Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

19. 10. 2017.   >>  17:41 0

Lajmet 19.10.2017

19.10.2017

D.Markoviq; Mali i Zi, njëri ndër vendet më të sigurta të Mesdheut

Mali i Zi, është njëri nga vendet më të sigurta në Mesdhe, konsideron kryeministri Dushko Markoviq.  Ai në fjalën e tij përshëndetëse  në hapje të Citizen Global Forumit, në Shën Stefan, ka rikujtuar se Mali i Zi e ka përcaktuar të ardhmen e vetë me përkatësinë bashkësive më të sigurta, më demokratike dhe ekonomikisht më të zhvilluara, siç janë NATO dhe BE .

Markoviq ka pohuar se Mali i Zi si vend anëtarë i NATO-s është i aftë ta ruaj dhe ta avancojë sigurinë e vetë. Ai ka deklaruar se teknologjia dhe globalizimi ekonomik i ka lidhur qytetarët e botës por edhe kërcënon largimin e elitave nga bashkëkombësit . Besoj se një qytetar i botës duhet të mbajë edhe ato përgjegjësi të cilat i kemi në nivelin lokal dhe nacional.

Në këtë kontekst pozicioni i qeverive nacionale është specifik, pasi ato janë të obliguara që parësishtë  të përfaqësojnë, të mbrojnë dhe të promovojnë interesat nacionale, ka thënë Markoviq.

Të rikujtojmë se në punën dyditore të këtij tubimi është paralajmëruar pjesëmarrja e personaliteteve nga bota politike , afariste dhe të artit.

Mali i Zi mund të jetë Kalifornia e Evropës 

Mali i Zi, është vend i mrekullueshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm, i cili mund të jetë Kalifornia evropiane , konsideron ish komandanti i Forcave të NATO-s për Evropën, Vesli Kllark.

Në këtë vend ka potenciale të shumta . Kam biseduar me kryeministrin , Dushko markoviq , me ç rast kamë konstatuar përparimin e qartë të Malit të Zi i cili mund të bëhet Kalifornia e Evropës, ka deklaruar Kllark para gazetarëve si pjesëmarrës i Citizen Global Forumit.

Ai konsideron se krahasuar me 25 vite më parë , shumë çka ka ndryshuar. Atëherë kam menduar se ky është vendi më i bukur në botë , por tashmë është edhe më i bukur, deklaroi Kllark,  duke shtuar se gjithherë i ka pëlqyer Mali i Zi.

Ai është shprehur i lumtur që Mali i Zi, është anëtarë i NATO-s dhe që është në rrugë të mirë të anëtarësohet në BE. Mali i Zi është pjesë e perëndimit, pohoi Kllark.

ODIHR, përshëndet gatishmërinë e Malit të Zi për të zbatuar rekomandimet 

Drejtoresha e zyrës së OSBE për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, ODIHR, Ingibjorg Gisladotir, ka përshëndetur gatishmërinë e  Malit të Zi për të avancuar legjislaturën zgjedhore dhe ka ofruar ndihmën e  ekspertëve.

Ajo, në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit,  Ivan Brajoviq, është shprehur  shumë e kënaqur me bashkëpunimin e shkëlqyer  mes Malit të Zi dhe OSBE/ODIHR-it.

Drejtoresha Gisladotir, ka përshëndetur  bashkëpunimin në vazhdimësi të Malit të Zi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, lidhur me përparimin e  legjislaturës zgjedhore  përmes procesit të hapur këshillëdhënës dhe i cili nënkupton kyçjen e të gjithë faktorëve relevant, thuhet mes tjerash në letrën dërguar kreut të kuvendit, Brajoviq. 

Mali i Zi ka shpallur 270 fletë arreste të Interpolit 

Ministri i punëve të brendshme, Mevludin Nuhoxhiq, ka deklaruar se Mali i Zi ka shpallur 270 fletë arreste të Interpolit , prej të cilave 20 për qind kanë të bëjnë me shtetasit malazez . Nuhoxhiq , pas bisedimeve të zhvilluara me sekretarin e përgjithshëm të Interpolit, Jirgen Shtok , ka pohuar se policia e Malit të Zi, ka bashkëpunim të shkëlqyer me Interpolin , duke shtuar se bashkëbiseduesit janë pajtuar se policia malazeze plotësisht është e përkushtuar respektimit të standardeve të Interpolit.

Ministri Nuhoxhiq, deklaroi se policia është e përkushtuar luftës kundër tregtisë me njerëz dhe terrorizmit si dhe kriminalitetit të organizuar.

Sekretari i përgjithshëm i Interpolit Jirgen Shtok pohoi se e vlerëson kontributin e Malit të Zi i cili gjithnjë ka dëshmuar interesimin e madh për pjesëmarrje në operacionet e mëdha .

Mali i Zi ka rol të rëndësishëm në luftën kundër sfidave bashkëkohore andaj qytetarët duhet të jenë krenarë për policin e vetë dhe qeverinë për nga mënyra si i mbrojnë ata, ka thënë Shtok.

FD, do të  marr pjesë në orën e Kryeministrit 

Njëri nga liderët e FD , Andria Mandiq, ka vlerësuar se shqiptimi i djeshëm i vendimit gjyqësor ndaj Millan Knezheviq , është sulm ndaj kësaj aleance politike. Ai ka paralajmëruar se në orën e kryeministrit , të mërkurën e ardhshme nga kryeministri, Dushko Markoviq, do të kërkojë përgjigje për vazhdimin e përndjekjes ndaj FD.

Ai,  në konferencën për gazetarët deklaroi se shqiptimi i vendimit të djeshëm , me të cilin, Knezheviq, është dënuar me 7 muaj burg për shkak të sulmit ndaj një polici, siç tha ai , është njëri ndër vendimet më të turpshme i siellur nga gjyqësia malazeze.

 FD, është subjekti më i fuqishëm opozitarë , me programin dhe idetë më të mira politike dhe kemi guximin që idetë tona ti përfaqësojmë me ndershmëri dhe guxim, pohoi Mandiq.

Infrastruktura rrugore, parakusht për bashkëpunim më të avancuar 

Me ndërtimin e tunelit mes Rozhajes dhe Pejës, dhe me hapjen e vendkalimit kufitarë mes Plavës dhe Pejës do të lehtësohej dukshëm komunikimi mes dy vendeve si parakushti themelor për bashkëpunimin më intensiv në të gjitha nivelet, në veçanti në kulturë dhe turizëm , ka deklaruar ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi ,Skender Durmishi. Ai gjatë takimit të sotëm me zëvendës kryeministrin në Qeverinë e Malit të Zi, Rafet  Husoviq , e ka informuar atë lidhur me situatën politike në Kosovë pas konstituimit të qeverisë së re, thuhet në kumtesë nga Qeveria.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se marrëdhëniet e mira politike mes dy vendeve duhet shfrytëzuar në avancimin e bashkëpunimit kulturorë dhe ekonomik.

Në periudhën e ardhshme kujdes të veçantë duhet kushtuar përmirësimit të lidhjeve rrugore që do të mundësonin  valorizimin e potencialeve të mëdha turistike e të cilat ekzistojnë në këto dy vende, ka pohuar ambasadori, Durmishi.

Të shfrytëzohet potenciali rinor në Mal të Zi 

Mali i Zi duhet të jetë vend në të cilin të rinjtë janë potencial e jo problem, ka vlerësuar drejtoresha ekzekutive e Qendrës për politikat publike Jelena Miliqeviq.

Ajo ka porositur se kjo pjesë e popullatës duhet të jetë e kyçur në proceset vendim marrëse , në hartimin dhe zbatimin e politikave publike.

Në tryezën e sotme të rrumbullakët , në temën “Rëndësia dhe roli i organizatave studentore dhe të rinisë në Mal të Zi “, ka thënë se Mali i Zi, duhet të jetë vend në të cilin të rinjtë  janë potencial e jo problem dhe në të cilin çdo njeri i ri do të jetë financiarisht i fuqishëm , i inkurajuar në përparimin dhe aftësimin profesional.

Ndërkaq, shefi i zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve në Mal të Zi , Edin Kolenoviq, pohoi se participimi qytetar është njeri ndër indikatorët themelore të zhvillimit të shoqërisë demokratike.

Haradinaj, dënon ndërhyrjen e institucioneve të Serbisë në fushatën në Kosovë 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ndërhyrjen e institucioneve të Serbisë në fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ai me anë të një postimi në facebook ka shkruar se aktet e tilla bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë. Haradinaj ka thënë se integrimi i serbëve është interes reciprok, dhe përpjekjet për të dëmtuar këtë qëllim janë kundër vullnetit të tyre.

 “Mirëintegrimi i serbëve të Kosovës është interes reciprok, dhe çdo përpjekje për të dëmtuar këtë qëllim do të konsiderohet si mosrespektim i vullnetit politik të tyre”.

“Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Zyrtarë të lartë të Serbisë që nga fillimi i fushatës zgjedhore në Kosovë, kanë ftuar qytetarët serbë në Kosovë që të votojnë për Listën Srpska, të cilën e konsiderojnë, siç thonë vetë, si mbrojtëse të vetme të interesave të Serbisë dhe të territorit të saj në Kosovë./Lajmi.net/

Më 22 nëntor vendimi i gjykatës së Hagës kundër të akuzuarit R. Mlladiq 

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në Hagë do ta shpall vendimin kundër ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, muajin e ardhshëm, pas procesit gjyqësor që po zgjatë më tepër se pesë vjet.

Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY) ka njoftuar sot se vendimi për të akuzuarin Mlladiq do të shpallet më 22 nëntor.

Ratko Mlladiq, 74 vjeçar, është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës për aksionet e tij gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, në periudhën 1992-95, kur ai ishte komandant i forcave serbe në Bosnjë.

Ai është i akuzuar se e ka mbikëqyrë masakrën e më se 8 mijë burrave e djemve myslimanë në qytetin Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Vitin e kaluar, ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që ishte koleg politik i të akuzuarit Mlladiq, është dënuar me 40 vjet burg nga Gjykata e Hagës.

Ligjvënësit në RS miratuan rezolutën për neutralitetin ushtarak 

Ligjvënësit serbë në Bosnjë e kanë miratuar një rezolutë jo-obliguese, me të cilën insistohet “neutraliteti ushtarak” në entitetin e dominuar me popullatë shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë, në kuadër të përpjekjes për ta kundërshtuar anëtarësimin potencial të Bosnjë-Hercegovinës në NATO.

Trupi legjislativ i Republikës Serbe në Bosnjë këtë masë e ka miratuar sot. Në tekstin e dokumentit të miratuar theksohet, po ashtu, se serbët e Bosnjës të gjitha vendimet e ardhshme do t’i koordinojnë me Serbinë.

Ligjvënësit opozitarë janë parandaluar të marrin pjesë në këtë seancë, pasi ata kishin protestuar lidhur me çështje të tjera, që nuk ishin të lidhura me këtë vendim.

Ky dokument ishte inicuar nga lideri nacionalist i Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodig, i cili angazhohet fuqishëm për interesat ruse, duke shprehur kundërshtim ndaj ndikimit në Ballkan të NATO-s, Bashkimit Evropiandhe Shteteve të Bashkuara.

Shtetasit e liruar nga viza për hyrje në Be, do të paguajnë nga 100 euro 

Komiteti për Liri Civile i Bashkimit Evropian sot e miratoi propozimin e Komisionit Evropian për shtetasit e vendeve të treta të liruar nga vizat për hyrje në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nga viti 2020 do të duhet të aplikojnë për leje për udhëtim para se të mbërrijnë në Bashkimin Evropian.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Sistemi i ri evropian për udhëtim dhe autorizim (ETIAS) do të mundësojë kontrolle avancuese të udhëtarëve pa viza dhe atyre për të cilët konsiderohet se paraqesin rrezik lidhur me sigurinë, emigrimin e parregullt ose rrezikun e lartë nga epidemia, me ç'rast atyre do t'u refuzohet hyrja.

Sipas projekt-rregullave të aprovuara sot nga ana e europarlamentarëve në kuadër të Komitetit për Liri Civile, shtetasit të cilët nuk janë anëtarë të BE-së, ndërsa të cilët nuk kanë nevojë për vizë në zonën e Shengenit, midis të cilëve edhe shtetasit e Maqedonisë, do të duhet të plotësojnë formë elektronike me të dhënat e tyre personale, duke përfshirë emrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë dhe shtetësinë, pastaj informata për dokumentin e udhëtimit - validitet dhe vendi i dhënies, adresa e banimit dhe informata për kontakt dhe vendi evropian në hyrjen e parë dedikuese.

 

M.Çavushoglu; Populli  turk nuk e mbështet në anëtarësimin në BE 

Në shoqërinë turke ka "zhgënjim dhe pakënaqësi" me rritjen e islamofobisë dhe të ndjenjës anti-turke në Bashkimin Evropian, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Ai i bëri këto komente në një forum ndërkombëtar, të organizuar nga transmetuesi shtetëror TRT në Stamboll.

"Populli turk nuk e mbështet më procesin e anëtarësimit në BE, sepse është i zhgënjyer dhe i irrituar me rritjen e islamofobisë dhe me keqinterpretimin e Turqisë", tha Cavusoglu.

Turqia, për kohë të gjatë, është në negociata për anëtarësim në BE.

Njëzetetetë vendet anëtare të bllokut mblidhen sot dhe nesër në një samit, ku bisedimet e anëtarësimit me Turqinë do të jenë në agjendë.

Cavosoglu po ashtu theksoi nevojën për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës me refugjatët sirianë, duke thënë se Ankaraja "nuk sheh bashkëpunim dhe ndarje të barrës me BE-në".

Sot, afati i fundit për heqjen dorë nga pavarësia në Katalonjë 

Qeveria e Spanjës do të pezullojë autonominë e Katalonjës, nëse rajoni nuk heq dorë nga përpjekja për pavarësi, gjatë ditës së sotme.

Pas referendumit të 1 tetorit, udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, ka nënshkruar deklaratën për pavarësi, por më pas ka hequr dorë, për t’i hapur rrugë dialogut.

Sipas disa raporteve, ai do të këmbëngulë në pavarësi, por ka frikë se një gjë e tillë mund të çojë në trazira në Katalonjë.

Neni 155 i Kushtetutës së Spanjës i lejon Madridit të vendosë sundim direkt në kohë krize.

Në prag të skadimit të afatit ka pasur protesta masive për ndalimin e dy udhëheqësve të lëvizjes separatiste.

 

Më tepër se 40 ushtarë të vrarë nga sulmi në Kandahar 

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se 43 ushtarë janë vrarë dhe nëntë janë plagosur në një sulm në provicën jugore Kandahar.

Zëdhënësi i Ministrisë, Dawlat Wazeri, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi ka ndodhur në bazën e Ushtrisë Kombëtare Afgane në qarkun Maivand.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Ai ndodhi  dy ditë pas një sulmi tjetër vetëvrasës dhe me armë zjarri në qytetin Gardez të provicës Paktia, ku kanë mbetur të vdekur së paku 80 njerëz dhe të plagosur rreth 300 të tjerë.

Qeveria e Kabulit, e mbështetur nga Perëndimi, po përpiqet të mposhtë kryengritësit qysh pas largimit të shumicës së forcave të NATO-s, në vitin 2014.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së voni, ka shpallur një strategji të re për Afganistanit, e cila parasheh dërgimin e mbi 3,000 ushtarëve shtesë amerikanë në këtë vend.

Çlirimi i Rakës, dëshmi e shkatërrimit të grupit të vetëshpallur ekstremist    

Shtëpia e Bardhë tha se çlirimi i Rakës, bastionit të fundit të madh të militantëve të Shtetit Islamik në Siri, do të hapë një fazë të re në konfliktin afatgjatë atje.

Zëdhënësja Sarah Sanders tha se rënia e Mosulit në Irak dhe çlirimi i Rakës në ditët e ardhshme e bëjnë të qartë se kalifati i vetëshpallur i grupit ekstremist po shkatërrohet.

Mustafa Bali, zëdhënës i Forcave Demokratike Siriane, tha se po bëhen përgatitje për deklarimin zyrtar të çlirimit të qytetit.

Sanders tha se SHBA do të përqendrohet tani në ndalimin e dhunës në pjesë të tjera të Sirisë.

Ajo tha se presidenti amerikan, Donald Trump, është pranë përmbushjes së premtimit kryesor të fushatës: mposhtjes së Shtetit Islamik.

 

Legalizimi i objekteve mund të fillojë 

Aplikimet për legalizimin e objekteve të paligjshme mund të fillojnë që tani, pasi ligji i ri për për planifikim hapësinor ka hyrë në fuqi me 16 tetor.

Në faqen online të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm mund të gjenden formularët përkatës, kurse aplikimet do të shqyrtohen sipas rregullores e cila është miratuar dhe së shpejti do të dalë në Faqen zyrtare, njofton televizioni lokal i Ulqinit, “TV Teuta”. “Qytetarët që tani mund të përgatisin kërkesën për legalizimin e objekteve pa leje pran sekretariateve përgjegjëse komunale sepse ligji për planifikim dhe ndërtim ka hyrë në fuqi që nga 16 tetori i këtij viti”, deklaroi Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zhvillim, Marko Çanoviq.

Sipas fjalëve të tij, kërkesa dorëzohet në formularin e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm, i cili është miratuar dhe do të hyjë në fuqi pas shpalljes në Fletën zyrtare. 

Çmimi i legalizimit do të varet nga rasti në rast, sidomos kur objekti është i ndërtuar në tokë shtetërore ose komunale, për të cilën ndërtuesi do të duhet të paguajë çmimin sipas tregut, por edhe komunalet dhe tatimet përkatëse, shkruan gazeta “Pobjeda”.

Senad Gilaj, gazetar i Radios së Malit të Zi

Nesër, mot i ngjashëm 

Në Mal të Zi, mban mot kryesisht me diell. Frynë erë dobët e drejtimeve jugore .

       Temperaturat në orën 14: Podgoricë 26 g, Rozhaj 25, Tivarë, Budvë, Petrovac, Plevlë e B. Pole 24 , Ulqin, Kollashin e Beranë 23, H. Novi , Cetinë, Nikshiq , Shavnikë e Plavë 22 , Andrievicë 20, dhe në Zhablak e Plluzhinë 19 g.

         Për nesër, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, vende vende me vranësira të pakta.

Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme e drejtimeve jugore .

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 17 deri në 25 g. c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se