Žabljak
Vedro
12.7 °C
Pljevlja
Vedro
16.0 °C
Herceg Novi
Vedro
20.7 °C
Nikšić
Vedro
17.6 °C
Cetinje
Pretežno vedro
26.9 °C
Bar
Vedro
19.7 °C
Podgorica
Vedro
22.5 °C
Ulcinj
Vedro
20.0 °C
Kolašin
Pretežno vedro
12.2 °C

Lajmet

13. 12. 2017.   >>  17:43 0

Lajmet 13.12.2017

13.12.2017

Mali i Zi e merr kryesinë një vjeçare me A 5

Mali i Zi në takimin e sotëm ministror në Shkup e ka marr nga Maqedonia kryesimin një vjeçar me kartën Adriatiko Jonjane- A 5, për herë të parë në rolin e shtetit anëtar të NATO-s. Në takimin e Shkupit i cili njëherë  paraqet aktivitetin përfundimtar në kuadër të kryesisë maqedonase, ka marr pjesë Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Sërgjan  Darmanoviq.  Siç është kumtuar nga ministria, Darmanoviq e ka përgëzuar Maqedoninë për kryesimin me sukses të kartës dhe ka shtuar se për Malin e Zi po ashtu ka pasur rëndësi të veçantë, duke pasur para sysh se gjatë këtij mandati është bërë anëtar i Aleancës. Darmanoviq ka theksuar se A 5 është njëri ndër mekanizmat më të rëndësishëm rajonal për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe të integrimeve dhe se kjo është vërejt gjatë tërë presidencës maqedonase.

Mali i Zi vazhdon të jetë shembull i suksesshëm evropian

Mali i Zi është i gatshëm që në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm ti hap edhe kapitujt e prapambetur në negociata me UE, ka kumtuar Ministri i punëve evropiane, Aleksandar Andria Pejoviq. Mali i Zi deri tani ka hapur 30 prej 33 kapitujve negocues, duke mbyllur përkohësisht tre kapituj. Nga kjo Ministri është kumtuar se gjatë takimeve të Pejoviq në Bruksel me përfaqësuesit e kryesisë së ardhshme bullgare me UE dhe Komisionin evropian, është vlerësuar se Mali i Zi vazhdon të jetë histori e sukesshëme evropiane gjë të të cilën e vërteton hapja e 30 kapitujve, gatishmëria e brendshme që të hapen edhe tre kapitujt e fundit si dhe rezultatet në kapitujt 23 dhe 24. Theksohet se gjatë takimit me Drejtorin e përgjithshëm për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim në Komisionin evropian, Kristian Danjellson, është biseduar për agjendën e integrimeve për vitin 2018.

Është i qartë kthimi im në Parlament

Deputeti i pavarur Aleksandar Damjanoviq ka theksuar se pothuaj se është i qartë kthimi i tij në Parlament në javën e ardhshme, duke theksuar se buxheti është temë e rëndësishme e cila kërkon mendim të sigurt rreth pjesëmarrjes eventuale. Mbledhja e Parlamentit është caktuar për me 20 dhe 21 dhjetor me pika të rëndësishme të rendit të ditës. “Unë në bazë të kësaj edhe do të përcaktohem”, ka theksuar Damjanoviq për agjencinë Mina, duke shtuar se vendimin për kthimin në Parlament do ta sjell në mënyrë të pavarur.

BB e ka filluar misionin 5 ditor në Ministri dhe në DT

Ekipi i Bankës Botërore (BB) e ka filluar misionin pesë ditor në Ministrinë e financave dhe në Drejtorinë e tatimpagimeve (DT) lidhur me përgatitjen për implementimin e projektit të reformës së administratës tatimore në Mal të Zi. Gjatë misionit i cili ka filluar dje, konsultuesit e Bankës Botërore do të takohen me Ministrin e financave Darko Radunoviq, me Drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për sistemin tatimor dhe doganor në Ministrinë e financave, Novo Radoviq dhe me Drejtorin e drejtorisë së tatimpagimeve Miomir M. Mugosha. Projekti i reformës të Administratës tatimore në Mal të Zi do të realizohet gjatë 5 vjetëve të ardhshme në kuadër të aranzhmanit kreditor me Bankën Botërore dhe përmes kontributit të Qeverisë malazeze.

Qeveria dhe gjykata nuk i respektojnë akt vendimet

Avokati i popullit Shuqko Bakoviq ka miratuar pjesërisht ankesën e përfaqësueseve të shoqatës të aksionarëve të Fabrikës, “Radoje Dakiq”, duke i rekomanduar Gjyqit afaristë dhe qeverisë që brenda afatit 90 ditorë nga marrja e mendimit të tij, të dorëzojnë raportin për hapat e realizuar. Bakoviq i ka rekomanduar gjyqit afarist që në rrjedhën e mëtejme të procedurës falimentuese, organet e falimentimit të ndërmarrin masa dhe aktivitete me qëllim të realizimit të vendimeve gjyqësore nga kontestet gjyqësore të punëtorëve të ish Fabrikës, “Radoj Dakiq”, shkruan gazeta e Podgoricës “VJESTI”.

Të miratohen rekomandimet të cilat nuk kërkojnë shumicën e dy të tretave

Parlamenti dhe institucionet tjera shtetërore duhet ti miratojnë rekomandimet që nuk janë të lidhura me ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve dhe nuk nënkuptojnë shumicën e dy të tretave dhe në këtë mënyrë do të respektohen afatet për zgjedhjet presidenciale, konsideron Qendra për monitorim – CEMI. Drejtori ekzekutiv i kësaj organizate Zllatko Vujoviq dhe Drejtorja ekzekutive e Qendrës për arsimimin qytetar, Daliborka Ulareviq, e kanë përgatitur dokumentin me titull, “Kriza politike në Mal të Zi – ndërmjet zgjidhjeve dhe drejtë zgjidhjeve”, me rekomandimet e akterëve të ndryshëm në Mal të Zi dhe në UE.

Punësimet partiake i demoralizojnë të rinjtë

Punësimi partiak është njëri ndër shkaqet kryesore i demotivimit të të rinjve, është konkluduar në panel diskutimin të cilin e kanë organizuar Parlamenti studentor i Fakultetit për studimet shtetërore dhe evropiane dhe i Universitetit “Donja Gorica”. Siç është kumtuar nga Parlamenti studentor, ftesa për pjesëmarrjen në panel diskutimin me titull, “Shoqëria dhe të rinjtë”, u është dërguar të gjithë përfaqësuesve të rinjve nga partitë politike të përfaqësuara në Parlament e Malit të Zi. Theksohet se në  konferencë kanë marr pjesë përfaqësuesit e Partisë Socialdemokratike dhe asaj Liberale, të Lëvizje qytetare- URA, të Lëvizjes për ndryshime, të PSP dhe të Malit të Zi Demokratik. 

Dëshmitari bashkëpunuese dhe të akuzuarit përjashtohen nga salla e gjyqit

Gjyqi i apelit i ka refuzuar si të pa baza kërkesat e avokatëve të mbrojtjes dhe të disa të akuzuarve për përjashtimin e kryetares të Këshillit gjyqësor dhe të gjyqit të lartë Suzana Mugosha dhe Boris Saviq. Ata në seancën e fundit gjyqësore kanë kërkuar përjashtimin e Mugoshës dhe të Saviqit për shkak të, siç kanë theksuar, njëanshmërisë në udhëheqjen e procedurës gjyqësore. Të theksojmë se procesi gjyqësor në rastin e përpjekjes së terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në vitin e kaluar në Mal të Zi ka vazhduar sot në Gjyqin e lartë në Podgoricë. Procesi gjyqësor sot është ndërprerë pasi që dëshmitari bashkëpunues Sasha Singjeliq dhe të akuzuarit Millan Knezheviq, Andria Mandiq, Mihaillo Çagjenoviq, Branka Miliq dhe Millan Dushiq janë përjashtuar nga gjykata. Sot gjatë procesit Singjeliq ka theksuar se nuk i njeh institucionet zyrtare të Serbisë por i njeh ato të Malit të Zi.

Askush nuk mund ta pengojë hyrjen e Kosovës në NATO

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm kosovar, Behxhet Pacolli deklaroi se hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonit. Ai në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut në Shkup, ka thënë se procesi i integrimit  ndërkombëtar të Kosovës është i pakthyeshëm. “Hyrjen e Kosovës në NATO as nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonit. Serbia me Kosovën ka  marrëdhënie të një niveli të caktuar; bisedon në Bruksel, ka lëvizje të lirë të qytetarëve”, ka thënë ministri Pacolli. Ndryshe, Kosova ka statusin e vendit vëzhgues të Kartës së Adriatikut dhe pjesëmarrja e saj është mbështetur në këtë status. Në fund të vitit të shkuar në Deklaratën Ministrore të miratuar në Zagreb, është hapur mundësia e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota.

Kosova duhet t`i mbyllë plagët e luftës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka themeluar Ekipin Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin. Këtë ekip të prezantuar sot, presidenti Thaçi e ka cilësuar si hap të parë konkret drejt konkretizimit të kësaj iniciative të rëndësishme për shoqërinë dhe të ardhmen tonë. Thaçi është shprehur se ndonëse kanë kaluar gati dy dekada që nga përfundimi i luftës dhe më nuk shihen nëpër rrugë gjurmët e konfliktit, megjithatë ende kanë mbetur plagë në zemrat e viktimave. Ky ekip do të përkrahet edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, që do të angazhohen nga OSBE-ja, Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Detyrë e Ekipit Përgatitor është që brenda një viti të përgatisë infrastrukturën teknike e ligjore për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, që pritet ta themelojë presidenti Thaçi. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, e ka mirëpritur krijimin e ekipit përgatitor për Komisionin e së vërtetës dhe Pajtimit në të ardhmen e iniciuar nga Presidenti, Hashim Thaçi. Delawie ka thënë se marrja me të kaluarën sjell një të ardhme të ndritshme.

Ballkani është kthyer përsëri në problem

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanin, Daniel Serwer komentoi se Ballkani sërish do kthehet në problem të stabilitetit. Ai këto probleme i ka paraqitur përmes një broshure në një organizatë joqeveritare amerikane, ku ka thënë se përkundër problemeve që Ballkani po ballafaqohet vendet po synojnë të ecin përpara, transmeton lajmi.net. Sa i përket shkallës së rrezikut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serwer thotë se nuk duke pasur parasysh konfliktet në parlamentin maqedonas, por edhe ekstremistët islamik në Bosnjë e Hercegovinë që vijnë nga jashtë, situata mund të përkeqësohet. Mirëpo, eksperti amerikan përmend edhe ekstremet nacionaliste që i pëlqejnë armët dhe konfliktet, andaj duke i pasur parasysh gjithë këto, andaj thotë ai, Ballkani është kthyer përsëri në një problem. Serwer ka komentuar edhe situatën në Kosovës, ku ka thënë se për momentin është e qetë dhe se procesi i paqes në Kosovë ka shkuar më shpejt se në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

Jo më, kryeprokuror që mbron politikanë të korruptuar

Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu tha se i ka bërë thirrje palëve politike që të punojnë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të cilit i përfundoi mandati javën e shkuar. Të dy palët, theksoi ambasadori Lu “duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar”. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama përsëriti thirrjen për bashkëpunim drejtuar kryetarit demokrat Lulzim Basha. Kryetari i demokratëve në një deklaratë ritheksoi qëndrimin kundër një prokurori të përkohshëm duke nënvizuar se reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Ekspertët ndërkombëtarë janë shprehur kategorikisht kundër zgjatjes së mandatit të Llallas. Dhe ky interpretim i tyre ka gjetur mbështetjen dhe të ambasadës amerikane dhe delegacionit të Unionit Evropian.  Nga ana e tij kryeministri Edi Rama përsëri thirrjen drejtuar kreut demokrat Lulzim Basha për bashkëpunim. Dje pasdite përfundoi afati i regjistrimit të kandidatëve për Prokurorin e Përkohshëm, dhe janë të 7 prokurorë që kanë aplikuar për këtë post.

Çështja e emrit të Maqedonisë mund të zgjidhet shpejt

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për konfliktin e emrit në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, Mathew Nimetz, ka thënë se kjo çështje “mundet dhe duhet të zgjidhet”, gjatë vitit të ardhshëm, pasi palët u takuan dje për herë të parë pas tri viteve në Bruksel. Agjencia MIA bën të ditur se mediat greke i kanë kushtuar vëmendje takimit të djeshëm në Bruksel ndërmjet ekipeve të Maqedonisë dhe Greqisë, me ndërmjetësim të Matthew Nimetz.Sipas tyre, është e kuptueshme tendenca e përshpejtimit në procesin për tejkalimin e çështjes së emrit ndërmjet të dy shteteve, por se një gjë e tillë mund të shkaktojë probleme serioze në qeverinë e koalicionit të kryeministrit Alexis Tsipras. Greqia e akuzon përdorimin e emrin Maqedonia nga ana e Shkupit, duke thënë se me këtë hap Shkupi ka pretendime irredentiste dhe territoriale. Kjo akuzë nga ana e Greqisë ka komplikuar aspiratat e Shkupit për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Erdogan kërkon njohjen e Jerusalemit si kryeqytet palestinez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje vendeve nga e gjithë bota, që ta njohin “Jerusalemin e okupuar si kryeqytet të Palestinës”, në përgjigje të njohjes së këtij qyteti të ndarë nga Shtetet e Bashkuara, si kryeqytet të Izraelit. Duke e hapur samitin e Organizatës për bashkëpunim islamik sot në Stamboll, Erdogan tha se Jerusalemi është “vijë e kuqe” për myslimanët, të cilët nuk do të pranojnë çfarëdo agresioni kundër vendeve të shenjta islamike. Ai po ashtu, e ka kritikuar ashpër Izraelin, duke e cilësuar si “shtet terrori”. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, e ka përsëritur qëndrimin e tij se lëvizja e Shteteve të Bashkuara, e ka përfunduar rolin e Uashingtonit si ndërmjetësues i paqes në Lindjen e Mesme.

Irani synon zgjerim të ndikimit në Lindjen e Mesme

Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të krijojë, “akse” të ndikimi politik dhe ushtarak prej Teheranit, nëpërmjet Irakut, Sirisë dhe Libanit, e deri në Detin Mesdhe. Duke folur mbrëmë në rrjetin televiziv, France 2, ai theksoi se para se t’i zhvillonte ambiciet për zgjerim të pranisë së vet ushtarake në rajon, Irani, e po ashtu, edhe Rusia, do të duhej të punonin me Kombet e Bashkuara për përpjekjet për arritjen e paqes në Sirinë e përfshirë nga lufta. “I them jo pranisë iraniane dhe dëshirës për krijimin e akseve nga Mesdheu e deri në Teheran”, tha ministri Le Drian dhe ka shtuar se “atje është Siria, që ka nevojë për ekzistencë”, e lirë nga fuqitë e jashtme dhe ndikimi.

Rusia i ka kritikuar SHBA-të lidhur me akuzat për luftë të re

Rusia i ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara për shkak të komenteve të këshilltarit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster, i cili e ka akuzuar Moskën se po shfrytëzon metoda të shumëfishta të “shkatërrimit dhe dezinformacionit dhe propagandës” për t’i destabilizuar vendet e tjera. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në komentet e sotme, tha po ashtu, se deklaratat e këshilltarit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ishin “ekstremisht dhe absolutisht të gabueshme” dhe se Rusia “nuk vepron për shkatërrim të sofistikuar në Shtetet e Bashkuara”. Zyrtari i lartë amerikan, McMaster, tha dje se Rusia dhe Kina po e “shkatërronin rendin dhe stabilitetin ndërkombëtar” dhe “i injorojnë të drejtat për sovranitet dhe sundim të ligjit të fqinjëve të tyre”. Putin dhe zyrtarët e tjerë rusë i kanë hedhur poshtë akuzat për përzierje në zgjedhje, megjithqë zyrtarët amerikanë thonë se ekziston dëshmi e mjaftueshme.

Koresë Veriore i ofrohen bisedime “pa parakushte”

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, mbrëmë ka ofruar fillimin e bisedimeve me Korenë Veriore “pa parakushte”, duke u tërhequr nga kërkesat e mëparshme që Pheniani së pari duhet ta pranojë tërheqjen nga armatimi atomik, para fillimit të çfarëdo bisedimeve. Kjo kthesë diplomatike e  Tillersonit u bë pas vizitës në Korenë Veriore, nga ana e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman, që ishte e para në gjashtë vitet e fundit. Feltman, që është zyrtar i lartë i OKB-së për çështje politike, tha mbrëmë se beson se vizita e tij në Phenian, javën e kaluar, e hapë mundësinë për negociata, megjithëse zyrtarët e Koresë Veriore nuk e kanë shprehur asnjë përkushtim. Sekretari Tillerson, në qëndrimin e zbutur amerikan, tha se do të ishte “joreale” të pritet që Pheniani do të ulet në tryezën e negociatave dhe do të jetë i gatshëm për tërheqje nga armatimi, për të cilin ka investuar shumë.

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i vranët, në viset qendrore dhe jugore me reshje të shiut, kurse në veri dhe viset e larta me borë e skllotë. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Tivar e Ulqin 16 gradë, Podgoricë e Herceg Novi 14, Cetinë e Plevle 11, Nikshiq 9,  Kollashin 8 dhe  Zhablak 5 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë. Në orët e vona të pasdites dhe gjatë orës së mbrëmjes, me reshje të mundshme të shiut në jug  dhe borë e skllotë në veri. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe lindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 1 deri në 14 gradë celsius. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se