Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

24. 11. 2017.   >>  16:45 0

Lajmet 24.11.2017

24.11.2017

Opozita e bllokon avancimin e sistemit zgjedhor

“Opozita me abstenimin e mëtejmë nga Parlamenti do të bllokojë avancimin e sistemit zgjedhor, duke pasur parasysh se për disa ndryshime është e domosdoshme shumica e kualifikuar”, ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë e Ministër i drejtësisë Zoran Pazhin. Pazhin ka vlerësuar se në skenë është absurdi politik kur opozita, e cila në vazhdimësi paraqet vërejtje të ashpra për cilësinë dhe  mungesën e demokracisë në procesin zgjedhor, kur ti jepet rasti që ta avancojë atë me përkrahjen e drejtë për drejtë të ODIHR, nuk tregon as minimumin e gatishmërisë që të marr pjesë në këtë veprim. “Miratimi me kohë i disa dispozitave, nuk varet vetëm nga koalicioni në pushtet por edhe nga pjesëmarrja e opozitës në punën e parlamentit, duke pasur para sysh se për disa ndryshime nevojitet shumica e kualifikuar, andaj edhe pjesëmarrja e opozitës. Me abstenimin e mëtejmë, opozita do të bllokojë avancimin e sistemit zgjedhor”, ka theksuar Pazhin për agjencinë Mina.

Puna e Qeverisë dhe e OJQ-ve të sigurojë jetë me kualitative

Me punën e përbashkët të institucioneve shtetërore dhe sektorit civil, është e nevojshme të plotësohen obligimet e marra më parë në mënyrë që të sigurohet jetë më kualitative për qytetarët e Malit të Zi, ka vlerësuar ministri i punëve të jashtme, Srgjan Darmanoviq. Ai i ftuar në “Kafenë Evropiane”, ka sqaruar se Mali i Zi me deklaratën për pavarësi nga viti 2006, i ka veçuar  qartë si prioritete më të rëndësishme të politikës së jashtme, anëtarësimin në Aleancën  Veriatlantike dhe në Unionin Evropian. Ndërkaq, drejtorja ekzekutive e Qendrës për arsimim qytetar, Daliborka Ulareviq, ka theksuar se qytetarët të Malit të Zi, në mënyrë dominante, janë të orientuar drejtë prioriteteve të politikës së jashtme, e ç’gjë e dëshmon edhe hulumtimi i paradokohshëm nga Qendra për arsimimin qytetar, lidhur  me atë se cilat janë vendet më të preferuara për jetë, sikur të mos jetonin në Mal të Zi.  

Grupi punues sot foli për mediat

Grupi punues për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-së, shqyrtoi zgjidhjet e propozuara në pjesën që kanë të bëjnë me mediat. Propozimet konkrete, siç deklaroi pas takimit të sotëm anëtari i këtij grupi, Danijell Zhivkoviq, do ti kenë në javën e ardhshme. Përndryshe, Grupi punues parlamentarë shqyrtoi më parë edhe rekomandimet nga raporti përfundimtar  i Misionit vëzhgues i OSBE/ODIHR,  me rastin e zgjedhjeve parlamentare, me 16 tetor të vitit të kaluar,  në pjesën që ka të bëjë me Ministrinë e punëve të brendshme dhe me Agjencinë për mediat elektronike. Grupi punues ka diskutuar edhe për rekomandimet që kanë të bëjnë me Agjencinë për pengimin e korrupsionit dhe me Komisionin zgjedhor të shtetit.

Kolegiumi i kryetarit të Kuvendit ka  formuar me 10 tetor grupin punues i cili do të analizojë zbatimin e Kodit zgjedhor , do të shqyrtojë dhe të propozojë mënyrën e implementimit të rekomandimeve të OSBE.

Grupin punues e udhëheq, Marta Shqepanoviq, dhe në të nuk marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës. Grupi punues i cili merret me rekomandimet e OSBE-së lidhur me legjislaturën zgjedhore, gjithnjë i ka ftuar të gjitha subjektet e interesuara që ti dorëzojnë propozimet dhe sugjerimet për mënyrën në të cilën ato mund të implementohen.

 

Heshtja zgjedhore fillon sonte në mesnatë

Heshtja zgjedhore, në prag të zgjedhjeve lokale në Cetinë, Mojkovac, Petnjicë dhe Tuz, të cilat do të mbahen të dielën, fillon sonte në mesnatë dhe në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë rreth 40 mijë banorë. Në zgjedhjet në Cetinë do të marrin pjesë 10 lista zgjedhore, në Petnicë 8, në Mojkovc 7, kurse në Tuz 9 lista zgjedhore. Sipas të dhënave të Ministrisë për punë të brendshme të drejtë vote në Cetinë kanë 14 mijë e 168 qytetarë, në Mojkovac 7 mijë e 104, në Petnjicë 6 mijë e 202, kurse në Tuz ,komunë kjo në kuadër të kryeqytetit, do të mund të votojnë 11 mijë e 612 zgjedhës.

Senati përkrah zgjedhjen e Nikoliqit për rektor

Senati i Universitetit të Malit të Zi e ka përkrahur zgjedhjen e Danillo Nikoliq për Rektor të këtij institucioni arsimor. Vendimin përfundimtarë për zgjedhjen e Nikoliqit do ta sjell Këshilli drejtues në mbledhjen e cila do të mbahet të martën me 28 nëntor. Sipas informatave të agjencisë MINA, Senati e ka përkrahur zgjedhjen e Nikoliqit me dy vota të përmbajtura. Të theksojmë këtu se Nikoliq ishte kandidati i vetëm i paraqitur në konkursin për zgjedhjen e Rektorit.

 

Do të shpallet konkursi për  anëtarin e Këshillit të RTMZ

Këshilli Administrativ ka vendosur të shpall konkursin për emërimin e anëtarit të ri të Këshillit të Radio Televizionit të Malit të Zi (RTMZ). Kandidati zgjedhet  nga radhët e përfaqësueseve të Universitetit të Malit të Zi. Të theksojmë se Këshilli ka vendosur kështu pasi që Kuvendi në mbledhjen e djeshme me vota e 39 deputetëve e ka shkarkuar Nikolla Nikçeviq nga funksioni i anëtarit të Këshillit të RTMZ. Deputetët e Forcës dhe të Partisë liberale, Genci Nimanbegu dhe Andria Popoviq kanë votuar kundër shkarkimit të Vukçeviqit. Vukçeviq ka qenë anëtarë i Këshillit prej vitit 2014 i zgjedhur si përfaqësues i Universitetit të Malit të Zi dhe i Universitetit “Donja Gorica” (UDG).

 

Kompensimet përputhen dhe janë të pa kontrolluara

Sistemi juridik në Mal të Zi është i pasur me një numër të madh të kompensimeve dhe jo radhë edhe të përputhura të cilat futën në mënyrë të pa kontrolluar duke mos respektuar realitetin e situatës shoqërore dhe ekonomike në të cilat gjenden ndërmarrjet gjë që ngarkon afarizmin e tyre , tregojnë rezultatet e hulumtimeve të Unionit të punëdhënësve të Malit të Zi. Eksperti i angazhuar në këto hulumtime Gjorgjie Bllazhiq deklaroi se qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ka qenë që të identifikohet mënyra e rregullimit të  parafiskalitetit të shtetit dhe njësive të qeverisjeve lokale.

 

Të pengohet dhuna gjinore

Institucionet relevante duhet të merren me dhunën gjinore në mënyrë më efikase dhe çdo ditë e jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, vlerësohet në kumtesën e përbashkët të misionit të OSBE-së në Mal të Zi dhe Ministrisë për të drejtat e njeriut. Misioni dhe ministria, me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj  grave, dënojnë çdo formë të dhunës mbi bazat gjinore. Dhuna kundër gruas, siç theksohet, gjithnjë mbetet njëra ndër shkeljet më drastike të drejtave njerëzore.

 

Një pjesë të numrave telefonik dhe të kartelave i kishte asgjësuar pas arrestimit në Podgoricë

Dëshmitari bashkëpunëtorë në rastin e përpjekjes së terrorizimit në ditën e zgjedhjeve, Sasha Singjeliq, ka theksuar sot se një pjesë të telefonave dhe të numrave i ka asgjësuar pas arrestimit të tij në Podgoricë. Ai në vazhdimin e procesit të sotëm gjyqësor ka deklaruar se nuk mund të precizojë se sa herë është takuar me Edin. Në pyetjen e avokatit të mbrojtjes se kush është “Samarkant” sepse në mesazhet e 30 shtatorit Edi e përmend dy herë këtë emërtim, Singjeliq është përgjigjur se ky ishte asociacion për Edin dhe se askush tjetër nuk mund të dërgojë mesazh të llojit të tillë, sepse në Moskë janë takuar në restorantin e quajtur “Samarkant”. Singjeliq ka theksuar se Edi ia ka sqaruar se në të gjithë telefonat special i ka nga dy karta telefonike.

Arrestohen tre deputetë të lëvizjes Vetëvendosje

Policia e Kosovës arrestoi sot tre deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujup dhe Albulena Haxhiu, ndaj të cilëve të mërkurën ishin lëshuar urdhër arreste. Arrestimi u krye në oborrin e parlamentit të Kosovës, derisa deputetët po shkonin në seancën e së premtes. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë deputetët tjerë të lëvizjes Vetëvendosje që u përpoqën të kundërshtojnë arrestimin. Të tre deputet u dërguan në paraburgim, pas vendimit të një gjykatësi të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili të mërkurën lëshoi urdhër arrest për të tre deputetët për shkak të mosparaqitjes së tyre në një seancë gjyqësore lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës vitin e kaluar në Parlamentin e Kosovës. Vitin e kaluar, për më shumë se gjashtë muaj deputetët e opozitës organizuan protesta dhe bllokuan punën e parlamentit me gaz lotsjellës kundër marrëveshjeve të arritura me Serbinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

 

Haradinaj ndjenë keqardhje për arrestimet e deputetëve

Pas arrestimit të tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka shprehur keqardhje për atë se çfarë u ka ndodhur deputetëve të Kuvendit. Haradinaj ishte pjesë e opozitës kur me gaz lotsjellës po pengohej ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai edhe tash beson se bashkë me Vetëvendosjen e kanë kundërshtuar me të drejtë atë marrëveshje, por ka këshilluar deputetët e Vetëvendosjes se ata duhet të paraqiten në gjykatë. Ndërkohë, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se pamjet si këto nga arrestimi i Kurtit, nuk duhet të përsëriten.

 

Rinumërohen votat në Prishtinë e Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vendosi rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë dhe Prizren si dhe rinumërim të pjesshëm për tri komuna të tjera. Vendimi pasoi kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rinumërimin e votave në Prishtinë dhe Partisë Demokratike të Kosovës për rinumërim në Prizren, të cilat kanë kërkuar që të rivlerësohen fletëvotimet e pavlefshme, fletëvotimet bosh kutitë e votimit dhe të rinumërohen të gjitha fletëvotimet e rregullta. Debatet rreth mundësisë së manipulimeve pasuan rezultatet paraprake që dëshmuan një dallim të ngushtë ndërmjet kandidatëve në Prishtinë dhe Prizren. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Prishtinë kryeson kandidati i lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, me rreth 240 vota më shumë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, por pa numëruar edhe mbi 1 mijë e 500 vota të hedhura me kusht dhe nëpërmjet postës. Edhe në Prizren, kandidati i lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, prinë me rreth 400 vota më shumë se kandidati i Partisë Demokratike, Shaqir Totaj, por pa numëruar edhe rreth 1 mijë e 400 vota të hedhura me kusht dhe nëpërmjet postës.

 

Armenia pritet të jetë pjesë e marrëveshjes për zgjerim

Liderët e gjashtë vendeve të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel, në përpjekje për një bashkëpunim më të afërt mes BE-së dhe republikave ish-sovjetike. Ngjarja kryesore në samit do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes për zgjërim të partnershipit të BE-së me Armeninë. Ky pakt, përjashton tregun e lirë dhe është më pak ambicioz se marrëveshjet me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Sikurse këto vende, Armenia pati diskutuar me BE-në marrëveshjen e asociacionit, megjithatë presidenti, Serzh Sarkisian, kishte braktisur marrëveshjen në vitin 2013 nën trysninë ruse. Bashkimi Evropian ka organizuar “Partnershipin Lindor” në vitin 2009 për të promovuar integrim ekonomik dhe vlera Evropiane në gjashtë vende të Evropës lindore dhe të Kaukazisë jugore.

 

Rritet bilanci i viktimave në Egjipt

Militantë të dyshuar kanë lansuar një sulm me armë dhe bomba në një xhami në provincën veriore Sinai në Egjipt, duke lënë 200 të vdekur. Dëshmitarët thanë për mediat egjiptiane se sulmi ka ndodhur në qytetin Bir al-Abed afër Arish gjatë kohës së lutjeve. Policia lokale njoftoi se sulmuesit kanë hapur zjarr nga veturat, raporton AP. Po ashtu 180 persona janë plagosur gjatë këtij sulmi, thanë zyrtarë të shëndetësisë. Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të mbajë një takim urgjent me zyrtarët e sigurisë për të diskutuar incidentin, raporton televizioni privat Extra News TV. Tash për tash nuk dihet se kush qëndron prapa sulmit.

 

Abuzimet ndaj rohingave përbëjnë spastrim etnik

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson thotë se dhuna kundër rohingave në Mianmar përmbush përkufizimin si spastrim etnik. Në një deklaratë dje, shefi i diplomacisë amerikane tha se pas një analize të kujdesshme të fakteve, del qartë se situata në shtetin Rakhine dëshmon për spastrim etnik kundër rohingave. Shtetet e Bashkuara dolën dje me qëndrim të ri, më të ashpër ndaj Mianmarit, duke akuzuar forcat e sigurisë në vend se kanë kryer “abuzime të tmerrshme” kundër rohingave, të cilat përputhen me përkufizimin për spastrim etnik të kësaj pakice myslimane. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson nxori një deklaratë, që përfaqëson dënimin më të ashpër që Shtetet e Bashkuara i kanë bërë fushatës ushtarake kundër rohingave.

Fillojnë aktivitetet me rastin e 28 nëntorit

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve edhe sivjet organizon  kremtimin e 28 Nëntorit – Ditës së  Flamurit Kombëtar. Aktiviteti për nder të kësaj feste kombëtare ka  filluar sot  në mesditë në Qendrën Kulturore në  Plavë me një shfaqje artistike në bashkëpunim me Shoqërinë Kulturore- Artistike “ Maja e Karanfilit”.  Ditën e martë në Tuz në ora 19-të në QIK “ Malësia”  do të mbahet manifestimi kulturor në bashkëpunim me SHKA “Koha”  e Dinoshës. Po atë ditë   në Ulqin së pari do të mbahet Maratona Shkodër-Ulqin,  për të vazhduar në mbrëmje  me  programin  artistik me shoqëritë kulturore-artistike  dhe të ftuarin special, aktorin Gjergj Doçi. Ky aktivitet  financohet nga Fond për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. 

Nesër mot i ndryshueshëm

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Ulqin 17 gradë, Podgoricë, Tivar, Budvë e Herceg Novi 16, Cetinë e Nikshiq 12, Plluzhinë e Shavnik 9, Plavë e Rozhaj 8, Plevle, Kollashin e Zhablak 7, Beranë 5 dhe në Bijello Pole 3 gradë.

Për nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, paradite me intervale me diell, kurse pasdite dhe gjatë natës  me reshje të mundshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare pasdite deri e fortë  nga drejtime e ndryshme. Temperatura e mëngjesit do jetë prej 4 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej  6 deri në 17 gradë celsius.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se