Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

09. 04. 2024. 00:00 >> 19:04

Ditari 09.04.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Në Kuvendin e Malit të Zi sot ministrat iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve

Në Kuvendin e Malit të Zi sot ministrat iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve. Nënkryetari i Qeverisë, Momo Koprivica tha në Kuvend se institucionet duhet të pastrohen nga korrupsioni dhe kriminaliteti, në mënyrë që shteti të mund të ballafaqohet me këto dukuri negative. Më shumë polemika ka pasur mes ministrit të Drejtësisë Andrej Milloviq dhe deputetit të URA-s, Filip Axhiq, i cili tha se Milloviq duhet të japë dorëheqjen. Deputeti socialdemokrat Boris Mugosha thotë se është i shqetësuar për rolin kontrollues të parlamentit. Ai thotë se e vetmja gjë që ka rëndësi për Qeverinë është rishpërndarja e funksioneve dhe se nismat e opozitës po pengohen.

Abazoviq - pushteti aktual duke kritikuar Qeverinë e 43-të ka marrë taktikën e regjimit të vjetër

Ish kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq theksoi se pushteti aktual duke kritikuar Qeverinë e 43-të për gjoja  koncesionet të Brano Miqunoviq dhe kontratës për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë taktikën e regjimit të vjetër sepse nuk kanë argumente për realitetin politikë. Këto, siç theksoi Abazoviq, janë pasojë e orës së kryeministrit, sepse pas dështimit të kryeministrit në Kuvend, tani u nevojiten afera.

P.Mirell -Shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian llogarisin në suksesin e Malit të Zi

Shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian llogarisin në suksesin e Malit të Zi, i cili do t'i jepte besueshmëri procesit të integrimit evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor” thotë Pierr Mirell,  ish-zyrtar i Komisionit Evropian në një tekst të publikuar nga Instituti “Robert Shuman”. "Natyrisht, metodologjia aktuale e pranimit nuk mund të zbatohet për Ukrainën, Moldavinë dhe aq më tepër për Gjeorgjinë. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të mundshëm të Malit të Zi", theksoi Mirell. Kushtet bazë për anëtarësim, siç tha ai, nënkuptojnë kriteret e Kopenhagës.

Bajramin e ramazanit besimtarëve të konfesionit Islam i kanë uruar zyrtarët me të lartë vendor

Nesër është Bajram – Ramazani. Me këtë rast besimtarëve të shumtë në Mal të Zi këtë ditë feste u ka uruar reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq. Poashtu Bajramin e Ramazanit besimtarëve të konfesionit Islam i kanë uruar zyrtarët me të lartë vendor, duke Ju uruar që festën ta kalojnë me shëndet të mirë, në harmoni dhe paqe me të afërmit dhe miqtë e tyre. Urimeve u bashkohet edhe Redaksia në gjuhën shqipe në radio dhe Televizion të Malit të Zi.

Gjeloshaj - “Të gjitha shitoret me pakicë i kanë plotësuar obligimet dhe vendimin për kufizimin e marzheve

Aksioni “Çmimet e limituara” është në majë dhe përfshinë spektër të gjerë të produkteve, ndërsa falë përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë dhe afaristëve, qytetarët e Malit të Zi në disa rrjete të tregëtisë kanë në dispozicion mbi 600 artikuj me çmime më të ulëta. “Të gjitha shitoret me pakicë i kanë plotësuar obligimet dhe vendimin për kufizimin e marzheve, që rezultoi me uljen e çmimeve në dobi të qytetarëve të Malit të Zi”, u kumtua nga kabineti i zëvendëskryeministrit e ministrit për zhvillimin ekonomik, Nikë Gjeloshaj.

Ish punëtorët e fabrikës së Koshutës paralajmëruan bllokimin e rrugës Cetinë- Podgoricë

Ish punëtorët e fabrikës së Koshutës paralajmëruan se nëse deri në javën e ardhshme nuk fitojnë përgjigje nga Qeveria, do ta bllokojnë rrugën Cetinë- Podgoricë për 12 orë, njoftoi përfaqësuesi juridik i punëtorëve, Petar Martinoviq. “Radikalizimi i protestave nënkupton bllokimin 12 orësh të magjistrales Cetinë- Podgoricë, që është një nga rrugët më frekuentuese në Mal të Zi. Pason shkuarja e punëtorëve para ndërtesës së Qeverisë”, tha Martinoviq duke shtuar se kërkojnë zgjidhje, edhe pse janë të vetëdijshëm se nuk mund ta kenë menjëherë, ata presim ftesë për bisedime për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Fatura mesatare për muajin mars 34,76 euro

Fatura mesatare për muajin mars për energjinë elektrike të shpenzuara në amvisëri, në nivelin e Malit të Zi, pa llogaritur vendet e pa lexuara në objektet me banim të përkohshëm, është 34,76 euro, u kumtua nga Elektroekonomia e Malit të Zi. Numri i konsumatorëve të cilët përfituan nga zbritja e faturave  është mbi 245 mijë ose 62,39% të amvisërive në Mal të Zi, thanë nga kjo kompani. Ata theksuan se amvisëritë në muajin mars shpenzuan mbi 126,22 milion kilovat të energjisë elektrike që është 4,22% më pak në krahasim me muajin shkurt respektivisht 0,98% më pak në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar.

BE shpreh keqardhje për vendimin e Listës Serbe për bojkot të votimeve

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore. “Ajo çfarë mund të themi është se shprehim keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet e planifikuara për datën 21 Prill në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bojkotit të tyre të mëparshëm të zgjedhjeve lokale të prillit 2023 në veri të Kosovës”, tha ajo. Sipas saj, megjithëse zgjedhjet lokale të prillit 2023 u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ato nuk ofruan një zgjidhje politike afatgjatë, pasi bojkoti i serbëve të Kosovës rezultoi me një pjesëmarrje shumë të ulët të përgjithshme. “Ne morëm parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale. Megjithatë, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen edhe  të elektoratit serb të Kosovës dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe të shprehin mendimin e tyre politik në kutinë e votimit”, tha Massrali. “Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri dhe do ndihmonte ne de-përshkallëzim, ndërsa përsëritja e votimeve janë një hap në këtë drejtim”, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.

BE ka kërkuar nga serbet ne veri që të marrin pjesë në zgjedhje

Bashkimi Evropian ka kërkuar që serbët në veri të Kosovës të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë që ka nisur në 5 prill si dhe të mos bojkotojnë votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veriun e Kosovës. Ky reagim i BE-së erdhi pas deklaratës së Listës Serbë, ku tha se serbët nuk do të jenë pjesë e censusit dhe do bojkotojnë votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe. Më parë Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës që të mbajë zgjedhje të reja në rajon, duke kërkuar që ta bëjnë këtë për të depërshkallëzuar tensionet me serbët.

Komiteti për liritë qytetare ka heqë vzat për serbet nga Kosova me pasaporta të Serbisë

Komiteti për liritë qytetare, drejtësinë dhe çështjet e brendshme ka votuar në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës që posedojnë vetëm pasaporta të lëshuara nga organet serbe. Për këtë vendim kanë votuar 34 eurodeputetë, 7 ishin kundër ndërsa 12 kanë abstenuar. Raportuesi për vizat në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Matjazh Nemec ka cilësuar se heqja e vizave për banorët serbët të Kosovës është hap i rëndësishëm për të parandaluar diskriminimin ndaj këtyre qytetarëve, të cilët, sipas tij, rrezikojnë të trajtohen ndryshe nga banorët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Osmani: Zbatimi i Kushtetutës përshpejton procesin integrues të Kosovës

Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Miratimi i saj ishte një moment historik që shënoi fillimin e një epoke të re për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës, tha se Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike. “Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”, tha Osmani.

Ministrja gjermane do t’i përshpejtojë dëbimet për të luftuar krimin në rritje

Qeveria e Gjermanisë është zotuar sot për të luftuar krimin në rritje, sidomos pas rritjes së numrit të të dyshuarve me prejardhje jogjermane, teksa tenton edhe të shmangë rritjen e konsiderueshme të partisë së të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet shtetërore të këtij viti. Të dhënat aktuale tregojnë 5.5 për qind rritje të krimit vitin e kaluar dhe 13.5 për qind rritje të numrit të të dyshuarve me prejardhje të huaj, ka thënë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser. Sipas saj, Gjermania duhet ta përmirësojë integrimin dhe të rrisë numrin e dëbimeve. “Shkelësit e huaj duhet të largohen nga Gjermania shumë më shpejt. Rregullat e ashpra që i kemi krijuar për dëbim duhet të zbatohen”, ka thënë Faeser, social-demokrate në koalicionin qeveritar të kancelarit, Olaf Scholz. Partitë opozitare, si konservatorët, ashtu edhe Alternativa për Gjermaninë, sa shkojnë e fitojnë më shumë mbështetje përmes premtimeve për politika më të ashpra për migrantët, përfshirë kontrollet më të ashpra kufitare dhe më shumë dëbime.

Numri i personave që humbën jetën në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur në 33.360

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur në 33.360, transmeton Anadol.Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës prej 186 ditësh.Në deklaratë thuhet se në 24 orët e fundit 153 palestinezë të tjerë humbën jetën dhe 60 palestinezë u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Në deklaratë theksohet gjithashtu se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe buzë rrugës, por për shkak të pengesës së ushtarëve izraelitë, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.

A.Bortnikov -Ukraina dhe vendet perëndimore organizojnë kryerjen e krimeve në territorin rus

Drejtori i Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse,Aleksander Bortnikov pretendon se Ukraina dhe vendet perëndimore organizojnë kryerjen e krimeve në territorin rus duke përdorur organizatat ndërkombëtare terroriste, transmeton Anadoll.Sipas një deklarate nga Komiteti i luftës kundër terrorizmit të Rusisë  thuhet se Bortnikov mbajti takim me anëtarët e NAK.Ai theksoi se këtë vit në Rusi janë parandaluar 27 sulme terroriste kundër infrastrukturës së transportit dhe energjisë, ndërmarrjeve të industrisë së mbrojtjes dhe elementëve mbështetës së jetës në Rusi. Sipas tij, sulmi terrorist në sallën e koncerteve "Crocus City Hall" në Moskë është provë për këtë dhe se me këtë rast janë marrë masa shtesë të sigurisë kundër sulmeve terroriste.- Sulmi terrorist në Moskë.Numri i viktimave nga sulmi terrorist u rrit në 144. Deri më sot lidhur me sulmin janë arrestuar 11 persona.

Donald Trump përsëri në gjyq

Donald Trump, javën e ardhshme, do të bëhet ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, që do të përballet me gjyq penal.Rasti përfshin ryshfetin që i është paguar yllit të pornografisë, Stormy Daniels.Ai bart edhe pasoja të mëdha politike dhe ligjore, pasi që Trump do të garojë sërish për të parin e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.Trump, 77 vjeç, u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore në rastin që ngriti prokurori i Qarkut në Manhatan, Alvin Bragg.Trump akuzohet se ka aranzhuar një pagesë prej 130.000 dollarësh nga avokati i tij, Michael Cohen, për Stormy Danielsin, në ditët e fundit të fushatës presidenciale të 2016-ës.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping është zotuar të sjellë Tajvanin nën kontrollin e Pekinit    

Kolonizim, gjakderdhje, krime lufte, okupim, baza ushtarake të diskutueshme. Të gjitha këto janë çështje të ndërthurura në historinë kolektive të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Filipineve.Por kur udhëheqësit e tre vendeve të ulen në Shtëpinë e Bardhë të enjten, një temë kryesore do të jetë një shqetësim shumë më i sotëm që lidh marrëdhëniet e tyre, një shqetësim i përbashkët për Kinën. Udhëheqësi kinez Xi Jinping është zotuar të sjellë Tajvanin nën kontrollin e Pekinit dhe nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta bërë këtë.Të dyja vendet, Filipinet dhe Japonia janë aleatë të traktatit të mbrojtjes së SHBA-së, dhe ushtria amerikane mban baza të përhershme në Japoni dhe ka të drejta baze në Filipine.

Mesazh urimi me rastin e Bajramit të Ramazanit

Me mbarimin e agjërimit të ramazanit besimtari i pret me gëzim ditët e Bajramit, ditë të haresë dhe shpresës.  I gëzohemi Bajramit pasi që ai është simboli i shpërblimit të cilin e presim me padurim. Gëzohemi pasi që me agjërimin e ramazanit kemi ngadhënjyer mbi veten dhe nefsin tonë, mbi kërkesat dhe dëshirat tona. Ramazani na ka pasuruar me vetëdijësimin për Zotin, kemi  mësuar të kemi ndijesi ndaj njëri tjetrit dhe të jemi bujarë.  E kemi kuptuar se vetëm me sinqeritet ndaj fesë mund të shërojmë sëmundjet morale të shoqërisë së sotshme. Kemi njohur vlerat e vërteta të jetës në këtë botë.

I dërguari i Zotit Muhammedi a.s. na ka mësuar se lutja e agjëruesit nuk refuzohet. Me shpresë të madhe dhe besim në fitoren e së vërtetës, lutjet tona në këto ditë të shënuara janë për Gazën dhe Palestinën. Gjenocidi që po ndodh ndaj fëmijëve dhe civilëve të Gazës për ne është një mësim dhe mesazh. Lutjet dhe mendjet tona në këto ditë të Bajramit janë për paqe dhe rend në botë.

Të nderuar besimtarë, u gëzohemi ditëve të Bajramit pasi që kemi arritur t’i sfidojmë të gjitha fuqitë negative në veten tonë. Le t’i kalojmë ditët e Bajramit në gëzimin e familjeve tona. Le t’i kujtojmë në këto ditë të afërmit  dhe shokët tanë, t’i vizitojmë të sëmurit dhe të mbeturit, t’i vizitojmë varret e merhumëve  tanë. Të gjithë kanë Bajram dhe të gjithë gëzohen.

Në emrin tim dhe në emër të Bashkësisë Islame në Malin e Zi ju uroj Bajramin të gjithë myslimanëve dhe myslimaneve në shtetin tonë dhe diasporë.

Nesër mot kryesisht të kthjellët

Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me vranësira kalimtare. Frynë erë e dobëte deri e mesme nga drejtimi i jugut.

      Temperaturat në orën 14: Bjello Pole 29, Beranë e Plevle 28, Rozhajë 27, Podgoricë, Andrievicë e Shavnik 25, Kollashin, Plluzhinë e Petnicë 24, H. Novi Tivar,Ulqin, Nikshiq, Cetinë e Guci 22, dhe në Zhablak 21 g.

             Për nesër meteorologët parashohin mot kryesisht të kthjellët, deri me vranësira të pakta lokale. Në mbrëmje në veri vranësira graduale dhe reshje të pakta të shiut. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimet e ndryshme, në mbrëmje e mesme deri e fortë veriore dhe verilindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 3 deri në 13 kurse më e larta e ditës prej 20 deri në 27 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се