëndetësor të nënshkruhen vetëm për një vit.

Nesër për kandidatin për anëtar të  RTMZ 

Këshilli administrativ do të vetëtojë nesër listën e propozimeve të kandidatëve për emërimin e një anëtari të këshillit të RTMZ. Universiteti i Malit të Zi i ka propozuar kuvendit që anëtar i Këshillit të RTMZ të emërohet profesori i rregullt i fakultetit të mjekësisë Bogdan Ashanin. Ai në këtë funksion do ta zëvendësojë Nikolla Vukçeviqin, i cili është shakarkuar për shkak të konfliktit të interesave. Në vazhdim është procedura për emërimin edhe të një anëtari tjetër ,sepse Kuvendi ka fundi i vitit të kaluar kishte shkarkuar nga funksioni edhe këtë ,për shkak të konfliktit të interesit. Në vend të Gjuroviqit, anëtari i ri i Këshillit të shërbimit do të zgjedhet me propozimin e sektorit joqeveritar nga fusha e mbrojtjes të drejtave dhe lirive njerëzore.

Institucione  nuk mund të garantojnë zgjedhe të lira 

Institucionet e obliguara për organizimin e zgjedhjeve nuk janë të pavarura , por partiakisht të njëanshme , dhe nuk mund të jenë garanci për zgjedhje të lira, ka kumtuar Partia social demokratike. Nënkryetari i partisë Rashko Konjeviq dhe anëtari i kryesisë Iva Vujoviq janë takuar me përfaqësuesit e OSBE –ODIHR,  Riçard Llapino dhe Tamara Otiashvili . Konjeviq dhe Vujvoiq i kanë njoftuar përfaqësuesit e ODIHR –it me shqetësimet e kësaj partie për shkak të keqësimit të gjendjes të ambientit zgjedhor në Mal të Zi dhe të thellimit të mosbesimit në procesin zgjedhor , thuhet në kumtesën e kësaj partie. Funksionarët e PSD kanë theksuar se nuk ekziston vullneti politik i pushtetit që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe demokratike ,por që nga zgjedhjet në zgjedhje të përpunohen mekanizmat e shpërdorimeve të ndryshme.

Të mos rriten çmimet e biletave në komunikacionin urban 

Partia social demokratike u ka bërë ftesë përfaqësueseve të kryeqytetit që në marrëveshje me përfaqësuesit e transportit urban të ndërmarrin masa konkrete që të mos rriten çmimet e biletave mujore. Në këtë parti konsiderojnë se shtrenjtimi i biletave të transportit urban nga 70 në 90 cent ndikojnë dukshëm në situatën materiale  të pavolitshme të studentëve. Kjo parti vlerëson se kjo përveç shtrenjtimeve të tjera është  pasqyrim i moskujdesit për stanardin jetësor të qytetarëve . Në kumtesën e Forumit të  rinjve të PSD theksohet se shtrenjtimi prej 23 për qind nuk është në pajtim me qëndrimin e ministrit kompetent se rritja e çmimeve nuk do të jetë më e lartë se 8 për qind. 

Ulqinakët meritojnë pushtet më të mirë

Qytetarët e Komunës së Ulqinit meritojnë një pushtet më të mirë dhe kushte më të mira jetësore , sepse Ulqini, siç theksojnë , është qytet me një traditë historike në të cilën ia kanë zili shumë të tjerë , ka kumtuar koalicioni për “Ulqinin më të shendosh”. Siç theksohet në kumtesë ,ata të cilët e kanë udhëhequr Ulqinin deri tani nuk kanë menduar për një jetë më të mirë për të gjithë . Ata , kanë menduar vetëm për interesat personale dhe për interesat e ngushta partiake dhe kjo gjë duhet ndryshuar. Duke komentuar deklaratën e bartësit të listës së PDS në Ulqin Loro Ndrekiq se Partia e tij duhet të fitojë në zgjedhje sepse vetëm kështu në Ulqin mund të realizohen projekte të shumta, nga koalicioni për Ulqinin e shëndosh kanë vlerësuar se PDS vërteton se vetëm nëse ata janë në pusht në një komunë , banorëve u është e siguruar  jeta më e mirë dhe suksesi.

Dialogu social nuk varet nga ministri 

Dialogu social i Sindikatës së mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi është në nivel të ulët , kurse kjo duhet të jetë vlerë e cila nuk do të varet nga fakti se kush është në krye të Ministrisë së mbrojtjes, ka vlerësuar kryetari i  Sindikatës së mbrojtjes dhe sigurisë, Nenad Çobeliq . Ai sot, në tryezën e rrumbullakët “Dialogu social  në ushtri nga aspekti i implementimit të vlerave evropiane , mesazhet dhe përvojat “ ,të cilën e kanë organizuar Organizata evropiane e shoqatave ushtarake dhe e sindikatave , Unioni i sindikatave të pavarura të Malit të Zi , ka përkujtuar se kjo organizatë sindikale prej themelimit në vitin 2010 i ka kaluar tri faza të cilat kanë qenë të identifikuara sipas tre ministrave të mbrojtjes.

Liencat do të lëshohen kur të krijohen kushtet ligjore 

Oda e mjekëve të Malit të Zi do të fillojë të lëshojë licencat për punë të doktorëve të mjekësisë pasi që krijohen kushtet ligjore , ka kumtuar kryetari i këtij trupi ,Aleksandar Mugosha. Ai ka theksuar se Ministria e shëndetësisë, me vendimin nga marsi i vitit të kaluar ia ka marr Odës së mjekëve të gjitha ingjerencat ligjore për dhënien e licencave për punë doktorëve të mjekësisë. Ai ka sqaruar se dhënia e licencave do të jetë obligim i Odës së mjekëve kur Ministria t’ia kthej ingjenrencat që i takojnë . Mugosha ka theksuar se Ministria e shëndetësisë përmes plotësimeve urgjente të ligjit për mbrojtjen shëndetësore , të cilat mund ti sjell me iniciativën e vetë, mund të vazhdojë afatin për marrjen e licencave për punë të doktorëve të mjekësisë.

Singjeliq ka frikë nga likuidimi 

Dëshmitari bashkëpunues Sasha Singjeliq, ka deklaruar se Fronti Demokratik ka planifikuar formimin e Qeverisë së krizës ,si dhe futjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Mal të Zi. Ai në vazhdimin e sotëm të procesit gjyqësor për përpjekje terrorizmi , ka theksuar se me 16. tetor të vitit 2016. së pari duhej të merrej ndërtesa e Kuvendit të Malit të Zi. Ai ka pranuar se e vetmja frikë është se FD mund të paguaj dikën për ta likuiduar.  Për shkak të problemeve momentale shëndetësorë të Dragan Maksiq, procesi i sotëm gjyqësor është ndërpre dhe do të vazhdojë nesër. Dëshmitari bashkëpunues mes tjerash ka deklaruar se statusin e dëshmitarit bashkëpunues nuk do ta pranonte sikur të mos ishte krejtësisht i bindur për tradhtinë e FD.

 

Policia bastisi 12 lokacione

Policia e Malit të Zi, në aksionin e luftës kundër kriminalitetit të organizuar, ka bastisur 12 lokacione dhe disa persona në Podgoricë, Kollashin e Danillovgrad. Tre persona janë privuar nga liria, është kumtuar nga Qeveria. Në kryeqytet janë sekuestruar dy pushkë automatike, një pistoletë dhe municione. Kurse në bastisjet në Danillovgrad e Kolalshin janë gjetur mjete komunikimi, municione dhe armë të ftohta. Gjithçka është marrë do t’i nënshtrohet ekspertizës, me qëllim të vërtetimit të prejardhjes, gjegjësisht lidhjes eventuale me veprat e kryera kriminale, është kumtuar nga policia. Nga Policia kanë kumtuar se ky është aksioni i 21-të në luftën kundër kriminalitetit të organizuar.

BE mirëpret gatishmërinë e Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e dialogut 

Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Sipas saj, gatishmëria e Serbisë dhe e Kosovës për vazhdimin e dialogut është konfirmuar me bisedën telefonike, që kanë zhvilluar Thaçi dhe Vuçiq të mërkurën. Kocijançiq tha se po punohet në caktimin e takimit të ri në nivel teknik, i cili është anuluar të martën, pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq."Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialog është detyrim i të dyja palëve. Një gjë e tillë është vendimtare edhe për shpejtësinë me të cilën do të përparojnë dy vendet në rrugën evropiane", tha Kocijançiq.

Thaci dhe Vuciq në bisedën telefonike  folën për çështje të ndryshme me interes të përbashkët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun serb Aleksandar Vuçiq, të fokusuar në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, por ku nuk la pa u përmendur edhe vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” Oliver Ivanoviq. Vetë Thaçi sqaroi më pas se e ka siguruar kreun e shtetit serb që organet përgjegjëse të prokurorisë dhe policisë janë duke bërë hetime intensive për zbulimin dhe nxjerrjen e autorëve përpara drejtësisë. Ai madje ia ka bërë të qartë se organet kompetente të Republikës së Kosovës janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të pranojnë çdo lloj ndihme që mund të çojë drejt zbardhjes së këtij ekzekutimi. Duket se të dy presidentët kane rene dakord me idenë se autoriteteve kompetente u duhet lënë koha e nevojshme në dispozicion që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur. Vrasja e Ivanoviqit ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi, ndërsa ngriti shqetësime për rritjen e tensioneve ndëretnike në vend. Lideri i Iniciativës Qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është varroset sot në Beograd. Ivanoviq është vrarë të martën para zyrës së tij në Mitrovicën e veriut.

Ekskluzive: Policia e Kosovës i bie në gjurmë veturës nga e cila u vra Ivanoviq, e gjen kujt i është shitur 

Policia e Kosovës i ka rënë në gjurmë veturës së djegur me të cilën dyshohet se u krye vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Burime të sigurta të lajmi.net brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë treguar se vetura ka hyrë në Kosovë përmes shtetit Serbisë dhe është gjendur edhe pronari.“Veturën që është djegur e kanë lokalizuar dhe gjurmët cojnë në Serbi përmes një shteti të BE-së”, ka thënë një burim brenda MPB për lajmi.net. Burimi i ka thënë lajmi.net se “Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar zyrtarisht përmes Ministrisë së Drejtësisë te autoritetet serbe që të na ndihmojnë. MPB përmes një shteti të BE-së e ka lokalizuar që vetura ka qenë në Serbi dhe e kanë gjetur pronarin kujt i është shitur në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi. Vetura e tipit Opel, sipas këtij burimi, është gjetur se kujt i takon që nga viti 2009, dhe kujt i është shitur.“Është gjetur prej 2009 se kush ka qenë pronar i veturës dhe kujt i është shitur vetura në mes të vitit të kaluar”, ka thënë burimi për lajmi.net. Ndryshe Policia e Kosovës deri në këto momente është duke vazhduar hetimet intensive dhe ka gjetur mjaft prova relevante që qojnë drejt gjetjes së kryerësve të krimit.  

Lulzim Basha :Rama propozon një ligj të posacëm

“Edi Rama ka propozuar një ligj të posaçëm, i propozuar gjoja si ndryshim i rregullores, por është një ligj i posaçëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të peshqve të mëdhenj, tani duhet të kënaqen me cironka”, deklaroi Lulzim Basha. Sipas kreut të demokratëve, ligji e shndërron Kuvendin në gjykatë. “Ligji propozon që Prokuroria të paraqesë provat në Kuvend dhe gjyqtari të jetë Edi Rama. Kjo do ta kthejë SPAK-un në një organizatë joqeveritare, sepse gjithë pushteti për të vendosur nëse politikanët e korruptuar do të paraqiten para drejtësisë apo jo, do të jetë i mazhorancës, i Edi Ramës”, shtoi ai. Basha tha se opozita do të votojë kundër. “PD do ta kundërshtojë fuqishëm këtë akt i cili ka një synim; zhbërjen e reformës në drejtësi dhe që asnjë peshk i madh të mos dalë para gjykatës. Po bëjnë gjithçka për t’u mbrojtur politikisht nga reforma në drejtësi. Vota kundër është ajo që opozita ka në dorë, të tjerat i kanë qytetarët në dorë në protestën e 27 janarit”, tha Basha. 

SHEKERINSKA: PRIORITETI I MAQEDONISË ËSHTË ANËTARËSIMI NË NATO

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, ka pritur sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.Maqedonia tregoi se ka kapacitet që të zbatojë reforma në frymën e vlerave të NATO-s, të fokusohet në proceset demokratike, reformat në mbrojtje, t’i avancojë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe të bëhet faktor i stabilitetit në rajon. Me zbatimin konsekuent të reformave, vendi i Maqedonisë është në NATO, u tha në takimin e sotëm të ministres Shekerinska dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në takim, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, theksohet se në mesin e qytetarëve dhe të skenës politike ka konsensus të padyshuar se shteti duhet të jetë anëtar i plotfuqishëm i NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).Ministrja e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës për rritjen e buxhetit në mbrojtje si dhe për vendimin për rritjen e kontingjentit të Maqedonisë në misionin në Afganistan. Shekerinska e falënderoi për përgjigjen pozitive nga NATO për kyçjen e Maqedonisë në Programin e NATO-s për avancimin e arsimit në mbrojtje.

Trupat amerikane do të mbeten në Siri 

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se trupat e Shteteve të Bashkuara do të mbeten në Siri për kohë të pacaktuar, jo vetëm për të luftuar militantët, por edhe për të kundërshtuar pushtetin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe të aleatit të tij, Iranit. Tillerson tha se misioni i ushtrisë amerikane do të përqendrohet në shkatërrimin e grupit militant Shtetit Islamik dhe parandalimin e kthimit të tij. Një synim tjetër, shtoi ai, është të krijohen kushtet për liderë të rinj që do të zëvendësonin Assadin. Tillerson e përshkroi presidentin sirian si “vrasës”.“Tërheqja totale e personelit amerikan në këtë kohë do të bënte që Assadi të vazhdonte trajtimin brutal të popullit të tij”, tha Tillerson para një audience në Universitetin Stanford.“Mosangazhimi i Shteteve të Bashkuara në Siri po ashtu do t’i mundësinte Iranit të forcojë pozicionin e tij brenda Sirisë”, tha Tillerson.“Siç e kemi parë nga luftërat e Iranit dhe deklarimet e tij publike, ai kërkon dominimin në Lindjen e Mesme dhe shkatërrimin e aleatit tonë, Izraelit”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit.Shtetet e Bashkuara kanë të vendosura rreth 2,000 trupa tokësore në Siri, ndërsa aeroplanët e tyre patrullojnë mbi lindje të vendit dhe ndjekin mbetjet e Shtetit Islamik, i cili është mposhtur vitin e kaluar.

Së paku 52 uzbekë vdesin nga zjarri në Kazakistan 

Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë një autobus në rajonin Aktobe të Kazakistanit. Aqtilek Kenes, udhëheqës i Departamentit për Situata Emergjente, tha për gazetarët se të gjitha viktimat kanë qenë shtetas të Uzbekistanit. Kenes tha se pesë njerëz që i kanë mbijetuar zjarrit në autobus, janë po ashtu uzbekë. Zyrtarët thanë se autobusi është kapur në flakë rreth 10 kilometra larg fshatit Kalibaj, në një autostradë që lidh qytetin rus Samara me qytetin kazak Shymkent. Autoritetet thanë se janë duke hetuar shkakun e fatkeqësisë.

Nesër ,mot kryesisht i vranët e me reshje të përkohshme

        Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht me dell . Fryn erë mesatare, vende vende e fortë veri perëndimore.

       Temperaturat: Podgoricë, Tvivar , Hrceg Novi , Ulqin e Budvë 12, B. Pole 7, Cetinë 6, Nikshiq, Plluzhinë e Plvele 5, Beranë 4 , Plavë 3 , Kollashin 1, Rozhajë 0 dhe në Zhablak -2 g.

    Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasdites ,në jug dhe bregdet me reshje të shiut, kurse në veri dhe viset e larta me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug perëndimore. Temperatura e mëngjesit prej -6 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 14 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se