Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

28. 03. 2024. 00:00 >> 19:11

Ditari 28.03.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Markoviq - Përparimi në fushën e konfiskimit të pasurisë nuk është i mjaftueshëm

Përparimi në fushën e konfiskimit të pasurisë nuk është i mjaftueshëm ndërsa rezultatet kanë munguar, me përjashtim të disa segmenteve, siç është puna e Prokurorisë Speciale të Shtetit në pjesën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të përkohshëm të pasurisë, tha kryeprokurori i shtetit Millorad Markoviq. Ai, nga konferenca “Sekuestrimi i pasurisë të fituara me veprimtari kriminale” u bëri thirrje institucioneve relevante shtetërore për reagim dhe aktivitet. Konferenca organizohet nga Qendra AIRE, me mbështetjen e Qeverisë Britanike. Konferencën e hapën Kryeprokurori Shtetëror Millorad Markoviq, drejtoresha e Programit për Ballkanin Perëndimor të Qendrës AIRE, Bilana Brejtvejt dhe ambasadori britanik në Mal të Zi Don Mek Kejn.

Sharanoviq - Profesionalizmi i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dëshmohet çdo ditë

Profesionalizmi i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vullneti i tyre i fortë për t'a luftuar dhe përballur me krimin dëshmohet çdo ditë, kurse arrestimi i njërit nga anëtarët e klani kriminal me kërkim ndërkombëtar është edhe një vërtetim i efektivitetit të shërbimeve malazeze, tha ministri i Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq. “Prioriteti ynë është agjenda evropiane dhe lufta kundër kriminalitetit”, theksoi Sharanoviq.

Këshilltarët e Lëvizjes qytetare URA, Lëvizjes për Ndryshime dhe Lëvizjes për Podgoricën nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit

Këshilltarët e Lëvizjes qytetare URA, Lëvizjes për Ndryshime dhe Lëvizjes për Podgoricën nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimi dhe rekomanduan se nuk do të largohen nga shumica e Podgoricës. Memorandumi, siç thanë në konferencën për media, nuk ka forcën e marrëveshjes së koalicionit, ndërkohë që përjashtojnë çdo mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Socialistëve. Ata theksojnë se shumica parlamentare ende ekziston, por me një ndryshim në konstituentët e pushtetit që duhet konstatuar dhe respektuar.

Punëtorët e ish-fabrikës së këpucëve “Koshuta” vazhdojnë të bllokojnë rrugën afër Cetinës

Punëtorët e ish-fabrikës së këpucëve “Koshuta” prej javësh protestojnë dhe bllokojnë rrugën afër Cetinës, për shkak të pagave të papaguara dhe të prapambetura. Përfaqësuesit e punëtorëve thonë se kërkojnë 9 paga, që janë 2 milionë e tetëqind mijë euro. Përfaqësuesja e punëtorëve të “Košuta”, Diana Vujoviq, tha se shpresojnë që dikush do ti dëgjojë dhe t’u paguajë nëntë rroga pas 28 vitesh. Ajo thekson se ish punëtorët protestojnë gjatë gjithë kohës por për shkak të disa premtimeve, protestat nuk kanë qenë aq aktive sa sot, ndërkohë që paralajmërojnë edhe radikalizimin e protestës.

Reagime të opozitës malazeze me rastin e pranimit te Kosovës në Këshillin e Evropës

Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit për politikën dhe demokracinë, shkaktoi reagime të ashpra tek opozita në Malin e Zi. Edhe Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Millo Gjukanoviq ka reaguar ndaj votimit kundër, të deputetes malazeze në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Të përkujtojmë se dje kryetarja e delegacionit malazez Maja Vukiçeviq votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, së bashku me dy deputet nga Serbia dhe një nga Republika serbe në delegacionin e Bosnjë Hercegovinës.

Nik Gjeloshaj - qëndrimi i Qeverisë është i qartë lidhur me Kosovën

Nënkryetari i Qeverisë Nik Gjeloshaj tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për marrëdhëniet me Kosovën dhe se çdo deputet mund të votojë si të dojë, por Qeveria do ta japë verdiktin e saj. “Kosova është partneri i Malit të Zi. Kemi marrëdhënie të mira diplomatike, dhe së shpejti do të emërojmë ambasadorin në këtë vend, ndërsa të gjitha vendet që i kemi njohur, ne i respektojmë dhe kemi marrëdhënie të mira”, tha Gjeloshaj. Ndërkohë, nënkryetari i Partisë Boshnjake, Damir Gutiq tha se ngjarjet politike në Mal të Zi, shumë më shpejt se sa i prisnim, po tregojnë shqetësimin e arsyeshëm që Partia Boshnjake shprehu gjatë formimit të Qeverisë së 44-të, për angazhimin real euroatlantik dhe evropian të shumicës aktuale parlamentare.

Dukaj - Qeveria ka futur administrimin e detyrueshëm në komunat Andrijevicë dhe Shavnik

Ministri i administratës publike Marash Dukaj ka bërë të ditur se është futur administratë e detyrueshme në komunat Shavnik dhe Andrijevicë. “Nuk është qëllimi i administratës Publike e as i Qeverisë së Malit të Zi që t'i kontrollojmë komunat, por ato nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin”, tha Dukaj. Ai ka thënë se kanë dërguar disa ankesa në komunat e Shavnikut dhe Andrijevicës. “Ne kemi dërguar disa herë apele, u kemi tërhequr vëmendjen dhe me siguri të gjithë do të pajtohen që gjendja në këto komuna është e paqëndrueshme”, tha Dukaj. Ai theksoi se Budva nuk i ka përmbushur obligimet e saj dhe kështu ka shkurtuar mandatin e saj. I pyetur se sa komisionerë do të shkojnë në këto dy komuna dhe a janë emëruar ata, Dukaj tha se do të vazhdojë praktikën e mëparshme dhe se do të jenë 7 përfaqësues.

Kurti: Vlerat themeltare të KiE-së i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë këshill. Këtë hap kryeministri Albin Kurti po e cilëson si të arritur të madhe për popullin dhe shtetin e Kosovës. Ai ka thënë se dy vjet e gjysmë është bërë punë e pareshtur sistematike, institucionale dhe politike. “Dhjetëra zyrtarë shteti aktivë përditë gjithandej. Hapi i parë i suksesit publik ishte mbledhja e ambasadorëve në Këshillin e Evropës më 24 prill 2023, hapi i dytë ishte dje në mbledhjen e Komitetit për Çështje Politike, hapi i tretë do të jetë Asambleja Parlamentare më 18 prill 2024 dhe i fundit ai i anëtarësimit një muaj më pas, në maj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook. Tutje Kurti ka falënderuar të gjithë ata të cilët u angazhuan e kontribuuan që, siç ka thënë, në këtë pranverë të bëhemi anëtar të Këshillit të Evropës, e në veçanti zv/kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. “E arritur e madhe për popullin dhe shtetin tonë, mundësi e re për qytetarët e Kosovës pa dallim. Vlerat themeltare të Këshillit të Evropës, pra demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut, i vijnë e i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë të mirë e progresiste”, ka shkruar Kurti.

Ivica Daçiq i zemëruar ndaj vendimit të raportueses greke Dora Bakojanis

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është shfaqur i zemëruar ndaj raportueses greke Dora Bakojanis, e cila dje në Komitetin Politik të Asamblesë Paralamentare e paraqiti propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se nuk është në rregull që Bakojanis e paraqiti këtë propozim dhe i cili u miratua me shumicë votash në këtë komitet, ngase sipas tij ‘Serbia ka qenë shumë korrekte ndaj Greqisë”. Sipas Daçiq për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Petkoviq: Anëtarësimi eventual i Kosovës në Këshillin e Evropës, gjest armiqësor karshi Serbisë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një “gjest armiqësor” karshi Serbisë, duke shtuar se Beogradi nuk do të ndalet së kundërshtuari këtë gjë “hapur, politikisht dhe në mënyrë procedurale”. Përmes një njoftimi të sotëm, Petkoviq tha se “ka një dëshirë për nxitim” për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, për shkak të, siç tha ai, “disa interesave gjeostrategjike që kanë pak të bëjnë qoftë me Beogradin apo Prishtinën”. “Por, ata që vendosin për këtë le të mendojnë me kujdes nëse anëtarësimi eventual i Prishtinës në Këshillin e Evropës do të kontribuojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në kontinentin tonë, apo nëse do të kishte efektin e kundërt”, tha Petkoviq. Ai shtoi se Serbia i bën thirrje partnerëve të saj në Këshillin e Evropës “të kenë parasysh se një rezultat i tillë do të ishte precedent që do të shkatërronte vetë parimet fundamentale të kësaj organizate” kur vendosin që të përfshijnë edhe Kosovën. “Do të ishte qartësisht një gjest armiqësor karshi Serbisë, e cila deri më tani ka qenë anëtare aktive dhe e përkushtuar e kësaj organizate ndërkombëtare”, u tha në njoftim.

Kurti: Nuk i ndalim ndihmat për serbët, por ato duhet të bëhen në euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimin për çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës dhe se ekzekutivi do ta mbështesë atë për aq sa kërkohet. “Për  çështjen e euros si e vetmja valutë si mjet pagese në Kosovë na prin Banka Qendrore e Kosovës, ajo e ka marrë vendimin për rregulloren e re, ajo e ka bërë planin tremujor të tranzicionit në 10 hapa. Ne, do ta mbështesim këtë plan për aq sa kërkohet nga ekzekutivi me dikasteret e vet. Jemi në rrugët të mbarë dhe është e qartë se përkundër paralajmërimeve apokaliptike nga Beogradi, praktikisht nuk ka incidente në terren. Edhe në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e veri të Mitrovicës nëpër lokale të ndryshme paguhet me euro”, ka theksuar Kurti. Tutje ai ka thënë se Kosova nuk është kundër që qytetarët serbë të marrin ndihma nga Serbia, por, ka thënë se ato duhet të bëhen euro. “Mos harrojmë që janë mbi 33 mijë xhirollogari ku serbët i marrin ndihmat e tyre në valutën euro që ua jep Qeveria e Kosovës. Ne nuk jemi për t’ua ndalur ndihmat që u vijnë edhe nga Serbia, por nëse ato dërgohen në dinarë duhet të kthehën në euro në Kosovë”, ka shtuar Kurti.

Ukraina shkatërron dhjetëra dronë rusë

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 26 nga 28 dronët e lëshuar gjatë natës nga Rusia, njoftoj sot  ushtria e Kievit. Dronët Shahed, të prodhimit iranian, u shkatërruan në zonat e lindjes, jugut  dhe juglindjes të Ukrainës, shtuan Forcat Ajrore ukrainase. Guvernatori i rajonit të Zaporizhjës tha përmes një postimi në Telegram se dy gra u plagosën pasi copëzat e një droni të shkatërruar ranë në një zonë të banuar në kryeqytetin rajonal. Prokurorët në rajonin lindor të Harkivit raportuan se një restorant, një dyqan dhe disa zyre pësuan dëme nga copëzat e tre dronëve. Forcat Ajrore ukrainase thanë po ashtu se Rusia gjatë natës ka kryer sulme me disa lloje raketash, duke mos dhënë më shumë detaje. Rusia vazhdimisht kryen sulme ajrore ndaj qendrave të populluara, që gjenden larg vijave të frontit, teksa Moska po vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që e nisi në shkurt të vitit 2022.

Putin thotë se Rusia s’do ta sulmojë NATO-n, por do t’i rrëzojë F16-shat në Ukrainë

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do ta sulmojë Poloninë, shtetet e Baltikut apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon me avionë luftarakë F-16 Ukrainën, fluturaket do të rrëzohen nga forcat ruse, deklaroi lideri rus Vladimir Putin. Pushtimi rus i Ukrainës që nisi më 2022 ka nxitur krizën më të thellë në raportet mes Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza kubane e raketave më 1962. Duke folur me pilotët rusë, Putin tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është zgjeruar në lindje drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991, por Moska, nuk ka plane që të sulmojë ndonjë shtet të NATO-s. “Ne nuk kemi qëllime agresive ndaj këtyre shteteve”, tha Putin, sipas transkriptimit të publikuar sot nga Kremlini. “Ideja, që ne do të sulmojmë një vend tjetër – Poloninë, shtetet e Baltikut apo çekët  është absurditet i plotë dhe këto janë shaka thotë Putin. I pyetur lidhur me avionët luftarakë F-16, të cilët Perëndimi ka premtuar se do t’ia dërgojë Ukrainës, Putin tha se fluturaket e tilla nuk do ta ndryshojnë situatën në Ukrainë. “Ne do të shkatërrojmë këto fluturake siç po shkatërrojmë çdo ditë tanket, autoblindat dhe pajisjet e tjera, përfshirë edhe raketahedhësit”, tha Putin.

Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh

Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme – të gjashtat që nga prilli i vitit 2021 – pasi partia populiste “Ka një popull të tillë” i cili  më 28 mars refuzoi të formojë Qeverinë. Kjo është partia e tretë që refuzon mandatin qeveritar. Paraprakisht, partia e qendrës së djathtë GERB, dhe ish-partneri i koalicioni, partia properëndimore “Vazhdo Ndryshimin/Bullgaria Demokratike” (CCDB) thanë se nuk mund të formojnë një kabinet qeveritar. Vendimi i ITN-së i hap rrugën presidentit Rumen Radev, që të caktojë një Qeveri në detyrë dhe të caktojë datën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda dy muajsh. Bullgaria do të votojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor, dhe dy palë zgjedhjet mund të mbahen brenda një dite. Megjithatë, data e zgjedhjeve varet nga aftësia e Radevit që të caktojë sa më shpejt një Qeveri në detyrë. Pas zgjedhjeve të mbajtura prillin e vitit të kaluar, Bullgaria kishte një Qeveri të përbashkët të mbështetur nga reformistët e CCDB-së dhe GERB-i. Ata ishin pajtuar për një ekzekutiv 18-mujor dhe që udhëheqja e tij të bëhej përmes rotacionit, përkatësisht fillimisht kryeministër të ishte Nikolay Denkov nga CCDB-ja dhe pas nëntë muajsh, detyrën ta merrte Maria Gabriel nga GERB-i.

Katër të vrarë gjatë një sulmi me thikë në SHBA

Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën, pasi një burrë kreu një sulm me thikë në disa lokacione në shtetin amerikan të Illinoisit, tha policia. Incidentika ka  ndodhë mbrëmë, tha policia në qytetin Rokford. Në deklaratën e policisë u tha se një i dyshuar 22-vjeçar është arrestuar. Autoritetet amerikane nuk kanë bërë të ditur se cili mund të jetë motivi i këtij incidenti. Rokford, qytet me afër 150.000 banorë, gjendet rreth 144 kilometra në veriperëndim të Çikagos. Në mesin e të vrarëve ishin një vajzë 15 vjeçe, një grua 63-vjeçare dhe dy burra të moshës 49 dhe 22 vjeç, tha policia. Sipas autoriteteve, tre nga viktimat vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërkaq një në spital. “Sot jemi të tronditur nga një tjetër akt i dhunës së tmerrshme kundër pjesëtarëve të pafajshëm të komunitetit tonë”, tha kryetari i Rokfordit, Tom McNamara. Policia tha se pesë persona të tjerë janë plagosur.

Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i kthjellët

Sot në Mal të Zi ka mbajt mot kryesisht i vranët. Frynë erë e dobët deri e mesme e vende vende deri e fortë nga drejtimi i jugut. Temperaturat në orën 13: Ulqin 20 gradë, H.Novi 19, Podgoricë, Tivar e Budvë 18, B.Pole 17, Plevle e Beranë 15, Plluzhinë, Rozhajë e Petnicë 14, Nikshiq e Andrievicë 13, Cetinë, Shavnik e Guci 12, Kollashin 11 dhe Zhablak 9 gradë.

             Për nesër meteorologët paralajmërojnë të mbajë mot kryesisht i kthjellët deri me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimet e jugut. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 4 deri në 13 kurse më e larta e ditës prej 14 deri në 24 gradë celsius.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се