Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

22. 09. 2017.   >>  17:01 0

Lajmet 22.09.2017

22.09.2017

Nikolla Mërshq i dyshuar për vrasjen e Goran Lenc

Qytetari i Kotorrit, Nikolla Mërshiq i cili, siç theksohet, është anëtar i Klanit kriminal të Shkalarit, është i dyshuar për vrasjen e bashkëvendësit të tij Goran Lenc, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Ndihmësdrejtori i Drejtorisë së Policisë për sektorin e policisë kriminale, Enis Bakoviq, ka deklaruar në konferencë për shtyp se në këtë moment akoma nuk dihet motivi i vrasjes të Lencit. Bakoviq ka kumtuar se Lenci është vrarë me një plumb në kokë, dhe se policia po bën ç’është e mundur që ta arrestojë Mërshiqin. Bakoviq ka theksuar se opinioni duhet të ketë mirëkuptim, sepse bëhet fjalë për vrasje profesionale. Në pyetjen nëse bëhet fjalë për klane kriminale, Bakoviq ka thënë se mund të dyshohet për këtë. Ai thekson se prej janarit deri më tash ka pasur tetë vrasje, nga të cilat tri janë shndritur. Bakoviq shton se në vitet 2015 dhe 2016 janë shndritur dy vrasje. Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të shndritet edhe një vrasje që është bërë këtë vit, por nuk ka precizuar se për cilën bëhet fjalë. Prokurorja shtetërore në prokurorinë e lartë në Podgoricë, Tatjana Begoviq thotë se është paraqitur padia penale kundër Mrshiqit.

Kotorrit ti kthehet paqja

Kryetari i Komunës së Kotorrit, Vlladimir Jokiq ka kërkuar që të ndalohet dhuna, krimet dhe vrasjet dhe kësaj komune t’i kthehet paqja. Ai në protestën e sotme me sloganin “E drejta për jetë të qetë dhe të sigurt në Kotorr”, ka thënë se është shumë vështirë të flitet në një tubim të këtillë. Jokiq ka theksuar se mesazhi më i fuqishëm se ata 10 minuta heshtje, që i kanë paraprijë kësaj, nga ky qytet nuk mund të dërgohet. Ne sot nuk dërgojmë apel, ne sot nuk protestojmë, ne sot kërkojmë dhe apelojmë që të ndalohet zinxhiri i dhunës, në të cilën është përfshirë ky qytet. Ne sot apelojmë që të ndërpritet dhuna, vrasjet, të ndalohen krimet, që këtij qyteti t’i kthehet paqja. Ne sot apelojmë për jetën, ka thënë Jokiq, transmeton Radio Kotori.

Bisedimet me partitë politike opozitare vetëm në Kuvend

Partitë e pakicave janë të gatshme për dialog me partitë politike opozitare, por bisedimet mund të zhvillohen vetëm në Kuvendin e Malit të Zi, është kumtuar pas takimit të përfaqësuesve të këtyre partive me drejtorin e zyrës për Evropën juglindore në departamentin e shtetit amerikan, Metju Pallmer.

Me Pallmerin kanë biseduar përfaqësuesit e Partisë Boshnjake Rafet Husoviq, Forcës Nazif Cungu, Iniciativës qytetare Kroate Maria Vuçinoviq, Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka dhe përfaqësuesin e Alternativës shqiptare Gjergj Camaj. Nga këto parti, pas takimit është kumtuar se përfaqësuesit e Partive të pakicave edhe një herë kanë thënë se fuqishëm janë orientuar për integrime euroatlantike të Malit të Zi dhe kanë treguar për kontributin e madh të popujve pakicë në këto procese. Ata kanë theksuar se ky kurs me siguri nuk do të ndryshojë dhe se të gjitha subjektet politike në Mal të Zi, që angazhohen për këto vlera, do të kenë përkrahje të plotë të partive të pakicave. Theksohet gjithashtu se përfaqësuesit e Partive të Pakicave e kanë informuar Pllamerin edhe me pozitën dhe statusin e popujve pakicë në Mal të Zi. Përfaqësuesit e Partive të pakicave kanë treguar gatishmëri për dialog me partitë opozitare, gjithsesi vetëm pas kthimit paraprak të opozitës në ulëset e Kuvendit, ku është i mundshëm ky dialog, thuhet në kumtesë.

 

Dita e zgjedhjeve është dalja nga zgjidhja e krizës politike

Mali i Zi gjendet në krizë të thellë politike dhe e vetmja rrugëdalje është data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka vlerësuar kryetari i Lëvizjes qytetare Dritan Abazoviq. Ai në bisedën me drejtorin e zyrës për Evropën Jug lindore të Stejt Departamentit Metju Pallmer , ka përsëritur se bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës është detyruar dhe për shkak të situatës aktuale politike përgjegjëse është kryesisht PDS . Nga URA është kumtuar se Abazoviq e ka njoftuar Pallmer me faktet se kjo parti nuk ka udhëhequr bojkot pasiv , se gjithë kohën ka tentuar ta mbajë kohezionin ndërmjet partive opozitare dhe se publikisht ka reaguar në të gjitha ligjet e dëmshme të cilat janë sjellur në kuvend . Ai ka thënë se Lëvizja qytetare URA edhe më tej do të veproj si kryes konstruktiv politikë, mirëpo pa datë të zgjedhjeve të parakohshme nuk ka kurrfarë parakushtesh sa i përket zgjidhjes së krizës politike.

Të sigurohen mjetet për kolektor

Në Podgoricë sot janë nënshkruar 4 marrëveshje për ndërtimin e kolektorit të ri për pastrimin e ujerave të zeza. Edhe pse shumica kanë dyshuar që kryeqyteti dhe ujësjellësi dhe kanalizimi kanë qëllime të sinqerta dhe forcë ta realizojnë projektin e ndërtimit të kolektorit, mbyllja e sotme e konstruksionit financiar, jo vetëm se i ka demantuar , por është edhe vërtetim i përpjekjeve tona në fazën e deritanishme të realizimit të projektit, ka kumtuar kryebashkiaku i Podgoricës ,Sllavolub Stjepoviq. Ai ka theksuar se është fjala për një nga projektet më të vlefshme dhe më të mëdha në historinë e re të kryeqytetit . Aspekti financiar i projektit vlera e përgjithshme që kap shumën rreth 50.35 milion euro është siguruar përmes tri burimeve financiare. Projekti i ndërtimit për pastrimin e ujerave të zeza dhe rrjetit të kolektorit , sipas fjalëve të ministrit për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm Pavle Radunoviq është hap i rëndësishëm përpara në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

 

Ndërpritet procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për planifikim terrorizmi

Në gjykatën e lartë në Podgoricë është ndërprerë procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për planifikim terrorizmi në ditën e zgjedhjeve parlamentare, pasi që mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e kryetares së kolegjit gjyqësor, Suzana Mugosha, kurse vazhdimi i procesit është planifikuar për më 27 shtator. Si arsye për përjashtim është theksuar se kolegji gjyqësor në mënyrë të njëanshme dhe tendencioze e udhëheq procesin, kurse me prokurorinë vepron si ekip i përbashkët. Seanca e ardhshme është caktuar për më 27 shtator, nëse më parë nuk do të sillet vendimi mbi kërkesën për përjashtim. Më parë, kolegji gjyqësor i gjykatëses Mugosha ka refuzuar propozimin e njërit nga liderët e Frontit Demokratik dhe i akuzuar lidhur me çështjen e Grushtit të shtetit, Andrija Mandiq, që të ndërpritet procesi për shkak se Sllavko Nikiq, në intervistën dhënë Portalit IN4S, e ka akuzuar prokurorin kryesor special, Milivoje Katniq, se ka dashur ta korruptojë me 100 mijë euro. Kolegji ka refuzuar edhe propozimin e Millan Knezheviqit që të hedhet poshtë akuza dhe që të caktohet paraburgimi për Katniqin dhe zëvendësin e tij Sasha Çagjenoviq. Mugosha ka kumtuar se Knezheviq përjashtohet nga salla e Gjyqit për shkak të fyerjes së këtij institucioni. Prokurori kryesor special Milivoje Katniq ka theksuar se është i qartë synimi i Mandiqit dhe Knezheviqit, me mesazhin që asnjëherë nuk ka pasur kontakte me Sllavko Nikiqin, duke shtuar se ka punuar në pajtim me ligjin.

 

Kontrolli i ushqimit në sezonin turistik është vlerësuar mjaft i suksesshëm

Kontrolli i ushqimit në periudhën qershor-korrik mund të vlerësohet mjaft i suksesshëm. Këtë sot e ka vlerësuar drejtoresha e Drejtorisë për sigurinë e ushqimit, veterinarin dhe punët fitosanitare Vesna Dakoviq, duke theksuar se në këtë periudhë e cila përputhet me sezonin turistik kontrolli ishte më frekuent. Inspektorët për ushqim kanë kryer mbikëqyrjen ndaj objekteve për prodhim , përpunim , disrtribuim të ushqimit ,si dhe ushqimit për shtazë . Me kontroll vërtetohet shkalla e harmonizimit me rregullat e kërkuara të higjienës, prejardhja, afatet e përdorimit etj.

 

Vuçiq: Zgjidhja politike e Kosovës, prioritet kombëtar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pa një përfaqësim të përbashkët të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka zgjidhje të problemeve, me të cilat po ballafaqohemi e që kusht kryesor për një prosperitet për një të ardhme më të mirë është paqja e stabiliteti.“Ky është qëllimi politik që kërkon punë të përditshme”, vlerësoi Aleksandar Vuçiq, duke iu drejtuar para pjesëmarrësve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vuçiq theksoi se arritja e zgjidhjes politike me Kosovën është prioritet kombëtar, duke shtuar se Serbia nuk njeh pavarësinë e saj, njoftojnë mediat serbe. Vuçiq ka përsëritur se ndonëse Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do të dialogojë për mosrespektimin e integritetit territorial e sovranitetin e Serbisë, por për përpjekjet për zgjidhjet e problemeve shekullore, ngase Serbia duhet ta ndërtojë të ardhmen me shqiptarët, transmeton RTK.Duke iu drejtuar të pranishmëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq theksoi se Serbia, si vend me politikë neutrale, dëshiron të jetë pjesë e BE-së, sikurse edhe popujt tjerë të rajonit e më gjerë. Ai më tej, theksoi se Serbia mban raporte të mira me Rusinë e Kinën dhe që nuk turpërohet nga kjo.

Thaçi vazhdon takimet në Nju Jork

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar mbrëmë, në Nju Jork, Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan. Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Singaporit për miqësinë dhe partneritetin e treguar ndaj Kosovës, për vendimin e qeverisë së këtij shteti për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, si një fillim i një bashkëpunimi të suksesshëm. Presidenti Thaçi e falënderoi ministrin Balakrishnan për gatishmërinë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të dy shprehën vullnetin e tyre për hapjen e një Zyre për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare të Republikës së Kosovës në Singapor.

Qeveria emëron anëtarët e Komisionit Shtetëror për Demarkacion

Qeveria e Kosovës emëroi sot anëtarët e Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kryeministri Ramush Haradinaj me të marr postin ka emëruar si kryetar të komisionit Shpejtim Bulliqin, ndërsa dje ka emëruar anëtarët e Komisionit.

Riza Smaka, Zejnullah Gruda, Florim Isufaj janë anëtarët e Komisionit.

Kryeministri Haradinaj tha se ky hap është një përmbushje e një obligimi ligjor pasi që ka pasur një vakuum pas ndërprerjes së mandatit të komisionit paraprak.

 

Koreja e Veriut paralajmëron testimin e bombës hidrogjenike në Paqësor

Koreja e Veriut ka paralajmëruar testimin e bombës hidrogjenike në Oqeanin Paqësor. Ministri koreano-verior i Punëve të Jashtme, Ri Yong Ho, në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në adresimin para kombit nëpërmjet televizionit shtetëror, është kundërpërgjigjur ashpër ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ndaj Koresë se Veriut.Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap raporton se Ri ka përcjell mesazhin se Pheniani do t’i përgjigjet kërcënimeve në nivelin më të lartë. “Është i mundur një test i ri i bombës shkatërruese me hidrogjen në Paqësor”, tha Ri, raporton Anadolu Agency. Ai gjithashtu tha se kreu i Koresë së Veriut, i ka premtuar popullit se Presidenti i SHBA-ve, Trump, do të paguante shtrenjtë, sepse “kërcënoi me shkatërrimin e plotë të Koresë së Veriut.”Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump tha se SHBA është e gatshme të shkatërrojë plotësisht Korenë e Veriut nëse është e detyruar të mbrojë veten, kurse për udhëheqësin e Koresë së Veriut, tha se “ishte në një mision vetëvrasës.”

 

Tërmeti në Meksikë, 237 viktima dhe 1 mijë e 900 të lënduar

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i Meksikës është rritur në 273 persona, ndërkohë ekipet e shpëtimit garojnë kundër kohës për të arritur te të mbijetuarit e bllokuar. Presidenti Enrique Peña Nieto tha se shpëtimi dhe gjetja e atyre që u plagosën nga tërmeti 7.1 ballësh të martën do të mbetet “përparësia më e madhe”.Tërmeti rrëzoi dhjetëra ndërtesa dhe la miliona banorë të kryeqytetit meksikan pa energji elektrike.“Qeveria dhe e gjithë shoqëria jonë është përballur brenda më pak se dy ditësh me një interes dhe solidaritet masiv, pasojë e tërmetit që goditi pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Përparësia jonë vazhdon të jetë shpëtimi i njerëzve dhe vëmendja mjekësore për ata që kanë nevojë. Deri tani, më shumë se 50 vetë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Mexico City. Ekipet e emergjencës po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e personave që ende rezultojnë të zhdukur në kryeqytet dhe në Puebla”, tha Presidenti i vendit. Më shumë se 1 900 persona kanë marrë trajtim mjekësor vetëm në Mexico City, por shumica e tyre tashmë kanë dalë nga spitalet. Bilanci i vdekjeve nga lëkundjet e dhunshme të tokës është fiksuar aktualisht në 273.

Vriten në Turqi aktivisti opozitar sirian dhe vajza e tij gazetare

Aktivisti sirian në Turqi, dhe vajza e tij gazetare janë gjetur të vdekur nga goditjet me thikë, në apartamentin e tyre në pjesën aziatike të Stambollit.Agjencia e lajmeve shtetërore, Anadolu, ka raportuar se trupat e 60 vjeçarit, Arouba Barakat, dhe vajzës së tij 22 vjeçare, Hala Barakat, janë gjetur dje pasdite, pasi që kolegët kishin lajmëruar se gazetarja nuk është paraqitur në punë. Një medie tjetër turke, raporton se Aurouba Bakarat po hulumtonte torturat në një burg, të udhëhequr nga qeveria siriane.Aktivistët sirianë të opozitës, thanë se Arouoba Barakat ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë, një grup opozitar me bazë në Stamboll, që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad.

 

Katër migrantë të vdekur në brigjet e detit Marmara

Katër persona kanë humbur jetën në një anije peshkimi që u fundos në bregdetin Turk, në detin Marmara, thuhet në njoftimin e rojeve të bregdetit.Anija është fundosur në provincën veriperëndimore të Kocaelit, vetëm pak kohë pasi personat në anije kishin kërkuar ndihmë. Në njoftim thuhet se 38 migrantë janë shpëtuar. Ende nuk është bërë e ditur origjina dhe destinacioni i migrantëve.

 

Nesër,mot i ndryshueshëm

Sot në pjesët jugore të Malit të Zi mban mot kryesisht i kthjellët, kurse në pjesët veriore dhe qendrore kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët e drejtimeve të ndryshme.

Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë, Tivar e Budvë 24 g, H. Novi 23, Ulqin 22, Cetinë 19, Nikshiq 16, Plluzhinë, Shavnik, Mojkovac, B. Pole e Beranë 14, Plevle e Andrievicë 13 , Plavë e Rozhajë 11 , Kollashin 10 dhe në Zhablak 8 g.

Për nesër në pjesët jugore të vendit metereologët paralajmërojnë mot me diell dhe vranësira të pakta, kurse në pjesët veriore dhe qendrore me vranësira mesatare dhe me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në veri nga drejtimet jug perëndimore, kurse në jug nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 7 deri në 16, kurse më larta e ditës prej 16 deri në 24 g. c.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se