Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

05. 03. 2013. 17:29 >> 18:21

LAJMET 05.03.2013

LAJMET

Pvarësia financiare kusht  për funksionimin mirëfilltë të Servisit publik

Që të jetë i pavarur në imponimin e  opinionit , servisi publik duhet të ketë pavarësin financiare, është konkluduar në konferencën me titull “Servisi dhe publikë dhe qytetar”.  Për këtë arsye përfaqësuesit e UE dhe të Radio Televizonit të Malit të Zi propozojnë që 0.5 për qind e bruto prodhimtarisë së brendshme të ndahet për financimin e servisit publikë , pa përzierjen e Kuvendit.  Drejtorja gjenerale e Unionit Radio difiziv evropianë 

Ingrit Delltenr  theksoi se për servis të pavarur publikë duhet pasur kuadër kualitetiv në krye të mediave , pavarësinë financiare , si dhe mirëkuptimin e qeverisë dhe të qytetarëve. Kur është fjala për financimin, ajo si model të mirë e sheh atë që zbatohet në disa vende evropiane që do të thot ndarja e përqindjes së caktuar për finacimin e servisit publikë nga të ardhurat nacionale. Përfaqësuesuesja  e RTMZ  Vanja Shqekiq ka theksuar se kjo shtëpi ka proozuar këtë forumulë të financimit e që ka të bëjë me 0.5 të  bruto prodhimit të brendshëm. Kjo formë do të siguronte financim stabil të servisit publikë jovetëm për mbulesën e obligimeve rrjellëse, por edhe për investime në digjitalizim. Që servisi publikë të jetë i liruar nga ndikimet politike, sipas fjalëve të ambasadorit të UE Mitja Drobniç nevoitet suazë ligjore me të cilën do të definohej financimi i tij. 

Nga OSBE  përkujtojnë se sipas sondazheve të fundit një numër i madh i qytetarëve gjithënjë e sheh RTMZ  si medijë të varur por megjithatë ushtrues i detyrës dhe shefi i këtij misioni Valldemar Figaj  theksoi se situata është përmirsuar dukshëm. Drejtori i përgjithshëm i RTMZ Rade Vojvodiq ka përkujtuar se edhe pse servisi publik ballfaqohet me probleme financiare dhe mungesën e kuadrit të kualifikuar bënë ç’ështëe mundur që puna dhe afarizmi të jenë transparent, të jetë i hapur për sektorin civil si dhe për ininciativat e grupeve shoqërore të pakicave dhe shoqatave të qytetarëve

 

F.Vujanoviq; Në mandatin e ardhsshëm , për jetë më të mirë të gjithë qytetarëve

Mandati im i ardhshëm do ti kushtohet jetës më të mirë dhe më kualitative të gjithë neve , pastaj ruajtjes së vlerave të pavarësisë të Malit të Zi Evropianë , me prosperitet , të pajtuar dhe me drejtësi sociale, ka deklaruar kandidati presidencial i PDS, Filip Vujanoviq,  në konventën parazgjedhore  të mbajtur në Ulqin.

Ai ka theksuar se i respekton të gjitha pakicat që jetojnë në Mal të Zi , sepse, siç ka thënë ai,  Mali i Zi mbetet shtëpia e të gjithë neve. Sipas fjalëve të tij nuk mund të ketë president  të  vërtet të shtetit nëse me të nuk janë partitë e pakicave. Mbështetjen e tillë e perjetojë  si mbështetje të politikës  ndaj popujve pakicë, andaj do të vazhdoj politikën e tillë dhe politikën për Ulqin më të mirë, ka pohuar Vujanoviq.

Ai u ka premtuar ulqinakëve se do të bëjë  ç’është e mundur tek organet shtetërore që në këtë qytetet të valorizohen pasurit ekzistuese, siç janë;  Valdanosi, Plazhi i madh , hoteljeria , bujqësia etj.

Në tubim , folën edhe përfaqësues  tjerë   të PDS, dhe  të partive nacionale  shqiptare   që veprojnë  në komunën e Ulqinit.

 

M.Lekiq; Tubimi parazgjedhor  në  Nikshiq

Mali i Zi është në krizë politike dhe ekonomike , ka vlerësuar kandidati  për president të shtetit Miodrag Lekiq duke  theksuar se përfundimisht po vjenë pranëvera malazeze në kuptimin politik dhe gjithësesi më heret se sa mendojnë ata që ia kanë frikën. Ai në konventën në  Nikshiq ka theksuar se Nikshiqi dhe Mali i Zi gjendën në krizë ekonomike , politike , kulturore dhe kushtetutese.

Duke forlur për kandidaturn e vetë Lekiq ka pohuar se është kandiduar që të  kontribojë në të mirë të të gjithëve e jo nga ambicet personale dhe theksoi se nëse fiton besimin e qytetarëve , para së gjithash do të mbrojë rendin dhe kushtetutën. Do ta luftojë kriminalitetin në shoqëri , do të përiqem për kohezionin e popujve në Mal të Zi , për respektimin e të gjithë qytetarëve dhe pakicave , me të cilët nuk do të bëjë  pazar  por do ti ftojë që së bashku të ndërtojë shtetin me vlera të vrteta ka theksuar Lekiq. Ai ka shtuar se do të përpiqet  për një politikë të jashtme në interes të Malit të Zi , për respektimin e Bashkësisë ndërkombëtare por nuk do të lejojë politikë të jashtme servile .

 

PDS; Lekiq, kandidat i të kaluarës

Kandidati presidencial Miodrag Lekiq ka vrtetuar në paraqitjen e tijë të parë se është kandidat i të kaluerës e jo i të ardhmes, ka vlerësuar PDS. Lekiq , ka vlerësuar dje në Nikshiq se Mali i Zi gjëndet në krizën ekonomike dhe politike duke rekomandaur se përfundimisht po vjenë pranëvera malazeze, dukshëm më herët se sa e presin ata të cilët ia kanë frikën.

Kjo parti konsideron se Lekiq në paraqitjen e tij të parë e ka vrtetuar atë që PDS e vrteton që nga fillimi, pra ai nuk është kandidat i të ardhmës por i të kaluerës. PDS përkujton dekleratën e Lekiqit dhënë gazetër “Veçernje Novositi” në vitin 2005 kur kishin filluar aktivitetet dhe fushata e referendumit kur kishte theksuar se është në koalizion të lartë përpjekja verbale në Mal të Zi për hyrjen në UE kurse nga ana tjetër organizohet referendumi i cili si pasojë mund të ketë destabilizim serioz  të brendshëm dhe largim nga Evropa. PDS ka kumtuar se për fat të mirë Lekiq nuk kishte pasur të drejtë.

 

I.Llukshiq për  vizitë   në vendet Skandinave

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i punëve të jashtme të Malit të Zi igor Llukshiq  prej sot qëndron për vizitë zyrtare në Suedi , Finlandë dhe Norvegji. Gjatë vizitës që do të zgjas deri me 8 mars , Llukshiq do të takohet me Karll Billt , ministër për punë të jashtme të Suedisë, Brigir Olls , ministër për integrimet evropiane  të  Suedisë, pastaj me ministrat e punëve të jashtme të Finlandës dhe Norvegjisë,  Erki Tomijoj dhe  Espen Bert  Eide , kurse janë parparë edhe takimet në këshillat kuvendor për politikë të jashtme të Suedisë dhe finlandës.

Vizita do të jetë rast për shkëmbimin e mendimeve dhe afirmimin e rezultateve të arritura të Malit të Zi në  planin e  antarësimit në  UE dhe në NATO, si dhe të qëndrimeve kur është fjala për përspektivat  evropiane  dhe  euro-atlantike  të  Ballkanit Perëndimor.

Do të bisedohet edhe për forcimin e marrëdhënive bilaerale me këto vende në të gjitha nivelet, me theks të veçantë në intensifikimin e bashkëpunimit gjithpërfshirës ekonomik dhe tregëtarë.

 

Ulareviq në Bruksel

Drejtorja ekzekutive  e Qëndrës për arsimimin qytetarë Daliborka Ulareviq , do të mar pjesë nesër në konferencën e cila organizohet në parlamentin evropianë në Bruksel  me titull “Zgjerimi në përspektivë: si shtetet kandidate dhe kandidatët potencial e shohin antarësimin në dritën e krizës ekzistuese.

Ulareviq , siç është kumtuar do të ketë prezantimin për temën se si procesi i antarësimit përceptohet në Mal të Zi dhe cilat forcat mund ta rrezikojnë këtë sukses . Ulareviq do të marr pjesë edhe në seminarin tematik  të cilin e organizon rrjeti evropianë i fondacioneve politike  të cilat enkas merren me raportin ndërmjet ndryshimeve demokratike të qëndrueshme dhe bashkëpunimi me akterët civil dhe politikë në shtetet  për zgjërim si dhe në vendet fqinje.

 

Në  Entin “Komanski Most” dhe në “Luboviq”,  nuk ka keq trajtime

Në Qendrën për fëmijë dhe të rinjë në  “Luboviq”  dhe në Entin “Komanski Most”  nuk ka keqtrajtim të të mbrojturve , kujdesi për ta dhe kushtet e qëndrimit janë përparuar dhe zbatohen shumica e rekomandimeve të propozuara më parë  Kjo konstatohet në raportin për respektimin e të  drejtave të njeriut në këto institucione , të cilin në shkurt e ka hartuar ekipi monitorues i OJQ-ve në krye me akcionin për të drejtat e njeriut.

Drejtorja ekzektuive e akcionit për të drejtat e njeriut, Teja Gorjanec - Preleviq, ka përkujtuar se Komiteti evropianë për pengimin e torturave dhe sjelljeve çnjerëzore ka konstatuar në vitin 2008 se në Komanski Most kushtet ishin jo dinjitoze për një institucion i obliguar për kujdesjen ndaj njerëzve , Ajo ka theksuar se ekipi monitorues ka kosntatuar me kënaqësi se në qendrën “Luboviq”  dhe në entin  “Komanski Most”,  nuk ka keqtrajtime dhe se kushtett për qendrimin e tyre janë përmirësuar  aq sa situata në  të kaluarën duket si një ëndërr e zymtë.

Drejtori i Entit  “Komanski Most”,  Vasel Dushaj,  ka theksuar se ky raport  tregon se kushtet e qëndrimit dhe të punës janë përparuar dukshëm si edhe mbrojtja shëndetësore e klientëve dhe se  nuk ka sjellje çnjerëzore të të punësuarëve.

 

Edhe në  ruandin e  gjashtë pa rezultate konkrete

 Në Bruksel përfundoi pa ndonjë marrëveshje raundi i gjashtë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, nuk kanë arritur ndonjë pajtim lidhur për mënyrën e administrimit të veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Të dyja palët pritet të takohen sërish më 20 mars, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton nëpërmjet një komunikate tha se është shënuar “përparim i mire”, por pa dhënë më shumë hollësi rreth bisedimeve.
Në anën tjetër, të dy kryeministrat e kanë quajtur takimin konstruktiv, derisa kanë mbrojtur qëndrimet e tyre në lidhje me çështjen më të ndjeshme që është diskutuar në këtë takim - atë të veriut të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë në veriun e Kosovës.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq,  ka thënë se as  pas këtij takimit nuk është arritur zgjidhje e plotë për çështjet e hapura.

 

Këshilli i Sigurimit debaton raportin për Kosovën më 22 mars

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë raportin më të ri të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, mbi gjendjen në Kosovë më 22 mars, bëhet e ditur në uebfaqen e OKB-së.
Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, është dashur të mbahet më 22 shkurt.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në raportin e tij tremujor për Kosovën ka thënë se në këtë periudhë janë bërë "hapa të rëndësishëm përpara" me ngritjen në nivel politik të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit

 

Për 63 për qind të qytetarëve të Serbisë, Kosova është e pavarur.

 Në Serbi, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Kosova faktikisht është e pavarur dhe se Beogradi mund të “luftojë” vetëm për pozitë më të mirë të serbëve, tregon hulumtimi më i ri në Serbi. B92 publikon rezultatet e hulumtimit ekskluziv rreth mendimit të qytetarëve të Serbisë për rrjedhën e deritashme të bisedimeve të dy kryeministrave Thaçi-Daçiq.  Nga B92 dhe Ipsos strategjik marketing janë pyetur se çka mendojnë 1.003 qytetarë të Serbisë  lidhur me mënyrën e dialogut të deritashëm. Në pyetjen nëse Bashkimi Evropian është neutral në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, më shumë se tre të katërtat e qytetarëve të Serbisë, apo 78 për qind, thonë se jo. Ndërsa, 86 për qind mendojnë se Brukseli është në anën e Kosovës

 

Veriu i Mitrovicës sërish është tronditur nga një shpërthim

 Veriu i Mitrovicës sërish është trandur nga një shpërthim i ri. Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës tha se një mjet i paidentifikuar ka shpërthyer në orën 01 e 15 minuta në rrugën “Tanaska Rajiq”.
Zëdhënësi Avni Zahiti i tha Radios Evropa e Lirë, se nuk dihet se kush ishte cak i sulmit, meqë mjeti ka shpërthyer në rrugë në mes të një restoranti dhe banese. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Që nga janari i këtij viti, policia thotë se kanë ndodhur mbi 20 shpërthime të natyrës së tillë.
Në asnjërin rast nuk është arrestuar askush.

 

Të gjitha opsionet janë në tryezë

 Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se programi bërthamor i Iranit është afër “vijës së kuqe”, kur aksioni do të jetë i nevojshëm.Netanjahu tha se sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit deri tash nuk e kanë ndalur programin e tij bërthamor.Ai bëri thirrje për sanksione të reja, ku do të përfshihej kërcënimi me aksion ushtarak.Netanjahu ka bërë këto komente në një konferencë të Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështje Publike.

Nënpresidenti i SHBA-së, Xho Bajden, ka thënë të hënën në konferencë se “të gjitha opsionet, duke përfshirë forcën ushtarake, janë në tryezë” në lidhje me programin bërthamor të Iranit.Në Arabinë Saudite, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se një zgjidhje diplomatike e problemit bërthamor iranian “nuk mund të mbetet përkufizim i hapur për kohë të pacaktuar”.

 

Këshilli i Sigurimit i  OKB mblidhet sot për  të diskutuar mbi Korenë Veriore

 Këshilli i Sigurimit i OKB-së planifikon të mblidhet sot (të martën) për konsultime me dyer të mbyllura mbi Korenë e Veriut.Diplomatët thonë se Shtetet e Bashkuara do të qarkullojnë një rezolutë të re me sanksione për të ndëshkuar Korenë e Veriut lidhur me provën e saj të fundit bërthamore. Diplomatët thanë se Uashingtoni ka arritur marrëveshje me Pekinin në lidhje me tekstin e rezolutës. Uashingtoni dhe Pekini, aleati më i ngushtë i Phenianit, kanë negociuar tekstin për tri javë.Të gjithë 15 anëtarët e këshillit kanë miratuar një deklaratë, që dënon provën bërthamore dhe janë zotuar se do të ndërmarrin veprime të mëtejshme disa orë pasi që Koreja e Veriut kreu provën e tretë atomike më 12 shkurt.

 

Edhe një qytet sirian  në duartë e guerrilëve

 Guerilët sirianë është raportuar se kanë shtrirë kontrollin në një qytet në verilindje të vendit.Qyteti Raka (Raqqa) është i vendosur në lumin Eufrat.Kryengritësit nuk pretendojnë të mbajnë ndonjë kryeqytet tjetër provincial.Luftëtarët opozitarë thonë se forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad ende kontrollojnë aeroportin provincial rreth 60 kilometra nga Raka.  Të hënën lufta civile shpërtheu në Irakun fqinj, ku zyrtarët kanë raportuar se persona të armatosur kanë vrarë të paktën 40 ushtarë sirianë dhe punonjës të qeverisë, derisa ata po ktheheshin në Siri, pasi që kishin ikur një javë më parë në Irak nga frika e përparimeve të kryengritësve.Në Kombet e Bashkuara, të hënën, Izraeli paralajmëroi se nuk mund të “qëndrojë kot” derisa konflikti sirian po përhapet kah kufijtë e tij.Ambasadori i Izraelit në OKB është ankuar në Këshillin e Sigurimit në lidhje me predhat që po bien në territorin izraelit nga Siria

 

Kina premton stabilitet e 7.5 për qind rritje ekonomike

 Kina do të synojë qëndrueshmëri dhe një rritje ekonomike prej 7.5 për qind në këtë vit.Kryeministri në largim, Ven Xhiabao, ka paraqitur objektivat e qeverisë në hapje të parlamentit vjetor, Kongresit Kombëtar Popullor.Ven iu tha rreth 3 mijë delegatëve se qeveria nuk do ta ndjekë rritjen ekonomike me çdo kusht dhe në vend të kësaj do të fokusohet në programet sociale dhe në luftimin e problemeve si korrupsionin dhe ndotjen e mjedisit.

Megjithatë, qeveria njoftoi se shpenzimet ushtarake do të rriten për 10.7 për qind këtë vit, duke shkuar në 740 miliardë juan ( ose 119 miliardë dollarë), një rënie e lehtë nga viti i kaluar.

 

Nesër , mot i vranët dhe me të  reshura të përkohëshme 

Sot në   Mal të Zi mban mot me vreanësira të ndryshueshme por i thatë. Frynë erë e dobët  deri  mesatare nga drejtimet  jugore. 

Temperaturat :

Budvë 18 gradë, Tivar e Ulqin 17, Podgoricë 16, H. Novi e Tivat 15, Plevle, Beranë e Rozhaj 13, Cetinë, Nikshiq, Kollashin e B. Pole 12, Shavnik, Mojkovac e Plavë 11 dhe në Zhablak 7 g.

Për nesër  parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e vona të pasditës dhe në mbërmje, vende vende ,me reshje të dobëta të shiut në jug  dhe të borës në viset e larta dhe në veri.

Do të fryjë erë mesatare , kohë pas kohe e fortë, jugore dhe jug-lindore.

Temperatura e mengjesit prej -1 deri në 11, kurse më e larta e ditës prej 5 deri në 15 g. C.

HMZ CG – (Moti)

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се