Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

27. 03. 2013. 17:26 >> 17:40

LAJMET 27. 03. 2013.

27. 03. 2013.

Markoviq Mali i Zi  edhe përkundër përparimit  të caktuar, akoma është largë nga lufta e paramenduar kundër korrupsionit

Mali i Zi  edhe përkundër përparimit  të caktuar, akoma është largë nga lufta e paramenduar kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, ka deklaruar ministri i drejtësisë Dushko Markoviq.

Nuk mjafton fakti se i kemi miratuar standardet ndërkombëtare, por duhet të tregojmë aftësi që ti zbatojmë ato , ka theksuar Markoviq në mbledhjen e Këshillit për antikorrupsion. Ai ka theksuar se sundimi i të drejtës është i domosdoshëm për përparimin e shoqërisë në përgjithsëi . Markoviq ka theksuar se nuk mjafton  vetëm bashkëpunimi i organeve të obliguar për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar,  por duhet një përfshirje më e gjerë  e të gjithë subjekteve shoqërore.

 

Miliq ndërtimi i gjyqësorit të pavarur detyrim më i rëndësishëm i Malit të Zi

Ndërtimi i gjyqësorit të pavarur dhe investimi në gjeneratën e re të bartësve të funksioneve gjyqësore është detyrim më i rëndësishëm i Malit të Zi në sferën e sundimit të drejtës , kanë vlerësuar në Bruksel kryetari i PSP Srgjan Miliq,  dhe përfaqësuesja e drejtorisë së përgjithshme për drejtësi Renata Nikollaj. Miliq , ka theksuar se qëllimi përfundimtar i reformave në Mal të Zi është funksionimi i sistemit në të cilin çdo qytetarë  do të ndihet i sigurt. Duke folur për reformën e gjyqësorit në kontekstin e integrimeve evropiane , Miliq ka theksuar se Mali i Zi ka iniciuar reforma të rëndësishme , por pa dyshim e pret punë e madhe në ndërtimin e gjyqësorit të pavarur .

 

Medojeviq shumica në pushtet nuk do të pranojë reformën e gjyqësorit

Shumica në pushtet nuk do të pranojë reformën e gjyqësorit e cila për të do të ishte e rrezikshme , ka vlerësuar funksionari  i frontit demokratik Nebojsha Medojeviq,  duke shtuar se pret presion të shtuar  të Brukselit në PDS.

Ai duke komentuar  paralajmërimet se kapitujt 23 dhe 24 mund të hapen në vjeshtë dhe lidhur me këtë ndryshim i domosdoshëm i Kushtetutës, ai ka vlerësuar se reformat në këtë sferë janë të bllokuara derisa në pushtet të jetë PDS.

 

Vuçiniq bojkotimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Nikshiqit nga opozita është vetëm përgjigje ndaj të gjitha veprimeve të paligjshme

Bojkotimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Nikshiqit nga opozita është vetëm përgjigje ndaj të gjitha veprimeve të paligjshme që i kanë përcjellë zgjedhjet në Nikshiq, ka kumtuar Janko Vuçiniq nga Fronti Demokratik. Vuçiniq në konferencën për gazetarët  ka theksuar se  ftesat për mbledhje i kanë marrë me nënshkrimin e Sonja Nikçeviq, e cila për kryetare të Kuvendit Lokal  është zgjedhë  në këtë funksion, pas zgjedhjeve të tetorit, sepse PDS e kishte blerë ose santazhuar ish këshilltarin e Malit të Zi Pozitiv.

 

Të luftohet pasurimi i paligjshëm

Këshilli për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë shqyrtojë  sot propozimin që ministria për punë të brendshme të udhëheqë  kartonat e pasurisë të nënpunësve për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit me qellim që të pengohet pasurimi i tyre jo i ligjshëm. Plotësimin e ligjit për punë të brendshme, me të cilin është paraparë kjo iniciativë e kanë filluar deputetet e Partisë social demokratike.

 

Numanoviq - Qeveria  ka treguar përkushtimin në përmirësimin e pozitës së gruas

Me themelimin e zyrës për barazinë gjinore para 10 vjetësh , Qeveria e Malit të Zi ka treguar edhe përkushtimin në përmirësimin e pozitës së gruas dhe në luftën për barazinë gjinore , ka vlerësuar ministri për liritë e pakicave dhe të njeriut Suad Numanoviq.

Nga kjo ministri është kumtuar se zyra  për barazinë gjinore e kësaj ministrie solemnisht ka shënuar 10 vjetorin e ekzistencës dhe ka prezantuar rezultate e veprimtarisë së vetë. Numanoviq ka theksuar se në decenien e fundit janë thurur dispozita ligjore dhe strategjike të cilat garantojnë  të drejta dhe shansa të barabarta  për meshkuj dhe gra.

 

Kryetari i Nikshiqit do të zgjedhet brenda 10 ditëve të ardhshme

Kryetari i Nikshiqit do të zgjedhet brenda 10 ditëve të ardhshme, me siguri pas zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ka deklaruar kryetari i Këshillit komunal të PDS  të  Nikshiqit Radivoje Nikçeviq, pas mbledhjes konstituive të Kuvendit. Ai nuk dëshirojë të deklarohet se kush është paraparë për këtë funksion por vetëm ka shtuarë  se janë disa emra  nga lista e koalicionit. Këta janë individ të njohur dhe duke pasur para sysh kapacitetin e gjërë të kuadrove tonë do ti zgjedhin ata në funksionin e kryebashkiakut , nënkryetarit dhe të kryetarve të shërbimeve komuanale.  Gjatë  këtyre ditëve do të formojmë ekpin i cili do të mund tu përgjigjet detyrave serioze dhe me përgjegjësi të cilat e presin pushtetin loak, ka deklaruar Nikçeviq për gazetarët.

 

Predrag Boshkoviq  në vend të parë  mirëqenja e  rrethit 

Afarizmi me përgjegjësi shoqërore i kompanive, zhvillimi afatgjatë  i të cilave  detyrimisht kërkon vendosjen e mekanizmave ligjor, institucional dhe administrativ, do të kontribuojë në  përmirësimin e ambientit afaristë me tërheqjen e investimeve të reja dhe me mbrojtjen e mjedisit, është vlerësuar në konferencën e sotme në Podgoricë. Ministri për punë dhe kujdesen sociale Predrag Boshkoviq  ka theksuar se ka firma dhe punëdhënës në Mal të Zi për të cilët profiti nuk është i vetmi interes por mirëqenja e rrethit të ngushtë dhe të bashkësisë së gjerë, Predrag Boshkoviq  , ka theksuar Boshkoviq në konferencën me rastin e prezantimit të projektit të UE për këtë vit. Lideri i projektit është asociacioni i punëdhënësve nga Turqia, kurse partnerë janë Organizatat punëdhënëse  nga vendet e rajonit.

 

Çështja e të pagjeturve është ende larg për t’u zgjidhur

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, është diskutuar në takimet e fundit ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq, mirëpo, rezultate nuk ka. Njohësit e zhvillimeve politike thonë se çështja e të pagjeturve është ende larg për t’u zgjidhur dhe rrjedhimisht mund të cilësohet si “vrima e zezë”, e traktatit të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Rreth 1900 persona akoma cilësohet të zhdukur fati i të cilëve nuk dihet. Grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit për vite me radhë nuk arritën të sigurojnë informacione të sakta për fatin e këtyre të zhdukurve. Kryeministri Hashim Thaçi, këtë çështje po tenton ta përfshijë në marrëveshjen eventuale të përmirësimit të raporteve me Serbinë, nga dialogu politik që po zhvillohet ndërmjet dy vendeve. Zëvendës-kryeministri Hajredin Kuçi, thotë se Serbia çështjen e të zhdukurve  nuk e ka trajtuar si çështje humanitare për dallim nga Prishtina.

 

Hoxhaj: Normalizimi nënkupton anëtarësim në OKB

Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë në Paris se procesi i normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të ketë vetëm atëherë kur Serbia do të nënshkruajë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, ose Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vetëm atëherë mund të flasim për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Hoxhaj. Ai po ashtu ka thënë se dialogu ndërmjet dy shteteve sovrane është fillimi i ndërrimit të paradigmës në Ballkan. Sipas tij, nga një agjendë hegjemoniste dhe represive, Serbia ka filluar një agjendë të pranimit të realitetit gjeopolitik të Kosovës së pavarur.Gjatë një ligjërate në Akademinë Diplomatike të Francës, para diplomatëve, përfaqësuesve shtetërore, të shoqërisë civile dhe medieve, ministri Hoxhaj ka prezantuar të arriturat në Republikën e Kosovës dhe sfidat që e presin.

 

Për Serbinë, s’ka bashkësi komunash pa 5 kompetenca

Serbia në raundin e tetë vendimtar të negociatave me Prishtinën do të insistojë në pesë kompetenca më të rëndësishme ekzekutive për bashkësinë e komunave serbe: gjyqësorin, policinë, planifikimin hapësinor, shëndetësinë dhe arsimin, kanë konfirmuar për gazetën “Veçernje Novosti” nga kreu i shtetit të Serbisë. Sipas gazetës, kryeministri dhe ministrat serbë nesër  në Parlamentin e Serbisë duhet të paraqesin edhe një herë planin në fjalë  edhe  deputetëve, sepse siç thuhet, në këtë mënyrë do të përforcohet pozicioni negociator i Beogradit para 2 prillit, kur sërish në Bruksel do të takohen Daçiq dhe Thaçi.Kreu shtetëror serb në takimin te presidentin  Tomisllav Nikoliq thuhet se ka qenë unik se nga kjo strategji më nuk do të ketë sprapsje, por Serbia është e gatshme të bisedojë për kompetencat konkrete për bashkësinë e komunave serbe.Sipas gazetës është e sigurt se Beogradi nuk do ta pranojë letrën e BE-së e cila ishte mbi tavolinë gjatë etapës së shtatë të dialogut. Pala serbe ka hedhur poshtë propozimin e Ashton  që serbët të kenë vetëm kompetenca nga fusha e vetëqeverisjes lokale sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

 

Daçiq viziton Rusinë 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se më 10 dhe 11 prill do të qëndrojë në Rusi.“Qeveria e Serbisë i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë, ka thënë Daçiq për gazetarët  në Beograd.

Ai po ashtu ka thënë se Rusia është partneri më i rëndësishëm i politikës së jashtme të Serbisë. Rusia është njëra nga mbështetëset më të fuqishme të Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Disa media serbe kanë spekuluar se në agjendë të bisedimeve të Daçiqit  me zyrtarët rusë do të jetë edhe Kosova.

 

Vriten dhjetëra talibanë në Afganistan 

Autoritetet afgane thonë se 23 militantë talibanë janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur gjatë një operacioni ushtarak në provincën Logar. Shefi rajonal i policisë, Khan Abdul Rahimzai, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se operacioni është kryer nga forcat afgane dhe ato të NATO-s. Në një emal për mediat, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka konfirmuar vdekjen e 12 militantëve. Ai po ashtu ka folur edhe për 28 civilë të vrarë.

 

Liga Arabe mbështet armatosjen e rebelëve sirianë 

Liga Arabe ka mbështetur idenë për të ndihmuar ushtarakisht rebelët sirianë. Në draft-deklaratën e saj thuhet se organizata afirmon “të drejtën e çdo shteti për të siguruar të gjitha format e vetëmbrojtjes, përfshirë edhe ato ushtarake, në mbështetje të rezistencës së popullit sirian dh të Ushtrisë së Lirë Siriane”.Shtetet arabe nuk janë subjekt i embargove të armëve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë vënë Sirisë. Draft-deklarata po ashtu u bën thirrje organizatave rajonale dhe ndërkombëtare që të njohin Koalicionin Kombëtar të opozitës si përfaqësues të vetëm legjitim të popullit të Sirisë. Liga Arabe ka hapur të martën samitin e saj dyditor në Doha të Katarit.

 

Vazhdon samiti i vendeve BRICS 

Në Durban të Afrikës së Jugut është duke u zhvilluar dita e dytë dhe e fundit e samitit të vendeve BRICS, që përfshijnë: Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, presidenti i Kinës, Xi Jinping, kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, dhe ai i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, kanë diskutuar sot çështjet globale ekonomike, të cilat prekin vendet e tyre.
Ata pritet të arrijnë marrëveshje për krijimin e një banke të re të zhvillimit.
Banka synon t’i kundërvihet Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar – institucionet  për të cilat ekonomitë në zhvillim thonë se janë të dominuara nga vendet e Perëndimit.

 

Rusia kritikon Ligën Arabe për vendime "të paligjshme" 

Rusia ka kritikuar vendimin e Ligës Arabe për t’i dhënë vendin zyrtar në Siri koalicionit të opozitës së këtij vendi.“Në aspektin e ligjit ndërkombëtar, vendimi i Ligës është i paligjshëm, sepse Qeveria e Republikës Arabe të Sirisë ka qenë dhe është përfaqësuese legjitime në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse. Kreu i opozitës siriane, Ahmed Moaz al-Khatib, ka marrë vendin e Sirisë në samitin vjetor të Ligës Arabe, në Doha të Katarit. Ky hap ka shkaktuar zemërim edhe te Damasku. Liga Arabe ka mbështetur po ashtu idenë për të ndihmuar ushtarakisht rebelët sirianë. Në draft-deklaratën e saj thuhet se organizata afirmon “të drejtën e çdo shteti për të siguruar të gjitha format e vetëmbrojtjes, përfshirë edhe ato ushtarake, në mbështetje të rezistencës së popullit sirian dh të Ushtrisë së Lirë Siriane”.

 

Annan: Vonë për ndërhyrje ushtarake në Siri 

Ish-i  dëguari i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Annan, ka thënë se është tepër vonë për intervenim ushtarak në Siri dhe se armatosja e kundërshtarëve të presidentit Bashar al-Assad nuk do t’i japë fund konfliktit dyvjeçar.
Annan, i cili ka dhënë dorëheqje gushtin e kaluar, për shkak se nuk ka pasur mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u ka bërë thirrje fuqive botërore qe të respektojnë marrëveshjen për zgjedhje politike të krizës, e cila është arritur vitin e kaluar në Gjenevë.“Nuk shoh mundësi për intervenim ushtarak në Siri. Për këtë është shumë vonë. Nuk jam i sigurt se ai nuk do të sjellë dëme shtesë”, ka thënë Annan, raporton Reuters.
Franca dhe Britania e Madhe i kanë kërkuar BE-së që të lehtësojë embargon e armëve për Sirinë, në mënyrë që të furnizojnë me armë shtesë rebelët sirianë. Ndërkaq, plani i Gjenevës parasheh tranzicion politik në Siri, por nuk precizon rolin e presidentit aktual, Bashar al-Assad.

 

Koreja V. vazhdon me kërcënimet 

Koreja e Veriut ka paralajmëruar presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye, që të ketë kujdes se çfarë flet, pasi ajo i ka bërë thirrje Phenjanit që të heqë dorë nga synimet e tij bërthamore. Në deklaratën që ka transmetuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, Parkut i bëhet thirrje që të sillet me maturi, nëse do që të shmangë një “fatkeqësi të tmerrshme”.
Komentet vijnë në kohën kur tensionet në Gadishullin Korean janë tashmë në rritje. Phenjani ka thënë të martën se ka kthyer raketat kah caqet  drejt Shteteve të  Bashkuara. Në përgjigje, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se është i gatshëm për “çdo të papritur”.Tensionet janë rritur prej se SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake pak javë më parë, të cilat do të zgjasin deri në fund të prillit.

 

Nesër mot me diell dhe vranësira kalimtare

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët dhe vene vende me reshje të dobëta. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Teperaturat: H. Novi e Tivat 15, Podgoricë e Ulqin 14, Tivar e Budvë 13, Plavë 10, Beranë e Mojkovac 9, Cetinë , Shavnik e Rozhaj 8, Kollashin e B. Pole 7, Nikshiq 6 , Plevle 4 dhe në Zhablak 3 g.  Për  nesër gjatë ditës parashihet të mbajë mot relativisht i vranët dhe intervale me diell, kurse në orët e vona të pasdites dhe gjatë natës me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej -3 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 18 g c.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се