Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

22. 03. 2013. 16:31   >>  17:01

LAJMET 22. 03. 2013.

LAJMET

Shtyhet  votimi për seancën dëgjimore kontrolluese

Anëtarët e Këshillit për antikorrupsion nuk kanë votuar sot për  mbajtjen e seancës dëgjimore në temën “Shfrytëzimi i resurseve shtetërore në fushatën parazgjedhore” për ç gjë do të deklarohen në javën e ardhshme. Këshilli sot shqyrtoi konkluzionet e kolegjiumit të kryetarit të parlamentit me të cilat i propozohet këtij trupi që të organizojë seancë dëgjimore kontrolluese lidhur me këtë temë në mbledhjen e përbashkët me Këshillin për sistemin politik legjislaturë dhe administratë. Anëtari i Këshillit Koça Pavlloviq , ka propozuar që ky trup të  debatojë për riorganizimin e seancës dëgjimore për aferën “Inçizimi” dhe siç ka theksuar korrupsioni politik i cili ka lidhje me këtë rast. Propozimi i tij nuk është miratuar sepse për të kanë votuar 4 deputetë nga opozita kurse 6 përfaqësues të koalicionit në pushtet ishin kundër. Kryetari i Këshillit Predrag Bullatoviq ka theksuar se me rastin e caktimit të mbledhjes nuk është respektuar rregullorja sepse përveç tij dhe  siç sqaroi, shefi i parlamentit Ranko Krivokapiq  dhe një e treta e anëtarëve të Këshillit kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

                                                                                 

Dëgjimi kontrollues i ministrit Llukshiq

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit kuvendor për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët, në të cilën u realizua dëgjimi kontrollues i shefit të diplomacisë, Igor Llukshiq, lidhur me zgjidhjet afatgjate të Kufirit në Prevllak. Këshilli, për dëgjimin e Llukshiq,  ka vendosur në bazë të propozimit të deputetit të Frontit Demokratik, Koça Pavlloviq. Pavlloviq konsideron se Këshilli duhet ta dëgjojë Llukshiqin, sepse është detyrë e këtij trupi dhe e Parlamentit që të jenë pjesëmarrës aktiv në procesin  e zgjidhjes përfundimtare të kufirit në Prevllak. Nga ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane më parë është kumtuar se Llukshiq, ka treguar gatishmëri të plotë që të përgjigjet në ftesën për dëgjimin kontrollues, duke respektuar rëndësinë e rolit  kontrollues të Parlamentit në demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë dhe në procesin e integrimeve evropiane. Llukshiq duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Parlament, ka paralajmëruar se qeveria e Malit të Zi do të formojë Komisionin për vendosjen e kufirit në siujdhesën Prevllaka, duke theksuar se pret që Zagrebi dhe Podgorica zyrtare këtë problem do ta zgjedhin në nivelin bilateral e jo përmes arbitrimit ndërkombëtarë.

                                                        

Mali i Zi n rrugë të vërtetë drejtë NATO-s

Mali i Zi me rastin e hapjes dhe rezultateve në integrimet euro atlantike ka treguar se është në rrugë të vërtetë drejtë anëtarësimit  në NATO ka theksuar ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të aleancës për çështje politike dhe të sigurisë Dirk Brengellman . Ai sot në Podgoricë ka biseduar me nënkryetarin e qeverisë Dushko Makroviq. Takimi ishte rast  që Markoviq ta njoftojë mysafirin me dinamikën e reformave në sferën e forcimit të sundimit të drejtës dhe në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet. Markoviq pret se në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti mund të bëhen ndryshimet kushtetuese por siç tha , nevojitet pëlqimi i të gjitha palëve në Kuvendin republikanë. Brengellman në takimin me ministren për mbrojtje dhe siguri Milica Pejanoviq Gjurishiq u shpreh i bindur se Podgorica zyrtare do ti plotësojë kërkesat për rritjen e mbështetjes së opinionit për anëtarësim në NATO.

 

Unë jam dështues i par i zgjedhjeve

Kryetari i Këshillit ekzekutiv të “Malit të Zi të Drejtë”, Rade Bojoviq, ka theksuar se mossuksesi që të kandidohet  për president të shtetit kishte vlera dhe se ai është dështuesi i parë i këtyre zgjedhjeve. Bojoviq nuk e ka arrit normën kualifikuese prej 7 mijë e 710 nënshkrimeve të qytetarëve për të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale të 7 prillit. Deri në afatin e paraparë Bojoviqin e kishin përkrahur vetëm 2 mijë e 24 qytetar. Ai theksoi se nuk do të dalë në zgjedhjet presidenciale dhe i ftoi qytetarët të cilët do të dalin por nuk u pëlqen asnjëri nga kandidatët që ta shkarravisin fletëvotimin.

                                                                                                                                        

Sot  u mbajt parlamenti i afaristëve

Parlamenti  malazezë i afaristëve në të cilin  përveç  përfaqësuesve të Kuvendit dhe të qeverisë morën pjesë edhe rreth 80 anëtarë të Odes Ekonomike të Malit të Zi  u mbajt sot. Parlamentin e ndërmarrësve malazeze të pari  në radhë e hapi kryetari i Kuvendit Ranko Krivoakpiq kurse mikpritës ishte dhe  kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi Velimir Mijushkoviq. Të pranishëmve në fillim të seancës iu drejtua  kryeministri Millo Gjukanoviq dhe zëvendës kryetarja e Eurochambers Marta Shullc. Rekomandimet dhe konkluzat e tubimit  do të jenë  të mirëpritura  jo vetëm sa i përket çështjes së  hartimit të politikës ekonomike me qellim të krijimit të një ekonomie të fortë dhe konkurruese, por do të jetë mesazh për partnerët evropianë se në cilën masë është i gatshëm Mali i Zi që të bëhet anëtar i UE, është kumtuar nga Kuvendi. Kjo seancë është zhvilluar në tri sesione me temat, resurset njerëzore, konkurrenca dhe rruga drejtë zhvillimit ekonomik.

Pranohet propozimi i Këshillit social

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Sindikatave të Malit të Zi Zoran Masoniçiq do të iniciojë në Kuvendin e kësaj Qendre të  punëtorëve  sjelljen e vendimit për nisjen e aksionit të grumbullimit të dhënave për stazhin e pa paguar të punës për të gjithë të punësuarit në Mal të Zi. Nga Lidhja e Sindikatave kanë theksuar se këtë aksion do ta fillojnë për faktin se analizat e tyre tregojnë se nuk ekziston evidencë kualitative  për stazhin e punës për pjesën më të madhe të punësuarve dhe se shumë punëtorë gjenden në situatë  jo të volitshme me rastin e plotësimeve të kushteve për pension e të cilëve u duhet ti dorëzojnë të dhënat për stazhin e punës. Qeveria  ka pranuar propozimin e Këshillit social duke vërtetuar  rrogën minimale në shumë prej 193 euro.

U gjet njëfarë kompromisi

U nevojitën më shumë se 8 orë që në Dinosh dje, respektivisht në orët e vona të mbrëmjes të arrihet një farë kompromisi i përkohshëm për kryerjen e ritit të funeralit në varrezat e Shën Mëhillit në Dinoshë. Derisa vendasit nga Dinosha kishin bllokuar rrugën që të mos lejohet hyrja e familjes Lulgjuraj, të cilëve anëtari i familjes u kishte vdekur në Amerikë dhe e kishin sjell në Malësi që ta varrosin, u nevojit kohë e gjatë për arritjen e marrëveshjes që të lejohet ky rit i funeralit. Që çështja të rregullohet sa më lehtë i pranishëm ishte edhe ministri për punë të brendshme në Qeverinë e Malit të Zi Rashko Konjeviq. Megjithatë të dy palët ishin këmbëngulës në qëndrimet e veta. Andaj në orët e vona të natës respektivisht disa minuta pas mesnate eskaloi një incident  dhe inicoi ndërhyrjen e policisë, e cila ishte prezent në vend të ngjarje një numër i madh. Më pas rruga u hap dhe familja Lulgjuraj vendos arkivolin me kufomën e të ndjerës Lulgjuraj në Kishën e Shën Mëhillit. Të pranishmit numri i të cilëve ishte i madh pastaj u shpërndanë. Ndërkaq sot pran varrezave të Kishës së Shën Mëhilli në qetësi dhe pa ndonjë incident u bë funerali dhe u kryen të gjitha ritet e paraparë për këso rastesh. Lidhur me këtë mbrëmë  kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha mbajti konferencë për gazetarët në të cilën theksoi se kryeqyteti nuk është kompetentë të lejojë dikë ose të refuzojë që në varrezat e fshatit të bëhen funerale  mirëpo shtoi se organet shtetërore dhe të kryeqytetit janë të detyruar të sigurojnë komunikacionin e lirë dhe të parandalojë uzurpimin e vendeve publike. Ai ngjarjen e djeshme e quajti si akt primitiv dhe jocivilizues. Dy anëtarë pjesëmarrës të bisedimeve Hamdi Hasani, ish ministër në Qeverinë e Malit të Zi dhe Kolë Lulgjuraj në Kuvendin e kryeqytetit  i lutën të tubuarit që ti ulin tensionet dhe çështja të zgjidhet me bisedime dhe në favor të secilit të pranishëm. Sidoqoftë është mirë dhe së shpejti duhet të zgjidhet ky, të quajmë problem për banorët e Malësisë sepse situata ekzistues nuk shkon në favor të askujt por përkundrazi në dëm të tyre.

       

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u takua sot për të shqyrtuar raportin e rregullt të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-mun për zhvillimet në Kosovë për periudhën tremujore. Ban Ki Mun në raportin e tij përshëndet dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në raport Ban i uron liderët e të dyja palëve të cilët thotë se i kanë hyrë një ‘procesi sfidues, por të rëndësishëm politik, me qëllim të zgjidhjes të çështjeve më të vështira të cilat frenojnë progresin në marrëdhëniet midis tyre.” Shefi i Kombeve të Bashkuara thekson se ‘megjithëse ekzistojnë shumë çështje ende të pazgjidhura, rivendosja e bisedimeve përbën një ‘sinjal të fuqishëm se të dyja palët angazhohen për një dialog paqësor për tejkalimin e peshës së konfliktit të kaluar.’ Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit marrin pjesë edhe kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq. Në takimin e sotëm Kosovën e përfaqëson kryeministri Hashim Thaçi i cili pritet të mbajë një fjalë para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Pasdite ndërkaq po në selinë e Kombeve të Bashkuara kryeministri Thaçi do ta takojë Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës botërore, Ban ki Moon.

 

Serbëve mbrojtje institucionale, pa veto

Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e realizueshme dhe paraqet rrugën e vetme të mundshme drejt rregullimit të situatës në rajon dhe, përparimin edhe të Serbisë edhe të Kosovës drejt BE-së, thotë këshilltari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak. Në intervistën të përditshmes beogradase “Veçernje Novosti”, “Lajçak, si person të cilin BE-ja e ka caktuar për interpretues të rrethanave në Ballkan, dhe me të cilin Ketrin Eshton rregullisht këshillohet rreth situatës në Ballkanin Perëndmor, thekson se serbëve në Kosovë duhet dhënë një mbrojtje të caktuar institucionale, në kuadër të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse. Lidhur me mosmarrëveshjet rreth veriut dhe bashkësisë së komunave serbe, Lajçak shprehet i sigurt se ekziston diçka ndërmjet kësaj. “Pra duhet të ekzistojë një mbrojtje institucionale, por ajo nuk mund të jetë e keqpërdorur për bllokadë”.
I pyetur nëse beson fare në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, Lajçak tha se beson në normalizim, sepse sipas tij, forcat kryesore politike e kuptojnë se ajo është e nevojshme.

SHBA duhet "më shumë përparim" në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Majkëll Kirbi, ka thënë se duhet arritur më shumë përparim në dialogun Kosovë-Serbi dhe se rasti për këtë do të jetë në takimin e ardhshëm të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i cili do të mbahet më 2 prill. “Ne nuk themi se është e nevojshme që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Ne insistojmë në normalizimin e marrëdhënieve. E dimë se është vështirë, por ky është një rast që disa gjëra të mbeten pas nesh, që të ecet drejt integrimeve evropiane dhe të përqendrohemi në ekonominë, e cila në këtë moment nuk është aq e mirë”, ka thënë Kirbi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Kryeministrat Thaçi dhe Daçiq kanë zhvilluar të mërkurën në Bruksel rrethin e shtatë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

                         

Përmbyllet fushata, nga mesnata heshtje parazgjedhore

Në Maqedoni, sonte në mesnatë përmbyllet fushata për zgjedhjet vendore, që do të zhvillohen të dielën më 24 mars. Nesër dhe në ditën e zgjedhjeve është heshtje zgjedhore. Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhjet, në 20 ditët e fundit para elektoratit i kanë prezantuar programet e tyre dhe kandidatët dhe e kërkuan votëbesimin e qyetarëve. Votimi të dielën më 24 mars fillon në orën 7.00 dhe do të zgjasë deri në orën 19. 00. Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Janë parashtruar 350 lista për kryetarë të komunave dhe 480 lista për këshilltarë. Në listat e këshilltarëve janë kandiduar 8.528 persona. Në 2.976 vendvotime, votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë. Zgjedhjet lokale, sipas KSHZ-së, do t'i vëzhgojnë 410 vëzhguesit e huaj dhe 8.379 vendorë. Këto janë zgjedhjet e gjashta vendore në Maqedoni. Vetëm zgjedhjet korrekte dhe demokratike sigurojnë raport pozitiv pranveror nga Komisioni Evropian. Me këtë porosi e pritën në Bruksel zv/kryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimin. Në takimet e tij me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim Stefano Sanino dhe sekretarin për punë të jashtme në BE, Pjer Vimont, Besimi mori mesazh të qartë se sytë e gjithë Evropës në këtë periudhë do të jenë fokusuar mbi procesin zgjedhor dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni.

Qiproja me plan të ri për të shmangur kolapsin financiar

Ligjvënësit në Qipro takohen sot për të vendosur mbi një pako të re shpëtimi nga Bashkimi Evropian, duke e vënë veten kështu në garë me kohën për të shmangur kolapsin financiar. Pakoja e re e shpëtimit, që i është dorëzuar Parlamentit mbrëmë, parasheh ristrukturimin e sektorit bankar. Qiproja duhet të grumbullojë 5.8 miliardë euro për t’u kualifikuar për ndihmën ndërkombëtare prej 10 miliardë eurosh. Nëse nuk arrin të miratojë një plan deri të hënën e javës tjetër, Banka Qendrore Evropiane ka thënë se nuk do të ndërhyje për të shmangur kolapsin bankar. Debati në Qipro sot pason deklarimin e ministrit rus të financave se investitorët rus nuk janë të interesuar për të arritur një marrëveshje, e cila do të ofronte ndihmë financiare për Qipron. Këto zhvillime pasojnë dështimin e parlamentit qipriot për të miratuar një plan të mëhershëm, në bazë të të cilit do të “konfiskohen” 10 përqindëshi i të gjitha depozitave vendore.

   

Presidenti i Kinës viziton sot Rusinë

Presidenti Xi Jinping, udhëtoi sot për në Moskë, në vizitën e tij të parë si president i ri i Kinës.
Para fillimit të vizitës tre-ditore në Rusi, udhëheqësi kinez tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë, nuk kanë qenë kurrë më mirë, duke permendur raportet tregtare. Xi, i cili u bë shefi i partisë në nëntorin e kaluar dhe presidenti javën e kaluar, ka zgjedhur Rusinë si udhëtimin e tij të parë jashtë vendi. Bisedimet e Xi-së në Moskë me presidentin Vladimir Putin, pritet të përqëndrohen në tregtinë dhe eksportin e gazit rus. Xi do të qëndrojë në Rusi nga sot deri më 24 mars.

   

Obama udhëton në Jordani

Presidenti amerikan, Barak Obama, udhëton sot për në Jordani, në ndalesën e fundit në atë rajon.
Obama dhe mbreti Abdullah, pritet të diskutojnë ndikimet e konfliktit sirian në Jordani, ku aktualisht janë 350, mijë refugjatë nga Siria. Obama një ditë më parë u tha studentëve izraelite se "paqja në Lindjen e Mesme është e nevojshme, sepse është e vetmja rrugë drejt sigurisë. Obama u tha dje izraelitëve se palestinezët meritojnë një shtet të pavarur dhe se e ardhmja e Izraelit varet në ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme. Obama sugjeroi se e ardhmja duhet të përfshijë marrjen parasysh të rreziqeve për arritjen e një paqeje të qëndrueshme me një shtet të pavarur dhe të mirëorganizuar palestinez krahas një Izraeli të sigurt. Para se Obama të udhëtoj për në Jordani, do të vizitojë varrin e kryeministrit të vrarë Jitzhak Rabin dhe Qendrën Memoriale Jad Vashem. Ai pastaj do të udhëtojë për në qytetin e Bregut Perëndimor të Betlehemit për të vizituar Kishën e Lindjes, ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi.

                                                                                                       

42 të vdekur nga shpërthimi në xhami

Media shtetërore të Sirisë njoftojnë se nga një shpërthim në një xhami të Damask kanë mbetur të vrarë të paktën 42 njerëz, duke përfshirë një udhëheqës fetar, pro-regjimit sunit. Raportohet se tetëdhjetë e katër persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi në xhami. Televizioni shtetëror njoftoi se shpërthimi ishte një "sulm terrorist vetëvrasës", kurse, organizatat siriane që mbrojnë të drejtat e njeriut, thanë se nuk është e qartë nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombë makinë apo nga një bombë mortajë.

 

Katër militantë të dyshuar vriten në Pakistan

Burimet pakistaneze të zbulimit, thonë se katër militantë të dyshuar janë vrarë në rajonin fisnor, Vaziristan, në veri të Pakistanit. Zyrtarët e inteligjencës dhe burimet lokale bëjnë të ditur se aeroplanë amerikanë pa pilotë, kanë gjuajtur raketa në një automjet të premten herët. Zona në afërsi të kufirit Pakistan-Afganistan është një nga shtatë rajonet e zonave të administruara dhe qeverisura me ligje fisnore. Islamabadi zyrtar ka thënë se sulmet e raketave pa pilotë po shkelin sovranitetin e Pakistanit dhe po rrisin zemërimin ndaj amerikanëve.

 

Optimistë në prag të ndeshjes në Kishinjev

Reprezentacioni  fudollistik i Malit të Zi, luajnë sonte në ora 20 e 30 në Kishinjev, me reprezentacionin e Moldavisë  ndeshjen të vlefshme për tu kualifikuar në kampionatin botëror të futbollit i cili do të mbahet në Brazil. Të rikujtojmë se futbollistët malazezë e kryesojnë  grupin garues H, pasi që në fillim të kualifikimeve kanë barazuar me reprezentacionin e Polonisë me rezultatin 2-2, kurse si mysafir kanë fituar reprezentacionin e San Marinos me rezultatin 6:0 dhe atë të Ukrainës 1:0. Po ashtu kundër San Marinos kanë fituar edhe para tifozëve të vet me rezultatin 3:0. Në kuadër të ciklit kualifikues  kombëtarja malazeze ndeshjen e radhës do ta luaj në Podgoricë me 26 mars kundër Anglisë.  Para se të udhëtojnë për në Kishinjev futbollistët malazez janë shprehur optimist  se edhe pas ndeshjes së nesërme do të vazhdojnë të kryesojnë grupin H të kualifikimit. Sot në Zagreb, me fillim në orën 18:00, luajnë edhe Kroacia dhe Serbia, ndeshje e vlefshme për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror të Futbollit më 2014. Takimi është cilësuar si ndeshje me rrezik të lartë, andaj autoritetet kanë vendosur që në stadiumin e Maksimirit të mos jetë i pranishëm publiku serb. Shqipëria takohet me Norvegjinë, ndeshja fillon në ora 19.

Edhe për nesër mot i ngjashëm

      Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët. Frynë erë mesatare vende vende e fortë nga drejtimet veriore.  Temperaturat: në Podgoricë 15 gradë, Tivar, H. Novi , Ulqin e Budvë 14, Cetinë 9, Nikshiq, B. Pole , Plavë e Shavnik 8, Beranë 7, Plevle e Kollashin 6, Rozhaj 5 dhe në Zhablak 0 g.

       Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë  e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

    Temperatura e mëngjesit prej -10 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 17 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се