Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

04. 03. 2013. 17:29   >>  17:42

LAJMET 04.03.2013

04.03.2013

Josipoviq - Kroacia do të jetë mbështetës i fortë i Malit të Zi në rrugën e integrimeve evro-atlantike dhe të anëtarësimit në UE

Kroacia do të jetë mbështetës i fortë i Malit të Zi në rrugën e integrimeve evro-atlantike dhe të anëtarësimit në UE, ka deklaruar presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq gjatë takimit me ministren malazeze të mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq. Për ndryshe Pejanoviq-Gjurishiq ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kroaci ku është takuar me  presidentin Josipoviq dhe ministrin e mbrojtjes kroate Anto Kotromanoviq. Josipoviq , siç është kumtuar , ka theksuar se Kroacia tërësisht i është kushtuar mbështetjes  së Malit të Zi në rrugën e anëtarësimit në Aleancë dhe se mbështetja nuk do të mungojë as gjatë procesit të integrimit në UE. Pejanoviq –Gjurishiq ka theksuar se është e kënaqur  me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve duke shtuar se përvoja kroate do të jetë me interes për Malin e Zi në periudhën, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në UE. Bashkëbiseduesit janë pajtuar  se  samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë samit i zgjerimit dhe Mali i Zi do të fitojë ftesën për anëtarësim, thuhet në Kumtesë. Pejanoviq , me kolegjun Kotromanoviq ka biseduar për projektet në të cilat bashkëpunojnë dy ministritë dhe ushtritë e dy vendeve, në radhë të parë për pjesëmarrjen e përbashkët të ushtarëve kroatë dhe malazezë në misionin ISAF në Afganistan.

 

Këshilli kryesor i Partisë boshnjake ka sjell vendimin që të mbështes kandidatin e PDS Filip Vujanoviq në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Këshilli kryesor i Partisë boshnjake ka sjell vendimin që të mbështes kandidatin e PDS Filip Vujanoviq në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këshilli kryesor e ka autorizuar kryesinë që të miratojë strategjinë dhe mënyrën e veprimit në fushatën zgjedhore presidenciale. Këshilli në mbledhjen e mbajtur në Rozhaj  ka miratuar raportin për punën të kryetarit të Partisë boshnjake për vitin e kaluar, llogarinë  përfundimtare të buxhetit si dhe  raportin për punën e klubit të deputetëve me rekomandime për prioritetet në vitin 2013.

 

Danilloviq - shpërdorimi i resurseve shtatore nga ana e PDS  për qëllime parazgjedhore do të kthehen kundër pushtetit

Shpërdorimi i resurseve shtatore nga ana e PDS  për qëllime parazgjedhore do të kthehen kundër pushtetit dhe do ti kontribuojnë rezultateve të dobëta  të koalicionit në pushtet në zgjedhjet e ardhshme në Nikshiq , kanë vlerësuar deputetet e Frontit demokratik dhe të Malit të Zi pozitiv. Shefi i klubit të deputetëve të Frontit Goran Danilloviq, duke komentuar aferën Inçzimi dhe ndikimin e saj në rezultatet e zgjedhjeve lokale, ka theksuar se veprimtaritë jo të ligjshme, nepotizmi me rastin e punësimit kanë shaktuar që PDS të pësoj disfatë në zgjedhjet parlamentare në Nikshiq dhe në Podgoricë.

 

Mali i Zi nga pavarësia ka realizuar  përparim të duhur në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Mali i Zi nga pavarësia ka realizuar  përparim të duhur në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kurse sfida me e madhe në këtë sferë është vendosja e institucioneve  efikase dhe zbatimi adekuat i ligjit , ka vlerësuar Aleanca qytetare. Në raportin mbi të drejtat e njeriut në Mal të Zi prej referendumit deri në fillimin e bisedimeve me UE, nga kjo OJQ kanë theksuar se është realizuar përparim me vendosjen e suazave relativisht të mira institucionale dhe normative

 

Të punësuarit në shërbimin e mbrojtjes dhe të shpëtimit në Nikshiq ishin tubuar sot në Podgoricë

Të punësuarit në shërbimin e mbrojtjes dhe të shpëtimit në Nikshiq ishin tubuar sot në Podgoricë, para sektorit për situatat e jashtëzakonshme dhe kanë kërkuar nga  kompetentet ndihmë për zgjidhjen e problemeve disa vjeçare. Kryetari i sindikatës Gjorgjie Markoviq ka theksuar se ndihmës ministri për punë të brendshme në sektorin e situatave të jashtëzakonshme Luban Mushiq, u ka premtuar se do të fillojë zgjedhja e kërkesave të mëparshme të zjarrfikësve që kanë të bëjnë me shtesë për kushte të vështirësuara të punës. Zjarrëfikësve Komuna e Nikshiqit ua ka paguar rrogën e nëntorit kurse deri me 15 mars siç është thënë do të presin pagesën e të ardhurave për dhjetor dhe janar.

 

Muk duhet zgjedhur sa ma parë drejtori i policisë

Zgjedhja ligjore dhe sa më e shpejt e drejtorit të drejtorisë së policisë do të sigurojë nivel gjegjës të përgjegjësisë të njeriut të parë të këtij organi në plotësimin e kërkesave të larta dhe duhet zgjidhur opsioni që sa më parë të rishpallet konkursi , ka vlerësuar kryetari i Këshillit drejtues të institutit ,,Alternativa,, Stevo Muk. Ministri për punë të brendshme Rashko Konjeviq ka theksuar se së shpejti do të zgjidh dilemën lidhur me shpalljen e konkursit  për  zgjedhjen drejtorit të drejtorisë së policisë duke pasur para sysh normën absurde të ligjit për financimin e partive politike që gjatë kohës së fushatës zgjedhore  nuk mund të shpallen konkurse dhe as të bëhen punësime në organet shtetërore.

 

 

 

Anëtarët dhe nëpunësit e Këshillit për mbrojte dhe siguri prej nesër deri me 8 mars do të qëndrojnë për vizitë  zyrtare në Kroaci

Anëtarët dhe nëpunësit e Këshillit për mbrojte dhe siguri prej nesër deri me 8 mars do të qëndrojnë për vizitë  zyrtare në Kroaci , me ftesën e Qëndrës për kontrollin demokratik të forcave të armatosura nga Gjeneva. Theksohet se me realizimin e kësaj vizite vazhdon procesi i aftësimit profesional të anëtarëve dhe shërbimeve të Këshillit dhe bashkëpunimi i suksesshëm disa vjeçar  me këtë qendër. Nga Kuvendi është njoftuar se është paraparë vizita në parlamentin kroatë në organet dhe institucionet e sektorit të mbrojtes dhe sigurisë së Kroacisë me qellim të shkëmbimit të përvojave për punën dhe rolin e mbrojtjes në procesin e bisedimeve me UE.

 

Sindikata e pavarur e minierave të  Boksitit në Nikshiq do ti ftojë të punësuarit në protestë

Sindikata e pavarur e minierave të  Boksitit në Nikshiq do ti ftojë të punësuarit në protestë para ndërtesës së kompanisë nëse së shpejti nuk u paguhen rrogat e shtatorit dhe të tetorit dhe të krijohen kushtet për fillimin e prodhimtarisë. Kryetari i sindikatës Borisav Bojanoviq ka theksuar se pret takimin me përfaqësuesit e ministrisë së financave dhe anëtarët e qeverisë në Këshillin e drejtorëve të ndërmarrjes me qellim që ti njoftojmë me situatën tejet të rëndë në të cilën gjendet kompania. Sot para ndërtesës së Boksitit ishin tubuar rreth 50 punëtorë në shenj vërejtje, kurse sindikata ka paralajmëruar tubim më të mëdha në rast se nuk u plotësohen kërkesat për pagesën e të ardhurave.

 

Në Bruksel, ka nis raundi i gjashtë

Rreth orës 10:00 në Bruksel, me takimin ndërmjet shefes për Punë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur raundi i gjashtë i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është konfirmuar nga Komisioni Evropian. Ashton pas këtij takimi me Thaçin do të takohet edhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa më pas, do të vazhdojë takimi i dy kryeministrave dhe baroneshës Ashton, takim ky në të cilin pritet që temë kryesore të jetë krijimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës dhe shuarja e strukturave paralele serbe.

Beogradi, sipas paralajmërimeve të zyrtarëve serb, do të kërkojë që ky asociacion të ketë kompetenca ligjvënëse dhe ekzekutive, kërkesë kjo që të paktën, deri më tani, është kundërshtuar vendosmërisht nga Prishtina.Ky takim është vlerësuar nga zyrtarët evropianë edhe si takim historik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kurse, analistët në Kosovë thonë se kompromisi duhet të ekzistojnë nga të dyja palët, por kërkojnë që pala kosovare të mos bëjë lëshime të rrezikshme që asociacionit në fjalë t’i lejojë fuqi ekzekutive.

 

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar

Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës vazhdon të mbetet e tensionuar për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme. Kështu u vlerësua sot në takimin e Komitetit të Sigurisë ku ishin të pranishëm zyrtarë komunalë si dhe përfaqësues të strukturave të sigurisë. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka thënë se gjendja e sigurisë, gjatë javës së fundit, ka qenë e ngjashme me javët e kaluara. “Kanë vazhduar sulmet dhe shpërthimet në veri, duke e bërë situatën mjaft të tensionuar”, ka theksuar  ai. Ai ka kërkuar siguri më të madhe për punëtorët e Zyrës Administrative në Veri, të cilët shumë shpesh janë cak i këtyre sulmeve. “Policia e Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-i duhet pak më tepër të kenë kujdes për zyrtarët e Zyrës Administrative në Veri, për arsye se po shifet se në shumicën e rasteve ata po janë cak i sulmeve”, ka thënë ai.
Kastrati ka pohuar se strukturat e sigurisë dhe të gjithë duhet të jenë vigjilent edhe në ditët në vazhdim për shkak të ndjeshmërisë së situatës në këtë kohë kur po bisedohet ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij  Daçiq.

 

Thaçi takoi Reekerin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të mbajtjes së takimit të radhës të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është takuar në Bruksel me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker. Kryeministri Thaçi theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si rruga më e mirë për zgjidhjen e një mori çështjeve që kërkojnë qasje ndër-shtetërore, rajonale dhe më gjerë. Kryeministri Thaçi potencoi se me marrëveshjet e arritura gjer më tani, është përmirësuar  jeta e qytetarëve të Kosovës pa dallime etnike, fetare apo politike. Nga ana e tij, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker ritheksoi vazhdimësinë e përkrahjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun dhe përgëzoi kryeministrin Thaçi për përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës. Ndihmës sekretari Amerikan, Reeker theksoi se SHBA-të mbështesin integritetin territorial të Kosovës, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë për të ecur përpara drejt integrimit dhe fqinjësisë së mirë.

 

Pakistan: 45 të vdekur nga shpërthimi i një bombe në Karachi

Qyteti më i madh në Paktistan, Karachi është bllokuar pothuajse i tëri,një ditë pas shpërthimit të bombës ku vdiqën 45 veta në një zonë të banuar kryesisht me shiit. Trafiku në qytet ishte i rrallë, pasi që institucionet edukative, bizneset dhe tregjet janë mbyllur duke respektuar deklaratën e autoriteteve lokale për një ditë zie për viktimat e shpërthimit të djeshëm  në xhaminë shiite në qytetin Abbas në rajonin e Karachit. Zyrtarët  qeveritar thonë se më shumë se 150 të tjerë janë plagosur, pasi që shpërthimi ka ndodhur në mes të dy banesave pesë-katëshe, duke shkaktuar zjarrë në njërën prej tyre dhe duke lënë dhjetra viktima nën  rrënoja.

 

Vdesin 12 nxënës nga një aksident në Indi

Nga përplasja e një autobusi të shkollës në pjesën veriore të Indisë me një kamion i cili qe i ngarkuar, janë vrarë 12 fëmijë dhe shoferi tyre. Policia thotë se përplasja ka ndodhur gjatë kohës kur autobusi me fëmijë ishte në rrugën e tyre për në shkollë në periferi të Jalandharit, rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetit indian, Nju Delhi. Policia tha se shtatë fëmijët dhe shoferi i autobusit kanë vdekur në vend, ndërsa pesë fëmijët tjerë i janë nënshtruar lëndimeve të tyre në një spital. Autoritetet policore janë vënë në kërkim të shoferit të kamionit i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, me më shumë se 110 mijë njerëz të vrarë për çdo vit. Shumica e aksidenteve në trafik, ndodhin si pasojë e ngasjes së pakujdeshme, rrugëve me mirëmbajtje të dobët apo dhe si pasojë e gjendjës së keqe të autom jeteve.

 

Netanyahu: Irani po "blen kohë"

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani është duke përdorur bisedimet bërthamore me fuqitë botërore për të "blerë kohë", për të punuar në ndërtimin e një bombe bërthamore. Vërejtjet e së dielës të Netanyahut vijnë pas bisedimeve të fundit në Kazakistan në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që përfunduan pa ndonjë rrugëdalje.
Ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak, në një fjalim në Uashington drejtuar Komitetit amerikano –izraelit, i përsëriti dyshimet e Netanyahut  se diplomacia botërore do të mund të ndalë ambiciet bërthamore të Iranit.
Mediat iraniane kanë raportuar të dielën se vendi kishte ndërtuar rreth 3000 centrifuga për pasurimin e ri të avancuar të uraniumit, një zhvillim që mund të përshpejtojë projektin bërthamor. Bllokadat ndërkombëtare dhe ndryshimet e afateve kohore pritet të dominojnë vizitën e presidentit amerikan Barak Obama në Izrael në fund të këtij muaji.

 

Kerry dhe IAEA kërkojnë përparim në bisedimet me Iranin

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry dhe kreu i Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore (IAEA) kanë shtuar presionin ndaj Iranit që të bëjë përparim lidhur me çështjen nukleare. Në një paraqitje publike gjatë vizitës së tij në Riad, Kerry tha se “nuk mund që tentimet për një zgjidhje diplomatike për problemin bërthmor të Iranit të mbesin të hapura për kohë të pacaktuar”. Ai tha se ende ka kohë për rrugdalje nga ngecjet në raport me Iranin “në rast se ata merrën më seriozisht me këtë çështje”. Në të njëjtën kohë, Yukiya Amano, shefi i agjencisë, ka kërkuar nga Irani të mos bëjë prolongime të panevojshe të bisedimeve për programin e tij bërthamor.

 

Putin diskuton me Janukoviqin për çështjen e gazit

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Viktor Janukoviq takohen sot në Moskë, ku do të flasin lidhur me çështjet e bashkëpunimit në sektorin e energjisë së lartë. Ata pritet të diskutojnë për çmimin e gazit rus në Ukrainë, dhe për qeranë që duhet të marrë Ukraina për vendosjen e tubacioneve shtesë në këtë shtet me anë të cilave do të furnizohej Evropa Perëndimore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se, udhëheqësit në këtë takim, nuk planifikojnë të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje.
Ukraina varet nga Rusia për më shumë se 60 për qind të nevojave të saja të gazit. Ky shtet është një rrugë kryesore tranziti për Rusinë që të bëjë transportimin e gazit në Bashkimin Evropian. Vizita e Janukoviq-it në Moskë, ishte planifikuar  fillimisht  të bëhet më 18 dhjetor 2012, por është shtyrë  disa herë, pasi që zyrtarët në Moskë patën thënë se ju nevojitet më shumë kohë për të përgatitur dokumentet që duhet nënshkruar nga të dyja palët.

 

Kerry: "Do ti mbështesim rrebelët sirian, por jo me armë"

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar se Uashingtoni do të punojë për "fuqizimin" e rebelëve sirian, por se nuk do t’i armatos ata.
Pas një serie takimesh me udhëheqësit e vendeve arabe të Gjirit në ditën e hënë, Kerry dhe homologu i tij saudit, Princi Saud al-Faisal  theksuan të drejtën e sirianëve për vetëmbrojtje. Kerry tha se Uashingtoni do të punojë me miqtë e tij "për të fuqizuar opozitën siriane". Më tutje  ai shtoi se opozita e moderuar  duhet të sigurojë që "armët do të iu jepen atyre dhe nuk përfundojnë në  duar të gabuara". Arabia Saudite dhe monarkitë aleate të pasura me naftë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kanë mbështetur rebelimin Sunni  brenda Sirisë dhe mendohet se i kanë furnizuar kryengritësit me armë. Regjimi i Presidentit sirian Bashar al-Asad është mbështetur nga Irani.

 

Mali: Francezët pretendojnë se e kanë vrarë një lider të al-Kaedës

Një zyrtar i lartë ushtarak i Francës thotë se është "e mundshme" që Ebu Zeid, një liderët kryesor  i  al-Kaedës  për Afrikën e Veriut, të jetë vrarë në operacionet ushtarake nga forcat  franceze dhe të Chadit kundër militantëve islamikë në veri të Malit. Algjeriani Zeid, besohet të ketë qenë i përfshirë në rrëmbimin e disa perëndimorëve në Mali. Në një intervistë në radion franceze të bërë sot, admirali francez Edouard Guillaud tha se, gjatë këtij operacioni ka mundësi të jetë vrarë edhe Mokhtar Belmoktar, një person tjetër kyç i al-Kaedës  për pjesën veriore të Afrikës. Belmoktar dyshohet se ka qenë organizatori kryesor në peng marrjen e të huajve në Algjeri, ku u vranë të paktën 36 persona. Shefi ushtarak i Chad-it ka thënë të shtunën se, trupat e tij kishin vrarë Belmoktar, por militantët në ueb-faqet xhihadiste e kanë mohuar një gjë të tillë duke thënë se Belmoktar ishte ende gjallë.

 

Edhe për nesër mot i ngjashëm me të sotmin

Në Mal të Zi mbajti mot kryesisht me diell. Fryn erë e dobët deri mesatare e drejtimeve të ndryshme. Temperaturat: Petrovac 18 g. Podgoricë. H. Novi e Budvë 16, Tivar e Ulqin 15, Tivat 14, Cetinë 12, Nikshiq e B. Pole 11, Beran, ?Shavnik e rozhaj 10, Plevle, Andrievicë e Plavë 9, Kollashin 7 dhe në Zhablak 5 g. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, vende vende me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare , në orët e paditës deri e fortë e drejtimeve  jugore. Temperatura e mëngjesit  prej -9 deri në 4, kurse më e larta e ditës prej 7 deri 18 g. C.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се