Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

22. 11. 2017.   >>  16:47 0

Lajmet 22.11.2017

22.11.2017

Mlladiq dënohet me burgim të përjetshëm

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq. I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës. Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta. Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Tribunali i Hagës: Në Srebrenicë është kryer gjenocid

Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, ka ripohuar vendimin e saj se vrasjet në Srebrenicë më 1995 përbëjnë gjenocid. Gjyqtari Alphons Orieo, i cili foli para se të japë vendimin për komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, tha se vrasjet janë gjenocid. Mlladiq përballet me 11 akuza, përfshirë gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Prokurori kryesor special Milivoje Katniq ka grisur aktin me të cilin është shpallur urdhër arresti kundër   S. Singjeliqit

Prokurori kryesor special Milivoje Katniq, sot në procesin gjyqësor për përpjekje terrorizmi në Ditën e zgjedhjeve, e ka grisur aktin në të cilin , siç ka vërtetuar mbrojtja, shihet se kundër dëshmitarit bashkëpunëtorë Sasha Singjeliq është shpallur urdhër arresti. Katniq e ka ngrisur aktin të cilin ia ka dorëzuar avokati i mbrojtjes Milivoje Jovanoviq dhe ka theksuar se  kjo nuk ka lidhje me procesin që është në vazhdim. Jovanoviq ka kërkuar nga Këshilli gjyqësor që të sanksionoj siedhjen e tillë të prokurorit Katniq. Singjeliq ka theksuar gjatë procesit se ka konkluduar se FD ka trathëtuar sepse një gjë të tillë nuk e kanë bërë as ata dhe as rusët. Ai ka theksuar se në atë moment nuk ka qenë i sigurt nëse ka tradhtuar vetëm një lider i frontit ose të gjithë dhe se më vonë ka konkluduar se këtë e kanë bërë të gjithë.

Ushtarët malazezë kanë treguar  se e kanë vendin në mesin e kolegëve nga Forcat e armatosura të vendeve anëtare të UE

Ushtarët malazezë kanë treguar  se e kanë vendin në mesin e kolegëve nga Forcat e armatosura të vendeve anëtare të UE , është kumtuar në panelin “pjesëmarrja e ushtrisë së Malit të Zi në misionetë dhe operacionet e UE”. Pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi Millutin Miliçiq dhe Zoran Samarxhiq u kanë folur sot nxënësve të shkollave të mesme të Podgoricës mbi përvojat e veta në misionin në republikën Mali dhe në operacionin e UE Atallanta në ujërat e Somalisë. Siç është kumtuar nga ministria e mbrojtjes Millaçiq ka theksuar se ushtria e Malit të Zi në mision në Mali merr pjesë prej muajit maj të vitit 2014 me një oficer logjistik .

Nesër seanca e Parlamentit

Parlamenti i Malit të Zi në seancën e nesërme duhet të shqyrtojë propozim ligjet për vërtetimin e disa marrëveshjeve me ç gjë do të krijohet suaza juridike për bashkëpunim të cilin Mali i Zi e realizon me aleancën veri atlantike dhe me shtetet anëtare. Propozim ligjin e ka vërtetuar qeveria me 26 tetor si obligime që dalin nga anëtarësimi në këtë organizatë. Mali i Zi me vërtetimin e këtyre marrëveshjeve do ti plotësojë detyrimet e brendshme për zbatimin e tyre dhe kështu do të krijohet suaza ligjore për bashkëpunim të cilin shteti e realizon me NATO dhe shtetet anëtare , thuhet në kumtesë.

Brajoviq - Budva disponon me infrastrukturë njerëzore, ekonomike dhe turistike në    ç gjë mund ti kenë lakmi edhe shtetet më të zhvilluara

Budva disponon me infrastrukturë njerëzore, ekonomike dhe turistike në    ç gjë mund ti kenë lakmi edhe shtetet më të zhvilluara , ka vlerësuar kryetari i parlamentit Ivan Brajoviq. Ai me rastin e 22 nëntorit Ditës së Komunës së Budvës udhëheqjes dhe banorëve u ka dërguar telegram urimi. Sipas fjalëve të tij kryeqendra turistike e Malit të Zi disponon me infrastruktor njerëzore, ekonomike dhe turistike në ç gjë mund të ti kenë zili edhe vendet më të zhvilluara. Mirëpo kjo nuk do të thotë se duhet të jenë të kënaqur me të arriturat e deritashme por duhet punë e përditshme në zgjerimin e ofertës turistike, në zhvillimin ekonomik dhe për një jetë më të mirë dhe më të sigurt të banorëve të Budvës  ka deklaruar Brajoviq.

Në Mal të Zi viktimat e dhunës në familje nuk kanë qasje në shërbimet e përgjithshme

Në Mal të Zi viktimat e dhunës në familje nuk kanë qasje në shërbimet e përgjithshme të përkrahjes të cilat mundësojnë rehabilitim nga dhuna , ka kumtuar shtëpia e sigurt e gruas. Kjo para së gjithash ka të bëjë me nënat tek të cilët pas largimit nga lidhja e dhunshme pa siguria financiare paraqiten si probleme kryesore si largimin nga shtëpia ose janë të detyruara që këtë ta bëjnë vetë nga frika për sigurinë e vetë dhe të fëmijëve të vetë, kanë kumtuar nga kjo OJQ. Këto masa përfshijnë ndihmën humanitare , strehimin , arsimimin , përgatitjet dhe ndihma me rastin e punësimit si dhe shërbimin shëndetësorë dhe mbrojtjen sociale , thuhet në kumtesë.

Partia liberale nuk e ka marr propozimin e Këshillit administrativ për shkarkimin anëtarit të Këshillit të RTVMZ  Nikolla Vukçeviq

Partia liberale nuk e ka marr propozimin e Këshillit administrativ për shkarkimin e anëtarit të Këshillit të RTVMZ  Nikolla Vukçeviq kurse me rastin e deklarimit do të ketë para sysh se nuk guxon të rrezikohet autonomia e servisit publikë . Të theksojmë se këshilli administrativ i Kuvendit ka vërtetuar në javën e kaluar se Vukçeviq ka shkelur ligjin për emetuesin publikë nacional dhe i ka propozuar Kuvendit që ta shkarkojnë nga ky funksion. Kryetari i Partisë liberale Andria Popoviq i ka deklaruar agjencisë Mina se kjo parti akoma nuk e ka marr këtë propozim të Këshillit administrativ. Kur ta fitojmë propozimin e argumentuar të Këshillit për shkarkimin e Vukçeviq , Partia Liberale do të deklarohet në seancën plenare duke pasur kujdes me këtë rast se nuk duhet të rrezikohet autonomia e emetuesit nacional publikë por as përbërja minimale e domosdoshme për punën e këtij trupi të rëndësishëm , ka kumtuar Popoviq.

Haradinaj emëron Rexhep Kadriun zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emëroi zëvendësministër të Ministrisë së Infrastrukturës Rexhep Kadriun. Kadriu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“ tha se do të punoj me ndershmëri dhe profesionalizëm dhe që sipas tij ky mandat qeverisës do ta ndryshojë imazhin e Kosovës. U zotova para kryeministrit, po zotohem edhe para qytetarëve se; do të punoj me ndershmëri e profesionalizëm. Na presin punë të mëdha, sepse ka ndryshua edhe shkolla qeverisëse, edhe dinamika e punës. Besoj fuqishëm se brenda këtij mandati qeverisës, vendi do të ketë krejt një imazh ndryshe. Ekziston gatishmëri dhe vullnet për punë që pas katër vitesh kjo ministri të mos ketë më çka të punoj, theksoi Rexhep Kadriu.

Vetëvendosje reagon pas bastisjes së shtëpive të Kurtit e Kadaj-Bujupit

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për bastisjen e shtëpive të deputetëve Ablin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.Kjo ndodhi pas një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për seancën e sotme ndaj katër deputetëve të VV-së lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e deputetit Albin Kurti dhe atë të deputetes Donika Kadaj. Kjo pas një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj 3 deputetëve, si pjesë e një procesi të padrejtë e politik që po iu bëhet këtyre 4 deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.Këto veprime të organeve të rendit dhe drejtësisë janë të papranueshme dhe tregojnë për luftën e vazhdueshme që po i bëhet Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Përndjekja dhe persekutimi i tillë, i vazhdueshëm ndaj aktivistëve dhe deputetëve tanë flet më së miri se deri në çfarë niveli është i kapur sistemi i drejtësisë.Pa dyshim, kryefjala e gjithë këtij procesi të padrejtë është gjyqtari Beqir Kalludra, i cili si shërbyes i zellshëm i krimit, ditë më parë dënoi me 21 vite burg katër aktivistët tanë pa asnjë provë të vetme,thuhet nga kryesia e Vetëvendosjes.

Rusi: Moska po e përcjell nga afër situatën në Ukrainën lindore

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska po e përcjell nga afër situatën në rajonin e Ukrainës lindore, rajonin Luhansk, të kontrolluar nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia. Duke folur para gazetarëve në Moskë, Peskov tha se “ka mirëkuptim” në Kremlin rreth asaj se kush mund të jetë prapa tensioneve në atë që separatistët e quajnë “Republike e popullit të Luhanskut”. Më 21 nëntor, burra të maskuar dhe të armatosur zbarkuan në qendër të Luhanskut. Duke cituar burime të panjohura, media në Rusi raportuan se lideri separatist, Igor Plotnitsky, kishte ikur për në Rusi, në mes të tensioneve në rajon. Moska kontrollon pjesë të Ukrainës, në kufi me rajonin e Luhanskut.

Rusia aprovon ligjin për regjistrimin e mediave si “agjentë të jashtëm”

Këshilli i Federatës ruse, ka aprovuar ligjin që detyron mediet që marrin financim nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të jashtëm”. Ligji është aprovuar me votë unanime, pa asnjë abstenim, ndërsa tani do të dërgohet për nënshkrim te presidenti rus, Vladimir Putin. Shefja e Këshillit të Federatës ruse, Valentina Matviyeko tha se masa është adoptuar pasi ligjvënësit kishin konsideruar se kthimi i ligjit në dhomën e ulët për rishikim ishte thyerje e tij. Menjëherë pas leximit dhe aprovimit të ligjit, ministria e drejtësisë ka dërguar disa paralajmërime për shërbimet e Radios Evropa e Lirë. Letrat paralajmëruese nuk specifikonin se me çfarë ndalesa mund të përballet, por ligjvënësit thonë se media mund t’i nënshtrohet raportimeve të detajuara financiare nën ligjin për “agjentë të jashtëm”.

SHBA: Akuza kundër iranianit për sulme kibernetike

Shtetet e Bashkuara, kanë akuzuar një iranian, për sulme kibernetike ndaj HBO, serive në një televizion amerikan, i cili kishte kërkuar 6 milion dollarë monedha dixhitale nga rrjeti televiziv. Prokurorët amerikanë akuzojnë, Behzd Mesrin, për vjedhje të skriptës dhe përmbledhjeve të episodave të pashfaqura të “Game Of Thrones” dhe episoda tjera, po ashtu të pashfaqura të komedisë “Curb Your Enthusiasm”. Prokurorët thanë se Mesri, ka kërcënuar për shkatërrimin e të dhënave të HBO apo publikimin e tyre, nëse ai nuk pranon 6 milion dollarë bitcoin. Behzad, po përballet me shtatë akuza në Shtetet e Bashkuara, përfshirë vjedhje të identitetit dhe mashtrime me kompjuterë. Prokurori federal i SHBA-së supozon se Mesri, ka publikuar disa nga të dhënat në Internet.

Reagon Koreja Veriore ndaj listës së terrorizmit

Koreja e Veriut e ka quajtur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur Korenë Veriore në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin, “provokim serioz”, që e justifikon zhvilimin e armëve bërthamore. Pas rikthimit të Koresë Veriore në listën e zezë të SHBA-së, agjencia qendrore e lajmeve të Koresë, ka thënë se Koreja e Veriut nuk ka ndonjë lidhje me terrorizmin dhe nuk iu bëhet vonë nëse “ SHBA na etiketon si vend terrorist apo jo”. Transmetuesi shtetërorë po ashtu theksoi se “Koreja e Veriut duhet të mbajë në duar shpatën bërthamore” për të mbrojtur veten nga armiqësia amerikane.

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët

Sot në Mal të Zi mban mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i thatë . Frynë erë e dobët nga drejtime të ndryshme.

         Temperaturat : Tivar 15, Beranë 13, H. Novi, Ulqin, e b. Pole 12, Podgoricë 11, Plavë e Rozhaj 10, Nikshiq e Cetinë 9, Kollashin e Plluzhinë 8, Shavnik 7, Zhablak 6 dhe në Plevle 5 g.

      Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 8, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 17 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se