Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

21. 03. 2013. 17:20 >> 17:44

LAJMET 21. 03. 2013.

LAJMET

Anëtarët e Qeverisë, përgjigjen në pyetjet e deputetëve

Kuvendi i malit të Zi edhe sot vazhdoi me përgjigjen e anëtarëve të qeverisë në pyetjet e deputetëve , të parashtruara me parë, pasi që dje në Kuvend u mbajt e ashtuquajtura  “ora e kryeministrit”, në të cilën kreu i qeverisë ,Millo Gjukanoviq,  është përgjigjur  në pyetjet e përfaqësueseve  të klubeve të deputetëve në Kuvend. Ministri i punëve të brendshme , Rashko Konjeviq, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit ka theksuar  se në Mal të Zi rreth 33 mijë shtetas të tij, ende e kanë letërnjoftimin e vjetër që do të thotë se ata nuk mund të votojnë gjithnjë  derisa këtë dokument mos ta zëvendësojnë me letërnjoftimin biometrik.

 Konjeviq , po ashtu ka njoftuar se ministria e punëve të brendshme prej vitit 2010 ka ngritur 52 padi penale  kundër 65 zyrtarëve të drejtorisë së policisë për shkak të dyshimit se kanë kryer 71 vepra penale.

Ai po ashtu ka  theksuar se vitin e kaluar janë suspenduar  40 zyrtar të drejtorisë së policisë dhe kundër tyre është ngritur procedurë penale. Edhe  anëtarët  tjerë  të  Qeverisë u përgjigjën në pyetjet e deputetëve ,  më së shumti nga lëmi i ekonomisë  dhe situatës së  përgjithshme në KAP, në  Hekuranën e Nikshiqit, e  kështu me radhë.

 Ndryshe  kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapiq,  do të hap nesër parlamentin e parë malazezë të ndërmarrjeve . Të pranishëmve do tu drejtohet  kryeministri Millo Gjukanoviq , pastaj kryetari i Dhomës ekonomike të Malit të Zi Velimir Mijushkoviq si dhe zëvendësja e kryetarit të  Euro Çembers  Marta Shullc .

Hapja solemne e Parlamentit të parë malazezë të ndërmarrjeve do të bëhet në orën 12 në sallën plenare të Kuvendit të Malit të Zi kurse pjesa e punës do të zhvillohet në tri sesione : resurset njerëzore , konkurrenca dhe rruga drejtë zhvillimit ekonomik. Në  Parlamentin e parë malazez të ndërmarrjeve përveç përfaqësueseve  të Kuvendit dhe qeverisë së Malit të Zi do të marrin pjesë rreth 80 afaristë  dhe udhëheqës të ndërmarrjeve si dhe të sindikatave.

 

Nesër dëgjimi kontrollues i ministrit Llukshiq

Mbledhja e Këshillit, kuvendor për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mërgimtarët , në të cilën do të bëhet dëgjimi kontrollues i shefit të diplomacisë, Igor Llukshiq, lidhur me zgjidhjet afatgjate të Kufirit në Prevllak, do të mbahet nesër. Këshilli, për dëgjimin e Llukshiqit,  ka vendosur në bazë të propozimit të deputetit të Frontit demokratik, Koça Pavlloviq.

Pavlloviq konsideron se Këshilli duhet ta dëgjojë Llukshiqin, sepse është detyrë e këtij trupi dhe e Parlamentit që të jenë pjesëmarrës aktiv në procesin  e zgjidhjes përfundimtare të kufirit në Prevllak.

Nga ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane më parë është kumtuar se Llukshiq, ka treguar gatishmëri të plotë që të përgjigjet në ftesën për dëgjimin kontrollues, duke respektuar rëndësinë e rolit  kontrollues të Parlamentit në demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë dhe në procesin e integrimeve evropiane.

 Llukshiq , dje duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Parlament, ka paralajmëruar se qeveria e Malit të Zi do të formojë Komisionin për vendosjen e kufirit në siujdhesën Prevllaka, duke theksuar se pret që Zagrebi dhe Podgorica zyrtare këtë problem do ta zgjedhin në nivelin bilateral e jo përmes arbitrimit ndërkombëtarë.

 

Ngritja e aktakuzës kundër mjekëve

Prokuroria e lartë shtetërore  ka ngritur akuzën kundër mjekëve të Qëndrës klinike të Malit të Zi,  Dragan Obradoviq  dhe Brankica Dupanoviq , për shkak të vdekjes së , Ivana Shoq, nga Cetina , ka kumtuar familja Shoq. 

Prokuroria e lartë shoqërore  ka ngritur akt akuzën kundër, Obradoviq dhe Dupanoviq , mjek në klinikën infektive të Qendrës Klinike për vepër të rëndë penale  kundër shëndetit të njerëzve të bazuar në kodin penal.

 Në kumtesën e familjes Shoq theksohet se aktakuza i ngarkon mjekët se me sjelljet e pandërgjegjshme kanë bërë disa lëshime në shërimin e pacientes  duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e sajë.

 

Në  Mal të Zi, janë realizuar projekte të rëndësishme

Në Mal të Zi janë realizuar shumë projekte të cilët i kanë kontribuar zhvillimit dhe përparimit të përgjithshëm në zbatimin e standardeve të OKB është vlerësuar në mbledhjen e Komitetit mbikëqyrës  për përcjelljen e implementimit të programit integrues për  bashkëpunimin e Malit të Zi dhe OKB. Në takim kanë marr  pjesë  ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane, Igor  Llukshiq, dhe koordinuesi i përhershëm i sistemit të OKB në Mal të Zi, Rastisllav Vrbenski, është kumtuar nga Ministria e punëve të jashtme.

 Llukshiq ka theksuar se në periudhën e kaluar janë realizuar shumë projekte të cilat kanë kontribuar në përparimin e zhvillimit gjithëpërfshirës të Malit të Zi dhe hapjen e përparimit në zbatimin e standardit  të OKB  në fusha të ndryshme.

Vrbenski ka vlerësuar se principi i punës , të veprohet si një , është treguar si suazë efikase përmes të të cilit sistemi i OKB i bashkon forcat me qellim të ofrimit të ndihmës Malit të Zi në realizimin e prioriteteve nacionale , në radhë të parë për anëtarësim në UE.

 

Vujanoviq;  Do t’i   kushtohem përmirësimit të kualitetit të jetës për qytetarët 

Kandiati presidencial i PDS, Filip Vujanoviq, ka theksuar se në mandatin e ardhshëm do ti kushtohet  afirmimit të Malit të Zi , përmirësimit të kualitetit të jetës , bashkëpunimit të mirë fqinjësorë përparimit ekonomik dhe përshpejtimit të integrimeve në UE dhe NATO.

Mendoj se banorët e Malit të Zi e vlerësojnë pozitivisht punën e bërë në  mandatin e deritashëm dhe presin që edhe në periudhën që vjen do të vazhdojë politika e tillë. Fjala është për politikën e afirmimit të Malit të Zi, marrëdhënieve të mira fqinjësore,  bashkëpunimi rajonal dhe përparimi ekonomik ka theksuar, Vujanoviq ,në intervistën për Radio Rozhajën. Ai theksoi se është mirënjohës për mbështetjen e Partisë boshnjake në zgjedhjet presidenciale duke shtuar se do të  gëzojë edhe mbështetjen e partive tjera të pakicave.

 

PSP, në tubimet parazgjedhore të M.Lekiq

Funksionarët e PSP do të marrin pjesë në tubimet parazgjedhore të kandidatit presidencial Miodrag Lekiq ka deklaruar  lideri i partisë, Srgjan Miliq. PSP sot në mëngjesin punues me gazetarët ka shënuar 15 vjetorin e ekzistencës në skenën politike të Malit të Zi.

 Miliq, ka kumtuar se funksionarët e PSP në pajtim me programin gjatë 7 ditëve të ardhshme do të marrin pjesë në promovimet e  Miodrag Lekiq, në tërë Malin e Zi. Sipas fjalëve të tij Lekiq , ka gjasa më të mira për fitore nëse prezantohet si kandidat i pavarur.

 Lideri i PSP ka theksuar se kjo parti gjatë 15 vjetëve të kaluara  ka pasur edhe gabime, por askurrë nuk ka hequr dorë nga principet e veta , para së gjithash siç ka theksuar nga e vërteta.

 

Nesër , prezantimi i bazës nacionale të të dhënave për fëmijë

Baza nacionale e të dhënave për mbrojtjen e fëmijëve në Mal të Zi , e cila do të sigurojë të dhëna të besueshme për situatën e fëmijëve dhe nevojat e tyre , do të prezantohet nesër në Podgoricë. Baza e parë nacionale e të dhënave për mbrojtjen e fëmijëve në Mal të Zi do të sigurojë  të dhëna të besueshme për situatën e fëmijëve dhe nevojave të tyre si dhe të masave mbrojtëse dhe  shërbimet  të cilat u ofrohen nga ana e qendrës për punë sociale.

Baza e të dhënave  është në përdorim prej me 15 janar është kumtuar nga UNICEF. Të dhënat, siç është sqaruar janë grumbulluar në nivelin lokal në qendrat për punë sociale dhe pastaj u dërgohen bazave  të të dhënave të ministrisë së punës dhe përkujdesjes sociale. Të dhënat përpunohen në fund të çdo viti dhe rezultatet e para do të jenë të gatshme në fillim të vitit të ardhshëm. Bazën e parë nacionale  do ta prezantojnë ministri për punë dhe kujdesen sociale, Predrag  Boshkoviq , shefi i përfaqësisë të UNICEF për Malin e Zi, Benxhamin Perks, dhe shefi i zyrës për implementimin e projektit në delegacionin e UE, Andre Lis.

 

Shënohet përparim në bisedimet në Bruksel

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, përfunduan raundin e shtatë të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që është  kusht për integrimet e evropiane.
Të dy kryeministrat thanë në një konferencë të përbashkët me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Ketrin Eshton, e para që nga fillimi i bisedimeve, se kanë shënuar përparim, por nuk mund të thonë as që janë afër e as larg marrëveshjes.


Takimi i radhës është caktuar për datën 2 prill dhe zyrtarët evropian shpresojnë që ajo datë të çojë në marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.
Zonja Eshton tha se është diskutuar që nga ora 10 e 30 e së mërkurës me qëllim që të shënohet përparim, gjë që edhe ka ndodhur.
“Është mendimi im personal se jemi shumë afër zgjidhjes për disa çështje shumë të rëndësishme, në lidhje me veriun e Kosovës”, tha zonja Eshton.
Në adresimin për gazetarë, Thaçi dhe Daçiq kanë thënë po ashtu se është shënuar përparim. Kanë pranuar se ka qenë një ditë e gjatë diskutimesh për çështje të ndjeshme dhe të vështira.

 

Kacin; Të kesh vetëqeverisje lokale nuk do të thotë të kesh struktura paralele

Eurodeputeti Jelko Kacin, raportuesi për Serbinë, thotë se statusi i serbeve të Veriut të Kosovës mund të jetë si ai i Tirolit të Jugut.
“Shihni shembullin e Tirolit të Jugut. Ata kanë policët e tyre, por uniformat që veshin janë italiane.

 Ata kanë doganat e tyre, por sërish uniformat që veshin janë uniformat e doganës italiane. Pra nevojiten që serbët e Veriut   tê jenë pjesë e shtetit, tê integrohen. Strukturat paralele në Veri tê Kosovës ekzistojnë pasi ka një shumicë të një minoriteti që i përket një kombi dhe një etnie.

Ata kanë tê drejtë për vetqeverisje lokale. Të kesh organe lokale nuk do të thotë të kesh struktura paralele. Atyre do t’ju duhet që tê zgjedhin përfaqêsuesit e tyre lokalë në Kuvendin e Kosovês. Kjo është ajo që kërkojnë ata.

 Të kërkosh një të drejtë duke u lënë mënjanë, kjo s’është e mjaftueshme. Ajo që kërkon Beogradi për bashkësinë e komunave serbe është legjitime. Në fund të ditës, duhet treguar vullnet për integrim të kësaj pjese të serbve të Veriut”, u shpreh Kacin, i pyetur nga ABC News.

 

Heqja e strukturave paralele serbe  në veri,e domosdoshme  

Shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andreas Shokenhof ka deklaruar në Beograd se marrëveshjet për heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës janë të domosdoshme. 

Shokenhof ka porositur lidershipin serb që të tregojë “fleksibilitet maksimal dhe gatishmëri për kompromis me Prishtinën në lidhje me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe.
Po ashtu ai ka thënë se nevojiten një angazhim i mëtejshëm rreth implementimit të reformave të nevojshme. “Natyrisht të tregojë një vullnet të mirë që të ecet drejt një marrëveshjeje kyçe, përkatësisht drejt “një modeli të detyrueshëm për marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës, ka deklaruar Shokenhof në një intervistë për të përditshmen “Veçernje novosti.

 

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do t’i ndjekin  më tepër se 8 mijë vëzhgues

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, që do të mbahen të dielën, do t'i ndjekin 8.379 mbikëqyrës vendorë dhe 410 të huaj.


Zgjedhjet do t'i ndjekin edhe 204 mbikëqyrës nga OSBE/ODHIR, nga 38 nga OSBE dhe ambasada e SHBA-së, 32 mbikëqyrës të Delegacionit të BE-së, 17 të Komisionit qendror zgjedhor të Kosovës, 16 nga Këshilli i Evropës, shtatë nga ambasada e Francës, nga pesë nga ambasada e Kosovës dhe Turqisë, nga katër nga ambasada bullgare, ruse, austriake dhe kineze dhe Zyra e NATO-s për lidhje në Shkup, nga tre mbikëqyrës nga ambasada britanike, ukrainase, suedeze dhe serbe dhe një nga ambasadat e Republikës së Sllovakisë në Maqedoni. Komisioni për zgjedhje dhe ankesa ka akredituar gjashtë mbikëqyrës, ndërsa komisioni zgjedhor i Sllovenisë katër.

 

Alenka  Bratushek  në  krye të Qeverisë

Parlamenti i Sllovenisë ka votuar sonte qeverinë e re të qendrës së majtë të mandatares Alenka Bratushek, njofton gazeta Delo. Me 52 vota për dhe 35 kundër, parlamenti e përfundoi sonte procesin e formimit të qeverisë së re, e 11-ta që nga pavarësimi i vendit.
Kabineti qeveritar i përbërë nga 12 ministra e dha betimin dhe pritet që brenda pak ditësh të marrë drejtimin e vendit nga qeveria e mëparshme e Janez Janshës, të cilit nga fundi i muajit shkurt iu shpreh mosbesimi për arsye të një afere korruptuese.
Detyra të para të qeverisë së re do të jenë ngjallja e ekonomisë dhe shpëtimi i sistemit të shkatërruar bankar, në mënyrë që të shmanget ndihma ndërkombëtare.

 

Sekuestrohet  1 ton  drogë

Në një operacion të ndërruar mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Italisë u sekusetruan 1 ton drogë, ndërkohë që kapoja i rrjetit të trafikut jeton në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ndërsa është konfirmuar edhe nga policia shqiptare e cila ka theksuar se në sajë të operacionit të përbashkët të koduar “Underground” janë arrestuar 11 persona, pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike ku bënin pjesë shtetas shqiptarë dhe italianë.
Ndërkohë mësohet se është arrestuar në Shqipëri edhe kreu i bandës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ndërkohë policia italiane dhe ajo shqiptare ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës mes dy shteteve.

 

Preseidenti  Obama në Bregun Perendimor

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka udhëtuar për në Bregun Perëndimor. Obama, do të zhvillojë bisedime me presidentin palestinez, Mahmud Abaz dhe udhëheqës të tjerë palestinezë.

Analistët thonë se palestinezët akuzojnë Obamën se ka bërë shumë pak për të ndaluar Izraelin që të mos ndërtojë në vendbanimet në tokën që ata shpresojnë se një ditë do të jetë pjesë e tyre.Pas takimeve në Ramallah, Obama udhëton përsëri në Jerusalem, ku do të mbajë një fjalimin para studentëve izraelit.Të mërkurën, Obama dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu biseduan për problemet, që shqetësojnë atë rajon, si programin bërthamor të Iranit dhe konfliktin në  Sirinë  fqinje.

 

Lagarde  nuk ka asgjë për të fshehur

Policia franceze ka zhvilluar sot kërkime në apartamentin, që ka në Paris shefja e FMN-së, Kristinë Lagarde, në kuadrin e një hetimi lidhur me rolin e saj në një marrëveshje të debatueshme arbitrazhi, që përfundoi në favor të një biznesmen të pasur francez.Avokati i zonjës Lagarde tha se ajo nuk ka asgjë për të fshehur dhe se e mirëpret kërkimin në apartamentin e saj. Kristine Lagarde ishte ministre e financave e Francës 6 vjet më parë, kur biznesmeni Bernard Tapie fitoi 400 milionë dollarë, pas një marrëveshjeje ligjore me një bankë shtetërore, lidhur me disa gabime në shitjen e kompanisë së mallrave sportive Adidas.Bernard Tapie ishte përkrahës i presidentit të asaj kohe, Nikolas Sarkozi.  Dyshimet mbi rolin e zonjës Lagarde lindën para se ajo të emërohej në postin e drejtores të FMN-së.

 

Peniani, kërcënon se do të  sulmojë bazat amerikane në Japoni

Korea Veriore ka kërcënuar se do të sulmojë bazat amerikane në Japoni, si përgjigje ndaj shfrytëzimit të aeroplanëve bombardues B-52 të cilët kanë kokë bërthamore, në stërvitjet e përbashkëta ushatarake me Korenë Jugore.
Paralajmërimi erdhi sot, një ditë pasi Peniani dënoi përdorimin e bombarduesve B-52 në stërvitje dhe e cilësoi atë si një ‘provokim të pafalshëm’ .
‘Këshillojmë SHBA-të që të mos harrojnë se armët  tona kanë në rrezet e tyre të veprimit edhe bazën ajrore Andersen Air Force në Guama, nga ku fluturojnë B-52, ashtu si edhe territorin japonez ku prodhohen nëndetëset bërthamore dhe bazat e marinës në Okinava,’ ka thënë zëdhënësi i komandës ushtarake verikoreane.
Pentagoni ka konfirmuar se aeroplanët bombardues ndodhen në bazën ajrore Andersen dhe se gjatë stërvitjes ushatarake, nga aty kanë fluturuar mbi Korenë Jugore.

 

Optimistë në prag të ndeshjes në Kishinjev

Reprezentacioni  fudollistik i Malit të Zi, luan nesër në Kishinjev, me reprezentacionin e Moldavisë  ndeshjen të vlefshme për tu kualifikuar në kampionatin botëror të futbollit i cili do të mbahet në Brazil.

Të rikujtojmë se futbollistët malazezë e kryesojnë  grupin garues H, pasi që në fillim të kualifikimeve kanë barazuar me reprezentacionin e Polonisë me rezultatin 2-2, kurse si mysafir kanë fituar reprezentacionin e San Marinos me rezultatin 6:0 dhe atë të Ukrainës 1:0. Po ashtu kundër San Marinos kanë fituar edhe para tifozëve të vet me rezultatin 3:0.

 Në kuadër të ciklit kualifikues  kombëtarja malazeze ndeshjen e radhës do ta luaj në Podgoricë me 26 mars kundër Anglisë.  Para se të udhëtojnë për në Kishinjev futbollistët malazez janë shprehur optimist  se edhe pas ndeshjes së nesërme do të vazhdojnë të kryesojnë grupin H të kualifikimit.

 

Nesër, mot i kryesisht i kthjellët

Sot në Mal të Zi mban mot i vranët dhe me reshje deri intensive të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, vende vende e fortë nga drejtimet perëndimore. Temperatuat: Podgoricë 13, Tivar, H. Novi e Ulqin 12, Budvë 11, Bijello Pole e Beranë 10, Cetinë  e  Rozhaj  9,  Mojkovac  8, Nikshiq, Plavë e Shavnik 7 , Kollashin 6 dhe në Zhablak 4 g. Për nesër meteorologët parashohin të mbajë mot kryesisht  me diell . Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore, pasdite me intensitet të dobësuar. Temperatura e mëngjesit prej -8 deri në 6, kurse më e larta e ditës prej 0 deri në 16 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се