Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

18. 08. 2017.   >>  17:45 0

Lajmet 18.08.2017

18.08.2017

Në mal të Zi zjarret janë aktive ende në nëntë komuna

Në mal të Zi zjarret janë aktive ende në nëntë komuna, është kumtuar nga ministria e punëve të brendshme. Në Podgoricë  zjarret janë aktive në vendet Termanje, Radovç dhe Bioç deri zjarri në Vjeternik është lokalizuar. Në shuarjen e zjarreve në vendin Radovç janë duke ndihmuar edhe aeroplanit e njësisë së ministrisë së brendshme. Në Cetinë, siç është kumtuar ende është aktiv zjarri në vendin Lubotin si dhe në Llovqen në afërsi të vendit Presjek. Në komunën e Danillovgradit zjarret janë aktive në vendet Gostir dhe Vukotica, por të gjitha ekipet gjenden në terren. Në komunën e Nikshiqit aktiv është një zjarr në vendin Pishtet, ku shërbimet e mbrojtjes janë duke përcjell me kujdes situatën. Në Mojkovac aktiv është zjarri në malin Sinjaevin në vendin Komarnica, kurse në Herceg Novi në Llushticë, por siç behët me dije këto zjarre janë nën kontroll. Në komunën e Tivatit aktiv është zjarri në vendin Krashiqi derisa në Kotorr në vendin Lesheviqi dhe siç thuhet në kumtesë, ekipet gjenden në terren. Në komunat e Budvës, Kollashinit, Beranës, Rozhajës, Plaves, Andrijevicës,B.Poles, Plevles, Zhablakut, Shavnikut, Plluzhinës dhe Ulqinit nuk ka zjarre aktive.

Bogdanoviq , shpërblime për zjarrfikësit nga 500 euro

Kryetari i Cetinës Aleksandar Bogdanoviq, ka sjellë vendimin që  shërbimit të mbrojtjes  tu paguaj shpërblim nga 500 euro, për, siç ka theksuar, përpjekjet e jashtëzakonshme të zjarrfikësve në luftën me zjarre. Bogdanoviq gjithashtu ka falënderua qytetaret për mirëkuptim dhe mbështetje  gjatë, pothuajse dy muajve të luftës me zjarre të cilat kanë kapur një territor të madh të Cetinës. Së bashku me zjarrfikësit, ditë dhe natë  jemi munduar të ruajmë, pikë së pari  jetët e njerëzve, pasuritë si dhe të mirat natyrore dhe kulturore të cilat kanë qenë të rrezikuara, ka deklarua Bogdanoviq pas vizitës së sotme të shërbimit të mbrojtës të Cetinës.

Markoviq i ka dërgua kolegut të vetë spanjoll Marjanu Rahoju telegram ngushëllimi 

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, i ka dërgua kolegut të vetë spanjoll Marjanu Rahoju, telegram ngushëllimi  me rastin e sulmit terrorist në Barcelonë. Markoviq, siç është kumtuar  është shpreh se të gjithë në Mal të Zi janë të shokuar me sulmin e terrorist në Barcelonë. Ne në Mal të Zi, jemi duke bashkëndierë me familjet e viktimave dhe të lënduarve si dhe me popullin mik të Spanjës thuhet në telegramin e Markoviqit drejtuar kryeministrit Rahoji.

Universitetit të Malit të Zi ka vendosë sot që të shpallë konkurs për regjistrimin e 72 brucoshave në shkollën e lartë të mjekësisë në Beranë

Këshilli drejtues i Universitetit të Malit të Zi ka vendosë sot që të shpallë konkurs për regjistrimin e 72 brucoshave në shkollën e lartë të mjekësisë në Beranë. Siç njoftojnë mediumet e Podgoricës, në vendim të tillë i qeverisës së Malit të Zi e kanë përkrah 11 anëtar të këshillit drejtues të Universiteti të Malit të Zi. Rektorja e Universitetit të Malit të Zi Radmila Vojvodiq ka braktisur mbledhjen e këshillit drejtues para debatit dhe votimit duke konsideruar se, siç ka kumtuar  është jo e logjikshme që të marrë pjesë në manipulimin votues të këshillit drejtues të Universitetit të Malit të Zi nga shkaku, siç ka theksuar se një gjë e tillë cenon autoritetin e Universitetit dhe autonomisë së tij dhe  dëmton interesin e studentëve, ka vlerësuar rektorja Vojvodiq.

Hoxhiq , zgjedhjet në Ulqin duhet të mbahen në afatin më të shkurtër

Zgjedhjet në Ulqin duhet të mbahen në afatin më të shkurtër në mënyrë që të zgjidhet kriza politike, konsiderojnë Social Demokratet e Malit të Zi. Kryetari i këshillit të Social dDemokratëve në Ulqin Qazim Hoxhiq, ka deklarua se kjo parti është duke u përpiqur që zgjedhjet lokale të mbahen sa më parë. Duke marrë parasysh se situata aktuale politike në Ulqin është absolutisht e pambajtur, konsiderojnë se është e domosdoshme mbajtja e zgjedhjeve lokale, sipas mundësit sa më parë në mënyrë që të rregullohet kriza politike ekzistuese dhe që pushteti lokal mund të funksionoi pa pengesë, ka deklarua Hoxhiq. Ajo që është e sigurt që pas Tivatit, Nikshiqit dhe Herceg Novit edhe në Ulqin presim që Social Demokratët të jenë pjesë e pushteti të ardhshëm lokal në Ulqin, ka deklarua Hoxhiq.

Distribuimi i  kompletimit të librave me 21 gusht

Distribuimi i  kompletimit të librave për shkollën fillore dhe të mesme në rrjetin e librarive në Mal të Zi do të fillojë me 21 të këtij muaji deri sa në shitje të lirë priten të jenë me 28 të këtij muaji, është kumtuar nga ministria e arsimit. Siç kanë deklarua nga ky resor, posaçërisht gëzon fakti se ketë vit janë kyçur subjekte të shumta të cilat lehtësojnë barrën e familjeve, kur është fjala për përgatitjen e fëmijëve për shkollë, me ç,gjë kanë dëshmuar se sistemi arsimor ka shans të madhe  për funksionim optimal, thuhet në kumtesë.

LDK-ja nuk pranon ultimatume

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar para qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të  bëjë koalicion me PDK-në dhe kjo platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes. Por, sipas tij, nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t’i bëjë argat PDK-së rrugën e ka të hapur .Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk pranon e as nuk operon nën logjikën e ultimatumeve. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e komentuar ultimatumin 10-ditor të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, që LDK-ja dhe LVV-ja të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka thënë ai, qëndrimi i tij në koalicion me partinë e Isa Mustafës nuk ka kuptim. “Çështja e luftimit të kapjes e të kapësve është çështje besimi. Ose ke besim, ose s’e ke. Në qoftë se beson në projektin antikapje, atëherë s’ka gjë që të largon nga ky rrugëtim. Në të kundërtën, po s’besove, gjen pretekste e arsye nga më të ndryshmet”, është shprehur Abdixhiku.Sipas tij, koalicioni parazgjedhor LAA ka garuar përpara qytetarëve me ofertën se për asnjë çmim s’do të bëjnë koalicion me PDK-në, e cila platformë, siç thotë ai, do të ruhet me kujdes. Megjithatë Abdixhiku, i cili është njëri nga deputetët më të votuar të LDK-së, thotë se  nëse dikush e ka ndarë mendjen të shkojë e t’i bëjë argat PDK-së, e ka rrugën e hapur. Ai është i bindur se as më 24 gusht Kadri Veseli nuk do të mundë të zgjidhet kryeparlamentar, pasi që koalicioni PAN nuk i ka votat e nevojshme në Kuvend. 

Shpend Ahmeti i përgjigjet Stavilecit,Blerandi duket se paska rrëshqitë

Pas ndalimit të tij në Milano për shkak të verifikimit të emrit, ndaj Shpend Ahmetit ka reaguar deputeti i PAN-it, Blerand Stavileci, i cili ka thënë se kryetari i Prishtinës do të duhej të ishte në vendin e punës dhe jo të udhëtonte për të shikuar ndeshjen e Milanit ndaj ekipit shqiptar Shkëndisë së Tetovës. Në një postim në Facebook, Stavileci ka thënë se Ahmeti ka blerë biletën me paratë e taksapaguesve të Kosovës, derisa arsyetimin e Ahmetit për ndalje shkaku i verifikimit të emrit e ka quajtur si “kamuflim të gënjeshtrave të tij”. Ndaj këtij postimi të Stavilecit ka reaguar menjëherë Shpend Ahmeti me një fjali shumë të shkurtër. Blerand Stavileci me gjasë paska rrëshqitë.

Pacolli: Të gjithë po i zvarritin proceset

Presindeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka ripërseritur idenë se e vetmja zgjidhje për tejkalimin e krizës politike është krijimi i një qeverie gjithëpërfshirese. Pacolli ka thënë se alternativa e mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme me ketë kod zgjedhor është joreale. Ky reagim i Pacollit vjen pikërisht në ditën e 10 të ultimatumit drejtuar Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur një marrëveshje politike për formim të institucioneve. “Sot më shumë se kurrë jam i bindur se oferta ime për qeverisje me bazë të gjerë është më e drejta. Duhet mbledhur një tryezë e partive parlamentare shqiptare ; Të miratohet një set reformash të shpejta: Çështja e demarkacionit ; Liberalizimin e vizave; Kodi i ri zgjedhor; Çështja e bisedimeve me Serbinë (afati, ekipi i ri, ofertat, grupi i konsulentëve ndërkombëtarë. Unë kësaj platforme do t’i shtoja dhe: Një ligj të ri për dekriminalizimin dhe vetingun. Në qeveri duhet të bëjnë pjesë të gjithë partitë shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli. 

PDK diskuton për zgjedhjet lokale

Në takimin e sotëm të mbajtur brenda anëtarëve të kryesisë së PDK-së, u diskutua rreth listave kandiduese të mundshme për kryetarë të komunave të Kosovës, raporton “Zeri.info”. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pas takimit të kryesisë ka thënë, se ka qenë në një mbledhje e rregullt ku është diskutuar për procesin e zgjedhjeve lokale, por nuk ka treguar nëse është folur për emra konkret për kandidat për kryetar të komunave. Ajo e quajti këtë diskutim si të frytshëm dhe sipas saj PDK-ja do të jetë korrekte në listat zgjedhore. ”Ne kemi diskutuar për të gjitha degët, natyrisht që do ti përmbahemi afateve ligjore për të dal me kandidatura dhe me lista zgjedhore. Ajo që është thënë tashmë që ka një interesim të shtuar të personaliteteve mbi 300 personalitete, të cilët do të jenë pjesë e listave zgjedhore të PDK-së”, tha Deliu- Kodra. Ajo thotë se PDK-ja do të garojë me platformën më të mirë e cila do të ju mundësoj atyre të fitojnë bindshëm në ato komuna ku nuk qeverisin tash, por edhe do të luftojnë për të rifituar komunat që i kanë pasur më herët. Ajo ritheksoi se edhe kësaj radhe do të ketë emra të rinj, por edhe kandidat të cilët e kanë dëshmuar veten në mandatet e kaluara.

Rritet numri i viktimave nga sulmi terrorist në Barcelonë 

Është rritur në 14, numri i viktimave në Spanjë, pas sulmit të djeshëm terrorist dhe një përleshje të sotme në mes të policisë dhe të dyshuarve që janë konsideruar të kenë qenë “ terrorist”. Gjatë sulmit të djeshëm në qendër të Barcelonës, Las Ramblas, kanë vdekur 13 persona. Derisa sot është bërë e ditur për një viktimë të re në qytetin bregdetar, Cambrils. Autoritetet kanë thënë, se rreth 100 persona janë lënduar, derisa numri mund të rritet. Policia ka thënë se incidenti në Cambrils ka qenë i lidhur më sulmin në Barcelonë. Zyrtarë spanjollë kanë thënë se e kanë parandaluar sulmin e dytë terrorist, në këtë qytet, në jug të Barcelonës. Ndërkohë është duke vazhduar aksioni nga policia spanjolle, pas sulmit në Las Ramblas, në kërkim të autorëve të sulmit.

Kina dhe Rusia kundër opsioneve ushtarake ndaj Koresë V.

Rusia i është bashkuar Kinës, duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, që të mos marrin aksion ushtarak kundër Koresë Veriore, duke thënë se kërcënimet e përshkallëzuara për luftë në mes të këtyre dy vendeve, mund të dërgojnë, “në një pikë pa kthim mbrapa”. Deklaratat e ndara të Moskës dhe Pekinit kanë ardhur pasi liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, kanë përsëritur dhe një herë se kanë përgatitur “opsione” ushtarake, në rast se dështojnë negociatat për eliminimin e programit bërthamor të Koresë Veriore. “Mund të ketë pasoja të mëdha ushtarake në rast se Koreja Veriore inicion armiqësi”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, pasi ka mbajtur një takim rreth sigurisë me ministrat japonezë në Uashington.

Deklarata e Mattis, e ka pasqyruar paralajmërimin e javës se kaluar të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se Penjani do të përballet me “zjarr dhe tërbim”, në rast se kërcënon SHBA-në. Deklaratat e Trumpit kanë ardhur pas njoftimeve të Koresë Veriore, e cila pat thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë e sulmit me raketa në ishullin Guam, territor amerikan në Oqeanin Paqësor. Derisa, ministri i Jashtëm i Japonisë, Taro Kono ka treguar për bashkëpunim mes SHBA-së dhe Japonisë.Këto reagime kanë alarmuar Moskën dhe Pekinin.“Çdo përpjekje për ta zgjedhur problemin e gadishullit korean me anë të forcës, do të shkaktojë tragjedi të madhe dhe humbje enorme të jetëve”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Nuk ka mundësi tjetër përveç marrëveshjes paqësore”, ka thënë ajo. Një mesazh i ngjashëm është përsëritur edhe nga Pekini, pasi nënpresidenti i Komisionit Ushtarak të Kinës, Fan Changlong, ka takuar kreun e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjeneralin, Joseph Dunford,për të diskutuar rreth situatës në Korenë Veriore.Fan i ka thënë gjeneralit amerikan, Dunford, se ka beson që mënyra e vetme efektive për të zgjedhur konfliktin, është përmes negociatave.

Ndërkohë, Koreja Veriore ka thënë se është duke vëzhguar përgatitjet ushtarake të SHBA-së, derisa Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndalojë ushtrimet ushtarake, në këmbim të ndalimit të testimeve të armëve bërthamore dhe raketave balistike nga Koreja Veriore.

Erdogan: Partia e Merkelit, armike e Turqisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian - Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë, duke ju bërë thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.“Po ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thënë ndë të tjera Erdogan.

Trump diskuton sot për strategjinë në Afganistan

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet sot me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, në Kampin David, në veri të Uashingtonit, për të diskutuar strategjinë amerikane në Afganistan dhe Azinë Jugore. Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë ditë më parw se pas disa muajsh debate, administrata e presidentit Trump, pothuajse ka marrë një vendim, për një qasje të re ndaj luftës 16 vjeçare në Afganistan, njëherësh luftën më të gjatë në historinë amerikane. Mattis, u ka thënë gazetarëve se stregjia e re do të marrë formë “në një të ardhme të afërt”. Sipas raportimeve të mediave, Mattis, i ka rekomanduar presidentit Trump, rritjen e trupave për 4,000 më shumë në ndihmë të ushtrisë afgane, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë. Po ashtu, po raportohet se Mattis, i ka bërë thirrje Trumpit të përfshijë luftën në Afganistan, në kuadër të një strategjie për rajonin, duke përfshirë edhe Pakistanin, vend në të cilin disa grupe militante afgane i kanë krijuar bazat e tyre rreth kufirit.

Nesër mot me diell dhe shumë i nxehtë

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Frynë erë e dobët deri e mesatare nga drejtimet e ndryshme. Temperaturat në orën 14 u shënuan: Ulqin 37, Podgoricë H.Novi e Budvë 36, Petrovac 33, Nikshiq Cetinë e Beranë 32, Tivar Plevle e Shavnik 31, Kollashin B.Pole e Andrijevicë 30, Plluzhine e Rozhajë 29, Plavë 26 dhe Zhablak 24 gradë.

Edhe për nesër pritet të mbajë mot me diell dhe tejet i nxehtë.  Në orët e pasdites pritet vranësim gradual i motit kryesisht në pjesët kontinentale të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri e mesatare e vende-vende deri e fortë nga drejtimi i jugut. Temperatura e mëngjesit do të[ sillet prej 11 deri në 24, kurse më e larta e ditës prej 27 deri në 38 gradë c.

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se