Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

15. 03. 2024. 00:00 >> 19:09

Ditari 15.03.2024

Ditarin e përgatiti Marash Dedvukaj

Këshilli për siguri dhe mbrojtje të martën do të vendosë për iniciativën për seancën kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të punëve të brendshme Danillo Sharanoviq

Këshilli për siguri dhe mbrojtje të martën do të vendosë për iniciativën për seancën kontrolluese të kryeministrit Millojko Spajiq dhe ministrit të punëve të brendshme Danillo Sharanoviq, lidhur me ngjarjet në seancën e Qeverisë kur u emërua ushtruesi i detyrës të drejtorit të policisë. Iniciativa e cila është dorëzuar sot në procedurë parlamentare nga deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve  Danijell Zhivkoviq dhe Nikolla Janoviq , Lëvizja QAytetare URA Filip Axhiq, Socialdemokrati Nikolla Zirojeviq dhe klubi i veçantë Jevrosima Pejoviq , nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës së sotme të Këshillit. Kryetari i këshillit Miograg Llakoviq tha se shumica parlamentare ka mbajtur konsultime në pauzë të seancës së sotme të këtij organi parlamentar dhe se janë dakord për seancë dëgjimore. Ne besojmë se duhet të caktojmë një seancë të re në fillim të javës së ardhshme, në të cilën do t[ formulojmë këtë vendim, tha Llakoviq.

N.Rakoçeviq -Spajiq duhet të kërkojë shkarkimin e Sharanoviq

Kryeministri Millojko Spajiq nuk do të ketë integritet moral apo politik që të jetë në krye të Qeverisë, nëse nuk kërkon shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, i cili e akuzoi atë për shkelje të ligjit, thotë deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikolla Rakoçeviq. Ai tha se pas paralajmërimit të kallëzimeve penale, shkeljeve të ligjit nga kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë dhe paralajmërimit të demokratëve se do të largohen nga Qeveria, Sharanoviq ka paralajmëruar  se me këtë çështje do të merret Gjykata Administrative. Rakoçeviq tha se për të gjithë është plotësisht e qartë se Sharanoviqi nuk ka më integritet për të kryer funksionin e ministrit. Është gjithashtu e qartë se Spajiq nuk do të ketë integritetin moral apo politik të jetë në krye të qeverisë, nëse nuk kërkon shkarkimin e Sharanoviqit, i cili e akuzoi atë për shkelje të ligjit dhe zbatim të paligjshmërisë në Mal të Zi”, tha Rakoçeviq.

Procesi gjyqësor kundër ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, djalit të saj Milloshit dhe të akuzuarve të tjerë u shty për më 29 mars

Procesi gjyqësor kundër ish-kryetares së Gjykatës Supreme, Vesna Medenica, djalit të saj Milloshit dhe të akuzuarve të tjerë u shty për më 29 mars. Shkak është bërë mosparaqitja e njërit prej të akuzuarve, Lluka Bakoç, për të cilin është lëshuar urdhër-arresti për shkak se policia nuk ka mundur t'i vendosë masën e ndalimit, e cila i është shqiptuar për shkak se nuk është paraqitur në seancën e kaluar. Kjo është hera e 14-të që shtyhet gjyqi për Medenicën.

Në seancën e Gjykatës së Lartë, siç bëhet me dije, nuk u zgjodh kryetar i këtij institucioni

Në seancën e Gjykatës së Lartë, siç bëhet me dije, nuk u zgjodh kryetar i këtij institucioni. Kandidatët ishin gjyqtarët Ranko Vukiq dhe Ana Vukoviq. Pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme ka mbetur vakante që kur Vesna Medenica dha dorëheqje nga ky post, në fund të vitit 2020.

 

Milloviq -Mali i Zi dhe Italia kanë një interes të madh të përbashkët për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Mali i Zi dhe Italia kanë një interes të madh të përbashkët për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha fushat, ky është vlerësimi i takimit të sotëm të Ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Miloviq, me ambasadorin e Republikës së Italisë, Marcello Andrea. Marcello dhe delegacioni i Komandës së Përgjithshme të Policisë Financiare të këtij vendi, theksuan në takim, se krimi dhe paratë e mëdha nuk njohin kufij dhe për këtë arsye pa bashkëpunim ndërshtetëror nuk ka luftë efektive kundër këtij problemi të madh është konkludimi i dy delegacioneve. Ministri Miloviq tha se Ministria e Drejtësisë është duke punuar në tekstin e memorandumit që është dakorduar me Ministrin e Drejtësisë së Italisë, Carlo Nordi, gjatë vizitës dypalëshe të Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi në Romë në shkurt të këtij viti. Ky memorandum dhe do të jetë korniza e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe baza për konkretizimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve. "Italia është një pioniere në luftën kundër krimit të organizuar, për këtë arsye, ne duam të mësojmë nga ata dhe të zbatojmë të gjitha përvojat që mund të zbatohen, tha  Milloviq. Bashkëpunimi, ndihma dhe përvojat që ofron Italia janë me rëndësi të madhe për Malin e Zi, tha pos tjerash Milloviq.

F.Gjeka - Gjeneratat e ardhshme duhet të trajnohen për të luftuar kundër të gjitha formave të radikalizmit dhe intolerancës

Gjeneratat e ardhshme duhet të trajnohen për të luftuar kundër të gjitha formave të radikalizmit dhe intolerancës, veçanërisht kundër nacionalizmit dhe përhapjes së intolerancës dhe urrejtjes fetare, tha ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, duke potencuar se kjo është detyrë dhe obligim moral. Këtë ai e tha në Podgoricë në hapjen e ekspozitës "Tregime nga Srebrenica". “Ne nuk mund ta ndryshojmë atë që ishte, nuk mund ta kthejmë atë që nuk është më. Por më e pakta që mund të bëjmë për ta është që të mos i harrojmë”, tha Gjeka. Sipas tij, Mali i Zi vazhdon të sigurojë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe përfaqëson një model të mirë të harmonisë multifetare, multietnike, multireligjioze dhe pajtimit multinacional. “Të rinjtë duhet të dinë më shumë për mësimet nga e kaluara, që të mos ndodhin më”, tha pos tjerash ministri Gjeka.

Gjatë natës në adresën e shkollës Vaso Aligrudiq në Podgoricë ka mbërritur një email kërcënues

Gjatë natës në adresën e shkollës Vaso Aligrudiq në Podgoricë ka mbërritur një email kërcënues. Aty thuhet se njëfarë personi me inicialet M.B, siç ka firmosur, do të vijë në shkollë me tri granata, një pistoletë dhe një mitraloz, dhe se do të ketë municion të mjaftueshëm për të vrarë këdo. Mësimi në shkollë sot zhvillohet online, kurse policia po heton rrethanat.

Escobar për REL: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë."Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë", ka deklaruar Escobar.

Stano konfirmon takimin në nivel të kryenegociatorëve më 19 mars

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se më 19 mars do mbahet një takim i ri në kuadër të dialogut. Takimi, sipas Stanos, do jetë në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa mes tjerash do trajtohet edhe çështja e dinarit. “Të martën, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka ftuar kryenegociatorët, homologët e tij kryesorë, të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet. Pra, para së gjithash, të vazhdohet diskutimi, i cili tashmë ka filluar para disa javësh për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Dhe do të ketë edhe pika të tjera për të diskutuar mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel, të cilat janë çështjet më urgjente në kuadër të dialogut”, ka deklaruar zëdhënësi iBE- së, Peter Stano. Zëdhënësi Stano rikujtoi se kohë më parë ishte zhvilluar një takim në Bruksel lidhur me vendimin e  Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas tij, ky takim solli disa rezultate, por duhej të vazhdohej me diskutim, në nivel të kryenegociatorëve. “Ky problem u krijua si pasojë e mungesës së koordinimit dhe veprimit të njëanshëm që krijoi probleme në dialog. Por e mira është se ne filluam të merremi me këtë në kuadër të dialogut. Pra, vazhdimi i diskutimeve lidhur me dinarin do të jetë nga çështjet e pakta në rendin e ditës të martën e ardhshme”. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se, pos çështjes së dinarit, do trajtohet edhe zbatimi i marrëveshjes se Ohrit, apo, siç u shpreh ai, do të preken aspektet individuale të kësaj çështjeje, si nga palët, ashtu edhe nga ndërmjetësi.

Anija me ndihma nga Qipro mbërrin në bregdetin e Gazës

Një anije e mbushur me ushqim ka mbërritur sot në bregdetin e Rripit të Gazës, raporton Reuters. Dërgimi i kësaj anije me ndihma u bë për ta testuar dërgimin e ndihmave humanitare përmes detit në enklavën e rrënuar palestineze, e cila është buzë urisë absolute pas një fushate ushtarake pesëmujore tanimë nga Izraeli. Anija me gati 200 tonë ushqim pritet të shkarkohet në një dok që po përgatitet në Gazë. Së shpejti pritet ta nisë lundrimin edhe anija e dytë me ndihma. Nuk ka shumë hollësi se si do të bëhet dërgimi dhe shpërndarja e ndihmave pasi anija të jetë shkarkuar në bregdetin e Gazës, pasi agjencitë humanitare të Kombeve të Bashkuara kanë thënë se ka shumë pengesa për dërgimin e ndihmave tek njerëzit në nevojë. Nëse rruga e re detare është e suksesshme, ajo do të ndihmojë në lehtësimin e krizës së urisë në Gazë, ku shumica e popullit përballet me kequshqyerje. Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën dhe Bregun e pushtuar Perëndimor, Richard Peeperkorn, tha në fillim të marsit se një në gjashtë fëmijë nën moshën 2-vjeçare në veri të Gazës përballet me kequshqyerje akute.

Sisi thotë se Egjipti po përpiqet ta sigurojë një armëpushim në Gazë

Egjipti është duke bërë përpjekje të mëdha për ta arritur një armëpushim në Rripin e Gazës, për të mundësuar dërgimin e më shumë ndihmave dhe për t’i lejuar të zhvendosurit në jug të enklavës të shkojnë në veri, tha sot presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi. Sisi paralajmëroi për rrezikun e pushtimit të mundshëm të qytetit Rafah, në kufirin e Gazës me Egjiptin, ku besohet se janë strehuar 1.5 milion palestinezë. Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.“Ne jemi ende duke biseduar për arritjen e një armëpushimi në Gazë, pra ndalje të luftimeve, për të ofruar sasi të mëdha të ndihmave”, tha Sisi. Kjo do të përfshinte edhe “kufizimin e ndikimit të kësaj urie tek njerëzit, si dhe lejimin e njerëzve në qendër dhe jug të zhvendosën drejt veriut, me një paralajmërim të fuqishëm kundër pushtimit të Rafahut”.“Ne kemi paralajmëruar se çfarë po ndodh dhe se mosdërgimi i ndihmave çon drejt urisë absolute”, tha Sisi. Egjipti, i cili druhet nga zhvendosja e palestinezëve të grumbulluar në afërsi të kufirit të tij, është duke bërë përpjekje, së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, ta ndërmjetësojë arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit si dhe lirimin e pengjeve izraelite në shkëmbim të të burgosurve palestinezë.

Dy të vdekur nga sulmet ruse në rajonet ukrainase

Së paku dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet e reja raketore me dronë që Rusia i kreu sot në disa rajone ukrainase, thanë zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë. Rusia, ndërkohë, tha se rajoni i vet kufitar, Belgorod, u sulmua përsëri nga dronët dhe raketat ukrainase. Një dron rus e goditi një ndërtesë banimi në Vinitsia, kryeqytetin e rajonit në perëndim të Ukrainës, duke e vrarë një person dhe duke i plagosur katër të tjerë, tha guvernatori rajonal, Serhiy Borzov, në Telegram. Më vonë, ai tha se një grua vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra nga ky sulm. Kievi tha se Moska i sulmoi shtatë rajone ukrainase me 27 dronë të llojit “Shahed” dhe me tetë raketa mëngjesin e sotëm. “Të gjithë 27 dronët u rrëzuan mbi rajonet Kirovohard, Mikolaiv, Herson, Hmelnitski, Vinitsia dhe Kiev”, tha ushtria ukrainase në një komunikatë. Ushtria ukrainase nuk tregoi nëse i ka rrëzuar edhe raketat ruse.

Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe me kryeministrin polak, Donald Tusk. Takimi i tyre vjen në një kohë kur janë duke u rritur dallimet mes Gjermanisë dhe Francës në politikën e tyre për Ukrainën. Pas  takimit të Scolz me Macronin , dy liderët pastaj do të takohën së bashku me kryeministrin polak Tusk. Ky do të jetë takimi i parë i Trekëndëshit të Vajmarit në nivel të lartë prej qershorit të vitit të kaluar. Bisedimet mes tyre do të mbahen gati tri javë pas takimit të rreth 20 liderëve qeveritarë në Paris, ku u diskutua lufta në Ukrainë. Konferenca e tyre mbaroi me qëndrime të ndara për mundësinë e dërgimit të trupave në zonën e luftës. Trekëndëshi i Vajmarit u themelua në gusht të vitit 1991 nga ministrat e atëhershëm të jashtëm Hans-Dietrich Genscher, Roland Dumas dhe Krzysztof Skubiszewski. Ky grup ka filluar të takohet më shpesh prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para pak më shumë se dy viteve. Dje, Macroni përsëri u ka bë thirrje fuqive perëndimore të mos tregojnë shenja dobësie kundër Rusisë, si dhe e përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore brenda Ukrainës nuk duhet të hidhet poshtë.

 

Rusët votojnë në zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave s'vihet në dyshim

Rusët filluan sot të votojnë, në ditën e parë të zgjedhjeve presidenciale treditore, në të cilat presidenti Vladimir Putin e ka pothuajse të sigurt fitoren. Ai do ta zgjasë sundimin e tij për edhe gjashtë vjet të tjera, pasi secili kundërshtar i tij serioz s’u lejua të garojë kundër tij nga Kremlini, i cili po zhvillon një luftë brutale ndaj mediave të pavarura dhe mospajtuesve. Zgjedhjet, të cila nuk pritet të jenë as të lira e as të drejta, janë të parat që mbahen në Rusi prej se Putini e nisi pushtimin e shtetit fqinj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Putin, 71 vjeç, i cili ka qenë president, apo kryeministër për gati 25 vjet, po garon kundër tre politikanëve pak të njohur – liderit të Partisë Liberal-Demokratike, Leonid Slutsky, nënkryetarit të Dumes Shtetërore Vladislav Davankov nga Partia e Re e Popullit, si dhe kundër ligjvënësit të Dumes së Shtetit Nokolai Kharitonov nga Partia Komuniste – qëndrimet politike të të cilëve zor që dallojnë nga ato të Putinit.

Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri në plotësisht i vranët

Për nesër pritet mot me vranësira mesatare deri plotësisht i vranët, kryesisht nga mesdita vende-vende me reshje shiu. Në veri, paradite, nëpër lugina janë të mundshme vranësira të ulëta ose shfaqje e mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht jugore dhe perëndimore. Temperatura e mëngjesit nga 0 deri në 10, kurse më e lartë ditore prej 8 deri në 18 gradë.

 

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се