Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

23. 08. 2017.   >>  18:33 0

Lajmet 23.08.2017

23.08.2017

Enti të sqarohet lidhur me kopjimin e reformës

Ministria e arsimit ka kërkuar nga Enti për shkollim përgjigjen me rastin e të dhënave se Planet dhe programet nga disa lëndë në programin reformues të arsimit të Malit të Zi janë të kopjuar “prej fillimit e deri në fund”, nga reforma arsimore e Kroacisë. “Kur behët fjalë për kompetencat e trupave eksperte të Entit, e jo për politikën arsimore gjithëpërfshirëse, do të kërkojmë sqarimin zyrtarë të këtij institucioni. Materia është profesionale dhe për këtë nuk do të marrin qëndrime të ngutura”, është kumtuar nga Ministria për Televizionin e Malit të Zi (TVMZ). Ish kryetari i grupit të ekspertëve i cili ka punuar në reformën e arsimit në Kroaci, Boris Jokiq për TVMZ ka deklarua se pret reagimin e Kroacisë në mënyrë që të mbrojë punën intelektualeve, të afro 500 personave të cilët kanë marrë pjesë në hartimin e reformës. Të përkujtojmë se udhëheqësi i Zyrës për hulumtim dhe zhvillim të sistemit arsimor në Entin për shkollim Radoje Noviq, i ka demantua akuzat duke konstatuar se nuk kanë kopjuar programin për Edukatën fizike nga kroatët. Novoviq për gazetën “Pobjeda” ka deklarua se në programin e Edukatës fizike ka shumë ngjashmëri me kurikulumin kroat, i cili nuk është përdorur, por në këtë moment problemi është krijuar për shkak të “lëshimit teknik”.

Planifikojnë rritjen e buxhetit për afro 7.6 për qind

Këshilli i Agjencisë për pengimin e korrupsionit ka vërtetua sot projekt buxhetin e Agjencisë për vitin e ardhshëm në të cilin është planifikuar rritja e tij për 7.75 për qind. Siç është kumtuar pas mbledhjes së Këshillit, vërtetimi i mjeteve të nevojshme për punën e Agjencisë për vitin e ardhshëm është bazuar në zhvillimin e planifikuar si dhe drejtimet për forcimin kadrovik dhe institucional të Agjencisë. Këshilli ka caktuar që në punën e mbledhjes të Këshillit kuvendor për ekonomi, financa dhe buxhet, në të cilin do të shqyrtohet aktpropozimi, në emër të propozuesit të marrin pjesë anëtari i Këshillit Ristan Stjepoviq dhe drejtori i Agjencisë Sreten Radonjiq.

Arabët të interesuar për investime në Mal të Zi

Personat udhëheqës të DAMAK-ut, ndërtuesit më të madh të objekteve luksoze në Dubai, sot qëndruan në Podgoricë, me çrast shqyrtojnë potencialet kryesore për investime në Mal të Zi, bën me dije gazeta “Pobjeda”. Vizitën e tyre e organizoi “Koliers- Mali i Zi “, kështu që sot ata zhvilluan takime me kryeministrin Dushko Markoviq dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq. Pas takimit me kryetarin e kësaj korporate, kryeministri Markoviq kumtoi se të interesuarit i njoftoi me situatën aktuale ekonomike por edhe politike në Mal të Zi. Markoviq i njoftoi të interesuarit për ndërtime, sidomos me kapacitetet në veri. Në vizitën një ditore qëndrojnë kryetari dhe pronari i ndërmarrjes DAMAK, Husain Sajvani, pastaj Vaell All Llavati, nënkryetari i deritashëm për zhvillim të projekteve si dhe Danish Najar drejtori i financave korporative. Përfaqësuesi i DAMAK-ut deri me tani dy herë kanë qenë në Kroaci, ku kanë shqyrtua dhe vizituar vendet e mundshme për investim.

Kanë paralajmëruar protestë deri te arritja e qëllimeve

Sindikata i Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi ka paralajmëruar që do të organizojë me 9 shtator në Sheshin e pavarësisë, protestën dhe marrshin të titulluar, ”Për të drejtën, lirinë dhe dinjitetin”, dhe kanë kumtuar që këto aktivitete do të zgjasin deri tek arritja e qëllimit. Siç thuhet, shkak për tubimin e paralajmëruar është pakënaqësia e ndërprerjes joligjore të shërbimit profesional në Ushtri të numrit më të madh të ushtarëve me kontratë. Qëllimi i protestës është që të bëhet presion publikë ndaj institucioneve kompetente të cilat duhet urgjentisht, tërësisht dhe në mënyrë transparente të zhvillojnë hetime lidhur me shkakun e përmendur përmes rrethanave të dyshimta dhe në bazë të gjendjes aktuale të ndërmarrin masa adekuate ligjore.

Nesër protesta e nënave

Shfrytëzueset e kompensimeve të nënave me tre ose më shumë fëmijë do të organizojnë nesër protestën e radhës në afërsi të Kuvendit të Malit të Zi në të cilën do të kërkojnë dorëheqjen e atyre të cilët, siç kanë kumtuar, i kanë detyruar të dalin në rrugë. Nga Këshilli koordinues u është rekomanduar shfrytëzueseve që tani, “kur përfundimisht janë vërtetuar që të gjitha shpresat kanë rënë në ujë, dhe nuk ekziston më mundësia e shfrytëzimit të kompensimeve dhe se me ligjin e ri për zbatimin e vendimit të Gjyqit kushtetuese është kryer diskriminim, është koha që të zgjohen”. Ato u bëjnë ftesë të gjitha nënave që familjarisht me 24 gusht të vinë para Kuvendit, dhe siç janë shprehë, “të mbrojnë të drejtën e tyre dhe të kërkojnë dorëheqjen e personave të cilët i kanë detyruar të dalin në rrugë”, thuhet në kumtesë.

Ende janë aktive disa zjarre, por të gjitha janë nën kontroll

Në rajonin e Podgoricës ende janë aktive disa zjarre. Mbrëmë zjarre ka pasur në rajonet e Radovçit, Bratonozhiqit, Kucit, Llutovës dhe Piprit, është vërtetuar për televizionin e Malit të Zi nga Shërbimi i mbrojtjes së kryeqytetit. Zjarre ka në terrenet e papërshtatshme, por megjithatë këto janë nën kontroll, kurse ekipet e zjarrfikësve edhe natën e mbrëmshme e kanë kaluar në terren. Në Danillovgrad, aktiv ka qenë zjarri në vendin Ruishtë, në të cilin gjenden 40 uikend shtëpiza, por edhe ky zjarr, siç kanë njoftuar, është nën kontroll. Në Kotorr ende aktiv është edhe zjarri në vendin Vrmac, vend ku ekipet e zjarrfikësve kanë kaluar natën e mbrëmshme. Në këtë moment nuk ka rrezik për shtëpi, i është kumtuar Televizionit të Malit të Zi nga shërbimi i zjarrfikësve në Kotorr.

Nesër seanca e kuvendit, zhbllokim apo zgjatje e ngërçit politik?

Nesër mbahet seanca e radhës për konstituimin e Parlamentit të Kosovës. Akoma nuk është konfirmuar, por pritet që partia AKR e Behxhet Pacollit të mund të zhbllokojë ngërçin politik. Gjysma e dytë e kësaj jave pritet të shënojë edhe përpjekjen e radhës për zhbllokimin e ngërçit politik dhe fillimin e krijimit të institucioneve bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Këtë të enjte, mbahet seanca e radhës për konstituimin e parlamentit të Kosovës, datë kjo e caktuar me një konsensus nga të gjitha partitë parlamentare, pas me shumë se tre javë mospajtimesh që nga data tre gusht, kur u ndërpre seanca konstituuese. Koalicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit do ta propozojë kandidatin për kryetar kuvendi, e ai është Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Nëse Veseli i merr votat e nevojshme, shumicën e prej 61 votash, atëherë hapet rruga për krijimin e qeverisë së Kosovës në afatin ligjor prej 15 ditësh. I nominuari i koalicionit PAN, është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Nëse nesër zgjidhet kryetari dhe kryesia e kuvendit, me mbështetjen e deputetëve të partisë së Behxhet Pacollit, atëherë edhe Ramush Haradinaj, nuk duket se do ta ketë vështirë ta themelojë qeverinë e Kosovës.

Nuk është e sigurt pjesëmarrja e PAN-it në seancën e nesërme

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni i Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, ka thënë se ende janë në konsultime me partitë politike dhe se nuk ka një marrëveshje konkrete me Aleancën Kosova e Re rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Sipas tij, edhe nesër, kur është caktuar vazhdimi i seancës konstituive, mund të ndodh që deputetët nga koalicioni PAN të mos jenë të pranishëm. "Jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë ", tha Haradinaj. Ai tha po ashtu se kjo vonesë nuk po ndodh vetëm për shkak të një mosmarrëveshje me AKR-në, por, siç tha ai, po synohet në një qeveri më gjithëpërfshirës e cila mund t’i çonte përpara çështjet dhe temat e rëndësishme për vendin.

AKR-ja nuk ka marrëveshje me PAN-in

Aleanca Kosova e Re e cila drejtohet nga afaristi i njohur Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Zëvendëskryetari dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri me tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN. Makolli deklaroi se deputetët e AKR- së nesër do të jenë në seance, por nuk do të votojnë për kandidatin për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN. Ai ka shtuar se lideri i partisë Behxhet Pacolli ka sugjeruar që të gjithë liderët e subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës të angazhohen për të dalë nga kjo gjendje, e cila ka bllokuar procesin eformimit të institucioneve të reja. AKR ka garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në kuadër të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe subjektin Alternativa.

Edita Tahiri të tregohet konstruktive

Edita Tahiri duhet në mënyrë konstruktive të përfshihet në dialog për të ardhmen e rajonit dhe marrëdhënieve serbo-shqiptare, por duhet të ndalojë së kërkuari për domosdoshmërinë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, pasi që kjo asnjëherë nuk do të ndodhë, deklaroi sot drejtori i Zyrës për Kosovës, Marko Gjuriq. Ndërkohë që ministrja në detyrë për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri ka shfaqur dyshimin për seriozitetin e nismës së presidentit serb për dialogun e brendshëm në Kosovë, Gjuriq tha se Tahiri “është personi i fundit, e cila mund të akuzojë dikë për gënjeshtër”.

 

Marrëdhëniet Serbi-Maqedoni

Autoritetet maqedonase thonë se nuk janë të vërteta pohimet serbe për përgjimin nga Shkupi të diplomatëve serbë. Sipas një ish diplomati çështja e UNESCO-s, që duket të ishte thelbi i problemit diplomatik, është vetëm një arsyetim i Beogradit për të shpërqendruar vëmendjen, ndërsa synimi është shtrirja e ndikimit serb në Maqedoni. Autoritetet maqedonse i hedhin poshtë akuzat e Serbisë për përgjimin e personelit të ambasadës dhe zyrtarëve serbë. Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov u tha gazetarëve se Maqedonia as ka dhënë urdhëra dhe as ka ndërmarrë aktivitetet inteligjinete kundër asnjërit prej vendeve fqinje. Ministri maqedonas tha se qytetarët e Maqedonisë e dinë mirë se çfarë do të thotë përgjimi, duke rikujtuar skandalin e përgjimeve telefonike të publikuar nga LSDM para dy vitesh. Dimitrov tha se menjëherë pas notës së ambasadës serbe ishte përpjekur të kontaktonte me kolegun e tij, Ivica Daçiç por ai nuk i ishte përgjigjur. Madje komunikimi diplomatik mes dy ministrive, sipas tij, ende mungon. Vendimi i Beogradit për të tërhequr ambasadorin dhe diplomatët nga ambasada serbe në Shkup këtu shikohet si një gjest tepër i ashpër. Analistët vlerësojnë se Serbia përmes veprimeve të këtij lloji përpiqet të shtrijë ndikimin mbi fqinjin e saj të vogël jugor.

Në Barcelonë planifikoheshin sulme kundër monumenteve

Grupi që dyshohet se qëndron prapa sulmit me furgon në Barcelonë, ka planifikuar të përdorë eksplozivë kundër monumenteve, përfshirë katedralen Sagrda Familia të qytetit, i tha njëri prej të dyshuarve gjykatës në Madrid. Houli Chemlal është njëri nga katër të dyshuarit e mbijetuar që dhanë dje dëshmi. Planet e grupit u shkatërruan pasi një shtëpi e mbushur me pajisje për prodhimin e bombave, në qytetin Alcanar, shpërtheu një ditë para sulmit të së enjtes në Barcelonë. Trembëdhjetë veta janë vrarë dhe mbi 100 janë plagosur nga goditja me furgon në bulevardin Las Ramblas të Barcelonës. Burime nga gjykata cituan të martën Houli Chemlalin të ketë thënë se disa "sulme shumë më të mëdha" kanë qenë të planifikuara.

Papa Françesku mund të vizitojë Rusinë

Sekretari i shtetit të Vatikanit e cilësoi si pozitive idenë që Papa Françesku të vizitojë Rusinë, por tha se duhet shumë punë për realizimin e vizitës. Kardinali Pietro Parolin i bëri komentet në Moskë, në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai nuk dha ndonjë datë për vizitën e mundshme të Papa Françeskut, e cila do të ishte e para e tillë në epokën moderne. Kardinali Parolin sot do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në qytetin Soçi. "Diskutimet me Putinin do të përfshijnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Vatikanit, gjendjen e të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe situatën në Siri dhe Ukrainë", u tha nga Kremlini.

Trump nuk heq dorë nga ndërtimi i murit në kufi me Meksikën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të mbyllë qeverinë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën. Duke folur para mbështetësve në Feniks të Arizonës, Trump tha se demokratët opozitarë janë “pengesë”. Gjatë fjalimit 80-minutësh, Trump i akuzoi edhe mediat, duke thënë se ato u kanë dhënë “platformë” grupeve të ekstremit të djathtë. Trump tha se mund t’i japë fund Nafta-s, një marrëveshje tregtare kjo me Meksikën dhe Kanadanë.

 

Sulm vdekjeprurës në Afganistan; talibanët pranojnë përgjegjësinë

Pesë veta janë vrarë dhe së paku 38 janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Helmand të Afganistanit. Omar Zhwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se sulmuesi ka shpërthyer makinën e mbushur me eksplozivë në një vendparkim pranë selisë së policisë në qytetin Lashkar Gah. Zyrtarët thanë se të vrarët përfshijnë fëmijë, gra dhe ushtarë. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. Ai vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do t'i mbajë trupat amerikane në Afganistan për të luftuar militantët. Talibanët kanë prani të madhe në Helmand.

 

Mbledhja e këshillit në Ulqin, pastaj vërtetimi i qendrës

Në disa ditët e ardhshme do të mbahet mbledhja e udhëheqësisë së Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin në të cilën do të shqyrtohet situata politike në këtë komunë, njofton portali Ul-info. Pritet që në këtë mbledhje të sillet vendimi për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Ulqin, i cili pastaj do të dërgohet në Kryesinë e kësaj partie për vërtetim. Drejtuesi i PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq deklaroi se “më mirë do të ishte që të shkurtohet mandati i përbërjes aktuale dhe që zgjedhjet të mbahen në fund të nëntorit”. Këtë propozim e përkrahin Partia Demokratike dhe opozita, gjersa kundër është Forca e Re Demokratike. Afati i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve është 4 shkurti i vitit që vjen.

Edhe nesër mot i kthjellët, diçka më i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende- vende me vranësira kalimtare. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende e fortë nga drejtimi i perëndimit.

Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Herceg Novi e Podgoricë 30 gradë, Tivar e Ulqin 29, Budvë e Cetinë 28, Nikshiq 26, Bijello Pole 24, Beranë, Kollashin, Plevle e Rozhaj 23, Mojkovac 22 dhe në Zhablak 19 gradë.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe diçka më të nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe veri lindjes. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 5 deri në 20, kurse më e larta e ditës prej 23 deri në 35 gradë celsius.

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se