Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

10. 04. 2024. 00:00 >> 19:14

Ditari 10.04.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Mitsotakis - Bashkimi Evropian (BE) duhet të vlerësojë rezultatet e padiskutueshme të Malit të Zi

Bashkimi Evropian (BE) duhet të vlerësojë rezultatet e padiskutueshme të Malit të Zi dhe t'u përgjigjet atyre në mënyrë adekuate, tha kryeministri grek Kirjakos Mitsotakis në një takim me kolegun e tij malazez Millojko Spajiq, i cili ndodhet për një vizitë pune në Athinë. Mitsotakis, siç raportohet nga kabineti i Spajiqit, tha se Mali i Zi është një pikë e ndritshme në Ballkanin Perëndimor. “BE duhet të vlerësojë rezultatet tuaja të padiskutueshme dhe t'u përgjigjet atyre në mënyrë adekuate. Në një kohë të shkurtër, ju keni bërë dukshëm më shumë se vendet e tjera në këtë proces”, tha Mitsotakis. Në takim, në të cilin bashkëpunimi ekonomik ishte një nga temat më të rëndësishme, u vlerësua se forcimi i lidhjeve në komunikacion është prioritet i ndërsjellë dhe se në këtë kontekst është e nevojshme të punohet intensivisht. Bashkëbiseduesit u pajtuan se Mali i Zi ka potencialin për ta quajtur veten edhe më fuqishëm si destinacion investimi dhe se është i nevojshëm bashkëpunimi më i ngushtë me investitorët ekzistues, të cilët janë ambasadorët më të mirë në këtë kuptim.

Presidenti Millatoviq qëndron sot në Greqi

Edhe presidenti Jakov Millatoviq qëndron sot në Greqi, ku do të hapë Forumin Ekonomik Delphi. Millatoviq do të mbajë fjalimin e hapjes së forumit, ku do të flasin edhe presidentët e Greqisë,  Sllovenisë Ukrainës. Në margjinat e forumit, Millatoviq do të ketë edhe takime dypalëshe dhe do ta vizitojë Muzeu Arkeologjik në Delphi. Në konferencë merr pjesë edhe shefi i diplomacisë malazeze, Filip Ivanoviq.

Zenoviq - Qeveria planifikon që deri në fund të vitit të ardhshëm të përfundojë shumicën e obligimeve nga agjenda evropiane

Qeveria planifikon që deri në fund të vitit të ardhshëm të përfundojë shumicën e obligimeve nga agjenda evropiane, tha kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Predrag Zenoviq. Ai po ashtu bëri të ditur se Draft programi për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian për periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027 do të miratohet së shpejti nga Qeveria. Draft programi për anëtarësim është dokumenti strategjik kryesor i procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, që përcakton shtrirjen dhe dinamikën e reformave që nevojiten për harmonizim me trashëgiminë juridike të BE-së. Në tryezën e rrumbullakët në Podgoricë, Zenoviq tha se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar filloi hartimi i Draft programit për anëtarësimin e Malit të Zi, me qëllim që ky dokument të harmonizohet me trashëgiminë juridike të BE-së, si dhe me dinamikën e miratimit të dokumenteve legjislative dhe strategjike nacionale.

Mbështetja e shteteve anëtare të BASHKIMIT EVROPIAN për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor nënkupton një integrim të qartë ekonomik

Mbështetja e shteteve anëtare të BASHKIMIT EVROPIAN për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor nënkupton një integrim të qartë ekonomik, por ka shumë kushte politike, tha ish-zëvendëskryetarja e Qeverisë për Integrime Evropiane, Gordana Gjuroviq. Shtetet anëtare të BE-së konfirmuan marrëveshjen politike mbi Instrumentin e Reformës dhe Rritjes së Ballkanit Perëndimor, që i ofron rajonit gjashtë miliardë euro ndihmë financiare shtesë prej vitit 2024 deri në vitin 2027. Ky është një instrument financiar shtesë që do të jetë gjithashtu një amendament i buxhetit shumëvjeçar të Bashkimit Evropian, i cili i referohet mbështetjes së para-anëtarësimit të rajonit tonë, tha Gjuroviq për Televizionin e Malit të Zi. Ajo theksoi se procesi i negociatave po zgjat shumë, por është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje politike.

Anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Asamblesë Parlamentare të NATO do të qëndrojnë për vizitë dy ditëshe në Mal të Zi

Anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP) do të kalojnë dy ditët e ardhshme në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Kuvendi i Malit të Zi njoftoi se të premten do të mbahet takimi i anëtarëve të Komisionit me delegacionin e Kuvendit të Malit të Zi. “Gjatë vizitës te delegatët e PS-së së NATO-s do të prezantohet sistemi i mbrojtjes së Malit të Zi dhe perspektivat e mëtejshme në këtë drejtim”, thuhet në njoftim. Thuhet se delegatëve do t'u prezantohen rezultatet e punës parlamentare, si dhe aktivitetet e trupave punues të Kuvendit që merren me çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare, sigurisë dhe mbrojtjes.

Mali i Zi së shpejti do t'i bashkohet Misionit të Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian

Mali i Zi së shpejti do t'i bashkohet Misionit të Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian (BE) në mbështetje të Ukrainës (EUMAM), njoftoi Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes Marko Markoviq në një takim me ambasadorin ukrainas në Podgoricë, Oleg Gerasimenko. Markoviq, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, përsëriti se Mali i Zi qëndron fuqishëm pranë Ukrainës në luftën e saj për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin, si dhe lirinë e popullit ukrainas. Ai tha se mbështetja dhe solidariteti nuk shprehet vetëm në mënyrë retorike, por edhe përmes angazhimit konkret politik, si dhe kontributeve financiare dhe atyre humanitare. Markoviq bëri të ditur se Mali i Zi së shpejti do t'i bashkohet misionit EUMAM, i cili, sipas tij, paraqet një tjetër konfirmim të përkushtimit ndaj Ukrainës.

Besimtarët islamë sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit

Besimtarët islamë sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme me të cilën përfundon agjërimin njëmujor i Ramazanit. Festimi i Bajramit filloi me falje të quajtur Namazi i Bajramit, menjëherë pas agimit. Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq, duke folur nga xhamia e Osmanagiqve, tha se drejtësia pa kompromis është imperativ sepse fuqia buron nga drejtësia, jo drejtësia nga forca. Dhuna, thotë Fejziq, është gjithmonë disfatë, kurse paqja e drejtë është gjithmonë fitore. Le të jetë ky Bajram festa e fitores së vlerave të përhershme mbi momentin e dobësisë, fitores së paqes mbi dhunën, drejtësisë mbi forcën. Le të ndjejmë plotësinë e jetës në Bajram dhe të ndajmë gëzimin dhe shpresën festive me të gjithë njerëzit, tha Fejziq.

Nga Moraça nxirret trupi i pajetë

Palombarët e Qendrës Rajonale të Zhytjes kanë nxjerrë sot nga Moraça trupin e pajetë të një mashkulli, i cili është raportuar i zhdukur qysh të dielën. Danillo Miajlloviq nga Qendra Rajonale të Zhytjes ka thënë se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të urës Luça, në Donja Gorica, dhe se u është dorëzuar organeve kompetente për përpunim të mëtutjeshëm.

Tifozët e Klubit të Buduqnostit me parulla fyese dhe nënçmuese

Një grup i tifozëve të Klubit të Futbollit Buduqnost, në momentin e ndërprerjes së lojës me Deçiqin, bërti parulla me përmbajtje fyese dhe nënçmuese, njoftoi Drejtoria e Policisë. Mbrëmë është luajtur ndeshja futbollit mes futbollistëve të Deçiqit dhe Buduqnostit, ku kanë marrë pjesë rreth 1 mijë e 150 shikues, nga të cilët rreth 150 janë pjesëtarë grupit të tifozëve Varvarët. Mësohet se në minutën e 22-të të ndeshjes loja është ndërprerë, pasi pjesëtarë të këtij grupi hodhën në fushë mjete piroteknike. Gjatë pushimit, ai grup bërtiste parulla ofenduese dhe përçmuese që nxisin jo-tolerancë, njoftoi policia. Ndeshja ka vazhduar pas një ndërprerjeje 55 minutash, kur një grup tifozësh u largua nga tribuna. Policia njoftoi se prokurori i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë është njoftuar për ngjarjen, e cila ka urdhëruar ndërmarrjen e masave për identifikimin e personave dhe vërtetimin e rrethanave dhe fakteve të kësaj ngjarjeje.

Rexhepi: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës hap i madh pozitiv

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Minoriteteve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, tha se pas liberalizimit të vizave, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është një hap tjetër i madh pozitiv i qeverisë aktuale. “Duke pasur parasysh se ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret që kërkoheshin si shtet, është shumë e rëndësishme që ne të jemi pjesë e BE-së, është shumë e rëndësishme që këto fonde t'i shfrytëzojmë për zhvillimin ekonomik, të përdorim fondet për bashkëpunim ndër rajonal për marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjithë, të shfrytëzojmë fondet për bujqësi siç kanë bërë fqinjët tanë dhe thjesht të rrisim statusin ekonomik të qytetarëve tanë”, tha Rexhepi për RTK2. Ajo ka komentuar edhe takimet e fundit të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të mbajtur në Bruksel. “Unë mendoj se ky problem duhet të minimizohet, të gjithë qytetarët që marrin rroga apo pensione nga Serbia duhet të gjejnë mundësinë për të marrë të ardhurat mujore. Nuk mendoj se ka pasur nevojë të ngrihet tensioni që Brukseli ta diskutojë këtë. Populli nuk meriton tensione të tilla dhe sot në kohën e situatës së keqe ekonomike po përpiqemi ta zgjidhim problemin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bëjmë më shumë me Bankën tonë Qendrore, e cila e miratoi rregulloren”, theksoi Rexhepi.

OKB diskuton projektrezolutën për gjenocidin në Srebrenicë më 17 prill

Projektrezoluta që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, do të prezantohet më 17 prill në një takim të mbyllur në Kombet e Bashkuara. Për rezolutën përfundimtare, e cila ende është duke u punuar, vendet anëtare të OKB-së do të mund të deklarohen në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të majit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Projektrezoluta e OKB-së bën thirrje për dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë dhe u kërkon anëtarëve të OKB-së që t’i ruajnë faktet e vërtetuara dhe të zhvillojnë programe të përshtatshme përmes sistemeve të tyre arsimore, në mënyrë që të parandalojnë revizionizmin dhe gjenocidin në të ardhmen. Iniciatorë të saj janë Gjermania dhe Ruanda, por, siç merret vesh jozyrtarisht, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kili, Finlanda, Jordania, Zelanda e Re, Turqia dhe vende të tjera do të marrin pjesë në krijimin e tekstit.

Ushtria izraelite ka kryer dhjetëra sulme ajrore në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës

Në ditën e parë të festës kryesore të muslimanëve, Ramazan Bajramit, ushtria izraelite ka njoftuar se forcat e saj kryen dhjetëra sulme ajrore në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, ku po kryen një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake për gjatë gjashtë muajve të kaluar.“Gjatë 24 orëve të fundit, avionë luftarakë dhe dronë shënjestruan dhjetëra objektiva në zona të ndryshme të Rripit të Gazës”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga ushtria.Në njoftim po ashtu përmenden “përplasjet ballë për ballë” me luftëtarët palestinezë në Gazën qendrore.Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga Hamasi kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz. Që atëherë, të paktën 33.300 palestinezë janë vrarë në territorin palestinez dhe rreth 76 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Biden, tha se beson se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën “gabim”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se beson se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën “gabim” në mënyrën se si po e trajton Gazën. Nuk jam dakord me qasjen e tij”, tha Biden .Ai ndër të tjera tha se Gaza duhet të ketë “qasje të plotë në të gjitha ushqimet dhe barnat” në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.Javën e kaluar, Biden paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën e Izraelit do të varet nga ajo se sa do të lejojë ai hyrjen e ndihmave dhe të barnave.Izraeli mohon se pengon hyrjen e ndihmave brenda Gazës, duke thënë se janë agjencitë e OKB-së ato që kanë dështuar në shpërndarjen e tyre.Shtetet e Bashkuara tradicionalisht e kanë mbrojtur Izraelin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe kanë vënë veto ndaj tri projekt-rezolutave për luftën në Gazë.

Australia thotë se mund ta njohë shtetin palestinez

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, tha se vendi i saj mund ta njohë shtetësinë palestineze. Megjithatë, Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - nuk do të mund të kishte asnjë rol në qeverisjen e atij vendi, tha ajo. Si opozita e Australisë, ashtu edhe Federata Zioniste e Australisë thonë se një veprim i tillë do të ishte i parakohshëm. Por, Kanbera, prej kohësh, thotë se njohja e shtetit palestinez mund të vijë vetëm si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete, e ndërmjetësuar bashkë me Izraelin. Wong tha se zgjidhja me dy shtete - sipas së cilës izraelitët dhe palestinezët do të jetonin krah për krah në vende të ndara - është “shpresa e vetme për të thyer ciklin e pafund të dhunës”.

Volodymyr Zelensky ka mbajtur një qëndrim kundër deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur një qëndrim kundër deklaratave të ish-presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se nëse rikthehej në pushtet, do t’i jepte fund luftës Rusi-Ukrainë.Zelensky tha se nëse ideja e Trump kishte në thelb tërheqjen e Ukrainës nga territoret e pushtuara nga Rusia, atëherë ishte shumë “primitive”.Gjatë një interviste, Zelensky tha se duhet të takohej me ish-presidentin Trump për të diskutuar propozimet e tij duke theksuar se i duheshin argumente shumë të forta.Ne thamë se do të donim që Donald Trump të vinte në Ukrainë, të shihte gjithçka me sytë e tij dhe të nxirrte përfundimet e tij. Në çdo rast, unë jam i gatshëm të takohem me të dhe të diskutoj këtë çështje”, shtoi ai.

Një helikopter rus u rrëzua në perëndim të Krimesë

Një helikopter rus u rrëzua në perëndim të Krimesë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.Helikopteri u rrëzua në brigjet e gadishullit të aneksuar, ndërsa Ukraina ka konfirmuar se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.Helikopteri transportues-luftarak Mi-24 “Krokodil” është krijuar për të rritur fuqinë e zjarrit dhe lëvizshmërinë e njësive tokësore. Është prodhuar në mënyrë serike që nga viti 1971.Mi-24 është eksportuar në më shumë se 30 vende dhe është ende një nga helikopterët sulmues më të zakonshëm në botë.

Nesër mot i ngjashëm m të sotmin

  Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot me diell dhe vende vende me vranësira kalimtare. Frynë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e ndryshme.

     Temperaturat në orën 14; Berane e Bjello Pole 28, Plevle, Shavnik, Andrievicë e Rozhajë 26, Podgoricë e Tivar 25, Kollashin , Plluzhinë e Petnicë 24, Budvë 23, Nikshiq e Cetinë 22, H. Novi e Ulqin 21, dhe në Zhablak 19 g.

                Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare ose të shtuara të larta, gjatë pjesës më të madhe të ditës. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende deri e fortë nga veriu dhe verilindja, në rajonet jugore kryesisht gjatë natës dhe paradites. Temperatura e mëngjesit nga 4 deri në 17, kurse më e lartë ditore prej 16 deri në 28 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се