Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

07. 03. 2013. 17:20 >> 18:02

LAJMET 07.03.2013

LAJMET

Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Në Nikshiq dhe në Andriejvicë, sonte në mesnatë  hynë në fuqi heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më nëntë mars.

Në zgjedhjet lokale në Nikshiq, marrin pjesë koalicioni Për Nikshiqin Evropian, Fronti Demokratik, Mali i Zi pozitiv, PSP , Partia popullore, Partia atdhetare serbe  dhe Partia e radikalëve serb.Ndërkaq, në garën zgjedhore në Andrijevic, do të marrin pjesë  koalicioni  Për Andrijevicën evropiane, pastaj koalicioni  Së bashku për  Vasojeviqët si dhe Mali i Zi pozitiv.

 

Qeveria do ti plotësojë rekomandimet  e KE 

Qeveria do ti realizoj të gjitha rekomandimet  e Komisionit Evropian për të siguruar pavarësinë  plotë të gjyqësorit  gjë që është parakusht  për luftë efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo do të rezultojë  edhe me procesuimin e një numri të madh  të aktvendimeve gjyqësore , ka theksuar për portalin e RTMZ , ndihmës ministrja e drejtësisë, Svetllana  Rajkoviq.

Në Qeveri, është përsëritur se edhe komisioni Evropian ka konstatuar se Mali i Zi, ka një suazë solide ligjore , për funksionimin e gjyqësorit, por është  bindur se duhet avancuar . Kjo mundësohet përmes  ndryshimeve të Kushtetutës , në veçanti, kur është fjala për zgjedhjen e kryetarit të gjyqit suprem, përbërjen e kolegjit gjyqësorë si dhe  zgjedhjen e prokurorëve të shtetit dhe kolegjit të prokurorisë. Po ashtu është parë edhe nevoja  për avancimin e kushteve dhe të kritereve  për zgjedhjen e gjykatësve dhe  prokurorëve të shtetit, ka theksuar Rajkoviq. Të gjitha vlerësimet dhe rekomandimet  nga raporti i Komisionit Evropian, do të shërbejnë si  udhërrëfyes në përgatitjen e planeve aksionare  për hapjen e kapitullit  23, ka thënë ajo.

 

Fitorja do të  vërtetoj Malin e Zi , shtet qytetar

Fitorja e kandidatit presidencial të PDS, Filip Vujanoviq, në zgjedhjet e ardhshme  do të shënonte  ekzistencën e Malit të Zi qytetar, vazhdimin e Integrimeve Evropiane  dhe përparimin e kualitetit jetësorë të të gjithë qytetarëve , u tha në konventën zgjedhore  në Kotorr.

Vujanoviq, siç ka kumtuar PDS, ka theksuar se është i bindur në fitore, sepse , siç ka theksuar, i ka plotësuar të gjitha premtimet e dhëna. Sipas fjalëve të tij, pasuria  kulturore e Malit të Zi, është pjesë e rëndësishme e ofertës turistike  dhe për këtë arsye do të vazhdoj promovimin e tij. Ai ka rekomanduar se ka qenë dhe mbetet president i të gjithë qytetarëve. “Për mue të gjithë qytetarët janë të njëjtë”, ka theksuar Vujanoviq. Nënkryetari i PDS, Svetozar  Maroviq, ka theksuar se  fitorja e Vujanoviqit, në zgjedhjet presidenciale do të jetë e qartë dhe e pastër.

 

Finlanda e gatshme të ndihmoj në rrugën e Integrimeve

Finlanda është e gatshme  të ofrojë ndihmën e ekspertëve dhe çdo ndihmë tjetër  në plotësimin e obligimeve  të cilat e persin  Malin e Zi në kuadër të agjendës Evropiane, siç është rasti edhe me vendet tjera kandidate , ka deklaruar ministri i Finlandës për punë të jashtme, Erik Tomijoja.

Ai ka shtuar se Finlanda   është promovuese e politikës së dyerve të hapura  kur është fjala për procesin e zgjerimit të UE përmes respektimit konsekuent  të kushteve dhe kritereve  të parapara për anëtarësim . Ai, i ka vlerësuar pozitivisht rezultatet të cilat i realizon Mali i Zi në procesin e Integrimeve Evropiane. Siç theksohet, ministri i jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshiq, e ka njoftuar kolegun finlandez  me momentin aktual në procesin e Integrimeve me theks të veçantë në dinamikën e formimit të strukturave  për bisedime si dhe me hartimin e planit aksionar për kapitujt 23 dhe 24. Ai, gjatë qëndrimit në Helsinki, ka biseduar edhe me zyrtarë të tjerë të këtij vendi.   

 

 “Pobjeda”, publikon pjesë nga stenogrami i mbledhjeve

Gazeta e Podgoricës, Pobjeda, ka publikuar sot  pjesë nga stenogrami  nga mbledhjet e udhëheqësive të partive parlamentare  dhe ka kumtuar se  do të vazhdoj me publikimin e pjesëve tjera të stenogramit pas zgjdhjeve lokale në Nikshiq  dhe Andrijevic. Këto  mbledhje, siç  theksohet në gazetë,  i karakterizon debat polemizues  i funksionarëve lokal, me udhëheqësit  partiak , sharje, fyerje dhe debate të ashpra, por është biseduar edhe për  ndarjen e funksioneve, punësimin e kuadrove profesionist, për sjelljen e kuadrove nga jashtë  e të ngjashme. Ndërkohë, funksionari i Frontit  demokratik,  Goran Danilloviq, i ftoi sot presidentin e Malit të Zi , Filip Vujanoviq dhe kryemnisitrin, Millo Gjukanoviq,  që të sqarojnë se kush ia ka dorëzuar gazetës Pobjeda, audio inçizimet, nga mbledhjet e udhëheqjeve  të partive opozitare.

 

Brukseli demanton  pohimet  e mediave

Komisioni Evropian, ka hedhur poshtë  vërtetimin e disa mediave  se shefi i delegacionit të UE në Mal të Zi, Mitja Drobniç, është ftuar në Bruksel, në bisedime  me zyrtarët Evropian, lidhur me aferën “inçizimi”.

Zëdhënësi i  eurokomisarit  për zgjerim,  dhe politikën fqinjësore, Petar Stano, dhe ambasadori i UE në Podgroicë, Dragan Mugosha, kanë deklaruar për gazetën PObjeda, se fjala është për konsultime të rregullta. Është praktikë e  rendomtë që shefat e misioneve  të shkojnë në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, për të biseduar për vendet  në të cilat ushtrojnë detyrën, ka sqaruar Stano.

 

Referendumi konsultativ deri në muajin shtator

Kuvendi komunal i Podgoricës, e miratoi sot informatën për iniciativën për shpalljen e referendumit konsultativ, për ndryshimin e statusit  të KU të Tuzit, i cili   duhet të mbahet  më së largu deri  në   muajin  shtator të këtij viti.

Iniciativa u miratua me votat e këshilltarëve të  koalicionit në pushtet dhe të këshilltarit të pavarur , Boban Vujaçiq. Ndërkaq, të përmbajtur ishin këshilltarët e PSP, të Lëvizjes për ndryshime, të NOVA-s, dhe të Partisë demokratike serbe. Kurse, këshilltarët e PSD, as që u deklaruan për iniciativën. Kryebashkiaku, Miomir Mugosha, ka vlerësuar se është e qartë se duhet bërë ndryshime,  në ligjin për  vetëqeverisjen  lokale dhe  të ligjit për kryeqytetin. Kryetari i KU të Tuzit, Fran Lulgjuraj, konsideron se referendumi  është rezultat i dëshirës së qytetarëve e cila daton qysh më parë.

 

Shqiptarët e veriut kërkojnë nga Thaçi t’ua sqaroj marrëveshjet

Qytetarët shqiptarë të veriut të Kosovës janë duke pritur me ankth, por edhe me shpresë arritjen e marrëveshjes për veriun e vendit në dialogun që është duke u zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ata shprehen se janë të painformuar për atë që është duke ndodhur dhe janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, andaj kërkojnë nga kryeministri Thaçi që t’i vizitoj dhe t‘ua sqaroj detajet për marrëveshjet që do të arrihen. Fevzi Beqiri, një aktivist nga Lagja e Boshnjakëve, kërkon nga kryeministri Thaçi që të shkoj në lagjen e tyre dhe t’ua sqaroj detajet. Sipas tij, banorët shqiptarë të këtushëm nuk do të pranojnë që të formohet komuna në veri pa u kthyer shqiptarët e dëbuar me dhunë nga atje.“Nuk pranojmë të bëhet legjitimiteti i bandave kriminale. Ato ose duhet me shkua në Serbi ose duhet m’u përball me ligjin sikur çdo banor tjetër”, theksoi Beqiri.Ndërkaq, përfaqësuesi i banorëve të zonës “7 Shtatori” në veri të Mitrovicës, Ergin Rexhepi, kërkon nga kryeministri Thaçi që të jetë i kujdesshëm dhe të mos lejohen vendime në favor të serbëve.“Jemi të brengosur për fatin tonë, nuk e dimë në të ardhmen çka ndodh, andaj është mirë mos me marr hapa në favor të serbëve”, ka thënë për Kosovapress Rexhepi.

 

Vulin takon përfaqësuesit serbë në veri

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takojë sot përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Sipas mediave serbe, ai do të vizitojë edhe “udhëheqjen e re komunale në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës” dhe më pastaj do t’iu drejtohet gazetarëve. Dje, Vulin ka thënë se Serbia nuk do një Republika Sërpska në Kosovë, por formimin e një asociacioni, i cili do të kishte kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin.Prishtina zyrtare kundërshton formimin e një asociacioni të tillë me kompetenca legjislative dhe ekzekutive. Rreth kësaj çështjeje dhe të tjerave po diskutojnë aktualisht në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

 

SHBA-Rusi: Bisedime për Sirinë

Diplomatë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë pritet të bëjnë përpjekje të reja për të gjetur gjuhë të përbashkët rreth konfliktit në Siri.

Takimi i sotëm në Londër ndodh pasi presidentët Barack Obama dhe Vladimir Putin kanë biseduar të premten e kaluar për Sirinë, përmes telefonit. Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët janë pajtuar “për nevojën e avancimit të tranzicionit politik”, i cili do t’i jepte fund dhunës sa më parë që të jetë e mundur. Ministria e Jashtme ruse ka thënë se zëvendësministri i Jashtëm, Mikhail Bogdanov, do të bisedojë sot me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, William Burns. I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi, do të marrë po ashtu pjesë në bisedime. Rusia, e cila i shet armë regjimit sirian, ka refuzuar të mbështesë thirrjet e Perëndimit për dorëheqjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe ka lënë mbi 70,000 njerëz të vrarë.

 

Filipinet kërkojnë lirimin e pengjeve në Golan

Filipinet kanë dënuar fuqishëm peng marrjen e 21 paqeruajtësve filipinas të OKB-së nga ana e rebelëve sirianë në Lartësitë Golan dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre. Ushtarët, pjesë e kontingjentit prej 300 paqeruajtësve filipinas, janë kapur  dje  nga grupi i vetëquajtur “Dëshmorët e Yarmoukut”. Rebelët kanë postuar një video në YouTube duke thënë se pengjet nuk do të lirohen derisa forcat e Qeverisë siriane të tërhiqen nga fshati Golan. Ministria e Jashtme e Filipineve ka thënë se negociatat për lirimin e ushtarëve janë në zhvillim e sipër. Kombet e Bashkuara kanë vendosur vëzhgues në Golan qysh nga  armëpushimi i vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë. Javën e kaluar, Kroacia ka bërë të ditur se do të tërheqë trupat paqeruajtëse nga zona, sepse ka shqetësime për sigurinë e ushtarëve.

 

Katër të vdekur nga stuhia në SHBA

Së paku katër persona kanë humbur jetën nga stuhia e borës, e cila ka goditur bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat lokale.
Erërat me fuqi uragani kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, rreth 250,000  shtëpi kanë mbetur pa rrymë. Disa shkolla janë mbyllur dhe qindra fluturime janë anuluar. Në shtetin e Virxhinias  është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërkohë që meteorologët parashohin reshje bore deri ditën e shtunë.

 

Homazhe për Chavezin

Trupi i pajetë i presidentit  të Venezuelës, Hugo Chavez, po qëndron i shtrirë në akademinë ushtarake në Karakas. Familja e tij dhe këshilltarët e afërt, ashtu si edhe presidentët nga Aregjntina, Bolivia, Uruguaji dhe vende të tjera, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të hapur. Disa media kanë thënë se edhe Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë një delegacion, i cili do të marrë pjesë në varrimin e Chavezit,ditën e premtë.

Presidenti i Venezuelës ka qenë kritik i hapur i SHBA-së dhe politikave të saj. Ai ka vdekur të martën në moshën 58-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin. Kreu i rojeve presidenciale ka thënë për AP-në se ka qenë pranë Chavezit në momentin kur ka ndërruar jetë. Gjenerali Jose Ornella ka thënë se Chavez ka vdekur nga një “sulm i rëndë në zemër”.

 

Koreja e Veriut përgatitet për luftë

Koreja e Veriut ka nisur stërvitje të reja ushtarake, kanë bërë të ditur zyrtarë të Koresë së Jugut, raporton BBC.“Phenjani është duke zhvilluar stërvitje të ndryshme, të cilat përfshijnë ushtrinë, marinën dhe forcën ajrore”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul, Kim Min-seok.
“Ne marrim  parasysh se këto stërvitje mund të zgjerohen në një provokim, kështu që ne kemi forcuar gatishmërinë tonë”, ka theksuar ai. Stërvitjet ndodhin pas kërcënimeve të Veriut se do të hedhë poshtë armëpushimin 60-vjeçar, i cili i ka dhënë fund luftës në Kore. Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për rezolutën, e cila vendos sanksione më të ashpra kundër Phenjanit, për shkak të provës së fundit bërthamore që ka realizuar. Ndërkohë, Australia ka vënë në pritje planet për rihapjen e ambasadës së Koresë së Veriut në kryeqytetin e saj Kanbera, duke përmendur si arsye çështjen e të drejtave të njeriut. Veriu ka hapur ambasadën në Australi në vitin 2002, por e ka mbyllur më 2008 për shkaqe financiare.

 

Gorbachev kritikon Putinin

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se ligjet e fundit, të miratuara në Rusi, janë “sulm mbi të drejtat e qytetarëve”.Në një intervistë për BBC-në në Moskë, Gorbachev ka thënë se është “habitur” me numrin e ligjeve kontroverse, të cilat kanë kaluar që nga rikthimi i presidentit Vladimir Putin në Kremlin.

Në intervistën e publikuar sot, Gorbachev i bën thirrje Putinit “të mos ketë frikë nga populli i tij”.Ai po ashtu ka thënë se rrethi i brendshëm i Putinit është i mbushur me “zyrtarë hajdutë dhe të korruptuar”.
“Nëse gjërat nuk ndryshojnë, Rusia do të vazhdojë të ecë si një copë akulli në Oqeanin Arktik”, ka thënë Gorbachev.

 

Phenjani kërcënon SHBA-në me sulm bërthamor

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të kryejë një sulm “parandalues” bërthamor kundër armiqve.“Pasi Shtetet e Bashkuara  janë gati të ndezin luftën bërthamore, ne do të shfrytëzojmë të drejtën tonë për sulm parandalues bërthamor kundër selisë së agresorit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme verikoreane. Ajo vjen pas kërcënimeve të Phenjanit se do të shfuqizojë armëpushimin 60-vjeçar, i cili i ka dhënë fund luftës në Kore. Ekspertët thonë se Phenjani nuk ka kapacitet për sulm bërthamor në SHBA. Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për rezolutën, e cila vendos sanksione më të ashpra kundër Phenjanit, për shkak të provës së fundit bërthamore që ka realizuar.

 

Edhe për nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Sot në mal të Zi mbajti mot i vranët, vende vende me të reshura të shiut. Frynë erë e dobët deri mesatare, në veri deri e fortë, e drejtimeve  jugore dhe juglindore. Temperaturat;  Tivar 13 gradë, Plevlë e Beranë, 12, Herceg Novi, Budvë, Kotorr e Bijello Pole 11, Podgoricë e  Ulqin 10, Mojkovac 9 , Plavëe  Rozhajë 8, Nikshiq, Kollashin e Shavnik 6 dhe në Cetinë e Zhablak 5 gradë.

Për nesër , në jug   dhe bregdet  parashihet  të  mbaj mot  kryesisht i vranët  dhe me reshje e bubullimë, kurse në veri   me periudha të gjata me diell dhe më pak të reshura. Do të fryjë erë dobët  deri mesatare vene - vende  e fortë jugore dhe juglindore. Termperatura e mëngjesit prej 2 deri në 11 , kurse më e larta  e ditës  prej 7 deri në 16 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се