Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

25. 03. 2013. 15:29   >>  16:11

LAJMET 25. 03. 2013.

LAJMET

Refuzohen propozim konkluzat e qeverisë

Këshilli kuvendor për  ekonomi, financa dhe buxhet nuk aprovoi sot propozim konkluzat e qeverisë për zgjidhjen e problemeve  në Kombinatin e Aluminit, respektivisht për ofertën e pronarit rusë që  aksionet e veta t’ia dorëzojë pushtetit ekzekutiv.  Kundër miratimit të propozimit të Qeverisë ishin 7 anëtarë të Këshillit kurse 6 tjerë ishin pro. Kundër propozimit kanë votuar anëtarët e Këshillit nga partitë opozitare si dhe përfaqësuesi i Partisë Social Demokratike. Në vazhdimin e mbledhjes duhet të debatojë për propozim konkluzat e PSP dhe të Malit të Zi Pozitiv. Anëtarët e Këshillit kuvendor për ekonomi, financa dhe buxhet është dashtë të deklarohen të mërkurë për propozim konkluzat e qeverisë, mirëpo mbledhja është shtyrë për shkak të mungesës së deputetëve të Frontit Demokratik.

      

Për Vujanoviqin  54.7, për Lekiqin 45.3

Për kandidatin presidencial FilipVujanoviq  sikur zgjedhjet do ishin mbajtur në javën e kaluar do të kishin votuar 54.7 % të banorëve, kurse për kundër kandidatin e tij Miodrag Lekiq 45.3 % , ka treguar sondazhi më i ri i qendrës për demokraci  dhe të drejtat e njeriut. Sondazhi është realizuar prej 16 deri me 22 mars në  16 komuna të Malit  të Zi në mostrën prej  1 mijë e 22 të anketuarve. Nga numri i përgjithshëm të anketuarve, 40.3 % kanë theksuar se gjithsesi do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, 30.5 % , ka deklaruar se ndoshta do të votojnë  6.2 % me siguri jo kurse 12 % të banorëve të anketuar nuk do të dalin në zgjedhje. Partia më e popullarizuar gjithnjë është PDS të cilën e përkrahin 49 % të banorëve, në vendin e dytë është PSP me mbështetje prej 14.1 %. Kurse në vendin e tret NOVA me 12.7 %, Mali i Zi Pozitiv e mbështesin 8.5 % e të anketuarve. Partinë Social Demokratike 4.4 %, Lëvizjen për Ndryshime 4.2, Partinë Boshnjake 3.7, kurse partitë tjera, sipas këtij sondazhi, gëzojë përkrahjen më pakë se 1 % të qytetarëve të anketuar.

 

Pret mbështetjen e zgjedhësve të PSD dhe të Opozitës

PDS pret se kandidatin e saj presidencial Filip Vujanoviq do ta përkrah pjesa më e madhe të votuesve të Partisë Social Demokrate por edhe i Partive opozitare, ka deklaruar drejtori politik i PDS  Tarzan Millosheviq.

Në pyetjen se nëse vërehet mungesa e PSD në fushatën parazgjedhore, Millosheviq  ka theksuar se vlerësimi i kryesisë së kësaj partie që të mos e përkrah Vujanoviqin është qëndrim i tyre personal duke shtuar se një numër i madh i zgjedhësve të PSD me 7 prill do ta përkrah shefin aktual të shtetit. Megjithatë përkrahjen më të madhe do ta kemi nga votuesit tonë dhe presim që të shfrytëzohet rezultati i mirë dhe energjia nga zgjedhjet parlamentare, ka theksuar Millosheviq për agjencinë MINA.

 

Para zgjedhjeve, në Malësi iniciohen përçarje

Në Malësi para zgjedhjeve dikush përpiqet që të ndez dhe të forcojë përçarjet dhe njëkohësisht kërkesat legjitime për vetë administrimin lokal të Tuzit vazhdojnë të vendosen në planë të dytë, ka theksuar kandidati presidencial Miodrag Lekiq.

Nga shtabi zgjedhor i Lekiqit është kumtuar se Lekiq ka qëndruar në Tuz ku ka biseduar me aktivistët politikë të partive të ndryshme shqiptare dhe me qytetarë. Lekiq ka theksuar se kjo politikë është qartë për Malësinë dhe se  është kundër interesave të tyre, duke shtuar se do të luftojë kundër manipulimeve të tilla dhe të ngjashme.  Ai i ka përkujtuar bashkëbiseduesit edhe në orientimet e veta se gjithherë u është kundërshtua maksimalizmave politikë.

 

 

Prej në mesnate  lirohet nafta

Euro dizeli prej sonte në mesnatë gjatë 15 ditëve të ardhshme do të jetë  2 centë më i lirë dhe do të kushtojë 1.28 euro për litër ka kumtuar ministri për ekonomi. Ky do të jetë ndryshimi i parë i çmimit të naftë në vitin 2013 mbase korrigjimi i fundit i çmimit të naftës është bërë me 20 nëntor të vitit të kaluar. Euro dizel për qëllime komerciale do të lirohet 3 cent dhe do të kushtojë 1.6  euro. Çmimet e tjera të derivateve të naftës do të mbesin të njëjta kështu që benzina euro-super 98 dhe 95 edhe në të ardhmen do të kushtojnë 1.43, respektivisht 1.40 euro për litër.

       

Zgjedhje të qeta në Maqedoni

Sipas zyrtarëve në Maqedoni, në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale kanë marrë pjesë 57 për qind e popullatës apo 1.7 milion e votueseve. Pavarësisht tensioneve ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, Ministria e Brendshme në Shkup ka vlerësuar se procesi i votimi ka kaluar në mënyrë paqësore. Por, vëzhguesit nga organizatat jo-qeveritare, u kanë thënë gazetarëve se ata kanë qenë dëshmitarë të një numri të madh të parregullsive në votime.

Partitë VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë shpallur mbrëmë para mesnate, fitoren e kandidatëve të tyre për kryetarë komunash në më shumë qytete. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar që në rrethin e parë në 8 komuna, transmeton "Zhurnal", ndër të cilat pas 70 vitesh, shqiptari do ta kryesojë edhe komunën e  Kërçovës .  Në Strugë do të ketë balotazh midis kandidatit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kandidatit maqedonas të mbështetur nga të gjitha partitë maqedonase. Ndërkaq, në raundin e dytë që do të mbahet pas dy javëve kandidatët e BDI-së do të marrë pjesë edhe në 8 komuna të tjera ku kryesisht avancojnë. Ndërsa, sipas të dhënave që ka prezantuar Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, kjo parti është në epërsi në Strugë, Likovë dhe tri komuna tjera. Lidhur me rezultatin zgjedhor në Tetovë, Thaçi është shprehur optimist se ai do të përmbyset në raundin e dytë.  Ai ka vlerësuar se PDSH ka shënuar rritje prej 22 mijë votash krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2011. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të shpallë rezultatet e para gjatë ditës.

   

Mblidhen krerët shtetëror të Serbisë të diskutojnë për dialogun

Krerët shtetëror serb takohen sot të shqyrtojë, siç thuhet, strategjinë e dialogut për rundin e tetë të bisedimeve me Kosovën që mbahet me 2 prill, shkruan gazeta serbe “Novosti”. Pritet që raundi i radhës të jetë vendimtar për rrugën e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane shkruajnë mediat serbe.

Krerët më të lartë të shtetit serb pritet të koordinojë veprimet e tyre, pasi sipas palës serbe në rundin e fundit nuk janë regjistruar përparime sa i përket kërkesave të Serbisë që Asociacioni i Komunave serbe në veri të ketë kompetenca ekzekutive. Duke pasur parasysh faktin se 2 prilli do të jetë vendimtar për procesin e marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, strategjia për datën 2 prill bisedohet sot nga presidenti, Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq, zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiq dhe anëtarët tjerë të kabinetit qeveritar.  Nëse me 2 prill nuk arrihet kompromisi që Serbia duhet ta bëjë, procesi i integrimeve evropiane do të duhet të presë pjesën e dytë të vitit 2014. Përveç mbledhjes së krerëve më të larët shtetëror, nuk përjashtohet mundësia që për këtë çështje të mblidhet edhe Kuvendi i Serbisë. 

 

Duam të kontrollojmë policinë, drejtësinë dhe planifikimin hapësinor

Në bisedimet me Prishtinën, Beogradi “nuk mund të pranojë asgjë më pak se kontrollin e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor nga bashkësia e komunave serbe në Kosovë”, ka deklaruar shefi I zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin. "Kjo është ajo shkalla nën të cilën nuk pranojmë të shkojmë, për të mos përmendur vijat e kuqe. Nuk mund të pranojmë që të mos ketë kontroll ndaj policisë, nda drejtësisë dhe financim direkt nga ana e Serbisë dhe kontroll ndaj planifikimit hapësinor”, i ka thënë Vulin televizionit serb B92. Ai ka shpjeguar se planifikimi hapësinor është i rëndësishëm, sepse, sipas tij, “është e vetmja mënyrë të pengohet ndryshimi i strukturës etnike”. "Nëse nuk ka leje për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave, atëherë do të ketë përplasje te Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ashtu edhe siç po ndodhë. Dhe pastaj paralajmërohet ardhja e 170 familjeve shqiptare, të cilat kurrë nuk kanë jetuar në atë pjesë”, ka thënë Vulin.

                                                                                                                                            

Atë që fitojnë serbët në Kosovë, duhet edhe shqiptarët në Serbi

“Kosova ka të drejtë që t’i kërkojë tri gjëra; që çdo marrëveshje të jetë në pajtim me Marrëveshjen e Ahtisarit; çka do që fitojnë serbët në Kosovë, duhet të vlejë edhe për shqiptarët etnikë në Serbi; që asgjë të mos e pengojë përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE”, është shprehur Server në një intervistë për të përditshmen “Kosova sot”. Lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, Server tha se shpreson që të ketë marrëveshje. Por, sipas tij, suksesi nuk është i garantuar. “Ekzistojnë vështirësi reale përpara, si për Beogradin, po ashtu edhe për Prishtinën”, tha ai.

                                                                                                                                     

Sulm me koktej molotovi në Zveçan

Disa minuta para mesnatës në Zveçan, persona të panjohur kanë hedhur një koktej molotovi në vend – parkingun e stacionit policor, por pa shkaktuar çfarëdo dëmesh, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se çëllimi i këtij sulmi është cilësuar si kriminal dhe si rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. “Persona të panjohur kanë hedhur një koktej molotovi pran parkingut prapa stacionit policor, me ç’rast nuk është shkaktuar ndonjë dëm, nuk kemi të lënduar. Mbetet te autoritetet policore që të punojnë në drejtim të identifikimit të kryerësve të këtij akti kriminal edhe për kundër faktit që nuk kemi persona të identifikuar deri në këtë kohë”, theksoi Hoti. Ai ka shpjeguar se rrethanat fatlume në këtë incident kanë qenë që kokteji i molotovit nuk ka shpërthyer fare , për shkak se nuk është përplasur  në  ndonjë objekt tjetër  të fortë, gjë që do të krijonte mundësinë e përhapjes eventuale të zjarrit.

 

Komisioneri Fyle sot në Tiranë

Komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle, qëndron sot për vizitë në Tiranë. Në ndryshim nga vizitat e tjera në Shqipëri, zyrtari më i lartë evropian nuk do të ketë takime me krerët e politikës shqiptare por vetëm me përfaqësues të medias, shoqërisë civile e përfaqësues të biznesit.

Sipas zyrës së shtypit të BE-së në Tiranë, Fyle do marrë pjesë në konferencën “Just BE”, ku do të mbajë fjalën kryesore rreth aspekteve të ndryshme të integrimit evropian që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin. Ardhja e komisionerit Fyle në Tiranë vjen pas vizitave që ai zhvilloi në Beograd dhe në Prishtinë, ku ka kërkuar nga palët që të vijojnë dialogun dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Ndërsa, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan, ka deklaruar sot në Tiranë se populli shqiptar i ka sytë drejt integrimit dhe për këtë politika duhet të lërë jashtë konfliktet dhe të vendosë interesat kombëtare mbi gjithçka. Ai ka kërkuar nga politika shqiptare që për të qenë pjesë e BE-së duhet që vendi të ketë institucione demokratike dhe të lihen anash konfliktet mes grupeve politike. 

   

Kriza e Qipros, arrihet marrëveshje

Qeveria e Qipros dhe huadhënësit ndërkombëtarë, kanë arritur marrëveshje për një kredi ndihme prej 10 miliardë euro. Për marrëveshjen u njoftua sot herët në Bruksel. Marrëveshja, pritet të shkaktojë humbje të rënda për depozituesit e pasiguruar, duke përfshirë edhe rusët e pasur. Qiproja u përball me një afat kohor për të arritur një marrëveshje, ose të përballej me një ndërprerje të financimit nga Banka Qendrore Evropiane - një lëvizje kjo që do të kishte detyruar qeverinë të deklarojë falimentimin dhe të çonte në largimin e mundshme të Qipros nga eurozona. Ndërkohë, Qeveria e Rusisë ka reaguar negativisht ndaj marrëveshjes midis Qipros dhe ministrave të financave të Eurozonës, e cila prek depozituesit rusë në bankat qipriote. Kryeministri Dmitry Medvedev e ka cilësuar këtë marrëveshje si “vjedhje”. Sipas marrëveshjes, depozituesit e pasiguruar me më shumë se 100,000 euro në dy bankat më të mëdha të Qipros, do të përballen me humbje të mëdha parash, edhe pse nuk është ende e qartë se sa. Ky ka qenë kushti që Qiproja të kualifikohet për paketën e ndihmës prej 10 miliardë eurosh. Rusia ka numër të madh të investitorëve me para në bankat e Qipros.

   

Pas Irakut, John Kerry viziton Afganistanin

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur për vizitë të paparalajmëruar në Afganistan. Kjo është vizita e parë e tij në këtë vend prejse është zgjedhur në krye të diplomacisë amerikane. Kerry pritet të takojë presidentin afgan, Hamid Karzai, për të diskutuar transferimin e përgjegjësive të sigurisë nga forcat ndërkombëtare te ushtria lokale.

Ditë më parë, Karzai ka akuzuar Uashingtonin se bashkëpunon me talibanët në Afganisan për ta mbajtur këtë vend të paqëndrueshëm dhe për të krijuar bindjen se trupat e huaja janë të nevojshme. Përndryshe, Sekretari amerikan i shtetit u takua dje me udhëheqës irakianë në Bagdad për t’i nxitur ata që të ndalojnë fluturimet e avionëve iranianë që furnizojnë me armë qeverinë siriane, përmes hapësirës ajrore të Irakut. Sekretari Kerry u tha gazetarëve se ai “pati një diskutim të gjallë” për këtë çështje me kryeministrin e Irakut Nouri al Maliki. Ai tha se e bëri shumë të qartë përpara kryeministrit irakian se fluturimet iraniane janë “problematike”, sepse ato “mbështesin” presidentin e Sirisë Bashar al Assad dhe qeverinë e tij. 

   

Amnesty International kritikon draft-traktatin e OKB-së

Amnesty International, kritikoi një draft të ri të Traktatit të propozuar nga Kombet e Bashkuara, që ka të bëjë me tregtinë e armëve. AI, thotë se një gjë e tillë, do të dëmtoj përpjekjet për të parandaluar tregtin e armëve në vendet, ku ato mund të përdoren për të shkelur të drejtat e njeriut. Draftet kanë sugjeruar se traktati potencial, nuk do të kontrollonte politikat e brendshme të vendit për armë, por do të kërkonte nga shtetet që të zbatojnë rregulla për tregtarët e armëve, si dhe të transferojnë armë në vende të tjera, për të kufizuar aftësitë e abuzuesve me të drejtat e njeriut dhe terroristëve. Kjo konferencë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, do të përfundoj me 28 mars.

   

Edhe për nesër shi, borë në veri

Sot në Mal të Zi mbajti mot i vranët dhe me reshje lokale të shiut. Frynë erë mesatare deri e fortë jugore dhe lindore.

Temperaturat: në Tivar 19 gradë, Budvë 17, Podgoricë, H. Novi e Ulqin 16, Shavnik 14, Plevle 13, Nikshiq 12, Kollashn e Beranë 11, Cetinë, Mojkovac, B. Pole, Plavë e Eozhaj 10 dhe në Zhablak 7 g.

Për nesër në Jug dhe Bregdet parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët , me reshje e bubullimë, kurse në Veri dhe viset e larta kryesisht me borë dhe skllotë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore dhe jug-perëndimore.

Temperatura e mëngjesit prej 1 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej  3 deri në 14 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се