Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

19. 03. 2024. 00:00 >> 16:53

Ditari 19.03.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Këshilli Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar njëzëri iniciativën për seancën kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Saranoviq

Këshilli Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje ka miratuar njëzëri iniciativën për seancën kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq, lidhur me emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë dhe pasojat në sektorin e sigurisë. Data e seancës do të përcaktohet më vonë. Iniciativën për seancën kontrolluese e kanë dorëzuar deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve Daniell Zhivkoviq dhe Nikolla Janoviq, Lëvizjes Qytetare URA Filip Axhiq, socialdemokrati Nikolla Zirojeviq dhe klubi veçantë Jevrosima Pejoviq. Janoviq tha se dëgjimi i zyrtarëve të përmendur është i domosdoshëm. Në mbrëmjen kritike, në seancën e Qeverisë së 12 marsit, për disa orë policia nuk kishte fare drejtor, theksoi Janoviq.Deputeti i Malit të Zi Demokratik Boris Bogdanoviq ka thënë se ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë është emëruar në mënyrë të paligjshme dhe se demokratët nuk do të heshtin për këtë. “I bëjmë thirrje institucioneve të sistemit që të reagojnë sepse situata është e qartë”, tha Bogdanoviq. Kryetari i Komisionit Miodrag Llakoviq nga radhët e Lëvizjes Evropa Tani tha se Bogdanoviq paragjykon se ligji është shkelur në seancën e Qeverisë dhe se e mirëpret paralajmërimin se demokratët do t'u drejtohen institucioneve.

 

Jokoviq - Partia Socialiste Popullore  nuk ka asgjë kundër rindërtimit të Qeverisë

Rikonstruktimi i Qeverisë është paraparë me marrëveshjen e koalicionit dhe Partia Socialiste Popullore nuk ka asgjë kundër që të jetë më herët, sepse nuk do të ketë ndryshime për këtë parti, tha kreu i kësaj partie e ministër i Bujqësisë, Vlladimir Jokoviq. Partia Socialiste Popullore nuk ka absolutisht asgjë kundër rikonstruktimit të Qeverisë, le të jetë kur të dojë kryeministri. Në thelb, për sa i përket Partisë Socialiste Popullore nuk do të ketë ndryshime, por i referohet subjekteve të tjera politike, tha ai. Duke komentuar mosmarrëveshjen mes ministrit të Punëve të Brendshme Danillo Sharanoviq dhe Qeverisë për zgjedhjen e drejtorit të Drejtorisë së Policisë, ai tha se ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet Lëvizjes Evropa Tani dhe demokratëve dhe se nuk do ta komentojë. Unë do të komentoja vetëm se ne duam që drejtori të jetë një person kompetent që do t'i japë fund pjesëmarrjes së zyrtarëve të lartë të policisë në korrespondencën SKAJ, tha ai.

 

D.Zhivkoviq - Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) do të vazhdojë të japë një kontribut të plotë për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) do të vazhdojë të japë një kontribut të plotë për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), tha kryetari i kësaj partie, Danijel Zhivkoviq. Ai në rrjetin X ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë kuptimplotë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Mal të Zi, me temën e situatës aktuale të vendit, si dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni në tërësi.

“PDS, si themelues dhe bartës kryesor i politikës evropiane në Mal të Zi, do të vazhdojë të japë një kontribut të plotë në anëtarësimin e Malit të Zi në BE”, tha Zhivkoviq. Ai shtoi se PDS-ja do të vazhdojë të luftojë me vendoshmëri kundër ndryshimit të karakterit të shoqërisë, që siç tha ai po tentohet nga disa aktorë të shumicës parlamentare.

 

Mariq - Nëse konkursi për drejtor të Drejtorisë së Policisë për mandatin e plotë është i suksesshëm, nuk ka dyshim se Qeveria do të vazhdojë ekzistencën e saj

Nëse konkursi për drejtor të Drejtorisë së Policisë për mandatin e plotë është i suksesshëm, nuk ka dyshim se Qeveria do të vazhdojë ekzistencën e saj dhe se do të vazhdojë bashkëpunimi politik në koalicionin qeverisës,ka vlerësua avokati e analisti Boris Mariq. Në emisionin “Link” të Radios së Malit të Zi, Mariq ka kujtuar se ka pasur paligjshmëri të shumta rreth zgjedhjes së ushtruesit të detyrës të drejtorit të Drejtorisë së Policisë. “Nuk ka dilema juridike, shumica e juristëve mendojnë kështu. Ne mund të numëronim dhe të sqaronim se cilat procedura janë shkelur. Seanca e Qeverisë është dashur të përfundojë, të caktohet një e re, ajo seancë ka mundur të caktohet për një minutë, dhe atëherë kryeministri duhet t'i sugjeronte ministrit me një udhëzim të detyrueshëm që të propozojë një kandidat tjetër. Kjo do të ishte zgjidhje e kësaj çështjeje, tha Mariq.

 

Republika Çeke mbështet Qeverinë e Malit të Zi në të gjitha reformat që mund të përshpejtojnë integrimin evropian

Republika Çeke mbështet Qeverinë e Malit të Zi në të gjitha reformat që mund të përshpejtojnë integrimin evropian të vendit, tha ambasadorja e Çekisë në Mal të Zi, Janina Hrebiçkova në një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se Sharanoviq dhe Hrebiçkova diskutuan për përshpejtimin e rrugës evropiane të Malit të Zi, si dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Ne mbështesim Malin e Zi dhe të gjitha reformat në rrugën tuaj evropiane”, tha Hrebeçkova. Ajo shtoi se Republika Çeke, si më parë, është këtu për të ofruar të gjitha llojet e asistencës së ekspertëve. Do të kontribuojmë sa më shumë në përshpejtimin e integrimit evropian të Malit të Zi”, shtoi Hrebiçkova. Sharanoviq theksoi se dinamizimi i procesit të integrimit evropian është një nga prioritetet kryesore kombëtare të Malit të Zi. Një rol veçanërisht të rëndësishëm ka MPB-ja, duke u shquar si shembull pozitiv i dinamikës së përmbushjes së obligimeve”, tha pos tjerash ministri Sharanoviq.

 

Macron – do të isha i kënaqur që përsëri të vizitoj Malin e Zi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përgjigje të letrës së Presidentit të Malit të Zi pas vizitës së nëntorit, tha se “do të ishte shumë i kënaqur të vizitonte Malin e Zi, me synimin për të thelluar dialogun që ka nisur dhe për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin. Macron poashtu ka njoftua se  propozimi i Presidentit Milatoviq për të pritur samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian gëzon mbështetjen e tij të plotë dhe se ngjarja e përmendur në Mal të Zi do të ishte domethënëse edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se shpreson të zhvillojë më tej aktivitetet e Qendrës Rajonale për Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet ekonomike dhe financiare me mbështetjen e kompanive nga Franca dhe agjencisë lokale të zhvillimit. Presidenti i Francës theksoi se është veçanërisht i kënaqur me dinamikën pozitive në politikën malazeze, e cila u inicua me zgjedhjen e presidentit të ri dhe më pas të një qeverie me agjendë pro-evropiane.

 

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë e dënoi Arsenie Stanoviqin me 12 vjet burg

Gjykatësja e Gjykatës së Lartë në Podgoricë e dënoi Arsenie Stanoviqin me 12 vjet burg për vrasjen e shtetases ukrainase Anastasia Lashmanova, në një proces të përsëritur. Gjykata nuk pranoi se bëhej fjalë për vrasje në mënyrë brutale sepse mungonin elementet objektive dhe subjektive të kësaj vepre penale. Avokati i Stanoviqit ka njoftuar se do të paraqesë ankesë kundër aktgjykimit. Stanoviq u dënua me 15 vjet burg me një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.

 

Nis takimi në Bruksel, Lajçak pret Bislimin

Në Bruksel ka nisur takimi në mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së për bisedime, Mirosllav Lajçak. Pas përfundimit të këtij takimi emisari i BE-së, pritet që të zhvillojë takime edhe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi i përbashkët ende nuk është konfirmuar, pasi siç thuhet, gjithçka varet nga atmosfera që do dominojë gjatë takimeve të ndara. Kujtojë se javën e kaluar Bashkimi Evropian bëri të ditur se temë diskutimi në këtë takim do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin, ndonëse nga Qeveria e Kosovës në vazhdimësi kanë deklaruar se për këtë çështje nuk do të diskutohet në Bruksel. Një ditë para këtij takimi, për dinarin ka folur presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje. Sipas saj, ideale do të ishte nëse arrihet sot në Bruksel marrveshja lidhur me dinarin serb, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

 

Kurti për REL: Jo propozimeve që bien ndesh me rregulloren e BQK-së

Të gjitha problemet të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, Qeveria e Kosovës do t’i adresojë me shpejtësi, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.Kurti thotë se nga takimi i sotëm në Bruksel pret gjëra konkrete, derisa thekson se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit. Kurti nuk deshi të flasë për propozimet e mundshme të zgjidhjes së çështjes, pasi, sipas tij, dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës, nëse ato shpalosen para kohe. “Nuk është në pyetje a do të ketë dinar ose jo, por a duhet të jetë BQK-ja institucion i pavarur ose jo. Unë besoj që duhet të jetë dhe ky është obligim yni kushtetues e ligjor. Dinari nuk është ndaluar në Kosovë, por Kushtetuta në nenin e saj të 11-të thotë që mund të ketë vetëm një valutë si mjet pagese dhe kjo duhet të jetë euro”, tha Kurti. Sipas tij, ky është një proces që po vazhdon, "por nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë e që janë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së". Kreu i Qeverisë tha se vazhdimisht ka pasur opsione të ndryshme për çështjen e dinarit.

 

Ministra dhe eurodeputetë kërkojnë përshpejtimin e zgjerimit të BE-së

Deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme, dhe një varg ministrash të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë mbështetur procesin e zgjerimit të BE-së dhe kanë tërhequr vërejtjen se procesi duhet të përshpejtohet, pasi, sipas tyre, deri tash ka qënë tepër i ngadalshëm. Ata kanë thënë se dinamika e procesit të zgjerimit duhet të përshpejtohet, edhe si përgjigje ndaj sfidave të reja gjeopolitike, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Deklaratat e tyre u bënë në një debat të përbashkët në Komisionin për Politikë të Jashtme të PE-së, me disa ministra të Jashtëm të vendeve anëtare, që u zhvillua sot në Bruksel. Kjo ishte hera e parë që një debat i tillë u zhvillua me praninë e eurodeputetëve dhe të ministrave të BE-së. Debati u organizua vetëm dy ditë para se shefat e shteteve apo qeverive të BE-së të diskutojnë në Bruksel për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnje e Hercegovinës, dhe për disa vendime tjera lidhur me zgjerimin.

 

David McAllister - zgjerimi i BE-së do të jetë temë edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet evropiane

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, tha se zgjerimi i BE-së do të jetë temë edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet evropiane, dhe kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me propozimin e reformave që BE-ja duhet t'i bëjë për t'u përgatitur për zgjerim. Në debat, disa ministra, sidomos ata nga vendet baltike, kritikuan BE-në për ngadalësimin e procesit të zgjerimit dhe për lëvizje të afateve kohore. Ata përmendën pritjet që Ukraina të niste negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në mars apo prill, teksa tash një gjë e tillë nuk pritet së paku deri në qershor. Ministri i Jashtëm i Letonisë, Kristijanis Karins, ka thënë se Evropa nuk mund të lejojë që në kontinent të ketë zona gri, sepse, sipas tij, këto zona do të tentojë t'i zaptojë Rusia. Ai bëri thirrje që së paku në qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe me Moldavinë. Karins theksoi poashtu se shpreson që edhe Bosnje e Hercegovina të kualifikohet për të nisur negociatat, ndërsa që vendet tjera të Ballkanit Perëndimore të lëvizin në procesin e negociatave të anëtarësimit.

 

Kryeministri palestinez në ardhje me plan për rindërtimin e Gazës

Kryeministri palestinez në ardhje tha se ai do të emërojë një Qeveri teknokratike dhe do të themelojë një fond të pavarur mirëbesimi që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës. Në një deklaratë dërguar Associated Press, Mohammad Mustafa shpalosi një plan të gjerë për llojin e një Autoriteti Palestinez të rivitalizuar, për të cilin kanë bërë thirrje Shtetet e Bashkuara si pjesë të vizionit të tyre të pasluftës për zgjidhjen e konfliktit. Por, Autoriteti Palestinez nuk ka fuqi në Gazë, që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dëboi forcat e Autoritetit në vitin 2007, dhe ka autoritet të kufizuar në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të Autoritetit Palestinez në Gazë dhe Qeveria e tij kundërshton ashpër shtetësinë palestineze. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e caktoi Mohammad Mustafa në postin e kryeministrit javën e kaluar. Ekonomist i shkolluar në SHBA dhe këshilltar i kamotshëm i Abassit, është i pavarur dhe nuk ka prapa vetes asnjë parti politike. Mustafa tha se ai do të emërojë një Qeveri “jopartiake, teknokratike që mund të fitojë besimin e popullit por edhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar".

 

Austin: SHBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën që të dështojë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Amerika do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit të nisur nga Rusia, edhe pse paketa e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve. “SHBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën  të dështojë”, tha Austin para afër 50 aleatëve të Ukrainës, në nisje të takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës në bazën ajrore amerikane Raimstein në Gjermani. Takimi mujor i këtij grupi, që njihet edhe si Formati i Ramstein-it, është për të diskutuar për mënyrat se si të rritet mbështetja ushtarake për Kievin, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë municionesh dhe armësh të rënda të avancuara, teksa ato po përballen me forcat ruse që po përparojnë në frontin lindor. “Trupat ukrainase po përballen me kushte të rënda dhe luftime të ashpra. Civilët ukrainas po përballen me breshëri të vazhdueshme të raketave ruse dhe dronëve iranianë. Por, as Ukraina as SHBA nuk do të ndalen, tha Austin.

 

SHBA-ja shkatërron raketa dhe dronë të Huthëve

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar shtatë raketa dhe tre dronë në zonat në Jemen që kontrollohen nga rebelët e Huthit, të cilat tha se paraqisnin rrezik për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane. Rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, që nga nëntori po sulmojnë anijet në Detin e Kuq. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së vepruan “në vetëmbrojtje” kur u përfshin dhe shkatërruan raketa dhe dronë, por edhe tre kontejnerë me armë në zonat e kontrolluara nga Huthët, tha komanda përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.“U përcaktua se këto armë paraqisnin rrezik të menjëhershëm për anijet tregtare dhe ato të Marinës amerikane që gjenden në rajon. Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lëvizjes dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për Marinën amerikane dhe anijet tregtare”, tha Komanda Qendrore amerikane.

 

Koreja e V. thotë se ka testuar raketahedhës të rinj

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërvitje ushtarake, që përfshinin lëshimin e raketahedhësve “të rinj dhe super të mëdhenj”, raportoi sot media shtetërore, një ditë pasi Seuli tha se Pheniani kishte lëshuar raketa balistike me rreze të shkurtëra veprimi. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar një prej stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake javën e kaluar, stërvitje që nxitën zemërim në Veri, i cili kreu ushtrime ushtarake. Koreja e Veriut i ka dënuar të gjitha stërvitjet e kryera nga Uashingtoni dhe Seuli, të cilat i ka cilësuar si përgatitje për pushtim. Ushtria e Seulit tha se kishte detektuar lëshimin e një “rakete balistike me rreze të mesme veprimi” nga Veriu, përderisa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, qëndroi në kryeqytetin jugkorean për bisedime.

 

Për nesër pritet mot kryesisht me diell

Për nesër pritet mot kryesisht me diell. Në veri paradite, vende-vende me mjegull të mundshme. Do të fryjë erë e dobët e vende vende e mesme nga veriu e cila diçka më vonë do të dobësohet. Temperatura e mëngjesit nga -6 deri në 8 gradë, kurse më e larta e ditës prej 6 deri në 18 gradë.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се