Žabljak
Vedro
12.7 °C
Pljevlja
Vedro
16.0 °C
Herceg Novi
Vedro
20.7 °C
Nikšić
Vedro
17.6 °C
Cetinje
Pretežno vedro
26.9 °C
Bar
Vedro
19.7 °C
Podgorica
Vedro
22.5 °C
Ulcinj
Vedro
20.0 °C
Kolašin
Pretežno vedro
12.2 °C

Lajmet

12. 12. 2017.   >>  16:59 0

Lajmet 12.12.2017

12.12.2017

Rusia me dezinformata e dëshiron destabilizimin 

Autoritetet e shtetit me sukses janë përgjigjur ndaj përpjekjeve të jashtme që të pengojnë rrugën euroatlantike të Malit të Zi në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar ,kurse në këtë moment ishte me rëndësi vendimtare përkrahje e aleatëve , ka theksuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq në Punëtorin dimërore të sigurisë në Podgoricë. Kryetari i Aleancës së Atlantikut Savo Kentera ka vlerësuar se Rusia përmes dezinformimit dëshiron ta destabilizojë Ballkanin perëndimor dhe të rrënojë përpjekjet demokratike dhe progresin e vendeve të rajonit. Ai ka theksuar se sfera Sajber është e njohur si hallka më e ndjeshme në sistemin e sigurisë dhe se kërcënimet Sajber dhe lufta hibride janë radhitur në sfidat bashkëkohore të cilat është vështirë të parashikohen. Boshkoviq ka theksuar se keqpërdorimi i mediumeve, i internetit dhe rrjetave shoqërore, si dhe plasmi i dezinformatave paraqesin mjete për realizimin e superioritetit politikë dhe ushtarak në rrethanat ndërkombëtare të sigurisë . Kryetari i Këshillit të Atlantikut Sava Kontera po ashtu ka shtuar se është për tu pritur se Rusia do të vazhdojë të pozicionohet si kundërshtar gjeopolitikë i demokracive perëndimore . Ai ka shtuar se demokracitë në tërë botën janë të sulmuara, jo me armë tradicionale ,por me plasimin e qëllimtë të informatave të rrejshme. Ambasadorja e SHBA në Podgoricë ,Margaret Uehara ,ka theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka sjell tre rezultate pozitive. Ka vërtetur politikën e dyerve të hapura të NATO-s, ka nxitur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe thekson rëndësinë e reformave sidomos sundimin e ligjit dhe menaxhimin e mirë, ka theksuar ajo. Uehara ka theksuar se në Mal të Zi kanë mund të vërehen komploti kundër Qeverisë dhe shfrytëzimi i fushatës negative informative me të cilën rrënohen vlerat kyçe të një shoqërie.

Të avancohet shkëmbimi në Ballkan

Potenciali i avancimit të shkëmbimeve brenda Ballkanit , i cili ka mbi 130 milion konsumes  është dukshëm më i madh , jo vetëm kur është fjala për tregtinë, por edhe për format tjera të investimit , është vlerësuar në Asamblenë e Asociacionit të Odave ekonomike ballkanike. Kryetari i Odës ekonomike të Malit të Zi ,Velimir Mijushkoviq, ka marr pjesë në punën e Kuvendit të asociacionit i cili është mbajtur të enjten në Beograd. Mundësi të mëdha qëndrojnë në lidhjet e mëtejme infrastrukturore dhe afariste , në investimet reciproke dhe të përbashkëta dhe në lidhjen e kompanive në konsorciume të cilat së bashku do të prodhojnë dhe së bashku do të paraqiten në tregjet lokale , rajonale dhe botërore, thuhet në kumtesën e Odës ekonomike të Malit të Zi. Temë qendrore e tubimit të sivjetmë kanë qenë sektori informativ teknologjik , arsimimi dual dhe prezantimi i përbashkët në  tregjet e treta. Në Kuvend kanë marr pjesë përfaqësuesit e Odave ekonomike nga Mali i Zi , BH , Bullgaria , Maqedonia , Rumania, Turqia dhe Serbia.

 

Pazhin në samitin për ndryshimet klimatike

Nënkryetari i Qeverisë për sistemin politikë , politikën e brendshme dhe të jashtme Zoran Pazhin merr sot pjesë në Samitin kushtuar ndryshimeve klimatike me titull “Një planet” i cili mbahet në Paris. Siç është kumtuar nga kabineti i tij, kjo ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare , e cila organizohet me rastin e dy vjetorit të miratimit të marrëveshjes klimatike nga Parisi , tubon përfaqësues të lartë nga rreth 100 vende të botës dhe lider të shumtë nga sektori publikë, afaristë dhe shoqëror ndërkombëtarë. Përveç mikpritësit e organizator i samitit , presidentit të Francës Emanuel Makron , sekretarit të përgjithshëm të OKB , Antonio Guteresh dhe kryetarit të bankës botërore Xhim Jong Kim , për modelet e përkrahjes dhe avancimit të përpjekjeve globale në luftën kundër ndryshimeve klimtarike, do të flasin shefat e shteteve ose të qeverive , liderët e organizatave ndërkombëtare , aktivistët e sektorit civil dhe përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare afariste dhe akademike.

Darmanoviq në Bruksel

Ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi ,Srgjan Darmanoviq, merr sot pjesë në drekën punuese të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare dhe të vendeve kandidate të UE . Nga kjo Ministri është kumtuar se Darmanoviq do të marr pjesë në drekën punuese me ftesën e shefit të diplomacisë estoneze si kryesues i Këshillit të UE. Theksohet se Darmanoviq në Bruksel do të zhvillojë edhe disa takime dy paleshe me zyrtarë evropianë. Shefi i diplomacisë malazeze do të mbajë edhe ligjëratë në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare Egmond- Royal Institute ,në temën “Sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor , integrimi si rast i progresit”.

Nurkoviq sot për vizitë pune në Slloveni 

Ministri i komunikacionit dhe detarisë, Osman Nurkoviq ,qëndron sot për vizitë pune në Slloveni, në kuadër të cilës vëmendje e veçantë do tu kushtohet bisedimeve mbi modelet e funksionimit të Portit slloven Kopar. Nga Ministria e komunikacionit është kumtuar se vizita në Slloveni do të jetë rast që të bëhet shkëmbimi i  përvojave, por edhe të bisedohet mbi problemet më të cilat ballafaqohet menanxhmenti i Portit në Kopar. Takimi i ministrit Nurkoviq me kolegun e tij nga Sllovenia është kontaktuar në tetor me rastin e takimit bilateral në Vashave.

Parlamenti do ti propozohet shkarkimi i Ivanoviqit 

Këshilli administrativ do ti propozojë Parlamentit të Malit të Zi shkarkimin e Darko Ivanoviqit nga funksioni i anëtarit të Këshillit të Agjencisë për mediat elektronike për shkak të shkeljes të Ligjit për pengimin e korrupsionit. Kjo është vendosur një zëri në mbledhjen e sotme të Këshillit ,në të cilën është shqyrtuar vendimi i Agjencisë për pengimin e korrupsionit se Ivanoviq ka shkelur nenet 11 dhe 13 të Ligjit për pengimin e korrupsionit . Ivanoviq ka deklaruar që në tërësi e ka respektuar vendimin për heqjen e funksionit të përfaqësuesit të autorizuar ,duke shtuar se nuk i takon atij të vendos nëse disa organe nuk e kanë punuar punën e vetë. Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse do të shkarkohet nga funksioni ,do të ankohet në gjyqin kushtetues.

Memorandumi për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes të dhënave personale 

Përfaqësuesi i Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen e lirë informatave në Mal të Zi Muhamed Gjokaj dhe komisari për informata me rëndësi publike dhe mbrojtjen e të dhënave të personalitetit nga Serbia Dragolub Shabiq kanë nënshkruar sot Memorandumin për bashkëpunim. Nga Agjencia është kumtuar se këto dy institucione e kanë nënshkruar Memorandumin ,duke respektuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale nga sfera e mbrojtjes të dhënave personale dhe qasjes së lirë të informatave, me dëshirë që të vazhdohet zhvillimi i bashkëpunimit në procesin e zbatimit të ligjeve gjegjëse.

Pushtetit aktual po i farohet fundi 

Partia social demokratike e Malit të Zi ka theksuar se pushtetit aktual po i afrohet fundi . Dje nga PDS është kumtuar se opozita malazeze, në pamundësi që të përballet  me serinë e disfatave zgjedhore ,me inferioritet vëzhgon momentin kur kryetari i PDS Millo Gjukanoviq do të paraqitet në media në mënyrë që edhe ata të shfrytëzojnë momentin politikë që së paku të jenë të famshëm 5 sekonda. Në reagimin e vetë kjo parti ka përsëritur se kryetari i PDS Gjukanoviq  ka qenë kundër Qeverisë kalimtare . Se çfarë ka ndodhur nëndërkohë , brenda një muaji që ai ta pranojë këtë , të gjithë e kanë të qartë, thuhet në kumtesë, theksohet se partnerët ndërkombëtarë i kanë rekomanduar Gjukanoviqit që një gjë të tillë duhet ta bëjë.

Propozohet ligji për amnisti 

Deputetët e shumicës parlamentare kanë propozuar ligjin për amnisti me të cilin është paraparë që të lirohen nga vuajtja e një të katërtës të dënimit me burg personat e dënuar për vepra penale të parapara me ligjet e Malit të Zi si dhe ata të dënuar me aktvendimet e jashtme e që burgun e vuajnë në Mal të Zi. Personat të cilët në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit janë dënuar me burg prej 3 muajsh për vepra penale të parapara me ligjet e Malit të Zi dhe akoma nuk e kanë filluar vuajtjen e burgut , dënimi zëvendësohet me dënim me kusht. Amnistimi nuk ka të bëjë me personat e dënuar për vepër penale të luftës kundër banorëve civil dhe të tregtisë me njerëz ,si dhe për vepra penale kundër njerëzimit dhe të mirave të tjera të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare.

Zaev: Hetim ndërkombëtar për incidentin në Kumanovë 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka deklaruar se qytetarët duhet ta dinë të vërtetën lidhur me incidentin e armatosur në Kumanovë, i cili kishte ndodhur në maj të vitit 2015. Deklaratën e tillë kryeministri Zaev e ka bërë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.“Jemi pajtuar që të ketë qoftë edhe një hetim ndërkombëtar ose të dërgohen përfaqësues ekspertë, të cilët do t’i ballafaqojnë të gjitha elementet dhe provat. E gjithë kjo, me qëllim që t’iu jepen qytetarëve përgjigjet e vërteta. Kjo është edhe në interes të bashkëpunimit tonë. Nuk duhet që kjo çështje të mbetet si pengesë në marrëdhëniet tona. E dini se është çështje shumë e ndjeshme, sepse aty u vranë edhe disa policë. Pra, do të ketë një hetim ndërkombëtar, gjithmonë me qëllim që të arrihet deri tek e vërteta”, ka thënë kryeministri Zaev.Në incidentin e armatosur në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, u vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, në të cilin ishin të përfshirë edhe shqiptarë nga KosovaZaev gjithashtu ka theksuar se me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, kanë biseduar për projektet e përbashkëta, për avancimin e komunikimit ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Maqedonisë. Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosovën dhe Maqedoninë i lidh orientimi euroatlantik i të dyja vendeve. Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Maqedonisë, Zaev eshte  edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Vizita e kryeministrit Zaev në Prishtinë, shënon vizitën e parë të një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt të vitit 2008.

Vuçiq: Do të shpallemi ‘kampionë’ nëse i vendosim sanksione Rusisë dhe e njohim Kosovën 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar hapjen e dy kapitujve të djeshëm në negociatat me BE-në.

Pjesëmarrjen në samitin e klimës Vuçiq e sheh si një mundësi për t’u takuar me presidentin francez i cili aktualisht është një nga figurat më të rëndësishme politike në Evropë. .Sipas Vuçiq, përpos mbështetjes së rrugës evropiane dhe rritjes së marrëdhënieve ekonomike, Franca mund të ketë një ndikim në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, transmeton lajmi. net. Sa i përket anëtarësimit më të shpejt të Serbisë në BE, Vuçiq ka thënë se do të ishin kampionë nëse do vendosnin sanksione ndaj Rusisë dhe të njihnin Kosovën si shtet.“Në qoftë se Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë dhe njeh Kosovën e pavarur do të shpallej ‘kampion’”, është shprehur Vuçiq duke futur në këtë mes edhe përparimin në gjyqësor.

60 persona të plagosur nga shpërthimi në Austri  

Shpërthimi i mëngjesit të sotëm në pjesën lindore të Vienës, ndodhi në pikën kryesore të shpërndarjes së gazit të importuar nga Rusia , Norvegjia dhe vendet tjera. Policia austriake thotë se situata është nën kontroll, dhe sipas raporteve policore numri i të lënduarve shkon deri në 60, ndërsa një person ka mbetur i vdekur, transmeton lajmi. net.Policia austriake bën thirrje të mos frekuentohet zona dhe perimetri rreth shpërndarësit të gazit.

Shpërndarësi i gasit “Baumgarten” pranon rreth 40 milionë kub gaz çdo vit, dhe bën shpërndarjen nëpër vendet e tjera. 

Rusia pengon një komplot për sulme terroriste 

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi tha se ka zbuluar një qelizë ekstremiste, e cila është udhëhequr nga grupi militant Shteti Islamik dhe ka planifikuar sulme terroriste në Moskë gjatë festës së Vitit të Ri dhe fushatës së ardhshme për zgjedhjet presidenciale. Në kumtesën e lëshuar sot, Shërbimi Federal i Sigurisë tha se anëtarët e dyshuar të qelizës janë arrestuar në qarkun Odintsovo, jashtë Moskës. Të arrestuarit janë nga Azia Qendrore dhe dyshohet se kanë financuar aktivitete terroriste, kanë rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik dhe kanë bërë komplot për sulme terroriste, thuhet në deklaratë. Sipas së njëjtës, qeliza është udhëhequr nga "liderë të Shtetit Islamik nga jashtë".

Rusia “nis tërheqjen e trupave” nga Siria 

Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave të saj nga Siria, tha ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar tërheqjen e pjesshme gjatë një vizite të paparalajmëruar në Siri, që ka realizuar të hënën. Mbështetja ruse ka qenë e rëndësishme për kthimin e luftës civile në Siri në favor të forcave qeveritare, të udhëhequra nga presidenti Bashar al-Assad. Putin ka urdhëruar tërheqje të ngjashme të trupave edhe vitin e kaluar, por operacionet e ushtrisë ruse kanë vazhduar. I pyetur se sa kohë do t’i duhet Rusisë për tërheqjen e kontingjentit të saj ushtarak, ministri rus i Mbrojtjes, Shoigu, tha se “kjo do të varet nga situata në Siri".Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011. Rusia ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër, siç ka thënë, terroristëve në vitin 2015. Qysh atëherë, Moska ka rritur edhe praninë ushtarake në terren.

NATO i zgjat mandatin Stoltenbergut 

Aleatët e NATO-s i zgjatën mandatin Jens Stolenbergut si sekretar i përgjithshëm i aleancës perëndimore deri më 30 shtator, 2020.

“Aleatët e përgëzojnë sekretarin e përgjithshëm dhe kanë besim të plotë në aftësinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim, në përshtatjen e NATO-s ndaj sfidave të sigurisë të shekullit 21”, thuhet në njoftimin e NATO-s. Stoltenberg, i cili më herët ka qenë kryeministër i Norvegjisë, ka udhëhequr NATO-n qysh në vitin 2014.Ai shkroi në Twitter se është “i nderuar” me vendimin e 29 vendeve anëtare.Stoltenberg mori kryesimin e aleancës në muajt pasi Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nxiti separatizmin në Ukrainën lindore.

Komuna e Ulqinit: trajnim falas për afaristë për shfrytëzimin të fondeve evropiane 

Komuna e Ulqinit organizon trajnim falas për afaristë për shfrytëzimin të fondeve evropiane. Siç njofton Zyra e kryetarit të komunës, trajnimi organizohet me  15 dhe 16 dhjetor në hotelin “Dolcino” në Ulqin dhe  trajner do të jetë eksperti nga Brukseli Boshko Nektarijeviq.

“Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion një numër të madh të fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme siç janë Cosme, Horizon 2020, Interreg MNE-CRO-BiH, Ipard, Ipard Like. Mundësitë e shfrytëzimit të këtyre fondeve janë të mëdha sidomos për ndërmarrjet prodhuese dhe ato të cilat veprojnë në fushën e turizmit dhe bujqësisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Zyrës së kryetarit të komunës.

Arben Derhemi me “Rrno vetëm për me tregue” në QKI “Malësia” në Tuz 

Sonte në ora 19 në sallën e QKI “Malësia” në Tuz do të shfaqet monodrama e Arben Derhemit, me regji të Milto Kutalit dhe drejtorit teknik, Artur Selmanit, “Rrno për me tregue”, vepër kjo e atë Zef Pllumit. Një vepër jo e shkruar, por e përjetuar, me shumë dritë në errësirën e madhe që mbillte komunizmi. Një përshpirtje, një akt moral e njëherazi dhe një refleksion universal, ndaj perandorisë komuniste. Jeta e një të burgosuri dhe raportet e tij më së pakti me xhelatët, më së shumti me qeniet e gjalla jo njerëzore. Vepra monumentale e At Zef Pllumit,“Rrno për me tregue” vjen e veçantë për publikun malësorë përmes monodramës së aktorit Arben Derhemi. Komunikimi mes njeriut dhe bimës, njeriut dhe kafshës, dhe pamundësia që njeriu me njeriun të gjejnë gjuhën e përbashkët, ishte përzgjedhur si pjesë thelbësore e kësaj monodrame, qe vjen edhe në Tuz, nën regjinë e Milto Kutalit. Mesazhi shkon sidomos për të rinjtë që dinë pak për një nga periudhat e errëta që kaloi Shqipëria në kohën e monizmit. Për këtë monodramë vet aktori është shprehur se kjo vepër u vu në skenë sepse kjo shoqëri ka nevojë për këtë “katarsis”, që të kuptojë dhe të gjithë njerëzit, kush në një mënyrë dhe kush në një mënyrë tjetër të kërkojë falje për gabimet. “Rrno për me tregue” vjen edhe për publikun tuzjan përmes një skenografie të thjeshtë, me element funksional por me tekst goditës, duke përcjellë emocione të forta tek spektatori. Regjisori i kësaj monodrame, Milto Kutali është shprehur se rinia e sotme nuk lexon shume dhe “ne për këtë arsye arritëm të sjellim ndoshta një kuientesensë të artë të At Zef Pëllumbit në këtë performancë, ku vetë ai mendoi se ka hedhur hapat e para të mendimit, të artit dhe kulturës”. At Zef Pllumi “Rrno për me tregue” e shkroi për të treguar se e kanë lidhur, e kanë rrahur, e kanë izoluar, dhe ai sërish arrinte të fliste me oficerët e Sigurimit, sepse ata kishin respekt për të. Shfaqja, siç thamë fillon në ora 19 dhe hyrja është e lirë.

Edhe nesër mot me shi    

Sot në Mal të ZI ka mbajtur mot kryesisht i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut.

      Temperaturat: Ulqin 18, Tivar 17, H. Novi e Podgoricë 16, Plevle 11, Cetinë 10, Nikshiq 9, Kollashin 7 dhe në Zhablak 5 g.

     Meteorologët edhe për nesër parashohin mot të vranët , me reshje të shiut dhe bubullimë. Të reshura më të dendura priten në orët e pasdites. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 10 deri në 16 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se