Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Подешавaња

Умањи / Увећај

Изаберите тему

Основна тема
Црно/бијела тема
Инверзна тема

Ditari

03. 03. 2014. 16:28 >> 16:50

LAJMET 03.03.2014

03.03.2014

Llukshiq në Gjenevë

Ministri për punë të jashtme dhe integrimet evropiane i Malit të Zi Igor Llukshiq merr pjesë sot në Gjenevë në sesionin e 25-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Është kumtuar se Llukshiq do ti prezantojë rezultatet e Malit të Zi pas anëtarësimit një vjeçar në këshillin për të drejtat e njeriut në planin e avancimit të tyre por edhe kontributin e Malit të Zi në pengimin dhe në luftën kundër shkeljes të drejtave të njeriut në botë. Llukshiq me një grup të zyrtarëve të lartë të cilët marrin pjesë në sesionin e 25-të, do të takohet me anëtarin e kabinetit të presidentit amerikanë Barak Obama, ambasadorin e SHBA në OKB në Nju Jork Samanta Pauer, me shefin e delegacionit të SHBA në këtë sesion me qellim të shkëmbimit të mendimit për prioritetet në punën e këshillit për të drejtat e njeriut. Këshilli për të drejtat e njeriut është themeluar me rezolutën  e Asamblesë së përgjithshme të OKB në vitin 2006 dhe shqyrton gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, zbatimin dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe raportin e shteteve anëtare të OKB ndaj mbrojtjes dhe avancimit të drejtave të njeriut në territoret e veta.

 

Qasja  pa leje vetëm për zyrtarët e lartë

Këshilli për mbrojtje dhe siguri e ka përkrah ligjin për plotësimin e ligjit për fshehtësinë e të dhënave me të cilin parashihet se  presidenti i shtetit, kryetari i kuvendit dhe i Qeverisë së Malit të Zi mund të kenë qasje në të dhënat sekrete të NATO-s pa leje të veçantë. Deputetët e PDS dhe të Partisë Boshnjake kanë votuar për miratimin e ligjit kurse kundër ishin përfaqësuesit e PSP. Deputetët e Frontit Demokratik nuk morën pjesë në mbledhje për shkak të bojkotimit të punës së parlamentit. Drejtori i drejtorisë për qasjen e të dhënave sekrete Savo Vuçiniq ka theksuar se me ligjin e propozuar parashihet se qasje në të dhënat sekrete të  vendeve tjera dhe  të organizatave ndërkombëtare, pa lejë për qasje, mund të kenë vetëm presidenti i shtetit, kryetari i kuvendit dhe kryeministri, në pajtim me kontratat ndërkombëtare.

 

Ka gjasa  të fitohet  ftesa për anëtarësim

Të gjitha anëtarët e aleancës e shohin Malin e Zi si kandidatin më serioz për anëtarësim në NATO, ka theksuar ambasadori i Malit të Zi në NATO, Vesko Garçeviq, duke shtuar se në prag të samitit në Uells çdo shtet aspirant do të vlerësohet individualisht. “Në kuadër të temave të mëdha të cilat do të jenë temë e interesimit të NATO anëtarëve, ne do të përpiqemi të jemi pjesë e rendit të ditës”, ka theksuar Garçeviq. Ai ka shtuar se në këtë moment ekzistojnë 4 vende aspirante të cilat dëshirojnë të jenë anëtare të NATO-s  dhe është mendim i të gjithëve se Mali i Zi avancon në krahasim me kandidatët tjerë. “Megjithatë  ka ende punë për tu bërë të cilat duhet kryer sa më parë2, thotë Garçeviq. 

 

Seanca konsultative dëgjimore me 10 mars

Anëtarët e këshillit për sistemin politik, legjislaturë dhe administratë do të zhvillojnë me 10 mars seancën dëgjimore konsultative të kandidatëve për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

Parlamenti i Malit të Zi kah fundi i vitit të kaluar nuk e ka zgjedh kryeprokurorin, sepse gjykatësi i Gjyqit Themelor në Kotorr, Branko Vukçeviq, të cilin për këtë funksion e ka propozuar kolegji i prokurorëve, nuk e ka fituar shumicën e nevojshme të deputetëve. Këshilli më parë ka zhvilluar seancën konsultative dëgjimore me gjykatësin Vuçkoviq. Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq ka deklaruar se deputetet përsëri do të votojnë për kandidatin për kryeprokurorin e shtetit, por kësaj here do të deklarohen për të gjithë kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet ligjore të parapara me ftesën publike. Sipas ligjit të ri për prokurori, që të zgjidhet në rrethin e parë të votimit, kryeprokurori i shtetit duhet të fitojë përkrahjen e dy të tretave të deputetëve, respektivisht tri të pestat në rrethin e dytë të votimit.

 

Mungon deklarimi për ligjin mbi mbrojtjen e interesave të shtetit

Këshilli ligjdhënës ka vendos sot që të mos e shqyrtojë propozimin për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për mbrojtjen e interesave shtetërore në sektorin e minierave dhe të metalurgjisë, sepse siç është kumtuar kjo është në kompetencat e Gjyqit Kushtetues. Kryetari i Këshillit e deputet i PSD Xhavid Shaboviq ka deklaruar se deputetët edhe para disa vjetësh kishin një problem të ngjashëm. Deputeti i PDS Miodrag Vukoviq ka theksuar në mbledhjen e këshillit ligjdhënës se nuk do të ishte mirë të hapet biseda për kushtetutshmërinë e ligjit. Qeveria ka dorëzuar propozimin për vlerësimin e kushtetutshmërisë  të 4 neneve të para të ligjit për mbrojtjen e interesave shtetërore në sektorin e metalurgjisë.

 

Nxitje për organet e brendshme që ta bëjnë punën e vetë

Procesi intensiv i bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi në UE i nxitë njerëzit që ti drejtohen gjyqit evropian për të drejtat e njeriut, ka vlerësuar OJQ, “Aksioni për të Drejtat e Njeriut”, duke shtuar  se  numri i rritur i ankesave do të shfrytëzohet si nxitje për organet shtetërore që ta kryejnë punën e vetë. Drejtorja ekzekutive e Aksionit për të Drejtat e Njeriut, Tea Gorianc- Preleviq në deklaratën për agjencinë MINA  ka theksuar se në vitin e kaluar, sipas të dhënave të ueb faqes së gjyqit, gjyqi ka vendos për 345 ankesa, prej të cilave 342 i ka refuzuar dhe vetëm ne tre raste ka sjellë akt vendime gjyqësorë.

 

Takimi me ministrin e shtynë protestën

Takimi me ministrin për punë dhe për kujdesin social Predrag Boshkoviq dhe me kryetarin e Komunës së Bijello Poles Aleksandar Zhuriq, e ka shtyrë marshin e paralajmëruar për sot protestues të invalidëve të punës nga pesë komuna të veriut të Malit të Zi  nga Bijello Pola deri në Podgoricë. Kryetari i invalidëve të punës nga Bijello Pola, Llazar Knezheviq, ka vlerësuar se takimi me ministrin Boshkoviq dhe kryetarin Zhuriq  mund të rezultojë me dialog social në të cilin do të gjendet zgjidhje për situatën aktuale të pa durueshme  në të cilën gjenden invalidët e punës. Ai me dialogun social nënkupton plotësimin e, siç theksoi, kërkesave minimale të invalidëve të punës.

 

Nga takimet me zyrtarët qeverisë varet vazhdimi i grevës

Punëtorët e  Minierës së Boksitit të Nikshiqit, të cilët sot protestojnë para zyrave të drejtorisë së kësaj ndërmarrje, do të presin përgjigje nga qeveria në kërkesat e tyre deri me 11 mars, e pastaj, siç paralajmërojnë, me makineri do të protestojnë para ndërtesës së qeverisë. Ndërsa, punëtorët e ndërmarrjes “Metallac” do ti presin rezultatet e bisedimeve të sontme me ministrat Vuica Llazoviq, Predrag Boshkoviq dhe Vlladimir Kavariq dhe pastaj do të vendosin nëse grevën para ndërtesës së qeverisë do ta vazhdojnë apo ndërpresin deklaroi sot  kryetari i sindikatës, Radisav Jaukoviq.

 

Prezantohet oferta në Berlin

Oferta turistike e Malit të Zi  do të prezantohet në panairin ndërkombëtarë të turizmit i cili fillon të mërkurën në Berlin. Nga organizata turistike e Malit të Zi është kumtuar se në stendën e saj ofertat do ti prezantojnë organizatat turistike të Tivarit, Budvës , Herceg Novit, Tivatit, Ulqinit dhe Cetinës, pastaj edhe disa grupe hoteliere të Rivierës së Budvës.

 

Buja në një konferencë në Mal të Zi

Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, me ftesë të ministres së Shkencës së Malit të Zi, Sanja Vlahoviq, qëndron sot  në Mal të Zi, për të marrë pjesë në ceremoninë e programit të ri për kërkim shkencor dhe inovacion “Horizont 2020”, që do të mbahet nesër në Budva. Qëllimi i kësaj konference është adresimi i sfidave të përbashkëta dhe rritja e përpjekjeve në hulumtim dhe inovacion.

 

Zgjedhjet pengesë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit

Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arritur më 19 prill në Bruksel, pritet të zvarritet nga zgjedhjet e sivjetme në Serbi dhe Kosovë. Baronesha Ketrin Eshton, në cilësinë e ndërmjetësues në dialogun ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, është duke aranzhuar edhe një takim në nivel kryeministrash për muajin mars. Por, qeveria në largim në Beograd dhe ajo në Prishtinë e cila ka humbur shumicën në Parlament, nga Brukseli më nuk po shihen si të denja për të zbatuar tri pika boshte të marrëveshjes.

E para, ajo e vendosjes dhe funksionimit të gjykatave në veri, e dyta ka të bëj me konstituimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe së treti, pavarësisht Marrëveshjes së 19 Prillit, Serbia nuk ka shuar formacionin ilegal në veri me emrin “mbrojtja civile”. Burime diplomatike në Prishtinë i kanë thënë gazetës Tribuna se si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, tema e zgjedhjeve po potencohet si fakt që duhet të merret parasysh nga ndërmjetësuesja e negociatave. Para së gjithash, kanë potencuar këto burime, në Serbi po rriten kundërshtimet që kryeministri në largim Daçiq të merr përsipër çfarëdo aranzhimi të ri në dialog. 

 

Kosova, e pafat me liberalizimin e vizave

Kosova duket të ketë qenë mjaft e pafat në pretendimet që të përfshihet sa më parë në zonën evropiane të lëvizjes së lirë pa viza. Në kohën kur Kosova e konsideronte veten të gatshme për këtë proces, Bashkimi Evropian vendosi t’i bënte më rigoroze kriteret. Një masë të tillë Brukseli e kishte parë si të domosdoshme pas problemeve që i lindën me azilkërkuesit në rritje nga Serbia e Maqedonia pas vendimit për liberalizimin e vizave për këto dy vende. Nisur nga masat e shtrënguara për vendet e Ballkanit, edhe Parlamenti Evropian kishte nxjerrë më pas një rekomandim, sipas të cilit Komisioni Evropian mund të kthente regjimin e vizave për këto vende, në rast se nuk i përfillin kriteret e marrëveshjeve. Kjo atmosferë në Bruksel, kishte shtyrë eurodeputetet Tanja Fajon dhe Ulrike Lunaçek që t’i paralajmërojnë edhe institucionet e Kosovës se nuk dihet data, e, madje, as viti i saktë se kur Kosova mund të përfshihet në zonën e liberalizuar nga vizat.Ndërkohë,eurodeputetet e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek dhe Tanja Fajon, i kanë dërguar letër të hapur komisares për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom duke kërkuar që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dal sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

 

GJND nis seancat dëgjimore për rastin Kroaci-Serbi

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nisi sot shqyrtimin e ankesave reciproke të Kroacisë dhe Serbisë për gjenocid gjatë luftës në Kroaci, nga viti 1991 deri më 1995.

Kroacia ka paditur Serbinë më 1999 për “spastrim etnik”, ndërsa Beogradi është përgjigjur me kundërakuzë në vitin 2010, duke thënë se rreth 200,000 serbë janë detyruar të largohen nga Kroacia, kur Kroacia ka nisur operacionet ushtarake për rimarrjen e territoreve. Seancat do të zgjasin deri më 1 prill.

 

Parlamenti i Maqedonisë shpërndahet të mërkurën

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Velanovski nënshkroi vendimin për thirrjen e seancës së 87 të Parlamentit me të vetmen pikë të rendit të ditës - propozim vendim për shpërndarjen e Kuvendit ligjvënës, të mërkurën më 5 mars, bëri të ditur Kabineti i Velanovskit.

Vendimin për zgjedhje të parakohshme e solli VMRO-DPMNE-ja të premten në orët e vona pasi partneri i koalicionit Bashkimi Demokratik për Integrim kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Rusia pranon grupin e kontaktit për Ukrainën

Gjermania kumtoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është pajtuar me propozimin që të ngrihet një grup i kontaktit për Ukrainën. Në deklaratën e Qeverisë gjermane thuhet se Putin ka pranuar propozimin e kancelares Angela Merkel që “menjëherë të themelohet një mision i hetimeve, si dhe një grup kontakti, për hapjen e një dialogu politik”. Gjatë bisedës telefonike me Putinin, Merkel po ashtu ka thënë se ndërhyrja e Rusisë në Krime të Ukrainës është shkelje e papranueshme e ligjit ndërkombëtar. NATO-ja ka bërë thirrje për dërgimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në Ukrainë, ndërsa nga Rusia ka kërkuar që të tërheqë forcat e saj.Ndërkohë, siç njoftojnë agjencitë ruse, Rusia ka zbutur tonet me Ukrainën, duke deklaruar se nuk kërkon luftë me të. Madje Moska zyrtare shkon më tej kur thotë se “Nuk do të ketë kurrë luftë mes nesh. Jemi popuj vëllezër”. Këto deklarata vijnë nga zyrtarë të lartë të Rusisë, siç është zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë, Grigori Karasin, dhe kryetarja e senatit rus, Valentina Matvienko. 

 

Hague paralajmëron pasoja për Rusinë

Duke folur në Kiev, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka paralajmëruar Rusinë për “pasoja”, për shkak të hyrjes së forcave të saj në Krime të Ukrainës. “Nëse kjo situatë nuk mund të zgjidhet, nëse Rusia nuk mund të bindet se duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, do të ketë pasoja dhe kosto të reja”, ka thënë Hague, duke mos specifikuar pasojat.

Ai i ka cilësuar ngjarjet në Ukrainë si krizën më të madhe në Evropë në shekullin 21. Hague i ka bërë këto komente pas takimit me ushtruesin e detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se trupat ruse, të cilat kanë hyrë në Krime të Ukrainës, janë duke mbrojtur rusët që jetojnë atje. Lavrov i ka thënë Këshillit për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara se është e nevojshme që të përdoren trupat ruse deri në normalizimin e situatës politike në Ukrainë.

 

SHBA kërkon vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka thënë se OSBE-ja duhet të dërgojë menjëherë një mision vëzhgues në Ukrainë, pas ndërhyrjes së forcave ruse në Krime.

Ambasadori Daniel Baer ka thënë se misioni vëzhgues do të monitoronte dhe parandalonte konfliktin, do të siguronte mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, do të parandalonte konfliktin kufitar, do të promovonte respekt për integritetin territorial dhe do të ruante paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, takon sot në Gjenevë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar krizën në Ukrainë. Po sot, ministrat e Jashtëm të BE-së mbajnë bisedime urgjente për Ukrainën.

 

Obama takon kryeministrin izraelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, takohet gjatë ditës në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në përpjekje për të mbajtur gjallë procesin e bisedimeve izraelito-palestineze. Bisedimet vijnë si rezultat i afatit të imponuar të prillit nga Shtetet e Bashkuara për kompletimin e kornizës për qasje në bisedime paqësore.

Para vizitës së kryeministrit Netanyahu, presidenti Obama, gjatë një interviste dhënë “Bloomberg”-ut, ka thënë se ai do t'i thotë Natanyahut se “Nëse jo tani, kur? Dhe nëse jo ju, zoti kryeministër, atëherë kush. Si duhet kjo të zgjidhet?”. Para se të nisej për në Uashington, kryeministri Natanyahu ka thënë se e di se si t’iu rezistojë presioneve dhe se ai e ka ndërmend të qëndrojë i vendosur në atë që e quajti “interes jetik” për vendin e tij. Gjatë takimit Obama – Netanyahu pritet që të diskutohet edhe dhuna në Siri, por edhe trazirat në Egjipt.

 

Irani respekton marrëveshjen për energjinë bërthamore

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për energji bërthamore, bën me dije se marrëveshja historike për energji bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është duke u implementuar, ashtu siç ishte paraparë.

Sipas fjalimit të tij në të cilin ka pasur qasje agjencia Reuters, Yukiya Amani, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare bërthamore u ka thënë anëtarëve të bordit të guvernatorëve në Vienë se masat e zbatuara nga Irani “paraqesin një hap pozitiv përpara por shumë më shumë mbetet për tu bërë me qëllim që të zgjidhen edhe çështjet që kanë mbetur të pazgjidhura” në lidhje me aktivitetet bërthamore të Iranit. Amano, ka shtuar se IAEA ka më pak fonde dhe atë për 2 milion dollar andaj sipas tij, nevojitet më shumë punë për të verifikuar se Irani është duke jetësuar pjesën e saj të marrëveshjes gjashtë mujore. Irani ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, Francën, Rusinë, Gjermaninë, Britaninë e madhe dhe Kinën në nëntor me qëllim që të ndaloj programin e saj bërthamorë në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

 

Stabilizimi i financave dhe përgatitja e sezonit prioritete

“Stabilizimi i politikës fiskale dhe përgatitja cilësore e sezonit të ardhshëm turistik janë prioritetet e qeverisjes së re në Ulqin”, ka deklaruar kryetari i komunës Fatmir Gjeka. Ai në intervistë për gazetën “Vijesti” ka thënë se administrata e tij do të punojë në konkretizimin e investimeve në fushën e turizmit dhe bujqësisë, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit. “Na presin bisedime serioze me investitorët në mënyrë që të krijojmë kushte dhe mundësi që në afat sa më të shkurt të fillojë ndërtimi i hoteleve.

Nëse jo, duhet të gjejmë partnerë të rinj strategjik”, tha Gjeka. Sipas fjalëve të tij, që të arrihet deri tek projektet e mëdha, së pari duhet të zgjidhim probleme të vogla. Ndërkohë kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti ka caktuar për sot mbledhjen e parë të Kolegiumit. Pritet që në këtë takim, shefat e klubeve të këshilltarëve të dakordohen për rendin e ditës të mbledhjes së ardhshme të parlamentit lokal, e cila duhet të mbahet deri në fund të këtij muaji. Në këtë mbledhje do të miratohet llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin e kaluar dhe buxheti për vitin 2014. Pritet që të formohen dhe këshillat e Kuvendit, si dhe të bëhet emërimi i tre nënkryetarëve të Komunës së Ulqinit dhe kryeadministratorit komunal.

 

Në Shkodër promovohet “Nusja me duvak të bardhë”

Pardje në Shkodër, respektivisht në ambientin e restorantit “Rozafa” u bë promovimi i librit më të ri të autorit  Lulash Palushaj, “Nusja me duvak të bardhe”. Në këtë roman Palushaj, sipas fjalëve të sekretarit të klubit të shkrimtarëve të Shkodrës Dashamir Cokaj potencoi se botimi flet për një histori të Norës së Kelmendit, por edhe heroinave të tjera të Shqipërisë së Veriut. Në këtë promovim u veçua se vepra qartë e bukur përshkruan  shpirtin liridashës të malësorëve, bujarinë, mençurinë dhe strapacimin për jetën.

 

Nesër mot jo stabil, në jug me shi, kurse në veri me borë

Sot në Mal të Zi ka mbajtur mot kryesisht i kthjellët dhe i thatë. Frynë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperaturat: në Podgoricë, Herceg Novi e Budvë 16, Ulqin 15, Tivar 14, Nikshiq e Plavë 12, Plevle, Cetinë, Beranë e Bijello Pole 11, Kollashin, Mojkovac e Rozhaj 10, Plluzhinë 9 dhe në Zhablak  4 gradë. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët në Jug dhe Bregdet me reshje të përkohshme të shiut, kurse në veri, sidomos në orët e pasditës me reshje të borës dhe skllotës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jug lindore. Temperatura e mëngjesit prej -5 deri në 9, kurse më e larta e ditës prej 4 deri në 15 gradë celsius.

Пратите нас на

Коментари0

Остави коментар

Остави коментар

Правила коментарисања садржаја Портала РТЦГВише
Поштујући начело демократичности, као и право грађана да слободно и критички износе мишљење о појавама, процесима, догађајима и личностима, у циљу развијања културе јавног дијалога, на Порталу нијесу дозвољени коментари који вријеђају достојанство личности или садрже пријетње, говор мржње, непровјерене оптужбе, као и расистичке поруке. Нијесу дозвољени ни коментари којима се нарушава национална, вјерска и родна равноправност или подстиче мржња према ЛГБТ популацији. Неће бити објављени ни коментари писани великим словима и обимни "copy/paste" садрзаји књига и публикација.Задржавамо право краћења коментара. Мање

Да бисте коментарисали вијести под вашим именом

Улогујте се