Lajmet

Povećaj veličinu slova Vrati na prvobitnu veličinu slova Samnji veličinu slova štampaj štampaj
 

Pošalji prijatelju

16. 08. 2017.   >>  19:22 0

Lajmet 16.08.2017

16.08.2017

Mali i Zi së shpejti mbyll kapitullin 20

Mali i Zi është në rrugë të mirë që në bisedimet me UE së shpejti të mbyll kapitullin 20- Ndërmarrjet dhe politika e industrisë, sepse po punon në masat përfundimtare, deklaroi shefi i grupit punues për këtë kapitull e sekretar shtetëror në ministrinë e ekonomisë Dragan Kujoviq. “Kur është fjala për kapitullin 20, jemi duke punuar në mënyrë intensive me masat përfundimtare, respektivisht në implementimin e politikës industriale të Malit të Zi deri në vitin 2020 dhe në zbatimin e planit aksionar shumë vjeçar për realizimin e qëllimeve të vërtetuara me politikën e industrisë,  jo vetëm me qellim të mbylljes së bisedimeve në këtë kapitull, por për efektet pozitive që ka zbatimi i politikës dhe i standardeve evropiane në këtë sferë, e që sjellin zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë malazeze”, tha Kujoviq. Ai sqaroi se masat për mbylljen e kapitullit dallohen nga ato për hapje, sepse shpesh nënkuptojnë edhe implementimin e plotë që vlerësohet nga komisioni evropian.

Rroga mesatare e deputetit, 1492 euro

Deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi u është paguar shuma e përgjithshme prej 117.897 euro, për neto të ardhurat për muajin korrik, prej të cilave për deputetët e opozitës, të cilët e bojkotojnë parlamentin, 56.939 euro, shkruan gazeta “Pobjeda”, duke u u bazuar në llogarinë për pagat në Kuvend. Në regjistrin e pagave gjendën 79 deputet të përbërjes aktuale, nga numri i përgjithshëm i 81 deputetëve, kurse rroga mesatare e deputetit malazez për muajin e kaluar ka qenë 1.492 euro. Deputetët e opozitës, 39 prej tyre, në përgjithësi kanë marrë nga 1.460 euro për muajin korrik. Të ardhurat janë diçka më të zvogëluara në krahasim me muajin e kaluar për shkak të uljes se rrogës prej 6% në bazë të ndryshimeve të ligjit për të ardhurat të të punësuarve në sektorin publik që u miratuan në fund të muajit qershor.

Dëshmi e procesit gjyqësorë absurd, thotë Medojeviq

Vendimi i Gjyqit suprem që tu vazhdojë paraburgimin edhe 2 muaj funksionarëve  të Lëvizjes për ndryshime, Dejan Vujisiq, Zhelko Shqepanoviq dhe Momir Nikoliq është dëshmi e procesit absurd gjyqësor, vlerësojnë nga kjo parti. Lideri i Lëvizjes për ndryshime, Nebojsha Medojeviq, ka vlerësuar se vendimi i Gjyqit suprem vërteton tezat e kësaj partie se është fjala për “proces absurd gjyqësor”. Ai ka sqaruar se gjyqi suprem ka hedhur poshtë kërkesën e kryeprokurorit shtetëror se kjo organizatë kriminale e quajtur Lëvizje për ndryshime, planifikon ta përsëris këtë vepër. Gjyqi i lartë e ka hedhur poshtë bazën juridike për vazhdimin e paraburgimit sepse në dokumentet të cilat i ka ofruar prokurori special shtetëror nuk ka elemente të veprës penale pastrim parash, deklaroi Medojeviq në konferencë për gazetar. Ai ka pohuar se sipas logjikës nëse  mund të mbrohet në gjendje të lirë , i dyshuar si shef i grupit kriminal, atëherë edhe anëtaret është dashur ta gëzojnë këtë të drejtë.

Mënyrë e paparë e realizimit të vendimeve të gjyqit kushtetues

Mali i Zi Demokratik ka inicuar procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të neneve të ligjit, më të cilët është rregulluar statusi juridik i shfrytëzueseve të kompensimeve në bazë të lindjes së tre apo më shumë fëmijëve, pasi që Gjyqi kushtetues vlerësoi se ligji, në bazë të cilit u realizua kjo e drejtë, nuk është në pajtim me kushtetutën, u kumtua nga kjo parti. Anëtari i kryesisë së Demokrateve Neven Goshoviq, në konferencën për gazetarët deklaroi se procedurën në Gjyqin kushtetues e inicuan pesë deputet të kësaj partie. Ai vlerësoi se kjo mënyrë e realizimit të vendimeve të gjyqit kushtetues deri tani nuk është shënuar në punën e këtij Gjyqi por a në punën e Parlamentit malazez.

A2A analizon bllokimin e aksioneve e EE e MZ

A2A është duke analizuar vendimin e gjyqësorit malazez që ti bllokohen aksionet në Elektroekonomi, në mënyrë që këtë masë ta kontestojnë në afatin e duhur, u kumtua nga kjo kompani italiane. Nga kjo kompani thonë se me 25 korrik edhe zyrtarisht janë njoftuar me masat e ndërmarra nga ana e gjyqeve malazeze, me ç’gjë A2A do të jetë lëndë e hetuesisë. Nga Qeveria më parë është thënë se vendimi i Gjyqit të lartë, që ti bllokohen aksionet e A2A në Elektroekonomi, është sjellë për shkak të procedurës e cila është duke u zhvilluar kundër menaxhmentit të kësaj kompanie italiane.

Do të mbrohen të punësuarit në aspektin e orarit të punës

Qeveria e Malit të Zi me ligjin e ri për punë, përmes institutit të shpërndarjes së orarit të punës, do të avancojë në mënyrë të dukshme pozitën e të punësuarve, gjë që vërtetohet edhe me faktin se kjo zgjidhje ka hasur miratimin nga ana e Sindikatave. Nga Qeveria u kumtua se me projekt ligjin e ri për punë është rregulluar instituti i rishpërndarjes së orarit të punës, që do të zbatohet në ato veprimtari ku natyra e punës ka model të ndryshëm nga puna e zakonshme.  

Papunësia më e madhe se 1,7%

Në Mal të Zi në këtë javë u shënuan 48,98 mijë të papunësuar respektivisht 1,7 për qind më shumë se në javën e kaluar, tregojnë të dhënat nga Enti për punësim. Sipas raportit të Entit për punësim, shkalla e papunësisë është rritur nga 20,75%  në 21,11. Shkalla më e lartë e papunësisë është shënuar në korrik të vitit 2000, 32,7% ndërsa ajo më e ultë në gusht të vitit 2009, 10,1%. Nga fillimi i këtij viti, Enti ka evidentuar 8,72 mijë të punësuar të rinj, ndërsa janë shpallur 21, 96 mijë vende të lira të punës. 

Zjarret në parkun nacional nën kontroll

Zjarret në parkun nacional “Lovqen”, edhe krahas situatës mjaft të komplikuar, janë nën kontroll dhe në këto momente nuk e rrezikojnë Mauzoleun dhe objektet në pushimoren “Ivanova Korita”, u vlerësua nga Shtabi  operativ për mbrojtje dhe shpëtim. Siç u kumtua nga Ministria për punë të brendshme, Shtabi operativ  i formuar me vendim të Qeverisë, mbajti sot takim në Drejtorinë për situatat e jashtëzakonshme, ku u analizua situata aktuale lidhur me zjarret që janë aktualisht në Mal të Zi. Siç u kumtua nga ky takim, “është konstatuar se të gjitha subjektet e sistemit të mbrojtjes dhe shpëtimit kanë reaguar në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale dhe në pajtim me kapacitetet me të cilat disponojnë”.

Ndalohet dalja në treg e 31 tone mish pule

Inspektorët e kanë ndaluar daljen në treg të 31 tonë mish pule të infektuar me baktere të rrezikshme të salmoneles, thuhet në raport mbi punën e shërbimit inspektiv të Drejtorisë për ushqim të sigurt, veterinë dhe çështje fito-sanitare. Siç njoftojnë “Dnvene Novine”, vetëm në korrik nga numri i përgjithshëm i dërgesave të ushqimit, si dhe të ushqimit për kafshë të importuara, janë kthyer mbrapsht ose asgjësuar gjithsej 178 tonë. Inspektorët po ashtu kanë ndaluar që në tregun e Mali të Zi të paraqiten edhe gati 2 tonë speca , për të cilat është konstatuar prezenca e insekticidit Ometoat,me koncentrim 4 herë më të madhe se sa është e lejuar, i cili shfrytëzohet për shfarosjen e dëmtuesve të ndryshëm. Për shkak të prezencës së tepruar të njëjtës materie, nuk është lejuar importimi i 2.4 tonë rrush. Të dhënat tregojnë se edhe tek 15 tonë ushqim të kontestuar për bagëti nuk është shënuar prezenca e kokcidiostatikës, i cili është i dedikuar shfarosjes apo ngadalësimit të protozes e cila shkakton sëmundje tek kafshët. 

Vazhdon rënia e të vaksinuarve me MMR

Të dhënat më të reja nga Instituti për shëndet publik, tregojnë se vazhdon rënia e të vaksinuarve me vakcina MMR. Nga 7 mijë e 814 fëmijë të lindur në vitin 2015 rreth 3 mijë e 800 nuk janë vaksinuar kundër fruthit, shytave dhe rubeolës. Në qoftë se ky trend vazhdohet, shefi i departamentit për imun profilaksinë dhe kontroll të udhëtareve në komunikacionin ndërkombëtar pranë Institutit për shëndet publik, doktor Senad Begiq, tërheq vërejtjen se mali i Zi kërcënohet nga epidemia e fruthit. Nuk ka dilemë se a do të ketë epidemi, çështja është se kur do të jetë. Arsyeja pse tek ne nuk ka pas epidemi dhe skenar të jashtëzakonshëm i cili e ka goditur Rumanin me mbi 9 m ijë të sëmurë, 32 të vdekur nga fruthi, gjendet në faktin se me dozën e dytë të vaksinimit MMR, tek ne vaksinohet gati të gjithë fëmijët, para nisjes në shkollë , deklaroi Begiq. Sipas doktor Begiqit , teoritë e konspiracionit dhe shtrembërimi i sqarime të lëvizjes për anti vaksinim i cili  vaksinën MMR e bien në lidhje me shkaqet e autizmit, ka rezultuar me hutimin e prindërve të cilët çdo ditë e më shumë shtyjnë vaksinimin e fëmijëve të vet me këtë lloj vaksine. 

Në OKB mbahet seanca për Kosovën

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara sot do të mbahet seancë, në të cilën do të trajtohet gjendja e sigurisë në Kosovë prej 16 prillit deri më 15 korrik të këtij viti. Bëhet e ditur se kryesuesi i seancës në KS të OKB-së do të jetë përfaqësuesi i përhershëm i Egjiptit në OKB. Në raportin më të ri, Sekretarit të Përgjithshëm i KS të OKB-së, Antonio Guteresh, vlerësoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit po has në vështirësi, duke bërë me dije se ende nuk ka arritje të pritura, të mjaftueshme, duke përfshirë këtu edhe formimin e Asociacionit të Ko munave me Shumicë Serbe, transmeton RTK. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guteresh, ftoi të dy palët që të nisin sa më parë dialogun si mjet i vetëm për çuarjen përpara të proceseve.

Bllokimi i dialogut Kosovë- Serbi na çon në një konflikt të ngrirë

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Në lidhje me këtë ai ka thënë se diplomatë të huaj në Prishtinë ditëve të fundit me skepticizëm kanë biseduar për mundësinë e vazhdimit të një dialogu produktiv, transmeton lajmi.net. “Unë jam i frikësuar pasi nuk është koha e duhur dhe bllokimi i dialogut të çon në një konflikt të ngrirë. Procedurat e krijimit të qeverisë në Kosovë janë bllokuar ndërsa komuniteti ndërkombëtar nuk po e mundëson zhbllokimin e proceseve”, është shprehur Gjuriq. Sa i takon deklaratave të ambasadorëve të vendeve perëndimore në Kosovë të cilët kanë dhënë kritika publike për moskrijimin e qeverisë, Gjuriq ka theksuar se është e vështir të imagjinohej një situatë ku “institucionet e Prishtinës e kanë refuzuar një kërkesë të qartë të Quintit”.

Seanca e Kuvendit mbahet më 24 gusht

Kryesuesi i takimit konsultativ të partive politike, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se do të thërrasë më 24 gusht vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç kishte propozuar koalicioni PAN. Të gjitha partitë pjesëmarrëse në takimin e sotëm, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila nuk mori pjesë, u pajtuan me propozimin e PAN që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet më 24 gusht. Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj ka thënë se në konsultim me partnerët e koalicionit ka kërkuar që seanca e radhës të mbahet më 24 gusht. Ai ka kërkuar që kërkesa e tyre të respektohet dhe të mos thirren seanca të njëanshme dhe pa marrëveshje të përbashkët. Kurse, Avdullah Hoti nga koalicioni LAA ka thënë sërish se të gjitha partitë politike duhet të jenë të përgjegjshme para qytetarëve dhe nuk duket të lejohet në këtë formë, siç po ndodh, bllokimi i institucioneve. Në takimin konsultativ morrën pjesë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës si dhe përfaqësuesit e minoriteteve. Në këtë takim nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Përndryshe, analisti Ramush Tahiri ka thënë se partitë politike nuk janë duke treguar vullnet për gjetjen e zgjidhjes për të dalë nga kriza e krijuar, për shkak të mos formimit të institucioneve të Kosovës. Ai ka propozuar edhe formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, në të cilën do të përfshihej edhe shoqëria civile, ndërkohë që nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë për zgjedhje të jashtëzakonshme si mjeti i fundit për të dalë nga kriza politike.

Së shpejti do ta kemi Qeverinë

Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është pyetur nëse nga një shtatori do të jetë kryeministër i Kosovës. Por, ai nuk ka preferuar të flasë më data. Megjithatë, ka paralajmëruar një qartësim të pozicioneve politike brenda një periudhe të shkurtër kohore duke mos specifikuar për çfarë qartësimi bëhet fjalë. “Arsyeja pse mori më shumë kohë krijimi i institucioneve është se ishim të interesuar për një bazë ma të gjerë jo vetëm numerikisht më 61 vota, por bazë më të gjerë.  Tash jem në fazën finalë edhe besoj se nuk shkon shumë kohë dhe fillojmë më punë. Mendoj se një qartësi politike do të vie shumë shpejt. Implementimi mund të marrë më shumë kohë. Por, mendoj se një qartësi politike do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Haradinaj në konferencën e AAK-së për media. Ndryshe, kryetari i SLS-s, Slobodan Petroviq ka qendruar sot në selinë e AAK-së për tu takuar me Ramush Haradinajn, njofton Klan Kosova. Sipas burimeve të Klan Kosovës, ata folën për modalitetet e bashkëpunimit. Kjo pasi që Petroviq është i vetmi deputet nga pakica serbe që nuk është pjesë e Listës Serbe.

Sulmohet drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj. Ministria më anë të një komunikatë për media ka thënë se sot në mëngjes derisa Zogaj ka qenë duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, është sulmuar nga persona deri më tash të panjohur. "Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj  Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë", thuhet në komunikatën e Ministrisë. Në fund të komunikatës thuhet po ashtu se ministria do të bashkëpunojë me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj Zogaj. 

Kosova e Maqedonia merren vesh për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan sot në Prishtinë protokollin për krijimin e pikës kufitare në Stançiq, që do ta lidhë Anamoravën me Maqedoninë. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Emanuel Demaj, tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme pasi mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. “Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës pasi është nënshkruar një marrëveshje është hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, tha Demaj, për gazetarët, pas nënshkrimit të marrëveshjes. Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, e vlerësoi këtë marrëveshje si diçka historike. “Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra”, tha Nuhiu. 

Trump përsëri i fajësoi të “dy palët” për dhunën në Virxhinia

Një ditë pasi e shpalli racizmin se është “djallëzor”, presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë përsëri i ka fajësuar “të dy palët” për dhunë, që shpërtheu në një tubim gjatë fundjavës të organizuar nga supremacistët e bardhë në Sharllotsvill në Virxhinia. “Ju e keni një grup në njërën anë, që ishte shumë shumë i keq, dhe ju e keni një grup tjetër në anën tjetër, që ishte shumë, shumë i dhunshëm”, u tha Trump gazetarëve gjatë vizitës në ndërtesën, Trump Tower, në Nju Jork. Ai tha se ka pasur njerëz “problematikë” në mesin e asaj që ai i cilësoi si kundërdemonstrues “të majtë alternativë” në këtë tubim, që ishte organizuar nga neo-nazistët, Klani Ku Klux dhe nga supremacistët e bardhë, dhe ata të majtë, të pajisur me shkopinj dhe që synonin konfrontim të dhunshëm. Ndërkohë,  një postim i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, pas tubimit të së djathtës ekstreme në Virxhinia, është bërë mesazhi më i pëlqyer i të gjitha kohërave në rrjetin Twitter. “Askush nuk është lindur me urrejtje ndaj personit tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, për prejardhjen e tij apo për religjionin e tij...”, ka shkruar Obama në rrjetin Twitter më 12 gusht, duke e cituar liderin e Afrikës Jugore, Nelson Mandela.

Irani po e mbanë peng botën me largim nga marrëveshja atomike

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha mbrëmë se Irani po përpiqet ta “mbajë peng botën” duke u kërcënuar se mund të tërhiqet nga marrëveshja atomike e vitit 2015, për shkak të “sanksioneve dhe detyrimit” nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë, ambasadorja Haley u përgjigj ndaj komenteve të presidentit të Iranit, Hassan Rohani, i cili dje më herët gjatë ditës, tha se presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka imponuar disa runde të reja të sanksioneve kundër Iranit, ka treguar se “nuk është partner i mirë” dhe i gatshëm ta zbatoj pjesën amerikane të marrëveshjes dhe se kjo mund të çoj në tërheqjen e Iranit nga përkushtimet për kufizimin e aktiviteteve atomike brenda “disa orëve”. Ambasadorja Haley theksoi se sanksionet e Trumpit nuk ishin të ndërlidhura me marrëveshjen atomike, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore janë pajtuar për tërheqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

Koresë Veriore nuk i nevojitet teknologjia ukrainase

Agjencia Reuters ka raportuar, duke cituar zyrtarë të inteligjencës amerikane, se besohet se Koreja Veriore mund të prodhojë motorë raketorë me teknologjinë e vet dhe nuk ka nevojë për importim të saj nga Ukraina. Kjo agjenci dje ka raportuar se Ukraina i ka hedhur poshtë pohimet se e furnizon Korenë Veriore me çfarëdo teknologjie raketore. Në raport, citohet një zyrtar i inteligjencës amerikane, që thotë se “ne kemi inteligjencë që sugjeron se Koreja Veriore nuk varet nga importi i motorëve... dhe në vend të kësaj, ne vlerësojmë se ata kanë kapacitet që vetë të prodhojnë motorë”. 

Edhe nesër mot kryesisht me diell

Në Mal të Zi sot po mban mot kryesisht me diell, në veri me vranësira të pakta. Frynë erë e dobët deri e mesatare nga drejtimet e veriperëndimit. Temperaturat në orën 14 u shënuan: në Podgoricë e Ulqin 36 gradë, Budvë e Herceg Novi 35, Cetinë e Nikshiq 32, Tivar e Bijello Pole 31, Beranë e Plevle 30, Kollashin e Rozhaj 28, Plavë 26 dhe në Zhablak 25.

Edhe për nesër meteorologët parashohin mot me diell, në veri me vranësira të ndryshueshme, kryesisht pas dite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e veriperëndimit. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 11 deri 25, kurse më e larta e ditës prej 25 deri në 36 gradë celsius.

 

 

Komentari 0

ostavi komentar

Ostavi komentar

Pravila komentarisanja sadržaja Portala RTCG
Poštujući načelo demokratičnosti, kao i pravo građana da slobodno i kritički iznose mišljenje o pojavama, procesima, događajima i ličnostima, u cilju razvijanja kulture javnog dijaloga, na Portalu nijesu dozvoljeni komentari koji vrijeđaju dostojanstvo ličnosti ili sadrže prijetnje, govor mržnje, neprovjerene optužbe, kao i rasističke poruke. Nijesu dozvoljeni ni komentari kojima se narušava nacionalna, vjerska i rodna ravnopravnost ili podstiče mržnja prema LGBT populaciji. Neće biti objavljeni ni komentari pisani velikim slovima i obimni "copy/paste" sadrzaji knjiga i publikacija.Zadržavamo pravo kraćenja komentara.

Da biste komentarisali vijesti pod vašim imenom

Ulogujte se