Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

26. 03. 2013. 17:46 >> 18:31

LAJMET 26. 03. 2013.

LAJMET

Në afërsi të hotelit Korali, në Sutomore, humbin jetën dy punëtorë

Në fatkeqësinë  e cila ka ndodhur sot në afërsi të hotelit Korali, në Sutomore,  e kanë humbur jetën dy punëtorë, kurse tre të tjerë janë lënduar, iu kumtua agjencisë MINA  nga drejtoria e policisë. Nga policia kanë theksuar se punëtorët e lënduar  momentalisht janë jashtë rrezikut për jetë. Fatkeqësia ka ndodhur me  rastin e shembjes së dheut me ç rast i ka mbuluar punëtorët.

Në ndërkohë në fshatin Novo Sello, jo larg  Danillovgradit , në shtëpinë familjare  Bllagojeviq ka shpërthyer një zjarr nga  shkaqet tani për tani të pa njohura. Supozohet se nga ky zjarr ka pësuar 82 vjeçarja,  Danica  Bllagojeviq.

Megjithatë emri i viktimës ende nuk është kumtuar zyrtarisht.  Në vazhdim është vërtetimi i identetitetit të viktimës , hetimet  e policisë dhe të ekipit të Qëndrës  forenzitike .

 

Gjukanoviq në  Bruksel

Mali i Zi brenda një kohë të shkurtër ka përparuar dukshëm në rrugën drejtë NATO-s dhe qeveria do të vazhdojë të veprojë në sundimin e të drejtës dhe në rritjen e mbështes të opinionit publikë , është vlerësuar në takimin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Andres Fogh  Rasmusen,  me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Mali i Zi , siç ka theksuar Rasmusen,  sa më parë që ti realizojë reformat , aq më shpejt do të bëhet anëtarë i NATO-s. Ai ka shtuar se dyert janë të hapura për demokracitë evropiane të cilat i plotësojnë kriteriumet e domosdoshme për antarësin në Aleancë. Ai po ashtu ka theksuar se Mali i Zi është partner i rëndësishëm i NATO-s .

 Ai po ashtu ka përkujtuar se Mali i Zi është pjesë e misionit ISAF në Afganistan. Kryeministri, Gjukanoviq, ka theksuar se Mali i Zi paraqet shembull pozitiv në rajon dhe është shtet i cili brenda afatit të shkurtër ka kaluar një rrugë të gjatë dhe shumë të rëndësishme  drejt integrimeve në NATO dhe UE. Sipas fjalëve të tij anëtarësimi në NATO është prioriteti më i rëndësishëm strategjik , duke shtuar se në periudhën e kaluar është punuar në forcimin e strukturave të cilat duhet të sigurojnë koordinimin e këtyre aktiviteteve . Se kut

r  Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s do të  varet nga suksesi i vazhdimit të reformave por edhe nga partnerët dhe besojnë se kjo aleancë do ti mbetet besnik politikës së vetë të dyerve të hapura dhe vlerësimit të përparimeve individuale , ka theksuar Gjukanoviq.

 

Këshilli nesër debaton  për  rezultatin  e  Qeverisë në luftën kundër korrupsionit

Këshilli  i Kuvendit për antikorrupsion  do të debatojë nesër për rezultatet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar në kuadër të punës të Komisionit nacional  dhe bashkëpunimit të tyre të mundshëm. Fjalën hyrëse në këtë temë do ta ketë nënkryetari i Qeverisë e nënkryetar i  Komisionit nacional, Dushko Markoviq. 

Është paraparë edhe marrëveshja për mënyrën e përfshirjes së Këshillit në hartimin e planit aksionar për zbatimin e strategjisë të luftës kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar për këtë dhe vitin e ardhshëm.

Anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë planin e punës për këtë vit , hartimin e rregullores për parashtresat dhe ankimet dhe duhet të zgjedhim zëvendës kryetarin e këtij trupi.

 

Më 9 prill  seancë  dëgjimore

Anëtarët e Këshillit për legjislatur , sistemin politikë dhe administratë me 9 prill do të bëjnë dëgjimin kontrollues të ministrit për punë të brendshme , të kryeprokurores të shtetit dhe të kryetares së Gjyqit suprem në temën lidhur me qëndrimet e policisë dhe të organeve gjyqësore në rastin Shkeroviq , dhe me vendimmarrjen e Gjyqit të apelit për , Dushko Shariq, dhe Jovica Llonçar.

 Për mbajtjen e seancës kontrolluese dëgjimore kanë votuar 6 deputet të opozitës dhe kryetari i Këshillit, Rifat Rastoder.  Kundër ishin anëtarët nga PDS kurse i përmbajtur ishte përfaqësuesi i Partisë social demokratike. Anëtarët e Këshillit do të dëgjojnë ministrin , Rashko  Konjeviq, kryeprokuroren,  Ranka Çarapiq ,dhe kryetaren e Gjyqit  suprem, Vesna Medenica.

 

Qëllimi është dekurajimi  i votuesve

Qëllimi i sondazhit më të ri të Qendrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut është që të dekurajojë votuesit , të shkaktojë abstenim dhe kështu të zvogëlohet dalja në zgjedhje , është vlerësuar në Shtabin zgjedhor të kandidatit presidencial, Miodrag Lekiq.

 Sipas hulumtimeve të Qendrës që sikur zgjedhjet të ishin mbajtur javën e kaluar për kandidatin Filip Vujanoviq do të kishin votuar 54.7 për qind kurse për Miodrag Lekiq 45.3 për qind të qytetarëve. Nga Shtabi zgjedhor i Lekiqit është kumtuar se sipas hulumtimeve  për nevojat e tyre  i ka realizuar , siç theksohet,  agjencia me renome dhe e besueshme vendore, Lekiq, do të shënojë fitore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

 

Këshilli nesër debaton për  funksionarët që do të ftojë në seancë dëgjimore

Këshilli për sistemin politikë legjislaturë dhe administratë do të deklarohet nesër se cilët funksionarë do ti ftojë në seancën kontrolluese dëgjimore  në temën kushtuar shfrytëzimit të resurseve shtetërore për qëllime parazgjedhore Këshilli ka shqyrtuar sot konkluzionet e kolegjiumit të kryetarit të parlamentit me të cilat këtij dhe Këshillit për antikorrupsion i është urdhëruar të mbajnë dëgjime kontrolluese në këtë temë.

 Koça Pavlloviq, nga Fronti demokratik ka theksuar se Këshilli nuk duhet të debatojë  për  shfrytëzimin e resurseve por për aferën “Inçizimi”.

 Miodrag Vuletiq, nga PDS ka theksuar se Këshillit  do ti nevojiten 3 muaj që ti dëgjojë të gjithë funksionarët që i ka propozuar Pavlloviq.

Edhe Azra Jasaviq, nga pozitivja ka theksuar se tema duhet të ndryshohet. Obrad Gojkoviq, nga PSP ka theksuar se afera Incizimi është maja e piramidës duke shtuar se partia e tij përkrah propozimin që të iniciohet hetimi parlamentar lidhur me të. Kryetari i Këshillit,  Rifat Rastoder, pas debatit ka propozuar që ky trup  për  precizimin eventual të temës duhet të deklarohet në mbledhjen e nesërme.

 

OJQ mund të ndihmojnë Malin e Zi në sfidat  kyçe në rrugën e Integrimeve

Programi për mbështetjen e sektorit civil në sferën e legjislaturës penale do ta ndihmojë Malin e Zi në ballafaqim  me sfidat kyçe në rrugën drejtë anëtarësimit në UE dhe NATO , është vlerësuar nga ambasada  amerikane në Mal të Zi.

Me programi e  prezantuar sot në Podgoricë do të mbështeten organizatat e shoqërisë civile në Mal të Zi përmes granteve  të vogla dhe të mesme me vlerë prej rreth 300 mijë dollarë amerikanë  . Ambasadorja e SHBA, Sju Kej Braun, në prezantimin e programit ka theksuar se njëri prej misioneve të Abasadës është forcimi i sundimit të drejtës në Mal të Zi.  Në Amerikë, ka theksuar ajo shoqëria civile luan rolë kyç në forcimin e sundimit të drejtës dhe të punës kualitative.   Drejtori i programit juridik në Institutin IST  Vest Menanxhment ,Nikollas Mensfilld, ka theksuar se OJQ mund të konkurrojnë për programin i cili do të shpallet kah mesi i prillit. Ai po ashtu ka theksuar se programi do të zgjas 18 muaj

 

Sot në gjimnazin “25 maji “, pa incidente

Pas incidentit  të djeshëm mes nxënësve në Gjimnazin 25 Maji në Tuz, respektivisht rrahjes masive mes dy grupeve nxënësish nga klasa e parë  deri në klasën e katërt, procesi mësimor sot është zhvilluar normalisht , por ishte evidente prania e pjesëtarëve të policisë në afërsi të shkollës për të evituar ndonjë incident të mundshëm eventual pas ngjarjeve të djeshme.

Të rikujtojmë se në incidentin e djeshëm janë lënduar tre nxënës , njëri prej të cilëve i mitur , por ata pas ndihmës së parë mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Siç është kumtuar nga drejtoria e policisë , ata kanë identifikuar të gjithë  pjesëmarrësit në këtë ngjarje e më pas të gjitha faktet e grumbulluara nga zyrtarët policore do ti prezantohen prokurorit kompetent i cili do të deklarohet  lidhur me kualifikimin e  veprës penale ose  për vepër eventuale për kundërvajtje. Siç jemi njoftuar ditëve në vazhdim do të mbahen mbledhje dhe takime me këshillin e prindërve dhe organet e shkollës për të analizuar situatën aktuale dhe propozimin e masave eventuale për të ndaluar incidentet eventuale të ngjashme.

 

Abazoviq,  apelon  për  dialog dhe tolerancë

Qarqeve të caktuara politike u konvenon ekzistenca e ndarjeve , ka vlerësuar deputeti i Malit të Zi pozitiv,  Driatan Abazoviq, duke bërë ftesë për tolerancë dhe zgjidhje paqësore të problemit në Dinoshë.

 Abazoviq konsideron se ngjarjet në Dinoshë  nuk janë në të mirë të asnjërës palë dhe nuk janë në pajtim me traditën e banorëve të Malësisë që konfliktet të zgjidhen me dialog  duke shtuar se do të ishte mirë që të thërrasin paq dhe tolerancë. Abazoviq , e ka ftuar Këshillin nacional të shqiptarëve që sa më parë të reagojë dhe ti ftojë të gjithë liderët fetarë të gjitha palët dhe ata që janë të interesuar dhe mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit që të angazhohen aktivisht.

Abazoviq , siç ka theksuar është i zhgënjyer me ngjarjet e djeshme në Tuz me rastin e konfliktimit të dy grupeve të nxënësve në gjimnazin e atjeshëm. Mendoj se nuk është mirë që tendencat e tilla të zgjerohen edhe më tej, në veçanti jo në mesin e fëmijëve dhe të rinjve , ka theksuar Abazoviq.

 

Kumtesë për opinion e IQ

E ndiejmë vehtën të obliguar që pas disa ngjarjeve jo të hieshme që po na brëngosin këto ditë, të ju dergojmë një apel për ruajtjen etraditave tona të bukura, të trashiguara dhe  të kultivuara, përruajtjen e “tjetrit  nga vetëvetja”.  Në kohën kur Shqipëtarët janë më së shumti unik, gjatë periudhës kur koha po punon për ne, në kohën kur shënohet progres në trevat gjithëshqiptare, në kohën kur kaluan rreziqet që na kërcënonin nga çdo anë, në kohën kur për Shqipëtar nuk ka më kufijë në mes tyre,ne si pasardhës tipik të Shqipëtarve më të vjetër edhe nga lashtësija  por  edhe nga tradita,  po grindemi ndërmjet vehtes për gjëra të kota, se po na nxisin të urrejmë njëri tjetrin dhe ta shiqojmë njëri tjetrin me sy të keq.

Kësaj here kanë projektuar që ne Malësoret ta njollosim Malësinë, ta turpërojmë Kombin  në kohën kur duhet të jemi më së shumti pranë njëri tjetrit. Këtë projekt  nuk guxojnë ta realizojnë, këtë fenomen nuk kemi as mandat e as amanet ta lejojmë , këtë dukuri duhet ta luftojmë menjëherë,çdo sekondë, në çdo kohë çdo njëri nga ne. Andaj ju lutemi që Pashket të cilat po vijnë ti festojmë bashkë siç i kemi pasë traditë gjithmonë ti festojmë të gjitha festat njëri me tjetrin , duke i shtrënguar doren njëri tjetrit dhe duke i kërkuar falje për ndonjë gabim eventual që i kemi bërë tokës dhe  të parëve tonë.

Për inicijativën Qytetetare 

Smail Maliq Çunmulaj

Vasel Sinishtaj

 

Shtyhet mbledhja e Kuvendit

Kuvendi Komunal i Ulqinit ka shty mbledhjen e parë të seancës së parë të rregullt që duhej të mahej sot.  Kryetari i parlamentit vendor të Ulqinit,  Milazim Mustafa,  na bëri medie se mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër me kërkesë  të klubit të këshilltarëve të PDS të cilin e kanë mbështetur edhe klubet e tjera të Këshilltarëve që participojnë në Kuvend.

PDS na tha Mustafa ka bërë kërkesë lidhur me atë që janë të angazhuar në fushatën zgjedhore presidenciale në të cilën garon nënkryetari i kësaj partie , e presidenti aktual ,Filip Vujanoviq. Parlamenti vendori i Ulqinit do të mbahet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të caktuara për me 7 prill.

 

Nikoliq sqaron  planin e Parlamentit  popullor  të Serbisë

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se nuk është e mundur për të zgjedhur ndërmjet Evropës dhe Kosovës.

“Nëse do të pranonim që të heqim dorë nga BE-ja, askush nuk na garanton se nuk do të negociojmë edhe më tutje me shqiptarët apo se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë, por këto dy çështje janë të lidhura”, thotë Nikoliq, mbrëmë për TV B92.

Nikoliq ka shtuar se kur Prishtina paraqet propozimin e vet “askush nuk pyet ç’do të thotë kjo”, “kur ne themi se bashkësia serbe duhet të qeverisë me gjyqësorin në kuadër të bashkësisë së vet, me policinë në kuadër të bashkësisë, atëherë Daçiq ndodhet para pyetjes: ç’do të thotë kjo. Ne deri të enjtën do të jemi gati që çdo çështje, çdo fushë në të cilën dëshirojmë që bashkësia serbe të vendosë, të gjitha këto do t’i konkretizojmë”, ka thënë Nikoliq lidhur me atë se për çfarë janë marrë vesh në takimin e kreut shtetëror serb.

I pyetur lidhur me “linjat e kuqe”, Nikoliq ka sqaruar: “Kurrë të mos njihet pavarësia e Kosovës, ndërsa në periudhën e gjatë kohore që të mos lejojmë në territorin e bashkësisë serbe që të paraqitet ndonjë forcë e armatosur. Ky është plani që e ka themeluar Parlamenti Popullor i Serbisë. Pastaj që me të vërrtetë kompetencat që i takojnë sipas ligjeve të vetëqeverisjes lokale t’i takojnë bashkësisë serbe që të mos mundet administrata e Prishtinës të ndërpresë zbatimin  e atyre akteve”, ka thënë Nikoliq.

 

Shefi i EULEX-it, takon zyrtarët më të lartë të Serbisë

Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borhard, e përfundoi udhëtimin e tij të parë zyrtar në Beograd me takimin me   presidentin  e Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Po ashtu, gjatë kësaj vizite të tij, ai u takua edhe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Aleksandar Vuçiq.

“Bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit është shumë i rëndësishëm për luftimin e krimit. Ashtu siç krimi mund të ketë dimension rajonal, edhe lufta kundër tij duhet të ketë dimension rajonal. Në këtë drejtim bisedimet ishin të dobishme”, tha Borhard.

Sipas komunikatës së EULEX-it, në mesin e çështjeve të diskutuara ishin rritja e bashkëpunimit, gjendja në pjesën veriore të Kosovës dhe përkrahja e EULEX-it në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Dialogut Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuar  nga BE. Po ashtu, Borhard u takua edhe me Drejtorin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, me ambasadorët e BE, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat

 

Jahjaga inkurajon kreun e Qeverisë në procesin e dialogut

Presidentja e ë Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga koordinatori në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Blerim Shala,të cilët e njoftuan për raundin e shtatë të dialogut që po zhvillohet në Bruksel dhe për pritjet për vazhdimin e dialogut më 2 prill.

Kryeministri i Kosovës tha se qëndrimi i palës kosovare është i qartë dhe se në dialog kemi hyrë në mënyrë që ky proces të jetë i suksesshëm dhe që të arrihen marrëveshje që janë në interes të gjithë qytetarëve, në interes të paqes dhe stabilitetit dhe në interes të normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura.

I gjithë dialogu po zhvillohet në atmosferë konstruktive dhe nën udhëheqjen shumë të mirë të baroneshës Eshton, Përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Siguri dhe për Politikë të jashtme.

Presidentja Jahjaga i dha mbështetje kryeministrit Thaçi në gjithë procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë që relakson raportet dhe mundëson komunikimin e lirë të qytetarëve dhe vendosjen e marrëdhënieve bilaterale në një të ardhme të afërt.

 

KE pohon përmbushjen standardeve për pranimin e Kroacisë në BE

Komisioni Evropian ka thënë se Kroacia i ka përmbush kushtet për pranim në Bashkimin Evropian. Këto komente u bënë sot gjatë paraqitjes së raportit përfundimtar për Kroacinë, para se ky vend t’i bashkohet BE-së në muajin korrik të këtij viti.

“Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet për bashkim... Mendoj se është shembull i shkëlqyeshëm për vendet e tjera kandidate”, tha Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, gjatë fjalimit në mbledhjen e Qeverisë së Kroacisë, ku e paraqiti raportin final të monitorimit.

Pas vitit 2007, kur u pranuan Bullgaria dhe Rumania, Kroacia është vendi i parë që pranohet në bllok.

Shtetet e tjera, që shpresojnë të anëtarësohen në BE, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, ende i pret rrugë e gjatë.

 

Lidhja Arabe ka hapur samitin dyditor

Lidhja Arabe ka hapur samitin dyditor të saj, ku ka ftuar opozitën e Sirisë për të marrë karrigen e Sirisë.Qeveria siriane ka humbur karrigen e saj në fund të vitit 2011, kur Lidhja Arabe pezulloi anëtarësimin e Sirisë, për shkak të protestave dhe konfliktit që nga marsi i vitit 2011.Takimi i Lidhjes Arabe vjen me udhëheqjen politike të Këshillit Kombëtar të Sirisë, pas problemeve që kjo opozitë kishte me dorëheqjen e kreut të saj, Moaz al-Khatib, i cili  pritet të flasë në  këtë takim.

 

Shtytje e re në reformën e sistemit të emigracionit

Presidenti Barak Obama po përpiqet t'u japë një shtytje të re përpjekjeve për reformën e sistemit të imigracionit. Obama u bëri thirrje ligjvënësve ta paraqesin ligjin e reformës muajin tjetër dhe tha se ka ardhur koha për ta riparuar një herë e mirë sistemin e imigracionit.

Presidenti i bëri komentet në ceremoninë e zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë për natyralizimin e 28 shtetasve të rinj amerikanë, duke përfshirë 13 pjesëtarëve të shërbimit aktiv ushtarak.Në muajin janar, një grup prej 8 senatorësh demokratë dhe republikanë shpallën planin për një reformë gjithëpërfshirëse të imigracionit. Por, disa hollësi të këtij plani ende nuk janë përpunuar.

 

Pheniani pohon se i ka drejtuar njësitë raketore drejtë bazave ushtarake amerikane

Koreja Veriore thotë se njësitë strategjike rakteore tash i ka drejtuar kah bazat ushtarake amerikane në Guam në Havai dhe në tokën e Shteteve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, raportoi se kjo lëvizje është bërë në shenjë të përgjigjjes ndaj asaj që është përshkruar si kërcënim nga bombarduesit e Shteteve të Bashkuara.

Këto komente u bënë dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore, e kanë nënshkruar një marrëveshje për ushtrime ushtarake të përbashkëta në përgjigjje të ndonjë sulmi nga Koreja Veriore, pavarësisht se çfarë përmasash do të kishte ky sulm.

Koreja Veriore e ka lansuar një satelit në orbitë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por nuk besohet se ka raketë me rreze të gjatë veprimi, që do të mund t’i qëllonte caqet brenda territorit të Shteteve të Bashkuara

 

Spektakël futbollsitik në stadiumin “Podgorica”

Nga ora 21 në stadiumin e qytetit në Podgoricë, në spektaklin futollistik, do të luhet ndeshja kualifikuese ndërmjet kombëtares  malazeze dhe reprezentacionit të Anglisë, e vlefshme për tu kualifikuar në kampionatin botëror të futbollit në Brazil i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.Malazezët, kryesojnë tabelën e kualifikimit dhe rezultati i volitshëm në ndeshjen me Anglezët, do t’i afronte ata në prag të kampionatit  botërorë të futbollit.

Organizatorët  kanë   paralajmëruar  se janë realizuar të gjitha masat e duhura  që ndeshja  të jetë një spektakël  i vërtet pasi që ajo është njëra ndër  ndeshjet më të rëndësishme  për kombëtaren Malazeze  në ndeshjet kualifikuese. 

 

 

Sot në Mal të Zi mbajti mot  kryesisht i vranët dhe vende vende me reshje të dobëta. Frynë erë e dobët deri mesatare kryesisht perendimore.

Temoperaturat: Beranë 14 gradë, Ulqin 13, Podgoricë e H. Novi 12,  Tivar, Budvë e B. Pole 11, Mojkovac e Rozhaj 10,  Plevle 9, Plavë 8, Nikshiq, Cetinë, e Shavnik 6, Kollashin 5 dhe në  Zhablak 2 g.

Për nesër paradite parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje, kurse pasdite  pritet ndërprerje e të reshurave dhe kthjellim  gradual  i motit.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht jug-perendimore. 

Temperatura e mëngjesit do të sjellët prej -1 deri në 10, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се