Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

07. 12. 2017.   >>  17:36 0

Lajmet 07.12.2017

07.12.2017

Mali i Zi për forcimin e bashkëpunimit në Ballkan

“Mali i Zi është promovues i projektit për forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan me një vizion të qartë që ky bashkëpunim duhet ti kontribuojë përshpejtimit të rrugës të secilit shtet veç e veç drejtë Unionit Evropian (UE)”, ka kumtuar presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq. Ai në Sofje, në konferencën e presidentëve të shteteve dhe kryeministrave për  forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkan në kontekstin e 25 vjetorit të partneritetit të Bankës Botërore të Bullgarisë, ka theksuar se Mali i Zi angazhohet maksimalisht që përmes avancimit të infrastrukturës rrugore dhe përmes kontrollit më të mirë dhe më efikas të transportit, të avancohet bashkëpunimi në rajon. “Jemi të gatshëm ti ofrojmë të gjitha aktivitetet që janë në funksionin e transportit më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë, qarkullimin më të mirë të investimeve, qarkullimin e forcës së kualifikuar punuese dhe shkallën më të lartë të digjitalizimit”, ka theksuar Vujanoviq.

Qeveria ka vërtetuar rebalancin e buxhetit për vitin rrjedhës

Qeveria e Malit të Zi mbledhjen e sotme ka vërtetuar rebalancin e buxhetit për vitin 2017 në shumë prej 9.5 milion euro. “Është vërtetuar propozim ligji për ndryshimet e ligjit për buxhetin e Malit të Zi për vitin 2017 në shumë prej 9.5 milion euro. Falë rezultateve të shkëlqyera, 90 milion euro të ardhura më të larta se në vitin 2016, ka mundësuar një shpërndarje të tyre ekonomike“, ka publikuar Qeveria e Malit të Zi në Tuiter. Këto të holla, siç është kumtuar do të përdorën për subvencionimin e “blersëve të ndjeshëm“ të energjisë elektrike dhe në fushën e komunikacionit.

Me kredi të riparohen rrugët kryesore

Përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BEZhR- EBRD) kanë nënshkruar sot kontratë për një kredi me vlerë 4 milion euro i cili duhet të kontribuojë në financimin dhe rikonstruimit të 216 km rrugë magjistrale në Mal të Zi. Siç është kumtuar nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, kredia do të ndahet në tri këste Ministrisë për komunikacion dhe detari. Kjo Bankë kredinë e siguron si pjesë të përpjekjeve që të përmirësohet integrimi rajonal në Ballkanin perëndimor.

 

Vetëm rezultate fillestare në pengimin e korrupsionit

“Në Mal të Zi janë realizuar vetëm rezultate fillestare në pjesën e pengimit të korrupsionit në nivel të lartë dhe në disa forma të kriminalitetit të organizuar, kurse reformat realizohen mirë në fushën e migrimeve dhe të azilit”, theksohet në dokumentin punues të Komisionit Evropian (KE) për situatën aktuale në kapitujt 23 dhe 24. Theksohet se është përgatitur projekti i ligjit të ri për punët e brendshme me të cilin, siç pritet, do të bëhen ndryshime strukturore në organizimin e brendshëm të policisë dhe do të harmonizohet me standardet profesionale të  shteteve anëtare të Unionit Evropian (UE). Po ashtu pritet se do të bëhet forcimi i transparencës dhe i përgjegjësisë duke pasur para sysh se projekt ligji parasheh disa forma të kontrollit si kontroll i brendshëm ashtu edhe i jashtëm mbi punën e policisë, thuhet në dokument. Mali i Zi vazhdon të zbatojë strategjinë e zhvillimit të drejtorisë së policisë deri në vitin 2020 dhe planin aksionistë për zbatimin e saj për vitin 2016-2017.

Të zbatohen ligjet në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit

Reformat ligjdhënëse në gjyqësor kanë përfunduar dhe duhet të zbatohet në tërësi ligjet që kanë të bëjnë me forcimin e pavarësisë në këtë sferë thuhet në dokumentin punuese të Komisionit Evropian mbi situatën aktuale në Mal  të Zi në kapitujt 23 dhe 24. Në dokumentin e KE, të cilin e ka publikuar Ministria e punëve evropiane theksohet se nevojitet forcim i mëtejmë i kapaciteteve administrative, i Këshillit gjyqësor dhe të prokurorisë si dhe avancimi i kapaciteteve profesionale të anëtarëve të tyre, përfshirë këtu fushën e buxhetit strategjik dhe planifikimin e resurseve njerëzore dhe të komunikimeve.

 

Darmanoviq në mbledhjen e Këshillit ministror të OSBE

Ministri për punë të jashtme Sërgjan Darmanoviq do të marr pjesë në mbledhjen e 24-të të Këshillit ministror të OSBE-së, e cila fillon sot në Vjenë. Nga Ministria e punëve të jashtme është kumtuar se në fokusin e Këshillit të sivjetmë ministrorë do të jetë forcimi i rolit të OSBE-së me qëllim të zvogëlimit të konflikteve, rivendosjes së mirëbesimit dhe lufta kundër radikalizmit. Përveç fjalimeve në seancën e Këshillit ministror janë paraparë edhe takimet bilaterale të ministrit Darmanoviq me zyrtarët e shteteve të OSBE-së, me udhëheqësit e organizatës dhe me përfaqësuesit e vendeve partnere të OSBE-së. Në këtë seancë do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit i lartë të OKB-së, Këshillit të Evropës dhe të NATO-s.

Sot takim i Këshillit mbikëqyrës për IPA

Takimi i Këshillit mbikëqyrës për IPA, instrument i përkrahjes paraprake, në organizimin e Ministrisë për punët evropiane, u mbajt sot në Podgoricë. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Komisionit evropian, të delegacionit të Unionit Evropian (UE) në Mal të Zi, përfaqësuesit e Ministrive gjegjëse dhe të sektorit joqeveritar. “Mali i Zi nga takimi i fundit i Këshillit për stabilizim dhe asocim ndërmjet Malit të Zi dhe UE ka shënuar përparim të duhur i cili është vërtetuar edhe me hapjen e dy kapitujve  dhe mbylljen e përkohshme të një kapitulli si dhe me gatishmërinë që deri në fund të muajit në konferencën ndërkombëtare të hapen edhe disa të tjerë”, ka theksuar ministri i punëve evropiane Aleksandar Andrija Pejoviq në takimin e 7-të të Këshillit. Në takim u shqyrtuan veprimtaria, efikasiteti, cilësia, koordinimi dhe harmonizimi i zbatimit të përkrahjes paraprake në të gjithë sektorët dhe nën sektorët me qëllim të plotësimeve të qëllimeve të definuara me marrëveshjet financiare dhe me dokumentet strategjike indikative për Malin e Zi prej vitit 2014 deri në vitin 2020. Takimin e hapen ministri Aleksandar Andria Pejoviq dhe shefi i njësisë D1 në drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe bisedimet për zgjerim  Tomas Hagllajtner.

Përkrahje e Austrisë në proceset integruese të Malit të Zi

Përkrahja e Austrisë procesit integrues të Malit të Zi mund të pritet edhe në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm kur ky vend do të marr kryesinë me Këshillin e Unionit Evropian (UE), është theksuar gjatë bisedimeve të ministrit për punë të brendshme Mevludin Nuhoxhiq me ambasadoren e Austrisë Ana Jankoviq. Siç është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme, gjatë takimit është konstatuar se Austria identifikon përpjekjet të cilat i ndërmerr Mali i Zi në rrugën drejtë anëtarësimit në UE. Siç theksohet, Nuhoxhiq ka falënderuar Austrinë për përkrahjen e vazhdueshme në procesit reformiste dhe integruese të Malit të Zi dhe ka vlerësuar pozitivisht qëndrimin e Austrisë e cila përkrah principin e regatës, respektivisht përparimin individual të secilit shtet kandidatë për anëtarësim në UE.

 

Forumi parlamentar për komunikimin masiv

Forumi parlamentar i Cetinës, në të cilin do të diskutohet në temën, “Parlamenti dhe komunikimi masiv”, do të mbahet nesër në Ministrinë për kulturën në Podgoricë. Tema e Forumit do të tubojë përfaqësuesit e parlamenteve të 5 shteteve të rajonit, ekspertë eminent nga fusha e komunikimit, përfaqësuesit e mediave, të OJQ-ve, përmes pranisë së korit diplomatik dhe të studentëve të fakulteteve gjegjëse. Është paraparë që në diskutimin gjatë dy paneleve, “Demokracia dhe epika digjitale” dhe “E vërteta në kohën pas së vërtetës”, deputetët të mbajnë fjalimet hyrëse. Në debat do të marrin pjesë përfaqësuesit e mediave dhe të OJQ-ve, kurse ekspertët do të japin  qëndrimet përfundimtare, thuhet në kumtesën nga parlamenti i Malit të Zi.

 

Këshilli ka përkrahur propozim ligjin për Oden ekonomike të Malit të Zi

Këshilli parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet i ka propozuar Parlamentit që të miratojë ligjin për Odën Ekonomike i cili parasheh të drejtat, obligimet dhe kompetencat e këtij institucioni dhe është harmonizuar me legjislaturën malazeze dhe evropiane. Sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Malit të Zi, Pavle Radovanoviq, ka theksuar se fjala është për aktin gjithëpërfshirës i cili përmban zgjidhjet nga vendet anëtare të UE dhe vendet nga rajoni.

 

Në Tuz PDS do të lidhë koalicion me PB dhe UDSH

Funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Nikollë Gegaj ka theksuar se në Tuz pritet marrëveshje e shpejtë për formimin e pushtetit lokal  të cilin do ta përbëjë një koalicion i gjerë PDS me partitë me të cilat bashkëpunon në nivelin shtetëror përfshirë këtu ndoshta edhe social demokratët dhe alternativën shqiptare. “Besoj se edhe në të ardhmen do të ushtrojmë pushtetin me Partinë Boshnjake dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, sepse kemi qenë të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm. Ndoshta këtij koalicioni do ti bashkohen edhe disa parti me të cilat ushtrojmë pushtetin në nivelin shtetëror”, ka theksuar Gegaj. PDS në zgjedhjet lokale në Tuz ka fituar 15 mandate dhe për formimin e pushtetit i mjafton përkrahje e dy këshilltarëve tjerë. Sipas fjalëve të Gegajt, janë formuar ekipet për bisedime kështu që janë krijuar parakushtet për formimin e shpejtë të pushtetit. “Ne jemi të hapur dhe dëshirojmë bashkëpunim të gjerë edhe pse na nevojitet përkrahje e dy këshilltarëve. Për ndryshe me partnerët tanë të deritashëm në koalicion PDS do të kishte 21 këshilltar, 5 më tepër se sa nevojitën për shumicën”, ka theksuar Gegaj.

Në Mal të Zi me siguri kishin ardhur 500 njerëz

Dëshmitari bashkëpunues në rastin e përpjekjes së terrorizmit në Mal të Zi Sasha Singjeliq ka deklaruar se në prag të zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit të kaluar në Mal të Zi me siguri kishin ardhur 500 njerëz dhe se qëllimi i asnjërit nuk ka qenë që të pësoj dikush, por që Fronti Demokratik (FD) të marr pushtetin. Singjeliq në vazhdimin e procesit gjyqësor ka theksuar se u ka bërë ftesë njerëzve që të përkrahin FD dhe të votojnë për të. Ai ka theksuar se nuk mund ta dijë  se kënd ka angazhuar dhe sa të holla u ka dhënë atyre. Në pyetjen se nëse me 15 tetor ka pasur kontakte me ndokënd nga Mali i Zi, ai ka deklaruar se e ka ftuar Bratisllav Dikiqin i cili atë ditë gjendej në Mal të Zi. Gjykatësja për shkak të shkeljes së procesit disiplinues i ka dënuar avokatët Miroje Jovanoviq dhe Gjorgje Bullatoviq me nga 500 euro. Në vazhdim Singjeliq është përgjigjur edhe në shumë pyetje të avokatëve mbrojtës. Procesi gjyqësor lidhur me këtë rast do të vazhdojë nesër.

Marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi mbeten miqësore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Sofje me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviq. Me këtë rast Thaçi, ka deklaruar se marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten miqësore dhe të forta Thaçi ndryshe është duke qëndrua r në Bullgari, si pjesëmarrës në takimin e liderëve të Ballkanit  Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore. “Në margjinat e forumit  në Sofje, kam pasur gjithashtu një bisedë me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta”, ka thënë Thaçi në një postim të tij në rrjetin Tuiter.

 

Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan

Banka Botërore është e gatshme t’i ndajë deri në 200 milionë dollarë për projektet me të cilat do të zhvillohej transporti dhe lidhjet tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha sot zyrtarja e lartë e kësaj banke, Christina Georgieva. “Ne jemi të gatshëm t’i financojmë projektet e tregtisë dhe transportit për t’i ndihmuar vendet e rajonit t’i largojnë pengesat që ekzistojnë tash”, tha Georgieva në tubimin ekonomik të nivelit të lartë në Sofje të Bullgarisë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, liderët e Ballkanit, përfshirë kryeministrat e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, pastaj presidentët e Kosovës dhe të Malit të Zi dhe ministrin e tregtisë së jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, janë pajtuar për hapat kah integrimi më i thellë në Ballkanin Perëndimor dhe kanë shprehur përkushtim për përmirësim të infrastrukturës dhe lidhshmërisë së rajonit, raporton agjencia Reuters nga Sofja.

Vendet e Ballkanit perëndimor të hyjnë bllok në UE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në konferencën rajonale të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Banka Botërore. Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Pjesë e diskutimeve të liderëve të rajonit me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian ishte edhe kompletimi i rrjetit të rrugëve dhe përmirësimi i infrastrukturës së kalimeve kufitare. Presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë e qartë evropiane dhe BE-ja të ketë qasje gjeostrategjike për rajonin. “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE në bllok, që të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi afatgjatë në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi. Presidenti Thaçi sot do të zhvillojë një takim bilateral edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kosova duhet të çlirohet nga pengesa e marrëveshjes së kufirit

Çështja e kufirit të Kosovës me Malin e Zi ndodhet në parlamentin e Kosovës, por shanset e miratimit të saj duken të vogla. Ligjvenësi amerikan Eliot Engel, i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë, thotë për Zërin e Amerikës se është në interes të Kosovës ta ratifikojë marrëveshjen dhe të ecë përpara me integrimet e tjera evropiane. Por nëse ata e refuzojnë, atëhere duhet të jenë të gatshëm të përballen me pasojat. “Mali i Zi është një vend miqësor dhe jo armik dhe shumë gjëra mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi zgjidhen mbi baza miqësore. Mendoj se ka disa gjëra për të cilat nuk bëhen lëshime, por ka edhe të tjera për të cilat mban një qëndrim dhe lëshon nga pak”, tha ai.

 

Gjykata i liron 9 persona të akuzuar për sulm në Serbi

Një gjykatë në Kosovë i ka liruar nëntë shqiptarë të akuzuar për sulm terrorist kundër një postblloku kufitar në pjesën jugore të Serbisë në vitin 2012. Kjo gjykatë në Prishtinë vendosi dje t’i lirojë nëntë personat, të cilët e plagosën në roje të kufirit, duke thënë se nuk ka prova se ata kanë kryer krim. Prokurorët ndërkombëtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, që e kanë ndihmuar sistemin e drejtësisë në Kosovë prej shpalljes së pavarësisë, patën thënë se të dyshuarit kishin përdorë armatim automatik në sulm, raporton agjencia AP. Këta të akuzuar ishin dënuar në vitin 2013, prej dy e deri në nëntë vite burg, por pas ankesës së tyre, Gjykata Supreme e Kosovës kishte theksuar gabime procedurale në këtë rast.

 

Katër persona akuzohen për krime të luftës

Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se e kanë akuzuar një kryetar serb të një qyteti dhe tre ish-oficerë të policisë për krime të luftës, të kryera gjatë luftës në periudhën 1992-95, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme. Prokurorët thanë dje se këta katër persona ishin akuzuar për shkak të vrasjes dhe zhdukjes së 22 myslimanëve të Bosnjës në territorin e qytetit Vllasenica, në pjesën lindore të Bosnjës, në periudhën 1992-1993. Kryetari i qytetit, Mirosllav Kraleviq, dhe tre të dyshuar të tjerë, po ashtu, janë të akuzuar për “burgosje të paligjshme, torturë dhe keqpërdorim të dhjetëra njerëzve në disa burgje”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

 

Vizitë historike e Erdoganit në Greqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot e filloi një vizitë dy ditore në Greqi, që është e para e një presidenti turk në 65 vitet e fundit. Kjo vizitë është vlerësuar si historike. Para arritjes së Edoganit, zëdhënësi i qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, tha se vizita e presidentit të Turqisë është “jashtëzakonisht e rëndësishme” dhe se Athina pret “diskutime të jashtëzakonshme konstruktive”. Por, ky zëdhënës, po ashtu, tha se qeveria greke është e “shqetësuar” për rishqyrtimin e kontestit territorial të demonstruar nëpërmjet thirrjes së Erdoganit për “përmirësime” në hapësirat ajrore dhe ujore në Detin Egje. Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalan dje deklaroi se Ankaraja shpresoj se vizita do të kontribuojë për zhvillim dhe përforcim të marrëdhënieve bilaterale. Konsiderohet se shumë burime të tensioneve ndërmjet Greqisë dhe Turqisë mbeten. Në prag të arritjes së Erdoganit në Greqi, janë vendosur masa të rrepta sigurie, ndërsa autoritetet ndaluan mbajtjen e çdo tubimi në qendër të Athinës. Duke pasur historikisht raporte të brishta, të dy vendet tri herë ishin në prag të luftës prej viteve të 70-ta.

Me Rusinë “mbrojtje dhe dialog”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca perëndimore do të vazhdojë të ndjekë dialogun me Rusinë, porse, në të njëjtën kohën, do t’i forcojë kapacitetet mbrojtëse dhe mbështetjen për partnerët në Evropën lindore. Stoltenberg i bëri këto komente për gazetarët në Bruksel, në ditën e dytë dhe të fundit të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në të cilin mori pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. “Jemi pajtuar se qasja jonë ndaj Rusisë, e cila është vendosur në Samitin e Varshavës më 2016 – pra, mbrojtja dhe dialogu – ka qenë efektive”, tha Stoltenberg. Tillerson, në anën tjetër, tha se ministrat e NATO-s janë pajtuar se tash për tash “nuk ka normalizim” të lidhjeve me Rusinë. Marrëdhëniet Rusi-Perëndim janë tensionuar prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.

Presidenti Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Në një fjalim t në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara e njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. "Sot më në fund, Shtetet e Bashkuara po njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit", tha Presidenti amerikan. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po fillojnë procesin e zhvendosjes së ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, një zhvillim që po shkakton reagime negative nga shumë vende të botës. Presidenti Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara "mbeten thellësisht të përkushtuara në përpjkejet për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje paqësore të pranueshme për të dyja palët, Izraelin dhe palestinezët". "Unë kam ndërmend të bëj gjithçka në fuqinë time për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje të tillë", tha ai.  Shtetet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se vendimi i debatueshëm mund të nxisë tensione në rajon dhe do të dëmtojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje paqësore arabo-izraelite. Palestinezët po bëjnë thirrje për tre ditë protestash kundër vendimit të Presidentit Trump. Edhe komuniteti ndërkombëtar reagoi menjëherë pasi Presidenti Trump e bëri njoftimin. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. Papa Françesku shprehu “shqetësimin e thellë” për këtë lëvizje të Presidentit Trump, ndërsa Turqia bëri thirrje për një takim të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik për të koordinuar një reagim. Në Jeruzalem, demonstruesit u mblodhën sot pranë Portës së Damaskut për të protestuar kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump që njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë pati sot edhe në Ramallah të Bregut Perëndimor. Tubimet u zhvilluan në qytetet Hebron, Ramallah, Nablus, Jenin dhe Betlehem.

 

Nesër vranësira graduale, në orët e mbrëmjes reshje të mundshme të shiut

Në Mal të Zi sot mbajti mot me vranësira të pakta deri krejt i kthjellët. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Ulqin e Tivar 15 gradë, Podgoricë e Herceg Novi 11, Cetinë 10, Nikshiq 9, Kollashin e Zhablak 5 dhe në Plevle -2 gradë.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e pasditës dhe të mbrëmjes me reshje të mundshme. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 1  deri në 13 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se