Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

01. 04. 2013. 16:18 >> 18:25

LAJMET 01. 04. 2013.

01. 04. 2013.

Nuk ka kërcënim për politikën e zgjerimit

Zgjerimi i UE aktualisht nuk është ndër prioritetet e saj por për këtë proces nuk ka kurrfarë kërcënimesh kur janë në pyetje vendet e Ballkanit Perëndimor, vlerësoi deputetja e Parlamentit evropianë Tanja Fajon.

Në forumin e Brukselit, i cili u mbajt kohë më parë, nga adresat e larta të Bundenstagut  u dëgjua mjaft rezerva ndaj zgjerimit të UE, derisa kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Bundenstagut  Rupreht Polenc tha se nuk mendohet për zgjerimin e UE, derisa të mos konsolidohet politikisht euro-zona. Fajon tha deklaratat e tilla ndoshta do të duhej të kupolën në kontekstin e vitit zgjedhor në Gjermani. Ajo rekomandoi se reformat të cilat po realizohen në Mal të Zi dhe rajon nuk janë reforma për Brukselin por për qytetarët, respektivisht për përparimin e vendeve dhe për këtë arsye janë të rëndësishme, theksoi Fajon.

 

U shty seanca kontrollues dëgjimore

Seanca kontrolluese parlamentare e drejtorëve të Fondit Investues dhe Zhvillimor, Entit  dhe Fondit për punësim në temën e shfrytëzimit të resurseve shtetërore në fushatën parazgjedhore, u shty për shkak të paralajmërimeve se opozita nuk do të marr pjesë në këtë mbledhje. Këshilli për sistemin politikë legjislaturë më parë me votat e anëtarëve të Këshillit nga koalicioni në pushtet  vendosi që të mbajë seancën dëgjimore kontrolluese të drejtorëve të këtyre tri institucioneve, ndërsa sot është dashtë që ta caktojë datën.

Deputetja e Malit të Zi Pozitiv  Azra Jasavi, vlerësoi se fjala është për manipulime dhe paralajmëroi se as Pozitivja nuk do të marr pjesë në seancën e tillë. Në Këshill më parë është refuzuar iniciativa e opozitës që tema e seancës kontrolluese të jetë keqpërdorimi i resurseve shtetërore në fushatën parazgjedhore me theks të veçantë në aferën “Inçzimi”, për ç’gjë propozuan edhe seancën kontrolluese dëgjimore të kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe disa ministrave tjerë. Këshilli me propozim të Partisë Social Demokratike është dashtë të shqyrtojë edhe ndryshimet e ligjit për punë të brendshme, sipas të cilave parashihet futje e kartonit pronësor për zyrtarët shtetëror të cilat janë të obliguar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Përkrahet iniciativa e PSD

Qendra për Demokrati dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) e përkrahu iniciativën e partisë Social Demokratike që me ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për punë të brendshme të parashihet dispozita për futjen e obliguar të kartonit pronësor për zyrtarët të cilët janë të obliguar në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Nga CEDEM-i u vlerësua se shteti, duke pasur para sysh rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në rrugën evropiane, duhet të krijojë mekanizma dhe zgjidhje, me të cilat në mënyrë efikase do të ballafaqohet me këtë problem. “Policia si një nga organet më të rëndësishme  në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit do të jetë nën mbikëqyrje të veçantë, si të organeve shtetërore ashtu edhe të sektorit civil”, thuhet në kumtesën nga kjo organizatë.

 

Inçizime të reja nga mbledhjet e PDS

Kryetari i PDS Millo Gjukanoviq para zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në vitin e kaluar deklaroi se drejtorët e institucioneve publike  gjatë punësimit në fushatën parazgjedhore duhet të konsultohen  me ish drejtorin politikë të PDS Branimir Gvozdenoviq dhe se të kenë kujdes për interesat e partisë. Gazeta e Podgoricës “DAN” sot  botoi edhe transkriptin e ri  të mbledhjes së kryesisë së PDS në përbërje të  zgjeruar para zgjedhjeve parlamentare, ku kryetari i kësaj partie deklaron se drejtori i atëhershëm i partisë Gvozdenoviq  ka për detyrë që të takohet  me drejtorët e ndërmarrjeve publike që të zgjidhin problemet për të cilat u tërheq vërejta nga përfaqësuesit e Këshillave komunale të partisë.

 

Vazhdon fushata parazgjedhore presidenciale

Kandidati  për president i PDS Filip Vujanoviq deklaroi se ka qenë partner konstruktiv i Kuvendit të Malit të Zi i cili ishte bashkëpunëtor mbështetës dhe ndihmës, i tij për dallim nga kundërkandidati Miodrag Lekiq i cili nuk ka qëndrim as vizion.

Me kujdes kam përcjell fushatën presidenciale dhe kam dëgjuar njeri i cili ka fyer dhe minimizuar më tepër se kundërkandidati im aktual nuk jemi përgjigjur sepse kemi nivelin e fushatës dhe të kulturës  së fjalimeve  por ndoshta nuk e sheh veten si njeri i cili do të mund të jetë partner Qeverisë dhe Parlamentit, tha Vujanoviq. Kandidati i pavarur  Miodrag Lekiq, theksoi se Mali i Zi është në krizë të madhe , posaçërisht  ekonomike por edhe në krizë morale e cila domosdo duhet të rikthehet. “Qëllimi im është që të lirojë së paku një institucion që është degraduar sepse në vend të presidentit të pavarur kemi president i cili është vetëm një kopje, respektivisht një kopje të nëpunësit ekzekutiv. Do të përpiqemi ta ndryshojmë këtë së paku me  pjesëmarrjen e një përfaqësuesit të opozitës”, tha Lekiq.

 

Demantohen pohimet  për  parregullsitë në regjistra

Përfaqësuesit e ministrive resore kanë demantuar pohimet e disa partive politike, mediumeve dhe organizatave joqeveritare gjoja për pa rregullsitë në regjistrat zgjedhore. Ministria e punëve të brendshme dhe ministria për shoqërinë informative dhe telekomunikacion kanë organizuar takimin me një pjesë të përfaqësuesve të misionit të ODIHR, delegacionit të Unionit Evropianë dhe Ambasadës Amerikane me të cilët është realizuar prezantimi i punës së organizatave si dhe procedura e përgjegjësia e organeve të cilët marrin pjesë në përpunimin dhe azhurimin e regjistrave zgjedhorë. Të gjitha subjektet e interesuara si dhe qytetarët thuhet se mund që me  procedurë të thjesht të vinë deri tek të dhënat nga regjistri qendror i zgjedhjeve, përmes internetit, pastaj përmes të dhënave me postën SMS apo kyçjen e drejtë për drejtë me vendvotimin në komunën ku ata jetojnë.

 

Nesër  lidhur me konventën konzulare

Këshilli ligjvënës i Kuvendit, nesër do të shqyrtojë konventën  konzulare ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë me të cilën vendosen suazat juridiko normative të bashkëpunimit bilateral në këtë lëmi. Konventa, siç thuhet, do të bëjë përparimin plotësuese të marrëdhënieve ndërmjet këtyre vendeve si dhe bashkëpunimin konzular dhe njëherë do të kontribuojë në mbrojtjen më efikase dhe të plotë të interesave të qytetarëve të Malit të Zi dhe Serbisë. Bashkëpunimi rajonal si dhe ndërtimi i marrëdhënieve mbi këto baza me Serbinë, paraqet njërën nga prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi, duke marr para sysh lidhjet historike, kulturore që ndajnë këto dy shtete, si dhe qëllimet e përbashkëta evropiane, thuhet në arsyetimin e konventës. Këshilli do të shqyrtojë ndryshimet e ligjit për të huajt, kurse në mbledhjen e nesërme duhet të miratohet edhe plani i punës të këtij trupi për këtë vit.

 

Pronar i një restorantit shqiptarë nga Mali i Zi

Restoranti në Detroit  “Tre Monti”, e mërgimtarit nga Mali i Zi Zharko Palushaj është shpallur restorant i vitit në këtë qytet të Amerikës dhe i prezantuar në magazinën “Aur Detroit”. Restoranti është i hapur në vitin 2008 dhe në të janë investuar rreth 4 milion dollar amerikanë me qellim që të bëhet vend i njohur i traditës, njofton portali biznes.ba. Kjo gazet shkruan se enterierin e  shkëlqyer e plotëson personaliteti i veshur në kostumet e veçanta afariste. Kjo gazet thekson se enterierin e ka dizajnuar Ron Rea, përndryshe i njohur sipas dizajnit më pak të njohur. Para shkuarjes në Michigan, Palushaj e ka përvetësuar zanatin e kuzhinierit në restorantin Italian në Nju Jork tek kuzhinieri Gjuzepe Pretareri. Palushaj në vitin 2000 kishte hapur restorantin e vetë “Mezzaluna” në  Sterling Hights, të cilin së shpejti e kishte mbyllur për shkak të problemeve. Recetat e veta i kishte sjellë në vitin 2009  në “Tre Monte” ku e kishte pritur një personel i veshur mirë. Atëherë edhe filloi suksesi serioz i restorantit “Tre Monte” dhe e gjithë kjo dominoi me fitimin e çmimit për restorant të vitit në qytetin Detroit.

 

Rritet numri i ndërmarrjeve të bllokuara

Në regjistrin e ri të ndërmarrjeve me llogari të bllokuara, të cilin e ka publikuar Banka Qendrore e Malit të Zi, gjenden 45 kompani më tepër se në vitin e kaluar dhe borxhlinjtë më të mëdhenj i udhëheqë kompania “Zavalla Invest”. Në regjistrin e ri të cilin Banka Qendrore e Malit të Zi, në pajtim me plotësimet e ligjit për qarkullimin pagesor  e publikon një herë në muaj gjenden 2 mijë e 453 kompani nga evidenca e regjistrit qendror të subjekteve afariste të drejtorisë  së tatimeve dhe Bankës Qendrore të Malit të Zi. Nga numri i përgjithshëm i ndërmarrjeve të bllokuara, 192 janë në evidencën e Bankës Qendrore por jo edhe në evidencën e drejtorisë së tatim pagimeve. Kompania me më tepër borxhe në regjistrin e prillit të ndërmarrjeve është  “Zavalla Invest” me një borxh prej 34.47 milion euro.

 

Beogradi mban takim para takimit të 2 prillit

Në Beograd, udhëheqësit më të lartë shtetëror do të mbajnë sot edhe një takim, para raundit të ardhshëm të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Nesër me 2 prill, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, takohen me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton. Pas konsultimeve të sotme në Beograd, u vendos që edhe nënkryetari i qeverisë serbe, Aleksanda Vuçiq, do t’i bashkohet kryeministrit Daçiq në  Bruksel. Kreu shtetëror serb ka mbajtur një takim të ngjashëm të premten që shkoi, pas të cilit Marko Djuriq, këshilltar i presidentit serb, pati thënë se situate “është dramatike sikurse që ka qenë para konferencave në Dayton dhe Rambouillet”. Përndryshe, zyrtarët serbë vlerësojnë se mosarritja e marrëveshjes me Kosovën do të ketë efekte të dëmshme në proceset euro-integruese të Serbisë. Nëse nuk do të arrihet marrëveshje, atëherë për Serbinë do të ndalen për dy vjetët e ardhshme integrimet evropiane, ka deklaruar ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq.

 

Thaçi i bindur në marrëveshje dhe zbatim

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij shkon në Bruksel me synimin për të arritur marrëveshje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve. “Marrëveshja mund të hapë rrugën për paqe, të mbyllë kapitullin e konfliktit dhe të hapë perspektivën e bashkëpunimit dhe atë të integrimit evropian”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, marrëveshja eventuale do të ndihmojë edhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe në funksionimin e të gjitha institucioneve në çdo cep të territorit. Thaçi ka siguruar se nëse arrihet marrëveshja, zbatimi i saj do të nisë menjëherë. “Kosova ka planin e vet veprues, të konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin dhe këtu nënkuptohet hapja e të gjitha rrugëve për qarkullim”, ka thënë Thaçi. Ai edhe njëherë ka theksuar se çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisaari. Thaçi i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në Aeroporin e Prishtinës, nga ku u nis për Bruksel, për takimin e së nesërmes me homologun serb, Ivica Daçiq.

 

Veriu mund të përkeqësohet nëse dialogu dështon

Dështimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në përkeqësimin e kushteve në veri të Kosovës, shkruan gazeta amerikane Wall Street Journal, duke cituar paralajmërimet e diplomatëve. Në artikullin që paralajmëron rrethin e nesërm të bisedimeve ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, gazeta shkruan se “udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen për t’u marrë vesh rreth kushteve të marrëveshjes, e cila, me kohë, mund të ndryshojë raportet midis dy fqinjëve ballkanikë dhe të shërojë plagët që datojnë që nga rënia e Jugosllavisë”.

Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Thaçi-Daçiq, janë kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë. Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton fuqishëm. Ndërsa, një ditë para takimit të ardhshëm të kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, banorët serbë janë tubuar në vendkalimin kufitar në Jarinë, me anë të makinave. Me këtë protestë, ata kanë thënë se duan t’iu tërheqin vëmendjen negociatorëve se nuk do të pranojnë zgjidhje kundërkushtetuese për Kosovën.

 

Panariti lobon për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, gjatë qëndrimit në Egjipt, ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky vend.

Ministria e Jashtme ka njoftuar përmes Twitter-it, se Panariti ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me zyrtarët egjiptianë, si dhe ka kërkuar njohjen e shtetit kosovar. Panariti në Kajro ka takuar presidentin Muhamed Morsi dhe zyrtarë të tjerë të këtij vendi.

 

Kremlini nuk do të ndihmojë depozituesit rus në Qipro

Zëvendëskryeministri rus, Igor Shuvalov, ka deklaruar se qeveria ruse nuk do të marrë masa të jashtëzakonshme për të ndihmuar qytetarët që mund të humbasin para, si pasojë e krizës financiare në Qipro. "Është për të ardhur keq nëse dikush është i prekur dhe ka humbur para në këto dy banka qipriote. Por qeveria ruse nuk do të ndërmarrë asgjë në këtë situatë”.

Shuvalov, megjithatë, ka shtuar se Moska do të dëgjojë kërkesat nga kompanitë që kanë aksione qeveritare. Sipas kushteve të një shpëtimi ndërkombëtar, mbajtësit e depozitave me mbi 100 mijë euro në bankat e Qipros, mund të humbasin mbi 60 për qind të fondeve të tyre. Shuvalov tha gjithashtu se detyra kryesore e qeverisë është për të ndërtuar një "model të ri të rritjes ekonomike" nga 2018.

   

SHBA-ja,dërgon avionë luftarak në Korenë e Jugut

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar avion luftarak F-22 të pa-diktuar në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake, në kohën e tensioneve të larta në Gadishullin Korean. Uashingtoni ka dërguar radarë të fshehtë nga baza e Japonisë, për të kryer stërvitje. Koreja e Veriut, ka thënë se është në “gjendje lufte” me Korenë e Jugut. “Marrëdhëniet ndërkoreane janë në gjendje lufte dhe të gjitha çështjet midis dy Koreve do të trajtohen në përputhje me rrethanat”, kanë deklaruar zyrtarët në Phenjan. Gjatë javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara në Koren e Jugut, ka derguar dy avion bombarduesit B-2, për të marrë pjesë në ushtrimet e përbashkëta me Korenë e Jugut.

   

Sulm vetëvrasës në Irak

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar një stacion të policisë në Tikrit të Irakut, duke vrarë së paku pesë njerëz dhe plagosur 11 të tjerë.

Burimet zyrtare thonë se sulmi është shkaktuar nga një kamion i ngarkuar me eksploziv. Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup, por sulme të ngjashme kryhen zakonisht nga Shteti Islamik i Irakut, që është degë e Al Kaidës. Grupi militant sunit sulmon shpesh caqet shiite dhe ata që punojnë për Qeverinë Shiite të Irakut.

 

Edhe nesër mot jostabil

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht i vranët por i thatë. Frynë erë mesatare vende vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Podgoricë e Ulqin 18, Tivar e Budvë 17, H. Novi 16, Beranë 15, B. Pole 14, Plavë e Rozhaj 12, Plevle, Cetinë 11, Nikshiq 10, Kollashin 8 dhe në Zhablak 5 g.

Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje e bubullimë. Në viset qendrore dhe jugore priten të reshura më intensive. Në viset e larta malore dhe në veri janë të mundshme reshje të borës dhe skllotës.  Do të fryjë erë  mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej 2 deri në 14, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 16 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се