Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

12. 03. 2013. 17:00 >> 17:32

LAJMET 12. 03. 2013.

LAJMET

Presidenti i Azerbajxhanit  Ilham Aliev qëndron sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliev qëndron sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Atë në aeroportin e Podgoricës e ka pritur presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq .

Takimi i presidentëve të Malit të Zi dhe të Azerbejxhanit, siç është kumtuar, do ti afirmojë edhe më tepër marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve si dhe bashkëpunimin e tyre sidomos në planin ekonomik. Presidentin  e Azerbejxhanit e kanë pritur edhe kryetari i Kuvendit  Ranko  Krivokapiq dhe kryeministri Millo Gjukanoviq. Gjatë qëndrimit të tij në Podgoricë do të bëhet edhe prezantimi i investimeve Kumbor të Kompanisë azerbajxhanase SOCAR si dhe projekti i rregullimit i parqeve dhe emërtimi i rrugëve në Podgoricë në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministri Gjukanoviq dhe presidenti Aliev.

 

Milica Pejanoviq Gjurishiq  nesër në forumin për bashkëpunimin në siguri i cili mbahet në Vjenë

Ministrija e mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq do të marr pjesë nesër në forumin për bashkëpunimin në siguri i cili mbahet në Vjenë.

Forumi është trup punues i OSBE përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ndërtimit të masave të sigurisë dhe besimit përmes shkëmbimit dhe verifikimit të informatave mbi forcat e armatosura të vendeve anëtare. Nga ministria e mbrojtjes është paralajmëruar se Pejanoviq-Gjurishiq gjatë qëndrimit në Vjenë do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OSBE  lamberto Zanieri.

 

Sllaven Radunoviq partitë  opozitare  duhet të bashkohen dhe të përkrahin kandidatin presidencial Miodrag Lekiq

Qytetarët e Nikshiqit në zgjedhjet e kaluara lokale u kanë rekomanduar partive opozitare se duhet të bashkohen dhe të përkrahin kandidatin presidencial Miodrag Lekiq, ka theksuar funksionari i Frontit demokratik Sllaven Radunoviq.

Ai ka përkujtuar se Fronti demokratik është i mendimit se në zgjedhje ka pasur pa rregullsi dhe ka shtuar se qytetarët i kanë treguar qartë opozitës se ajo duhet të bashkohet. Opozita duhet ta kuptojë këtë mesazh dhe të bëjë ç është e nevojshme për ta përmbysur regjimin e PDS , ka theksuar Radunoviq për agjencinë MINA.

 

Lekiq nëse zgjidhem president do të ketë ndryshime të  shumta

Kandidati presidencial Miodrag Lekiq ka deklaruar se nëse do të zgjedhet presidenti i shtetit do të insistojë që prokurorët të cilët nuk e mbrojnë Kushtetutën të ndiqen penalisht duke vlerësuar se në aferën Inçizimi kompetentët nuk e kanë mbrojtur aktin më të lartë juridikë.

Ai në tubimin promovues në Beranë ka theksuar se me aferën incizimi  kushtetua është sulmuar nga Partia në pushtet por edhe nga prokurori i cili nuk është përpjekur që ta mbrojë këtë akt , njoftojnë mediat në Podgoricë. Lekiq ka shtuar se nëse do të zgjedhjet president  do të përpiqet që kryetarët e Gjyqit suprem dhe të prokurorisë së shtetit të zgjidhen në bazë të parimeve të drejtës dhe drejtësisë e jo, siç ka theksuar ai në bazë të kriteriumeve partiake. Lekiq konsideron se presidenti aktual i shtetit Filip Vujanoviq tash 10 vjet është president vetëm në letër.

 

Vazhdon forumi në Tiranë

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë mund të thellohet në sferën e energjetikës, tregtisë dhe turizmit gjë që duhet të jetë prioritet në periudhën e ardhshme , u vlerësua në forumin e afaristëve malazezë dhe shqiptarë i cili po mbahet në Tiranë.

Ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane të Malit të Zi Igor Llukshiq ka deklaruar se përparimi i bashkëpunimit aktual ekonomik ndërmjet dy vendeve është prioritet në ç’gjë duhet të kontribuoi edhe formimi i Komisionit të përzier malazezo-shqiptarë . Prej rivendosjes së pavarësisë është bërë shumë në planin e zhvillimit të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve. Megjithatë at bashkëpunimi ekonomik nuk është në pozitën e merituar kështu që ekonomia duhet të jetë temë kryesore e të gjitha takimeve tona të ardhshme ka theksuar Llukshiq në forumin të cilin e ka organizuar Oda ekonomike e Malit të Zi në bashkëpunim me Odën ekonomike në Tiranë dhe ambasadën malazeze në Shqipëri.

 

Këshilli  do të vendos të premten për iniciativën e opozitës nëse duhet mbajtur seanca dëgjimore

Këshilli për sistemin politikë, legjislaturë dhe administratë do të vendos të premten për iniciativën e opozitës nëse duhet mbajtur seanca dëgjimore e ministrit për punë të brendshme Rashko Konjeviq dhe me kryetaret e Gjyqit suprem dhe të prokurorisë Vesna Medenica dhe Ranka Çarapiq.

Anëtarët e Këshillit nga radhët e opozitës më parë kanë kërkuar mbajtjen e seancës dëgjimore për shkak të qëndrimit të këtyre organeve në rastet aktuale e që sipas mendimit të tyre kanë të bëjnë me kriminalitetin e organizuar. Iniciativa parasheh që Konjeviq, Çarapiq dhe Medenica të dëgjohen në Këshill jo vetëm lidhur me rastin Shkeroviq, por edhe për raste tjera siç është afera incizimi etj.

 

Krivokapiq  vendimin përfundimtar për fatin  e KAP duhet  siellur para 15 prillit

Kryetari i sindikatës së Aluminit Rade Krivokapiq ka rekomanduar se vendimin përfundimtar për fatin  e KAP duhet  siellur para 15 prillit dhe ka vlerësuar  se nëse propozimi i Partisë në pushtet nuk kalon atëherë qeveria duhet të bjerë.

Ai e komentoi edhe propozimin e arritur nga Komisioni evropianë për mundësinë e kërkimit të periudhës tranzitore gjë që nënkupton hartimin e planit detaj për qëndrueshmërinë e fabrikës vetëm mbi bazat e supozimeve reale. Ai ka theksuar se deturia dhe njerëzit nga jashtë e kanë  sjellur kombinatin në situatën aktuale .

 

P. Bullatoviq  u takua me  zyrtarët evropianë lidhur me aferën Inçizimi

Afera incizimi është  dëshmi e shpërdorimit të resurseve shtetërore për qëllimet zgjedhore , ka kumtuar kryetari i Këshillit për antikorrupsion Predrag Bullatoviq  gjatë takimit me zyrtarët evropianë duke theksuar se nuk është i kënaqur me qëndrimin e personave kompetentë lidhur me këtë rast.

Bullatoviq ka biseduar sot me shefin e zyrës për Malin e Zi dhe Kroacinë në drejtorin e përgjithshme të Komisionit evropianë për zgjerim Dirk Llange dhe me ambasadorin e UE në Podgoricë Mitja Drobniç.

 

 Marsh i heshtur për Gjingjiqin 

Më shumë se 15 mijë qytetarë marshuan në nderim të kryeministrit të vrarë të Serbisë Zoran Gjingjiq, liderit reformator i cili udhëhoqi përpjekjet për të afruar Beogradin me Perendimin, pas luftrave të viteve të 90-ta. Gjingjiq u vra më 12 mars të 2003 nga një snajperit  pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit.

Ai ishte 50 vjeçar në kohën kur u vra. Dhjetëra paramilitarë nacionalistë dhe anëtarë  bandash kanë marrë dënime për vrasjen. Gjingjiq ka luajtur rol kyç në rrëzimin e presidentit  Sllobodan Millosheviq në vitin 2000 dhe ekstradimin e tij në Tribunalin e OKB-së për krime lufte në Hagë. Derisa ishte kryeministër në periudhën 2001-2003, Gjingjiq nisi reformat  dhe e vendosi Serbinë në rrugë drejt integrimeve Evropiane. Analistët vlerësojnë se vrasja e Gjingjiqit  ishte një pengesë e madhe për progresin e Serbisë.

 

Thaçi: Deklarata e Nikoliqit gënjeshtër e kulluar

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi para deputetëve të Kosovës se presin qartësim zyrtar nga Bashkimi Evropian lidhur me deklaratat kontraverse të presidentit serb, Tomisllav Nikoliq, që sipas Thaçit janë gënjeshtra të kulluara të Beogradit. Kreu i qeverisë ka raportuar sot për takimin e gjashtë me kryeministrin serb, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fokus i këtij takimi, tha Thaçi ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, temë kjo e diskutuar edhe mbrëmë me kreun shtetëror serb në Bruksel. Kryeministri Thaçi edhe njëherë përmendi qëndrimin e tij se asociacioni nuk do të ketë kurrfarë kompetencash  ekzekutive e as legjislative. Thaçi ka konfirmuar se draft-dokumenti i propozuar nga baronaesha Ashton për krijimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Në këtë kuadër Thaçi reagoi ndaj deklaratave të zyrtarëve serbe, kinse Kosova ka lëshuar pe sa i përket Asociacionit të komunave, duke i quajtura ato të pavërteta. Krei i qeverisë tha se me ftesën e tij, me 14 mars baronesha Ashton do të vijë në Kosovë dhe përfaqësuesit e spektrit politik do të dëgjojnë drejtpërdrejtë nga ajo për procesin dhe të arriturat e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.


Miratohet mocioni i PDK-së për raportimin e Thaçit në Kuvend

Kuvendi i Kosovës miratoi mocionin e Partisë Demokratike të Kosovës për raportimin e kryeministrit Hashim Thaçi në Kuvend lidhur me takimin e fundit në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Këtë raportim e ka kundërshtuar vetëm Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Mocioni i PDK-së u miratua me 55 vota për, 12 kundër dhe 3 abstenime.Pasi që në seancën e fundit opozita nuk lejoj raportimin e kryeministrit për takimin e fundit, në vazhdimin e seancës së sotme ka hyrë si pikë e parë e rendit të ditës.Kuvendi vazhdon sot seancën e ndërprerë të premten, me pikat e mbetura të rendit të ditës.

 

Daçiq: Jemi larg nga arritja e marrëveshjes 

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia është larg nga nënshkrimi i marrëveshjes me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në lidhje me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Në konferencën për gazetarë, Daçiq ka thënë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në lidhje me çështjen e përgjegjësive, dhe ky është problemi kryesor, meqë Prishtina nuk pranon të ndryshojë legjislacionin e vet. I pyetur të komentojë deklaratën e presidentit Tomisllav Nikolliq se Prishtina ka lëshuar pe në lidhje me marrëveshjen, Daçiq ka thënë se deklarata “transmeton realitetin”.Sipas tij, Prishtina ka lëshuar pe në qëndrimet e saj, në dy ose tri takimet e mëhershme.

 

Tadiq tërheq vërejtjen për Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë, dhe tani kryetar nderi i Partisë Demokratike, Boris Tadiq ka deklaruar se nuk do të pranonte çfarëdolloj zgjidhje për Kosovën si kusht për marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. “Nuk do të pranoja çfarëdo zgjidhje për Kosovën me kusht të marrjes së datës, sepse ekzistojnë kritere për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë Tadiq për televizionin B92. Ai ka theksuar se kryeministri aktual, Ivica Daçiq nuk ka të drejtë kur thotë se qeveritë e viteve të kaluara kanë “gënjyer kur kanë thënë se Kosova është e jona”.

 

Hoxhaj udhëton në Strasburg

Pas vizitave zyrtare në Greqi dhe Afrikë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Strasburg. Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me deputetë të Parlamentit Evropian, si dhe diplomat  e përfaqësues të tjerë të lartë të organizatave evropiane dhe mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Hoxhaj po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues të pesë shteteve të BE-së që ende nuk kanë marrë vendim formal për njohjen e pavarësisë së Kosovës.“Gjatë takimeve, Hoxhaj do të informojë përfaqësuesit evropianë për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë si dhe do të paraqes objektivat dhe prioritetet e institucioneve të Kosovës për konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit në të gjithë territorin”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministri Hoxhaj do të kërkojë nga përfaqësuesit evropianë vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese në BE.


Mesha finale para zgjedhjes së papës

Kardinalët në Vatikan po mbajnë meshën finale para se të hyjnë në Kapelën Sistinë  për mbledhjen e fshehtë gjatë së cilës do të zgjedhin papën e ri. Kardinali Angelo Sodano, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, ka bërë thirrje për unitet në kishën katolike. Angelo Scola i Italisë dhe Odilo Scherer i Brazilit shihen si kandidatët më të fortë që mund të fitojnë 77 votat e nevojshme. Fletëvotimet e kardinalëve do të digjen, për t’i treguar publikut se si është duke u zhvilluar votimi. Tymi i bardhë që del mbi kapelë nënkupton se ka fitues, derisa tymi i zi tregon se votimi nuk ka qenë përcaktues. Mbledhja e fshehtë vjen një muaj pasi që Papa Beneditki XVI tronditi botën duke u bërë papa i parë në 600 vjet që jep dorëheqje.
Papa i ri përballet me problemet, si skandalet seksuale dhe rënien e anëtarësisë.

 

Rrëzohet helikopteri i NATO-s, pesë të vdekur 

Nato  tha se pesë trupa të huaj janë vrarë në një aksident helikopteri në Afganistanin jugor. Në një deklaratë, NATO tha se përplasja është duke u hetuar, duke shtuar se raportet e para treguan se nuk kishte “ndonjë aktivitet armiqësor” në kohën e incidentit, që thuhet se ka ndodhur të hënën.

Përplasja erdhi në të njëjtën ditë, kur dy ushtarë amerikanë dhe pesë pjesëtarë të policisë afgane u vranë në një sulm të ashtuquajtur të brendshëm nga një person me një uniformë ushtarake.

 

OKB: Koreja s'mund ta anulojë armëpushimin njëanshëm 

OKB thotë se Koreja e Veriut nuk mund që njëanshmërisht të anulojë armëpushimin e  vitit 1953, që i dha fund Luftës së dy Koreve. Qeveria e Koresë së Veriut nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi kërcënimet e përsëritura për anulimin e armëpushimit 60-vjeçar, por gazeta kryesore e vendit, Rodong Sinmun, njoftoi se armëpushimi është anuluar  ditën e djeshme.

Gjithashtu edhe  Koreja e Jugut thotë se veprimi i Koresë së Veriut për të shfuqizuar armëpushimin 60 vjeçar dhe kërcënimet  tjera janë një përpjekje për të bërë “presion psikologjik” mbi Korenë e Jugut. Koreja e Veriut kërcënoi se do të marrë masa nëse stërvitjet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, zhvillohën siç ishin planifikuar. Këto stërvitje të përbashkëta kanë filluar  dje, në të njëjtën ditë kur Pheniani gjithashtu e mbylli një linjë telefonike të Kryqit të Kuq, të cilën, Koreja e Veriut dhe ajo Jugore e kishin përdorur për komunikime të përgjithshme. Tensionet janë rritur në gadishullin korean që kur Pheniani kreu testin e tretë bërthamor  më 12 shkurt, gjë që nxiti sanksionet e reja të OKB-së ndaj Koresë Veriore.

 

OKB: Irani rrit shkeljen e të drejtave të njeriut 

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran thotë se në këtë vend ka probleme të shumta, që duhet të adresohen urgjentisht.

Gjatë prezantimit të raportit të tij në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Geneval, Ahmed Shaheed tha se ekziston “një rritje e dukshme e shkeljes serioze të të drejtave të njeriut.”Shaheed përmendi shkallën e lartë të ekzekutimeve për vepra që nuk hyjnë te “krimet më të rënda” sipas standardeve të ligjit ndërkombëtar. Ai gjithashtu përmendi diskriminimin e pakicave fetare dhe etnike, mohimin e të drejtave politike dhe civile, si dhe mohimin e lirisë së të shprehurit.

 

Edhe për nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut në jug dhe të borës në viset veriore. Fryn erë e dobët deri mesatare vende vende e fortë nga drejtimet jugore.

Temperaturat: Tivar, Ulqi  e Tivat 14, Beranë 12, Budvë, H. Novi, B. Pole e Rozhaj 10, Podgoricë e Plevle 9, Mojkovac 7, Kollashin , Shavnik e Plavë 5, Cetinë e Nikshiq 4 dhe në Zhablak 1 g.

Edhe për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët , në jug dhe Bregdet me reshje të shiut dhe bubullimë, kurse në Veri dhe viset e larta me reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë  nga drejtimet jugore. Temperatura e mëngjesit prej 0 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 16 gc.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се