Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

13. 03. 2013. 16:47 >> 17:15

LAJMET 13. 03. 2013.

LAJMET

Sindikata e pavarur paralajmëron protestë para Qeverisë

Sindikata e pavarur e Minierës së Boksitit u ka dërguar letër kryeministrit Millo Gjukanoviq dhe ministrive kompetente nga të cilët kërkojnë hua për pagesën e dy deri në 5 të ardhurave  mujore  dhe në rast se do të refuzohen do të protestojnë nesër para ndërtesës së qeverisë në prag të mbledhjes .

Kryetari i sindikatës së pavarur, Borisav Bojanoviq ,ka deklaruar për agjencinë  Mina Biznis,  se protestën mund ta shtyjnë vetëm garancitë e forta se do tu paguhen rrogat e shtatorit dhe të tetorit. Ai ka shtuar se e vetmja adres për nevojat e punëtorëve është qeveria , sepse pronari , kompania e aluminit e Evropës Qëndrore ka kohë që ka hequr dorë nga boksitet.  Protestën e paralajmëruar të sindikatës së pavarur do ta përkrah edhe grupi i punëtorëve të Boksitit të cilët prej të premtës qëndrojnlë në ndërtesën afariste duke kërkuar pagesën urgjente të rrogave për muajin shtator dhe tetor dhe deri në fund të muajit edhe të dy rrogave tjera dhe nisjen e prodhimtarisë.

 

Vazhdoi edhe sot  protesta  e banorëve në Beranë Sello

Banorët e lagjes së Beranës, Beran Sello,  sot në mesditë e filluan bllokadën e 7-të dhe protestën kundër deponimit të mbeturinave në Vasove Vode,  si dhe kundër qellimeve të pushtetit lokal që në afërsi të shtëpive të tyre të ndërtojnë deponin rajonale. Kryetari i Këshillit koordinues për mbrojtjen e mjedisit të kësaj Bashkësia lokale, Radoje Mishkoviq,  ka theksuar se pret ftesën urgjente të ministrit për punë të brendëshme nga i cili kanë kërkuar përgjigjen nëse policia e Beranës i ka tejkaluar autorizimet  të hënën kur e kanë  shpërndarë bllokadën dhe  ka paraburgosur 6 vendas.

Banorët e kësaj lagje theksojnë se është koha e fundit që të ndërpritet ndërtimi i mbeturinave që momanetalisht  në  Vasove  Vode janë rreth 1 milion tonelata.

 

Pejanoviq- Gjurishiq, bisedoi me sekretarin e përgjithsshëm të OSBE-së

Ministrija e mborjtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq po merr pjesë në forumin për bashkëpubnimin e sigurisë në Vjenë pranë organizatës së OSBE , iu kumtua Portalit Analitika nga ministria e mbrojtjes. Ministrja pejanoviq Gjurishiq është takuar me sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Lamberto Zanjeri . Ajo është shprehur e kënaqur  me bashkëpunimin e suksesshëm në dimensionin politiko-ushtarak të OSBE , në veçanti në sferën e kontrollit të armatimit .

Ajo ka prezantuar reformat kyçe dhe prioritetet në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë si dhe qellimet strategjike të Malit të Zi në këtë plan. 

Zanjer ka përshëndetur rezultatet e mira të Malit të Zi në reformën e sektorit të mbrojtjes dhe të sigurisë si dhe për realizimin e disa proejkteve të cilat i realizon Mali i Zi në bashkëpunim me OSBE dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.   Ministrja, Pejanoviq - Gjrurishiq, ka folur sot në forumin për bashkëpunim me siguri të cilin momentalisht e kryeson Lihtenshtajn . Ajo falenderoi anëtarët e OSBE të cilat kanë kontribuar në realizimin me suksesë të dy fazave të para në shkatrrimin e armatimit dhe municionit të tepërt në Mal të Zi në kuadër të programit MONDEM dhe shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit kualitativ.

 

Vukoviq; Ç’do gjë të jetë në pajtim me ligjet e shtetit

Funksionari i PDS, Miodrag Vukoviq,  ka deklaruar për Portalin e RTMZ se për inicimin e hetimit parlamentarë  lidhur me aferën Inçizimi nuk ekziston nevoja sepse , siç ka theksuar,  fjala është për projekt të kurdisur me të cilin është dashtë të ndikohet në zgjedhjet  lokale në Nikshiq si dhe në zgjedhjet presidenciale .

Vukoviq ka shtuar se duke pasur para sysh dyshimet që vazhdojnë nuk ka asgjë kundër që të hapen këto hetime ose ndonjë formë tjetër të kontrollit parlamentarë për sjelljen e subjekteve politike , por insiston që çdo gjë të jetë në pajtim me ligjet e shtetit.

 Vukoviq theksoi se do të ishte interesante  që pas këtyre hetimeve , ose një kohësisht me to , të hapet edhe hetimi për  sjelljen e subjekteve politike opozitare në qytetet ku ajo ushtron pushtetin.

Vukoviq ka theksuar se askush nga partia të cilës i takon nuk është kundër që çështja të çohet deri në fund dhe të thuhet e vrtetat e plotë, mirëpo siç tha nuk do të dëshironte që Parlamenti  të shndërrohet  në  gjykatë.

Ai ka përsëritur se çdo gjë duhet çuar deri në fund në pajtim  me procedurën.

 

Abazoviq; Të fillohet hetimi parlamentar

Deputeti i Malit të Zi pozitivë Dritan Abazoviq pajtohet se duhet nisur hetimi parlamentarë lidhur me aferën Inçizimi duke theksuar se nuk e di se çfarë efektesh mund të ketë , duke e njohur situatën në Parlamentë dhe në Këshillin për të të drejtat dhe liritë e njeriut.

 Abazoviq ka përkujtuar se kur e ka nisur iniciativën rreth seancës dëgjimore të ministrit të drejtësisë dhe të drejtat e njeriut , kryetari i Këshillit dhe anëtarët e tij nga PDS kanë qenë kundër duke theksuar se kjo nuk ka lidhje me Këshillin për të të drejtat e njeriut. Shefi i byrosë për Malin e Zi dhe Kroacinë në drejtorinë e përgjithshme të Komisionit evropianë Dirk Llange ka theksuar dje se aferën inçizimi më së miri është të hetohej përmes organizimit të hetimit parlamentarë duke shpresuar se deri në prill  do të ketë edhe rezultate konkrete.

 

Publikimi i të dhënave personale nuk është shkelje e ligjit

Publikimi i të dhënave personale nga regjistri zgjedhor nuk shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale nëse është fjala për interesin publik , ka vlerësuar anëtari i Këshillit të agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen e lirë informatave Radenko Llacmanoviq.

 Gazeta e përditshme DAN sot ka publikuar të dhënat, siç theksohet të 98 zgjedhësve të sigurtë të PDS,  të regjistruar në regjistrin zgjdhor për  komunën Plevle, por të drejtën e votës e realizojnë edhe në territorin e Bosnjë Hercegovinës.

Ai ka theksuar se të dhënat mund të përpunohen në mënyrë të ndërshme dhe të bazuar në ligjë dhe me  pelqimin e përsonave identetiteti i të cilëve publikohet por jo në shumicë por vetm për nevojat dhe qellimet e caktuara.

 

Ndihma e ekspertëve avancon sistemin shëndetësorë

Shkëmbimi i mendimeve me ekspertët ndërkombëtarë do ta ndihmojë Malin e Zi që sistemi i tij shëndetësorë të jetë me efikas , ka theksuar ndihmës ministri i shëndetësisë Mensud Grboviq. Ai në tubimin me titull “Menaxhimi  me financat në shëndetësi” si mbështetje e riorganizimit të ofrimit të shërbimeve të bazuar në qëndrat shëndetësore , ka theksuar se Mali i Zi i ka bërë hapat e parë në ndryshimin e sistemit shëndetësor me sjelljen e strategjisë të mbrojtjes shëndetësore spitalore. Shefja  e zyrës të organizatës shëndetësore botërore, Mina Brajoviq,  ka theksuar se takimi i është kushtuar   avancimit  të nivelit sekundar dhe terciar , duke sqaruar se fjala është për njërin ndër aktivitetet në vazhdimin e reformës së sektorit shëndetësor. Mali i Zi është njëri  ndër 75 vendet të zgjedhura nga OKB për realizimin e konsultimeve nacionale.

 

Shulc: normalizimi i marrëdhënieve do të jetë process i gjatë

Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc ka deklaruar se negociatat e Beogradit dhe Prishtinës janë shmë të rëndësishme për të dyja palët, si dhe për synimet e tyre.

Ai ka thënë se duhet biseduar për çështjet praktike, madje edhe nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të “diskutojnë për tablon e përgjithshme, përkatësisht nëse ende nuk mund të bisedojnë për zgjidhjen përfundimtare të problemit”.
”Jam   i vetëdijshëm se normalizimi i marrëdhënieve do të jetë një proces, rrugë e gjatë, por më gëzon fakti, që po shoh se të dyja vendet kanë filluar me këtë. Natyrisht, duke u udhëhequr me idenë e integrimeve evropiane”, ka thënë Shulc për gazetën vjeneze “Kurir”.

 

Simiq: Serbia hoqi dorë nga ndarja e  Kosovës

"Pas kundërshtimit të ashpër të BE-së, Serbia përfundimisht hoqi dorë nga ndarja e Kosovës, prandaj shpëtimi i asaj që mund të shpëtohet, tani po përkufizohet me vendosjen Bashkësisë së komunave serbe me pushtet ekzekutiv. Mirëpo kjo ide u ndesh me një dush të ftohtë në Berlin, si dhe në Bruksel”.

Kështu është shprehur Predrag Simiq, një ish-ambasador dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd për gazetën “‘Vesti”.
Mirëpo Simiq mendon se nuk ka asgjë as nga kompetencat ekzekutive të katër komunave në veri të Kosovës
“Gjermania as nuk do ta dëgjojë për këtë, e pas saj janë edhe SHBA-ja, ambasadori i së cilës në Beograd, Majkëll Kirbi, ka thënë qartë se nuk ka gjasa për një tjetër ‘Republikë Srpska’ në Ballkan, ka thënë ai.

 

Franca mbështet normalizimin e marrëdhënieve

Ministri francez i çështjeve evropiane Bernar Kaznev ka deklaruar se nuk është me rëndësi forma juridike e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por me rëndësi është që qytetarët ta ndiejnë prosperitetin dhe stabilitetin.
“Franca mbështet përafrimin e Serbisë me BE-në. Në këtë kuptim, kemi mbështetur vitin e kaluar dhënien e statusit kandidat për anëtarësimin e Serbisë”, tha Kaznev duke shtuar se “tani nevojitet që Serbia të vazhdojë vendosmërisht të përmirësojë raportet me Kosovën dhe të realizojë një përparim të prekshëm në reformat e brendshme, sidomos në sundimin e ligjit”, ka thënë ministri francez në një intervistë për gazetën “V.novosti”.
Sa i përket normalizimit të kërkuar në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, Kaznev ka thënë se pikëpamja e Francës plotësisht i bashkohet pikëpamjes që mbisundon në nivelin evropian.

 

LSI,  mbështet  uljen e moshës deri në 16 vjeç

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, është shprehur pro nismës së kryeministrit të vendit Sali Berisha për uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç. Këto deklarata Meta i ka bërë pas takimit që pati me përfaqësuesit e OHDIR.


“LSI mendon se 16-vjeçarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për arsye se ata e kanë të gjithë informacionin e duhur për të bërë vlerësimin dhe gjykimin e duhur, the Meta.
Sipas tij edhe nëse konsensusi për të realizuar këtë ndryshim nuk arrihet përpara këtyre zgjedhjeve, patjetër në të ardhmen 16-vjeçarët do të kenë një rol më të madh se sa e kanë sot.

 

Vatikan; Edhe përpjekja e dytë pa rezultat

Në Vatikan ka dështuar përpjekja e dytë e kardinalëve për të zgjedhur papën e ri. Të 115 kardinalët nga 48 vende të botës janë izoluar në Kapelën Sistine për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike.

Tymi i zi nga oxhaku ka simbolizuar se kardinalët nuk kanë arritur marrëveshje. Kur dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat, nga oxhaku i kapelës do të dalë tymi i bardhë.Kardinalët do të votojnë nga katër herë në ditë.Votimi pason dorëheqjen e muajit të kaluar të Benediktit XVI nga të gjitha detyrat e papatit.

 

21 minatorë  të vdekur në minierë

Njëzetenjë minatorë  thëngjilli kanë humbur jetën dhe katër të tjerë figurojnë të zhdukur, pas aksidentit, që ka ndodhur brenda një miniere në provincën Guizhou të Kinës.

Burimet zyrtare thonë se përpjekjet për shpëtim janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që mediet shtetërore thonë se 58 minatorë i kanë shpëtuar aksidentit.

Minierat e Kinës kanë qenë për kohë të gjatë minierat më vdekjeprurëse në botë, edhe pse qeveria ka njoftuar muajin e kaluar se numri i të vdekurve ka rënë më shumë se 30 për qind në vitin 2012, si rezultat i një menaxhimi më të rreptë.

 

Rrethë dy milion fëmijë kanë  nevojë  për ndihmë në Siri

Organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka tërhequr vërejtjen se gjithnjë e më shumë fëmijë sirianë janë duke u rekrutuar nga grupet e armatosura të të dyja palëve në konfliktin e Sirisë. Në raportin e publikuar thuhet së fëmijët janë duke u përdorur si roje, informatorë, luftëtarë e madje në disa raste si mburoja njerëzore.“Rreth dy milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë në Siri. Konflikti dyvjeçar ka prekur të gjitha aspektet e jetës së tyre”, thuhet në raport.

 Edukimi i tyre është ndërprerë pasi rreth 2,000 shkolla janë dëmtuar nga luftimet ose janë bërë streha të përkohshme për njerëzit e zhvendosur, vë në pah raporti.

Fëmijët sirianë janë viktima të harruara, që përballen me vdekje, trauma dhe vuajtje dhe janë të privuar nga ndihmat themelore humanitare.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 70 mijë njerëz kanë humbur jetën në konfliktin civil në Siri.

 

Në Mars mund të ketë ekzistuar  jeta shumë kohë më parë

NASA ka bërë të ditur se mostrat e marra nga sonda e saj Curiosity në sipërfaqen e Marsit kanë treguar se në Planetin e Kuq mund të ketë ekzistuar jeta shumë kohë më parë.

Shkencëtarët nga Agjencia Ndërkombëtare e Hapësirës kanë publikuar gjetjet shtatë muaj pas zbarkimit të Curiosityt në Mars dhe një muaj pasi sonda ka përdorur krahun e saj robotik për të gërmuar thellë në brendësi të një shkëmbi.Shkencëtarët kanë thënë se Curiosity ka gjetur ujë, ashtu si edhe argjile, sulfate dhe disa minerale të tjera.

NASA po ashtu ka thënë se sonda do të shpojë një vrimë tjetër në shkëmbin e Kraterit Gale në muajin maj, për të kërkuar nëse ka komponime organike.Më herët, sondat e NASA-s , kanë gjetur po ashtu prova se në Mars dikur ka rrjedhur uji.

 

Nesër mot i vranët dhe me të rreshura

Sot në Mal të Zi mbajti mot i vranët dhe vende vende me reshje të shiut, Frynë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat:

Ulqin 16 gradë, Tivarë  e Budvë 15,  Beranë  e Tivat  14, Podgoricë e H. Novi 13, Plevle 12, B. Pole 11, Cetinë 10, Rozhaj 9,  Shavnik 8, Nikshiq  e  Mojkovac 7, Plevle 6 dhe në Kollashin e Zhablak 5 g.

 Për nesër, në Jug dhe Bregdet,  parashihet  të  mbajë mot i vranët dhe me reshje të dendura të shiut e bubullimë, kurse në veri dhe në viset e larta me borë dhe skllotë. Gjat  natës   në viset  e ulëta dhe qëndrore të  vendit,  janë të mundshme reshje të dobëta të borës dhe skllotë.

  Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet jugore.

 Temperatura e mengjesit prej 0 deri në 12, kurse më e larta e ditës prej 2 deri në 15 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се