Žabljak
Oblačno
-1.5 °C
Pljevlja
Oblačno
0.7 °C
Herceg Novi
Oblačno
10.8 °C
Nikšić
Oblačno
0.7 °C
Cetinje
Oblačno
0.3 °C
Bar
Pretežno oblačno
10.5 °C
Podgorica
Oblačno
6.4 °C
Ulcinj
Oblačno
8.4 °C
Kolašin
Oblačno
0.5 °C

Lajmet

17. 01. 2018.   >>  16:45 0

Lajmet 17.01.2018

17.01.2018

Severo - Mali i Zi mund të llogarisë në përkrahjen e Aleancës

Mali i Zi mund të llogarisë në përkrahjen e Aleancës me rastin e realizimit të integrimit të plotë, ka theksuar sot drejtori i drejtorisë së NATO-s për planifikimin e mbrojtjes Pollo Severo gjatë bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për politikën mbrojtëse Ivica Ivanoviq. Ivanoviq ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është motiv shtesë për vendet tjera në rajon që të këmbëngulin në qëllime dhe të zbatojnë reformat e domosdoshme në rrugën integruese , thuhet në kumtesë. Ai e ka njoftuar bashkëbiseduesin me rezultatet e arritura në planifikimin e aftësive mbrojtëse të Malit të Zi. Severo, siç thuhet në kumtesë ka përshëndetur progresin e Malit të Zi gjë që ka kontribuar me finalizimin e anëtarësimit në NATO si dhe kontributin në realizimin e qëllimeve të përbashkëta në sistemin kolektiv të sigurisë.

Junker - Shtetet  e Ballkanit perëndimor meritojnë perspektivë të vërtet evropiane

Shtetet  e Ballkanit perëndimor meritojnë perspektivë të vërtet evropiane , ka theksuar kryetari i komisionit evropianë Zhan Kllod Junker në mbledhjen e parlamentit evropianë. Qëllimi duhet të jetë i qartë dhe ka të bëjë me anëtarësimin e Ballkanit perëndimor në BE. Kjo duhet të ndodhë pasi që të plotësohen të gjitha kushtet, ka theksuar Junker në Strasbur . Unë do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor në shkurt dhe në mars dhe dëshiroj të dëgjoj vlerësimet e tyre, ka theksuar Junker.

Mali i Zi dhe Serbia konsiderojnë se e vetmja qasje e drejtë në proceset integruese evropiane është principi i regatës

Mali i Zi dhe Serbia konsiderojnë se e vetmja qasje e drejtë në proceset integruese evropiane është principi i regatës , respektivisht vlerësimi i rezultateve të secilit shtet veçmas , është kumtuar pas bisedimeve të kryeministrit Dushko Markoviq, me nënkryetarin e parë të qeverisë së Serbisë Ivica Daçiq. Gjatë takimit të konstatuar se Mali i Zi dhe Serbia kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe të mira dhe se të dy shtetet shohin hapësirë për avancimin e tyre , sidomos në planin ekonomikë. Është theksuar se prioritet i Malit të Zi dhe i Serbisë në planin infrastrukturor paraqet lidhja cilësore infrastrukturore përmes autostradës si dhe rikonstruimi i plotë i hekurudhës Tivar –Beograd, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Malit të Zi.

Brajoviq, ka paralajmëruar se të premten do të shpall zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq, ka paralajmëruar se të premten do të shpall zgjedhjet presidenciale. Ai , sot me rastin e zgjedhjeve presidenciale ka mbajtur konsultime me liderët e partive parlamentare në të cilat përfaqësuesit opozitarë nuk kanë marrë pjesë. Brajoviq, u ka deklaruar gazetarëve se në takim kanë marr pjesë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve relevante politike, të cilët  u qasen me përgjegjësi detyrave të veta dhe çështjeve të rëndësishme shoqërore. Kemi biseduar për zgjedhjet presidenciale , për kushtet dhe rrethanat në të cilat ato do të realizohen , ka theksuar Brajoviq. Ai ka përkujtuar se afati për shpalljen e zgjedhjeve presidencial është  deri me 20 janari.  Sipas fjalëve të tij të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë pohuar se do të zhvillojnë fushatë pozitive dhe në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojnë në ngritjen e tensioneve.

Brajoviq- Në Mal të Zi nevojitet përkushtimi i subjekteve politike

Në Mal të Zi nevojitet përkushtimi i subjekteve politike dhe i institucioneve në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme , ka vlerësuar kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq në bisedimet me përfaqësuesit e misionit të ODIHR. . Brajoviq , siç është kumtuar nga parlamenti ka biseduar sot me zëvendësin e shefit të zyrës së ODIHR për zgjedhje Riçard Llapino dhe me këshilltarin për zgjedhje Tamara Otiashvilli. Misioni i ODIHR do të vlerësojë ambientin parazgjedhor dhe përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të Malit të Zi në bazë të të cilave do të sjell vendimin për realizimin e aktiviteteve të domosdoshme në procesin vëzhgues , me ftesën e organeve shtetërore të Malit të Zi, thuhet në kumtesë.

Rudoviq- Nuk është vonë që opozita të gjëje modelin për fitore në zgjedhjet presidenciale

Nuk është vonë që opozita të gjëje modelin për fitore në zgjedhjet presidenciale , ka vlerësuar nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA Negjelko Rudoviq. Ai ka theksuar se  kandidati presidencial duhet të jetë personalitet i cili nuk e ndan por e bashkon Malin e Zi. Akoma nuk është vonë, nëse ekziston sadopak dëshirë , që subjektet opozitare interesat partiake ti drejtojnë një qëllimi dhe të bëjnë përpjekje maksimale që të gjendet modeli i cili jep gjasa të mëdha për fitore në zgjedhje presidenciale ka theksuar Rudoviq për agjencinë MINA . Siç ka sqaruar modeli i tillë mund të jetë marrëveshja për kandidatin e përbashkët jopartiak , por edhe opcione të tjera që sigurojnë përkrahjen e të gjitha subjekteve për kandidatin i cili do të shkojnë në rrethin e dytë zgjedhore. 

Ministri  i arsimit Damish Shehoviq ua ka dorëzuar sot lauratëve çmimin shtetëror OKTOIH

Ministri  i arsimit Damish Shehoviq ua ka dorëzuar sot laureatëve çmimin shtetëror ,,OKTOIH ,, duke vlerësuar se kjo mirënjohje është nxitje e përhershme për bashkësinë arsimore, kështu që si edhe deri tani ajo do tu takojë më të mirëve. Çmimin ,,OKTOIH,, mirënjohje më prestigjioze nga fusha e arsimit , Shehoviq ua ka dorëzuar shkollës fillore “Aleksa Gjillas Beqo” nga Mojkovci, profesorit të rregullt në fakultetin ekonomik të Universitetit të Malit të Zi Bozho Mihailloviq dhe profesoreshës së matematikës në Gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq”  Snezhana Deliq. Shehoviq ka theksuar se çmimi OKTOIH  është nxitje e përhershme për Bashkësinë arsimore dhe nuk ka dyshim që si edhe deri më tani ajo do tu takojë më të mirëve. Më të mirët bëjnë që shkolla të mos jetë vetëm godinë , por vend që u takon të gjithëve, ka theksuar Shehoviq.

Aksioni për shfuqizim të vendimit të shkarkimit të Gjuriviqit

Aksioni për të drejtat e njeriut e ka dorëzuar gjyqet afarist akuzën për shfuqizimin e vendimit përfundimtarë të Kuvendit të Malit të Zi me të cilin Goran Gjuroviq me 29 dhjetor është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit të RTMZ. Kjo       OJQ                ka kërkuar sot nga Kuvendi i Malit të Zi që në rend të ditës të seancës të caktuar për të premten të fus edhe kërkesën për shfuqizimin e vendimit për shkarkimin e Gjuroviqit.

Haradinaj: Gjendja e sigurisë ne Kosovë është stabile

Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj ka thene se edhe pas ketyre incidenteve gjendja ne Kosove mbetet e qetë dhe stabile dhe se nuk ka gjasa per destabilizim ndonese nuk ka perjashtuar mundësinë që edhe Kosova në mesin e shteteve tjera të jetë cak i sulmeve terroriste, raporton Zëri.Info.

"Vlerësimet për gjëndjen e sigurisë në Kosovë janë që gjenjda e sigurisë është stabile dhe e qetë, por nuk bën perjashtim. Rrezikohet nga akte të caktuara terroriste. Ju sigurojmë që gjendja në Kosovë është stabile dhe e qetë", ka deklarua në fund Haradinaj.

Gërxhaliu jep detaje nga autopsia e Ivanoviqit

Në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dhënë detaje rreth procesit të autopsisë të trupit të kryetarit të Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviqit. Sipas Gërxhaliut, Oliver Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në kafazin e kraharorit. “I njëjti është qëlluar nga predhat të liruara nga arma e zjarrit në regjionin e kafazit të kraharorit. Shumica e predhave e kanë goditur në pjesën e pasme të shpinës ndërsa dy të tjera në pjesën anësore dhe atë të përparme”, tha Gërxhaliu në intervistën për KALLXO.com. Drejtori i IML-së tha se nga gjashtë predhat njëri ka qenë fatal. Oliver Ivanoviq, sipas Arsim Gërxhaliut, është qëlluar nga një distancë prej së paku një metër. “Nga aspekti mjeko- ligjor e kemi atë, se ai ka qenë në largësi mbi një metër”, shtoi ai.Për predhat e gjetura në trupin e Ivanoviqit, Gërxhaliu tha se i janë dhënë Policisë së Kosovës.

Gërxhaliu tha se i gjithë procesi i autopsisë ka qenë nën udhëheqjen e tij ndërsa ka pasur edhe mjekë nga Serbia, si monitorues. “Ekipi ynë ka qenë i kompletuar.  Ai i përshkruajti si korrekte sjelljet e familjarëve, të cilët, madje, u janë falënderuar që kanë shkuar për autopsinë. 

Qytetarët nga Mitrovica i japin lamtumirën Ivanoviqit

Qindra qytetarë nga Mitrovica i kanë dhënë lamtumirën Oliver Ivanoviqit, i vrarë të martën në mëngjes para zyrës së subjektit të tij politik, me emrin, iniciativa qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" [SDP]. Kortezhi me arkivolin e Ivanoviqit është nisur nga Mitrovica veriore për në Beograd, ku pritet të varroset ditën e neserme. Ivanoviq ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë. Vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e kanë dënuar zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës.

Policia po analizon dëshmitë mbi vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se ka vazhduar aktivitetet intensive operacionale dhe hetimore për zbardhjen e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Nga dëshmitë e mbledhur, policia konfirmon se viktima është qëllua me armë zjarri të kalibrit 9 mm, me shurdhues. Policia po vazhdon ekzaminimin kriminalistik të të gjitha dëshmive. “ Në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-inçizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e ngjarjes, si dhe dëshmitë tjera materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. Deri më tash, sipas policisë, janë intervistuar disa dëshmitarë si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit, të vendosura për këtë qëllim nga Policia e Kosovës. Gjithashtu, policia ka arritur të gjurmojmë në nivel vendin dhe të dhënat lidhur me qarkullimin e veturës "Opel Astra", e cila u gjet e djegur pas vrasjes së Ivanoviqit.

Brnabiq: Nëse s’na lejojnë, do të hetojmë vetë vrasjen e Ivanoviqit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se vendi i saj është duke pritur përgjigjen nga misionet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, në lidhje me kërkesën e autoriteteve serbe për t’u përfshirë në hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës.“Kemi bërë një kërkesë në emër të Qeverisë së Serbisë për të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të cilat po udhëhiqen nga autoritetet e Kosovës. Presim përgjigje nga misionet UNMIK dhe EULEX, të cilat janë të vendosura në Kosovë”, ka thënë Brnabiq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Kryesia shtynë shqyrtimin e kërkesës së deputetëve rreth ligjit për Specialen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shtyrë edhe për një javë shqyrtimin e nismës së 43 deputetëvepër shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht të Gjykatës Speciale. Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur ta shqyrtojë fare kërkesën, për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje. Paraprakisht, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie i kishte paralajmëruar me pasoja të ashpra të gjithë ata deputetë dhe politikanë që qëndrojnë prapa kësaj nisme, duke thënë se shfuqizimi i ligjit, po kërkohet për interesa individuale dhe në dëm të interesave të shtetit të Kosovës, të ardhmes së saj dhe në dëm të raporteve me aleatët ndërkombëtar. Para se Kryesia të mblidhej, ambasadori Delawie është parë të ketë realizuar edhe një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Zyrtarët nga Presidenca kanë deklaruar se këto takime tashmë janë të rregullta dhe zhvillohen çdo të mërkure.

Kina: "Mendësi e Luftës së Ftohtë" mbrapa takimit në Vankuver për Korenë V.

Autoritetet kineze kanë thënë se “mendësia e Luftës së Ftohtë”, ka qenë mbrapa takimit të aleatëve të Shteteve të Bashkuara, rreth asaj, se si të ballafaqohen me kërcënimin bërthamor të Koresë Veriore, duke shtuar se ky takim rrezikon ndarjen e mendimeve ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, transmeton AP. Kina nuk ka qenë e ftuar në mbledhjen e 20 kombeve në Vankuver, derisa zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, ka thënë se përjashtimi i Kinës dhe vendeve të tjera në këtë çështje, nuk është ndihmesë për zgjidhjet e problemit. “Takimi i thirrur nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanda, në emër të Komandës së Kombeve të Bashkuara duket se reflekton mendësi të Luftës së Ftohtë”, ka thënë Lu. “Mbajtja e një takimi, ku nuk janë pjesë palët e përfshira në çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, nuk do të ndihmojë në promovimin e një zgjidhjeje të duhur për këtë çështje”. Kina është aleati kryesor si ekonomik ashtu edhe diplomatik i Koresë Veriore, mirëpo ka nënshkruar rezolutën e Kombeve të Bashkuara për t’i ashpërsuar sanksionet ndaj regjimit të liderit verikorean, Kim Jong Un.Pjesë e këtij takimi ishin ministrat e punëve të Jashtme dhe diplomatë të lartë të vendeve pjesëmarrëse, të cilat kanë dërguar trupa apo ndihmë humanitare në Komandën e Kombeve të Bashkuara, për të përkrahur Korenë Jugore në luftën kundër Koresë Veriore dhe aleatëve të saj gjatë luftës koreane më 1950-1953.

Juncker: BE nuk është në luftë me Poloninë

Bashkimi Evropian nuk është në luftë me Poloninë dhe nuk është duke sanksionuar këtë shtet, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Ekzekutivi i BE-së, ka përdorur Artikullin shtatë të Traktatit të Lisbonës më 2009, për herë të parë në dhjetor, duke i dhënë Varshavës tre muaj kohë për të kthyer mbrapa reformat gjyqësore. Në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë, ekzekutivi mund të kërkojë nga shtetet anëtare të bëjnë gati sanksionet. “Ne jemi në një dialog konstruktiv me qeverinë polake. Jam takur me kryeministrin e ri polak në Bruksel dhe së bashku kemi bërë përpjekje që t’i bashkojmë mendimet tona”, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian. “Ne nuk jemi në luftë më Poloninë. Ne kemi një konflikt me qeverinë polake. Artikulli shtatë nuk është sanksion, mirëpo një paralajmërim”, ka shtuar tutje Juncker.

 

Nesër mot me diell

Sot në Mal të Zi mbajti mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut, në veri dhe në viset e larta malore edhe me reshje të dobëta të borës. Frynë erë mesatare vende vende deri e fortë nga drejtimet e jug lindore. Temperaturat: në Ulqin 15,  Tivar 14 e H. Novi 14, Podgoricë 13, Cetinë 10, Nikshiq e  Plevle 7, Kollashin 6, dhe në  Zhablak 2 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i thatë. Do të fryjë erë mesatare , vende vende deri e fortë, veriore dhe veri lindore. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 5, kurse më e larta e ditës prej -2 deri në 14 g. c. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se