Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

29. 03. 2013. 16:18 >> 16:43

LAJMET 29. 03. 2013.

29. 03. 2013.

Shfuqizohet aktvendimi i shkallës së parë në rastin “Zavlla”

Gjyqi i apelit  e ka shfuqizuar  akt vendimin e shkallës së parë në aferën, Zavalla kështu që për Dragan Maroviq , Rajko Kulaça ,Gjorgje Pinjetiq dhe të akuzarve të tjerë përsëri do të organizohet procesi gjyqësor  njofton gazeta Vijesti.

 Në arsyetimin e vendimit  të Gjyqit të apelit  për shfuqizimin e aktvendimit shkruan  se vendimi i shkallës së parë  është i pa kuptueshëm sepse nuk dihet se cili ligj është zbatuar.  Në qershorin e vitit të kaluar  gjykatësja,  Valentina  Pavliçiq,  për shkak të shpërdorimit të pozitës zyrtare e ka dënuar ish kryetarin e budvës,  Rajko Kulaça, me   5 vjet  burg dhe ish nënkryetarin e Komunës së Budvës,  Dragan Maroviq,  me 4 vjet  burg për shkak të të njëjtës vepër penale.

 

Viti 2012, me rezultate të  rëndësishme në prioritetet e politikës së jashtme

Këshillat parlamentarë për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët dhe ai për integrimet evropiane kanë aprovuar sot raportin për punën e ministrisë kompetente për vitin e kaluar. Raportin e ministrisë të punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane e ka paraqitur ministri ,Igor  Llukshiq, i cili ka theksuar se viti 2012 do të mbetet në kujtesë për rezultatet deri tani më të rëndësishme të realizuara në vendosjen e suazave të prioriteteve në politikën e jashtme të Malit të Zi. Ai ka theksuar se viti i kaluar  do të mbahet mend si vit në të cilën Mali i Zi i ka hapur bisedimet për anëtarësim në UE.

Deputeti Koça Pavlloviq ka theksuar se në raport nuk përmenden kapitur 23 dhe 24 duke shtuar  se konsideron se është dashtë të theksohet vendosmëria e Malit të Zi në luftën kundër korrupsionit në shoqëri. 

Dritan Abazoviq nga Mali i Zi pozitiv ka theksuar se në këtë dokument është dashtë të përmendet përqindja e përkrahjes së opinionit e cila nuk është në nivel të duhur.

Llukshiq ka theksuar se përqindja relativisht e ulët e mbështetjes për anëtarësimin në NATO nuk duhet të jenë barrë në këtë moment. Koça Pavlloviq po ashtu ka tërhequr vërejtjen ndaj një pjesë të raportit në të cilin thuhet se marrëdhëniet bilaterale janë në nivel të lartë dhe se marrëdhëniet me fqinjët nuk janë të ngarkuara me çështje të hapura , duke theksuar se ky konstatim  nuk duhet të qëndrojë  së paku jo në atë formë. Ai po ashtu ka shtruar pyetjen se kur do të bëhet shkëmbimi i ambasadorëve me Kosovën.

Llukshiq ka theksuar se kur është fjala për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën ekziston plani që deri në fund të këtij viti të vendoset ambasada në Kosovë duke shtuar se kjo  do të mund të bëhet edhe me Rumaninë dhe Buollgarinë.

 

Marrëveshje  për  bashkëpunim në shkëmbimin e informatave

Përfaqësuesit e drejtorisë të patundshmërive  dhe të Komisionit për pengimin e konfliktit të interesave kanë nënshkruar sot marrëveshjen për bashkëpunim në shkëmbimin e informatave dhe të dhënave në procedurën e vërtetimit të konfliktit të interesave dhe pasurinë e funksionarëve publikë.

Është sqaruar se drejtoria dhe komisioni do të bashkëpunojnë përmes shfrytëzimit të bazës së dhënave dhe të përvojave lidhur me  pasurin e funksionarëve publikë. Theksohet se drejtoria dhe Komisioni do të bashkëpunojë edhe në organizimin e seminareve edukative dhe në realizimin e projekteve  për aftësimin e nëpunësve  të cilët drejt për drejtë punojnë në përpunimin dhe kontrollin e të dhënave  gjë që do të kontribuojnë në vërtetimin e pasurisë së funksionarëve publikë.

 

Nuk  mund të ketë siguri publike pa sundimin e të drejtës dhe gjyqësorit të besueshëm

Nuk  mund të ketë siguri publike pa sundimin e të drejtës dhe gjyqësorit të besueshëm , të pavarur dhe të përgjegjshëm  me të cilin fillon dhe përfundon reforma e gjyqësorit , ka vlerësuar ministri i drejtësisë Dushko  Markoviq . Monitorini i punës së gjyqeve me të cilin është analizuar transparenca e tyre , bashkëpunimi me qyetarët, efikasiteti dhe menaxhimi financiar është prezantuar sot në Podgoricë.

Monitorinin e ka organizuar  Aleanca  qytetare dhe  gjatë 12   muajve  të kaluar janë hetuar gjyqet në Podgoricë, Kotorr , Bjello Pole  dhe gjyqet e larta në Podgoricë   e  Bjello Pole,  si dhe gjyqet administrative dhe kushtetuese. 

Markoviq e ka falënderuar  aleancën qytetare  për raport duke e vlerësuar atë si të frytshëm për punën e mëtejme të tyre.

Kryetarja e Gjyqit suprem, Vesna  Medenica,  ka theksuar se pushteti gjyqësor drejton legjislaturën dhe zbaton ligjin me qellim që ti zgjidh konfliktet dhe të vërtetojë paqën sociale .

Shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi, Mitja Drobniç, ka theksuar se reforma e sistemit gjyqësor nënkupton aftësim në kontiunitet  dhe se kjo stërvitje kërkon investime në paisje  me qellim që rezultatet të jenë edhe më të mira në favor të të gjithëve.

 

Nesër shtypja e fletëvotimeve në Cetinë

Fletëvotimet për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të shtypën nesër në shtypshkronjën në Obod,  në Cetinë,  ka kumtuar Komisioni zgjedhor i shtetit. Në fletë votim do të gjenden përfaqësuesi i PDS, Filip Vujanoviq,  dhe kandidati i pavarur,  Miodrag Lekiq.

Të përkujtomë se zgjedhjet presidenciale që mbahen me 7 prill do të jenë zgjedhjet e 6-ta nga futja e sistemit  shumë partiak në Mal të Zi dhe të dytat prej rivendosjes së pavarësisë, në vitin 2006.

Të drejt vote në zgjedhjet presidenciale do të kenë 511 mijë e 405 qytetarë.  Më së tepërmi votues ka në Podgoricë 146 mijë e 787 kurse më së paku në Shavnik , 1 mijë e 786. Zgjedhjet presidenciale do të kushtojnë 1.2 milion euro.

 

Qeveria , miratoi ligjin për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve 

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme ka miratuar ligjin për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve i cili do të mundësojë sistem më të mirë dhe më efikas në këtë sferë dhe për herë të parë në dispozitat e brendshme  do të futet instrumenti i kartonit social. Ministri për punë dhe kujdesen sociale ,Predrag  Boshkoviq, ka përkujtuar se ky ligj ka qenë i miratuar në qershor të vitit të kaluar , por për shkak të numrit të madh të amendamenteve  të propozuara nga sektori joqeveritar dhe ekspertët ndërkombëtarë  i është kthyer  Qeverisë për rishqyrtim.

Ai konsideron se ky ligj do të jetë bazë e mirë fillestare  për akte nënligjore me të cilat , siç  ka theksuar, do të pengohen shpërdorimet në sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

 

Kacin; Marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin ka deklaruar se negociatat midis Kosovës dhe Serbisë nuk kanë rënë në qorrsokak dhe pavarësisht përshtypjes momentale, është e mundur që të arrihet shumë më shumë nga ajo që deri më tani është arritur në dialog.

"Thellësisht jam i bindur dhe gëzohem për marrëveshjen historike, e cila do të arrihet mes Prishtinës dhe Beogradit, sepse kjo nuk është vetëm suksesi i tyre, por do të jetë kundërshtim i madh edhe për tërë rajonin. Kjo do të jetë porosia më e fuqishme, e cila do të duhet t'i zgjojë Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Maqedoninë", ka theksuar Kacin për agjencinë Anadollia.

Duke folur për vazhdimin e dialogut më 2 prill, Kacin kujtoi se ekipi i Kosovës në krye me Hashim Thaçin në negociatat e deritanishme në Bruksel ka ardhur në përbërje të plotë.

Ai vuri në pah se është shumë i rëndësishëm dialogu mes zëvendëskryeministrave Sllobodan Petroviq nga Kosova dhe Aleksandar Vuçiq nga Serbia, i cili do të ketë rëndësi simbolike dhe historike.

 

Unitet absolut i zyrtarëve Serb

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se ndërmjet tij dhe zëvendëskryeministrit  të  parë të qeverisë, Aleksandar Vuçiq ekziston unitet absolut” sa i përket çështjes së Kosovës dhe kështu do të jetë edhe më 2 prill.

“Vendimet do t’i marrim ose bashkërisht ose kurrsesi, sepse kjo nuk është çështje individuale”, ka thënë Daçiq duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve opozitarë.

”Nga kjo varet e ardhmja, jo vetëm jona personale, por edhe e ardhmja e shtetit, popullit dhe brezave të ardhshëm”, theksoi ai, duke shtuar se për të premtën është caktuar edhe një takim i kreut shtetëror të Serbisë në prag të vazhdimit të dialogut më 2 prill.

Daçiq tha se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes me Prishtinën, sepse spas tij, në mesin e atyre që vendosin, Serbia nuk ka aleat strategjik me të cilin do të mund të bëhej një marrëveshje që do të ishte në interes të popullit serb, por edhe për arsye se Prishtinën askush nuk e detyron për kompromis.

 

P. Blomajer; Pa plotësimin e kushteve,Serbia nuk do të marrë datën për nisjen e negociatave

Gjermania nuk hamendëson. Shteti me më ndikim në Bashkimin Evropian mban akoma në fuqi shtatë kushtet, pa plotësimin e të cilave Serbia nuk do të mund të realizojë synimin që të marrë datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit në bllok.

Peter Blomajer, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë një interviste për “Kohës ditore” se Serbia do të mbetet pa këtë datë, nëse nuk i heq strukturat e saj të sigurisë nga veriu i Kosovës.

Ky, shtoi ai, ishte një nga shtatë kushtet e vëna në letër nga Bundestagu gjerman shtatorin e vjetëm.

Sipas gazetës, kjo që ka thënë ambasadori gjerman, është krejt ndryshe nga ajo që ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi për këtë mekanizëm. Kryeministri thoshte se Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do t’i lejohen kompetenca ekzekutive a legjislative, të cilat do ta bënin pushtetin e tretë në vend, një zgjidhje kjo antikushtetuese.

 

Fuere; Stabiliteti politik i Maqedonisë do të jetë edhe në interesin e Greqisë 

Mënyra e vetme për të mbajtur drejtimin e aspiratave për në BE dhe që të pengohet që vendi të zhytet më thellë në jostabilitetin politik është që të fillohet sa më shpejt me bisedimet për anëtarësim në BE, konsideron ish ambasadori evropian në Maqedoni, Ervan Fuere, në komentin e tij për Qendrën për studime politike.

“Procesi i bisedimeve do të sigurojë kontroll më të mirë ndaj sjelljes së Qeverisë, aplikim i kritereve për aderim dhe mënyrën më efikase që t’i sinjalizohet ndaj qeverisë se agjenda nacionaliste e Qeverisë është në kundërshtim me aspiratat për në BE”, shkruan Fuere.

Ai thekson se Greqia duhet të bindet se stabiliteti politik i Maqedonisë do të jetë edhe në interes të saj.

 

Raketat në gjendje gatishmërie

Koreja e Veriut bëri të ditur se ka vënë seri raketash në gjendje gatishmërie për sulme në SHBA, në bazat ushtarake në Paqësor dhe në Korenë e Jugut.Mediet shtetërore raportuan se lideri Kim Jong ka thënë se "ka ardhur koha për të larë hesapet me imperialistët amerikanë".

Aeroplanët bombardues të Shteteve të Bashkuara kanë kryer stërvitje në Korenë e Jugut.Ushtria amerikane ka bërë të ditur se dy bombarduesit B-2 kanë fluturuar nga shteti i Misurit në rajonin jugkorean.Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hagell, u ka thënë medieve se vendimi për të dërguar dy bombarduesit B-2 në Korenë e Jugut kishte të bënte me ushtrime normale.

Hagel tha gjithashtu se gadishulli Korean, dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për çdo eventualitet nga Pheniani. Koreja e Veriut të mërkurën ka paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”.

 

Dhjetë njerëz të vrarë në Peshavar

Dhjetë njerëz janë vrarë në Pakistan sot kur një sulmues vetëvrasës sulmoi një konvoj paraushtarak policor, thanë zyrtarët e sigurisë.Sulmi ndodhi në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, rreth 200 metra larg nga konsullata amerikane.Abdul Mexhid Marvat, një komandant i xhandarmërisë   kufitare, thuhet se ishte objektivi i sulmit.

Dy anëtarë të forcës dhe tetë civilë u vranë, kurse 15 njerëz të tjerë janë plagosur, thanë zyrtarët e sigurisë.

Talibanët e Pakistanit kanë kryer sulme të ngjashme kundër forcave të sigurisë si pjesë e fushatës së tyre për të rrëzuar qeverinë.

 

Kongresi amerikan do të votoj ligjin  për pakësimin e dhunës nga armët

Presidenti amerikan Barak Obama tha sot se ky është shansi më i mirë për vendin në më shumë se 10 vjet për të ndërmarrë “hapa të vetëdijshëm së bashku” për të kaluar ligjin që do të shpëtojë jetë që ndërpriten nga dhuna e armëve. Obama i bëri këto komente sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pas tij ishin prindër të fëmijëve që janë vrarë nga armët e zjarrit.

Komentet e  presidentit  Obama vijnë në jehonën e ngjarjes së ndodhur në një shkollë fillore në Njutaun të shtetit Konektikat.

Një 20-vjeçar i armatosur vrau nënën e tij në banesën e tyre në 14 dhjetor, e më pas shkoi në shkollën fillore të Sandy Hook, ku vrau 20 fëmijë e 6 të rritur.

 Obama tha sot se 90 për qind e amerikanëve mbështesin të ketë një kontroll më  detaj për të kaluarën e atyre që blejnë armë, për të mbajtur armët larg kriminelëve dhe njerëzve që janë të rrezikshëm për veten e tyre e për të tjerët.

Kongresi amerikan do të votojë për ligjin, me të cilin synojnë pakësimin e dhunës nga armët e zjarrit në javët e ardhshme.

 

Të dielën fillon njehsimi veror i kohës

Me lëvizjen e akrepave për një orë përpara, të dielën më 31 mars, fillon njehësimi veror i kohës.

Këtë vit njehësimi  i kohës fillon të dielën e fundit të marist dhe koha 02.00 në mëngjes lëviz për një orë përpara dhe njehësohet si 03.00. Njehësimi veror i okhës përfundon në javën e fundit të muajit tetor.

 

Nesër mot i ngjashëm

Sot në mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende e fortë jugore dhe jug-perendimore.

Temperaturat: tivar  17, Ulqin, B. Pole  e Beranë 15 gradë, Podgoricë, Herceg  Novi, Plevlë  e Budvë  14, Plavë  e Rozhaj  13,  Mojkovac 11, Cetinë  e Shavnik 10,  Nikshiq  9, Kollashin  8 dhe në zhablak 6 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të  ndryshueshme  dhe gjatë ditës me reshje të dobëta të shiut. Reshje më intensive priten në viset jugore dhe qendrore  të  vendit .

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë gjatë natës shumë e fortë, nga drejtimet jugore.

Temperatura e mëngjesit prej 4 deri në 13, kurse më e larta  e ditës  prej 10 deri në 20 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се