Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

21. 09. 2017.   >>  17:35 0

Lajmet 21.09.2017

21.09.2017

F.Vujanoviq; Mali i Zi, rol konstruktiv në ruajtjen e paqes në ajon

Mali i Zi, jep kontribut aktiv në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon kurse marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë prioritet i rëndësishëm i politikës së jashtme, ka theksuar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Ai, në debatin e përgjithshëm të seancës së 72-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka theksuar se Mali i Zi, u është përkushtuar vlerave të kësaj organizate. Sipas fjalëve të tij, si njëri prej anëtarëve më të ri të OKB, Mali i Zi, jep kontribut aktiv në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon. Jemi të përkushtuar për bashkëpunim multilateral dhe afirmimin e organizatave ndërkombëtare të cilat i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit , ka theksuar Vujanoviq. Ai, ka shtuar se për Malin e Zi, është shumë i rëndësishëm fakti se është anëtari i 29-të i Aleancës veri-atalantike. Vuajnoviq, ka theksuar se Mali i Zi është partner i përgjegjshëm i BE, dhe bisedimet për anëtarësim tani më kanë siguruar përfitime të rëndësishme ekonomike. Vujanoviq, siç thuhet në kumtesën nga kabineti i tij, ka theksuar se Bashkësia ndërkombëtare përballet me sfida komplekse përmes konflikteve afatgjate , terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm , krizat e refugjatëve , shkeljen sistematike të drejtave njerëzore , varfërinë e tj.

Vujanoviq, ka theksuar se Mali i Zi është pjesë e rajonit përvoja e të cilit ka treguar se dialogu dhe bashkëpunimi janë të mundshëm dhe janë e vetmja mënyrë për tejkalimin e dallimeve dhe për vendosjen e paqes dhe zgjidhjeve afatgjate.

Ai, ka kumtuar se Mali i Zi, dënon ashpër testimin e armatimit bërthamor të Kores veriore sepse në këtë mënyrë shkelen obligimet ndërkombëtare të vërtetuara me rezolutat e këshillit të sigurimit dhe krijohet kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë globale. Mali i Zi përkrah përpjekjet diplomatike drejtë qetësimit të situatës aktuale dhe i bëjnë ftesë Kores së Veriut që ti kthehet respektimit të plotë të gjitha detyrimeve ndërkombëtare, ka theksuar Vujanoviq. Ai mes tjerash ka shtuar se parakusht për paqe , stabilitet dhe zhvillim është respektimi i të drejtave njerëzore.

S.Darmanoviq; Plani aksionar, instrument i dobishëm në procesin e Integrimeve

Plani disa vjeçar aksionar për vendosjen e zonës ekonomike rajonale do të jetë instrument i dobishëm në procesin integrues të shteteve të rajonit, dinamika zhvillimore e të cilave ekskluzivisht varet nga rezultatet individuale, ka vlerësuar ministri për punë të jashtme, Srgjan Darmanoviq.

Darmanoviq, ka marr pjesë në hapjen e debatit kryesor të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në margjinat e seancës, Darmanoviq, ka marr pjesë në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor me komisarin evropianë për politikën fqinjësore dhe bisedimet për zgjerim, Johanes Hahn , mikpritës i të cilës ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunimin rajonal, Goran Svillanoviq.

Siç është kumtuar nga ministria, Darmanoviq, gjatë fjalimit i ka përshëndetur rezultatet e samitit të paradokohshëm të mbajtur në Trieste, i cili ka vërtetuar perspektiven evropiane të rajonit.

Darmanoviq , ka biseduar edhe me nënkryetarin e qeverisë e ministër i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Ppacolli.

I.Brajoviq; Shembull i harmonisë multietnike

Mali i Zi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë shembull i stabilitetit në rajonet e veta dhe kanë ngjashmëri në pikëpamjen e harmonisë multietnike dhe multifetare, të cilat i kultivojnë , kanë vlerësuar kryetari i parlamentit, Ivan Brajoviq, dhe ambasadori i Emiratëve të Bashkuara Arabe, në Podgoricë, Abdullsallam Harem Obaid All Romaiti. Brajoviq, ka prit sot ambasadorin e sapo emëruar të EBA, në Mal të Zi, dhe ka theksuar se Mali i Zi, vlerëson lartë vëllimin e investimeve të Emirateve, duke shtuar se pret që bashkëpunimi përmbajtjesor do të përparohet edhe më tepër, sidomos në fushën e turizmit, shëndetësisë arsimit dhe kulturës.

Gjatë takimit me ambasadorin e Meksikës, Marko Antonio Garsia Bllank, është vlerësuar se ekziston hapësirë për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore të Malit të Zi dhe Meksikës dhe se ekzistimi i grupit të miqësisë me Malin e Zi, në kongresin meksikan, hapë mundësi për përparimin e bashkëpunimit parlamentarë.

P.Boshkoviq; Mali i Zi do të promovojë vlerat perëndimore në rajon

Mali i Zi do të vazhdojë të promovojë vlerat properëndimore në rajon në mënyrë që ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit dhe të arsyetojë statusin e aleatit të respektuar , ka theksuar ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq.

Ai, ka biseduar sot me ambasadoren e sapo emëruar të Austrisë në Mal të Zi, Ana Jankoviq.

Ministri e ka përgëzuar ambasadoren Jankoviq, për marrjen e detyrës së re përmes arritjes së bashkëpunimit, i realizuar ndërmjet dy vendeve dhe do të vazhdoj me të njëjtën dinamikë dhe cilësi, thuhet në Kumtesën e ministrisë së mbrojtjes.

Jankoviq, në veçanti ka theksuar bashkëpunimin të cilin e kanë realizuar dy shtetet në fushën e mbrojtjes dhe ka theksuar se Austria do të punojë në përkushtim në thellimin e këtij bashkëpunimi.

Ajo ka shtuar se Austria do ta përkrah Malin e Zi në përpjekjet për realizimin e njërit ndër prioritetet e politikës së jashtme - anëtarësimin në BE.

 

Jokiq, viziton pjesëmarrësit në manovrat, në Plevlë

Kryeshefi i shtatmadhorisë, gjeneral koloneli, Lubisha Jokiq, i ka vizituar njësit e ushtrisë së Malit të Zi, të cilat janë në Plevle në manovrat me titull “Përgjigja e vendosur 17”.

Gjatë vizitës , siç thuhet në kumtesë , Jokiq, është njoftuar me qëllimin kryesor , në mënyrën dhe planin e realizimit të stërvitjeve si dhe me organizimin e punës dhe procedurat operative standarde të cilat realizohen në terren. Gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta, me pjesëmarrësit e stërvitjes , Jokiq është shprehur i kënaqur me aftësitë dhe aktivitetet e realizuara në terren, thuhet në kumtesë.

Ndërpritet seanca gjyqësore në Gjyqin e lartë

Kolegji gjyqësor i Gjyqit të lartë ka sjell vendimin për caktimin e paraburgimit për Millosh Jovanoviq, i pandehur në rastin e përpjekjes për terrorizëm gjatë ditës zgjedhore në vitin e kaluar në Mal të Zi.

Është sjell vendimi edhe për ndarjen e procedurës kundër të pandehurit Jovanoviq, i cili as sot nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.

Sot mbrojtjen e vetë e kanë paraqitur Kristina Hristiq dhe Branka Miliq, të cilat i kanë mohuar veprat penale për të cilat janë të akuzuara.

Procesi gjyqësor , për shkak të gjendjes shëndetësore të Bratisllav Dikiq , është ndërpre dhe do të vazhdojë nesër.

Të përkujtojmë se sot është refuzuar kërkesa e avokatit mbrojtës që të veçohet procedura kundër Dikiqit .

Kolegji i gjyqit të lartë ka kërkuar ekspertizat mjekësore për të akuzuarin Dikiq, dhe është refuzuar propozimi për lirinë e përkohshme.

Ania e marinës së SHBA, në funksion të përforcimit të marrëdhënieve

Ania e Marinës të SHBA, USS Porter destrojer, me projektil të komanduar i klasës Arleight Burker, ka lundruar në portin e Tivarit , ku do të qëndrojë deri me 25 shtator. Siç është kumtuar nga Ambasada amerikane, qëllimi i vizitës është forcimi marrëdhënieve amerikano malazeze dhe i bashkëpunimit që do të kontribuojë që Evropa të jetë e bashkuar, e lirë dhe në paqe.

Gjatë vizitës në Mal të Zi, komandanti i anies Xhon Tobin, dhe anëtarët e ekuipazhit do të takohen me kolegët nga Marina malazeze si dhe me zyrtarët lokal dhe qytetarët e Tivarit.

Tobin do të takohet edhe me komandantin e Marinës së ushtrisë së Malit të Zi , kapitenin e luftë anies Darko Vukoviq.

 

H.Thaçi; Është jetikë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë –Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet këto ditë në Nju Jork, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Mbrëmë presidenti Thaçi u takua me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në prani të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federika Mogherini. Sipas zyrtares së lartë të BE-së, takimi ishte vazhdim i dialogut mes të dy vendeve me ndërmjetësinë e BE-së për normalizimin tërësor të marrëdhënieve mes tyre.

Mohgherini tha se përparimi i të dy vendeve drejt integrimit evropian është i lidhur ngushtë me përparimin në dialogun mes tyre. Në intervistën dhënë Zërit të Amerikës, Thaçi mes tjerash, tha se

është jetike normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë për ecjen përpara të të dy vendeve në perspektivën evropiane por edhe në perspektivën euro-atlantike për Kosovën, sepse Kosova është e përcaktuar që të jetë pjesë e NATO-s, e Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha ai.

Realisht ne duhet të punojmë maksimalisht me të gjithë partnerët tonë, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të punojmë edhe me vendet hezituese në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por në momentin që arrihet një normalizim i plotë i raporteve Kosovë-Serbi, atëherë askush nuk ka asnjë të drejtë as morale e as politike, as ndërkombëtare që të vejë veto për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, tha presidenti Thaçi.

Ambasadat kërkojnë fushatë demokratike, të lirë dhe pa ndikim

Pesëshja më e fuqishme diplomatike e akredituar në Kosovë e njohur si QUINT (Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara) u bën thirrje të gjithë partive politike dhe kandidatëve që marrin pjesë në zgjedhjeve lokale, të angazhohen për fushatë të lirë, demokratike të qetë dhe pa ndikim.

“Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që - pa kërcënim ose dhunë - të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion”, thuhet në deklaratën e vendeve të QUINT-it.

Sipas pesëshes diplomatike, liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike, dhe QUINT mbështetë fuqimisht dhe dënon çdokend që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit.

“Ambasadat presin nga kandidatët që t’u përmbahen këtyre standardeve gjatë gjithë fushatës dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençurisht ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike”, thuhet në fund të komunikatës së QUINT-it, transmeton RTKLive.

 

Të përkushtuar përparimit të vendeve të rajonit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisonari për zgjerim i bllokut, Johannes Hahn, takuan udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve, drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thanë përmes një deklarate të përbashkët Mogherini dhe Hahn, transmeton REL.

“Jemi të kënaqur që presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Presidencës së Bosnjës, Dragan Çoviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për realizimin e reformave, sidomos në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejta themelore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, thanë Mogherini dhe Hahn

Koreja Veriore reagon pas fjalimit të presidentit Tramp

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si “zhurmë të një qeni që leh”.

Trump ka thënë se ai “do ta shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut, nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në ose aleatët me programin e saj bërthamor.

Komentet e Ri Yong-hosë janë reagimi i parë zyrtar i Phenjanit ndaj fjalimit të presidentit Trump.

“Nëse Trump ka menduar të na befasojë me zhurmën e një ‘qeni që leh’, ai ka ëndërruar”, tha Ri Yong për gazetarët pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, njofton REL.

Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë programin e saj bërthamor, në kundërshtim me ndalimin që i ka vënë OKB-ja.

 

Pas tërmetit shkatërrues, Meksika është tronditur edhe nga vullkani

Pas tërmetit që la qindra viktima dhe 2 mijë të plagosur, Meksika është tronditur edhe nga një shpërthim i fuqishëm vullkanik, raporton New York Post.

Popocatepetl, një vullkan rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit të Meksikës, ka shpërthyer me shtëllunga të mëdha hiri dhe gazi, ndërkohë që tërmeti 7.1 ballësh shkundi rajonin qendror të vendit.

Sistemi i vëzhgimit të vullkanit regjistroi një shpërthim intensiv mbrëmjen e së mërkurës, por nuk raportoi për rrjedhje llave, shkruan Syri.net.

Një kishë në rrëzë të malit u rrëzua gjatë tërmetit dhe shpërthimit vullkanik, duke vrarë 15 besimtarë.

Papa Françesku tha se po lutej për viktimat në vendin me shumicë katolike.

"Në këtë moment dhimbjeje, dua të shpreh ngushëllimet e mia... po lutem për të gjithë njerëzit e dashur meksikanë", tha ai.

Vullkani Popocatepetl ka qenë veçanërisht aktiv këtë verë dhe gjithashtu shpërtheu mes eklipsit diellor të 21 gushtit.

 

Moska paralajmëron ushtarët amerikanë

Rusia akuzoi sot rebelët sirianë të mbështetur nga Uashingtoni për sulm kundër trupave qeveritare pranë Deir Ezzor dhe paralajmëroi ushtarët amerikanë se një incident tjetër i këtij lloji do të çonte në një kundërpërgjigje.

“Trupat siriane kanë qenë dy herë viktimë e të shtënave me artileri dhe mortaja që nga pozicionet e vendosura në bregun lindor të Eufratit, ku ndodhen luftëtarët e Forcave Demokratike siriane (FDS) dhe forcat speciale amerikane”, deklaroi gjenerali, Igor Konachenkov i ushtrisë ruse, cituar në një komunikatë.

Sipas gjeneralit, ushtarët e forcave speciale ruse ndodhen aktualish përkrah trupave të Bachar al-Assadit, në një zonë që është vënë në shënjestër.

 

Kryeministri Rajoy, kërkon nga separatistët të braktisin planet për referendum

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, u shfaq në televizionin kombëtar për t’iu bërë thirrje separatistëve të Katalonjës të braktisin planet për referendumin për pavarësi më 1 tetor.

Ai kërkoi nga qeveria e rajonit të heqë dorë nga “përshkallëzimi i radikalizmit dhe mosbindjes”.

Autoritetet spanjolle kanë bërë përpjekje të ndalin votimin, të cilin e konsiderojnë si të paligjshëm, duke konfiskuar materialet e votimit.

Partitë separatiste që kontrollojnë Parlamentin e Katalonjës, kanë miratuar ligjin për referendum në fillim të këtij muaji, pasi me vite kanë kërkuar të drejtën për të mbajtur votim të lirë për vetëvendosje.

Duke folur nga rezidenca e tij zyrtare, Rajoy tha se “ka ende kohë për t’i shmangur të këqijat më të mëdha”, ndërsa u bëri thirrje liderëve katalanas të respektojnë ligjin.

Katalonja, një rajon i pasur me 7.5 milionë banorë në verilindje të Spanjës, ka gjuhën dhe kulturën e saj, por nuk njihet si komb i veçantë nga shteti spanjoll.

Nesër, mot kryesisht me diell

Meteorologët për nesër parashohin mot kryesisht me diell.

Do të fryjë erë e dobët deri e mesme e drejtimeve të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit rreth 10 gradë, kurse më e larta e ditës deri në 24 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se