Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 04. 2024. 00:00 >> 19:40

Ditari 04.04.2024

Ditarin e përgatiti, Violeta Gjokaj

ARRESTOHET HARIS KOÇAN DHE DISA PERSONA TË TJERË

Siç bëhet me dije jozyrtarisht nga Drejtoria e Policisë, i dyshuari se është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes së Radovan Markoviqit, Haris Koçan është arrestuar. Përveç tij, sipas informacioneve të deritanishme, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë të cilët akuzohen se kanë marrë pjesë në ekzekutimin e këtij krimi. Kujtojmë se Radovan Markoviq vdiq mbrëmë, pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Meterizi.

DAPCEVIQ MËNGJESIN E SOTËM ËSHTË DËRGUAR NË PROKURORINË SPECIALE SHTETËRORE

Avokati nga Budva, Dimitrie Dapçeviq, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka lidhje me pastrimin e 2.6 milionë eurove, mëngjesin e sotëm është dërguar në Prokurorinë Speciale Shtetërore për t'u marrë në pyetje, me ç’rast i është caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë. Siç mëson Radiotelevizioni i Malit të Zi, ai është privuar nga liria ditën e djeshme nga efektivët e Njësitit të Policisë Speciale nën dyshimin e kryerjes së veprës penale – krijim i organizatës kriminale dhe disa veprave penale të pastrimit të parave.

ERIQ E KA MOHUAR SE KISHTE MARRË PJESË NË THYERJEN E DEPOS SË GJYKATËS SË LARTË

Shtetasi i Serbisë, Vlladimir Eriq e ka mohuar se kishte marrë pjesë në thyerjen e depos së Gjykatës së Lartë, tha avokati i tij mbrojtës Stefan Jovanoviq për portalin e Transmetuesit Publik. Eriqi u mor në pyetje në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Podgoricë nën dyshimin se ka marrë pjesë në hapjen e tunelit për në Gjykatën e Lartë me një grup shtetasish serbë dhe malazezë në gushtin e vitit të kaluar, kur kishin depërtuar në arkivat e gjykatës. I pandehuri Eriq e mohoi plotësisht kryerjen e veprës penale dhe tha se në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka qenë as në Mal të Zi.

ARRESTOHEN TË DYSHUARIT PËR VRASJEN VAJZËS DYVJEÇARE, DANKA ILIQ

 Efektivët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë arrestuan pesëdhjetëvjeçarët me inicialet S.J. dhe D.D., të dy nga Bori, të dyshuar për vrasjen vajzës dyvjeçare, Danka Iliq, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme serbe. Të dyshuarit e kanë pranuar plotësisht kryerjen e krimit, ndërkaq në zhvillim e sipër është kontrolli i zonës për gjetjen e trupit, thuhet në njoftim. Siç bëjnë me dije medet në Serbi, mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy persona të dyshuar se kanë vrarë me makinë vajzën dyvjeçare dhe më pas e kanë fshehur trupin e saj. Hetimet e policisë kriminale tregojnë se e tëra ka ndodhur më 26 mars rreth orës 13 e 52 minuta, pra vetëm shtatë minuta pasi vajza është zhdukur sipas kallëzimit të nënës.

KOMISIONI PËR INTEGRIME EVROPIANE PA KUORUM

Seanca e Komisionit për Integrime Evropiane, e cila do të diskutonte kërkesën për një seancë  dëgjimore të ministrave të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Fillip Ivanoviq dhe Maida Gorçeviq, lidhur me veprimet e zyrtarëve në raport me interesat e jashtme politike të shtetit, nuk u mbajt për shkak të mungesës së kuorumit.Siç raporton portali RTMZ, në seancë nuk kanë ardhur përfaqësues të shumicës parlamentare dhe të Partisë Boshnjake. Degjimi i Ivanoviqit dhe Gorçeviqit u kërkuan nga deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve Ivan Vukoviq dhe Mihaillo Andushiq, nga Lëvizja Qytetare URA Ana Novakoviq Gjuroviq, nga Iniciativa Qytetare Kroate Adrijan Vuksanoviq dhe deputetja nga klubi special Jevrosima Pejoviq. Siç është publikuar në faqen e Kuvendit, është propozuar seanca dëgjimore me temën “Devijimi i përfaqësuesve të qeverisë nga politika e jashtme zyrtare e Malit të Zi dhe pasojat që ajo prodhon në procesin e integrimit në BE”. Në sqarimin e kërkesës thuhet se kohëve të fundit në disa raste janë dëshmuar shembuj të qëndrimit joadekuat të zyrtarëve të lartë shtetëror ndaj nevojës për mbrojtjen dhe promovimin e interesave zyrtare të jashtme politike të Malit të Zi.

SEANCA E SOTME E KUVENDIT U KARAKTERIZUA NGA NJË DEBAT I ASHPËR

Pas miratimit të disa projektligjeve seanca e sotme e kuvendit u karakterizua nga një debat i ashpër mes shumicës parlamentare dhe opozitës. Deputeti i PDS-së, Ivan Vukoviq tha se  sot në seancë  ishte një skandal i dorës së parë. "Ju, zotëri Mandiq, duhet të shqetësoheni për këtë, sepse jeni aty ku jeni, theksoi Vukoviq kryetarit të kuvendit Andria Mandiq. Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq tha se opozita duhet të shqetësohet më së paku për marrëveshjen për ushtrimin e pushtetit. “Na lini të biem dakord për marrëveshjen e koalicionit. Askush nga jashtë nuk duhet ta interpretojë për ne. Unë shoh që disa tentojnë që disi të hyjnë në shumicën parlamentare. Por unë kam një këshillë me qëllim të mirë për opozitën: mos e sulmoni kryeministrin Millojko Spajiq, më sulmoni mua. Ju po shkatërroni politikën që po e drejtoni për një vit dhe po ju shkakton dëm”, tha Mandiq. Nga ana tjetër deputeti i PDS-së Andrija Nikoliq pretendon se mazhoranca dëshiron që qeveria të rindërtohet disi ndryshe dhe se kjo është një farës, tha Nikoliq. Derisa deputeti Vlladisllav Bojoviq tha se Vukoviq nuk mund të flasë për rrugën evropiane, sepse ka komunikuar me ish-kryetaren e Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, e cila dyshohet për vepra të shumta kriminale.

NATO-JA KREMTON 75 VJETORIN E KRIJIMIT, FOKUSI KRYESOR I TAKIMIT, MBETET UKRAINA

NATO-ja kremton sot 75-vjetorin e krijimit me ceremoni të ndryshe në selinë qendrore të aleancës në Bruksel, si dhe në vende të tjera në kryeqytetin belg. Ministrat e jashtëm të aleancës 32 anëtarëshe janë mbledhur gjithashtu atje për dy ditë, takim ky që vjen gati saktësisht tre muaj para një samiti vendimtar të NATO-s në Uashington në korrik. Fokusi kryesor megjithatë, mbetet Ukrainë. Ndërkaq, Anëtarësimi në NATO i ka siguruar Malit të Zi mbrojtje, parashikueshmëri dhe stabilitet brenda të cilit mund të vazhdojmë të zhvillojmë demokracinë, tha presidenti i vendit, Jakov Millatoviq. Millatoviq e bëri të ditur këtë në një panel diskutimi me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s: "Një mburojë sigurie në një botë të pasigurisë, organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi".Millatoviq tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një vendim i rëndësishëm i Malit të Zi modern dhe një sinjal i vendosmërisë për të ruajtur paqen dhe prosperitetin. “Përkushtimi i Malit të Zi për anëtarësim demonstrohet përmes pjesëmarrjes në misionet e NATO-s, duke kontribuar kështu në sigurinë kolektive”, tha Millatoviq. Siç shtoi ai, Mali i Zi bashkëndien vuajtjet e njerëzve në Ukrainë dhe në përputhje me rrethanat, siç thotë ai, ne ndihmuam Ukraina në disa raste.

Azra Karastanoviq, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës Atlantike të Malit të Zi, tha se NATO ka qenë një shtyllë e stabilitetit dhe sigurisë për anëtarët e saj për 75 vjet.

KRAPOVIQ: ANËTARËSIMIN NË ALEANCË KEMI HAPUR NJË RRUGË ME TE SIGURT DREJTË SË ARDHMES

Jam thellësisht i bindur se me anëtarësimin në Aleancë kemi hapur një rrugë me te sigurt drejtë së ardhmes, tha ministri  I mbrojtjes  Dragan Krapoviq , me rastin e 75 vjetorit të Aleancës së Nato-s.” Sot kur festojmë 75 vjetorin e Organizatës së traktatit të Atlantikut te veriut , në të cilën 32 anëtarë ndajnë vlera të përbashkëta të shoqërive demokratike dhe punojnë të bashkuar për të ruajtur paqen ndërkombëtare, ne ndihemi veçanërisht krenarë “ , tha Krapoviq në një deklaratë për media. Ai shtoj se NATO është një organizatë unike në atë që është bërë me e forte dhe më e madhe me kalimin e kohës, kështu që sot do të ishte aleanca me e fuqishme ushtarako politike në botë .

MBËSHTETJA E FORTË E SUEDISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT NË BE

Suedia mbështet fuqishëm integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), u konkludua në takimin e ministrit të Drejtësisë Andrej Milloviq me ambasadoren suedeze Anika Ben David. Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se në takim, Milloviq e udhëzoi Ben Davidin për reformat gjithëpërfshirëse që Mali i Zi po i zbaton në fushën e drejtësisë. Thuhet se theksi i Milloviqit ishte në zbatimin e ligjeve kyçe që do të përmirësojnë sistemin gjyqësor dhe në Strategjinë e Reformës në Drejtësi 2024-2027, e cila është një dokument strategjik i zhvilluar me qëllim të ofrimit të vazhdimësisë së reformës bazuar në planifikimin afatgjatë në mënyrë që gjyqësori malazez është gati të përmbushë kriteret e BE. Siç raportohet, Ben David vlerësoi përpjekjet në zbatimin e reformave të nevojshme për të arritur anëtarësimin në BE, duke theksuar rolin e dukshëm të Ministrisë së Drejtësisë, pasi kapitulli kryesor 23 është nën juridiksionin e saj. Ajo tha se Suedia mbështet fuqishëm Malin e Zi në rrugën e integrimit në BE. Ben David theksoi se suksesi i arritur nga Mali i Zi në procesin e integrimit evropian është një nxitje e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre evropiane.

PDS DO TË LARGOHET NGA KËSHILLI  NËSE VENDIMI PËR SHAVNIK NUK TËRHIQET

Partia Demokratike e Socialistëve do të bojkotojë procesin e reformave zgjedhore nëse Qeveria nuk e tërheq vendimin për vendosjen e administrimit të detyruar në Komunën e Shavnikut, mëson Pobjeda. Partia Demokratike e Socialistëve konsideron se Këshilli administrues i formuar ilegalisht nuk ka kuptim pas vendimit të Presidentit të Shtetit, Jakov Millatoviq, për të mos shpallur zgjedhje të reja në Shavnik dhe kërkon që procesi ekzistues zgjedhor të përfundojë. Sipas informacioneve të Pobjedës, deputetët e Partisë Demokratike e Socialistëve do të largohen nga Këshilli për Reformën Gjithëpërfshirëse Zgjedhore, i cili u formua së fundmi me detyra parësore, njëra prej të cilave është zgjidhja e  çështjes së zgjedhjeve në Shavnik, që po zgjasin që nga tetori i vitit 2022.

BE-JA NJEH KONTRIBUTIN E BQMZ-SË NË PËRMBUSHJEN E DETYRIMEVE NGA PROCESI I NEGOCIATAVE

Banka Qendrore (CBCG) është absolutisht e përkushtuar në procesin e negociatave dhe do të vazhdojë të përmbushë të gjitha obligimet në mënyrë që Mali i Zi sa më shpejt të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE), tha guvernatorja e institucionit suprem monetar, Irena Radoviq .Ajo sot u takua me kryetaren e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, me të cilën diskutoi për Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon t'u mundësojë vendeve të rajonit të përfitojnë nga anëtarësimi në BE para anëtarësimit të tyre zyrtar. “Bashkimi në Zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA) është një nga aktivitetet prioritare nga Plani i Rritjes, përmes të cilit do të përshpejtohet integrimi ekonomik i rajonit”, tha Popa. Radoviq, duke prezantuar aktivitetet e BQMZ-së për planin e përgatitjes së aplikacionit për anëtarësim të Malit të Zi në SEPA, si dhe në fushën e harmonizimit të rregulloreve malazeze me kërkesat e SEPA-s, shprehu pritjen që BE-ja të njohë progresin e arritur dhe të mbështesë këtë proces. Popa tha se Mali i Zi duhet të përfitojë nga momenti aktual i politikës së zgjerimit dhe të vazhdojë zbatimin e reformave në fushat prioritare.

KOSOVA DHE SERBIA PA MARRËVESHJE PËR DINARIN NË BRUKSEL

Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të pajtohen për çështjen e dinarit serb, i cili u ndalua në Kosovë më 1 shkurt, as pas takimit të tretë radhazi sot në Bruksel, konfirmuan kryenegociatorët e të dy vende, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. "Fatkeqësisht edhe sot kemi pasur dallime të mëdha", tha kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për gazetarë pas takimit me homologun e vet serb Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak."Derisa pala kosovare ka diskutuar për opsionet se si serbët e Kosovës mund ta marrin mbështetjen financiare edhe më tej nga Serbia, pala serbe ka punuar si avokat i Postanska banka (Kursimorës së Postës serbe) dhe gjithë kohën ka diskutuar se si të licencohet ajo", tha Bislimi. Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Prishtina nuk tregoi "vullnet të mjaftueshëm" për një marrëveshje dhe se pritet edhe një takim lidhur me këtë temë.

VUÇIQ KËRKON FORMIMIN E NJË EKIPI PËR TA LUFTUAR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EVROPËS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje sot gjatë një takimi të jashtëzakonshme të Qeverisë serbe për formimin e një ekipi për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në takimin në Beograd, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, Vuçiq u kërkoi të pranishmëve të luftojnë më shumë në politikën e jashtme, përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë, Parlamentit dhe Presidencës. “Ne kemi detyra të vështira dhe të rëndësishme, dhe do të kërkoja nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se çfarë funksionesh do të kryejnë pas formimit të qeverisë së re, të punojnë me përkushtim në kryerjen e këtyre detyrave”, tha Vuçiq. Vuçiq tha se janë disa “gjëra të rëndësishme” për të cilat duhet të pajtohen, pa marrë parasysh se brenda një kohe të shkurtër do të formohet Qeveria e re e Serbisë. Ai tha se Serbia përballet me sfida të vështira, duke përmendur dialogun me Kosovën, si dhe mundësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosova synon të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në muajt në vijim, pasi javën e kaluar, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj. Vuçiq e pranoi, megjithatë, se “shanset tona janë minimale”.

KATËR NJERËZ JANË VRARË DHE 12 TË TJERË JANË PLAGOSUR NGA NJË SULM RUS ME DRONË

Katër njerëz janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga një sulm rus me dronë në qytetin ukrainas Harkiv, thanë autoritetet lokale të enjten. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 20 dronë e sulmuan vendin gjatë natës mes 3 dhe 4 prillit dhe se 11 prej tyre u penguan nga forcat kundërajrore. Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, shkroi në Telegram se njëri nga ta vrarët ishte banor i një ndërtese 14-kateshe, e cila u godit nga një dron, ndërsa tre të tjerët ishin punëtorë të ekipeve të shpëtimit që u vranë në vendin e ngjarjes nga sulmi i dytë. Raportohet se tre ambulanca u dëmtuan në sulmin e Harkivit. Policia raportoi sulme me dronë në qytetet e rajonit të Harkivit, Lozova dhe Zmiv, ku u dëmtuan ndërtesa banimi dhe vetura. Nuk u raportua për viktima.

SHBA-JA I KËRKON IZRAELIT HETIM TË SHPEJTË PËR VRASJEN E PUNËTORËVE TË BAMIRËSISË

Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Izraelit për një hetim të shpejtë lidhur me sulmin që shkaktoi vdekjen e shtatë personave në Gazë që punonin për organizatën bamirëse “World Central Kitchen” të themeluar nga kuzhinieri me famë botërore Jose Andres, tha të mërkurën Departamenti i Shtetit. Zëdhënësi Matthew Miller tha në konferencën e zakonshme të shtypit. Presidenti Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, tre ditë pas sulmit që shkaktoi vdekjen e punonjësve të ndihmave, tha një zyrtar amerikan.Ushtria izraelite shprehu “dhimbje të thellë” për incidentin dhe kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti atë të paqëllimshëm. Lufta prej rreth gjashtë muajsh ka krijuar mungesa kritike ushqimore mes 2.3 milionë palestinezëve të Gazës që në disa zona janë përtej niveleve të urisë, thonë Kombet e Bashkuara.

Nesër mot kryesisht i kthjellët

 Sot në Mal të Zi mban mot kryesisht me diell, vende- vende me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në viset veriore të vendit. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperaturat e shënuara në orën 14: Podgoricë 22, H. Novbi e Bjello Pole 21, Beranë 20, Nikshiq, Tivar, Cetinë , Plluzhinë e Shavnik 19, Plevle e Rozhajë 18, Kollashin e Andrievicë 17 dhe në Zhablak 12g.

    Për nesër pritet mot kryesisht i kthjellët, me prezencë të shpeshtë të vranësirave të larta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit nga 1 deri në 11, kurse më e larta ditore nga 16 deri në 24 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се