Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 04. 2013. 15:54 >> 16:09

LAJMET 03.04.2013

03.04.2013

Shqiptaret te mos votojne per asnje kandidat

Jemi në pragun e zgjedhjeve presidenciale në të cilat asnjëri prej kandidatëve nuk e meriton votën tonë, deklaroi sot për medie kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj. Ne jetojmë dhe veprojmë në shtetin e Malit të Zi më tepër se 100 vite por ende se kemi arritur shansin, mundësinë por as barazinë me të tjerët. Ende Malësia mbetet pa komunë të premtuar më se 20 vite. Kandidati për president i cili nga posti që po ushtron kushtëzoi Kosovën me njohjen e pakicës Malazeze  i harroi të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të afro 40 mijë Shqiptarëve në Mal te Zi .

Këto janë vetëm disa arsye që kandidati i PDS-së nuk e meriton votën e Shqiptarëve. Në anën tjetër, as opozita deri më sot nuk ngriti dorën as zërin për mbrojtjen e të drejtave tona, madje as për ato të drejta që i gëzonim në bashkësinë Serbo-Malazeze.  Këto, sipas nesh janë arsyet që na  imponuan të ftojmë bashkëkombësit me të drejt vote në Mal te Zi, që fletëvotimin me 7 prill 2013, ta bëjmë të  pavlefshëm. Në këtë mënyrë të tregojmë revoltin tonë ndajë mospërfilljes dhe mosrealizimit të kërkesave tona legjitime, por edhe evitimit të mundësisë së manipulimit të votës sonë, thuhet në kumtesën e Iniciativës Qytetare të nënshkruar nga kryetari Vasel Sinishtaj.

 

Kinezet dorzojne oferten per ndertimin e Termoelektranes

Investuesit kinezë e kanë dorëzuar ofertën në detaje për projektin e ndërtimit të bllokut të dytë të Termoelektranës, për të cilin kanë përgatitur 275 milionë euro. Harmonizimi i detajeve të ofertës pritet të zgjasë dy deri në tri javë, ashtu që pritet se përfaqësuesit kinezë ta vizitojnë Malin e Zi kah gjysma e prillit, njoftojnë Dnevne Novine. Ekspertet e Hubei Pauer Çejn, detajisht e kanë prezantuar gjatë vizitës së mëparshme projektet të ngjashëm me atë të cilin Mali i Zi planifikon të realizojë në Plevle. Ata kanë deklaruar se nuk kanë dilemë se do të ofrojnë zgjidhjen më adekuate dhe më ekonomike, si dhe afatet e shkurtra të ndërtimit. Tani janë në veprim Elektroekonomia, Qeveria dhe xeheroret e thëngjillit në Plevle. Në anën tjetër shumë më komplekse është çështje e konsolidimit brenda Ekonomisë dhe Xeherores dhe përgatitja e strukturës dhe dokumentacionit e cila mundëson financimin me kredi pa garanci shtetërore.

 

Vujanoviq i bindur ne fitore

Shtabi zgjedhor i kandidatit për president Filip Vujanoviq, janë të bindur në fitore, e cila siç konsiderojnë ata do të jetë shumë më bindëse se sa në zgjedhjet e kaluara. Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, shtabi zgjedhor ka shprehur kënaqësinë me fushatën e kandidatit të tyre, thuhet në kumtesë të shtabit zgjedhor të Vujanoviqit.

Siç kanë theksuar përkrahje të konsiderueshme, të cilën qytetarët i ofrojnë Vujanoviqit, së bashku me fitoret bindëse në zgjedhjet e parakohshme lokale në Nikshiq dhe Andrievicë, janë tregues i qartë i fitores së sigurt. Me fitoren e Vujanoviqit në zgjedhje presidenciale, do të sigurohet kontinuitet i reformave demokratike në Mal të Zi dhe vazhdimi i suksesshëm i rrugë evropiane dhe integrimeve në NATO, konsiderojnë nga ky shtab.

 

Nuk ka elemente të korrupsionit

Prokuroria Shtetërore në Nikshiq në procedurë të deritanishme ka vërtetuar se ish këshilltari i Malit të Zi Pozitiv Drago Gjuroviq, nuk ka kryer vepër penale të marrjes së mitos, sepse nuk e kanë vërtetuar dëshmitë e dëshmitarëve dhe të dhënat nga banka. Prokuroria shtetërore në bazë të analizave të listingut të operatorit të telefonave mobil, do të vendos për aktivitetet e mëtejshme në lidhje me këtë lëndë. Në raport të prokurorisë supreme të shtetit për vitin 2012 theksohet se në rastin Gjuroviq, prokuroria në Nikshiq ka marrë në pyetje 13 dëshmitarë, ka grumbulluar të dhëna nga Drejtoria për patundshmëri nga nëntë banka të Malit të Zi, tre operatorë mobil dhe Universiteti i Prishtinës. Në raportin e prokurorisë thuhet se çka ka ndodh me rastet nga vitet e mëparshme, siç janë donacionet e dyshimta të Partisë Demokratike të Socialistëve, korrupsioni politik në Andrievicë dhe Podgoricë e tjera.

 

Kontroll për listat zgjedhore

Përfaqësuesit e shtabit zgjedhor të Miodrag Lekiqit kanë dorëzuar 7 mijë iniciativa për vërtetimin dhe kontrollin nga inspeksioni pa rregullsitë në listat zgjedhore. Ata këtë e kanë bërë pasi që organizata joqeveritare, Rrjeti për organizimin joqeveritar MANS, më herët ka dorëzuar kandidatëve për president iniciativën që ata nga Ministria e punëve të brendshme, gjegjësisht inspeksionet kompetente të kërkojnë që të hulumtohen parregullsitë. I falënderojmë MANS-it në mundin, të cilin e ka bërë. Për shkak të rregullave ligjore të cilat atyre nuk u mundësohen të paraqesin iniciativën, Lekiq e ka kuptuar seriozisht momentin dhe mundësinë e malverzimeve me listat zgjedhore, prandaj kemi vendosur që në nënshkruajmë dhe të dorëzojmë iniciativën si 7 mijë lëndë të veçanta, sepse çdo rast është specifik me fete dhe në këtë mënyrë duhet të zgjidhet dhe të trajtohet, deklaroi Dushan Slijepçeviq në emër të shtabit zgjedhor të Lekiqit.

 

Përfundon sërish pa marrëveshje Thaçi- Dacic

Ka përfunduar rreth mesnatës pa marrëveshje raundi i tetë i bisedimeve mes Dacic dhe Thaçit. Bisedimet kanë zgjatur për më shumë se 12 orë, janë karakterizuar me disa ndërprerje dhe ngritje zëri. Në një deklaratë për mediat shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është shprehur se "kjo është hera e fundit që takohemi formalisht".

"Një numër propozimesh janë hedhur në tryezë. Hendeku mes palëve është shumë i ngushtë, por i thellë. Ato do të shkojnë për këshillime në kryeqytetet e tyre dhe do më njoftojnë për vendimet gjatë disa ditëve të ardhshme", thuhet në deklaratën e Ashton.

Evropa e Lirë bën të ditur se pengesë për bisedimet kanë qenë kompetencat që do t'i kishte bashkimi i komunave serbe në Kosovë.

 

Zhbogar: Le tu japim kohë kryeministrave

Përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar nuk ka dashur të komentojë shumë rreth takimit të djeshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

“E di që ju intereson edhe një çështje tjetër, por ajo që ka thënë mbrëmë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, nuk ka nevojë të përsëritet më. Le tu japim pak kohë kryeministrave që janë kthyer në vendet e tyre dhe ata le t’ju shpjegojnë popujve të tyre se çfarë ka ndodhur me takimin dhe pastaj mund të diskutojmë”, tha Zhbogar.

Ndërsa profesori i negocimit ndërkombëtar në Paris, Valon Murtezaj thotë se në këtë situatë pala kosovare nuk ka çfarë të ndryshojë pasi ajo gjatë gjithë kohës ka qenë konstruktive dhe në një vijë me Kushtetutën e Kosovës. Murtezaj konsideron se BE-ja si lehtësuese e dialogut duhet të jap udhëzimet se çfarë duhet të ndodhë në ditët në vazhdim:“Qëllimi është që të kemi një marrëveshje të mirë dhe të zbatueshme në praktikë, dhe në kuadër të Kushtetutës e Pakos Ahtisari”, tha Murtezaj.

 

SHBA e njeh integritetin e Kosovës, përfshirë veriun

Shtetet e Bashkuara e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe integritetin e saj, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, në një konferencë për gazetarë mbrëmë në Uashington.

“Siç e dini, ne e njohim Kosovën si shtet të pavaur. Ne e njohim integritetin e Kosovës, përfshirë veriun”, tha Victoria Nuland, dhe shtoi se “është e qartë se i takon Kosovës se si të krijoj lloje të autonomisë, që disa serbë etnikë po e kërkojnë në veri”.

Por, sipas saj, “të gjitha këto janë çështje për të cilat zonja Ashton po punon, përfshirë edhe çështjen e strukturave paralele serbe”.

 

Kandiq: Serbia po kërkon shumë prej Kosovës

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, e cila ndër të tjera ka dokumentuar krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, shfaqi shpresë por edhe shqetësimin e saj për shkak se Qeveria serbe do të tërhiqet nga arritja e ndonjë marrëveshje. ”Serbia po kërkon shumë prej Kosovës”, tha ajo. Sipas Natasha Kandiqit, Serbia duhet ta kuptojë që bashkëpunimi me autoritetet në Prishtinë është zgjidhja më e mirë për ata 100 000 serbë që sot jetojnë në Kosovë.

”Të mos e kuptosh realitetin që Kosova s´është më pjesë e Serbisë, s''është gjë tjetër veçse pengesë e zhvillimit të ardhshëm të vendit. Unë druaj se qeveria serbe në çastin e fundit do të rikthehet në pozicionet e viteve të 90-ta”, tha Kandiq për agjencinë suedeze të lajmeve TT me rastin e vizitës që po i bën ajo Suedisë, raporton Koha.

 

Ne Tirane po flitet per formimin e nje qeverie te re           

Pas ftesës zyrtare për bashkëpunim që Partia Socialiste e Shqipërisë i bëri dje Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila edhe pritet të lëshojë koalicionin qeveritar me Partinë Demokratike, mediat në Tiranë flasin për një qeveri të re. Sipas mediave atje kryeministri Sali Berisha pritet të krijojë shumë shpejt një kabinet të ri qeveritar pas largimit të LSI-së. Ministrat e LSI-së do të zëvendësohen me dy emra nga PD-ja, ndërkohë që ministri i tretë mund t''''i lihet një prej aleatëve të Berishës. Fillimisht u fol për emrin e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi në postin që mban aktualisht Edmond Haxhinasto.

 

Çeki: Në presidencë – flamuri i BE-së për të parën herë

Flamuri i Bashkimit Evropian është ngritur sot për të parën herë në presidencën e Çekisë.

Vendimi për ngritjen e këtij flamuri, i presidentit të ri, Milos Zeman, e ka përfunduar ndalesën që e kishte nisur ish presidenti Vaclav Klaus, një euroskeptik i përbetuar.

Çekia është pranuar në Bashkimin Evropian në vitin 2004, së bashku me nëntë vende të tjera, por presidenti i atëhershëm, Klaus, kishte refuzuar ta vëjë flamurin në Kështjellën e Pragës, që është seli e presidencës.

Pasi muajin e kaluar zoti Klaus e kreu mandatin e tij të dytë, presidenti i ri, Milos Zeman, ka urdhëruar ndryshim në politikën për këtë çështje.

Ai veten e konsideron eurofederalist.

Së bashku me Zemanin, në ngritjen e sotme të flamurit në Pragë, ishte edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Me këtë rast janë ekzekutuar himnet e Çekisë dhe të BE-së.

 

Stuhi ne Bunos Aires

Së paku tetë persona kanë vdekur në stuhinë e përcjellhur me shi të fuqishëm dhe erë, e cila e ka goditur Buenos Airesin. Shërbimi hidrometeorologjik i qytetit ka njoftuar se në natën në mes të hënës dhe të martës në kryeqytetin e Argjentinës kanë ra sasi rekord të shiut për muajin prill, njofton AFP. Zyrtarët kanë njoftuar se një nga të vdekurit ka qenë punëtori i metrosë të cilin e ka goditur rryma derisa ka tentuar të zbrazë me pompa uji nga stacioni i vërshuar. Me furtunë janë qëlluar rreth 350 mijë njerëz, kurse vërshimet më të fuqishme janë në pjesët veriore të qytetit. Në Buenos Aires dhe paralarje të tij jetojnë rreth 14 milionë njerëz.

 

Izraeli kryen sulm ajror në Gaza

Ushtria izraelite ka thënë se sulmi është përgjigje ndaj sulmeve të mëhershme me raketa ndaj Izraelit. Të martën mbrëma, ushtria izraelite ka kryer një sulm ajror në Rripin e Gazës, që është sulmi i parë në këtë zonë që prej luftimeve tetë-ditëshe në muajin nëntor.

Sulmi është konfirmuar nga palestinezët dhe nga izraelitët. Një zyrtar i ushtrisë izraelite ka pohuar se ka pasur sulme në Gaza, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Në muajin nëntor, me ndërmjetësimin e Egjiptit, Izraeli dhe Hamasi janë dakorduar për një armëpushim. Kjo ka ndodhur pas tetë ditë luftimesh në të cilat patën humbur jetën 170 palestinezë dhe gjashtë izraelitë.

 

K. Jugore: Shqyrtohen mundësitë, edhe aksioni ushtarak

Koreja Jugore thotë se po shqyrtohen të gjitha mundësitë, “përfshirë edhe aksionin e mundshëm ushtarak”, për të siguruar paqe për shtetasit e vet, që mbesin në zonën industriale të përbashkët brenda Koresë Veriore.

Ministri i mbrojtjes i Koresë Jugore, Kim Kwan-jin tha se Seuli është i përgatitur me plane për çfarëdo situatë, pasi Koreja Veriore e ka bllokuar qasjen në Parkun Industrial Kaesong.

Më se 800 jugkoreanë mbesin në Kaesong.

Rritja e fundit e tensioneve ndërmjet dy Koreve u bë pasi Pheniani shpalli ekzistimin e “gjendjes së luftës” me Korenë Jugore.

 

Per neser mot i vranet dhe me diell

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me shi, kryesisht në tërë territorin e Malit të Zi. Frynë erë e lehtë e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat në orën 13: Tivar 17, Podgoricë e Ulqin 12, Plevle e Herceg Novi 11, KOllashin 10, Nikshiq 9, Cetinë 8 dhe në Zhablak 6 gradë. Për nesër meteorologët paralajmërojnë mot të vranët me intervale me diell. Kryesisht në mëngjes dhe paradite janë të mundshme të reshura të dobëta. Do të fryjë erë e lehtë deri e mesme, në veri e fortë e drejtimeve të jugut. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 7 deri në 17 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се