Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

17. 11. 2017.   >>  16:37 0

Lajmet 17.11.2017

17.11.2017

Rajoni duhet të jetë më i sigurtë

Shefat e diplomacive të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kroacisë Sërgjan Darmanoviq, Ditmir Bushati dhe Maria Pejçinoviq në takimin e dytë të trilaterales së Adriatikut biseduan sot në Durrës për sfidat e sigurisë si dhe për bashkëpunimin mes këtyre vendeve me theks të veçantë në energjetikë, turizëm dhe mbrojtjen e Adriatikut. Në hapjen e takimit, ministrat e përshëndeten anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e NATO-s, në ç’gjë ndihmë të madhe pikërisht kanë dhënë Kroacia dhe Shqipëria. Është paralajmëruar se në pjesën e mbyllur të takimit do të bëhet fjalë për shkëmbimin e përvojave në procesin e përafrimin në Unionit Evropian (UE). Ministri malazez për punë të jashtme Sërgjan Darmanoviq përkujtoi se Mali i Zi, që nga takimi i fundit që u zhvillua në Split, ka realizuar qëllimin e vet,”anëtarësimin në NATO”. Anëtarësimi në NATO, sipas mendimit të shefit të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati është një arritje e madhe për Malin e Zi dhe për qytetarët e tij.

Nuk kemi plan sekret për Ballkanin perëndimor

Zyrtari i lartë për Rusi dhe Ballkanin Perëndimor për diplomaci publike, Robert Pscel, vlerësoi sot se rajoni po ecën në drejtim të duhur pasi që të gjitha vendet dëshirojnë të bëhen anëtare të Unionit Evropian. Ai tha se NATO nuk preferon ndonjë vend në llogari të tjerëve, duke vlerësuar se integrimet evropiane duhet t’iu sjellin dobi të gjithëve. Sipas fjalëve të tij, është shumë me rëndësi ajo që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, kur është në pyetje siguria dhe integrimet evropiane, sepse nuk mund të paramendohet që rajoni të jetë jashtë rrjedhave kryesore.

Kuvendi respekton përgjegjësitë ligjore

Kuvendi i Malit të Zi i respekton përgjegjësitë ligjore kur bëhet fjalë për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Radio Televizionit të Malit të  ZI dhe obligimet ligjore për shkarkimin e tyre, nëse sipas procedurës ligjore vërtetohet se ekzistojnë kushte për këtë, deklaroi kryetari i Kuvendit Ivan Brajoviq. Brajoviq ju përgjigj kryetarit të Unionit Radio- difuziv Evropian (EBU), Noell Karan, në letrën e dërguar nga ai me 14 nëntor. Kryetari i EBU-së apeloi në parlamentin  malazez që të përmbahet nga vendimet e përshpejtuara për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit. Në përgjigjen e tij ndaj kësaj letre, kryetari i parlamentit malazez theksoi se plotësisht pajtohet me vlerësimin e kryetarit të EBU-së  së Këshilli i Servisit publik ka rëndësi të jashtëzakonshme për vendimet mbi investimet, planet financiare dhe rezultatet e Servisit publik.

Subjektet politike i respektojnë obligimet ligjore

Organet e pushtetit dhe subjektet politike i respektojnë obligimet ligjore, kufizimet dhe ndalesat lidhur me fushatat zgjedhore në njësit e administratave lokale, vlerësoi Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit. Këshilli sot shqyrtoi informatën për procedurën e Këshillit të Agjencisë gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale për komunën e Tuzit në kuadër të kryeqytetit, pastaj Cetinës,  Mojkovacit dhe Petnjicës. Përndryshe, të drejtë vote në zgjedhjet të cilat do të mbahen me 26 nëntor në Cetinë, Mojkovac, Petnjicë dhe Tuz, kanë rreth 40 mijë qytetarë. Sipas të dhënave nga Ministria për punë të brendshme, të drejtë vote në Cetinë kanë 14 mijë e 168 votues, në Mojkovac 7 mijë e 104, në Petnjicë 6 mijë e 202, kurse në komunën e Tuzit të drejtë vote kanë 11 mijë e 612 qytetarë. Në zgjedhjet lokale në Cetinë marrin pjesë 9 lista zgjedhore, në Mojkovac 7, në Petnjicë 8, dhe në Tuz 9 lista të subjekteve politike.

Vendimi gjyqësor për lirimin e Mandiqit dhe Radunoviqit

Gjyqi i Apelit e vërtetoi sot vendimin e mëparshëm gjyqësorë për lirimin e funksionarëve të lartë të Frontit Demokratik (FD) Andria Mandiq dhe Sllaven Radunoviq të cilët Prokuroria i ngarkonte  për tentim të ndryshimit me dhunë të rregullimit shtetërorë, gjatë protestave në vitin 2015, të cilat përfunduan dhunshëm në rrugët e Podgoricës. Mandiq dhe Radunoviq kanë konsideruar se kundër tyre është duke u zhvilluar proces i montuar politik, në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga “akterët kryesorë “ të ngjarjeve, me ç’rast u lënduan shumë njerëz. Prokuroria ka kërkuar përgjegjësinë për liderët e Frontit Demokratik, duke konsideruar se me thirrjet e tyre për rrëzimin e pushtetit legal, kanë shkaktuar trazira dhe kanë manipuluar me masën e tubuar. Prokurorja Lilana Llakiq ka kërkuar që të merren në pyetje edhe ish kryeministri Millo Gjukanoviq, ish ministri për punë të brendshme, Rashko Konjeviq dhe drejtori i Agjencisë për sigurinë nacionale, që të vërtetohen pohimet e ish kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq, i cili dëshmoi në këtë lëndë në shkurt të këtij viti. Mirëpo, gjyqtari i këtij procesi Vlladimir Novoviq e refuzoi këtë propozim të prokurores.

Nuk janë të përziera Serbia dhe Rusi, por komandosët

Kryeprokurori special Milivoje Katniq, në vazhdim të procesit gjyqësorë për tentim terrorizmi në ditën e zgjedhjeve në vitin e kaluar, deklaroi se asnjë herë nuk ka thënë se Serbia dhe Rusia janë të përziera në këtë procedurë por vetëm komandosët nacionalist. Avokati i mbrojtjes Miroje Jovanoviq në vazhdim të procesit gjyqësor, gjatë të cilit avokatët e mbrojtjes vazhduan ta marrin në pyetje dëshmitarin bashkëpunëtorë me këtë rast, Sasha Singjeliq, tha se në këtë proces janë të përfshira dy fuqi – Serbia dhe Rusia. Gjyqtarja Suzana Mugosha ia mori fjalën avokatit Jovanoviq,  sepse citonte deklaratat nga mediat të cilat kanë të bëjnë me qëndrimin e Rusisë në këtë proces. Ndërsa në pyetjen e avokatit, nëse ka pasur njohuri se kundër dëshmitarit Singjeliq zhvillohet procesi gjyqësorë me Kroacinë për vrasjen e Mirko Fotës, Singjeliq u përgjigj se nuk është i njoftuar për një gjë të tillë. Ai tha se jeton si njeri i lirë dhe se në Serbi asnjë herë nuk ka pasur ndonjë procedurë për ndonjë vepër penale të kryer në Kroaci.

Nënshkruhet një pako marrëveshjes për bashkëpunim mes dy vendeve

Ministritë e komunikacionit të Malit të Zi dhe Turqisë do të formojnë grupet punues për sektorët e ndryshëm të komunikacionit dhe do të organizojnë takime që më hollësisht të merren vesh për bashkëpunim dhe mundësin e nënshkrimit të marrëveshjes, u kumtua pas takimit bilateral të përfaqësuesve të këtyre dy ministrive. Nga Ministria malazeze e komunikacionit sqaruan se fjala është për lëmit e komunikacionit detar,  hekurudhor dhe atij të kombinuar. Ministrit turk i komunikacionit Ahmet Arsllan në takimin me kolegun malazeze Osman Nurkoviq, të organizuar në kuadër të vizitës të delegacionit malazez në Turqi, tha se ky është një rast i mirë të shqyrtohen idetë dhe iniciativat të cilat do të mund ti iniciojnë shtetet, posaçërisht në fushën e komunikacionit. Ndërkohë, nënkryetarët e Qeverive të Malit të Zi dhe Turqisë, Millutin Simoviq dhe Rexhep Akdag nënshkruan sot një pako marrëveshjes, më ç’gjë realizuan rezultate konkrete në lëmitë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, me definim të qartë të qëllimeve tjera, në rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe animimin e kompanive turke për investime në Mal të Zi.

Parlamenti i fëmijëve të hënën

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq do të hap të hënën seancën e tetë të Parlamentit të fëmijëve, që organizohet me rastin e 20 nëntorit, Ditës së miratimit të konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e fëmijëve. Në këtë seancë do të marrin pjesë 50 përfaqësues të parlamenteve lokal të fëmijëve nga 21 komuna, nga dy përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme duke përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e grupeve të ndjeshme të fëmijëve nga të gjitha komunat e Malit të Zi.

Haradinaj bisedon me Mogherinin për demarkacionin dhe liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Sipas një komunikate për media, Haradinaj dhe Mogherini biseduan për perspektivën dhe rrugën evropiane të Kosovës. Kryeministri Haradinaj theksoi se me dinamikën e përcaktuar me qeverisjen e re është përshpejtuar edhe procesi i përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane dhe kriteret e përcaktuara me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Kryeministri i Kosovës theksoi se dialogu duhet të riformatohet, të afatizohet dhe të përfundojë me një rezultat konkret, të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve. Në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behxhet Pacolli, dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Zeka kërkon ratifikimin e demarkacionit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Izmi Zeka ka thënë se qytetarët kanë nevojë për liberalizimin e vizave. Çdo kohë e humbur, sipas tij,  vetëm sa i mbanë kosovarët në geto. “94 rekomandimet teknike të BE-së për Qeverinë e Kosovës janë përmbushur. Ka mbetur vetëm çështja e demarkacionit e cila si duket është bërë si thembra e akilit, pa vullnetin e qytetarëve  nuk po kalon procesin e miratimit”, ka thënë Zeka. Sipas tij, interesi i qytetarëve është që të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian, andaj çështje tjera janë detyra dhe përgjegjësi të institucioneve të Kosovës, raporton Indeksonline. Ai thotë se detyrë me prioritet e institucioneve të Kosovës është mbrojtja e interesit të qytetarëve.

Serbia nuk do të kushtëzohet me njohjen e Kosovës

Ministrja e Serbisë për integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq, thotë se Serbia nuk do të kushtëzohet me njohje të pavarësisë së Kosovës, për pranim në Unionin Evropian. Duke reaguar në deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se BE-ja do të kërkojë nga Serbia nënshkrimin e dokumentit të obligueshëm juridik për normalizimin e raporteve Beograd – Prishtinë, ministrja Joksimoviq tha sot se kjo nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe se nënshkrimi i dokumentit të obligueshëm juridik është i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, raporton agjencia Beta nga Beogradi. Joksimoviq ka theksuar se pret që deri në fund të vitit në negociatat me Unionin Evropian të hapen edhe tre kapituj të tjerë.

CEFTA duhet të ndryshojë

Serbia javën e ardhshme në forumin rajonal CEFTA, i cili do të mbahet në Beograd, edhe zyrtarisht do të propozojë që mënyra e votimit në këtë organizatë të ndryshojë dhe të zbatohet modeli "konsensus minus një", ka thënë ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq. Ai ka vlerësuar se CEFTA ka arritur maksimumin e tij dhe se duhet ndryshojë për të lehtësuar tregtinë ndërmjet vendeve të rajonit. “Qëllimi i propozimit të palës serbe është që të shmanget praktika e deritanishme që një vend të bllokojë tjetrën me rastin e votimit për marrëveshje të rëndësishme”, ka thënë Lajiq për mediat serbe. 

Rusia, Turqia dhe Irani bisedojnë për konfliktin në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet javën e ardhshme në Soçi, me presidentët e Turqisë dhe Iranit, për të diskutuar për luftën disa vjeçare civile në Siri, kanë njoftuar sot përfaqësues të Kremlinit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha reporterëve se Putini, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti i Iranit, Hassan Rohani, do të takohen në Soçi të Detit të Zi, më 24 nëntor. Ky do të jetë takimi i parë trepalësh dhe do të fokusohet në reduktimin e dhunës në Siri dhe për çështjet e ndërlidhura me dërgimin e ndihmave humanitare në rajon, kanë thënë zyrtarët. Moska , Ankaraja dhe Teherani, po ashtu i sponsorizojnë bisedimet e ndara në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, ku përfshihen palë të ndryshme të luftës civile gjashtëvjeçare dhe do të fokusohen në çështjet e formimit të zonave de-eskaluese në rajonet kryesore të Sirisë.

Mijëra trupa amerikane kanë arritur në Afganistan

Afro 3 mijë ushtarë shtesë amerikanë janë vendosur në Afganistan, sipas strategjisë së rishqyrtuar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për këtë vend, që është përfshirë në luftë, tha mbrëmë Pentagoni. Më parë, Pentagoni pat njoftuar se numri i forcave amerikane në Afganistan është afro 11 mijë, por Trump në muajin gusht e autorizoi rritjen e kërkuar nga gjenerali, John Nicholson, komandanti më i lartë ushtarak amerikan në Afganistan dhe shef i misionit të NATO-s në këtë vend, qëllimi i të cilit është trajnimi, këshillimi dhe ndihma për forcat qeveritare afgane. Drejtori i Shtatmadhorisë së bashkuar amerikane, Kenneth McKenzie theksoi se i duhen afro 16 mijë ushtarë në gjithë Afganistanin, ndërsa NATO-ja ka shprehur përkushtim për të ndihmuar. “Numri i ri për Afganistanin është afërsisht 14 mijë”, tha McKenzie. Trupat shtesë janë të nevojshme për të ndihmuar dhe këshilluar forcat e sigurisë afgane, të cilat ballafaqohen me kryengritjen e ripërtërirë të militantëve talibanë.

Trump, thirrje e re për reformën e taksave

Presidenti i SHBA, Donald Trump bëri thirrje përsëri për miratimin e një reforme të gjerë të ligjeve komplekse për taksat dhe u takua me grupin e shumicës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve pak përpara një votimi të planifikuar për këtë çështje. Ndryshimet do të shkurtonin normën e tatimit të korporatave nga 35 përqind, një nga normat më të larta në botë, në 20 përqind dhe do të ulnin taksat për miliona tatimpagues të klasës së mesme, por jo për të gjithë. Kjo do t’i shtonte 1.5 trilionë dollarë borxhit të vendit, që kap 20 trilionë dollarë. Demokratët e kanë kundërshtuar përpjekjen republikane për shkurtimin e taksave, që ata thonë se favorizon së tepërmi taksapaguesit më të pasur të vendit, dhe nuk ndihmon mjaftueshëm njerëzit që fitojnë shumë më pak.

Edhe nesër mot pa ndryshime

Në Mal të Zi po mban mot me vranësira të ndryshueshme deri krejt i vranët por kryesisht i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende deri e fortë nga drejtimet e verilindjes. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Herceg Novi e Budvë 20 gradë, Tivar 19, Podgoricë 17, Ulqin 16, Cetinë 15, Nikshiq 13, Beranë 9, Bijello Pole 8, Plavë e Kollashin 7, Rozhaj 6, Plevle 5 dhe në Zhablak 3 gradë.

Për nesër në jug dhe bregdet parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe me intervale me diell, kurse në veri deri krejt i vranët por kryesisht i thatë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet e veriut dhe verilindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 18 gradë celsius. 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se